{"id":5965,"date":"2011-01-27T22:09:37","date_gmt":"2011-01-27T21:09:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5965"},"modified":"2011-01-27T22:09:37","modified_gmt":"2011-01-27T21:09:37","slug":"nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/","title":{"rendered":"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Daut Gumeni<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d m\u00eb 21 janar, d\u00ebshmoi faqe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs se kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb ka mbetur ende n\u00eb kufijt\u00eb midis dy bot\u00ebve, sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb kufi midis perandorive. Sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ky komb i lasht\u00eb n\u00eb b\u00ebrryl t\u00eb er\u00ebrave\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb demonstrat\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb mbledhur nga i gjith\u00eb vendi, p\u00ebrfundoi me tre qytetar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, pa pasur asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb e pa paraqitur asnj\u00eb rrezik p\u00ebr ask\u00ebnd. Tri jet\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebputura n\u00eb mes, vet\u00ebm sepse demonstronin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre ndaj pushtetit(!) Nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb sa e hidhur aq dhe e pabesueshme p\u00ebr at\u00eb bot\u00eb, ku aspirojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb, p\u00ebr at\u00eb bot\u00eb q\u00eb e kemi \u00ebnd\u00ebrruar aq gjat\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb Bota e Lir\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Bota e Lir\u00eb, q\u00eb nderon jet\u00ebn njer\u00ebzore me t\u00eb gjitha format e organizimit shoq\u00ebror, Bota e Lir\u00eb q\u00eb e ka hequr prej koh\u00ebsh dhe d\u00ebnimin me vdekje nga gjykata, Bota e Lir\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb kurr\u00eb d\u00ebnimin me vdekje pa gjyq t\u00eb qytetar\u00ebve, vet\u00ebm sepse demonstrojn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe zem\u00ebrimin e tyre ndaj qeverisjes s\u00eb keqe. Dhe nuk mendoi askush p\u00ebr dor\u00ebheqje nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr dh\u00ebnien e atij urdhri t\u00eb paligjsh\u00ebm(!) Se jemi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pushtetit t\u00eb tranzicionit pa tranzicion\u2026<\/p>\n<p>Gjithkush q\u00eb pa seanc\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb atij q\u00eb zyrtarisht i thon\u00eb ende Parlament i k\u00ebtij vendi, seanc\u00ebn e turpshme ku nuk kishte m\u00eb nderim p\u00ebr fjal\u00ebn, por kishte vet\u00ebm shap\u00ebrtim, e p\u00ebrgjakje t\u00eb fjal\u00ebs, nuk habitet q\u00eb pushteti aktual i Tiran\u00ebs do ta shp\u00ebrdoronte p\u00ebrs\u00ebri fjal\u00ebn duke i telendisur pjes\u00ebmarr\u00ebsit e demonstrat\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, por askush nuk e besonte dot se pushteti aktual i Tiran\u00ebs do t\u00eb q\u00ebllonte me plumba mbi qytetar\u00ebt e vet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb demonstrat\u00eb nga zem\u00ebrimi me korrupsionin e pushtetit. T\u00eb gjith\u00eb mund ta prisnin q\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e k\u00ebtij pushteti t\u00eb akuzonte popullin mbar\u00eb e jo vet\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebsit e asaj demonstrate, se pask\u00ebshin b\u00ebr\u00eb faj t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb e kishin par\u00eb pushtetin duke vjedhur\u2026<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush e priste edhe q\u00eb pushteti aktual me pafytyr\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb njohur t\u00eb akuzonte demonstruesit dhe t\u00eb gjith\u00eb opozitar\u00ebt e k\u00ebtij vendi se po \u201cshkelnin ligjin\u201d duke k\u00ebrkuar t\u00eb hetoheshin zgjedhjet e shkuara parlamentare, se po \u201cshkelnin Kushtetut\u00ebn\u201d duke k\u00ebrkuar q\u00eb politika jon\u00eb e tranzicionit t\u00eb hiqte dor\u00eb p\u00ebrfundimisht nga \u201crepartet speciale\u201d t\u00eb vjedhjes s\u00eb votave, por askujt nuk i shkonte mendja se pushteti, edhe ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb katandisur, do t\u00eb q\u00ebllonte me bresh\u00ebri plumbash mbi qytetar\u00ebt e vet n\u00eb mes t\u00eb bulevardit e n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs dhe n\u00eb syt\u00eb e mbar\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb pastaj t\u00eb pyes\u00eb i shkreti njeri se \u00e7\u2019ka mbetur m\u00eb nga demonkracia jon\u00eb, aq e deformuar dhe e p\u00ebr\u00e7udnuar, sa t\u00eb duket se nuk jeton n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb e n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb lirive, por n\u00eb koh\u00ebn e zymt\u00eb t\u00eb agallar\u00ebve t\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>Ajo gj\u00ebm\u00eb e kryer nga nj\u00eb pushtet i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, do t\u00eb na kujtoj\u00eb gjat\u00eb q\u00eb at\u00eb krim shtet\u00ebror e p\u00ebrgatiti ai q\u00eb quhet ende Parlament dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb turp t\u00eb k\u00ebtij vendi . Sepse Altari i Fjal\u00ebs u kthye n\u00eb kasaphan\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs e n\u00eb turp jo vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb nuk pat\u00ebn turp t\u00eb gjymtonin ashtu fjal\u00ebn e kripur t\u00eb shqipes, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb pat\u00ebn stomak ta d\u00ebgjonin, shqiptar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb qofshin.<\/p>\n<p>Them se ajo bat\u00ebrdi q\u00eb ndodhi me fjal\u00ebn e kripur n\u00eb Kuvendin gjymtak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte shtrati q\u00eb p\u00ebrgatiti krimin shtet\u00ebror t\u00eb 21 janarit, pasi nderimi p\u00ebr jet\u00ebn nis nga nderimi p\u00ebr fjal\u00ebn. Dhe kur nuk nderohet fjala, nuk nderohet m\u00eb as jeta e njeriut. Kur nuk nderohet fjala, at\u00ebher\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb paem\u00ebr na thon\u00eb duke i r\u00ebn\u00eb gjoksit se p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin \u201cmund t\u00eb vriten tre, 30, 300 apo dhe m\u00eb shum\u00eb\u201d dhe harrojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb NJER\u00cbZ(!)<\/p>\n<p>Harrojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme se 3, 30, 300 apo dhe m\u00eb shum\u00eb qeveri, ca m\u00eb tep\u00ebr kur jan\u00eb me legjitimitet aq t\u00eb dyshimt\u00eb sa pushteti aktual. Harrojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb em\u00ebrhumbur, se nuk b\u00ebhen dot me em\u00ebr vet\u00ebm duke na thon\u00eb tri her\u00eb n\u00eb dit\u00eb se si quhen, por b\u00ebhen me em\u00ebr kur me emrin e tyre lidhet zgjerimi i lirive qytetare dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, b\u00ebhen me em\u00ebr kur me emrin e tyre nuk lidhen tender\u00ebt dhe vjedhjet e pron\u00ebs publike, por p\u00ebrmir\u00ebsimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i jet\u00ebs s\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Harrojn\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e n\u00eb nj\u00eb kontinent, ku fal\u00eb Zotit, \u00ebsht\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren plumbat p\u00ebr t\u00eb ruajtur apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, edhe kur pushtetar\u00ebt jan\u00eb me mend\u00ebsin\u00eb se \u201cPushteti del nga gryka e pushk\u00ebs\u201d&#8230; Harrojn\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb se nga gryka e pushk\u00ebs del vdekja dhe krimi q\u00eb sjell at\u00eb vdekje. Harrojn\u00eb aq shum\u00eb ky soj pushtetar\u00ebsh ohllokrat\u00eb, se p\u00ebrpjekja e tyre e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb quajtur \u201cgrusht shteti\u201d nj\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb zem\u00ebruar me zullumet e pushtetit, nuk i fsheh dot ato zullume. Se zullumet 20-vje\u00e7are t\u00eb k\u00ebtij soji pushtetar\u00ebsh, q\u00eb na la trash\u00ebgim Partia e Pun\u00ebs, nuk fshihen dot pas akuzave se demonstruesit paskan zbatuar nj\u00eb \u201cgrusht shteti\u201d t\u00eb armatosur vet\u00ebm me \u00e7adra kineze e me parulla kund\u00ebr zullumeve t\u00eb pushtetit. Sikurse nuk fshihen dot zullumet e k\u00ebtij soji pushtetar\u00ebsh as duke b\u00ebr\u00eb parad\u00eb me ata q\u00eb q\u00eblluan me bresh\u00ebri mbi turm\u00ebn demonstruese, apo duke k\u00ebrc\u00ebnuar popullin me vdekje, p\u00ebrmes deklaratave t\u00eb atyre \u00e7itak\u00ebve e d\u00ebshtak\u00ebve politik\u00eb q\u00eb dikur hipnin mbi tanket e ushtris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar po k\u00ebt\u00eb lloj pushteti\u2026<\/p>\n<p>Se grushti i v\u00ebrtet\u00eb i shtetit ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim pik\u00ebrisht nga vet\u00eb ata, q\u00eb sot akuzojn\u00eb popullin demonstrues p\u00ebr \u201cgrusht shteti\u201d. Se nuk mund t\u00eb b\u00ebhet dot grusht shteti, kur shteti ka koh\u00eb q\u00eb ka avulluar p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb pushtet t\u00eb paligjsh\u00ebm e t\u00eb marrosur nga zullumet e veta. Se shkelja e ligjit dhe e vet\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga demonstruesit me \u00e7adrat kineze n\u00eb dor\u00eb, por nga ata q\u00eb urdh\u00ebruan hapjen e zjarrit mbi demonstruesit dhe tani shkelin ligj e Kushtetut\u00eb bashk\u00eb duke mos zbatuar urdhrat ligjor\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb shtetit, edhe pse n\u00eb krye t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb po ajo \u201cSilvia Konti\u201d q\u00eb e em\u00ebroi vet\u00eb ky pushtet.<\/p>\n<p>Se p\u00ebrg\u00ebzimi dhe shp\u00ebrblimi q\u00eb u jep bujarisht pushteti atyre q\u00eb shkel\u00ebn keq ligjin mbi p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, nuk \u00ebsht\u00eb fare merak p\u00ebr ruajtjen e institucioneve, por \u00ebsht\u00eb synim i hap\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar dhe ato pak institucione kushtetuese, q\u00eb mezi q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i kthyer si t\u00eb tjerat &#8211; n\u00eb mercenare t\u00eb pushtetit personal.<\/p>\n<p>Vet\u00eb mbrojtja e urdh\u00ebruesve t\u00eb vrasjeve t\u00eb 21 janarit n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, do t\u00eb pohoj\u00eb se urdhrin e v\u00ebrtet\u00eb nuk e paskan dh\u00ebn\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkon prokuroria, por vet\u00eb ata q\u00eb nuk lejojn\u00eb zbatimin e ligjit nga prokuroria. Prandaj dhe akuzat e tyre p\u00ebr \u201cgrusht shteti\u201d , q\u00eb na paska qen\u00eb dhe me \u201cshum\u00eb faza\u201d(!) dalin se jan\u00eb nga ato historit\u00eb me \u201cdiversant\u00eb, komplotist\u00eb e pu\u00e7ist\u00eb, q\u00eb donin t\u00eb eliminonin Sekretarin e Par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe udh\u00ebheqjen e saj Kryesore\u201d\u2026<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, edhe demonkracia e k\u00ebtij trazicionit ton\u00eb t\u00eb shpifur paska shum\u00eb nga ata q\u00eb b\u00ebrtisnin n\u00eb sallat ku \u201cudh\u00ebheq\u00ebsi kryesor\u201d b\u00ebnte \u201ctablot\u00eb sinoptike\u201d t\u00eb \u201cpu\u00e7eve\u201d e t\u00eb \u201cgrushteve t\u00eb shtetit\u201d, nga ata q\u00eb b\u00ebrtisnin \u201cT\u2019i marrin t\u00eb keqen, shoku Enver!\u201d\u2026 Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk jan\u00eb ca aktivist\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar e t\u00eb fandaksur t\u00eb Partis\u00eb, por nj\u00eb grup i t\u00ebr\u00eb parlamentar, q\u00eb e quan veten dhe \u201cdemokratikas\u201d e q\u00eb na ngre me urdh\u00ebr t\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit\u201d edhe \u201ckomision hetimor\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjetur si \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit Prokurorin\u00eb e Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimin Informativ Shtet\u00ebror\u201d(!)<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb, me k\u00ebt\u00eb revan p\u00ebr t\u00eb mbuluar grushtin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtetit kund\u00ebr institucioneve kushtetuese, t\u00eb dalin udh\u00ebs edhe \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb\u201d t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb \u201cgrushtit t\u00eb shtetit\u201d q\u00eb b\u00ebn\u00eb m\u00eb 21 janar demonstruesit e armatosur r\u00ebnd\u00eb me \u00e7adra kineze\u2026<\/p>\n<p>Por grushti real i shtetit, i fshehur keq pas akuzave p\u00ebr \u201cgrusht shteti\u201d me \u00e7adra kineze n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb sotme, nuk mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb problem i politik\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar shqiptare. Eurodeputeti Hanes Svoboda, e tha shkoqur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Europa dhe Amerika nuk han\u00eb bar, q\u00eb t\u2019i g\u00ebnjejn\u00eb aq leht\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb verbuar nga zullumet.<\/p>\n<p>Ato e din\u00eb mir\u00eb se sa e shtrenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u00eb pranuar n\u00eb heshtje vrasjen me plumba t\u00eb demonstruesve, n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb aq keq t\u00eb administruar nga ata q\u00eb p\u00ebrgjigjen jo p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb qytetar\u00ebt demonstrues, por p\u00ebr t\u00eb siguruar jet\u00ebn e tyre m\u00eb \u00e7do kusht, edhe n\u00ebp\u00ebr demonstrata t\u00eb zem\u00ebruara. Por ajo demonstrat\u00eb u administrua aq dob\u00ebt, sa t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u godit\u00ebn me topat e ujit dhe me bombat me gazin lotsjell\u00ebs qen\u00eb vet\u00eb forcat e policis\u00eb(!) At\u00ebher\u00eb, kush u ka faj pushtetar\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb i mbushin dhe forcat e ruajtjes s\u00eb rendit me militant\u00eb t\u00eb verb\u00ebr e aq t\u00eb pakualifikuar p\u00ebr t\u00eb kryer me profesionaliz\u00ebm detyrat e tyre t\u00eb v\u00ebshtira?<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr plag\u00ebt e atyre polic\u00ebve i dhemb gjith\u00eb vendit, por vrasjet me arm\u00eb zjarri n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs e vet\u00ebm sepse shpreh zem\u00ebrimin n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb NATO-s, i cili k\u00ebrkon t\u00eb pranohet dhe n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e papranueshme. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb krim i sh\u00ebmtuar shtet\u00ebror, q\u00eb nuk mbulohet dot nga sevdallinjt\u00eb e thekur t\u00eb grushteve t\u00eb shtetit duke akuzuar demonstruesit e thjesht\u00eb p\u00ebr \u201cgrusht shteti\u201d. Nj\u00eb akuz\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb stiset vet\u00ebm nga e keqja, edhe nga ata q\u00eb kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb zbatojn\u00eb grushtin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb dobi t\u00eb nj\u00eb pushteti zullumer\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pse do t\u00eb ishte mir\u00eb edhe p\u00ebr ta q\u00eb t\u00eb bashkoheshin me t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb nderojn\u00eb jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn qytetare t\u00eb atyre tre d\u00ebshmor\u00ebve, q\u00eb ran\u00eb m\u00eb 21 janar n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d. T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb bashkonin heshtjen p\u00ebrpara vendit t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, t\u00eb bashkojn\u00eb nderimin p\u00ebr jet\u00ebn e atyre q\u00eb nuk do ta bezdisin m\u00eb as pushtetin me pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb demonstrata. T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb heshtin pak e t\u00eb kujtohen q\u00eb \u00e7do jet\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb se 3, 30, 300 apo dhe m\u00eb shum\u00eb qeveri, ca m\u00eb keq kur jan\u00eb t\u00eb mbytura n\u00eb zullume si pushteti aktual i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ja pse nuk duhet t\u2019i harrojm\u00eb kurr\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt e r\u00ebn\u00eb m\u00eb 21 janar n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tok, jo vet\u00ebm jet\u00ebn e tyre t\u00eb prer\u00eb n\u00eb mes me plumbat e atyre q\u00eb populli i paguan p\u00ebr t\u00eb ruajtur jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb nderimin p\u00ebr ta e p\u00ebr jet\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur t\u2019ua m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pushtetar\u00ebve dhe miqve t\u00eb tyre t\u00eb pakt\u00eb e t\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb edhe p\u00ebrpara krimeve pushtetit nuk heqin dot dor\u00eb nga tifoja p\u00ebr pushtetar\u00ebt tan\u00eb\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Daut Gumeni Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d m\u00eb 21 janar, d\u00ebshmoi faqe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs se kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb ka mbetur ende n\u00eb kufijt\u00eb midis dy bot\u00ebve, sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb kufi midis perandorive. Sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ky komb i lasht\u00eb n\u00eb b\u00ebrryl t\u00eb er\u00ebrave\u2026 Nj\u00eb demonstrat\u00eb e qytetar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5965","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Daut Gumeni Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d m\u00eb 21 janar, d\u00ebshmoi faqe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs se kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb ka mbetur ende n\u00eb kufijt\u00eb midis dy bot\u00ebve, sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb kufi midis perandorive. Sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ky komb i lasht\u00eb n\u00eb b\u00ebrryl t\u00eb er\u00ebrave\u2026 Nj\u00eb demonstrat\u00eb e qytetar\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-27T21:09:37+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA\",\"datePublished\":\"2011-01-27T21:09:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/\"},\"wordCount\":2142,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/\",\"name\":\"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-01-27T21:09:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Daut Gumeni Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d m\u00eb 21 janar, d\u00ebshmoi faqe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs se kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb ka mbetur ende n\u00eb kufijt\u00eb midis dy bot\u00ebve, sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb kufi midis perandorive. Sikurse ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ky komb i lasht\u00eb n\u00eb b\u00ebrryl t\u00eb er\u00ebrave\u2026 Nj\u00eb demonstrat\u00eb e qytetar\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-27T21:09:37+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA","datePublished":"2011-01-27T21:09:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/"},"wordCount":2142,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/","name":"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-01-27T21:09:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nderimi-per-jeten-e-njeriut-dallon-qyteterimin-nga-barbaria\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NDERIMI P\u00cbR JET\u00cbN E NJERIUT DALLON QYTET\u00cbRIMIN NGA BARBARIA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5965\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}