{"id":5959,"date":"2012-11-15T08:29:30","date_gmt":"2012-11-15T07:29:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5959"},"modified":"2012-11-15T08:29:30","modified_gmt":"2012-11-15T07:29:30","slug":"opsionet-e-be-se-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"UE - flag\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Augustin Palokaj<\/strong>, <em>15 n\u00ebntor 2012<\/em><\/p>\n<p>Shtetet kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian mendojn\u00eb t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se statusin e vendit kandidat mund ta marr\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse zgjedhjet e vitit 2013 i p\u00ebrmbushin standardet evropiane. Porosia e tyre \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb fitohen zgjedhjet me marrjen e statusit, por statusi mund t\u00eb merret me organizimin e duhur t\u00eb zgjedhjeve, me rezultate t\u00eb pranuara nga t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, Shqip\u00ebria ka humbur rastin q\u00eb t\u00eb marr\u00eb statusin si kandidat i BE-s\u00eb, me gjith\u00eb gjuh\u00ebn pozitive q\u00eb p\u00ebrdor Komisioni Evropian<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb i vetmi shtet evropian, i cili ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, por q\u00eb ende nuk ka arritur ta marr\u00eb statusin e kandidatit. K\u00ebshtu do t\u00eb mbetet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jubilar t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kan\u00eb faj as Perandoria Osmane, as Enver Hoxha, por klasa politike, e cila q\u00eb nga viti 1999 udh\u00ebhoqi vendin apo ishte n\u00eb opozit\u00eb. Fajin pra e mbajn\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb nj\u00ebsoj. Pos q\u00eb nuk e ka siguruar statusin e kandidatit, Shqip\u00ebria nga shumica e diplomat\u00ebve evropian\u00eb shihet edhe si nj\u00eb vend t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta kuptuar, nd\u00ebrsa sjelljet e politikan\u00ebve t\u00eb saj e kan\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019i arsyetuar.<\/p>\n<p>Edhe pse shpesh ka p\u00ebrpjekje q\u00eb ngecjet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimeve n\u00eb BE t\u00eb arsyetohen me traumat q\u00eb ka ky shtet nga diktatura e eg\u00ebr apo prapambetja q\u00eb ia kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pushtuesit gjat\u00eb shekujve, kjo nuk hasur n\u00eb mir\u00ebkuptim. Nj\u00eb num\u00ebr i madh i vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb po ashtu t\u00eb pushtuara nga Perandoria Osmane gjat\u00eb shekujve, nd\u00ebrsa statusin e vendit kandidat e ka edhe vet\u00eb Turqia. Ka shtete n\u00eb BE, t\u00eb cilat kishin diktatura pothuajse aq sa edhe Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs (Rumania e Nikolaj Qausheskut dhe Bullgaria e Todor Zhivkovit) dhe q\u00eb sot jan\u00eb edhe an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian. Ka vende t\u00eb cilat ishin t\u00eb shkat\u00ebrruara nga lufta kat\u00ebrvje\u00e7are e sot jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kroacia.<\/p>\n<p>Ka edhe vend q\u00eb nxiti luft\u00ebrat n\u00eb ish-Jugosllavi, u bombardua nga NATO-ja dhe sot \u00ebsht\u00eb vend me status kandidati, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Serbia. Ka vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur p\u00ebr vet\u00ebm 7 vjet dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb duke negociuar an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Mali i Zi. P\u00ebrderisa rasti i Kosov\u00ebs dhe i Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs (t\u00eb vetmet vende q\u00eb ia shohin shpin\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, arsyetohen me faktin se k\u00ebto ende nuk jan\u00eb shtete funksionale dhe nuk e kontrollojn\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e tyre, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk shohin asnj\u00eb arsyetim tjet\u00ebr pos d\u00ebshtimit t\u00eb klas\u00ebs politike. E kur flitet p\u00ebr \u00e7far\u00eb d\u00ebshtimi, at\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ngecjen e shtetit gjithmon\u00eb u faturohet atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, ndon\u00ebse nuk amnistohet as opozita.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 1999 ishte n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa Kroacia n\u00eb raportet me BE-n\u00eb. Si u b\u00eb q\u00eb tash Kroacia do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb m\u00eb 1 korrik t\u00eb vitit q\u00eb vjen, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb as n\u00eb statusin e kandidatit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn arsyetimin e ngecjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kultur\u00ebs politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet nuk po i ndihmojn\u00eb as politikan\u00ebt e shkolluar n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Ata n\u00eb veshje, vetura dhe stil sillen si evropian\u00eb, por jo edhe n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrvoja t\u00eb mira demokratike, t\u00eb cilat i kan\u00eb par\u00eb n\u00eb shtetet ku kan\u00eb studiuar dhe jetuar, ata p\u00ebrqafojn\u00eb m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb stilin shqiptar, ballkanas, t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes dhe p\u00ebr t\u2019u pasuruar.<\/p>\n<p><strong>Mst: Statusi i kandidatit nuk vjen n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tash n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb rast q\u00eb s\u00eb paku t\u00eb marr\u00eb statusin e kandidatit. Kishte nj\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr t\u2019i ndihmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb synim. Madje Komisioni rrezikoi t\u00eb kritikohet nga shtetet serioze an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb se n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb po i zvog\u00eblon vet\u00eb kriteret e BE-s\u00eb dhe megjithat\u00eb Komisioni deshi t\u00eb ndihmonte. Por edhe ky rast humbi. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb dy apo tri ligjeve t\u00eb cilat si kushte formale i ka p\u00ebrmendur Komisioni Evropian n\u00eb Raportin e Progresit, por p\u00ebr shkak se klas\u00ebs politike edhe procesi aq madhor dhe interesi aq i lart\u00eb komb\u00ebtar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb integrimi n\u00eb BE, i intereson m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb tyre sesa p\u00ebr avancim t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Qeveria e tashme n\u00eb Tiran\u00eb marrjen e statusit t\u00eb kandidatit m\u00eb shum\u00eb e sheh si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar asaj n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore sesa si nj\u00eb proces n\u00eb t\u00eb cilin shteti duhet t\u00eb ec\u00eb pa marr\u00eb parasysh se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb BE prandaj, duke pasur parasysh edhe p\u00ebrvoj\u00ebn gjithmon\u00eb negative me zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk duan q\u00eb asaj t\u2019ia japin statusin e kandidatit pa u d\u00ebshmuar se edhe ky shtet, sikur t\u00eb gjitha shtetet e tjera evropiane (me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kosov\u00ebs, Rusis\u00eb dhe Bjellorusis\u00eb) \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb proces normal zgjedhor, pa manipulime dhe t\u00eb pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebrvoja e hidhur me zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, manipulimet n\u00eb t\u00eb cilat v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb arsyetohen me diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs nga e kaluara, ajo q\u00eb kan\u00eb shtetet si Holanda, Britania e Madhe, Gjermania dhe shum\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb mos mb\u00ebshtesin mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb statusit t\u00eb kandidatit Shqip\u00ebris\u00eb para se ajo t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebrfundimisht se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb respektoj\u00eb minimumin e parimeve evropiane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zhvillimi i nj\u00eb procesi normal zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Mst: Statusi lidhet me zgjedhjet<\/strong><\/p>\n<p>Tash BE-ja gjithsesi duhet t\u00eb prononcohet rreth Shqip\u00ebris\u00eb dhe dh\u00ebnies s\u00eb statusit t\u00eb kandidatit, kur n\u00eb dhjetor do t\u00eb diskutohet paketa e zgjerimit e p\u00ebrgatitur nga Komisioni Evropian. Duke pasur parasysh se nuk ka nj\u00eb propozim formal ende nga Komisioni Evropian p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb statusin e kandidatit (me gjith\u00eb fest\u00ebn e kot\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duke keqp\u00ebrdorur gjuh\u00ebn diplomatike kusht\u00ebzuese t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr t\u00eb manipuluar dhe krijuar iluzione se kinse u dha statusi i kandidatit) K\u00ebshilli Evropian nuk do t\u00eb mund t\u2019ia jap\u00eb statusin e kandidatit Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo tash nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe po t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb Shqip\u00ebria tri kushtet formale t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb rekomandimin e kusht\u00ebzuar nga Raporti i Progresit n\u00eb dhjetor nga Komisioni Evropian, sepse \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. K\u00ebshtu dhjetori i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb i humbur si rast.<\/p>\n<p>Rasti tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb pranvera e vitit q\u00eb vjen dhe samiti i marsit. Por n\u00eb BE e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kryeministri Berisha do ta keqp\u00ebrdorte nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb till\u00eb nga BE-ja p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore. BE-ja deshi t\u2019i ndihmonte ish-presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Boris Tadiq, duke ia dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb statusin e kandidatit vet\u00ebm disa jav\u00eb para zgjedhjeve. Por Tadiqi i humbi ato zgjedhje. BE-ja, sidomos partit\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, desh\u00ebn t\u2019i ndihmonin edhe ish-kryeministres s\u00eb Kroacis\u00eb, Jadranka Kosor, dhe partis\u00eb s\u00eb saj, duke i p\u00ebrmbyllur negociatat maratonike gjasht\u00ebvje\u00e7are disa muaj para zgjedhjeve, por edhe ajo dhe partia e saj i humben zgjedhjet. Ndaj Tadiqit dhe Kosor n\u00eb BE ndienin nj\u00eb lloj borxhi p\u00ebr t\u2019u ndihmuar, sepse b\u00ebn\u00eb disa hapa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb pakkush n\u00eb BE sheh ndonj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb provoj\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb kryeministrit Berisha, prandaj duan t\u00eb mos p\u00ebrzihen dhe t\u00eb presin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si do t\u00eb shkojn\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, me dh\u00ebnien e statusit t\u00eb kandidatit para zgjedhjeve n\u00eb BE i druajn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb humbin nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00eb shop dhe nj\u00eb karot\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer apo d\u00ebnuar Shqip\u00ebrin\u00eb. Komisioni Evropian ka menduar dhe k\u00ebt\u00eb e ka shpresuar deri von\u00eb edhe Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb para zgjedhjeve t\u2019i jepet statusi i kandidatit, nd\u00ebrsa zgjedhjet t\u00eb b\u00ebhen si kusht p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb nisjes s\u00eb negociatave. Por shum\u00eb shtete an\u00ebtare mendojn\u00eb se me k\u00ebt\u00eb ide Komisioni e ka tepruar, prandaj K\u00ebshilli do t\u00eb ul\u00eb pritjet dhe t\u00eb jap\u00eb sinjale pozitive q\u00eb n\u00ebse zgjedhjet kalojn\u00eb si duhet, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jepet statusi i kandidatit.<\/p>\n<p>N\u00eb BE tash jan\u00eb duke shqyrtuar disa opsione p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por t\u00eb gjitha \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit t\u00eb kandidatit. N\u00eb konsultimet nd\u00ebrmjet shteteve an\u00ebtare dhe me Komisionin Evropian po p\u00ebrmendet mund\u00ebsia q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i jepet nj\u00eb lloj \u201cstatusi para statusit\u201d apo nj\u00eb garanci q\u00eb menj\u00ebher\u00eb sapo t\u00eb konfirmohet se zgjedhjet ishin n\u00eb rregull, asaj n\u00eb samitin e par\u00eb pas zgjedhjeve t\u2019i jepet statusi i kandidatit. Problemi tash q\u00ebndron n\u00eb faktin se nj\u00eb porosi e till\u00eb mund t\u00eb jepet n\u00eb mars, nd\u00ebrsa samiti i par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb qershorit \u00ebsht\u00eb ai i dhjetorit t\u00eb vitit q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Sikur Shqip\u00ebria t\u00eb kishte caktuar zhvillimin e zgjedhjeve dikur n\u00eb muajin maj, at\u00ebher\u00eb eventualisht do t\u00eb mund t\u00eb arrihej statusi i kandidatit edhe n\u00eb samitin e qershorit. Por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb tash \u00ebsht\u00eb e pamundur sepse zgjedhjet do t\u00eb mbahen nga fundi i qershorit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb arsye n\u00eb favor t\u00eb shtyrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr statusin p\u00ebr muajin dhjetor t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb BE-ja d\u00ebshiron ta kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si lideri i opozit\u00ebs Edi Rama ashtu edhe kryeministri Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb fitohet statusi i kandidatit pas zgjedhjeve. \u201cN\u00ebse edhe nj\u00ebri, edhe tjetri jan\u00eb t\u00eb bindur se do t\u00eb fitojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb kushdo q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb do ta marr\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit statusin e kandidatit. Prandaj t\u00eb punojn\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e zgjedhjeve dhe n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e tij, dhe statusi nuk do t\u00eb mungoj\u00eb pas zgjedhjeve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb diplomat i BE-s\u00eb n\u00eb bised\u00eb me \u201cKoh\u00ebn Ditore\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebria nuk duhet ta marr\u00eb si arsyetim p\u00ebr mospun\u00ebn e saj n\u00eb dinamik\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb statusit t\u00eb kandidatit ndikojn\u00eb edhe zhvillimet brenda BE-s\u00eb dhe p\u00ebrvoja e deritashme. Gjermania, Holanda, Franca dhe disa vende t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb mendimit se Komisioni nuk duhet t\u00eb nxitoj\u00eb me dh\u00ebnien e kushteve e at\u00ebher\u00eb pas vet\u00ebm disa muajsh t\u00eb shprehet se ato kinse jan\u00eb plot\u00ebsuar dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hapa t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo sjellje e till\u00eb e Komisionit ka ndikuar q\u00eb shum\u00eb rekomandime t\u00eb k\u00ebtij organi ekzekutiv t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfillen n\u00eb K\u00ebshill. Disa vende t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb po ashtu t\u00eb zhg\u00ebnjyera edhe me munges\u00ebn e p\u00ebrmendjes s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si kushte edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit t\u00eb kandidatit. Ky kusht do ta ndjek\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs drejt BE-s\u00eb pa marr\u00eb parasysh se kur do ta marr\u00eb statusin e kandidatit.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se Shqip\u00ebria, \u201cZoti mos e dh\u00ebnt\u00eb\u201d, edhe k\u00ebsaj radhe d\u00ebshton n\u00eb procesin zgjedhor, at\u00ebher\u00eb pritja n\u00eb dhom\u00ebn para BE-s\u00eb p\u00ebr status kandidati do t\u00eb zgjatet p\u00ebr disa vjet. Ka shum\u00eb gj\u00ebra dhe hapa ku BE-ja mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa l\u00ebshime, mund t\u00eb mbyll\u00eb nj\u00ebrin sy n\u00eb ndonj\u00eb moment t\u00eb caktuar, por nuk ka kompromise me procesin zgjedhor, sepse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i b\u00ebn legjitime apo jo institucionet e shtetit, i cili synon integrimin n\u00eb BE. Pra porosia p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb se me zgjedhje fitoni statusin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb porosi e cila duhet t\u00eb mir\u00ebpritet n\u00eb Tiran\u00eb e jo t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si edhe nj\u00eb tjet\u00ebr shkas p\u00ebr akuza dhe kund\u00ebrakuza mes Qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit, statusi u jepet shteteve e jo partive politike apo qeverive.<\/p>\n<p><strong>KOHA DITORE<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Augustin Palokaj, 15 n\u00ebntor 2012 Shtetet kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian mendojn\u00eb t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se statusin e vendit kandidat mund ta marr\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse zgjedhjet e vitit 2013 i p\u00ebrmbushin standardet evropiane. Porosia e tyre \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb fitohen zgjedhjet me marrjen e statusit, por statusi mund t\u00eb merret me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5959","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Augustin Palokaj, 15 n\u00ebntor 2012 Shtetet kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian mendojn\u00eb t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se statusin e vendit kandidat mund ta marr\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse zgjedhjet e vitit 2013 i p\u00ebrmbushin standardet evropiane. Porosia e tyre \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb fitohen zgjedhjet me marrjen e statusit, por statusi mund t\u00eb merret me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-15T07:29:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-11-15T07:29:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/\"},\"wordCount\":2169,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ue_brus.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/\",\"name\":\"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ue_brus.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-15T07:29:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ue_brus.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ue_brus.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Augustin Palokaj, 15 n\u00ebntor 2012 Shtetet kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian mendojn\u00eb t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se statusin e vendit kandidat mund ta marr\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse zgjedhjet e vitit 2013 i p\u00ebrmbushin standardet evropiane. Porosia e tyre \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb fitohen zgjedhjet me marrjen e statusit, por statusi mund t\u00eb merret me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-15T07:29:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb","datePublished":"2012-11-15T07:29:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/"},"wordCount":2169,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/","name":"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg","datePublished":"2012-11-15T07:29:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ue_brus.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/opsionet-e-be-se-per-shqiperine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Opsionet e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5959\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}