{"id":5952,"date":"2011-01-27T21:21:39","date_gmt":"2011-01-27T20:21:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5952"},"modified":"2011-01-27T21:21:39","modified_gmt":"2011-01-27T20:21:39","slug":"ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/","title":{"rendered":"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5953\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"256\" \/><br \/>\nNga <strong>Rexhep Qosja<\/strong>, <em>27.01.2011<\/em><\/p>\n<p>Shteti shqiptar vazhdon t\u00eb vras\u00eb qytetar\u00ebt e vet; dhe vazhdon t&#8217;i vras\u00eb me fjal\u00eb dhe me arm\u00eb. P\u00ebrvoja historike ka d\u00ebshmuar se vrasjeve shtet\u00ebrore me arm\u00eb po thuaj gjithmon\u00eb u paravijn\u00eb vrasjet shtet\u00ebrore me fjal\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, gjithmon\u00eb, para se t\u00eb na vrisnin me arm\u00eb shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjal\u00eb politikan\u00ebt dhe shtetar\u00ebt serb\u00eb. \u00cbsht\u00eb e gjat\u00eb, shum\u00eb e gjat\u00eb, vrasja shtet\u00ebrore me fjal\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve: e gjat\u00eb sa \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb jeta e shtetit shqiptar; e gjat\u00eb sa jan\u00eb t\u00eb gjata pushtimet e pushtuesve n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjata jan\u00eb vrasjet shtet\u00ebrore me fjal\u00eb dhe me arm\u00eb edhe n\u00eb disa shtete t\u00eb tjera evropiane. Nj\u00ebzet vitet e fundit \u00ebsht\u00eb shtuar shum\u00eb vrasja e shqiptar\u00ebve, s\u00eb pari me goj\u00ebn e politikan\u00ebve dhe shtetar\u00ebve shqiptar\u00eb e, pastaj, me arm\u00ebt e polic\u00ebve dhe gardist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve me goj\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, n\u00eb mbledhjen e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me 17.1.2011!<\/p>\n<p>Vras\u00ebs politik i denj\u00eb p\u00ebr tragjedit\u00eb e Shekspirit. Kujtojeni varrosjen e k\u00ebtyre t\u00eb vrar\u00ebve me goj\u00ebn e kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Josefina Topalli, po n\u00eb at\u00eb mbledhje t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Kujtojini varrosjet e t\u00eb vrar\u00ebve me goj\u00ebn e kryeministrit n\u00eb sa e sa mbledhje t\u00eb p\u00ebrparshme t\u00eb Qeveris\u00eb e t\u00eb Kuvendit me qeshjet cinike t\u00eb k\u00ebsaj kryetareje t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Varrtare e denj\u00eb p\u00ebr Makbethin e Shekspirit! Pse shteti shqiptar i vret pam\u00ebshirsh\u00ebm qytetar\u00ebt e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pam\u00ebshirsh\u00ebm tre qytetar\u00eb t\u00eb vet dhe plagosi dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit? Cilat jan\u00eb arsyet e k\u00ebtyre vrasjeve dhe t\u00eb k\u00ebtyre plagosjeve t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga shteti shqiptar? Mend\u00ebsia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! &#8211; do t\u00eb thon\u00eb disa.<\/p>\n<p>Nuk do t&#8217;i shpjegoj vrasjet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb prej shtetit t\u00eb vet me nocione t\u00eb tilla, t\u00eb lashta, edhe pse roli fatal i tyre n\u00eb k\u00ebto krime \u00ebsht\u00eb i madh, po me nocione t\u00eb tjera, moderne. Shkak i vrasjes shtet\u00ebrore me goj\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb edukata katastrofale familjare e vras\u00ebsit, por shkak i vrasjes shtet\u00ebrore me arm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept tjet\u00ebr. Shkak i vrasjes shtet\u00ebrore me arm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb koncepti romantik, anakronik, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb koncepti n\u00eb demokracit\u00eb moderne plot\u00ebsisht i tejkaluar p\u00ebr shtetin, q\u00eb p\u00ebrcakton sjelljen vrastare t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb pretorian\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb dhe t\u00eb kryetares fatale t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, ky koncept romantik, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i tejkaluar p\u00ebr shtetin lexohet n\u00eb syt\u00eb dhe n\u00eb fytyr\u00ebn e eg\u00ebrsuar t\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb pretorian\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb; dhe partiak\u00eb! Dhe, sidomos, t\u00eb Kryetares s\u00eb Kuvendit. Dhe, ky koncept romantik, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i tejkaluar p\u00ebr shtetin shqiptohet shpesh prej politikan\u00ebve dhe shtetar\u00ebve shqiptar\u00eb rreth Sali Berish\u00ebs. E kam d\u00ebgjuar shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb. Posa\u00e7\u00ebrisht eg\u00ebr t\u00eb shqiptuar e d\u00ebgjova n\u00eb prag t\u00eb demonstrat\u00ebs s\u00eb 21 janarit, dit\u00ebn e mbajtjes s\u00eb demonstrat\u00ebs, dit\u00ebn e par\u00eb pas demonstrat\u00ebs dhe dit\u00ebn e dyt\u00eb pas demonstrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para demonstrat\u00ebs e shqiptoi, figursh\u00ebm dhe shpjeguesh\u00ebm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitime; \u00ebsht\u00eb e zgjedhur me vot\u00ebn e popullit; dhe, nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet me demonstrat\u00eb. Ministri i Mbrojtjes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb ua \u00e7oi k\u00ebt\u00eb porosi shqiptar\u00ebve: n\u00eb qoft\u00eb se provoni t\u00eb prishni rendin e Sali Berish\u00ebs, demonstrat\u00ebn tuaj do ta shtrij\u00eb p\u00ebr tok\u00eb ushtria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. I tha k\u00ebto fjal\u00eb ministri i Mbrojtjes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe me hap ushtarak u zhduk n\u00eb zyr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas ministrit t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat media elektronike e pash dhe e d\u00ebgjova ministrin e Rendit Publik. K\u00ebrc\u00ebnimi i tij ishte m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, kurse koncepti q\u00eb ka p\u00ebr shte- tin shum\u00eb m\u00eb i qart\u00eb. Ai tha: t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb prishin rendin (n\u00eb demonstrat\u00eb) do t\u00eb ballafaqohen me grushtin e pam\u00ebshirsh\u00ebm shtet\u00ebror t\u00eb ligjit! Koncepti shtet\u00ebror i ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe koncepti shtet\u00ebror i Ministrit t\u00eb Rendit Publik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u realizua si\u00e7 e kishin menduar ata pik\u00ebrisht dit\u00ebn e demonstrat\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si\u00e7 e kishte paramenduar padishahu i tyre.<\/p>\n<p>Gardian\u00ebt e mbrojtjes s\u00eb Shtetit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kryeministris\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kryeministrit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs vran\u00eb me arm\u00ebt e tyre, disa media thon\u00eb, me snaiper\u00ebt e tyre qytetar\u00eb t\u00eb paarmatosur! Polic\u00ebt e Mbrojtjes s\u00eb Rendit Publik t\u00eb Shtetit rrah\u00ebn pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe plagos\u00ebn shum\u00eb n\u00ebnshtetas t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb b\u00ebnin demonstrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet pak m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb ky n\u00eb emrin e t\u00eb cil\u00ebt u vran\u00eb ata t\u00eb tre dhe u plagos\u00ebn ata q\u00eb u plagos\u00ebn!<\/p>\n<p>A duhej t\u00eb vriteshin ata tre qytetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ishin \u00e7uar n\u00eb demonstrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb demokratike se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berish\u00ebs dhe pretorian\u00ebve t\u00eb tij? Politikan\u00eb, diplomat\u00eb, shtetar\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb vendeve demokratike po thon\u00eb: Jo. Demonstruesit, njer\u00ebzit e paarmatosur, nuk duhet t\u00eb vriten, as t\u00eb plagosen, kurr\u00eb dhe kurrkund, prandaj as n\u00eb demonstrata. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe pretorian\u00ebt e tij politik\u00eb e partiak\u00eb thon\u00eb: Po. Duhet t\u00eb vriten!<\/p>\n<p>Dhe, thon\u00eb k\u00ebshtu jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb urrejtjes s\u00eb madhe, iracionale q\u00eb shp\u00ebrthen prej syve , prej pamjes dhe prej goj\u00ebs s\u00eb tyre, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb konceptit romantik, anakronik, kund\u00ebrdemokratik, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr shtetin. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, tha: &#8220;Bandit\u00ebt (demonstruesit &#8211; R.Q.) do t\u00eb p\u00ebrballen me at\u00eb q\u00eb nuk mund ta imagjinojn\u00eb&#8221;! E kjo: q\u00eb nuk mund ta imagjinojn\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me zhdukje, asgj\u00ebsim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, aty, para Selis\u00eb s\u00eb tij, para Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, para \u00e7do institucioni shtet\u00ebror t\u00eb cilit do t&#8217;i afrohen si\u00e7 iu afruan ata me 21 janar Kryeministris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Bamir Topi, tha, dhe th\u00ebnien e tij mediat elektronike e p\u00ebrs\u00ebriten prej \u00e7astit kur e shqiptoi deri n\u00eb \u00e7astin kur po e shkruaj k\u00ebt\u00eb artikull: &#8220;Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr demokracin\u00eb&#8221;! Meqen\u00ebse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetar\u00ebve t\u00eb vet, edhe prej demonstrat\u00ebs s\u00eb atyre, q\u00eb n\u00eb demonstrat\u00eb nuk jan\u00eb \u00e7uar as p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur institucionet, as p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) q\u00eb mbron kryetari i shtetit, \u00ebsht\u00eb jetike, at\u00ebher\u00eb kund\u00ebr tyre \u00ebsht\u00eb e lejueshme t\u00eb p\u00ebrdoren edhe arm\u00ebt!<\/p>\n<p>Si\u00e7 u p\u00ebrdor\u00ebn! Kryetari i Grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb demokratike dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Astrit Patozi, tha: &#8220;Rendi kushtetutar do t\u00eb mbrohet me \u00e7do kusht!&#8221; Vet\u00ebkuptohet se kjo me \u00e7do kusht do t\u00eb thot\u00eb: edhe me snaiper\u00ebt e gardist\u00ebve q\u00eb vran\u00eb tre qytetar\u00eb t\u00eb paarmatosur, edhe me kallash\u00eb, edhe me mitraloz\u00eb, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopter\u00eb ushtarak\u00eb, edhe me minahedh\u00ebs &#8211; thjesht me t\u00eb gjitha arm\u00ebt! Me Policin\u00eb!<\/p>\n<p>Me Gard\u00ebn republikane! Me ushtrin\u00eb! Ata q\u00eb e duan historin\u00eb dhe ata q\u00eb e lexojn\u00eb historin\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se fjali t\u00eb tilla, m\u00eb pak a m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuara, m\u00eb t\u00eb gjata a m\u00eb t\u00eb stisura, n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vras\u00ebs p\u00ebr shtetin, me qindra her\u00eb, me mij\u00ebra her\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar prej politikan\u00ebve, zyrtar\u00ebve, shtetar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pretorian\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Musolinit, t\u00eb Hitlerit dhe t\u00eb Stalinit. Koncepti shtet\u00ebror q\u00eb shprehin fjalit\u00eb e sip\u00ebrth\u00ebna t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb koncept q\u00eb mund ta quajm\u00eb si t\u00eb doni: n\u00eb da\u00e7i fashist, n\u00eb da\u00e7i nacionalsocialist, n\u00eb da\u00e7i stalinist! Nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb merrem me p\u00ebrdallimet e tyre tani.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb koncept q\u00eb fetishizon shtetin; q\u00eb mitizon shtetin! Ai \u00ebsht\u00eb koncept q\u00eb e fashistizon, q\u00eb e stalinizon shtetin! Ai \u00ebsht\u00eb koncept q\u00eb e b\u00ebn shtetin vras\u00ebs t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet kurdo ata shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsi me goj\u00eb a me sjellje p\u00ebr shtetin q\u00eb sundojn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb at\u00eb koncept. Koncepti shtet\u00ebror q\u00eb shprehin fjalit\u00eb e sip\u00ebrth\u00ebna t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur shqiptar\u00eb vet\u00ebm koncept demokratik nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia moderne nuk e shenjt\u00ebron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. N\u00eb demokracin\u00eb moderne shteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb servis i qytetar\u00ebve, q\u00eb u sh\u00ebrben qytetar\u00ebve. Shtetar\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb at\u00eb servis p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer popullit. Dometh\u00ebn\u00eb: shteti \u00ebsht\u00eb i popullit e jo i servistar\u00ebve. N\u00eb demokracit\u00eb moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me \u00e7do mjet shtet\u00ebror! Demokrcia nuk i vret qytetar\u00ebt e vet p\u00ebrpos kur kryeministrat e saj b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb t\u00eb \u00e7mendur si Ben Alia i Tunizis\u00eb&#8230;!<\/p>\n<p>N\u00eb demokracit\u00eb moderne kurr\u00eb asnj\u00eb zyrtar nuk mund t\u00eb thot\u00eb si\u00e7 tha kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb: &#8220;gardist\u00ebt (vrastar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb tre qytetar\u00eb t\u00eb paarmatosur) kan\u00eb mbrojtur kryeministrin\u00eb! Kan\u00eb mbrojtur institucionin shtet\u00ebror&#8221;. N\u00eb demokracin\u00eb moderne kurr\u00eb nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb qeveria, shteti, t&#8217;i shp\u00ebrblej\u00eb me nj\u00eb rrog\u00eb m\u00eb shum\u00eb e t&#8217;i shpall\u00eb heronj vras\u00ebsit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shp\u00ebrblen dhe nxit vrasjen e qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Shp\u00ebrblime t\u00eb tilla mund t\u00eb jap\u00eb vet\u00ebm shtetari kriminel.<\/p>\n<p>N\u00eb demokracin\u00eb moderne nuk mund t\u00eb mendohet, prandaj as t\u00eb thuhet, se &#8220;Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues jan\u00eb jetike p\u00ebr demokracin\u00eb&#8221;. Institucionet demokratike mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme: institucione demokratike t\u00eb tipit skandinav, institucione demokratike t\u00eb tipit francez, institucione demokratike t\u00eb tipit gjerman, institucione demokratike t\u00eb tipit anglez, institucione demokratike t\u00eb tipit amerikan. E t\u00eb tjera. Por institucione demokratike kurr\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb institucionet q\u00eb Sali Berisha me pretorianet e tij, detyrohet t&#8217;i mbroj\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund t\u00eb jet\u00eb jetike p\u00ebr demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, nj\u00eb fjali e till\u00eb nuk mund t\u00eb shqiptohet n\u00eb kontekstin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e shqipton kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb; dhe, nj\u00eb fjali e till\u00eb nuk mund t\u00eb shqiptohet n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e shqipton kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb. Institucionet jodemokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk e kishte nd\u00ebrmend t&#8217;i p\u00ebrmbyste kush me 21 janar. Dhe, ata q\u00eb u \u00e7uan n\u00eb demonstrat\u00eb e than\u00eb shkoqur: ne nuk duam t\u00eb nd\u00ebrrojm\u00eb pushtetin me dhun\u00eb; dhe ne nuk duam t\u00eb marrim pushtetin me dhun\u00eb: ne k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Le ta thot\u00eb populli, n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, t\u00eb lira, pas zgjedhjeve t\u00eb vjedhura, se prej kujt d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb i qeverisur. Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit q\u00eb futen n\u00eb institucionet e shtetit pa leje, pa k\u00ebrkes\u00eb po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj t\u00eb sjelljes s\u00eb till\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb moderne ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb Evrop\u00eb po shohim qe sa vite.<\/p>\n<p>Institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb institucione t\u00eb popullit, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sip\u00ebrore, t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojn\u00eb dhe kur ngrihen p\u00ebr nd\u00ebrrimin e qeveritar\u00ebve e, sidomos, t\u00eb uzurpator\u00ebve, t\u00eb despot\u00ebve t\u00eb tyre. Qeveritar\u00ebt e institucioneve shtet\u00ebrore demokratike nuk frik\u00ebsohen prej qytetar\u00ebve t\u00eb vet, nuk frik\u00ebsohen prej protestave dhe demonstratave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet, prej hyrjes s\u00eb tyre n\u00eb to.<\/p>\n<p>Prej qytetar\u00ebve t\u00eb vet, prej protestave dhe demonstratave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet, frik\u00ebsohen qeveritar\u00ebt dhe qeveritaret q\u00eb kan\u00eb arsye t\u00eb frik\u00ebsohen prej tyre: frik\u00ebsohen qeveritar\u00ebt dhe qeveritaret q\u00eb e g\u00ebnjejn\u00eb popullin, si\u00e7 e g\u00ebnjen pand\u00ebrprer\u00eb kryeministri Sali Berisha, q\u00eb e tallin si\u00e7 e tall Jozefina Topalli jo vet\u00ebm kur e krahason Shkodr\u00ebn e p\u00ebrmbytur me Venedikun, q\u00eb e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin, q\u00eb ia vjedhin e ia pla\u00e7kisin pasurin\u00eb si\u00e7 ia vjedhin dhe pla\u00e7kisin zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb korrupsionin sistem si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb Sali Berisha me pretorian\u00ebt e tij qeveritar\u00eb, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb qeverin\u00eb skuad\u00ebr biznesmen\u00ebsh e familjar\u00ebsh t\u00eb biznesmen\u00ebve, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb shtetit t\u00eb 500 pasanik\u00ebve dhe 3 milion\u00eb fukarenjve, q\u00eb ia mbyllin goj\u00ebn popullit si\u00e7 ia ka mbyllur Sali Berisha n\u00eb shumic\u00ebn e medieve elektronike, t\u00eb tipit Klan, ABCnjuz, TVSH e t\u00eb tjera, q\u00eb e vrasin si\u00e7 po e vret Sali Berisha me pretorian\u00ebt e tij tani dhe si\u00e7 e vrau m\u00eb 1997.<\/p>\n<p>Prej qytetar\u00ebve t\u00eb vet, prej protestave dhe demonstratave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet, frik\u00ebsohen qeveritar\u00ebt dhe qeveritaret q\u00eb, megjithat\u00eb, nuk e harrojn\u00eb m\u00ebsimin historik: ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me g\u00ebnjeshtra e me dhun\u00eb ata prej dhun\u00ebs do t\u00eb vdesin! Fjal\u00ebt q\u00eb po shqipton, sidomos fjal\u00ebt nxit\u00ebse t\u00eb luft\u00ebs qytetare q\u00eb shqiptoi n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb m\u00eb 23 janar, sjelljet q\u00eb po b\u00ebn k\u00ebto dit\u00eb sidomos shpallja e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe kryeprokurores shtet\u00ebrore grushtshtetas, t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm, q\u00eb presin gjyqin e tij, tregojn\u00eb se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i pushtuar prej mendimesh se ka shum\u00eb arsye t\u00eb frik\u00ebsohet; dhe, t\u00eb rrethohet me gardist\u00eb t\u00eb snaiperizuar n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe m\u00eb shum\u00eb se deri m\u00eb 21 janar 2011.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep Qosja, 27.01.2011 Shteti shqiptar vazhdon t\u00eb vras\u00eb qytetar\u00ebt e vet; dhe vazhdon t&#8217;i vras\u00eb me fjal\u00eb dhe me arm\u00eb. P\u00ebrvoja historike ka d\u00ebshmuar se vrasjeve shtet\u00ebrore me arm\u00eb po thuaj gjithmon\u00eb u paravijn\u00eb vrasjet shtet\u00ebrore me fjal\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, gjithmon\u00eb, para se t\u00eb na vrisnin me arm\u00eb shteti serb dhe shteti jugosllav, na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5952","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rexhep Qosja, 27.01.2011 Shteti shqiptar vazhdon t\u00eb vras\u00eb qytetar\u00ebt e vet; dhe vazhdon t&#8217;i vras\u00eb me fjal\u00eb dhe me arm\u00eb. P\u00ebrvoja historike ka d\u00ebshmuar se vrasjeve shtet\u00ebrore me arm\u00eb po thuaj gjithmon\u00eb u paravijn\u00eb vrasjet shtet\u00ebrore me fjal\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, gjithmon\u00eb, para se t\u00eb na vrisnin me arm\u00eb shteti serb dhe shteti jugosllav, na [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-27T20:21:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin\",\"datePublished\":\"2011-01-27T20:21:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/\"},\"wordCount\":2410,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/\",\"name\":\"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-27T20:21:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/rexhep_qosja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Rexhep Qosja, 27.01.2011 Shteti shqiptar vazhdon t\u00eb vras\u00eb qytetar\u00ebt e vet; dhe vazhdon t&#8217;i vras\u00eb me fjal\u00eb dhe me arm\u00eb. P\u00ebrvoja historike ka d\u00ebshmuar se vrasjeve shtet\u00ebrore me arm\u00eb po thuaj gjithmon\u00eb u paravijn\u00eb vrasjet shtet\u00ebrore me fjal\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, gjithmon\u00eb, para se t\u00eb na vrisnin me arm\u00eb shteti serb dhe shteti jugosllav, na [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-27T20:21:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin","datePublished":"2011-01-27T20:21:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/"},"wordCount":2410,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/","name":"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg","datePublished":"2011-01-27T20:21:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/rexhep_qosja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ata-qe-ne-pushtet-mbahen-me-dhune-nga-dhuna-do-vdesin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ata q\u00eb n\u00eb pushtet mbahen me dhun\u00eb, nga dhuna do vdesin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5952\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}