{"id":5832,"date":"2011-01-21T23:54:55","date_gmt":"2011-01-21T22:54:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5832"},"modified":"2011-01-21T23:54:55","modified_gmt":"2011-01-21T22:54:55","slug":"johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/","title":{"rendered":"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><em>E m\u00ebrkur\u00eb, 19 Janar 2011<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\u201cN\u00eb Shkod\u00ebr kam vrar\u00eb, po nuk kam b\u00ebr\u00eb krime. P\u00ebrjashto rastin e nj\u00eb djaloshi prej Kopliku q\u00eb u vet\u00ebmartirizua p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar italianin q\u00eb strehonin n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. D\u00ebshmia trondit\u00ebse q\u00eb zbardh\u00ebm numrin e kaluar sipas rr\u00ebfimit t\u00eb Johann Arendt, ish-nazistit q\u00eb u rikthye n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb or\u00ebn e l\u00ebn\u00eb para 30 vjet\u00ebsh, zbulon vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb nga kujtimet e tij gjat\u00eb luftimeve n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5833\" title=\"johan_arendt\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"342\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Johann Arendt, ne vitet e fundit te jetes se tij<\/em><\/p>\n<p>G\u00ebzim Uru\u00e7i, studiuesi shkodran q\u00eb ka udh\u00ebtuar drejt Gjermanis\u00eb e \u00ebsht\u00eb takuar me t\u00eb disa her\u00eb, ka pasur rastin ta d\u00ebgjoj\u00eb nga af\u00ebr historin\u00eb dhe p\u00ebrshtypjet e tij nga vendi yn\u00eb. Po \u00e7far\u00eb ka arkivuar shqiptari nga q\u00ebndrimi sy m\u00eb sy me d\u00ebshmitarin e nj\u00eb vdekje burrnore dhe urdh\u00ebruesin e vrasjes barbare n\u00eb Koplik n\u00eb vitin 1944&#8230;<\/p>\n<p>Pra, tek Johann Arendt, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre m\u00eb ka \u00e7ue Andrea Fabbrizi, nj\u00eb prej italian\u00ebve qi ishte kap rob gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr. Ai ma ka d\u00ebftue p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb tragjedin\u00eb e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prej atyre ngjarjeve q\u00eb pakkush e di sot n\u00eb Shkod\u00ebr e n\u00eb rrethina. Thon\u00eb se dhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb e ka lan\u00eb amanet mos me e marr\u00eb vesh kush sakrific\u00ebn e p\u00ebrgjakun p\u00ebr mysafirin e sht\u00ebpis\u00eb. Duke gjurmue t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi, kam takue gjermanin q\u00eb e lidhte me Shkodr\u00ebn, ve\u00e7 t\u00eb tjerave, edhe ajo historia e or\u00ebs q\u00eb ia pati rujt mjeshtri Sahat\u00e7ia edhe pas 30 vitesh. Kur jam takue me Johann Arendt, aty te sht\u00ebpia e tij n\u00eb Noistrasse Kasel \u2013 Trier t\u00eb Gjermanis\u00eb, ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer. Megjithat\u00eb, kishte nji kujtes\u00eb me ja pat zili. Shkodra p\u00ebr t\u00eb jo vet\u00ebm kishte qen\u00eb stacioni i fundit i atij shtegtimi sfilit\u00ebs n\u00eb beteja t\u00eb tmerrshme, por edhe nj\u00eb bastion i ve\u00e7ant\u00eb me kujtime t\u00eb paharrueshme. Johann Arendt m\u00eb ka pri p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet dhe m\u00eb ka mbajt aty, si nuk ka ma mir\u00eb p\u00ebr tri dit\u00eb me radh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>-Pra, tre dit\u00eb ishit mysafir te gjermani Johann Arendt\u2026<br \/>\n-Kat\u00ebr dit\u00eb dhe kat\u00ebr net\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb. Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb interesant, me nj\u00eb kujtes\u00eb fantastike. Periudh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr e mbante mend me detaje. Kujtonte p\u00ebrpjekjet me partizan\u00ebt, luftimet n\u00eb qytet, t\u00ebrheqjen n\u00eb rrethina e mjaft nga shok\u00ebt e vrar\u00eb. \u00c7udit\u00ebrisht, ve\u00e7onte rolin e xhenier\u00ebve italian\u00eb n\u00eb d\u00ebmtimet q\u00eb u shkaktuan trupave naziste n\u00eb Shkod\u00ebr. \u201cNuk e di pse shqiptar\u00ebt e harrojn\u00eb kontributin e tyre\u201d, m\u00eb thoshte shpesh dhe kall\u00ebzonte me dhjet\u00ebra shembuj, kur shok\u00ebt e tij kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e xhenier\u00ebve italian\u00eb. Johanni ishte nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarit e fundit t\u00eb luftimeve n\u00eb Shkod\u00ebr. Nuk harronte t\u00eb kujtonte se aty kishte mbetur rob fal\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb atyre q\u00eb e kishin kapur, kishte mundur t\u00eb kthehej n\u00eb Gjermani. Kur e pyesja n\u00ebse kishte b\u00ebr\u00eb krime n\u00eb Shkod\u00ebr, nuk pranonte kurrsesi. Logjika e tij nuk ofronte kurrfar\u00eb pendese kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr viktimat e betejave. Tjet\u00ebrsoj ndodhte me vrasjen e Koplikut. Pavar\u00ebsisht se edhe k\u00ebt\u00eb nuk e ofronte si krim, thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij ndihej i l\u00ebnduar. \u201cAshtu si rrodh\u00ebn pun\u00ebt, martirizimi i tij ishte i pashmangsh\u00ebm\u201d, m\u00eb thoshte Johhan.<br \/>\n-Gjithsesi, si argument, vrasja e djaloshit nga Kopliku nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebse\u2026<br \/>\n-Nj\u00eb k\u00ebt\u00eb i thonja edhe un\u00eb. Bile me k\u00ebmb\u00ebngulje. Po Johhan nuk t\u00ebrhiqej nga e vetja. Ne e dijshim qi n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi ishte nj\u00eb italian, tregonte ai. Urdhri ishte me e asgj\u00ebsue patjet\u00ebr. Kjo do t\u00eb thoshte se nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr. Shkuam aty diku ka dreka. I zoti i sht\u00ebpis\u00eb, nj\u00eb mal\u00ebsor shtatlart\u00eb, mohoi se kishte mysafir n\u00eb familjen e tij. Provuam me e bind, por ishte e kot\u00eb. At\u00ebher\u00eb urdh\u00ebruam me qit jasht\u00eb gjith\u00eb robt e shpis\u00eb. Dol\u00ebn t\u00eb tan\u00eb n\u00eb oborr. Un\u00eb b\u00ebra thirrje t\u00eb shk\u00ebputej prej tyre italiani. Prita disa \u00e7aste, por nuk l\u00ebvizi gja. Po vazhduat k\u00ebshtu, u thash\u00eb, do t\u2019u pushkatojm\u00eb t\u00eb gjithve. Disa momente nuk foli kush. Mandej, nga grupi i tyne, me rreth 10-12 veta, doli nj\u00eb djal\u00eb i ri. Un\u00eb jam italiani, ia bani ai me kryet lart. Se \u00e7ka tha tjet\u00ebr n\u00eb shqip, nuk e mor\u00ebm vesh. Nji at\u00eb \u00e7ast, nj\u00eb nga koleg\u00ebt e mi hapi zjarr mbi trupin e tij. U k\u00ebput djaloshi e ra si nj\u00eb lis te gryka e pusit, posht\u00eb nj\u00eb fiku. Di\u00e7ka m\u00ebrm\u00ebriti duke u rr\u00ebzuar, po s\u2019ja vuni veshin kush. Me siguri ndonj\u00eb amanet\u2026<br \/>\n-I bindur se vrau italianin e k\u00ebrkuar\u2026<br \/>\n-Kurrsesi jo, m\u00eb befasoi Johanni me shpjegimet e m\u00ebtejshme. S\u00eb paku un\u00eb e pash\u00eb se nuk kishim t\u00eb b\u00ebnim me gjahun q\u00eb k\u00ebrkonim. Pastaj djaloshi q\u00eb q\u00eblluam dukej q\u00eb ishte kopje e t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Sidoqoft\u00eb, gjermani nuk donte t\u00eb rrinte gjat\u00eb te kjo histori. E vram\u00eb, i binte shkurt ai, se ndryshe do sharronim krejt familjen, e do t\u2019i vinim flak\u00ebn sht\u00ebpis\u00eb. Ishte ky momenti ku Johanni u kthehej disa kodeve t\u00eb frikshme q\u00eb mbanin firm\u00ebn e Hitlerit.<br \/>\n-Konkretisht\u2026<br \/>\n-Johanni p\u00ebrmendte shum\u00eb t\u00eb tilla. Nj\u00ebrin nd\u00ebr ta e kishte t\u00eb shkruar. E p\u00ebrktheva nga origjinali dhe e kam edhe sot n\u00eb bibliotek\u00eb. \u00cbsht\u00eb urdhri i 16 dhjetorit 1942, i Feldmareshall Keitelit. Ja \u00e7\u2019thuhet aty, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb: \u201dArmiku ka v\u00ebrvitur mbi ne bandit\u00eb fanatik\u00eb lufte, komunist\u00eb \u2013 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb st\u00ebrvitur q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur para as edhe nj\u00eb akti dhune. Gjendja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sesa \u201cTo be or not to be\u201d. Kjo luft\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me kalor\u00ebsin\u00eb ushtarake, apo me vendimet e Konvent\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs. N\u00eb qoft\u00eb se kjo luft\u00eb kund\u00ebr bandave, n\u00eb Lindje \u00ebsht\u00eb sikurse n\u00eb Ballkan, q\u00eb nuk p\u00ebrmbahet dot me masat m\u00eb brutale, forcat n\u00eb dispozicionin ton\u00eb nuk do t\u00eb mundin n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb murtaj\u00eb. Trupat jan\u00eb autorizuar dhe urdh\u00ebruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb marrin t\u00eb gjitha masat pa kufizim edhe kund\u00ebr grave dhe f\u00ebmij\u00ebve, n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr suksesin. Humanizmi i \u00e7far\u00ebdo lloji \u00ebsht\u00eb krim kund\u00ebr kombit gjerman\u201d. N\u00eb t\u00eb tjera kode q\u00eb p\u00ebrmendte Johanni, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr barbari \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb pad\u00ebgjuara. K\u00ebshtu e kishte ngjiz, k\u00ebshtu e kishte idoktrinu Hitleri armat\u00ebn naziste\u2026<br \/>\n-Ideja e gjermanit p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026<br \/>\n-N\u00eb fakt, Johann si arsye t\u00eb vetme p\u00ebrmendte historin\u00eb e or\u00ebs, por nuk ma do mendja, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Sidoqoft\u00eb, aventura e tij p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Shkod\u00ebr fund e krye kishte t\u00eb b\u00ebnte me k\u00ebrkimet p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e \u201cErberhard\u201d t\u00eb rrall\u00eb. S\u00eb paku p\u00ebr aq sa shprehej ato dit\u00eb Johanni, i cili e ruante or\u00ebn e gjetur pas 30 vitesh n\u00eb Shkod\u00ebr si relik\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij&#8230;<br \/>\n-Si e p\u00ebrshkruante Johann aventur\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mjeshtrit Nuh Sahat\u00e7ia&#8230;<br \/>\n-Gjithher\u00eb, sa e pyesja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb rr\u00ebfente t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gja: \u201cN\u00eb vitet 1960 b\u00ebra \u00e7mos t\u00eb vija e t\u00eb k\u00ebrkoja p\u00ebr fatin e or\u00ebs q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs. E kam pasur me merak t\u00eb madh at\u00eb. E kisha kujtim nga gjyshi. Ishte or\u00eb e rrall\u00eb, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb serie. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte e pamundur q\u00eb nj\u00eb gjerman t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb Shqip\u00ebri. Ca m\u00eb tep\u00ebr, un\u00eb q\u00eb dikur isha riatdhesuar andej si rob i ushtris\u00eb naziste. Qeveria e Tiran\u00ebs kishte regjistra t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb e nuk kishte si me ma dh\u00ebn\u00eb viz\u00ebn. At\u00ebher\u00eb shfryt\u00ebzova nj\u00eb oportunitet. Duke pasur n\u00ebn\u00ebn polake, rregullova nj\u00eb viz\u00eb nga Polonia dhe ju bashkangjita nj\u00eb grupi turist\u00ebsh, q\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri me ndjek nj\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Kur kam mb\u00ebrrit n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjeth mishi. M\u2019u kujtua q\u00eb nji k\u00ebt\u00eb Shkod\u00ebr kemi desht me e hedh n\u00eb er\u00eb para largimit. Ma von\u00eb kam marr\u00eb vesh se kan\u00eb ken\u00eb dy xheniera italian\u00eb, q\u00eb me burrni e guxim e kan\u00eb \u00e7minue tue shp\u00ebtu k\u00ebt popull dhe k\u00ebt qytet t\u00eb lasht\u00eb\u2026\u201d<br \/>\n-M\u00eb n\u00eb fund u takua me Nuh Sahat\u00e7in\u00eb\u2026<br \/>\n-Kadal\u00eb nji her\u00eb, se nuk e kishte t\u00eb leht\u00eb. Sa vura k\u00ebmb\u00ebt, m\u00eb d\u00ebftoi Johanni, e njoha Shkodr\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. Mbante m\u00ebnd rrapin e madh dhe rrug\u00ebt e ngushta pran\u00eb tij q\u00eb deg\u00ebzonin midis sht\u00ebpive dykat\u00ebshe. Sa p\u00ebr k\u00ebrkimet n\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb or\u00ebs, nuk mund t\u00eb ecte qesim, pastaj duhej me fsheh vetin. Duhej mos me e marr\u00eb vesh qi ishte nj\u00eb ish-nazist, qi kishte luftue n\u00eb Shkod\u00ebr. E k\u00ebt\u00eb e kishte zgjidh besa bukur\u2026<br \/>\n-Sidoqoft\u00eb, si ua p\u00ebrshkruante Johann p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e or\u00ebndreq\u00ebsit?<br \/>\n-Kur u nisa p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb d\u00ebftoi ai, kisha me vete matrikullin e or\u00ebs. Ka ken\u00eb nj\u00eb teneqe rrethore me nj\u00eb grep n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb. Ma kishte dh\u00ebn\u00eb mjeshtri qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e ruaja si hajmali. Ishte e vetmja gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte te ora ime. T\u00eb parit q\u00eb ja kam tregue, ka ken\u00eb p\u00ebrkthyesi, por gjithnj\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr or\u00ebn e nj\u00eb mikut tim. Ai, sa m\u00eb ka d\u00ebgjue, m\u00eb ka pyet: \u201cKy shoku yt, q\u00eb ti po interesohesh aq, e ka or\u00ebn e vet, apo ia ka rr\u00ebmbye ndonj\u00eb t\u00eb vrari, a e ka pla\u00e7kit diku?\u201d Iu betova p\u00ebr Krisht dhe ai m\u00eb besoi. Q\u00eblloi v\u00ebrtet\u00eb njeri i mir\u00eb dhe m\u00eb ndihmoi. Pas disa orvatjesh, gjet\u00ebm vendndodhjen e dyqanit. I zoti i tij q\u00ebndronte ulur n\u00eb postiqe, veshur me kostum komb\u00ebtar, sikurse at\u00ebher\u00eb dhe vazhdonte t\u00eb punonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb orientale, si nj\u00eb turk. Hoqi binoklin nga syt\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkoi matrikullin q\u00eb ishte prej metali, por sh\u00ebrbente si fatur\u00eb dha ia zgjata. Menj\u00ebher\u00eb hapi kasafort\u00ebn. Aty kishte edhe dhjet\u00eb\u2013dymb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb t\u00eb tjera. M\u00eb pa n\u00eb sy dhe m\u00eb tha: \u201cShum\u00eb\u2013shum\u00eb sahat\u00ebt k\u00ebtu, q\u00ebndrojn\u00eb deri n\u00eb tre muaj, pastaj vijn\u00eb e i marrin, por e jotja ka pritur goxha vite. Pata dje nj\u00eb parandjenj\u00eb, shtoi dhe duke buz\u00ebqeshur m\u00eb tha se e kishte kurdisur dhe e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ja, punon&#8230;shikoje&#8230;\u201d, shtoi me v\u00ebshtrim nga un\u00eb. E mora n\u00eb dor\u00eb dhe m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot. Ishte po ai, \u201cErberhard\u201d im i shtrenjt\u00eb, me t\u00eb cilin isha ndar\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs. Tik-taku i tij m\u00eb \u00e7oi thell\u00eb n\u00eb koh\u00eb. E \u00e7far\u00eb s\u2019m\u00eb dol\u00ebn para syve ato \u00e7aste. Ishte shum\u00eb prek\u00ebse. Kishin kaluar shum\u00eb vjet. K\u00ebrkova t\u2019i jepja para, por ai m\u00eb tregoi disa shenja t\u00eb b\u00ebra n\u00eb matrikullin q\u00eb sapo i kisha dor\u00ebzuar. Dhe m\u00eb tha: \u201cZot\u00ebri! Kjo or\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar!\u201d \u201c Duhet t\u2019u paguaj magazinimin!\u201d, &#8211; i thash\u00eb pastaj. \u201cE kena pa lek\u00eb\u201d, ma b\u00ebri. M\u00eb refuzoi edhe ftes\u00ebn p\u00ebr kafe. I thash\u00eb se e kam amanet nga miku im, i zoti i or\u00ebs, q\u00eb t\u2019i dhuroja nj\u00eb bakshish, por refuzoi prer\u00eb. At\u00ebher\u00eb hoqa or\u00ebn nga dora dhe ia zgjata me nja fal\u00eb, por ma ktheu mbrapsht me vendosm\u00ebri. Ishte e pamundur t\u00eb merresha me t\u00eb. Duke dal\u00eb i kam hedhur or\u00ebn time n\u00eb preh\u00ebr, mbi postiqe dhe u largova. U largova tue kthye kok\u00ebn pas. U largova e nuk u ktheva m\u00eb. Nuh Sahat\u00e7in\u00eb nuk e kam harru kurr\u00eb. Nj\u00eb burr\u00eb si at\u00eb, rrall\u00eb me e gjet kund\u2026\u201d<br \/>\n-Me nj\u00eb fjal\u00eb, ishte e nj\u00ebjta histori si ajo q\u00eb u kishte treguar Andrea Fabbrizi&#8230;<br \/>\n-Pak a shum\u00eb ishte e nj\u00ebjta gj\u00eb. Andrea Fabbrizi ishte njohur e miq\u00ebsue me Johann Arendt qysh prej vitit \u201846. Her\u00eb pas here shk\u00ebmbenin vizita te nj\u00ebri-tjetri dhe tue ju rikthye koh\u00ebs kur ishin n\u00ebn arm\u00eb, kujtonin episodet nga Shkodra. P\u00ebr gjermanin Johann Arendt, emri i mjeshtrit Sahat\u00e7ia presupozonte virtytin e bes\u00ebs. Andrea Fabbrizi, nd\u00ebrkaq e lidhte mbijetes\u00ebn me vetmartirizimin e djaloshit nga Kopliku. Shkurt, p\u00ebr ta Shqip\u00ebria thoshte m\u00eb shum\u00eb se vegime lufte\u2026<br \/>\n-Ndonj\u00eb mbres\u00eb tjet\u00ebr nga takimi me Johann Arendt?<br \/>\n-Nga ato q\u00eb rr\u00ebfente ai p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb kishte ken\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7 k\u00ebto t\u00eb dyja kishte ngulit n\u00eb kujtes\u00eb: Or\u00ebn q\u00eb i pati rujt Nuh Sahat\u00e7ia dhe \u00e7astet tragjike kur kishin pushkatue djaloshin nga Kopliku. Kishte pastaj dhe detaje t\u00eb tjera, t\u00eb shk\u00ebputura nga beteja t\u00eb ndryshme ne vendin ton\u00eb. Kur isha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit mysafir n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, Johann Arendt m\u00eb fali bibliotek\u00ebn personale me rreth 200 libra, makin\u00ebn e shkrimit, blloqet me kujtime dhe nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb ushtarake. Me k\u00ebt\u00eb rast, kishe me ju diftue edhe nji let\u00ebr q\u00eb ma ka \u00e7ue para se t\u00eb vdiste. E kam gjermanisht, por e kam p\u00ebrkthy p\u00ebr qejfin tem. Deri n\u00eb fund e l\u00ebndonte dita e asaj masakr\u00ebs n\u00eb Koplik. P\u00ebr t\u00eb flet\u00eb dhe aty. Me at\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, ku p\u00ebrtej tronditjes dhe turpit p\u00ebr \u00e7ka u realizue me urdhrin e tij, ve\u00e7on aktin e fisnik\u00ebris\u00eb dhe bes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, si rrall\u00ebkund tjet\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>Reliket e Johann Arendt n\u00eb Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs, Johann Arendt i dhuroi mikut nga Shkodra nj\u00eb makin\u00eb shkrimi, 200 libra, kryesisht me tematik\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb ushtarake dhe disa sende personale. G\u00ebzim Uru\u00e7i, studiuesi shqiptar, q\u00eb ka ngritur flamurin komb\u00ebtar n\u00eb Polin e Veriut, i ruan si relike t\u00eb rralla. \u201cVe\u00e7an\u00ebrisht dor\u00ebshkrimet me kujtime nga luftimet e nazist\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, &#8211; thot\u00eb ai, paraqesin mjaft interes\u201d. Botimi i tyre n\u00eb shqip \u00ebsht\u00eb n\u00eb planet e af\u00ebrta t\u00eb studiuesit shkodran. Uru\u00e7i posedon nd\u00ebrkaq t\u00ebr\u00eb korrespodenc\u00ebn q\u00eb ka shk\u00ebmbyer me Johann Arendt, q\u00eb nga viti 1994.<\/p>\n<p>LETRA E JOHANN ARENDT<\/p>\n<p>Profesor i nderuar, G\u00ebzim Uru\u00e7i!<br \/>\nVitet po kalojn\u00eb, pa gjetur dot nj\u00eb qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore, p\u00ebr at\u00eb histori q\u00eb m\u00eb ndodhi n\u00eb vendin tuaj. Jam shum\u00eb i penduar, por nuk kisha se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Zgjodha m\u00eb t\u00eb mundshmen at\u00eb dit\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonim me asgj\u00ebsue italianin q\u00eb fshihej n\u00eb Koplik. Qysh kur kam qen\u00eb student n\u00eb Lu\u00e7ern\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs, jam njohur nga af\u00ebr nga kontaktet me albanolog\u00eb dhe studiues p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn zakonore dhe bes\u00ebn unikale t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ka qen\u00eb kjo, q\u00eb m\u00eb ka frenuar t\u00eb mos ekzekutoja t\u00ebr\u00eb familjen shqiptare n\u00eb Koplik. Ai moment i asaj dite m\u00eb ka forcuar d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur m\u00eb mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb popull, p\u00ebr t\u00eb cilin e d\u00ebshmoj me z\u00eb t\u00eb fort\u00eb, se \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb fisnik\u00ebt e bot\u00ebs&#8230;<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb takohemi, ju lutem t\u00eb m\u00eb justifikoni, megjith\u00ebse nuk e meritoj, sepse \u00ebsht\u00eb e pafalshme p\u00ebr ne q\u00eb b\u00ebm\u00eb at\u00eb luft\u00eb absurde, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ndjehemi t\u00eb turp\u00ebruar.<br \/>\nZoti t\u00eb ket\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ne, m\u00ebkatar\u00ebt e asaj epoke barbare&#8230;\u201d<br \/>\nI juaji, Johann Arendt<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E m\u00ebrkur\u00eb, 19 Janar 2011 \u201cN\u00eb Shkod\u00ebr kam vrar\u00eb, po nuk kam b\u00ebr\u00eb krime. P\u00ebrjashto rastin e nj\u00eb djaloshi prej Kopliku q\u00eb u vet\u00ebmartirizua p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar italianin q\u00eb strehonin n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. D\u00ebshmia trondit\u00ebse q\u00eb zbardh\u00ebm numrin e kaluar sipas rr\u00ebfimit t\u00eb Johann Arendt, ish-nazistit q\u00eb u rikthye n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb or\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5832","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E m\u00ebrkur\u00eb, 19 Janar 2011 \u201cN\u00eb Shkod\u00ebr kam vrar\u00eb, po nuk kam b\u00ebr\u00eb krime. P\u00ebrjashto rastin e nj\u00eb djaloshi prej Kopliku q\u00eb u vet\u00ebmartirizua p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar italianin q\u00eb strehonin n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. D\u00ebshmia trondit\u00ebse q\u00eb zbardh\u00ebm numrin e kaluar sipas rr\u00ebfimit t\u00eb Johann Arendt, ish-nazistit q\u00eb u rikthye n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb or\u00ebn e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-21T22:54:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik\",\"datePublished\":\"2011-01-21T22:54:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/\"},\"wordCount\":2738,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/johan_arendt.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/\",\"name\":\"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/johan_arendt.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-21T22:54:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/johan_arendt.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/johan_arendt.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"E m\u00ebrkur\u00eb, 19 Janar 2011 \u201cN\u00eb Shkod\u00ebr kam vrar\u00eb, po nuk kam b\u00ebr\u00eb krime. P\u00ebrjashto rastin e nj\u00eb djaloshi prej Kopliku q\u00eb u vet\u00ebmartirizua p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar italianin q\u00eb strehonin n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. D\u00ebshmia trondit\u00ebse q\u00eb zbardh\u00ebm numrin e kaluar sipas rr\u00ebfimit t\u00eb Johann Arendt, ish-nazistit q\u00eb u rikthye n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb or\u00ebn e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-21T22:54:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik","datePublished":"2011-01-21T22:54:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/"},"wordCount":2738,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/","name":"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg","datePublished":"2011-01-21T22:54:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/johan_arendt.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/johann-arendt-une-nazisti-qe-urdherova-vrasjen-e-20-vjecarit-ne-koplik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Johann Arendt: Un\u00eb, nazisti q\u00eb urdh\u00ebrova vrasjen e 20-vje\u00e7arit n\u00eb Koplik"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5832"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5832\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}