{"id":5821,"date":"2011-01-22T02:11:51","date_gmt":"2011-01-22T01:11:51","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5821"},"modified":"2011-01-22T02:11:51","modified_gmt":"2011-01-22T01:11:51","slug":"poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/","title":{"rendered":"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-5822\" title=\"demonstrues_vrare\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"199\" \/><em><strong>Q\u00ebllohen me snajper protestuesit e opozit\u00ebs. Kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb tronditi Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201cBoiling is over\u201d. Edhe pse nuk doli nga ndonj\u00eb media shqiptare, ky ishte titulli m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb premten e 21 janarit. Gazetari i njohur anglez, Tim Juda, q\u00eb shkruan n\u00eb revist\u00ebn \u201cThe Economist\u201d, e kishte p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr titull n\u00eb shkrimin e tij. P\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb shqip, ajo do t\u00eb thot\u00eb \u201cmbaroi vlimi\u201d. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, deri m\u00eb tani situata po zinte, po vlonte, tani kusia u p\u00ebrmbys dhe vala po djeg. Gazetari nuk le pa p\u00ebrmendur q\u00eb ka thuajse nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria zien.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Po, Shqip\u00ebria po ziente deri dje. Para kryeministris\u00eb ajo ka shp\u00ebrthyer. Rezultati ka qen\u00eb dramatik. Kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb e dhjet\u00ebra t\u00eb plagosur \u00ebsht\u00eb bilanci tragjik i nj\u00eb proteste, q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar t\u00eb ishte paq\u00ebsore. Deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur identiteti i tre prej tyre, nd\u00ebrsa nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb akoma i paidentifikuar.<\/p>\n<p>Shefi i Urgjenc\u00ebs s\u00eb Spitalit Ushtarak, njoftoi se fillimisht kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb spital dy persona pa jet\u00eb, t\u00eb identifikuar si Viver Veizi, 43 vje\u00e7 nga Gjirokastra dhe viktima e dyt\u00eb, Hekuran Deda nga Dibra.<\/p>\n<p>Personi i tret\u00eb q\u00eb humbi jet\u00ebn n\u00eb spital \u00ebsht\u00eb ende i paidentifikuar. Sipas burimeve spitalore, ai \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me snajper.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i t\u00eb plagosurve \u00ebsht\u00eb disa dhjet\u00ebra persona. N\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndodhen 22 persona me trauma t\u00eb ndryshme n\u00eb trup. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb burimet zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme konfirmuan se, nga p\u00ebrdorimi i gur\u00ebve dhe sendeve t\u00eb forta, jan\u00eb plagosur 10 efektiva t\u00eb policis\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb se 100 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Tirana e nisi dit\u00ebn me nj\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ngarkuar. Shum\u00eb pak njer\u00ebz iu ishin drejtua pun\u00ebve t\u00eb tyre. Nj\u00eb njoftim i ambasad\u00ebs amerikane ishte i pari lajm q\u00eb nisi 21 janarin. Ishte nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr qytetar\u00ebt amerikan\u00eb dhe p\u00ebr punonj\u00ebsit e saj. Nga m\u00ebnyra se si ishte shkruar, mund t\u00eb kuptoje shum\u00eb mir\u00eb se situata pritej t\u00eb r\u00ebndohej. Qytetar\u00ebve u b\u00ebhej thirrje q\u00eb t\u00eb shmangnin zonat ku do t\u00eb mbahej mitingu, p\u00ebr shkak se protesta mund t\u00eb degjeneronte n\u00eb dhun\u00eb. N\u00eb njoftim thuhej se p\u00ebrgjith\u00ebsisht protestat jan\u00eb paq\u00ebsore, por \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ajo t\u00eb precipitoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ambasada sqaronte se nuk kishte informacione p\u00ebr dhun\u00ebn. Sigurisht q\u00eb mendja t\u00eb shkon tek fakti se edhe ambasada, ashtu si gazetari i \u201cThe Economist\u201d, e dinte q\u00eb kishte ardhur koha e shp\u00ebrthimit. E nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb paralajm\u00ebruar, por t\u00eb paorganizuar? Gjithashtu n\u00eb njoftim theksohej se protestat dhe situata e rrezikshme mund t\u00eb p\u00ebrhapeshin edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera. Ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim se Shqip\u00ebria ndoshta nuk do jet\u00eb ndryshe tani e tutje.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dhe Shqip\u00ebria v\u00ebrtet do ishte m\u00eb ndryshe. Me qindra autobus\u00eb e makina t\u00eb vogla jan\u00eb nisur nga rrethet n\u00eb drejtim t\u00eb Tiran\u00ebs. Ashtu si\u00e7 edhe pritej, policia u ka krijuar pengesa. Disa prej tyre jan\u00eb gjobitur e nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Mbi t\u00eb tjer\u00ebt ka pasur presioni. Megjithat\u00eb shumica e tyre kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi pes\u00eb kordona policie kan\u00eb rrethuar kryeministrin\u00eb tre or\u00eb p\u00ebrpara protest\u00ebs. Polic\u00ebt e thjesht\u00eb, n\u00ebn tension, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Sinjalin e par\u00eb t\u00eb tensionit e ka dh\u00ebn\u00eb mosbllokimi i qarkullimit nga ana e policis\u00eb. Edhe pse ishte paralajm\u00ebruar se do bllokohej bulevardi, policia nuk ka vepruar deri n\u00eb momentin q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur protestuesit e par\u00eb. Ata kan\u00eb vendosur vet\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb bulevardin, duke hedhur parulla. Rrug\u00ebs kan\u00eb ndaluar edhe tek Ministria e Ekonomis\u00eb, \u201cvendi i krimit\u201d t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Pasi kan\u00eb hedhur parulla e sharje n\u00eb drejtim t\u00eb kryetarit t\u00eb LSI ata kan\u00eb marshuar drejt bulevardit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ende pa u mbledhur mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb protestuesit, t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebrrit\u00ebn me tension p\u00ebrpara kryeministris\u00eb, policia ka nisur nj\u00eb shfaqje force. Gaz lotsjell\u00ebs e makina me presion uji ka provokuar qytetar\u00ebt q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs. Situata \u00ebsht\u00eb nxehur menj\u00ebher\u00eb. Qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00ebrhequr disa her\u00eb, por pa u larguar p\u00ebrfundimisht nga kryeministri. Pothuajse i gjith\u00eb bulevardi ishte i mbushur me protestues.<\/p>\n<p>Kur sapo situata ishte nxehur, nga vila p\u00ebrball\u00eb Kuvendit, Benz-i me targat 007 (nj\u00eb dhurat\u00eb nga paraardh\u00ebsi Fatos Nano), ka dal\u00eb me urgjenc\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zhdukur n\u00eb rrugicat e bllokut. Kryeministri Sali Berisha, q\u00eb m\u00eb von\u00eb deklaroi se ishte n\u00eb zyr\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn, ndodhej n\u00eb sediljen e pasme duke komunikuar n\u00eb telefon.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kurse lideri socialist, ashtu si\u00e7 ka deklaruar edhe vet\u00eb, nuk e ka vazhduar m\u00eb tej rrug\u00ebn p\u00ebrtej ur\u00ebs s\u00eb madhe, p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb dhun\u00ebs. Disa her\u00eb policia ka tentuar q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb t\u00eb pranishmit, por nuk ia ka dal\u00eb dot. Gazi lotsjell\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb e \u00ebsht\u00eb dashur edhe nd\u00ebrhyrja e arm\u00ebve. K\u00ebsaj here situata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fatale. Persona jan\u00eb par\u00eb t\u00eb palosen p\u00ebrtok\u00eb t\u00eb q\u00eblluar nga sip\u00ebr. T\u00eb dh\u00ebnat e para flasin p\u00ebr sulm nga snajper\u00ebt e vendosur n\u00eb dy godinat n\u00eb bulevard, n\u00eb kryeministri e tek Kuvendi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Provokimet e policis\u00eb, t\u00eb forcave speciale, kan\u00eb vijuar, por p\u00ebr asnj\u00eb moment protestuesit nuk jan\u00eb zmbrapsur. Nj\u00eb makin\u00eb ka sulmuar der\u00ebn e kryeministris\u00eb, por nuk ka mundur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb. M\u00eb von\u00eb dy ministra than\u00eb se ajo ishte e mbushur me dinamit e synonte nj\u00eb katastrof\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por as shp\u00ebrthim nuk pati, e nuk u mor vesh kur u kuptua q\u00eb ishte me dinamit. E n\u00ebse ka qen\u00eb, mund\u00ebsia e provokimeve ka qen\u00eb shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se mes turm\u00ebs jan\u00eb shfaqur disa her\u00eb polic\u00eb t\u00eb veshur si civil\u00eb. Ata jan\u00eb zbuluar plot\u00ebsisht n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes, kur kan\u00eb sulmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare \u00e7do njeri q\u00eb kalonte n\u00eb bulevard.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm i mir\u00eb i protest\u00ebs s\u00eb djeshme ishte nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i t\u00eb rinjve. Si rrall\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb jan\u00eb par\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb protestuar e p\u00ebr t\u00eb mos u zmbrapsur. Por edhe shum\u00eb gra, burra e t\u00eb moshuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb protest\u00eb. Fotot q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb xhiron e bot\u00ebs tregojn\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz hallexhinj q\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Tirana zien nga teori konspirative se opozita desh t\u00eb vriste njer\u00ebzit e saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb thjesht sheh fotot e shumta t\u00eb protest\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb ata t\u00eb ishin element\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, nj\u00eb video e siguruar nga gazeta Tema, e cila \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb televizionin e qeveris\u00eb, TV Klan, tregon nj\u00eb person q\u00eb q\u00ebllohet me snajper nga brenda kryeministris\u00eb. Megjithat\u00eb gazetarja e TV Klan nuk e \u201cv\u00eb\u201d re k\u00ebt\u00eb detaj t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb krimit qeveritar.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozita ka paralajm\u00ebruar se t\u00eb dh\u00ebnat e para nga mjek\u00ebsia ligjore, flasin p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb paramenduar. Personat jan\u00eb q\u00eblluar nga snajpera, t\u00eb vendosur n\u00eb godinat n\u00eb bulevard.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Godina e LSI ndoshta ka pasur m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz se kurr\u00eb dit\u00ebn e djeshme. Shum\u00eb burra, t\u00eb rekrutuar t\u00eb partis\u00eb, truproja e njer\u00ebzit e lidhur me pushtetin, kishin z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb lokalin posht\u00eb k\u00ebsaj selie, por edhe n\u00eb lokalet pran\u00eb. Q\u00ebllimi ishte mesa duket q\u00eb t\u00eb konfrontoheshin me protestuesit n\u00eb rast se do vinin. Por ata nuk erdh\u00ebn. Megjithat\u00eb m\u00ebnyra se si ishte p\u00ebrgatitur LSI p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur k\u00ebt\u00eb protest\u00eb tregon qart\u00eb mentalitetin e saj tribal. Ashtu si\u00e7 ndodhi n\u00eb protest\u00ebn e para disa dit\u00ebve, kur disa t\u00eb rinj hodh\u00ebn vez\u00eb mbi selin\u00eb e tyre dhe u p\u00ebrball\u00ebn me grushtat e \u2018pushtetit\u2019 t\u00eb truprojave.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja ka sjell\u00eb largimin e protestuesve. Policia \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar si e \u00e7mendur n\u00eb bulevard p\u00ebr ta pastruar at\u00eb nga \u00e7do njeri q\u00eb kalonte, duke tregur fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb saj. Madje edhe deputet\u00eb t\u00eb PS jan\u00eb goditur prej tyre. Policia ka sulmuar lokale e banka, n\u00eb nj\u00eb barbari t\u00eb pashoqe. Terrori \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Edhe pse ka r\u00ebn\u00eb darka, tensioni nuk \u00ebsht\u00eb ulur aspak. Deklaratat politike vet\u00ebm sa kan\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb tensionin. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e \u00e7on nd\u00ebrmend largimin nga detyra. Ai ka vazhduar m\u00eb tej provokimin duke th\u00ebn\u00eb se ishte n\u00eb zyr\u00ebn e tij gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb zhvillohej protesta, duke tentuar t\u00eb thot\u00eb se po b\u00ebnte detyr\u00ebn. Provokimi ka arritur kulmin kur kryeministri iu \u00ebsht\u00eb referuar SMS-ve q\u00eb merr (mbi to e gjykon opinionin publik), e ka th\u00ebn\u00eb se mij\u00ebra njer\u00ebz jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb ardhur e p\u00ebr t\u00eb mbrojtur institucionet.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, opozita e ka deklaruar dit\u00ebn e shtun\u00eb dit\u00eb zie, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ndalur protesta e saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Provokimet nuk kan\u00eb pasur t\u00eb sosur dje. Policia \u00ebsht\u00eb shprehur se vrasjet kan\u00eb ndodhur larg bulevardit, nd\u00ebrsa ka tentuar t\u00eb njollos\u00eb at\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se ishin disa vandal\u00eb q\u00eb synonin t\u00eb vidhnin e pla\u00e7kisnin. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk pati asnj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, disa t\u00eb rinj u p\u00ebrdor\u00ebn nga policia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa vjedhje, e p\u00ebr tua veshur m\u00eb pas protestuesve.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>E gjitha bota megjithat\u00eb i ka pasur syt\u00eb nga Tirana. Lajmet kan\u00eb v\u00ebrshuar gjithandej. Fotot jan\u00eb p\u00ebrhapur me shpejt\u00ebsi n\u00eb internet, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb opinionit publik shqiptar. Amnesty International ka reaguar ndaj dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar nga policia duke e d\u00ebnuar at\u00eb. Nuk kan\u00eb munguar edhe regimet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qet\u00ebsi. Megjithat\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndimin di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme. Q\u00eb njer\u00ebzit vriten posht\u00eb dritares s\u00eb kryeministrit. Ky ka qen\u00eb edhe kryetitulli p\u00ebr shum\u00eb media t\u00eb huaja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00ebllohen me snajper protestuesit e opozit\u00ebs. Kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb tronditi Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cBoiling is over\u201d. Edhe pse nuk doli nga ndonj\u00eb media shqiptare, ky ishte titulli m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb premten e 21 janarit. Gazetari i njohur anglez, Tim Juda, q\u00eb shkruan n\u00eb revist\u00ebn \u201cThe Economist\u201d, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5821","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Q\u00ebllohen me snajper protestuesit e opozit\u00ebs. Kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb tronditi Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cBoiling is over\u201d. Edhe pse nuk doli nga ndonj\u00eb media shqiptare, ky ishte titulli m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb premten e 21 janarit. Gazetari i njohur anglez, Tim Juda, q\u00eb shkruan n\u00eb revist\u00ebn \u201cThe Economist\u201d, e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-22T01:11:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues\",\"datePublished\":\"2011-01-22T01:11:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/\"},\"wordCount\":1763,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/demonstrues_vrare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/\",\"name\":\"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/demonstrues_vrare.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-22T01:11:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/demonstrues_vrare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/demonstrues_vrare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Q\u00ebllohen me snajper protestuesit e opozit\u00ebs. Kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb tronditi Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cBoiling is over\u201d. Edhe pse nuk doli nga ndonj\u00eb media shqiptare, ky ishte titulli m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb premten e 21 janarit. Gazetari i njohur anglez, Tim Juda, q\u00eb shkruan n\u00eb revist\u00ebn \u201cThe Economist\u201d, e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-22T01:11:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues","datePublished":"2011-01-22T01:11:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/"},"wordCount":1763,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/","name":"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg","datePublished":"2011-01-22T01:11:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/demonstrues_vrare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poshte-dritares-se-berishes-vriten-kater-protestues\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Posht\u00eb dritares s\u00eb Berish\u00ebs vriten kat\u00ebr protestues"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5821\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}