{"id":5774,"date":"2011-01-21T00:34:10","date_gmt":"2011-01-20T23:34:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5774"},"modified":"2011-01-21T00:34:10","modified_gmt":"2011-01-20T23:34:10","slug":"gazetari-te-ben-gjemen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/","title":{"rendered":"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-4130\" title=\"Mustafa Nano\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><br \/>\n<strong>Mustafa Nano<\/strong><\/p>\n<p>Dy udh\u00ebheq\u00ebsit e dy vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb pik\u00ebpamje ekonomike, Barack Obama i SHBA-ve dhe Hu Jintao i Kin\u00ebs, pat\u00ebn nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtypin. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i zakont\u00eb, pasi udh\u00ebheq\u00ebsit kinez\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb tilla raste. Ata nuk e kan\u00eb qejf shtypin e lir\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nuk jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar dhe t\u00eb st\u00ebrvitur me iden\u00eb, se do t\u2019u b\u00ebhen pyetje t\u00eb paprogramuara e t\u00eb pakalkuluara. E humbasin toruan n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, z\u00ebn\u00eb e belb\u00ebzojn\u00eb, jetojn\u00eb me mundimin p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos komprometuar kauz\u00ebn, interesin shtet\u00ebror, etj, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, q\u00eb presidenti kinez dhe autoritetet e tjera t\u00eb shtetit t\u00eb madh aziatik, p\u00ebrpiqen t\u2019u b\u00ebjn\u00eb bisht konferencave p\u00ebr shtypin me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Kur Barack Obama b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, i zoti i sht\u00ebpis\u00eb nuk doli n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtypin. Nuk \u00ebsht\u00eb se e b\u00ebri p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb sinjal bot\u00ebs, apo SHBA-ve, apo Obama-s vet\u00eb. Jo. E b\u00ebri s\u2019e nuk mund t\u2019i zinte bes\u00eb nj\u00eb komuniteti njer\u00ebzish tekanjoz\u00eb e t\u00eb paparashikuesh\u00ebm (t\u00eb till\u00eb jan\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij gazetar\u00ebt e lir\u00eb, sidomos ata amerikan\u00eb). E treguan dhe dje k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pasi Obama dhe miku i tij i larg\u00ebt b\u00ebn\u00eb ato \u00e7aprashitjet e hapjes s\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtypin. U \u00e7ua gazetari i agjencis\u00eb \u201cthe Associated Press\u201d, Ben Feller, dhe s\u2019e pati p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb b\u00ebnte dy pyetje t\u00eb tro\u00e7ta e t\u00eb qarta; e para ishte p\u00ebr t\u00eb zotin e sht\u00ebpis\u00eb dhe e dyta p\u00ebr bujt\u00ebsin:<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-5782\" title=\"Obama me Hu Jintao\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/obama_me_hu_jintao-300x168.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"168\" \/><\/p>\n<p>&#8220;Pyetja e par\u00eb p\u00ebr Obama-n: Mund t\u2019i shpjegoni, zoti President, popullit amerikan, se si dhe pse Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb jen\u00eb aleat\u00eb me nj\u00eb vend, i cili \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr shtypjen q\u00eb i b\u00ebn popullit t\u00eb vet dhe p\u00ebr censur\u00ebn q\u00eb ushtron ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb? Pyetja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Hu-n\u00eb: Un\u00eb dua t\u2019ju jap juve, zoti President, nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje tuaj\u00ebn lidhur me problemin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Si i justifikoni praktikat kineze t\u00eb dhunimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave?<\/p>\n<p>Obama dha p\u00ebrgjigjen e vet, e cila n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb tjet\u00ebr do kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Por n\u00eb at\u00eb rrethan\u00eb konkrete askush nd\u00ebr t\u00eb pranishmit nuk e kish mendjen tek ajo q\u00eb po thosh Presidenti amerikan. B\u00ebn vaki q\u00eb shumica e gazetar\u00ebve nuk e kan\u00eb regjistruar fare n\u00eb diktofon\u00ebt e tyre k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, dhe ata q\u00eb e kan\u00eb regjistruar, nuk e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb raportimet e tyre (un\u00eb vet\u00eb nuk munda ta gjej n\u00eb dy-tri gazeta q\u00eb \u201cshfletova\u201d online).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Obama thosh t\u00eb vetat, e nd\u00ebrsa p\u00ebrkthyesi b\u00ebnte mandarin-imin e q\u00ebndrimit t\u00eb tij, syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ishin drejtuar nga maska krejt e palexueshme e Hu-s\u00eb, i cili zgjodhi t\u00eb mos p\u00ebrgjigjej. P\u00ebrkundrazi, i hodhi nj\u00eb shikim nj\u00eb gruaje, q\u00eb punonte p\u00ebr televizionin shtet\u00ebror t\u00eb Kin\u00ebs, e me k\u00ebt\u00eb donte t\u2019i thosh se priste pyetjen e radh\u00ebs nga ajo. Kjo e fundit i b\u00ebri nj\u00eb pyetje t\u00eb lexueshme q\u00eb larg, dmth k\u00ebrkoi t\u00eb dinte di\u00e7ka lidhur me \u201cmiq\u00ebsin\u00eb dhe mir\u00ebkuptimin e nd\u00ebrsjellt\u00eb mes dy vendeve\u201d.<\/p>\n<p>Hu-ja ka menduar se ia hodhi me k\u00ebt\u00eb marifet. Por ishte radha e gazetarit t\u00eb Bloomberg-ut, Hans Nichols, i cili nuk u mendua dy her\u00eb p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb si \u201charbut e i pacip\u00eb\u201d p\u00ebrball\u00eb mikut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb manierave t\u00eb buta e t\u00eb paqta. N\u00eb fakt, t\u00eb gjith\u00eb ran\u00eb dakord se Hu-ja e meritonte k\u00ebt\u00eb leksion prej shtypit t\u00eb lir\u00eb: \u201cE para fare (first off), kolegu im ju b\u00ebri nj\u00eb pyetje lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut, dhe ju nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebt. Un\u00eb kam po at\u00eb pyetje p\u00ebr ju. Mund t\u2019na jepni nj\u00eb p\u00ebrgjigje?\u201d<\/p>\n<p>Pati nj\u00eb heshtje, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs secili b\u00ebn vaki t\u00eb ket\u00eb menduar at\u00eb q\u00eb gazetari i Washington Postit shkruante n\u00eb raportimin e vet: \u201cKush e di sa vjet burg do b\u00ebnte Hans Nichols p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje, sikur t\u00eb ishte gazetar kinez!\u201d. Por ai nuk ishte gazetar kinez. Nuk ish as n\u00eb Kin\u00eb. Ish n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb gazetar i lir\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb gazetar i lir\u00eb ka fuqin\u00eb dhe magjin\u00eb ta shushas\u00eb presidentin e nj\u00eb vendi gjigand, i cili u detyrua t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje, madje nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb ting\u00eblloi si <em>mea culpa,<\/em> p\u00ebr mos respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga regjimi i Pekinit.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrpara se t\u00eb thosh k\u00ebto, ai k\u00ebrkoi nj\u00eb si ndjes\u00eb, pasi \u201cnuk e kish d\u00ebgjuar pyetjen mbi t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb problemi teknik n\u00eb p\u00ebrkthim\u201d. T\u00eb gjith\u00eb e kuptuan se nuk po thosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Dhe \u2013 k\u00ebshtu shkruan n\u00eb raportimin e vet Dana Milbank i gazet\u00ebs Washington Post \u2013 \u201cky ishte nj\u00eb alamet momenti p\u00ebr shtypin amerikan; Feller dhe Nichols b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb Obama, i z\u00ebn\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e protokollit, nuk mund ta b\u00ebnte: e vun\u00eb n\u00eb siklet kreun e regjimit kinez\u201d.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p><strong>Presidenti kinez pranon se Kina duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut<\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Korresp. 24-ore.com<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti kinez Hu Gjin Tao u takua sot n\u00eb Kongres me ligjven\u00ebsit amerikan\u00eb q\u00eb kritikojn\u00eb Kin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, politikat ekonomike dhe Koren\u00eb e Veriut. Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve Xhon Bejn\u00ebr tha se gjat\u00eb takimit u ngrit\u00ebn \u201cshqet\u00ebsimet e forta dhe t\u00eb vazhdueshme\u201d lidhur me njoftimet p\u00ebr shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga Kina, p\u00ebrfshir\u00eb mohimin e liris\u00eb fetare dhe p\u00ebrdorimin e aborteve t\u00eb detyruara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb politik\u00ebs \u201cnj\u00eb familje nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ligjven\u00ebsi amerikan po ashtu tha se q\u00ebndrimi agresiv i Kores\u00eb s\u00eb Veriut po ashtu ishte tem\u00eb diskutimi. Ligjven\u00ebsit amerikan\u00eb kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsim rreth q\u00ebndrimit t\u00eb Kin\u00ebs ndaj gjendjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si dhe ndaj politik\u00ebs s\u00eb saj monetare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb ligjven\u00ebs besojn\u00eb se po merr vende pune nga Amerika.<\/p>\n<p>Zoti Hu u takua me an\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve para se t\u00eb takohej me an\u00ebtar\u00ebt e Senatit. Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve Xhon Bejn\u00ebr tha se shpresonte se dialogu me Kin\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb vazhdonte.<\/p>\n<p>Presidenti kinez, Hu Gjintao b\u00ebri nj\u00eb pohim t\u00eb rrall\u00eb dje lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut, gjat\u00eb nj\u00eb konference t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me Presidentin Barak Obama. Pasi presidenti amerikan i b\u00ebri thirrje publikisht Kin\u00ebs q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb drejtat universale, zoti Hu e pranoi se ende duhet b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>Presidenti Barak Obama e mir\u00ebpriti zotin Hu dhe pothuajse menj\u00ebher\u00eb preku tem\u00ebn e ndjeshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Historia tregon se shoq\u00ebrit\u00eb jan\u00eb m\u00eb n\u00eb harmoni, vendet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshme dhe bota \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb kur t\u00eb drejtat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e t\u00eb gjitha vendeve dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve respektohen, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat universale t\u00eb \u00e7do qenieje njer\u00ebzore<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Hu u p\u00ebrgjigj duke b\u00ebr\u00eb thirrje, q\u00eb \u00e7do vend t\u00eb respektoj\u00eb zgjedhjet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb respektojn\u00eb zgjedhjet e nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr rrug\u00ebn drejt zhvillimit dhe interesat e nj\u00ebri-tjetrit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi, zoti Hu u tha gazetar\u00ebve se Kina kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por e pranoi se duhet arritur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kina ende p\u00ebrballet me shum\u00eb sfida t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe shoq\u00ebror dhe akoma duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebrsa i takon t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb demonstruesit para Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb k\u00ebrkuan nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb nga zoti Obama.<\/p>\n<p>Elnigar Iltebir thot\u00eb se Kina keqtrajton protestuesit paq\u00ebsor\u00eb Uigur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne do t\u00eb donim q\u00eb Presidenti Obama t\u00eb ushtronte m\u00eb shum\u00eb presion nd\u00ebrsa Kina b\u00ebhet nj\u00eb fuqi m\u00eb e madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe i duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb fuqi m\u00eb e p\u00ebrgjegjshme<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Studenti Qian Xin ishte mes demonstruesve q\u00eb treguan mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr zotin Hu dhe q\u00ebndrimin e Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jemi shum\u00eb entuziast\u00eb. Si student\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ne duam t\u00eb shfaqim mir\u00ebseardhjen ton\u00eb p\u00ebr Hu Gjintaon<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi ishte fjala kryesore e dit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomia amerikane \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja n\u00eb bot\u00eb, dhe Kina z\u00eb vendin e dyt\u00eb dhe po rritet me shpejt\u00ebsi. Zoti Obama tha se zhvillimi ekonomik i Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb pozitiv p\u00ebr ekonomin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shtetet e Bashkuara e mir\u00ebpresin rritjen e Kin\u00ebs si nj\u00eb an\u00ebtare e fuqishme, e begat\u00eb dhe e suksesshme e komunitetit t\u00eb vendeve. N\u00eb fakt suksesi i Kin\u00ebs ka sjell\u00eb p\u00ebrfitime ekonomike p\u00ebr popullin amerikan, ashtu si edhe p\u00ebr tuajin<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Dy president\u00ebt u takuan me udh\u00ebheq\u00ebs korporatash amerikan\u00eb dhe kinez\u00eb.<\/p>\n<p>Defi\u00e7iti masiv treg\u00ebtar amerikan ndaj Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh dhe Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb njoftoi p\u00ebr marr\u00ebveshje n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave Kina do t\u00eb blej\u00eb mallra amerikane q\u00eb kapin vler\u00ebn rreth 45 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mustafa Nano Dy udh\u00ebheq\u00ebsit e dy vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb pik\u00ebpamje ekonomike, Barack Obama i SHBA-ve dhe Hu Jintao i Kin\u00ebs, pat\u00ebn nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtypin. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i zakont\u00eb, pasi udh\u00ebheq\u00ebsit kinez\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb tilla raste. Ata nuk e kan\u00eb qejf shtypin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5774","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mustafa Nano Dy udh\u00ebheq\u00ebsit e dy vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb pik\u00ebpamje ekonomike, Barack Obama i SHBA-ve dhe Hu Jintao i Kin\u00ebs, pat\u00ebn nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtypin. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i zakont\u00eb, pasi udh\u00ebheq\u00ebsit kinez\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb tilla raste. Ata nuk e kan\u00eb qejf shtypin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-20T23:34:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d\",\"datePublished\":\"2011-01-20T23:34:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/\"},\"wordCount\":1732,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mustafa_nano-150x150.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/\",\"name\":\"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mustafa_nano-150x150.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-20T23:34:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mustafa_nano-150x150.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mustafa_nano-150x150.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gazetari-te-ben-gjemen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mustafa Nano Dy udh\u00ebheq\u00ebsit e dy vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb pik\u00ebpamje ekonomike, Barack Obama i SHBA-ve dhe Hu Jintao i Kin\u00ebs, pat\u00ebn nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtypin. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i zakont\u00eb, pasi udh\u00ebheq\u00ebsit kinez\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb tilla raste. Ata nuk e kan\u00eb qejf shtypin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-20T23:34:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d","datePublished":"2011-01-20T23:34:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/"},"wordCount":1732,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/","name":"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg","datePublished":"2011-01-20T23:34:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mustafa_nano-150x150.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gazetari-te-ben-gjemen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gazetari i lir\u00eb t\u00eb b\u00ebn \u201cgj\u00ebm\u00ebn\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5774"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5774\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}