{"id":5703,"date":"2011-01-19T10:27:30","date_gmt":"2011-01-19T09:27:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5703"},"modified":"2011-01-19T10:27:30","modified_gmt":"2011-01-19T09:27:30","slug":"trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/","title":{"rendered":"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-5705\" title=\"Isuf B. Bajrami\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg\" alt=\"\" width=\"86\" height=\"113\" \/><\/p>\n<p><strong>Isuf B. Bajrami<\/strong><\/p>\n<p><strong>Trocki: Un\u00eb, d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup <\/strong><br \/>\nI njohur edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb disa gazeta t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen at\u00eb si t\u00eb d\u00ebrguar special t\u00eb gazet\u00ebs ruse \u201cKievskaja Misl\u201d n\u00eb Shkup dhe rrethinat e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reportazh lufte. Por, i gjendur n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb masakre t\u00eb organizuar t\u00eb serb\u00ebve ndaj popullsis\u00eb shqiptare, ai nuk ngurron te shkruaj\u00eb me tone akuzuese p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pa me syt\u00eb e tij.<br \/>\nGazeta \u201cKievskaja Misl\u201d q\u00eb botohej n\u00eb Kiev n\u00eb gjuh\u00ebn ruse, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte m\u00eb e madhja dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja q\u00eb botohej jasht\u00eb kryeqytetit, Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5706\" title=\"Lew Dawidowicz Trocki \" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/trocki.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"263\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Lew Dawidowicz Trocki <\/strong>( <em>1879 &#8211; 1940 <\/em>)<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shkruanin pothuaj t\u00eb gjitha penat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb koh\u00ebs, nisur nga publicisti Luna\u00e7arski, duke vazhduar me shkrimtar\u00ebt Korolenko, Paustovski e Gorki e p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me politikan\u00ebt si Leon Trocki e t\u00eb tjer\u00eb. Dihet se Leon Trocki, me origjin\u00eb hebreje, ishte nj\u00eb nga dy pretendent\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi p\u00ebrball\u00eb Stalinit dhe m\u00eb pas u detyrua t\u00eb largohej nga Bashkimi Sovjetik p\u00ebr t\u00eb gjetur vdekjen n\u00eb Meksik\u00ebn e larg\u00ebt, pas nj\u00eb atentati t\u00eb organizuar nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. Koha q\u00eb Trocki sjell n\u00eb reportazhin e tij ka qen\u00eb nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe mbijetes\u00ebn e tyre. Me fillimin e Luft\u00ebs Ballkanike, Shqip\u00ebria ishte gjysm\u00eb e shkretuar dhe trupat serbe, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pushtimesh, t\u00eb cilat u shoq\u00ebruan me masakra masive kund\u00ebr popullsis\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb paarmatosur. Sipas shtypit t\u00eb koh\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebsaj ofensive humb\u00ebn jet\u00ebn rreth 250 mij\u00eb shqiptar\u00eb.<br \/>\nGazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjin\u00eb hebreje, autor i librit \u201cGolgotha Shqiptare\u201d, i p\u00ebrshkruante masakrat e serb\u00ebve n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1912, deri n\u00eb pranver\u00ebn e 1913-s, n\u00eb trojet shqiptare, Kosov\u00eb, Maqedoni me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb: \u201cMe qindra e mij\u00ebra kufoma t\u00eb masakruara notonin n\u00eb rrjedhat e lumenjve. Ata q\u00eb mundin t\u2019u shp\u00ebtonin s\u00ebmundjeve, uris\u00eb, plumbave t\u00eb pushk\u00ebve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb dhe gjyleve t\u00eb artileris\u00eb serbe, grumbulloheshin n\u00eb vende t\u00eb caktuara dhe u jepej nga nj\u00eb plumb kok\u00ebs. M\u00eb keq e p\u00ebsonin ata q\u00eb fshiheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Pas kontrolleve t\u00eb imta q\u00eb b\u00ebheshin p\u00ebr pla\u00e7kitje dhe florinj, t\u00eb fshehurit gjendeshin leht\u00eb dhe thereshin si berrat. Torturat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha i p\u00ebsonin grat\u00eb shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdhunoheshin, lidheshin, dhe pasi b\u00ebheshin kapic\u00eb, mbuloheshin me kasht\u00eb dhe digjeshin t\u00eb gjalla. N\u00eb rast se ato ishin shtatz\u00ebna, u \u00e7ahej barku me bajonet\u00eb dhe pasi u nxirrej f\u00ebmija, vendosej n\u00eb maj\u00eb t\u00eb bajonet\u00ebs apo t\u00eb hunjve. Pas masakrimit serb\u00ebt pinin ver\u00eb, k\u00ebndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste q\u00eb ata gjat\u00eb therjes mblidhnin gjakun n\u00eb kupa dhe e hapnin gostin\u00eb me t\u00eb\u201d.<br \/>\nM\u00eb posht\u00eb, reportazhi i plot\u00eb i Leon Trockit, botuar n\u00eb gazet\u00ebn ruse \u201cKievskaja Misl\u201d, n\u00eb dhjetor 1912, ve\u00e7 t\u00eb tjerave sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer edhe p\u00ebrs\u00ebritjen e historis\u00eb me masakrat e gjenocidin serb gjat\u00eb viteve 1998-1999 n\u00eb Kosov\u00eb. Leon Trocki<br \/>\nKam pasur rastin, p\u00ebr fat apo fatkeq\u00ebsi, ta vizitoj Shkupin, disa dit\u00eb pas Betej\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs. Qysh n\u00eb fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen p\u00ebr qarkullim. P\u00ebr shkak t\u00eb pengesave q\u00eb m\u00eb b\u00ebri Ministria e Luft\u00ebs, fillova t\u00eb mendoj se njer\u00ebzit q\u00eb e udh\u00ebhiqnin luft\u00ebn nuk e kishin nd\u00ebrgjegjen t\u00eb past\u00ebr dhe se atje posht\u00eb, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej n\u00eb shtypin zyrtar. Kjo p\u00ebrshtypje ose parandjenj\u00eb mu p\u00ebrforcua pas takimit me nj\u00eb oficer, i cili kishte qen\u00eb n\u00eb Shkup me ushtar\u00ebt e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<br \/>\nOficeri, t\u00eb cilin e kisha njohur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ishte njeri i ndersh\u00ebm. Mir\u00ebpo, sapo ai e mori vesh se un\u00eb po shkoja p\u00ebr n\u00eb Shkup, meq\u00eb realisht edhe e kisha marr\u00eb lejen p\u00ebr t\u00eb shkuar atje, me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb hapur armiq\u00ebsor m\u00eb tha se nuk duhet t\u00eb shkoja dhe se nuk e kuptonte se pse Beogradi po vepronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas tij, duke i lejuar \u201ct\u00eb huajt\u201d t\u00eb shkonin n\u00eb Shkup. N\u00eb Vranj\u00eb, n\u00eb kufirin me Serbin\u00eb, kur e kuptoi se nuk do ndryshoja vendimin, oficeri serb e nd\u00ebrroi z\u00ebrin dhe filloi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgatit\u00eb p\u00ebr pamjet q\u00eb do t\u00eb shikoja kur t\u00eb arrija n\u00eb Shkup. \u201cK\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pak\u00ebndshme, por fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb paevitueshme\u201d, m\u00eb tha ai. Kjo, m\u00eb duhet ta pranoj, se m\u00eb b\u00ebri edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dyshoja. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se veprat e liga, p\u00ebr t\u00eb cilat ishte d\u00ebgjuar deri n\u00eb Beograd, nuk ishin t\u00eb rast\u00ebsishme, nuk ishin raste t\u00eb ve\u00e7anta e t\u00eb izoluara, p\u00ebrderisa nj\u00eb oficer i trajtonte si \u201cnevoja t\u00eb shtetit\u201d. Dikush duhej t\u00eb kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebto. Kush? Ushtria apo qeveria? P\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebto pyetje e mora sapo arrita n\u00eb Shkup. Trishtimi im filloi porsa e kaluam kufirin. N\u00eb or\u00ebn 5 pasdite iu afruam Kumanov\u00ebs. Dielli po per\u00ebndonte dhe err\u00ebsira tashm\u00eb kishte fituar terren. Sa m\u00eb shum\u00eb err\u00ebsohej, aq m\u00eb tep\u00ebr shiheshin flak\u00ebt e zjarrit q\u00eb shkonin p\u00ebrpjet\u00eb. Po digjej gjith\u00e7ka p\u00ebrreth nesh. T\u00eb gjitha fshatrat shqiptare, t\u00eb af\u00ebrta dhe t\u00eb larg\u00ebta, ishin kthyer n\u00eb sht\u00ebllunga zjarri, deri te hekurudha. Ishte ky shembulli i ve\u00e7ant\u00eb i nj\u00eb lufte t\u00eb tmerrshme shkat\u00ebrruese q\u00eb pash\u00eb n\u00eb zonat e luftimeve. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, pasuria e atyre njer\u00ebzve, e trash\u00ebguar nga gjysh\u00ebrit e st\u00ebrgjysh\u00ebrit dhe e fituar me mund, po kthehej n\u00eb flak\u00eb. Kjo monotoni zjarri na p\u00ebrcolli gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs deri n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Masakra serbe<\/p>\n<p>Zbrita nga vagoni me t\u00eb cilin udh\u00ebtova. T\u00ebr\u00eb qyteti ishte i heshtur, n\u00eb rrug\u00eb nuk shihje njeri t\u00eb gjall\u00eb, vet\u00ebm para stacionit t\u00eb trenit ishte nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh, prej t\u00eb cil\u00ebve mb\u00ebrrinin z\u00ebra t\u00eb dehurish. Secili shkoi n\u00eb rrug\u00ebn e vet, nd\u00ebrsa un\u00eb mbeta i vetmuar n\u00eb stacion. Shkova te grupi i ushtar\u00ebve. Kat\u00ebr ushtar\u00eb mbanin bajonetat n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie. N\u00eb mesin e grupit t\u00eb ushtar\u00ebve q\u00ebndronin dy t\u00eb rinj shqiptar\u00eb, me takije t\u00eb bardh\u00eb. Nj\u00eb ushtar, \u00e7etnik i dehur, mbante n\u00eb dor\u00eb thik\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr shishen e rakis\u00eb. \u00c7etniku i urdh\u00ebroi shqiptar\u00ebt t\u00eb shtriheshin p\u00ebr tok\u00eb. Ata, gjysm\u00eb t\u00eb vdekur nga frika, u ul\u00ebn n\u00eb gjunj\u00eb. Pas urdhrit tjet\u00ebr, ata u ngrit\u00ebn. K\u00ebt\u00eb ai e p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb\u2026.<br \/>\nPastaj \u00e7etniku, duke shar\u00eb dhe duke k\u00ebrc\u00ebnuar, u drejtoi maj\u00ebn e thik\u00ebs edhe viktimave t\u00eb tjera. I detyroi t\u00eb pin\u00eb raki, pastaj\u2026 i puthi. I dehur nga forca, rakia dhe gjaku, ai arg\u00ebtohej duke luajtur me ta ashtu si macja e eg\u00ebrsuar me minjt\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat veprime, e nj\u00ebjta psikologji. T\u00eb tre ushtar\u00ebt e tjer\u00eb, edhe ata t\u00eb dehur, q\u00ebndronin duke ruajtur se mos shqiptar\u00ebt po iknin ose do kund\u00ebrshtonin, derisa \u00e7etniku t\u00eb arg\u00ebtohej. \u201cK\u00ebta jan\u00eb arnaut\u00eb\u201d, m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb ushtar, \u201ctash do t\u2019 i ther\u201d. Prej frik\u00ebs u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim t\u00eb mundohesha p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shqiptar\u00ebt. Ata mund t\u00eb shp\u00ebtonin nga k\u00ebta ushtar\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr e armatosur. E gjith\u00eb skena luhej n\u00eb stacionin e trenit. Sapo mb\u00ebrriti treni tjet\u00ebr, ika p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndihm\u00eb\u2026<br \/>\nN\u00eb rrug\u00ebt e qytetit dhe n\u00eb vet\u00eb qytetin ishte aq qet\u00ebsi, sa dukej sikur ishte i shkret\u00eb. T\u00eb gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjasht\u00eb pasdite. Me t\u00eb r\u00ebn\u00eb nata, \u00e7etnik\u00ebt fillonin pun\u00ebt e tyre. Futeshin dhunsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe turqve, duke vrar\u00eb e pla\u00e7kitur. Shkupi kishte 60 mij\u00eb banor\u00eb, gjysma e t\u00eb cil\u00ebve ishin shqiptar\u00eb e turq. Disa nga ata sigurisht q\u00eb kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Tashm\u00eb, gjat\u00eb nat\u00ebs kund\u00ebr tyre kryheshin krime. Dy dit\u00eb pas arritjes sime n\u00eb Shkup, e para gj\u00eb q\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballesha n\u00eb m\u00ebngjes ishte grumbulli e kufomave t\u00eb shqiptar\u00ebve me koka t\u00eb thyera n\u00ebn Ur\u00ebn e Vardarit, mu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin mbytur nga \u00e7etnik\u00ebt, t\u00eb tjer\u00ebt thoshin se ata i kishte sjell\u00eb uji i lumit. Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb dihej: ata njer\u00ebz nuk ishin vrar\u00eb n\u00eb luftime\u2026<br \/>\nShkupi ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb ushtarak. Popullata, sidomos shqiptar\u00ebt dhe mysliman\u00ebt fshiheshin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u par\u00eb nga ushtar\u00ebt serb\u00eb. N\u00eb mesin e mas\u00ebs s\u00eb ushtar\u00ebve dallohen edhe fshatar\u00eb serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ardhur k\u00ebtu nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Serbis\u00eb. Duke u justifikuar se kan\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb gjetur bijt\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tyre, ata kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb duke pla\u00e7kitur. Bisedova me tre prej atyre \u201ctorbaxhinjve\u201d. M\u00eb i riu, nj\u00eb burr\u00eb i shkurt\u00ebr, i sojit t\u00eb \u201ctrimave\u201d, lavd\u00ebrohej sesi me pushk\u00ebn e tij kishte vrar\u00eb dy shqiptar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy t\u00eb tjer\u00eb i kishin ikur. Bashkudh\u00ebtar\u00ebt e tij, fshatar\u00eb t\u00eb moshuar, e v\u00ebrtetonin rr\u00ebfimin e tij.<br \/>\n\u201cNj\u00eb gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb\u201d, ankoheshin ata. \u201cNuk kemi para me vete. K\u00ebtu mund t\u00eb marr\u00ebsh sa t\u00eb duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit \u00ebsht\u00eb dy dinar\u00eb (75 kopek\u00eb). Ushtari shkon n\u00eb fshatin e par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe e merr kalin e par\u00eb q\u00eb gjen. P\u00ebrmes ushtar\u00ebve mund t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb pend\u00eb qe p\u00ebr 20 dinar\u00eb. Serb\u00ebt nga rrethina e Vraj\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive jan\u00eb nisur drejt fshatrave shqiptare me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer gjith\u00e7ka q\u00eb gjejn\u00eb. Grat\u00eb serbe kan\u00eb ngarkuar n\u00eb shpin\u00eb edhe dyer e dritare t\u00eb cilat i kan\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshatrat shqiptare.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb erdh\u00ebn dy ushtar\u00eb. Ata b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7etat, t\u00eb cilat \u00e7armatosin shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb ushtar pyet ku mund ta k\u00ebmbej\u00eb nj\u00eb lir\u00eb. K\u00ebrkova t\u00eb ma tregoj\u00eb lir\u00ebn, meq\u00eb nuk kisha par\u00eb monedh\u00eb turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerr floririn nga qesja, duke rr\u00ebfyer se ka edhe t\u00eb tjera, por nuk d\u00ebshiron t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb sasin\u00eb. Nj\u00eb lir\u00eb turke k\u00ebmbehet me 23 franga. Erdh\u00ebn edhe ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Po d\u00ebgjoja bisedat e tyre. \u201cNuk e di sa shqiptar\u00eb kam vrar\u00eb\u201d, thot\u00eb nj\u00ebri, \u201cpor te asnj\u00ebri prej tyre nuk kam gjetur di\u00e7ka t\u00eb vlefshme p\u00ebr ta marr\u00eb. Dhe, kur ia kam hequr kok\u00ebn nj\u00eb nuseje t\u00eb re, te ajo kam gjetur 10 lira\u201d. P\u00ebr b\u00ebmat e tyre, ata flasin krejt lirsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr ta. Njer\u00ebzit nuk e kuptojn\u00eb se sa ndryshime t\u00eb brendshme kan\u00eb sjell\u00eb vet\u00ebm disa dit\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. Mund t\u00eb shihet se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli shkon njeriu nga rrethanat. N\u00eb kushte t\u00eb organizmit barbar t\u00eb luft\u00ebs, njer\u00ebzit shpejt brutalizohen dhe k\u00ebt\u00eb ndoshta edhe nuk e kuptojn\u00eb. Nj\u00eb tog ushtar\u00ebsh po marshonte rrug\u00ebs kryesore t\u00eb Shkupit. Nj\u00eb i dehur, sipas t\u00eb gjitha gjasave, nj\u00eb turk i marr\u00eb, filloi t\u2019i mallkonte. Ushtar\u00ebt ndaluan. E mb\u00ebshtet\u00ebn turkun tek muri m\u00eb i af\u00ebrt dhe e pushkatuan n\u00eb vend. Toga vazhdoi tutje, ashtu sikur edhe popullata q\u00eb ishte n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Biseda me oficerin q\u00eb e njihja<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb nj\u00eb pijetore, takova nj\u00eb oficer, t\u00eb cilin e njihja. Nj\u00ebsia e tij kishte qen\u00eb e stacionuar n\u00eb Ferizaj, n\u00eb qendr\u00ebn e shqiptar\u00ebve, \u201cSerbia e vjet\u00ebr\u201d. Me njer\u00ebzit e tij, rreshteri kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb top t\u00eb madh t\u00eb rreziksh\u00ebm, gjat\u00eb marshimit nga Ko\u00e7ani deri n\u00eb Shkup. Topi do t\u2019i d\u00ebrgohej ushtris\u00eb, e cila kishte rrethuar Edrenen\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb detyrash keni tani n\u00eb Ferizaj mes shqiptar\u00ebve? \u2013 e pyes.<\/p>\n<p>\u201cPo pjekim zogj dhe po vrasim arnaut\u00eb. Jemi lodhur tashm\u00eb\u201d,- thot\u00eb,- duke b\u00ebr\u00eb grimasa dhe duke hapur goj\u00ebn nga lodhja. Pastaj vazhdon: \u201cKa shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pasur mes tyre. Af\u00ebr Ferizajt kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb pasur, me sht\u00ebpi si k\u00ebshtjella. Pronari ishte nj\u00eb njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin kat\u00ebr meshkuj dhe shum\u00eb gra. T\u00eb gjith\u00eb i kemi nxjerr\u00eb nga sht\u00ebpia, i kemi radhitur grat\u00eb dhe para syve t\u00eb tyre u kemi therur burrat. Grat\u00eb nuk qanin nga frika. Na u lut\u00ebn t\u2019i lejonim t\u00eb futeshin n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb merrnin rrobat e tyre. I lejuam. Ato pastaj na dhan\u00eb nga nj\u00eb dhurat\u00eb. Pastaj i vum\u00eb zjarrin t\u00ebr\u00eb vendit\u2026\u201d<\/p>\n<p>&#8211; Si mund t\u00eb veproni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq brutale?,- e pyes i tmerruar nga rr\u00ebfimi i tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di as vet\u00eb, m\u00ebsohet njeriu. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, nuk do t\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb gjendje ta vrisja nj\u00eb plak apo nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. N\u00eb koh\u00eb lufte, sikund\u00ebr e dini, komandanti urdh\u00ebron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin. Shum\u00eb gj\u00ebra si k\u00ebto kan\u00eb ndodhur. Gjat\u00eb bartjes s\u00eb atij topi deri n\u00eb Shkup, gjat\u00eb rrug\u00ebs takuam nj\u00eb qerre, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin shtrir\u00eb kat\u00ebr burra t\u00eb mbuluar deri n\u00eb brez. Menj\u00ebher\u00eb nuhata er\u00ebn e jodit. Di\u00e7ka ishte e dyshimt\u00eb, mendova. Ndalova qerren dhe i pyeta kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin, duke u justifikuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vet\u00ebm qerrexhiu, nj\u00eb rom, i cili na tregoi se kat\u00ebr t\u00eb plagosurit kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luftime n\u00eb Merdar. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. E kuptova se kush ishin. -Zbritni!,- urdh\u00ebrova.<br \/>\nE kuptuan \u00e7far\u00eb po u thosha, por hezitonin. \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebsh? Vendosa bajonet\u00ebn n\u00eb pushk\u00eb dhe i thera t\u00eb kat\u00ebrt\u2026<br \/>\nE kisha njohur k\u00ebt\u00eb njeri. Kishte qen\u00eb kamerier n\u00eb Kragujevc. Njeri pa ndonj\u00eb kualitet. Jo luftarak nga natyra, kamerier, ashtu sikur t\u00eb gjith\u00eb kamerier\u00ebt n\u00eb vendet e tjera. Nj\u00eb koh\u00eb ishte edhe n\u00eb Sindikat\u00ebn e Kamerier\u00ebve. Ishte madje edhe sekretar, por u largua\u2026 Dhe shikoni tani se n\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer!\u201d<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrse veproni si bandit\u00eb, po vrisni dhe po pla\u00e7kitni, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dallim!,- b\u00ebrtita, duke ndier nj\u00eb neveri p\u00ebr njeriun me t\u00eb cilin kisha biseduar.<\/p>\n<p>Eprori u gjend n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. U duk sikur di\u00e7ka i kishte r\u00ebn\u00eb nd\u00ebrmend. Pastaj duke u munduar ta justifikonte veten, i bindur dhe serioz, shqiptoi nj\u00eb fraz\u00eb, e cila kishte edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb zeza sesa kisha par\u00eb dhe d\u00ebgjuar.<br \/>\n\u201cJo. Nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i p\u00ebrfillim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze rregullat, asnj\u00ebher\u00eb nuk vrasim njeri m\u00eb t\u00eb ri se 12 vje\u00e7. P\u00ebr \u00e7etnik\u00ebt nuk t\u00eb them asgj\u00eb me siguri. Ata jan\u00eb kok\u00eb m\u00eb vete. Un\u00eb mund t\u00eb siguroj p\u00ebr ushtar\u00ebt\u201d.<br \/>\nRreshteri nuk siguronte p\u00ebr \u00e7etnik\u00ebt. Dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ata nuk pranonin asnj\u00eb kufizim. T\u00eb rekrutuar nga mesi i t\u00eb papun\u00ebve, t\u00eb paaft\u00ebve, element\u00eb t\u00eb ligj dhe t\u00eb pavler\u00eb, nga turma m\u00eb e ul\u00ebt, arg\u00ebtoheshin me eg\u00ebrsin\u00eb e tyre me krimet, pla\u00e7kitjet dhe dhun\u00ebn. Veprat d\u00ebshmonin shum\u00eb kund\u00ebr tyre. Edhe ushtria e shteti ndiheshin jo mir\u00eb nga banalitete t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb \u00e7etave t\u00eb degjeneruara. Ata u detyruan t\u00eb marrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i \u00e7armatos\u00ebn dhe i kthyen n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Kthimi<\/p>\n<p>Nuk isha n\u00eb gjendje ta duroja edhe m\u00eb tej at\u00eb atmosfer\u00eb, nuk kisha stomak p\u00ebr ta duruar. Interesi politik dhe vet\u00ebdija morale, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me sy se si b\u00ebhen gj\u00ebrat e tilla, u fundos\u00ebn. Tashm\u00eb kisha vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb: T\u00eb kthehesha sa m\u00eb par\u00eb. S\u00ebrish u gjeta n\u00eb tren. Po shikoja fushat e gjera rreth Shkupit. \u00c7far\u00eb bukurie, \u00e7far\u00eb gjer\u00ebsie! Njer\u00ebzit mund t\u00eb jetonin mir\u00eb k\u00ebtu. \u00c7far\u00eb dobie ka t\u00eb flas kur ju vet\u00eb i dini k\u00ebto ide, porse ato n\u00eb at\u00eb vend m\u00eb ting\u00ebllonin dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb fort. Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb minuta nga nisja e trenit, hodha v\u00ebshtrimin jasht\u00eb dhe pash\u00eb n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi prej 200 jard\u00ebsh nga stacioni nj\u00eb kufom\u00eb me takije n\u00eb kok\u00eb, me fytyr\u00eb p\u00ebrdhe dhe duar t\u00eb shtrira. Rreth 50 jard\u00eb nga hekurudha po q\u00ebndronin dy roje serbe, pjes\u00eb e forcave q\u00eb po ruanin hekurudh\u00ebn. Me siguri kjo ishte vep\u00ebr e tyre. Tutje, tutje, vet\u00ebm t\u00eb largohem sa m\u00eb par\u00eb nga ky vend.<br \/>\nJo larg nga Kumanova, n\u00eb nj\u00eb livadh, af\u00ebr hekurudh\u00ebs, ushtar\u00ebt po hapnin nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe. I pyes se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po hapej ajo grop\u00eb. M\u00eb than\u00eb se gropa po hapet p\u00ebr mish t\u00eb prishur, q\u00eb ndodhej n\u00eb dhjet\u00eb apo 15 kamion\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin parkuar an\u00ebs rrug\u00ebs. Ushtar\u00ebt nuk e kishin marr\u00eb mishin q\u00eb u kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore, madje edhe m\u00eb shum\u00eb se u nevojiteshin, ata i merrnin nga sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve: djath\u00eb, qum\u00ebsht, mjalt\u00eb. \u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb h\u00ebngra m\u00eb shum\u00eb mjalt\u00eb, q\u00eb ua merrnim shqiptar\u00ebve, sesa kisha ngr\u00ebn\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs sime\u201d, m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb ushtar. P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, ushtar\u00ebt serb\u00eb thernin qe, dele, derra, pula, t\u00eb cilat i hanin duke i hedhur mbetjet tej. \u201cNeve nuk na duhet mishi. Sa e sa her\u00eb u kemi shkruar atyre n\u00eb Beograd t\u00eb mos na d\u00ebrgojn\u00eb mish, por ata e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb sipas disa rregullave\u201d. K\u00ebshtu q\u00ebndrojn\u00eb gj\u00ebrat kur shikohen nga af\u00ebr. Mishi po prishet, si mishi i njer\u00ebzve, ashtu edhe i kafsh\u00ebve, fshatrat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkrumb e hi, njer\u00ebzit po d\u00ebbohen, \u201cnjer\u00ebzit mbi 12 vjet\u201d\u2026 t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb barbarizuar, duke humbur fytyr\u00ebn e tyre njer\u00ebzore\u2026<br \/>\nLufta po del n\u00eb sip\u00ebrfaqe si kryesorja dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, do t\u2019i shihni krimet n\u00ebse shpalosni pak perden, e cila rri varur para veprave t\u00eb \u201ctrim\u00ebris\u00eb\u201d s\u00eb ushtar\u00ebve\u2026<br \/>\nMarr\u00eb nga \u201cKievskaja Misl\u201d, nr. 355, 23 dhjetor 1912.<br \/>\nhttp:\/\/books.google.com\/books?id=_mIDEE &#8230; en&amp;f=false<br \/>\nhttp:\/\/www.albaniapress.com\/lajme\/13366\/Trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-Shkup.html<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isuf B. Bajrami Trocki: Un\u00eb, d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup I njohur edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb disa gazeta t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen at\u00eb si t\u00eb d\u00ebrguar special t\u00eb gazet\u00ebs ruse \u201cKievskaja Misl\u201d n\u00eb Shkup dhe rrethinat e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reportazh lufte. Por, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5703","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Isuf B. Bajrami Trocki: Un\u00eb, d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup I njohur edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb disa gazeta t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen at\u00eb si t\u00eb d\u00ebrguar special t\u00eb gazet\u00ebs ruse \u201cKievskaja Misl\u201d n\u00eb Shkup dhe rrethinat e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reportazh lufte. Por, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-19T09:27:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup\",\"datePublished\":\"2011-01-19T09:27:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/\"},\"wordCount\":3205,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/\",\"name\":\"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-19T09:27:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/isuf_bajrami.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Isuf B. Bajrami Trocki: Un\u00eb, d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup I njohur edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb disa gazeta t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen at\u00eb si t\u00eb d\u00ebrguar special t\u00eb gazet\u00ebs ruse \u201cKievskaja Misl\u201d n\u00eb Shkup dhe rrethinat e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reportazh lufte. Por, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-19T09:27:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup","datePublished":"2011-01-19T09:27:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/"},"wordCount":3205,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/","name":"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg","datePublished":"2011-01-19T09:27:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/isuf_bajrami.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-shkup\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Trocki d\u00ebshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5703"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5703\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}