{"id":5697,"date":"2012-11-03T08:42:01","date_gmt":"2012-11-03T07:42:01","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5697"},"modified":"2012-11-03T08:42:01","modified_gmt":"2012-11-03T07:42:01","slug":"100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/","title":{"rendered":"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Andrea Stefani\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>ANDREA STEFANI<\/strong>, <em>2 N\u00ebntor 2012<\/em><\/p>\n<p>Qeveria dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, pra Berisha, Basha dhe Meta, jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb thirrje sa provokuese aq hipokrite p\u00ebr opozit\u00ebn: Ejani t\u00eb bashkohemi m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb! B\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr bashkim k\u00ebta pushtetar\u00eb dhe \u201cpatriot\u00eb\u201d t\u00eb korruptuar, duke e aluduar se n\u00ebse nuk vepron k\u00ebshtu, opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse e kombit. Por mendja e tyre, e ngushtuar nga interesat e pushtetit pa fund dhe pasurimit po pa fund, nuk arrin t\u00eb kuptoj\u00eb se tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb bashkimi dhe krejt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb grumbullimi p\u00ebr t\u00eb festuar. Dhe si ujku q\u00eb fton qengjin, i thon\u00eb opozit\u00ebs: Eja t\u00eb festojm\u00eb, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb imazhin e bashk\u00ebjetes\u00ebs sot q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb t\u00eb\u2026 kullufisim!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb banale t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr bashkim \u201cp\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb si\u00e7 b\u00ebn Ilir Meta. Por ky demagog nuk e ka problem t\u00eb bashkohet me k\u00ebdo kur kjo i volit interesit t\u00eb tij p\u00ebr pushtet. Edhe me at\u00eb q\u00eb sapo e ka denoncuar si tiran apo kryemafioz. Bashkimi i tij me Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e k\u00ebsaj mungese t\u00eb skajshme parimesh e maskuar keq me \u201cpatriotiz\u00ebm\u201d. Sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se bashkimi i Met\u00ebs n\u00eb qeveri me Berish\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt patriotik, por nj\u00eb tradhti komb\u00ebtare me pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Sepse la n\u00eb pushtet at\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb Meta premtoi solemnisht se do ta nxirrte n\u00eb pension. Dhe sot, pa asnj\u00eb turp, fton opozit\u00ebn, PS-n\u00eb dhe Edi Ram\u00ebn, t\u00eb ndjekin shembullin e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebfestojn\u00eb p\u00ebrvjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb me tiranin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>A nuk do t\u00eb ishte kjo nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e historis\u00eb s\u00eb sh\u00ebmtuar, kur shqiptar\u00ebt bashk\u00ebfestonin p\u00ebr 40 vjet p\u00ebrvjetor\u00ebt e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb bashku me diktatorin Enver Hoxha? Bashkimi, n\u00eb sensin europian per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e mrekullueshme. Ai mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim n\u00eb vlera, bashkim n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet me institucione t\u00eb pavarura q\u00eb e kontrollojn\u00eb qeverin\u00eb. Meta, Basha dhe K\u00b0 jan\u00eb bashkuar me Berish\u00ebn n\u00eb gjakimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet, ku qeveria kontrollon institucionet, gjykatat, ku Kryeministri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb cakton \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb keq dhe institucionet apo gjykatat vet\u00ebm firmosin, duke maskuar vullnetin e tij me \u201cdrejt\u00ebsi\u201d apo \u201cligj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita do t\u2019u bashkohej festimeve me k\u00ebta autokrat\u00eb dhe oligark\u00eb t\u00eb korrupsionit q\u00eb ka kapur shtetin, at\u00ebher\u00eb ajo do t\u2019i sh\u00ebrbente q\u00eb nj\u00eb projekt antiliri, pra dhe thell\u00ebsisht antikomb\u00ebtar, ta maskonin me patriotiz\u00ebm. Mesazhi q\u00eb do t\u00eb jepej n\u00eb publik do t\u00eb ishte ky: Berisha v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb autokrat, por gjithsesi \u00ebsht\u00eb patriot. Do t\u00eb ishte rrena m\u00eb e madhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Armiku m\u00eb i rreziksh\u00ebm i shqiptar\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po i pengon n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb autokratizmi. Dhe Berisha \u00ebsht\u00eb kryekoka e autokratizmit t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj do t\u00eb ishte mashtrimi m\u00eb i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebfestonin me autokratin. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si opozita t\u00eb bashk\u00ebfestonte me Kabil\u00ebn n\u00eb Kongo, me \u00c7avezin n\u00eb Venezuel\u00eb, apo me Putinin n\u00eb Rusi. Ka ardhur m\u00eb n\u00eb fund koha q\u00eb fishekzjarr\u00ebt e pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb zbukuruar shtypjen e liris\u00eb!<\/p>\n<p>Parimisht, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebfestoj\u00eb me ca autokrat\u00eb, q\u00eb n\u00eb bilancin e qeverisjes s\u00eb tyre kan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb qeverisjes, qytetar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb me plumba, nd\u00ebrsa ushtronin lirin\u00eb e protest\u00ebs m\u00eb 21 janar, mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga puna p\u00ebr bindje politike, t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb t\u00eb komunizmit t\u00eb pad\u00ebmshp\u00ebrblyer dhe t\u00eb fyer deri edhe t\u00eb ndaluar brutalisht dit\u00ebn e vizit\u00ebs s\u00eb sekretares Klinton n\u00eb Tiran\u00eb, mij\u00ebra pronar\u00eb t\u00eb mashtruar deri n\u00eb posht\u00ebrim p\u00ebr mbi dy dekada. Do t\u00eb ishte nj\u00eb kap\u00ebrcim mbi gjakun e martir\u00ebve, mbi lumin e padrejt\u00ebsive q\u00eb po p\u00ebrmbyt e p\u00ebr\u00e7an shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, nj\u00eb pastrim i duarve t\u00eb pista dhe t\u00eb p\u00ebrgjakura t\u00eb pushtetit, nj\u00eb maskim me bashkim i p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb thell\u00eb mes liris\u00eb dhe antiliris\u00eb. Opozita do ta kish t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegonte paradoksin: Berisha edhe tiran edhe patriot?!<\/p>\n<p>Sepse armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb kombit shqiptar jan\u00eb tiran\u00ebt, ata q\u00eb duke gjakuar p\u00ebr nj\u00eb shtet me pushtete t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb si n\u00eb koh\u00ebrat e diktatur\u00ebs komuniste, po rr\u00ebnojn\u00eb projektin e krijimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor dhe europian me pushtete t\u00eb ndara dhe t\u00eb baraspeshuara. Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb kurr\u00eb si komb pa nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb makin\u00eb shtet\u00ebrore moderne tipike p\u00ebr Per\u00ebndimin. Ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja makin\u00eb shtet\u00ebrore lirie, e aft\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb qytetarin, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tij, nga k\u00ebrc\u00ebnimi i qeverive. Shqip\u00ebria nuk e ka pasur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb historin\u00eb e vet, prandaj ka mbetur e varf\u00ebr edhe sot e k\u00ebsaj dite. Bashkimi nuk \u00ebsht\u00eb garnituresk. As vet\u00ebm nj\u00ebditor. Kur ekziston ai \u00ebsht\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb. Sepse bazohet n\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Mjerisht pushteti nuk ka n\u00eb zem\u00ebr k\u00ebto vlera. Prandaj edhe bashkimi n\u00eb diversitet me opozit\u00ebn b\u00ebhet i pamundur.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mes dy kampeve politike, ka edhe nj\u00eb shkak tjet\u00ebr q\u00eb pengon bashk\u00ebfestimin. Ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00eb dinak\u00ebrin\u00eb e Berish\u00ebs q\u00eb nuk ka arritur kurr\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb kryeministri t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Edhe n\u00eb rastin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Berisha u p\u00ebrpoq t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb protokoll festimesh q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb provokuese t\u00eb mundshme, zbeh profilin e Vlor\u00ebs, t\u00eb kryeqytetit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb kombit. Edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme Berisha nuk mund t\u2019ia fal\u00eb Vlor\u00ebs kuraj\u00ebn qytetare q\u00eb tregoi n\u00eb vitin 1997, kur u b\u00eb motori i revolt\u00ebs q\u00eb solli r\u00ebnien e tij t\u00eb merituar pas falimentimit t\u00eb piramidave financiare, q\u00eb vet\u00eb i kish toleruar p\u00ebr vite me radh\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb fare rast\u00ebsi q\u00eb Kryeministri e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije figur\u00ebn e Ismail Qemalit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po pompon me profil duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb figur\u00ebn e Ahmet Zogut. Edhe k\u00ebtu autokrati ndjek q\u00ebllimin e tij t\u00eb fiksuar. Ahmet Zogu ka merita n\u00eb ngritjen e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model jo i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u glorifikuar n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Sepse ai b\u00ebri shtet me stabilitet, por jo nj\u00eb shtet me liri p\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00eb themel t\u00eb atij stabiliteti ishte shtypja e liris\u00eb dhe e t\u00eb drejtave. Prandaj e drejta dhe e dobishmja do t\u00eb ishte q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb festimeve t\u00eb ishte Ismail Qemali, akti i tij i pavar\u00ebsis\u00eb, i shk\u00ebputur dhe i pakompromentuar nga bilancet e varfra t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb k\u00ebta 100 vjet. Duhet festuar pavar\u00ebsia nga pushtimi i huaj. Por nuk mund t\u00eb festohet skllav\u00ebria q\u00eb erdhi m\u00eb pas. As ajo zogiste, as ajo fashiste, as ajo komuniste. Jan\u00eb dekada t\u00eb t\u00ebra skllav\u00ebri. Nuk mund t\u00eb glorifikohen as p\u00ebrpjekjet e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019i zhytur shqiptar\u00ebt n\u00ebn nj\u00eb sundim t\u00eb ri autokratik. Pavar\u00ebsia ishte nj\u00eb arritje e madhe. Ishte nj\u00eb ringjallje e kombit. Por puna \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebri kombi m\u00eb pas me jet\u00ebn e tij. \u00c7far\u00eb krijoi, \u00e7far\u00eb nd\u00ebrtoi? Mjerisht sisteme skllav\u00ebruese, ku shqiptari e burgosi, vrau, pushkatoi, p\u00ebrndoqi, shantazhoi, k\u00ebrc\u00ebnoi, posht\u00ebroi shqiptarin.<\/p>\n<p>Po pse Berisha shfaqet ndryshe nga 20 vjet m\u00eb par\u00eb, kaq i afeksionuar p\u00ebr Ahmet Zogun? Vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shkak, p\u00ebr nj\u00eb obsesion t\u00eb pafjetur, sundimin e shqiptar\u00ebve. Sepse modeli i shtetit q\u00eb ngriti Ahmet Zogu, \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb ai \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb instaloj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb shtet m\u00eb zgjedhje false, me Parlament dhe gjykata kukulla q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb maskuar me ligj pushtetin e tij pa kufij. Duke ngritur n\u00eb piedestal m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbretin Zog n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, kur duhet t\u00eb festohet 100-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb dhe jo 100-vjetori i monarkis\u00eb, Berisha tenton t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb piedestal \u00ebndrr\u00ebn, projektin e tij prej autokrati. Ja pse opozita ka arsyen dhe t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit dhe liris\u00eb t\u00eb festoj\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Vlor\u00eb. Larg tiranit, jo me tiranin! Do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201cp\u00ebr\u00e7arje\u201d n\u00eb favor t\u00eb liris\u00eb, e sh\u00ebndetshme dhe jo e s\u00ebmur\u00eb, jo hipokrite si bashkimi 24 or\u00ebsh n\u00eb favor t\u00eb skllav\u00ebrimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ANDREA STEFANI, 2 N\u00ebntor 2012 Qeveria dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, pra Berisha, Basha dhe Meta, jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb thirrje sa provokuese aq hipokrite p\u00ebr opozit\u00ebn: Ejani t\u00eb bashkohemi m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb! B\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr bashkim k\u00ebta pushtetar\u00eb dhe \u201cpatriot\u00eb\u201d t\u00eb korruptuar, duke e aluduar se n\u00ebse nuk vepron k\u00ebshtu, opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5697","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ANDREA STEFANI, 2 N\u00ebntor 2012 Qeveria dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, pra Berisha, Basha dhe Meta, jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb thirrje sa provokuese aq hipokrite p\u00ebr opozit\u00ebn: Ejani t\u00eb bashkohemi m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb! B\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr bashkim k\u00ebta pushtetar\u00eb dhe \u201cpatriot\u00eb\u201d t\u00eb korruptuar, duke e aluduar se n\u00ebse nuk vepron k\u00ebshtu, opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-03T07:42:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT!\",\"datePublished\":\"2012-11-03T07:42:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/\"},\"wordCount\":1532,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/\",\"name\":\"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-03T07:42:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ANDREA STEFANI, 2 N\u00ebntor 2012 Qeveria dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, pra Berisha, Basha dhe Meta, jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb thirrje sa provokuese aq hipokrite p\u00ebr opozit\u00ebn: Ejani t\u00eb bashkohemi m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb! B\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr bashkim k\u00ebta pushtetar\u00eb dhe \u201cpatriot\u00eb\u201d t\u00eb korruptuar, duke e aluduar se n\u00ebse nuk vepron k\u00ebshtu, opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-03T07:42:01+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT!","datePublished":"2012-11-03T07:42:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/"},"wordCount":1532,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/","name":"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2012-11-03T07:42:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-opozita-ne-vlore-larg-tiranit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100-VJETORI, OPOZITA N\u00cb VLOR\u00cb LARG TIRANIT!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5697\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}