{"id":5606,"date":"2011-01-13T09:39:37","date_gmt":"2011-01-13T08:39:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5606"},"modified":"2011-01-13T09:39:37","modified_gmt":"2011-01-13T08:39:37","slug":"nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/","title":{"rendered":"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>13.01.2011<\/em><\/p>\n<p>TIRAN\u00cb &#8211; I kontaktuar nga &#8220;Shekulli&#8221; pasditen e djeshme, deputeti Dritan Prifti ka shpjeguar se \u00e7far\u00eb &#8220;fshihet&#8221; n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb videos q\u00eb Meta pretendon se \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb. Sipas Priftit, shkaku p\u00ebrse kjo pjes\u00eb e videos \u00ebsht\u00eb prer\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht teknik, pasi n\u00eb ato momente z\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet se \u00e7far\u00eb po bisedojn\u00eb dy personazhet.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><object classid=\"clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000\" width=\"500\" height=\"300\" codebase=\"http:\/\/download.macromedia.com\/pub\/shockwave\/cabs\/flash\/swflash.cab#version=6,0,40,0\"><param name=\"flashvars\" value=\"height=500&amp;width=300&amp;file=http:\/\/www.shekulli.com.al\/2011\/01\/12\/Ilir%20Meta%20dhe%20Dritan%20Prifti.flv&amp;skin=http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/stil.swf&amp;controlbar=over&amp;autostart=false&amp;stretching=fill&amp;showdigits=true\" \/><param name=\"src\" value=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/flv\/player.swf\" \/><param name=\"wmode\" value=\"transparent\" \/><param name=\"allowfullscreen\" value=\"true\" \/><embed type=\"application\/x-shockwave-flash\" width=\"500\" height=\"300\" src=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/flv\/player.swf\" allowfullscreen=\"true\" wmode=\"transparent\" flashvars=\"height=500&amp;width=300&amp;file=http:\/\/www.shekulli.com.al\/2011\/01\/12\/Ilir%20Meta%20dhe%20Dritan%20Prifti.flv&amp;skin=http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/stil.swf&amp;controlbar=over&amp;autostart=false&amp;stretching=fill&amp;showdigits=true\"><\/embed><\/object><\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa mban mend ish-ministrit Prifti, n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb videos diskutohet p\u00ebr em\u00ebrime t\u00eb tjera q\u00eb Ilir Meta k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. N\u00eb fillim t\u00eb videos tregohet q\u00eb ai mbante me vete nj\u00eb bllok ku kishte sh\u00ebnuar nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb gjitha porosit\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr ministrin Dritan Prifti.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e prer\u00eb ndodhen porosit\u00eb e em\u00ebrimeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb biseduar edhe n\u00eb lidhje me prokurorin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb nis\u00eb hetimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e koncesionit t\u00eb hidrocentralit Egnatia-Shushica n\u00eb lumin e Gostim\u00ebs.<\/p>\n<p>Meta i shpjegon Priftit q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes q\u00eb kjo bised\u00eb t\u00eb mos hapet shum\u00eb, pasi ndokush mund t\u00eb flas\u00eb n\u00eb prokurori. Burime t\u00eb prokuroris\u00eb kan\u00eb pohuar dje se kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kontakt paraprak me deputetin Dritan Prifti dhe se ai u ka pohuar q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb sot paradite p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar materialet e \u00e7\u00ebshtjes. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr videon origjinale, t\u00eb cil\u00ebn ministri do ta dor\u00ebzoj\u00eb zyrtarisht si prov\u00eb.<\/p>\n<p>Sot pritet q\u00eb ai t\u00eb jap\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. Q\u00eb nga momenti i transmetimit t\u00eb videos, deputeti Dritan Prifti ka marr\u00eb disa k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb telefon. K\u00ebrc\u00ebnimet kan\u00eb ardhur p\u00ebrmes telefonatave t\u00eb panjohura dhe mesazheve. K\u00ebto do t\u00eb depozitohen n\u00eb prokurori n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs. &#8220;Kam shp\u00ebrndar\u00eb provat brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb miq t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, fajtor jan\u00eb 2 persona: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha deri tani nuk ka motiv, kurse Meta \u00ebsht\u00eb shprehur q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb marr\u00eb kallashin kund\u00ebr meje.<\/p>\n<p>Kriminel\u00ebt ordiner\u00eb nuk kan\u00eb pun\u00eb me mua, ata mund t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm me urdh\u00ebr politik. F\u00ebmij\u00ebt nuk din\u00eb asgj\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe ne i mbajm\u00eb larg televizorit. T\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Kam menduar ta largoj familjen n\u00eb SHBA p\u00ebr disa koh\u00eb, por me vjen keq t&#8217;i shk\u00ebpus f\u00ebmij\u00ebt nga shkolla dhe shoq\u00ebria e tyre&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur Prifti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shekullin, e cila mund t\u00eb lexohet e plot\u00eb n\u00eb &#8220;Shekulli Online&#8221;. Ish-ministri i Ekonomis\u00eb, Dritan Prifti, ka reaguar dje pas publikimit t\u00eb video-skandalit duke pranuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar se koncesioni q\u00eb k\u00ebrkohet nga Ilir Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb favor p\u00ebr disa miqt\u00eb e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prifti ka pohuar se videon n\u00eb fjal\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb edhe kryeministrit Berisha, por ky i fundit nuk ka pranuar q\u00eb ta shoh\u00eb. Ai ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij skandali, por nuk ka kryer asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p>&#8220;Dua t\u00eb konfirmoj si d\u00ebshmitar i ngjarjes se videoja e shfaqur n\u00eb &#8220;Fiks Fare&#8221; \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb dhe p\u00ebrmban th\u00ebnie origjinale t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb bised\u00ebn me mua. Video \u00ebsht\u00eb shkurtuar nga versioni origjinal, duke u hequr pjes\u00eb t\u00eb panevojshme, por t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb transmetuar jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam versionin origjinal t\u00eb videos dhe do t&#8217;ia v\u00eb n\u00eb dispozicion Prokuroris\u00eb. Origjinalitetin dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e asaj bisede do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ta v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb&#8221;, &#8211; tha dje Dritan Prifti.<\/p>\n<p>Ai ka komentuar edhe deklarat\u00ebn e Ilir Met\u00ebs se i jan\u00eb lexuar buz\u00ebt, por nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebri. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pretendim, Prifti \u00ebsht\u00eb shprehur: &#8220;Urdhri p\u00ebr anulimin e tenderit n\u00eb &#8220;Albpetrol&#8221;, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb tenderin tjet\u00ebr ta fitonte miku i tij, Bekim Halilaj, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb si kristali me figur\u00eb dhe me z\u00eb. E kristalte \u00ebsht\u00eb videoja dhe jo Ilir Meta&#8221;.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, Prifti ka dh\u00ebn\u00eb dje edhe detaje p\u00ebr koncesionin q\u00eb diskutohet n\u00eb video dhe q\u00eb Meta k\u00ebrkon q\u00eb t&#8217;i jepet mikut t\u00eb tij, Gimit.<\/p>\n<p>&#8220;Urdhri k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb koncesion hidrocentrali bashkimit t\u00eb firmave t\u00eb udh\u00ebhequr nga v\u00ebllez\u00ebrit Tola dhe pasuar nga miku tij Agim Rrapaj dhe ortaku i tij Fatmir Merkaj, jan\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb n\u00eb figur\u00eb dhe n\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ngul k\u00ebmb\u00eb, me figur\u00eb dhe me z\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb, q\u00eb ata kan\u00eb fituar dhe se po t\u00eb shkoj\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, ata p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb fitojn\u00eb, sepse ky ka mikesh\u00eb kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ai me figur\u00eb dhe z\u00eb kristali telefonon Agim Rrapajn nga telefoni i tij dhe ma nxjerr mua n\u00eb telefon. Ai ofron 7% si shp\u00ebrblim&#8221;, &#8211; tha dje Dritan Prifti.<\/p>\n<p>Ish-ministri shpjegoi se Meta ka pasur dijeni prej koh\u00ebsh p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj videoje. Madje, edhe kryeministri Berisha \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb ajo ka ndodhur. &#8220;I ofrova atij (Berish\u00ebs) kopje t\u00eb videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe ta shihte. Shum\u00eb njer\u00ebz e kan\u00eb ditur brendin\u00eb e videos, por deri dje nuk e kishin par\u00eb&#8221;, &#8211; komentoi Prifti.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkoi publikisht kryeministrit Berisha q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb dhe t\u00eb shkarkoj\u00eb Ilir Met\u00ebn. &#8220;Loja me dor\u00ebzim imuniteti apo akuza kund\u00ebr opozit\u00ebs nuk pi uj\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnimi i Ilir Met\u00ebs se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Ministrin\u00eb shembull transparence duke me k\u00ebrc\u00ebnuar mua si ish-minist\u00ebr, nuk me tremb aspak.<\/p>\n<p>Jam m\u00ebsuar me k\u00ebrc\u00ebnimet e Ilir Met\u00ebs dhe t\u00eb badigard\u00ebve t\u00eb veshur me pushtet q\u00eb i vijn\u00eb nga pas prej muajsh, duke trilluar, manipuluar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar mua, familjen, f\u00ebmij\u00ebt dhe miqt\u00eb&#8221;, &#8211; tha Prifti.<\/p>\n<p>*********************************<\/p>\n<p>Videoja e Korrupsionit<\/p>\n<p>Biseda \u00ebsht\u00eb realizuar m\u00eb dat\u00eb 1 mars t\u00eb vitit 2010. Meta ka shkuar n\u00eb zyr\u00ebn e Priftit p\u00ebr t\u00eb biseduar, ose e th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb direktiva.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb bised\u00ebs Meta nxjerr nj\u00eb bllok, ku mban t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb gjitha llogarit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Prifti. Biseda \u00ebsht\u00eb e tensionuar. Duket q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy zyrtar\u00ebve t\u00eb LSI jan\u00eb t\u00eb acaruara. Meta komunikon me Priftin si nj\u00eb batak\u00e7i. Ky i fundit vet\u00ebm sa pohon.<\/p>\n<p>Meta i k\u00ebrkon n\u00eb fillim t\u00eb bised\u00ebs zgjidhjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb quhet Tur Hajdari. Meta e kritikon madje ashp\u00ebr Priftin se p\u00ebrse nuk u jep drejtim \u00e7\u00ebshtjeve. Me ton t\u00eb prer\u00eb ai k\u00ebrkon nga Prifti q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb problemin e Turit.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb Prifti ankohet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast ku personi nuk ka as diplom\u00eb, por Meta i thot\u00eb se p\u00ebrse nuk kishte diplom\u00eb, ndaj ia kishte \u00e7uar atij.<\/p>\n<p>M\u00eb pas zv\/kryeministri shqiptar i k\u00ebrkon Met\u00ebs q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb mik t\u00eb fakultetit si inspektor. Edhe kjo \u00e7\u00ebshtje mbyllet menj\u00ebher\u00eb pasi Prifti thot\u00eb se do e b\u00ebj\u00eb inspektor.<\/p>\n<p>Meta i k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet me Albpetrolin dhe nj\u00eb person q\u00eb quhet Bekim. Prifti thot\u00eb se mund t\u00eb anulloj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe Meta e urdh\u00ebron q\u00eb ta anulloj\u00eb.<\/p>\n<p>Muhabeti tensionohet dhe Meta i k\u00ebrkon Priftit q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb hidrocentrali p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb quhet Gimi. Ky \u00ebsht\u00eb dhe kulmi i bised\u00ebs. Priftit i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb jap\u00eb tenderin pa u zgjidhur disa probleme ligjore t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb do tenderin e hidrocentralit. Madje Meta angazhohet publikisht se do zgjidh\u00eb problemet ligjore, pasi thot\u00eb se e ka mir\u00eb muhabetin me kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs i ka rregulluar vajz\u00ebn n\u00eb ambasad\u00eb. Meta thot\u00eb se Gimi ka premtuar edhe p\u00ebrqindje p\u00ebr marrjen e k\u00ebtij tenderi. Meta p\u00ebrmend shifr\u00ebn 700 mij\u00eb. Nisur nga niveli i lart\u00eb i korruptimit e tenderit, kuptohet q\u00eb flitet p\u00ebr 700 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb bised\u00ebs, Meta e detyron Priftin q\u00eb t\u00eb flas\u00eb me Gimin dhe t&#8217;i garantoj\u00eb atij q\u00eb do zgjidhet gjith\u00e7ka. N\u00eb bised\u00eb del emri i doktorit, d.m.th kryeministrit, q\u00eb brenda nj\u00eb jave, sipas Met\u00ebs e Priftit, ka garantuar se do e kaloj\u00eb dh\u00ebnien e k\u00ebtij hidrocentrali. Po ashtu n\u00eb bised\u00eb shfaqet frika e Met\u00ebs nga prokuroria dhe mosp\u00ebrdorimi i emrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Biseda mbyllet ftoht\u00eb ashtu si\u00e7 nisi. Meta urdh\u00ebron me tone ushtarake q\u00eb t\u00eb mbyllet \u00e7\u00ebshtja e hidrocentralit. Prifti deklaron: Q\u00eb sot.<\/p>\n<p><strong>Biseda e regjistruar mes Met\u00ebs e Priftit<\/strong><\/p>\n<p>Meta &#8211; \u00c7far\u00eb thot\u00eb puna?<br \/>\nPrifti &#8211; Mir\u00eb.<br \/>\nMeta &#8211; Tani, t\u00eb d\u00ebrgova nj\u00eb mesazh, ma kishte d\u00ebrguar Turi. Faleminderit p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe pun\u00ebn tuaj, nr. e telefonit.<br \/>\nPrifti &#8211; Po jo mo, ia \u00e7ova Kolit un\u00eb, e pyeta, e pyeta ku je.<br \/>\nMeta &#8211; T\u00eb mos &#8230;<br \/>\nMeta &#8211; Ke nj\u00eb zakon t\u00eb keq q\u00eb mendon se njer\u00ebzve mund t&#8217;u b\u00ebsh edhe me nge, mua mu b\u00eb si presion, por \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb.<br \/>\nPrifti &#8211; &#8230; Ishte tek un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara.<br \/>\nMeta &#8211; Ai tha ca gj\u00ebra q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. Ka ndonj\u00eb problem?<br \/>\nPrifti &#8211; Po jo, \u00e7far\u00eb problemi t\u00eb ket\u00eb?<br \/>\nMeta &#8211; Pse t\u00eb b\u00ebhesh? E v\u00eb re q\u00eb shpesh her\u00eb me njer\u00ebzit&#8230; \u00e7far\u00eb t\u00eb keqe ka?<br \/>\nPrifti &#8211; S&#8217;ka t\u00eb keqe mor burr\u00eb. \u00c7&#8217;t\u00eb keqe ka?!<br \/>\nMeta &#8211; M\u00eb mori Turi mua, jo m\u00eb mori Turi, jo m\u00eb tha k\u00ebshtu, jo m\u00eb tha ashtu.<br \/>\nPrifti &#8211; Nuk ka diplom\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se nuk ka diplom\u00eb, asnj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr&#8230;<br \/>\nMeta &#8211; Po p\u00ebrse ta solla un\u00eb? Un\u00eb mund ta kisha sjell\u00eb edhe pa emrin e atij apo jo? Mund t\u00eb mos ia kisha v\u00ebn\u00eb emrin fare dhe vari k&#8230;<br \/>\nPrifti &#8211; Po varja<br \/>\nMeta &#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb keqe ka?<br \/>\nPrifti &#8211; Jo, t\u00eb keqe nuk ka.<br \/>\n(Vjen sekretarja, sh\u00ebrben ujin)<\/p>\n<p>Meta &#8211; I gjen nj\u00eb zgjidhje?<br \/>\nPrifti &#8211; P\u00ebr k\u00eb?<br \/>\nMeta &#8211; Tur Hajdarin.<br \/>\nPrifti &#8211; Turin, \u00ebh\u00eb.<br \/>\nMeta &#8211; Turi Hajdarin, e para.<br \/>\nMeta &#8211; E dyta, me Lushnjen, un\u00eb kam nj\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebsh inspektor. Kam detyrim, q\u00eb e kam pasur n\u00eb shkoll\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me LSI-n\u00eb. Po qe se duhet b\u00ebr\u00eb&#8230;<br \/>\nPrifti &#8211; Pa diskutim q\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb.<br \/>\nMeta &#8211; E treta&#8230;<br \/>\nPrifti &#8211; K\u00ebt\u00eb me kontrat\u00eb do ta v\u00ebm\u00eb?<br \/>\nMeta &#8211; Me letra.<br \/>\nMeta &#8211; E treta, me Albpetrolin \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh? P\u00ebr Bekimin si do ta zgjidh\u00ebsh?<br \/>\nPrifti &#8211; Do ta zgjidh, mos ki merak.<br \/>\nMeta &#8211; Zgjidhe pra.<br \/>\nPrifti &#8211; Ose ndoshta t\u00eb bisedoj dhe nj\u00eb her\u00eb me ARMO-n, do ta anulloj t\u00eb par\u00ebn &#8230;<br \/>\nMeta &#8211; Po mir\u00eb, anulloje, pse s&#8217;e b\u00ebn? Anulloje!<br \/>\nMeta &#8211; Gjeje!<br \/>\nPrifti &#8211; Po t\u00eb flas dhe nj\u00eb her\u00eb me ARMO-n.<br \/>\nMeta &#8211; Po gjeje vet\u00eb. Po mos i zvarrit k\u00ebto gj\u00ebra.<br \/>\nMeta &#8211; Tani p\u00ebr pun\u00ebn e hidrocentralit t\u00eb Gimit.<br \/>\nMeta- Tani, nuk e di n\u00eb \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb hysh ti, o ku e di un\u00eb etj, etj<br \/>\nMeta &#8211; Ky Gimi m\u00eb tha mua, ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka diku te 7%, nuk e di se \u00e7far\u00eb b\u00ebre me at\u00eb t\u00eb&#8230;<br \/>\nPrifti &#8211; N\u00ebse ju mendoni&#8230;<br \/>\nPrifti &#8211; K\u00ebtu ka nj\u00eb problem.<br \/>\nMeta &#8211; K\u00ebtu nuk ka problem sepse ata e kan\u00eb fituar. Ata le ta ndjekin k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00ebse e fitojn\u00eb ata, ta marrin ata.<br \/>\nMeta &#8211; Ata e kan\u00eb fituar, le ta ndjekin k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nPrifti &#8211; T&#8217;ua jap tenderin pa mbaruar pun\u00eb ata?<br \/>\nMeta &#8211; Ajo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e mbaruar. Ata, po qe se e fitojn\u00eb ata t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb von\u00eb, le ta marrin ata.<br \/>\nMeta &#8211; K\u00ebt\u00eb problem e kam analizuar, e kam t\u00eb&#8230;<br \/>\nPrifti &#8211; Un\u00eb di q\u00eb n\u00eb apel e kan\u00eb fituar apo jo?<br \/>\nMeta &#8211; E kan\u00eb fituar n\u00eb apel.<br \/>\nPrifti &#8211; K\u00ebta e kan\u00eb humbur n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, e kan\u00eb fituar n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<br \/>\nMeta &#8211; Absolutisht po, apeli \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, ti mund ta zbatosh, do ta \u00e7ojn\u00eb m\u00eb tej. Ata le ta \u00e7ojn\u00eb, por prap\u00eb mbyllet, do t\u00eb flas un\u00eb me Shpres\u00ebn, i kam marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb mir\u00eb, i \u00e7ova vajz\u00ebn n\u00eb ambasad\u00eb.<br \/>\nPrifti &#8211; Po u them \u00e7unave k\u00ebtu.<br \/>\nMeta &#8211; Gimi m\u00eb tha mua, nga ana ime 700.<br \/>\nPrifti &#8211; T\u00eb m\u00eb \u00e7ojn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr zyrtare, t\u00eb m\u00eb thon\u00eb Zoti Prifti, ne e kemi e fituar apelin, ky \u00ebsht\u00eb vendimi, k\u00ebshtu q\u00eb zot\u00ebri vazhdoni vendimin.<br \/>\nMeta &#8211; Alo, Gimi, si kalove, mir\u00eb? Jam k\u00ebtu me zotin Dritan. Foli pak k\u00ebtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).<br \/>\nPrifti &#8211; Po, \u00e7far\u00eb b\u00ebre? Duhet t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgosh n\u00eb protokoll ti mua nj\u00eb let\u00ebr, nj\u00eb let\u00ebr, jo ti, po ata q\u00eb jan\u00eb firmat, po nuk e kan\u00eb sjell\u00eb me protokoll.<br \/>\nMeta &#8211; Po le ta b\u00ebjn\u00eb prap\u00eb.<br \/>\nPrifti &#8211; Ta b\u00ebjn\u00eb prap\u00eb dhe t&#8217;i bashk\u00ebngjisin vendimin e apelit. Mir\u00eb? Dhe ma d\u00ebrgo q\u00eb sot. Po d\u00ebrgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si minist\u00ebr.<br \/>\nMeta &#8211; Jo, jo, \u00ebsht\u00eb &#8230; Probleme t\u00eb ndryshme, por emri im dhe &#8230; prandaj them q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nPrifti &#8211; E mbyll\u00ebm at\u00eb muhabet.<br \/>\nMeta &#8211; Nuk kund\u00ebrshtoj, nuk kund\u00ebrshtoj.<br \/>\nMeta &#8211; Bisedova edhe me doktorin edhe p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb do ta mbyllim. Kupton?<br \/>\nPrifti &#8211; K\u00ebt\u00eb e di.<br \/>\nMeta &#8211; Duhet me pas shume kujdes&#8230;se Prokuroria e hap &#8230; me pas n\u00eb dy, tre veta pjesa tjet\u00ebr, sa m\u00eb pak.<br \/>\nMeta &#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb (hidrocentralin) mbaroje sot qe t\u00eb jen\u00eb gati.<br \/>\nPrifti &#8211; Sot &#8230;<br \/>\nMeta &#8211; Jan\u00eb gati.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p><strong>Skandali &#8216;Meta&#8217;, cil\u00ebt jan\u00eb personat q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb video<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>12.01.2011<\/em><\/p>\n<p><em>Legjenda<\/em><\/p>\n<p>Data 01.03.2010<\/p>\n<p>Ambienti<br \/>\nZyra e ministrit t\u00eb Energjis\u00eb Dritan Prifti<\/p>\n<p>Personazhet kryesore<\/p>\n<p>Dritan Prifti, minist\u00ebr i Energjetik\u00ebs, zv.kryetar i LSI-s\u00eb<br \/>\nIlir Meta, minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, zv.kryeminist\u00ebr, kryetar i LSI-s\u00eb<\/p>\n<p>Personat q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb bised\u00eb<br \/>\nTur Hajdari, &#8211; nj\u00eb njeri q\u00eb i ka d\u00ebrguar SMS Met\u00ebs dhe k\u00ebrkon zgjidhje<\/p>\n<p>Koli &#8211; Sokol Dervishi, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Met\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme<\/p>\n<p>Bekimi &#8211; Bekim H. Biznesmen i fush\u00ebs s\u00eb karburanteve. Jeton n\u00eb Greqi<\/p>\n<p>Gimi &#8211; Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. I arrestuar dhe d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion me projektin &#8220;2KR&#8221;. Sot biznesmen q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb hidrocentral n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Fatmir M.<\/p>\n<p>Shpresa &#8211; Shpresa Be\u00e7aj, Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ilir Meta thot\u00eb q\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb se i ka em\u00ebruar vajz\u00ebn n\u00eb Austri, n\u00eb Ambasad\u00ebn Shum\u00ebkomb\u00ebshe n\u00eb OSBE<\/p>\n<p>Doktori, kryeministri Sali Berisha<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnohet Dritan Prifti<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur emisioni &#8220;Fiks Fare&#8221; transmetonte videon ku Ilir Meta i k\u00ebrkonte Dritan Priftit q\u00eb t\u00eb miratonte afera korruptive, n\u00eb telefonin e Priftit kan\u00eb mb\u00ebrritur disa mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese. i kontaktuar nga &#8220;Shekulli&#8221;, Dritan Prifti ka konfirmuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e videos. Nd\u00ebrkoh\u00eb Prifti ka pohuar se menj\u00ebher\u00eb i kan\u00eb mb\u00ebrritur edhe k\u00ebrc\u00ebnimet e para. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sharje dhe k\u00ebrc\u00ebnime familjare.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb personazhi Agim Rrapaj<\/p>\n<p>Agim Rrapaj, personazhi, i cili i ka premtuar Ilir Met\u00ebs 7% t\u00eb investimit n\u00eb nj\u00eb hidrocentral dhe 700 mij\u00eb euro t\u00eb thata n\u00eb dor\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe publikun shqiptar. Ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur p\u00ebr skandalin e grantit japonez ku ka shp\u00ebrdorur fondet duke u nd\u00ebrruar destinacionin.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb Jemi Gjana u shpreh: &#8220;Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt, se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermer\u00ebve p\u00ebr furnizimin me naft\u00eb pa akciz\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim i paskrupullt&#8221;.<\/p>\n<p>Ish-drejtori i zbatimit t\u00eb projektit t\u00eb financuar nga qeveria japoneze, &#8220;Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR&#8221;, Agim Rrapaj, \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga puna s\u00eb bashku me 25 drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb strukturat qendrore e lokale t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Ushqimit, p\u00ebr abuzime t\u00eb r\u00ebnda miliona dollar\u00ebshe dhe arbitraritet n\u00eb zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>Agim Rrapaj, q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Agrobiznesit Shqiptar, \u00ebsht\u00eb akuzuar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit p\u00ebr vjedhjen e 1 milion dollar\u00ebve t\u00eb grantit japonez, duke i xhiruar ato p\u00ebr OJQ-n\u00eb e vet private.<\/p>\n<p>&#8220;Me nj\u00eb vendim plot\u00ebsues t\u00eb dat\u00ebs 6 maj 2005, qeveria &#8216;Nano&#8217; ka l\u00ebshuar n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Agim Rrapajt, p\u00ebrve\u00e7 fondeve t\u00eb &#8216;2KR&#8217;, edhe 280 milion\u00eb lek\u00eb kosto lokale p\u00ebr gjoja furnizimin me naft\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, fondet jan\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb muajve maj, qershor e korrik n\u00eb rrug\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht abuzive dhe p\u00ebr q\u00ebllime elektorale&#8221;, &#8211; deklaronte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ministri Jemin Gjana.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 13.01.2011 TIRAN\u00cb &#8211; I kontaktuar nga &#8220;Shekulli&#8221; pasditen e djeshme, deputeti Dritan Prifti ka shpjeguar se \u00e7far\u00eb &#8220;fshihet&#8221; n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb videos q\u00eb Meta pretendon se \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb. Sipas Priftit, shkaku p\u00ebrse kjo pjes\u00eb e videos \u00ebsht\u00eb prer\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht teknik, pasi n\u00eb ato momente z\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 13.01.2011 TIRAN\u00cb &#8211; I kontaktuar nga &#8220;Shekulli&#8221; pasditen e djeshme, deputeti Dritan Prifti ka shpjeguar se \u00e7far\u00eb &#8220;fshihet&#8221; n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb videos q\u00eb Meta pretendon se \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb. Sipas Priftit, shkaku p\u00ebrse kjo pjes\u00eb e videos \u00ebsht\u00eb prer\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht teknik, pasi n\u00eb ato momente z\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-13T08:39:37+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta\",\"datePublished\":\"2011-01-13T08:39:37+00:00\",\"dateModified\":\"2011-01-13T08:39:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\"},\"wordCount\":2919,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\",\"name\":\"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-01-13T08:39:37+00:00\",\"dateModified\":\"2011-01-13T08:39:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 13.01.2011 TIRAN\u00cb &#8211; I kontaktuar nga &#8220;Shekulli&#8221; pasditen e djeshme, deputeti Dritan Prifti ka shpjeguar se \u00e7far\u00eb &#8220;fshihet&#8221; n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb videos q\u00eb Meta pretendon se \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb. Sipas Priftit, shkaku p\u00ebrse kjo pjes\u00eb e videos \u00ebsht\u00eb prer\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht teknik, pasi n\u00eb ato momente z\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-13T08:39:37+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta","datePublished":"2011-01-13T08:39:37+00:00","dateModified":"2011-01-13T08:39:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/"},"wordCount":2919,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/","name":"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-01-13T08:39:37+00:00","dateModified":"2011-01-13T08:39:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-me-ndodh-gje-mua-apo-familjes-e-kam-nga-berisha-e-meta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00ebse m\u00eb ndodh gj\u00eb mua apo familjes, e kam nga Berisha e Meta"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5606"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5606\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}