{"id":5541,"date":"2012-10-24T15:10:54","date_gmt":"2012-10-24T14:10:54","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5541"},"modified":"2012-10-24T15:10:54","modified_gmt":"2012-10-24T14:10:54","slug":"gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/","title":{"rendered":"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Patozi - Berisha\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>KASTRIOT MYFTARAJ<\/strong> &#8211; <em>27 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga misteret e m\u00ebdha t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet marr\u00ebdh\u00ebnia preferenciale e Sali Berish\u00ebs me Astrit Patozin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ka shum\u00eb hipoteza n\u00eb PD, por asnj\u00ebra prej tyre nuk ngjan t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebse. M\u00eb bind\u00ebse duket ajo q\u00eb do t\u00eb tregoj un\u00eb m\u00eb tutje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim. Sali Berisha, si pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur n\u00eb fshat (ai ka jetuar n\u00eb fshat deri n\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7) \u00ebsht\u00eb njeri supersticioz. Fshatar\u00ebt p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb njer\u00ebz m\u00eb supersticioz\u00eb se qytetar\u00ebt. Marr\u00ebdh\u00ebnia preferenciale e Berish\u00ebs me Patozin ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me emrin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, i cili b\u00ebn q\u00eb t\u00eb evokohet n\u00eb mendjen e Berish\u00ebs nj\u00eb supersticion i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, ai i \u201cgjarprit t\u00eb haurit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs i Sali Berish\u00ebs, n\u00eb shkoll\u00ebn shtat\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Tropoj\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb dhe ithtar i flakt\u00eb i k\u00ebtij t\u00eb fundit, m\u00eb tregonte nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb ngjarje nga jeta e kryeministrit, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkonte t\u00eb tregonte guximin q\u00eb kishte ai q\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00eb. Sali Berisha, n\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkopi t\u00eb big\u00ebzuar n\u00eb maj\u00eb, pati kapur n\u00eb ahurin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb gjarp\u00ebr, t\u00eb cilit ia kishte hequr dh\u00ebmbin helmues dhe pastaj e mbante n\u00eb ahurin e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qyp. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Berisha arriti q\u00eb ta kapte gjarprin se ai ishte plak dhe l\u00ebvizte me v\u00ebshtir\u00ebsi. Gjithsesi, me k\u00ebt\u00eb gjarp\u00ebr Berisha i mahniti f\u00ebmij\u00ebt e fshatit, t\u00eb cil\u00ebt e shikonin si nj\u00eb lloj magjistari q\u00eb luante me zvarranikun e friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1958, si\u00e7 ka pohuar edhe vet\u00eb Berisha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb mbi jet\u00ebn e tij n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d t\u00eb Fevziut (kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar dhe n\u00eb librin e Fevziut me intervista, me titull \u201cJeta ime\u201d), atij iu dha e drejta e studimit p\u00ebr diplomaci n\u00eb Bashkimin Sovjetik, n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, nga e cila m\u00eb tutje shkohej drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb shkoll\u00ebn m\u00eb elitare t\u00eb diplomacis\u00eb n\u00eb vendet komuniste, n\u00eb Institutin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Mosk\u00eb. Berisha, n\u00eb intervist\u00ebn e tij, e ngat\u00ebrroi disi k\u00ebt\u00eb histori, se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kishte shkoll\u00eb t\u00eb mesme p\u00ebr diplomaci, por kjo ishte nj\u00eb shkoll\u00eb e posa\u00e7me p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja, ku student\u00ebt e ardhsh\u00ebm p\u00ebr diplomaci m\u00ebsonin dy-tre gjuh\u00eb t\u00eb huaja, t\u00eb cilat si\u00e7 dihet jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb diplomat.<\/p>\n<p>Berisha ishte caktuar t\u00eb m\u00ebsonte arabisht. Por, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, atij ia hoq\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb studimi dhe i dhan\u00eb at\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn e mesme mjek\u00ebsore n\u00eb Tiran\u00eb. Natyrisht se e drejta e studimit n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, q\u00eb t\u00eb siguronte nj\u00eb bilet\u00eb paraprake p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn e diplomacis\u00eb, ishte shum\u00eb e lakmuar nga njer\u00ebzit e nomenklatur\u00ebs komuniste, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb djalit fshatar nga Tropoja ia rr\u00ebmbyen n\u00eb aj\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7udia \u00ebsht\u00eb se si ndodhi q\u00eb atij ia dhan\u00eb at\u00eb. Nejse, Fevziu nuk e pyeti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Berisha e pa k\u00ebt\u00eb ngjarje nga pik\u00ebpamja supersticioze. Nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb merrte lajmin se ia pat\u00ebn hequr t\u00eb drejt\u00ebn e studimit p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Bashkimin Sovjetik, Berish\u00ebs i ngordhi gjarpri plak. Saliu u m\u00ebrzit shum\u00eb, se mendonte q\u00eb gjarpri i pati sjell\u00eb fat. Kjo ngjarje pati ndodhur n\u00eb vitin 1958.<\/p>\n<p>Sali Berisha do ta gjente gjarprin e haurit rreth kat\u00ebr dekada m\u00eb pas, kur ishte President i Republik\u00ebs. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dhe zanafilla e karrier\u00ebs s\u00eb \u00e7uditshme politike t\u00eb Astrit Patozit. Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1995, Sali Berisha, kishte ftuar n\u00eb rezidenc\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb Dajt disa gazetar\u00eb t\u00eb shtypit af\u00ebr tij. Mero Baze kishte marr\u00eb edhe mikun e tij Astrit Patozin. Kjo ishte hera e par\u00eb q\u00eb Patozi gjendej n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb me Berish\u00ebn. Ky ishte nj\u00eb nga rastet kur Berisha k\u00ebrkonte t\u00eb tregonte erudicionin e vet.<\/p>\n<p>Duke diskutuar p\u00ebr kuptimin e nj\u00eb fjale, Berisha hapi fjalorin e gjuh\u00ebs shqipe. Duke k\u00ebrkuar n\u00eb fjalor, Berish\u00ebs i zun\u00eb syt\u00eb fjal\u00ebn \u201cpatoz\u201d n\u00eb fjalor. Sipas fjalorit, kuptimi i fjal\u00ebs \u201cPatoz\u201d \u00ebsht\u00eb: \u201cAhur, katua (zakonisht p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb)\u201d. (Fjalori i Shqipes s\u00eb Sotme, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe i Let\u00ebrsis\u00eb, Tiran\u00eb 1984, f. 869)<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Berisha e v\u00ebshtroi me kureshtje Astrit Patozin, t\u00eb cilit deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk i pati kushtuar asnj\u00eb lloj v\u00ebmendjeje. Berisha u intrigua se ai, si fshatar e dinte pak a shum\u00eb kuptimin e emrit \u201castrit\u201d. Duke qen\u00eb se Berisha e kishte fjalorin n\u00eb dor\u00eb, ai k\u00ebrkoi dhe fjal\u00ebn \u201castrit\u201d, q\u00eb sipas fjalorit do t\u00eb thot\u00eb: \u201cGjarp\u00ebr i madh me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb e me pika q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shpejt\u00eb\u201d. (Fjalori i Shqipes s\u00eb Sotme, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe i Let\u00ebrsis\u00eb, Tiran\u00eb 1984, f. 39)<\/p>\n<p>George Gordon Byron (Bajroni), tek \u201cDon Zhuani\u201d ka th\u00ebn\u00eb se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e \u00e7uditshme se \u00e7do trillim. Sipas fjalorit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe emri dhe mbiemri i Astrit Patozit do t\u00eb thot\u00eb \u201cGjarpri i Ahurit\u201d. Berisha u mrekullua nj\u00eblloj sikur t\u00eb kishte hyr\u00eb befas n\u00eb dhom\u00eb duke u zvarritur gjarpri i haurit q\u00eb pati ngordhur 37 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb katundin e tij, Vi\u00e7idol, n\u00eb Tropoj\u00eb. Ana supersticioze e natyr\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, e bindi se kjo ishte nj\u00eb shenj\u00eb e fatit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment u vulos dhe karriera e Astrit Patozit. M\u00eb pas, gjat\u00eb bised\u00ebs Ylli Rakipi, i cili gjendej atje, foli me Berish\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cAlbania\u201d, e cila do t\u00eb fillonte t\u00eb botohej pak jav\u00eb m\u00eb pas, si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj gazet\u00ebs opozitare \u201cKoha Jon\u00eb\u201d. Kur po diskutohej se cili do t\u00eb ishte kryeredaktor i gazet\u00ebs (k\u00ebt\u00eb post e k\u00ebrkonte Mero Baze), Berisha befasisht tha nj\u00eb nga ato gj\u00ebrat q\u00eb i habisin ata q\u00eb mendojn\u00eb se e njohin.<br \/>\n-Pse jo Astrit Patozin, Ylli, \u00ebsht\u00eb gazetar i shk\u00eblqyer, padyshim!<\/p>\n<p>&#8211; Meq\u00eb e thua ti Doktor, ka marr\u00eb fund!- tha Ylli Rakipi, i cili dukej i habitur q\u00eb Berisha e quajti Patozin \u201cgazetar t\u00eb shk\u00eblqyer\u201d, por m\u00eb i habituri nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit dukej vet\u00eb Patozi, njeriu p\u00ebr t\u00eb cilin u b\u00eb ky cil\u00ebsim. K\u00ebshtu filloi karriera e ve\u00e7ant\u00eb e Astrit Patozit. Berisha duket se harroi q\u00eb Kryeministri i Kosov\u00ebs, Bujar Bukoshi, i cili do t\u00eb jepte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cAlbania\u201d, k\u00ebrkonte q\u00eb, meqen\u00ebse Berisha kishte caktuar drejtorin e gazet\u00ebs, Ylli Rakipin, kryeredaktori t\u00eb ishte njeriu i Bukoshit dhe ky t\u00eb ishte Nexhmedin Spahiu, nj\u00eb gazetar shqiptar i Kosov\u00ebs me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Duket se Berisha i besoi aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb Yllit p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p>-Tani ti e d\u00ebgjove Doktorin, \u2013 i tha Ylli Rakipi, Astrit Patozit kur dol\u00ebn,- ti do t\u00eb jesh Kryeredaktor, ka marr\u00eb fund kjo pun\u00eb, por t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb nder. Sa t\u00eb marrim parat\u00eb nga Bukoshi, do t\u00eb b\u00ebj kryeredaktor Nexhi, nja dy jav\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo pun\u00eb, pastaj e largojm\u00eb Nexhin me an\u00eb t\u00eb Gazidedes dhe vendin e tij e z\u00eb ti. Doktorin nuk kemi pse e m\u00ebrzisim me k\u00ebto vog\u00eblsira.<\/p>\n<p>\u201cGjarpri i haurit\u201d ishte dakord. Si kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cAlbania\u201d, \u201cGjarpri i haurit\u201d ishte nj\u00eb d\u00ebshtim total dhe ai u b\u00eb anekdotik, si at\u00ebher\u00eb kur desh t\u00eb vidhte parat\u00eb q\u00eb Rrapush Xhaferri kishte d\u00ebrguar p\u00ebr Ylli Rakipin. Rrapush Xhaferri e kishte zakon q\u00eb parat\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonte n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb me rrush, ku tufat me para qen\u00eb posht\u00eb bistak\u00ebve t\u00eb rrushit. Astrit Patozi, kur Rrapush Xhaferri i solli ark\u00ebn me rrush p\u00ebr shefin (Yllin), ndon\u00ebse iu tha se at\u00eb nuk duhet ta prekte kush, si njeri i pangopur q\u00eb \u00ebsht\u00eb deshi t\u00eb hante nj\u00eb bistak me rrush.<\/p>\n<p>Astriti mendoi se Rrapushi kishte ngat\u00ebrruar ark\u00ebn dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u2019 i \u00e7onte Yllit ark\u00ebn e mbushur vet\u00ebm me rrush, i kishte \u00e7uar at\u00eb t\u00eb mbushur p\u00ebrgjysm\u00eb me para. K\u00ebshtu q\u00eb, Astrit Patozi doli nga zyra, bleu disa kg rrush dhe pasiq\u00eb mori parat\u00eb nga arka, e mbushi at\u00eb krejt me rrush. Kur erdhi Ylli Rakipi n\u00eb redaksi dhe mori porosin\u00eb, ai mendoi se Rrapushi kishte b\u00ebr\u00eb shaka, duke i d\u00ebrguar nj\u00eb ark\u00eb vet\u00ebm me rrush, n\u00eb vend t\u00eb asaj q\u00eb duhej t\u00eb kishte para posht\u00eb bistak\u00ebve t\u00eb rrushit.<\/p>\n<p>Ylli i telefonoi Rrapushit dhe i tha se kishte ngat\u00ebrruar ark\u00ebn. Rrapushi betohej se i kishte d\u00ebrguar ark\u00ebn e duhur. At\u00ebher\u00eb Ylli, i cili e kuptoi si ishte puna, thirri Astritin dhe i k\u00ebrkoi parat\u00eb. \u201cGjarpri i haurit\u201d u p\u00ebrdrodh sa u p\u00ebrdrodh, belb\u00ebzoi, u djersit, v\u00ebrsh\u00eblleu, por m\u00eb n\u00eb fund u detyrua q\u00eb t\u00eb nxirrte parat\u00eb, t\u00eb cilat i kishte rrasur n\u00eb astarin e shqepur t\u00eb xhaket\u00ebs, nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb e kishte perfeksionuar q\u00ebkurse vidhte n\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019t\u2019 i b\u00ebj Doktorit q\u00eb ka nj\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb pashpjegueshme p\u00ebr ty, se e dija un\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja, \u2013 i tha Ylli.<\/p>\n<p>Pasditen e 12 marsit 1997, Astrit Patozi, pasiq\u00eb doli nga zyra e Berish\u00ebs n\u00eb Presidenc\u00eb s\u00eb bashku me Mero Bazen, e kuptoi se situata ishte b\u00ebr\u00eb tejet e rrezikshme k\u00ebshtu q\u00eb vendosi t\u00eb ikte t\u00eb fshihej n\u00eb Kavaj\u00eb, nga ku kishte ardhur n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb 1992-n, dhe pastaj q\u00eb nga Golemi t\u00eb ikte n\u00eb Itali me ndonj\u00eb gomone. Astrit Patozi kishte arsye p\u00ebrse t\u00eb frik\u00ebsohej. Atij i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb list\u00eb e zez\u00eb me emra gazetar\u00ebsh pran\u00eb Presidentit Berisha, ku gjendej dhe emri i tij si i d\u00ebnuar me vdekje, p\u00ebrkrah emrit t\u00eb mikut t\u00eb tij Mero Bazes.<\/p>\n<p>N\u00eb cep t\u00eb murit rrethues t\u00eb Presidenc\u00ebs, Patozi takoi nj\u00eb ushtar t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs nga Kavaja q\u00eb duhej t\u00eb ishte roje n\u00eb Presidenc\u00eb, por q\u00eb ishte duke pritur muzgun p\u00ebr t\u00eb dezertuar s\u00eb bashku me arm\u00ebn e sh\u00ebrbimit. Patozi, i cili nuk donte t\u00eb udh\u00ebtonte vet\u00ebm, po k\u00ebrkonte ta bindte q\u00eb t\u00eb largohej menj\u00ebher\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb vetur\u00ebn e tij, q\u00eb do ta afronte atje. Sali Lusha me njer\u00ebzit e tij, q\u00eb at\u00eb dit\u00eb pat\u00ebn marr\u00eb n\u00eb mbrojtje selin\u00eb e Presidentit, e d\u00ebgjuan bised\u00ebn e tyre dhe e kap\u00ebn Astrit Patozin, e shan\u00eb duke e quajtur tradhtar, dhe filluan ta rrahin mal\u00ebsor\u00e7e. N\u00ebse nuk do t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb Mero Baze q\u00eb shkoi dhe njoftoi Berish\u00ebn, Patozit nuk do t\u2019i qen\u00eb rregulluar eshtrat p\u00ebr nja pes\u00eb legjislatura, dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb ishte ende n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb deputet.<\/p>\n<p>Kur Mero Baze i tha Berish\u00ebs se n\u00ebse nuk do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb moment Astrit Patozi do t\u2019 u mbeste n\u00eb dor\u00eb i vdekur rojeve t\u00eb Presidenc\u00ebs, Berisha k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrktheu n\u00eb mendjen e tij: N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe kjo m\u00eb mungon, q\u00eb t\u00eb m\u00eb ngordh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri \u201cGjarpri i haurit\u201d. Sigurisht q\u00eb, Berisha nuk mund ta lejonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb \u201cGjarpri i haurit\u201d shp\u00ebtoi dhe u zvarris n\u00eb Kavaj\u00eb. Kur Mero Baze i telefonoi t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb celular, Astrit Patozi i tha nga Kavaja se ishte duke shkuar p\u00ebr t\u00eb hipur n\u00eb gomone dhe e k\u00ebshilloi t\u00eb vinte dhe ai me t\u00eb. Biseda u b\u00eb anekdotike kur Mero Baze i tha me shp\u00ebrfillje tipike labe: Po kthehu a i vrar\u00eb, se at\u00eb list\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb p\u00ebr t\u2019 i trembur nja dy nga ata pushtat!<\/p>\n<p>Tet\u00eb vite m\u00eb pas, kur PD u rikthye n\u00eb pushtet, \u201cGjarpri i haurit\u201d gjeti rastin t\u00eb pickonte me dh\u00ebmbin me helm, duke shkruar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRD\u201d, ku ishte Kryeredaktor, se Sali Lusha ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb trazira. Por kjo ndodhi m\u00eb pas. N\u00eb maj 1997 kur dhan\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit dor\u00ebheqjen dy kryeredaktor\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, \u201cRilindja Demokratike\u201d, Berisha e b\u00ebri \u201cGjarprin e haurit\u201d kryeredaktor t\u00eb RD. \u201cGjarpri i haurit\u201d q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb post ndon\u00ebse tirazhi i gazet\u00ebs ishte n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz i k\u00ebrkonin Berish\u00ebs q\u00eb ta largonte Patozin, por Doktori i d\u00ebgjonte n\u00eb heshtje dhe nuk fliste.<\/p>\n<p>I vetmi shpjegim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb se Doktori e shikonte redaksin\u00eb e \u201cRD\u201d-s\u00eb q\u00eb gjendej n\u00eb katin e posht\u00ebm t\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD, haurin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Vi\u00e7idol dhe Kryeredaktorin si \u201cGjarprin e haurit\u201d. Berisha mezi e kishte gjetur \u201cGjarprin e haurit\u201d dhe ata i k\u00ebrkonin q\u00eb ta largonte! Kjo nuk do t\u00eb ndodhte kurr\u00eb. Berisha dhe \u201cGjarpri i haurit\u201d do t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb \u00e7ift i pandar\u00eb n\u00eb PD. Berisha mund t\u00eb b\u00ebnte pa Azem Hajdarin, pa Genc Pollon. Le t\u00eb ikte kush t\u00eb donte. Por vet\u00ebm \u201cGjarpri i haurit\u201d t\u00eb mbetej atje. Kjo ishte \u00e7\u00ebshtje supersticioni. Berisha e kishte \u201cGjarprin e haurit\u201d n\u00eb vend t\u00eb Shk\u00eblzenit, i cili gjendej larg n\u00eb Suedi.<\/p>\n<p>\u201cGjarpri i haurit\u201d ishte n\u00eb drejtimin e gazet\u00ebs RD q\u00eb nga maji i vitit 1997, deri n\u00eb shtator 2007, pra p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se dhjet\u00eb vjet. Si\u00e7 shihet, Patozi e theu dhe rekordin e Fadil Pa\u00e7ramit, n\u00eb drejtimin e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Popullit\u201d (9 vjet), duke arritur nj\u00eb rekord personal q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb arrihet n\u00eb shtypin shqiptar n\u00eb t\u00eb ardhmen. Rekordi i Patozit \u00ebsht\u00eb paradoksal se, Patozi \u00ebsht\u00eb kryeredaktori q\u00eb e ka \u00e7uar tirazhin dhe nivelin e RD n\u00eb kuotat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, q\u00eb ka njohur kjo gazet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 21 vite t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj RD ka pasur dhjet\u00eb kryeredaktor\u00eb: Frrok \u00c7upi, Napolon Roshi, Mitro \u00c7ela, Bashkim Trenova, Filip \u00c7akuli, Laz\u00ebr Stani, Edi Paloka, Xhevat Mustafa, Astrit Patozi, Blendi Kasmi, nga t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb vitet 1991-1997 kan\u00eb qen\u00eb tet\u00eb t\u00eb par\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 1997-2007, ka qen\u00eb i n\u00ebnti, Astrit Patozi. Pra, Astrit Patozi u b\u00eb \u201cI n\u00ebnti n\u00eb bronz\u201d n\u00eb RD, po t\u00eb parafrazoj at\u00eb titullin e filmit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Por, n\u00ebse \u201cGjarpri i haurit\u201d u b\u00eb nj\u00eb \u201cmonument prej bronzi\u201d n\u00eb RD, vet\u00eb gazeta u b\u00eb nj\u00eb mbetje ndryshku e asaj \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb dikur.<\/p>\n<p>Patozi ia doli me sukses q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb gazet\u00ebn RD t\u00eb palexueshme. Faji m\u00eb i madh i Patozit ishte se n\u00ebn drejtimin e tij gazeta \u201cRilindja Demokratike\u201d nuk arriti as q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb gj\u00eb minimale q\u00eb b\u00ebnte \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, duke dal\u00eb me tituj bombastik\u00eb n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb, q\u00eb ishin t\u00eb kalkuluar p\u00ebr t\u00eb qarkulluar si parulla q\u00eb p\u00ebrhapen leht\u00eb, duke qen\u00eb se gazetat lexohen n\u00eb televizione \u00e7do m\u00ebngjes. Asnj\u00eb nga titujt e RD nuk e godiste lexuesin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ta qarkullonte titullin n\u00eb biseda gjat\u00eb dit\u00ebs. N\u00ebse PS do ta kishte n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb caktonte kryeredaktorin e gazet\u00ebs t\u00eb PD, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo gazet\u00eb t\u00eb shkonte posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb, me siguri q\u00eb do t\u00eb kishte zgjedhur nj\u00eb njeri si \u201cGjarpri i haurit\u201d.<\/p>\n<p>Ai e \u00e7oi RD-n\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb, jo vet\u00ebm nga paaft\u00ebsia, por edhe nga abuzimet. Ai gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb PD ishte n\u00eb opozit\u00eb ankohej se i mungonin lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb paguar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, dhe p\u00ebr t\u00eb afruar njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb shkruanin, se nuk i jepnin reklama, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se RD-s\u00eb nuk i kan\u00eb munguar lek\u00ebt, pasi shum\u00eb biznesmen\u00eb i kan\u00eb ofruar lek\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb PD gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, por i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb mos t\u2019 u dal\u00eb emri atyre dhe firm\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb mos t\u00eb persekutoheshin nga pushteti i majt\u00eb. Duke p\u00ebrfituar nga kjo gj\u00eb Patozi i fuste n\u00eb xhep pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre lek\u00ebve, duke e l\u00ebn\u00eb bosh ark\u00ebn e gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u201cGjarpri i haurit\u201d mburret se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar i madh, se ka qen\u00eb drejtues dhe analist i disa gazetave t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ai nuk ka botuar as edhe nj\u00eb lib\u00ebr me p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkrimeve t\u00eb tij n\u00eb shtyp. Merret vesh, \u201cGjarpri i ahurit\u201d me k\u00ebt\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb shkrimet e tij jan\u00eb krejt pa vler\u00eb. Pas ardhjes s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb pushtet, n\u00eb 2005, \u201cGjarpri i haurit\u201d arriti rekordin qesharak q\u00eb ai ka em\u00ebruar m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme, kryesisht n\u00eb tatime, dogana, Policin\u00eb Rrugore, diplomaci, por edhe sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim etj., se sa ishte numri i lexuesve t\u00eb gazet\u00ebs RD, t\u00eb cil\u00ebn ai e drejtoi deri para nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 shtator 1998, n\u00eb momentin kur u vra Azem Hajdari, \u201cGjarpri i haurit\u201d gjendej n\u00eb nj\u00eb nga ato kioskat-kafene q\u00eb ishin p\u00ebrreth selis\u00eb s\u00eb PD, dhe q\u00eb ishte fare pak metra larg vendit, ku q\u00ebndronin vras\u00ebsit. Kur u d\u00ebgjuan krismat, dhe u derdh gjak, \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d i ra t\u00eb fik\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb Berish\u00ebs gabimisht i shkoi lajmi n\u00eb moment se ishte vrar\u00eb edhe Astrit Patozi. Lajmi p\u00ebr vrasjen e \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d e brengosi m\u00eb tep\u00ebr Berish\u00ebn, se k\u00ebt\u00eb e pa si shenj\u00eb t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb. Ata q\u00eb ishin n\u00eb kiosk\u00eb, e kontrolluan n\u00eb trup Astrit Patozin p\u00ebr plag\u00eb, dhe meqen\u00ebse i pat\u00ebn fikur dritat p\u00ebr arsye sigurie, u gabuan.<\/p>\n<p>-M\u2019u lag dora,- tha nj\u00eb nga ata q\u00eb po e kontrollonin trupin e Patozit dhe shtoi,- por nuk qenka gjak\u2026<br \/>\n\u201cGjarpri i haurit\u201d thjesht kishte pshurrur vetveten nga frika.<\/p>\n<p>Berisha i plot\u00ebsonte \u00e7do d\u00ebshir\u00eb \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2001, Berisha i lejoi \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d q\u00eb ta zgjidhte vet\u00eb zon\u00ebn elektorale dhe ai zgjodhi nj\u00eb zon\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb, t\u00eb konsideruar e sigurt nga PD-ja. Patozi e zgjodhi k\u00ebt\u00eb zon\u00eb elektorale n\u00eb kufi me zon\u00ebn e mikut t\u00eb vet t\u00eb ngusht\u00eb, Mero Bazes n\u00eb Durr\u00ebs dhe ata t\u00eb dy e b\u00ebn\u00eb fushat\u00ebn bashk\u00eb. Patozi humbi n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai akuzoi socialist\u00ebt sikur ia vodh\u00ebn votat, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se \u00e7ifti Patozi-Baze kishte b\u00ebr\u00eb em\u00ebr t\u00eb keq n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb aferave t\u00eb pista t\u00eb tyre, me vila t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb bregdet me parat\u00eb e firmave piramidale. Si shp\u00ebrblim p\u00ebr humbjen e zon\u00ebs s\u00eb sigurt, Patozi, n\u00eb Kuvendin e PD-s\u00eb t\u00eb dhjetorit 2001, u b\u00eb an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2005, gazeta RD ishte n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt historik, e megjithat\u00eb \u201cGjarpri i haurit\u201d u b\u00eb an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PD dhe kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb sigurt, n\u00eb Vor\u00eb, ku edhe fitoi, me 51% t\u00eb votave t\u00eb 52% t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb, kur t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ishin p\u00ebr nj\u00eb rezultat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kur Bamir Topi la postin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb PD, se u b\u00eb President i Republik\u00ebs, n\u00eb 2007, Berisha vendosi n\u00eb k\u00ebt\u00eb post \u201cGjarprin e haurit\u201d. Dikur perandori roman Kaligula e b\u00ebri kalin e tij senator. Berisha e ka b\u00ebr\u00eb \u201cGjarprin e haurit\u201d deputet dhe n\u00ebnkryetar partie. N\u00eb zon\u00ebn elektorale ku u b\u00eb deputet \u201cGjarpri i haurit\u201d n\u00eb 2005, ishte dhe G\u00ebrdeci.<\/p>\n<p>Donatori kryesor i fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d ishte Mihal Delijorgji, fabrikanti i vdekjes n\u00eb G\u00ebrdec. Shp\u00ebrthimi n\u00eb G\u00ebrdec ndodhi pik\u00ebrisht n\u00eb legjislatur\u00ebn kur \u201cGjarpri i haurit\u201d ishte deputet i G\u00ebrdecit. Njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pran\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb dit\u00ebn e shp\u00ebrthimit n\u00eb G\u00ebrdec, n\u00eb 15 mars, tregojn\u00eb se Doktori nuk u brengos aq kur mori lajmin e shp\u00ebrthimit t\u00eb G\u00ebrdecit, se sa kur i erdhi lajmi q\u00eb m\u00eb pas doli i rrem\u00eb, se nga shp\u00ebrthimi n\u00eb G\u00ebrdec qe vrar\u00eb edhe Astrit Patozi, i cili qe vizitor jo i rrall\u00eb i fabrik\u00ebs s\u00eb Delijorgjit si mik i k\u00ebtij t\u00eb fundit. Qart\u00ebsisht, Berisha ka menduar se me vrasjen e \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d atij do t\u2019 i fillonte zinxhiri i fatkeq\u00ebsive.<\/p>\n<p>\u201cGjarpri nuk i tregon k\u00ebmb\u00ebt\u201d thot\u00eb nj\u00eb proverb. \u201cGjarpri i haurit\u201d fsheh dat\u00eblindjen dhe vendin e origjin\u00ebs. N\u00eb faqen on-line t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku jepen jet\u00ebshkrimet e deputet\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura nga vet\u00eb deputet\u00ebt p\u00ebr veten, n\u00eb vet\u00ebn e tret\u00eb, si dat\u00eblindje jepet 22 korriku i vitit 1964. K\u00ebtu e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm data dhe muaji, por jo viti. Gjarpri i haurit e pohoi vet\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, kur ishte i ftuar n\u00eb emisionin e Blendi Fevziut p\u00ebr Kampionatin Europian t\u00eb futbollit, si tifoz i Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Fevziu se q\u00ebkurse ka nisur t\u2019 i ndjek\u00eb kampionatet europiane t\u00eb futbollit, Patozi u p\u00ebrgjigj se k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1972, n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7. Me k\u00ebt\u00eb \u201cGjarpri i haurit\u201d p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi vetveten, se na zbuloi q\u00eb ka lindur n\u00eb 1962 dhe jo n\u00eb 1964. Por nj\u00eb burri q\u00eb ka divorcuar gruan ndoshta i falen k\u00ebto gj\u00ebra, se \u201cGjarpri i haurit\u201d po mendon p\u00ebr nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb re. N\u00eb jet\u00ebshkrimin zyrtar t\u00eb Patozit mungon dhe vendlindja. \u201cGjarpri i haurit\u201d ka lindur n\u00eb \u00c7erm\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs (jo n\u00eb \u00c7erm\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs), ku i ati i tij ishte m\u00ebsues. \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d nuk i p\u00eblqen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb si vendlindje as \u00c7erm\u00ebn, as Kavaj\u00ebn. Jet\u00ebshkrimi zyrtar i \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d n\u00eb faqen on-line t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb stil gjarp\u00ebror.<\/p>\n<p>Ai fsheh jo vet\u00ebm dat\u00eblindjen dhe vendlindjen, por edhe datat e shkollimit t\u00eb tij, dometh\u00ebn\u00eb se kur i filloi dhe i p\u00ebrfundoi studimet universitare p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi, t\u00eb cilat i b\u00ebri me korrespondenc\u00eb. Ndon\u00ebse Patozi shtiret si proamerikan i madh, ai nuk parap\u00eblqen q\u00eb t\u00eb imitoj\u00eb kongresmen\u00ebt dhe senator\u00ebt amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr krenari t\u00eb thon\u00eb n\u00eb jet\u00ebshkrimin e tyre se kan\u00eb kryer sh\u00ebrbimin ushtarak. Patozi nuk thot\u00eb se jet\u00ebshkrimin e vet zyrtar se e ka kryer sh\u00ebrbimin ushtarak. Duket se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebn p\u00ebr shkak se i r\u00ebndojn\u00eb disa pun\u00eb q\u00eb i b\u00ebri n\u00eb ushtri, dhe q\u00eb e ndihmuan t\u00eb fitoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e studimit p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi me korrespondenc\u00eb. Ky lloj gjarpri \u00ebsht\u00eb zvarritur n\u00eb shum\u00eb \u201cahure\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2009, kur Berisha e vuri \u201cGjarprin e haurit\u201d t\u00eb parin n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Qarkun e Vlor\u00ebs, gjat\u00eb takimeve elektorale n\u00eb Vlor\u00eb, \u201cGjarprin e haurit\u201d e pyet\u00ebn me ngulm vlonjat\u00ebt se \u00e7far\u00eb lidhjeje kishte ai me Vlor\u00ebn. At\u00ebher\u00eb \u201cGjarpri i haurit\u201d tha si me gjysm\u00eb z\u00ebri se ai e kishte origjin\u00ebn nga fshati Sevaster i Vlor\u00ebs (m\u00eb sakt\u00eb Kudh\u00ebsi i Sevasterit). Por megjithat\u00eb \u201cGjarpri i haurit\u201d nuk parap\u00eblqen q\u00eb t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb vlonjat.<\/p>\n<p>Un\u00eb ia mir\u00ebkuptoj hallin. N\u00eb Vlor\u00eb e kuptojn\u00eb origjin\u00ebn e mbiemrit \u201cPatozi\u201d. K\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr e merrnin ata murator\u00eb q\u00eb punonin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e haureve. Mjeshtrat q\u00eb nd\u00ebrtonin sht\u00ebpi, e kishin p\u00ebr turp t\u00eb nd\u00ebrtonin haurin dhe at\u00eb pun\u00eb ua linin ndihm\u00ebsve t\u00eb tyre evgjit\u00eb, ndryshe jevgj, t\u00eb cil\u00ebt sot quhen egjiptian\u00eb. Merret vesh, paragjykimet e koh\u00ebs. K\u00ebtyre ndihm\u00ebsmurator\u00ebve q\u00eb nd\u00ebrtonin ahure, t\u00eb quajtur ndryshe patoz\u00eb, u mbetej mbiemri \u201cPatozi\u201d. Prej k\u00ebtej dhe origjina e mbiemrit t\u00eb Astrit Patozit.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor i rubrik\u00ebs satirike t\u00eb Mero Bazes, \u201cFlamuri\u201d (sot minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme) prej koh\u00ebsh ankohet se p\u00ebrse Astrit Patozi nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb personazh i k\u00ebsaj rubrike. \u201cFlamuri\u201d, qart\u00ebsisht aludon se vazhdon ende miq\u00ebsia e Meros me \u201cGjarprin e haurit\u201d. Nj\u00eb i njohuri im q\u00eb e ka njohur Sali Berish\u00ebn n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb her\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb atij me shaka, gjat\u00eb nj\u00eb loje: \u201cT\u00eb pickoft\u00eb gjarpri i haurit!\u201d Duket se kjo shaka doli profetike, se \u201cGjarpri i haurit\u201d po e pickon Berish\u00ebn me an\u00eb t\u00eb rubrik\u00ebs satirike t\u00eb Mero Bazes, t\u00eb cilin ai e furnizon me t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Astrit Patozi mund t\u00eb quhet politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit. N\u00ebse Berisha nuk do t\u00eb kishte shfletuar fjalorin e gjuh\u00ebs shqipe at\u00eb dit\u00eb vere t\u00eb vitit 1995, sot nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb politikan me emrin Astrit Patozi. Madje, ai nuk do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb as kryeredaktor. K\u00ebshtu q\u00eb 17 vjet pas k\u00ebsaj dite Berisha nuk mund t\u00eb thot\u00eb me siguri n\u00ebse i ka sjell\u00eb atij fat t\u00eb mir\u00eb \u201cGjarpri i ahurit\u201d, apo ishte ai q\u00eb i solli fat t\u00eb mir\u00eb \u201cGjarprit t\u00eb haurit\u201d. Definitivisht \u00ebsht\u00eb e dyta. Supersticioni i Berish\u00ebs u b\u00eb fati politik i Astrit Patozit. \u201cGjarpri i ahurit\u201d padyshim e meriton t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb librin e trilleve t\u00eb lider\u00ebve, bashk\u00eb me kalin e Kaligul\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga KASTRIOT MYFTARAJ &#8211; 27 Korrik 2012 Nj\u00eb nga misteret e m\u00ebdha t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet marr\u00ebdh\u00ebnia preferenciale e Sali Berish\u00ebs me Astrit Patozin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ka shum\u00eb hipoteza n\u00eb PD, por asnj\u00ebra prej tyre nuk ngjan t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebse. M\u00eb bind\u00ebse duket ajo q\u00eb do t\u00eb tregoj un\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga KASTRIOT MYFTARAJ &#8211; 27 Korrik 2012 Nj\u00eb nga misteret e m\u00ebdha t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet marr\u00ebdh\u00ebnia preferenciale e Sali Berish\u00ebs me Astrit Patozin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ka shum\u00eb hipoteza n\u00eb PD, por asnj\u00ebra prej tyre nuk ngjan t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebse. M\u00eb bind\u00ebse duket ajo q\u00eb do t\u00eb tregoj un\u00eb m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-24T14:10:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit\",\"datePublished\":\"2012-10-24T14:10:54+00:00\",\"dateModified\":\"2012-10-24T14:10:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\"},\"wordCount\":4412,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\",\"name\":\"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-24T14:10:54+00:00\",\"dateModified\":\"2012-10-24T14:10:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga KASTRIOT MYFTARAJ &#8211; 27 Korrik 2012 Nj\u00eb nga misteret e m\u00ebdha t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet marr\u00ebdh\u00ebnia preferenciale e Sali Berish\u00ebs me Astrit Patozin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ka shum\u00eb hipoteza n\u00eb PD, por asnj\u00ebra prej tyre nuk ngjan t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebse. M\u00eb bind\u00ebse duket ajo q\u00eb do t\u00eb tregoj un\u00eb m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-24T14:10:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit","datePublished":"2012-10-24T14:10:54+00:00","dateModified":"2012-10-24T14:10:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/"},"wordCount":4412,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/","name":"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg","datePublished":"2012-10-24T14:10:54+00:00","dateModified":"2012-10-24T14:10:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/patozi_berisha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjarpri-i-haurit-nenkryetari-i-pd-se-politikani-me-aksidental-i-tranzicionit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cGjarpri i haurit\u201d, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, politikani m\u00eb aksidental i tranzicionit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5541"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5541\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}