{"id":553,"date":"2009-11-30T01:32:21","date_gmt":"2009-11-30T00:32:21","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=553"},"modified":"2009-11-30T01:32:21","modified_gmt":"2009-11-30T00:32:21","slug":"zgjidhje-te-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/","title":{"rendered":"Zgjidhje t\u00eb parakohshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Pre\u00e7 Zogaj\" width=\"150\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>29.11.2009<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij t\u00eb fundit &#8220;\u00c7do hap duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim&#8221;, ish-Presidenti i Franc\u00ebs, Zhak Shirak, shkruan se shum\u00eb shpesh, ata q\u00eb flasin p\u00ebr kriz\u00ebn shohin aty nj\u00eb lloj kataklizmi. \u00cbsht\u00eb absurde, vazhdon ish-Presidenti. Kriza nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbytje, por nj\u00eb rirregullim. Nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs, por origjina e nj\u00eb rregullimi t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Pohime si k\u00ebto, sigurisht, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krizat e m\u00ebdha, q\u00eb mb\u00ebshtjellin her\u00eb pas here gjith\u00eb bot\u00ebn. Por, logjika e tyre vlen edhe p\u00ebr krizat e vogla, sektoriale apo komb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb politikat dhe proceset n\u00eb vende t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, krizat lindin n\u00eb kufirin midis nj\u00eb gjendjeje q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe nj\u00eb gjendjeje q\u00eb duhet t\u00eb nis\u00eb. Politika thirret n\u00eb kauz\u00eb t&#8217;i njoh\u00eb, t&#8217;i interpretoj\u00eb dhe t&#8217;i zgjidh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme. Por, politika nuk mund t&#8217;i krijoj\u00eb ato nga hi\u00e7i, sipas qejfit. P\u00ebrndryshe, jeta do t\u00eb ishte nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>Krizat e simuluara shuhen si flak\u00eb kashte. Kjo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb dy. Po aq i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pohimi i kund\u00ebrt se injorimi i krizave shum\u00ebfishon koston e zgjidhjes s\u00eb tyre. Dhe po aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb aksioma tjet\u00ebr, m\u00eb e dashura, e pohuar, si\u00e7 e tham\u00eb, edhe nga nj\u00eb burr\u00eb i madh shteti q\u00eb ka drejtuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb si Franc\u00ebn, se krizat vin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, si nj\u00eb nevoj\u00eb e koh\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb. Ekziston, pra, pamja pozitive e krizave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pamja e tyre e v\u00ebrtet\u00eb, ballore.<\/p>\n<p>Pamja negative e krizave, q\u00eb na vjen me leht\u00ebsi n\u00eb kujtes\u00eb sa her\u00eb flasim p\u00ebr to, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me injorimin e tyre, me mohimin e tyre, me ndrydhjen e tyre, me shtypjen e tyre, pra me trajtimin e tyre me arroganc\u00eb, me gjaknxeht\u00ebsi dhe budallall\u00ebk, pa kuptuar arsyet objektive t\u00eb ngjizjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime nuk &#8220;e vrasin&#8221; kriz\u00ebn, nuk e kthejn\u00eb dot nga ka ardhur. Shum\u00eb-shum\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr disa koh\u00eb me gjith\u00eb pasojat e acarimit q\u00eb shkakton indiferenca dhe dhuna. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebto q\u00ebndrime vonojn\u00eb zgjidhjen. N\u00eb shtrirjen e vones\u00ebs gjejm\u00eb koston e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kush vonohet, paguan shtrenjt\u00eb. Kush nuk vonohet, paguan hakun. Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb se vet\u00eb kriza, nuk paguan fare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, si\u00e7 dihet, politika euroatlantike, me m\u00ebsimet e p\u00ebsimeve, por edhe e iluminuar nga ndri\u00e7imi i mendjeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb rac\u00ebs dhe bot\u00ebs, ka krijuar nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb &#8220;zgjidhjeve t\u00eb parakohshme&#8221;. Anglez\u00ebt kan\u00eb shkuar deri atje sa t&#8217;u ofrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb kolonive, p\u00ebrpara se t\u00eb kolonizuarit t\u00eb rroknin arm\u00ebt p\u00ebr \u00e7lirim dhe m\u00ebvet\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhur tani te kriza jon\u00eb &#8220;e vog\u00ebl&#8221;, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e madhe p\u00ebr jet\u00ebn dhe shpirtin ton\u00eb, sepse nuk mund ta shp\u00ebrndajm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb tok\u00eb tjet\u00ebr dhe as ta ndajm\u00eb me asnj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb thoshim se fati i saj deri tani nuk po ka asgj\u00eb euroatlantike n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb moment qet\u00ebsie dhe reflektimi nga kryeministri Berisha dhe shumica n\u00eb kuvend dhe, mandej, n\u00eb p\u00ebrgjigje, edhe nga opozita dhe shefi i saj, Rama.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur tashm\u00eb se n\u00eb origjin\u00eb t\u00eb bojkotit dhe protestave t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekzekutivi i atyre neneve t\u00eb Kodit Zgjedhor q\u00eb siguronin rivler\u00ebsimin dhe rinum\u00ebrimin e votave n\u00eb kuti t\u00eb ndryshme me k\u00ebrkes\u00ebn e thjesht\u00eb, pa kushte dhe sh\u00ebnime, t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb origjin\u00eb kemi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb ligjit dhe jo t\u00eb nj\u00eb ligji \u00e7far\u00ebdo. Nj\u00eb arsye m\u00eb s\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr \u00e7do opozit\u00eb normale n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar hapjen e kutive t\u00eb refuzuara paligjsh\u00ebm, tashm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet hetimit parlamentar. Shtrohet pyetja: &#8211; Si do t\u00eb hapen kutit\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, kur e kishim ligjin p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje dhe e shkel\u00ebm? Shtrohet pyetja tjet\u00ebr: &#8211; \u00c7far\u00eb vlere i mbetet t\u00eb ket\u00eb ligji n\u00eb sfera me &#8220;t\u00eb ul\u00ebta&#8221;, kur dhunohet pa dridhje qerpiku n\u00eb sferat e larta?<\/p>\n<p>Disa koleg\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb mediave e kan\u00eb quajtur shkeljen e Kodit nj\u00eb pretekst t\u00eb opozit\u00ebs. Mund t\u00eb jet\u00eb, por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr diskutimin q\u00eb po zhvillojm\u00eb. M\u00eb e shumta q\u00eb mund t\u00eb themi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pretekst q\u00eb p\u00ebrputhet me shkakun.<\/p>\n<p>Pra, opozita po p\u00ebrdor nj\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb synim dhe nj\u00eb mision q\u00eb mbar\u00eb opinioni publik, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, objektivisht, e pret pik\u00ebs\u00ebpari nga opozita e vendit: transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, krijimin e standardit t\u00eb kutive t\u00eb hapura. N\u00ebse jo opozita, kush tjet\u00ebr vall\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se protesta e 20 n\u00ebntorit, p\u00ebrve\u00e7se i dha opozit\u00ebs mb\u00ebshtetjen e mjaftueshme p\u00ebr kauz\u00ebn e kutive t\u00eb votimit, filloi t\u00eb hapte vet\u00eb &#8220;kutit\u00eb&#8221; e problemeve dhe krizave t\u00eb tjera q\u00eb po p\u00ebrjeton shoq\u00ebria shqiptare. Kriza ekonomike \u00ebsht\u00eb kryesorja. E nes\u00ebrmja e sigurt, sot p\u00ebr sot, po b\u00ebhet nj\u00eb privilegj i nj\u00eb numri gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Shumica, si\u00e7 tregojn\u00eb t\u00eb gjitha llojet e anketimeve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00ebrheqje, p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave, konsumit, mund\u00ebsive. Jemi n\u00eb fundin e nj\u00eb sistemi qeverisjeje t\u00eb ngritur para s\u00eb gjithash mbi taksimin pa politika t\u00eb frytshme pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarrja e shtrydhur po p\u00ebrgatitet t\u00eb ngrej\u00eb duart. T\u00eb gjitha pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb derdhen vetiu dhe natyrsh\u00ebm te protesta e opozit\u00ebs, sepse protesta \u00ebsht\u00eb agora e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>A mos vall\u00eb Berish\u00ebs dhe njer\u00ebzve af\u00ebr tij u ka z\u00ebn\u00eb syri perde q\u00eb t\u00eb mos shohin asgj\u00eb nga realiteti kompleks i kriz\u00ebs?<\/p>\n<p>Mundet! Ndodh shpesh, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri: kupola pushtetmbajt\u00ebse l\u00ebviz brenda suaz\u00ebs s\u00eb nj\u00eb informacioni t\u00eb distiluar e t\u00eb mbyllur, ku ka vend vet\u00ebm p\u00ebr &#8221; suksese&#8221;, &#8220;g\u00ebzim&#8221;, &#8220;lumturi&#8221;, ku nuk debatohet m\u00eb asnj\u00eb ide, asnj\u00eb situat\u00eb, madje lajmi i keq konsiderohet si infiltrim i kolon\u00ebs s\u00eb pest\u00eb.<\/p>\n<p>Momenti m\u00eb kritik i k\u00ebsaj vet\u00ebburgosjeje n\u00eb kull\u00ebn e fildisht\u00eb \u00ebsht\u00eb ai kur realiteti virtual besohet si i v\u00ebrtet\u00eb. Nga kjo &#8220;dehje&#8221; pushteti del ose kur partia e shumic\u00ebs vet\u00ebshkundet nga debatet e institucionalizuar brenda saj, ose kur qytetar\u00ebt zbresin n\u00eb rrug\u00eb. Kjo po ndodh tani.<\/p>\n<p>Por, me gjith\u00eb hendekun n\u00eb rritje mes qeveris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb, Berisha nuk \u00ebsht\u00eb aq i verbuar sa t\u00eb mos shoh\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ng\u00ebr\u00e7eve q\u00eb ka krijuar e po krijon kriza ekonomike n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe bllokimi politik n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Madje, kam p\u00ebrshtypjen se ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se sa shfaqet p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ku po precipiton q\u00ebndrueshm\u00ebria e vendit. Sulmi i tij pa precedent n\u00eb Kuvend, kund\u00ebr shefit t\u00eb opozit\u00ebs Edi Rama, tregon ve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe nj\u00eb Berish\u00eb n\u00eb rrethimin e problemeve t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike.<\/p>\n<p>Ai, sipas mendjes sime, nuk \u00ebsht\u00eb naiv sa t\u00eb besoj\u00eb se mund t\u00eb tremb\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime nj\u00eb opozit\u00eb me t\u00eb mb\u00ebshtetur se kurr\u00eb nga piaca. Radikalizmi pjell radikaliz\u00ebm. Simbioza e kauzave politike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo e zgjedhjeve, me kriza ekonomike financiare vet\u00ebm mbush sheshet dhe \u00e7on dor\u00ebs-dor\u00ebs n\u00eb paraliz\u00eb. Tranzicioni shqiptar i ka t\u00eb fresk\u00ebta k\u00ebto sentenca. Ato jan\u00eb shkruar me bilancin e ngjarjeve tragjike t\u00eb vitit 1997-t\u00eb.<\/p>\n<p>A mos vall\u00eb qeveria do t\u00eb ndihej m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize q\u00eb po ia tregojn\u00eb posht\u00eb xhamave t\u00eb dritares kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj politik\u00eb, se sa n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb ku ka hyr\u00eb vet\u00eb me sistemin e daljeve, tashm\u00eb, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se hyrjet apo t\u00eb shtrirjes s\u00eb k\u00ebmb\u00ebve p\u00ebrtej jorganit? Kjo analiz\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, por s\u00ebrish do t\u00eb ishte pa vler\u00eb p\u00ebrkundrejt p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb konfliktit n\u00eb fush\u00ebn dim\u00ebrore pa dialog dhe pa zgjidhje.<\/p>\n<p>Situata e krijuar k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht aktivizimin e diskutimit dhe dialogut. Kryeministri ka detyrimin politik, etik dhe moral t\u00eb lexoj\u00eb protest\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb konsideroj\u00eb k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs s\u00eb tij, duke i krasitur nga batutat e ndryshme q\u00eb nuk jan\u00eb thelbi i tyre. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb pritet oferta e tij, paketa e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ai q\u00eb qeveris, p\u00ebr t\u00eb ruajtur protagonizmin dhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin sa m\u00eb shpejt e sa m\u00eb mir\u00eb nga impasi, ka gjithnj\u00eb n\u00eb dor\u00ebn kart\u00ebn e &#8220;zgjidhjeve t\u00eb parakohshme&#8221;, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb zgjidhjeve q\u00eb jo vet\u00ebm respektojn\u00eb pritjen, por shkojm\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebrkesave t\u00eb shpallura dhe zyrtare t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, pa i r\u00ebn\u00eb ndesh rendit kushtetues dhe ligjit. Kjo \u00ebsht\u00eb karta q\u00eb sugjeron kultura euroatlantike e parandalimit t\u00eb konflikteve, kur krizat vin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb. Mjaft t\u00eb trajtohen n\u00eb koh\u00eb, me urt\u00ebsi dhe inteligjenc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin ton\u00eb, zgjidhjet e parakohshme mund t\u00eb jepen p\u00ebr hetimin parlamentar t\u00eb zgjedhjeve. K\u00ebsisoj hiqet nj\u00ebra kriz\u00eb, kriza politike, nga fusha e loj\u00ebs. Kriza tjet\u00ebr pastaj, ajo ekonomike, mund dhe duhet t\u00eb pjes\u00ebtohet edhe si kosto, edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer.<\/p>\n<p>\u00c7do t\u00eb lind\u00eb nga kriza jon\u00eb? Republika e ligjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 29.11.2009 N\u00eb librin e tij t\u00eb fundit &#8220;\u00c7do hap duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim&#8221;, ish-Presidenti i Franc\u00ebs, Zhak Shirak, shkruan se shum\u00eb shpesh, ata q\u00eb flasin p\u00ebr kriz\u00ebn shohin aty nj\u00eb lloj kataklizmi. \u00cbsht\u00eb absurde, vazhdon ish-Presidenti. Kriza nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbytje, por nj\u00eb rirregullim. Nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs, por origjina e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-553","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zgjidhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zgjidhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 29.11.2009 N\u00eb librin e tij t\u00eb fundit &#8220;\u00c7do hap duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim&#8221;, ish-Presidenti i Franc\u00ebs, Zhak Shirak, shkruan se shum\u00eb shpesh, ata q\u00eb flasin p\u00ebr kriz\u00ebn shohin aty nj\u00eb lloj kataklizmi. \u00cbsht\u00eb absurde, vazhdon ish-Presidenti. Kriza nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbytje, por nj\u00eb rirregullim. Nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs, por origjina e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-30T00:32:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zgjidhje t\u00eb parakohshme\",\"datePublished\":\"2009-11-30T00:32:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/\"},\"wordCount\":1643,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/\",\"name\":\"Zgjidhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-30T00:32:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjidhje-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zgjidhje t\u00eb parakohshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zgjidhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zgjidhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 29.11.2009 N\u00eb librin e tij t\u00eb fundit &#8220;\u00c7do hap duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim&#8221;, ish-Presidenti i Franc\u00ebs, Zhak Shirak, shkruan se shum\u00eb shpesh, ata q\u00eb flasin p\u00ebr kriz\u00ebn shohin aty nj\u00eb lloj kataklizmi. \u00cbsht\u00eb absurde, vazhdon ish-Presidenti. Kriza nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbytje, por nj\u00eb rirregullim. Nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs, por origjina e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-30T00:32:21+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zgjidhje t\u00eb parakohshme","datePublished":"2009-11-30T00:32:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/"},"wordCount":1643,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/","name":"Zgjidhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2009-11-30T00:32:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhje-te-parakohshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zgjidhje t\u00eb parakohshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=553"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/553\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}