{"id":5449,"date":"2010-12-30T09:11:03","date_gmt":"2010-12-30T08:11:03","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5449"},"modified":"2010-12-30T09:11:03","modified_gmt":"2010-12-30T08:11:03","slug":"une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/","title":{"rendered":"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza u b\u00eb kultura m\u00eb e lart\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse e njohjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<strong>Un\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit<\/strong>\u201d<br \/>\n&#8212; <em><strong>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Klajd Kapinova<\/strong>*<\/p>\n<p>13 vjet m\u00eb par\u00eb Vuajtja, mbeti pa sh\u00ebrim. E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Ishte dhe Mbeti Dashuri n\u00eb Vep\u00ebr. Trupat e Ghand-it t\u00eb Indis\u00eb dhe Xhehral Nehru, (Kryeminist\u00ebr i par\u00eb) kishin si privilegj shtratin e topit, p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb banes\u00ebn e fundit. K\u00ebt\u00eb fat kishte edhe trupi i bamir\u00ebses s\u00eb famshme bot\u00ebrore N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, i mbuluar me shum\u00eb ngjyra lulesh dhe me flamurin komb\u00ebtar t\u00eb Indis\u00eb. N\u00eb varrimin e Saj, m\u00eb 13 shtator 1997, mor\u00ebn pjes\u00eb 1 milion vet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb varg t\u00eb gjat\u00eb prej 9 kilomet\u00ebr dhe 3 miliard teleshikues t\u00eb tjer\u00eb ndoq\u00ebn direkt ceremonin\u00eb p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5451\" title=\"kopertina_ jeta_katolike\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"639\" \/><\/p>\n<p>Por, bota asokohe ishte n\u00eb zi. Humanistja me origjin\u00eb shqiptare, ka ndjer\u00eb jet\u00ebn dhe vuajtjen, p\u00ebr t\u2019ia leht\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve midis t\u00eb varf\u00ebrve. Njer\u00ebz me zem\u00ebr t\u00eb madhe e nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar ato vuajtje, q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebr 50 vjet t\u00eb sh\u00ebronte E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza e Kalkut\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, bota ka mbetur jetime. Bota shtoi pik\u00ebllimin mbi Shenjt\u00ebresh\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb koh\u00ebve moderne. Njer\u00ebzimi, humbi N\u00ebn\u00ebn e Madhe dhe fitoi Shenjt\u00ebresh\u00ebn e Madhe.<br \/>\nU trondit\u00ebn isntitucionet teologjike, civile, kulturore dhe shkencore. Shkenc\u00ebtar\u00ebt, tashm\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje t\u00eb thell\u00eb (p\u00ebr disa \u00e7aste), duke respektuar Princesh\u00ebn e Humanizmit. Kumbimi i k\u00ebmbanave, mbushi eterin dhe m\u00eb shum\u00eb ato u mbyt\u00ebn nga kumbimet e zemrave njer\u00ebzore. Jeta njer\u00ebzore humbi drejtpeshimin, ndjeu varf\u00ebrin\u00eb, q\u00eb papritmas e pllakosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike, p\u00ebrball\u00eb pllakosjes s\u00eb tragjedis\u00eb. Ajo ishte dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr Njeri-N\u00ebn\u00eb-Shenjt\u00ebresh\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ajo ishte thjesht Gonxhe. Nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ishte N\u00ebna e t\u00eb Gjith\u00ebve, nj\u00eb Shenjtore M\u00ebshir\u00ebplot\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e mbas kalimit n\u00eb amshim. Tek figura e Saj poliedrike evidentohet si element plot vler\u00eb unisimi mes filozofis\u00eb predikuese, p\u00ebrkushtimit shpirt\u00ebror, duke dhuruar kompleksin e ndjenjave q\u00eb quhet mir\u00ebsi njer\u00ebzore dhe form\u00eb praktike, si veprim, ku, karakterizohet gjith\u00e7ka si p\u00ebrkushtim, ndjenj\u00eb dhe mesazh filozofik, shoq\u00ebror e rezatues. Kjo struktur\u00eb vlerash, projekton At\u00eb, jo si nj\u00eb moralizuese, por si objekt kristian, q\u00eb mish\u00ebron di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Bamir\u00ebsja e famshme, krijoi nj\u00eb filozofi sociale, me nj\u00eb kurs tok\u00ebsor, me q\u00ebllim; kujdesin tok\u00ebsor dhe jo pranimin e vuajtjes n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb shpirtit me nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. I shtrenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai njeri, i thirrur nga Zoti, n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebnte derisa e mori n\u00eb krah\u00ebt mikprit\u00ebs t\u00eb Tij.<\/p>\n<p>But\u00ebsia, buz\u00ebqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr midis m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur, mdis t\u00eb p\u00ebrbuzurve, m\u00eb t\u00eb uritur midis t\u00eb uriturve, njer\u00ebzve t\u00eb braktisur si mbeturina t\u00eb mbeturinave. Ajo, u shtriu dor\u00ebn e p\u00ebrjetshme t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb. I mori n\u00eb krah\u00ebt e Saj t\u00eb ngroht\u00eb, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cMos u merzisni! \u201cUn\u00eb do t\u2019ju mbaj me ngroht\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Buz\u00ebqeshje, lumturi shpirt\u00ebrore dhe ngroht\u00ebsi shoq\u00ebrore u fali me g\u00ebzim p\u00ebrher\u00eb E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza. Ajo u thoshte n\u00eb shqip bashk\u00ebatdhetar\u00ebve: \u201cZoti ju bekoft\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb mesazhere biblike, shenjtore e gjall\u00eb dhe e prekshme, Ajo sillte e p\u00ebrhapte at\u00eb gonxhe jete t\u00eb mrekullueshme si vet\u00eb emri i Saj, at\u00eb dashuri njer\u00ebzore kaq t\u00eb zbehur gjat\u00eb shekullit XX, kur p\u00ebrbuzja, mjerimi, urretja, luftrat e pakuptimta, k\u00ebrcenin valle si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Ajo ishte nj\u00eb ushtri e v\u00ebrtet\u00eb dashurie.<\/p>\n<p>Thjesht\u00ebsia, ishte bashk\u00ebudh\u00ebtare n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me l\u00ebbroz\u00eb, f\u00ebmij\u00ebve, antikapat\u00ebve, jetim\u00ebve, t\u00eb moshuar\u00ebve etj., q\u00eb padrejt\u00ebsisht ishin braktisur nga paraardh\u00ebsit e tyre, fakir\u00ebve t\u00eb Indis\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt gjith\u00eb jet\u00ebn ndau vuajtjet e k\u00ebsaj bote. E donte thjesht\u00ebsin\u00eb, sepse njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt punonte \u00e7do dit\u00eb u jepte me gjith\u00eb zem\u00ebr p\u00ebrkushtimin mbinjer\u00ebzor, u dhuronte me \u00ebmb\u00eblsi aq t\u00eb dashur\u00ebn fjal\u00ebn hyjnore plot vler\u00eb: \u201cDashurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo, p\u00ebrsonifikonte mir\u00ebsin\u00eb, dashurin\u00eb me an\u00eb t\u00eb Jezu Krishtit n\u00eb Tok\u00eb. Me dashuri e p\u00ebrvuajt\u00ebri, iu bind fjal\u00ebve profetike t\u00eb Shelbyesit-Jezu Krishtit. Dhe tashm\u00eb Ajo \u00ebsht\u00eb lart n\u00eb Qiellin e pavdeksis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme, n\u00eb at\u00eb banes\u00eb q\u00eb e \u00ebndrronte drejt lumturis\u00eb s\u00eb pasosur n\u00eb paqe. E Lumnueshmja, \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb tryez\u00ebn e shenjtor\u00ebve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb krisht\u00ebrimit dhe po kuvendon p\u00ebr jet\u00ebn tok\u00ebsore me t\u00eb cil\u00ebn Ajo u shk\u00ebput me d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pak sintez\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb thuhet<\/strong>:<br \/>\n\u201c<strong>By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.\u201d<\/strong><br \/>\n&#8212; <strong><em>Mother Teresa<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shqiptar\u00ebt nd\u00ebr shekuj, jan\u00eb ndeshur me t\u00eb keqen dhe kan\u00eb dhuruar vazhdimisht mir\u00ebsin\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nd\u00ebr shekuj, besa, mikpritja, q\u00ebndresa, fjala, etj., si institucione t\u00eb tradit\u00ebs popullore, mbet\u00ebn kode morale, juridike, etike, kushtetuese, etj., t\u00eb cilat, s\u00ebbashku shpalosin ve\u00e7orit\u00eb e genit shqiptar, at\u00eb kumt e formul\u00eb magjike shekullore, q\u00eb humbet n\u00eb mug\u00ebtirat e lindjes s\u00eb njer\u00ebzimit, t\u00eb transmetuar nga brezi n\u00eb brez, nga vitet n\u00eb shekuj.<br \/>\nEdhe fjala, si varg konstitucional, ka me vete esenc\u00ebn e m\u00ebshir\u00ebs, e cila n\u00eb ballafaqim mendor t\u00eb shqiptarit shprehet me nj\u00eb semantik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke pohuar nj\u00ebherazi bujarin\u00eb, dhurimin, dh\u00ebnien e vet\u00ebs, flijimin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Purifikimi i shpirtit nj\u00ebrzor dhe mbushja e vullnetit t\u00eb tij me dashurin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm mir\u00eb, e p\u00ebr t\u2019ju ndodhur pran\u00eb atij q\u00eb vuan, se i k\u00ebrcenohet vdekja, i \u00ebsht\u00eb gjymtuar trupi, e turturon s\u00ebmundja, i mungon dashuria njer\u00ebzore, e tmerron braktisja e shoq\u00ebris\u00eb apo e shp\u00ebrb\u00ebn vetmia torturuese, jan\u00eb abetare t\u00eb virtytit Terezian, t\u00eb cilat mish\u00ebruan njer\u00ebzoren e pam\u00ebkatuar dhe b\u00ebn\u00eb q\u00eb hierarkia e lart\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrkulej e t\u00eb b\u00ebnte apel p\u00ebrball\u00eb trupit t\u00eb Saj pa jet\u00eb tok\u00ebsore, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb kod t\u00eb ri moral.<\/p>\n<p>E k\u00ebsisoj, ky dhurim, kjo fjal\u00eb, ky flijim p\u00ebr gjakun shqiptar ka p\u00ebrmasa q\u00eb kalon kufijt\u00eb e lindjes, duke pushtuar hap\u00ebsira e vizione t\u00eb reja p\u00ebrjetimi. E Shqip\u00ebria e vog\u00ebl gjeografikisht, a nuk i dhuroi njer\u00ebzimit figura t\u00eb m\u00ebdha krenarie, qofshin k\u00ebto perandor\u00eb t\u00eb till\u00eb (24 perandor\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Rom\u00ebs antike), si: Konstandini i Madh me origjin\u00eb ilire, q\u00eb n\u00eb vitin 313 mbas Krishtit, nxori Dekretin e Milanos, tek sanksionoi krisht\u00ebrimin si fe zyrtare?<\/p>\n<p>A nuk u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb par\u00ebt e krishter\u00eb ilir\u00eb, tek t\u00eb cil\u00ebt kemi edhe martir\u00ebt e par\u00eb t\u00eb krisht\u00ebrimit, si: Sh\u00ebn Lauri, Sh\u00ebn Flori, Sh\u00ebn Asti (emrat e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrmenden n\u00eb librin e njohur \u201cMartyriologun romanum\u201d), t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e perendorit Adrian n\u00eb Ulpian\u00eb t\u00eb Dardanis\u00eb, dy gur\u00ebgdhend\u00ebsit (t\u00eb par\u00ebt Sh\u00ebn Lauri e Sh\u00ebn Flori) i mbysin n\u00eb pus, p\u00ebr t\u00eb mohuar fen\u00eb e Krishtit?<\/p>\n<p>A nuk jan\u00eb ndjek\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, n\u00eb koh\u00ebn, kur Kisha po legalizohej si institucion shpirt\u00ebror, perandor\u00ebt e gjakut ilir, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike p\u00ebrmes Decit, Aurelianit, Dioklecianit, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb derdhet gjaku i fatosave t\u00eb krishter\u00eb kudo? Sa kontrast i madh!?<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo trev\u00eb e begat\u00eb dhe konkretisht nga Salona (Vlora), n\u00eb vitin 183 mbas Krishtit, dhuron edhe kat\u00ebr pap\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb famshmit me emrin Gain (nga Salona antike), t\u00eb pa zbardhur deri tani nga historiograf\u00ebt kishtar\u00eb shqiptar\u00eb. E gjithsesi, bota e krisht\u00ebr\u00eb dhe Kisha n\u00eb ve\u00e7anti, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi t\u00eb shumta, q\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb prizmin njer\u00ebzor, kan\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb edhe fatale. \u201cMir\u00ebpo, k\u00ebtu shihet Provania Hyjnore dhe elementi Hyjnor i Kish\u00ebs\u201d, -sintetizon studiuesi i shquar akademik Prof.dr. Zef Mirdita, pedagog i historis\u00eb antike n\u00eb Universitetin e Zagrebit.<\/p>\n<p>Por historia \u00ebsht\u00eb e lavdishme, sepse t\u00eb till\u00eb e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebsaj toke, duke kulmuar m\u00eb tej me nj\u00eb nga prelat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb krisht\u00ebrimit, si: Papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prind\u00ebrit me origjin\u00eb t\u00eb trungut t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb arb\u00ebror n\u00eb Urbino, duke qen\u00eb k\u00ebsisoj i 250-i pap\u00eb n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan. Ai, ishte p\u00ebrkrah pap\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm, si: Gjoni XII, Gregori VII, Piu V, q\u00eb kishin sukses n\u00eb organizimin kishtar, etj. Por t\u00eb mos harrojm\u00eb, se lutja e famshme dhe e mbar\u00eb krisht\u00ebrimit \u201cTe Deum\u201d, \u00ebsht\u00eb shkruar dhe kompozuar nga nj\u00eb peshkop shqiptar. Po Sh\u00ebn Jeronimi ilir (340-420), q\u00eb p\u00ebrktheu Shkrimin e Shenjt\u00eb (Bibla) n\u00eb latinisht?<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe, Zoti me fisnk\u00ebri p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhuroi plot bujari nj\u00eb N\u00ebn\u00eb t\u00eb Madhe, q\u00eb shquhej p\u00ebr nga forca shpirt\u00ebrore deri n\u00eb kufijt\u00eb e shenjt\u00ebris\u00eb. E kjo ishte E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza e Kalkut\u00ebs, e lindur n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p>Sa dor\u00ebl\u00ebshuar jemi treguar ne shqiptar\u00ebt, sa shum\u00eb kemi dhuruar si komb deri aty, sa i falem njer\u00ebzimit N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn! E famshme sa trim\u00ebria dhe vendosm\u00ebria e Gjergj Kastriotit legjendar, q\u00eb si \u201cAtlet i Krisht\u00ebrimit\u201d, u b\u00eb mburoja e civilizimit evropian, nd\u00ebrsa N\u00ebn\u00eb Tereza e Kalkut\u00ebs s\u00eb mjer\u00eb, u b\u00eb mburoj\u00eb dhe histori e gjall\u00eb feje, p\u00ebrkushtimi, duke ndryshuar fytyr\u00ebn e bot\u00ebs s\u00eb mjeruar. Ajo jetoi n\u00eb varf\u00ebri, me t\u00eb varf\u00ebrit midis m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, duke p\u00ebrjetuar t\u00ebr\u00ebsisht filozofin\u00eb e Krishtit. A nuk u shnd\u00ebrrua E Lumja si e till\u00eb sepse ishte shqiptare?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pyetje me p\u00ebrgjigje shembullore t\u00eb popullit shqiptar. Nj\u00eb N\u00ebn\u00eb prej gjak shqiptari, q\u00eb do t\u00eb lindte trupvog\u00ebl e im\u00ebt dhe sh\u00ebndetlig, do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthente si nj\u00eb tr\u00ebndafil i mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb kthehej n\u00eb tr\u00ebndafil t\u00eb dashuris\u00eb, duke u dhuruar skamnor\u00ebve dashuri t\u00eb p\u00ebrjetshme. Ajo tronditi bot\u00ebn, duke i apeluar, se kjo substanc\u00eb e shformuar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb dhe produkt i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme, q\u00eb kontraston me qytet\u00ebrimin.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj e par\u00eb n\u00eb radh\u00ebn e figurave t\u00eb ndritura t\u00eb kombit ton\u00eb, mund t\u00eb them se N\u00ebn\u00eb Tereza p\u00ebr shqiptar\u00ebt, mund t\u00eb krahasohet vet\u00ebm me figur\u00ebn e Gjergj Gjon Kastriotit-Kryetrim i Arb\u00ebris\u00eb, i cili, me q\u00ebndres\u00ebn e tij n\u00eb shek. XV, i vuri shqiptar\u00ebt n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb popujve heroik\u00eb e liridash\u00ebs, nd\u00ebrsa E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza me bamir\u00ebsin\u00eb si vyrtyt, u dha shqiptar\u00ebve nj\u00eb vend nderi n\u00eb hart\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb kultur\u00ebs e humanizmit. Ajo mbetet gjithnj\u00eb paradigma udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr gjith\u00eb njer\u00ebzimin, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shqiptar\u00ebt, kudo ku flitet dhe shkruhet shqip, n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare, por edhe n\u00eb ato t\u00eb shp\u00ebrndara anek\u00ebnd bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, Ajo rizgjon imazhin e Jezusit t\u00eb Nazaretit dhe aksioni i Saj human mori sendertim real, duke shpalosur tipare krejt unikale. Ku t\u2019a dinte babai i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, ky tregtar i thjesht\u00eb shqiptar, se para thjesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb bij\u00ebs s\u00eb tij, do t\u00eb p\u00ebruleshin me respekt t\u00eb thell\u00eb mbret\u00ebr, president\u00eb, prelat\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb besimeve fetare n\u00eb bot\u00eb; ku t\u2019a dinte ai se si nj\u00eb kor gjigand, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e planetit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Ajo t\u00eb shpallet Shenjtore edhe zyrtarisht nga insitucioni m\u00eb i lart\u00eb i Kish\u00ebs Katolike (Selia e Shenjt\u00eb) n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>N\u00eb saksin\u00eb e bot\u00ebs plot vuajtje t\u00eb ndryshme, si i lajm\u00ebruar prej nj\u00eb fuqie Hyjnore, ai (babai) i vuri emrin e thjesht\u00eb, por kuptimplot\u00eb Gonxhe. Dhe Gonxhja, si nj\u00eb syth tr\u00ebndafili, nuk mund t\u00eb rrij\u00eb plot\u00ebsisht e till\u00eb\u2026<\/p>\n<p>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza, k\u00ebrkoi me ngulm drit\u00ebn dhe dashurin\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb dhurat\u00eb e Zotit, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer me p\u00ebrvujt\u00ebri vet\u00ebm Atij. Me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Saj, na tregoi, se \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur me Zotin. \u201cMbani qet\u00ebsin\u00eb e zemrave, meditoni, sepse atje do t\u00eb takojm\u00eb Krishtin, sepse edhe ne mund t\u00eb ecim t\u00eb takojm\u00eb Zotin ton\u00eb\u201d-i porosist\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtaret e \u201cMisionit t\u00eb Dashuris\u00eb\u201d kryemurgesha N\u00ebn\u00eb Tereza. Jeta pa vepra \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, se veprat pa lutje jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrkryera. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb e shk\u00ebputur nga universi shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb p\u00ebrkujtosh humanisten e madhe N\u00ebna Terez\u00eb n\u00eb 100-vjetorin e lindjes dhe t\u00eb p\u00ebrpiqesh ta rrok\u00ebsh personalitetin e saj madhor me nj\u00eb fjalim modest si ky, \u00ebsht\u00eb thjesht ambicie e parealizueshme. Prandaj do t\u00eb duhet t\u2019i referohemi asaj q\u00eb ajo e mbolli n\u00eb jet\u00ebt tona \u2013dashuris\u00eb\u2013q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thithim di\u00e7ka nga nektari i jet\u00ebs q\u00eb ajo ia fali k\u00ebsaj bote. Sepse, n\u00eb filozofin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, dashuria \u00ebsht\u00eb jet\u00eb, nd\u00ebrsa bota nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, pos nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb pa dashuri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb \u00e7oroditur e vrazhd\u00eb, ku e keqja \u00ebsht\u00eb kudo, e paprekur mbetet vet\u00ebm dashuria p\u00ebr njeriu, q\u00eb g\u00eblon n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj. Se, njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj jan\u00eb para s\u00eb gjithash t\u00eb dashuruar me njer\u00ebzimin. Ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr ta mbajtur dinjitetin njer\u00ebzor, t\u00eb cilin e konsiderojn\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb\u201d, vler\u00ebson Prof. Dr. Avzi Mustafa.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebresha e Humanizmit, e P\u00ebllumbit t\u00eb Paqes tok\u00ebsore, nuk kishte se si t\u00eb mos ishte shqiptare, sepse \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hershme e genit shqiptar. Rast\u00ebsia nuk e solli At\u00eb q\u00eb t\u00eb lindte n\u00eb k\u00ebto troje me tradita t\u00eb pastra, n\u00eb k\u00ebto treva ilire t\u00eb lashta, aty, ku, kan\u00eb zanafill\u00ebn e tyre kozmike er\u00ebrat, q\u00eb soll\u00ebn agimin e lindjes s\u00eb qytet\u00ebrimeve m\u00eb t\u00eb lashta se sa vet\u00eb historia e kontinentit t\u00eb plakur t\u00eb Evrop\u00ebs; aty ku ngjizi miti dhe legjenda, k\u00ebnga e vaji, ninulla e foshnj\u00ebs mitologjike, aty ku mor\u00ebn udh\u00eb shtrati i besimeve dhe drita e dijeve, filozofia e jet\u00ebs dhe e vdekjes.<\/p>\n<p>Ajo erdhi n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, kur ende nuk kishte shtet shqiptar politikisht t\u00eb krijuar dhe u largua nga kjo bot\u00eb e zhurmshme n\u00eb fund t\u00eb shekullit, duke i mbyllur syt\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt nga Atdheu, por shum\u00eb t\u00eb dashur prej Saj, atje, ku n\u00eb saj t\u00eb vepr\u00ebs q\u00eb realizoi, b\u00ebri shnd\u00ebrrimin e madh t\u00eb vetes dhe t\u00eb moralit njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla trondit\u00ebse, si rrall\u00ebkush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb tryez\u00ebn e shenjtor\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs, do t\u00eb ftohet t\u00eb kuvendoj\u00eb n\u00eb paqe, mir\u00ebsi dhe dashuri Hyjnore edhe N\u00ebna e t\u00eb gjith\u00eb N\u00ebnave. Ndoshta, edhe nj\u00eb N\u00ebn\u00eb, q\u00eb sh\u00ebroi plag\u00ebt e nipave dhe mbesave t\u00eb atyre shenjtor\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr nga origjina shtetet ku ato kan\u00eb lindur\u2026<\/p>\n<p>Tashm\u00eb N\u00ebna n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion me vlera dashurie ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb triumfojn\u00eb mbi kultur\u00ebn e vdekjes, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb e shpres\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs. Me shtat\u00eb p\u00ebllumbat e bardh\u00eb t\u00eb veshur n\u00eb sari ka ngritur folezat e dashuris\u00eb Hyjnore, p\u00ebr njeriun e Atdheut t\u00eb Saj.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebtimin e Saj, mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb frym\u00eb universale, krijoi mitin e shenjtit, t\u00eb profetit t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr mjerimit, t\u00eb Engj\u00ebllit Mbrojt\u00ebs, q\u00eb komunikoi me bot\u00ebn Hyjnore, t\u00eb shpres\u00ebs dhe t\u00eb guximit p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Panteoni i njer\u00ebzve t\u00eb shquar, q\u00eb me vepr\u00ebn e tyre t\u00eb shumanshme kan\u00eb manifestuar virtyte t\u00eb larta njer\u00ebzore dhe forc\u00ebn inspiruese p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb sociale me kalimin n\u00eb amshim t\u00eb T\u00eb Lumes N\u00ebn\u00eb Tereza, p\u00ebsoi nj\u00eb zbrazje t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Porse kur individ\u00eb t\u00eb till\u00eb unikal l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb filozofi, nj\u00eb moral dhe nj\u00eb p\u00ebrkushtim nga dishepujt, Ata (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) Ajo, nj\u00ebher\u00ebsh gjenden n\u00eb maj\u00eb t\u00eb panteoneve t\u00eb vlerave universale t\u00eb njer\u00ebzimit, duke rr\u00ebzuar nj\u00ebher\u00ebsh pseudovlerat.<\/p>\n<p>Anjeze Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997), bota e nderon mbas vdekjes tragjike t\u00eb Princesh\u00ebs s\u00eb Wellsit Lady Diana, nj\u00eb nd\u00ebr miket e af\u00ebrta t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Lajmi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i hidhur p\u00ebr ne. Kjo vjen nga shpirti me fjal\u00eb zemre t\u00eb pik\u00eblluar, sepse ishte nj\u00eb njeri frymor, q\u00eb drejtohej drejt Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe Ajo me shpirtin e paqes ka b\u00ebr\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p>E shpirti i mrekulluesh\u00ebm ishte vet\u00eb E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza. Dhe shpirti e njohu, jetoi me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, q\u00eb ishte nj\u00eb njeri i till\u00eb. \u201c\u00c7do njeri ka lindur Shenjt, por duhet t\u00eb d\u00ebshiroj dhe t\u2019a d\u00ebshmoj\u201d-ka p\u00ebrkufizuar bamir\u00ebsja shpirmadhe N\u00ebn\u00eb Tereza.<\/p>\n<p>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza solli evolucion, ose l\u00ebvizje t\u00eb re n\u00eb shpirtin e Saj njer\u00ebzor. Besonte shum\u00eb n\u00eb familje si nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb solide, q\u00eb duhet ruajtur nga tjet\u00ebrsimi i demtuesve m\u00ebkator\u00eb. Familja shtonte Ajo, aty lind, krijohet dhe vazhdon t\u2019i jepet shoq\u00ebris\u00eb, kur shpesh takohej me t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn\u00eb, kam etje, n\u00ebn\u00eb dua t\u00eb ha, n\u00ebn\u00eb dua t\u00eb pi, n\u00ebn\u00eb kam ftoht\u00eb, n\u00ebn\u00eb jam s\u00ebmur\u00eb, n\u00ebn\u00eb o NENE, i th\u00ebrret f\u00ebmija, i riu, i braktisuri, plaku q\u00eb r\u00ebnkon nga plag\u00ebt e g\u00ebrbul\u00ebs, n\u00eb \u00e7astet e hidh\u00ebrimit e t\u00eb g\u00ebzimit\u2026<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo binomi Njeri-N\u00ebn\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon ndihm\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nyje e pazgjidhshme n\u00eb \u00e7astet e hidh\u00ebrimit t\u00eb madh, n\u00eb vuajtje e dhimbje.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, n\u00ebna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull jete, nj\u00eb ofiq, nj\u00eb grad\u00eb, nj\u00eb mision e mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb mesazh jete, buz\u00ebqeshjeje, g\u00ebzimi e hareje. N\u00eb \u00e7do gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e par\u00eb dhe m\u00eb e dashur, q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb shprehin n\u00eb fillim gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet, por n\u00eb shenj\u00eb dhembshurie e dashurie t\u00eb pakufi, ajo ka kuptimin e oksigjenit p\u00ebr \u00e7do q\u00ebnie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se nj\u00eb kryen\u00ebn\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnave t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb mir\u00eb ose jo, p\u00ebrpiqen t\u00eb pak\u00ebsojn\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e madh t\u00eb k\u00ebsaj bote t\u00eb r\u00ebnduar. Dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e ka ushqyer p\u00ebrher\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo me shpirtbut\u00ebsin\u00eb bujare, punoi p\u00ebrmes duarve t\u00eb rreshkura, q\u00eb kan\u00eb pritur e p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr shum\u00eb dekada miliona f\u00ebmij\u00eb n\u00eb buz\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb sigurt\u00eb. Vdekjen e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve e ka larguar, duke m\u00ebkuar dashuri njer\u00ebzore, p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarve, ka lidhur miliona plag\u00eb, sikurse u ka mbyllur syt\u00eb pran\u00eb nj\u00eb vdekje t\u00eb qet\u00eb natyrale tek i p\u00ebrkdhelte me urat\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nAjo ka ofruar jet\u00ebn e ka larguar vdekjen e etur p\u00ebr flirte mjeran\u00ebsh, n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd t\u00eb globit; ka dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb, duke ngrohur trupat e ngrir\u00eb n\u00eb bor\u00eb pa p\u00ebrkujdesje. Ka ulur urretjen midis njer\u00ebzve, duke falur dashurin\u00eb midis atyre njer\u00ebzve n\u00ebn shembullin e Jezu Krishtit.<\/p>\n<p>N\u00eb shtegtimin e saj t\u00eb gjat\u00eb, si ikon\u00eb e gjall\u00eb, q\u00eb adhurohet me dashuri nga t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb ledhatuar, ndjer\u00eb nga miliona njer\u00ebz, duke ndezur qiriun e drit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme.<br \/>\nNjer\u00ebzimit iu dor\u00ebzua e gjall\u00eb, duke dhuruar trupin, zemr\u00ebn, mendjen, fjal\u00ebn, frym\u00ebn, jet\u00ebn e Saj dhe gjeneroi me forc\u00eb dashurin\u00eb, k\u00ebt\u00eb Gonxhe t\u00eb mrekullueshme t\u00eb fshehur thell\u00eb n\u00eb skutat e shpirtrave njer\u00ebzor\u00eb.<\/p>\n<p>Postulatet e Saj jan\u00eb t\u00eb thjeshta n\u00eb formulim, por jan\u00eb t\u00eb thekuara si ide:<br \/>\n\u201cNuk ka paqe pa dashuri\u201d,<br \/>\n\u201cNuk keni b\u00ebr\u00eb pak n\u00ebse keni dhuruar buz\u00ebqeshje\u201d,<br \/>\n\u201cPo, dashuria \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe ju takon juve!\u201d<\/p>\n<p>Duke u endur e palodhur, N\u00ebna e bot\u00ebs arriti ta gjej\u00eb, ta k\u00ebput\u00eb k\u00ebt\u00eb gonxhe dhe ua d\u00ebshmoi si shembull jet\u00ebsie, se kjo \u00ebsht\u00eb dashuria n\u00eb Hyjin dhe njeriun, q\u00eb Ai v\u00ebt\u00eb krijoi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar mir\u00ebsit\u00eb e natyr\u00ebs, q\u00eb s\u00ebrisht vet\u00eb i dhuroi. Njer\u00ebzorja, autentike \u00ebsht\u00eb institucioni m\u00eb i lart\u00eb, m\u00eb i past\u00ebr, m\u00eb human dhe se institucionet e tjera, si: shteti, propoganda, ceremonit\u00eb, jan\u00eb t\u00eb vonshme, e jo t\u00eb sinqerta p\u00ebrball\u00eb humanizmit dhe dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shihte bebe t\u00eb vogla, vraponte q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkthelte dhe i merrte n\u00eb krah\u00ebt e Saj t\u00eb ngroht\u00eb, duke u dhuruar dashuri me nj\u00eb buz\u00ebqeshje fisnike. Ajo kishte nj\u00eb optik\u00eb tjet\u00ebr, kur vraponte n\u00ebn moton, se \u201cdhimbja e tjetrit zbutet kur kujdesesh p\u00ebr te, dhe kujdesi kryehet kur vet\u00eb jeton thjesht\u00eb e bashk\u00eb me te\u201d. Ajo shihte frik\u00eb nga vdekja, ndaj edhe jetoi gjat\u00eb. Veshja e thjesht\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebt e zbathura me sandale, asnj\u00ebher\u00eb nuk qen\u00eb garnitur\u00eb moralizuese, por sfid\u00eb stoicizmi.<\/p>\n<p>E komentonte gjithnj\u00eb fjal\u00ebn \u201cKam etje\u201d (\u201cI\u2019m thirsty), p\u00ebr dashurin\u00eb e njer\u00ebzve, ashtu sikurse e thot\u00eb Krishti n\u00eb Kryq. Ajo b\u00ebri at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte me dashuri, i jepte uj\u00eb t\u00eb uriturit, veshte t\u00eb zhveshurit, m\u00ebkonte me ngroht\u00ebsi prind\u00ebrore m\u00eb t\u00eb braktisurit. Dhe k\u00ebt\u00eb rit e p\u00ebrs\u00ebriti p\u00ebr shum\u00eb dekada, duke sfiduar p\u00ebrher\u00eb mosh\u00ebn e vet, s\u00ebmundjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb e shoq\u00ebruan kudo, dhe mbi t\u00eb gjitha koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb. Dhe asokohe me kalimin n\u00eb amshim, bota u ul n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebrpara madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb bamir\u00ebses s\u00eb Saj.<\/p>\n<p>Media marramend\u00ebse elektronike, nuk e besoi humbjen e Saj dhe b\u00ebri q\u00eb t\u2019a nderonin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pasurit dhe me t\u00eb dashurit e Saj, t\u00eb varf\u00ebrit midis m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, mbasi Ajo dinte t\u00eb komunikonte me t\u00eb gjith\u00eb q\u00ebniet nj\u00ebsoj si Krijesa t\u00eb Hyjit.<\/p>\n<p>Ajo nd\u00ebrroi jet\u00eb, mbasi shenjtor\u00ebt nuk vdesin. P\u00ebrpara kamerave, bliceve, internetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn shihej qart\u00eb se si luksi e gryk\u00ebsia njer\u00ebzore, etika e moralit akademik, uniforma e ushtris\u00eb dhe kostumet e diplomat\u00ebve, mbet\u00ebn t\u00eb shtangur dhe u p\u00ebrulen me veneracion, me pendes\u00eb t\u00eb thell\u00eb plot shqet\u00ebsim p\u00ebrpara atij l\u00ebmshi njer\u00ebzor, e aq gjigand nj\u00ebher\u00ebsh! U k\u00ebput Gonxhja e Shqiptar\u00ebve, Lulja e Njer\u00ebzimit. E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza, \u00ebsht\u00eb Poezia e Jet\u00ebs, Poezia e Njer\u00ebzve t\u00eb Varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Kalkuta shum\u00ebmilionshe dhe me te, mbar\u00eb bota q\u00eb e nderon si Qytetare Nderi t\u00eb \u00e7do kombi, race dhe ngjyre, \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb gjunj\u00eb dhe si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri pavdekshm\u00ebrie, k\u00ebrkon t\u00eb Shenjt\u00ebrohet.<br \/>\nAjo u shpall Shenjtnesh\u00eb, por n\u00ebse altari shpirt\u00ebror, do t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb koleksionin e tij si brilant emrin Shenjt, altari i v\u00ebrtet\u00eb i preksh\u00ebm tok\u00ebsor, human, bart\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, e cila duket tashm\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb si eter n\u00eb vepr\u00ebn e misioneve t\u00eb Saj, t\u00eb cilat, me stoicizmin e tyre, jan\u00eb plazmor si specie Tereziane, aq t\u00eb mir\u00ebpritura e t\u00eb respektuara kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Me siluet\u00ebn e Saj t\u00eb brisht\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb pelerin\u00eb prej pambuku t\u00eb bardh\u00eb (sary), me shirita ngjyr\u00eb blu N\u00ebn\u00eb Tereza, u shpall E Lumnueme, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb hap para Shenjtnis\u00eb (m\u00eb 19 Tetor 2003) nga Papa Gjon Pali II.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish drejtori i Radios \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d publicisti Frank Shkreli, duke theksuar kontributin e madh q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb e jep \u00e7do dit\u00eb Kisha Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Hartsdale New York, n\u00ebn drejtimin e bariut shpirt\u00ebror T\u00eb P\u00ebrndershmit Dom Pjet\u00ebr Popaj, n\u00eb artikullin analitik: \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza: NDERI I KISH\u00cbS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera vler\u00ebson:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shpirtin tim, jam thell\u00ebsisht i g\u00ebzuar q\u00eb kam rastin e bukur t\u00eb jem me ju sonte: me Dom Pjetrin dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb famullis\u00eb &#8220;Zoja e Shkodr\u00ebs&#8221;, me t\u00eb gjith\u00eb ju, q\u00eb \u00e7do dit\u00eb punoni e flijoni aq shum\u00eb p\u00ebr ideale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave fetare e komb\u00ebtare.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 dobis\u00eb shpirt\u00ebrore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni i par\u00eb i k\u00ebsaj kishe \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d-binomin &#8220;Fe e Atdhe&#8221;-e zbaton n\u00eb flak\u00eb e n\u00eb drit\u00eb t\u00eb fes\u00eb, por gjithmon\u00eb duke mbajtur gjall\u00eb zakone e tradita kulturore, thjesht komb\u00ebtare, duke ruajtur e shtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh pasurin\u00eb etnike t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, trash\u00ebgimi kjo q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb mundur ta quajm\u00eb veten, krenarisht, Shqiptar\u00eb n\u00eb dheun e George Washington-it dhe Abraham Lincoln-it, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb jemi krenar\u00eb me veprimtarin\u00eb e k\u00ebsaj kishe n\u00eb lamin\u00eb e fes\u00eb dhe t\u00eb shqiptarizmit, veprimtari q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb terminologjin\u00eb e Imzot Pjeter Bogdanit: &#8220;Fati i im \u00ebsht\u00eb fati i popullit tim&#8221;, veprimtari kjo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb krenare, n\u00eb 100-vjetorin e<br \/>\nlindjes se Saj.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"mailto:*klajdkapinova@yahoo.com\">*klajdkapinova@yahoo.com<\/a><\/p>\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb num\u00ebrin special me ngjyra t\u00eb revist\u00ebs \u201cJeta Katolike\u201d #59, kushtuar 100-vjetorit t\u00eb lindjes sw t\u00eb Lumes N\u00ebn\u00eb Tereza, New York, 2010, f.26-29.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza u b\u00eb kultura m\u00eb e lart\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse e njohjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb \u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d &#8212; E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Klajd Kapinova* 13 vjet m\u00eb par\u00eb Vuajtja, mbeti pa sh\u00ebrim. E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Ishte dhe Mbeti Dashuri n\u00eb Vep\u00ebr. Trupat e Ghand-it t\u00eb Indis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5449","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza u b\u00eb kultura m\u00eb e lart\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse e njohjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb \u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d &#8212; E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Klajd Kapinova* 13 vjet m\u00eb par\u00eb Vuajtja, mbeti pa sh\u00ebrim. E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Ishte dhe Mbeti Dashuri n\u00eb Vep\u00ebr. Trupat e Ghand-it t\u00eb Indis\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-30T08:11:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d\",\"datePublished\":\"2010-12-30T08:11:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/\"},\"wordCount\":4470,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/kopertina_-jeta_katolike.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/\",\"name\":\"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/kopertina_-jeta_katolike.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-30T08:11:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/kopertina_-jeta_katolike.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/kopertina_-jeta_katolike.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza u b\u00eb kultura m\u00eb e lart\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse e njohjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb \u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d &#8212; E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Klajd Kapinova* 13 vjet m\u00eb par\u00eb Vuajtja, mbeti pa sh\u00ebrim. E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza Ishte dhe Mbeti Dashuri n\u00eb Vep\u00ebr. Trupat e Ghand-it t\u00eb Indis\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-30T08:11:03+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d","datePublished":"2010-12-30T08:11:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/"},"wordCount":4470,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/","name":"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg","datePublished":"2010-12-30T08:11:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/kopertina_-jeta_katolike.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/une-jam-nje-pende-ne-doren-e-zotit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cUn\u00eb Jam nj\u00eb Pend\u00eb n\u00eb Dor\u00ebn e Zotit\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5449"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5449\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}