{"id":5397,"date":"2012-10-16T20:49:58","date_gmt":"2012-10-16T19:49:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5397"},"modified":"2012-10-16T20:49:58","modified_gmt":"2012-10-16T19:49:58","slug":"greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/","title":{"rendered":"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Afrim Krasniqi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>AFRIM KRASNIQI<\/strong>, <em>16 Tetor 2012<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00eblindjen e tij t\u00eb 68-t\u00eb kryeministri Berisha gjeti rastin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb lum\u00eb sharjesh, akuzash, fyerjesh dhe denigrimesh kund\u00ebr grevist\u00ebve t\u00eb uris\u00eb, ish t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb stilin e tij denigrues kryeministri tha at\u00eb q\u00eb thot\u00eb prej 22 vitesh: kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr meje \u00ebsht\u00eb i paguar nga opozita, \u00ebsht\u00eb antishqiptar, \u00ebsht\u00eb anti-evropian, \u00ebsht\u00eb i korruptuar, trafikant, kriminel dhe imoral. I ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb vite t\u00eb nj\u00ebjtat epitete kund\u00ebr kujtdo q\u00eb ka pasur p\u00ebrball\u00eb q\u00eb nga Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Neritan Ceka, Arben Imami, Genc Pollo, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama, Alfred Moisiu, Bamir Topi e deri tek m\u00eb t\u00eb fundit, grevist\u00ebt e uris\u00eb.<\/p>\n<p>Disa prej tyre nuk jetojn\u00eb m\u00eb, disa sot i ka aleat\u00eb besnik\u00eb n\u00eb qeveri, disa i ka p\u00ebrball\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<br \/>\nN\u00eb logjik\u00ebn dhe formimin personal fanatik t\u00eb periudh\u00ebs komuniste kryeministri Berisha nuk njeh metod\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij stili luftarak denigrimi dhe fyes edhe p\u00ebr kultur\u00ebn minimale qytetare t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Parimi i denigrimit t\u00eb kund\u00ebrshtarit, i baltosjes s\u00eb tij, i asgj\u00ebsimit publik t\u00eb tij duke (keq)p\u00ebrdor ministra e deputet\u00eb militant, shar\u00ebs t\u00eb paguar n\u00eb media, struktura t\u00eb specializuara abuzimi dhe deri edhe institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit &#8211; jan\u00eb e mbeten parim jet\u00ebsor, pjes\u00eb e identitetit dhe formimit politik t\u00eb njeriut, i cili prej vitit 1968 vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb njohin karakterin dhe praktikat e tij sjellja ka nj\u00eb shpjegim: Berisha flet p\u00ebr turmat, udh\u00ebheq p\u00ebr turmat, ushqehet nga turmat dhe k\u00ebrc\u00ebnon me turmat. Ai nuk e pranon elit\u00ebn politike, nuk pranon qytetarin\u00eb dhe as kuraj\u00ebn civile, nuk pranon oponenc\u00ebn profesionale dhe as kritik\u00ebn mediatike, fraksionin n\u00eb parti apo kund\u00ebrshtin\u00eb e ideve t\u00eb tij n\u00eb publik. P\u00ebr t\u00eb, kushdo q\u00eb nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb vath\u00ebn e tij, p\u00ebrb\u00ebn rrezik dhe duhet eliminuar, me t\u00eb gjitha mjetet dhe n\u00eb t\u00eb gjitha format.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb e mbetet i vetmi politikan n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb publikisht e pranon se kund\u00ebrshtar\u00ebt i do vet\u00ebm p\u00ebr ti mundur, &#8211; nj\u00eb luft\u00eb e pambaruar q\u00eb ka nisur m\u00eb 1968 dhe ndryshuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht kah m\u00eb 1991, &#8211; nj\u00eb tipar i revolucionit permanent q\u00eb buron nga koncepti komunist i opozit\u00ebs dhe oponenc\u00ebs armike.<br \/>\nAi nuk merret me grev\u00ebn e uris\u00eb dhe k\u00ebrkesat e grevist\u00ebve, nuk pranon t\u00eb diskutoj\u00eb mbi ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb dhe denigrimin e tyre moral dhe ekonomik, e shp\u00ebrfill rolin negociator t\u00eb ambasadorit amerikan apo t\u00eb BE n\u00eb k\u00ebt\u00eb grev\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet formale t\u00eb disa institucioneve t\u00eb tjera kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi greva dhe as k\u00ebrkesat, p\u00ebr t\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi gjetja e armikut t\u00eb ri, nj\u00eb front i ri lufte politike kund\u00ebr armikut imagjinar, nj\u00eb klim\u00eb e re frike dhe k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb vendosur kund\u00ebr, pra nj\u00eb mesazh force p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme dhe CV e tij politike.<\/p>\n<p>Berisha u b\u00eb President dhe figur\u00eb popullore me mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb elit\u00ebs intelektuale, rinis\u00eb studentore, ish pronar\u00ebve, ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe sindikatave. 22 vjet m\u00eb von\u00eb ato jan\u00eb pes\u00eb kategori kritike ndaj kryeministrit, t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga PD dhe struktura e pushtetit, t\u00eb braktisura nga loja e pis\u00ebt e pazareve t\u00eb pushtetit, t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb familjar e klanor t\u00eb vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb 68 vje\u00e7 dhe ai e di se nuk ka m\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar rikthimin n\u00eb pushtet, ndaj \u00e7do dit\u00eb pushteti e p\u00ebrjeton si dit\u00ebn e fundit, e p\u00ebrdor maksimalisht p\u00ebr garantimin e t\u00eb nes\u00ebrmes, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u00e7far\u00ebdo grupi shoq\u00ebror q\u00eb mund ti besoj\u00eb dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u00e7do mjet politik p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar rotacionin politik n\u00eb pushtet, n\u00eb parti dhe n\u00eb sistemin politik.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se kategorit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme e kan\u00eb braktisur dhe n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb koalicion me komunistet (me votat e Hysni Milloshit fitoi zgjedhjet lokale), me kryeministrat historik\u00eb t\u00eb PS (Nano e Meta kan\u00eb qeverisur n\u00eb 8 nga 10 vitet e PS), sesa t\u00eb pranoj\u00eb rikthimin e moralit politik dhe dialogun me ata q\u00eb e soll\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb pushtet, sidomos ish themeluesit e PD dhe ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ai sot merret me stall\u00ebn e derrave t\u00eb Gjergj Ndrec\u00ebs dhe jo me 17 vitet e burgut t\u00eb tij politik; q\u00eb me informacione SHIK-u k\u00ebrkon listat e kredive, banesave dhe familjar\u00ebve t\u00eb secilit grevist dhe jo peticionin ekonomik t\u00eb tyre; q\u00eb akuzon grevist\u00ebt se po vet\u00ebvriten n\u00eb llogari t\u00eb PS dhe refuzon t\u00eb na tregoj\u00eb p\u00ebrse SHBA e BE jan\u00eb \u00e7do dit\u00eb pran\u00eb grevist\u00ebve; q\u00eb si Makbethi k\u00ebrkon skenar\u00eb kriminal\u00eb p\u00ebr krimin e tij n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr Ramiz Alin\u00eb, kurimin me parat\u00eb e shtetit dhe d\u00ebrgimin jasht\u00eb shtetit po me parat\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs demokratike nj\u00eb kryeminist\u00ebr, nj\u00eb prind, nj\u00eb politikan dhe nj\u00eb deputet do t\u00eb kishte sensin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb evituar humbjen e jet\u00ebs s\u00eb grevist\u00ebve, kurse ai, me nd\u00ebrgjegje, \u00e7do dit\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, me shpres\u00ebn makabre se s\u00ebmundjet dhe aktet e vet\u00ebvrasjes do t\u00eb pak\u00ebsojn\u00eb numrin e grevist\u00ebve.<\/p>\n<p>Greva e uris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje, \u00ebsht\u00eb fundi n\u00eb list\u00ebn e mundshme t\u00eb protestave demokratike. Ata t\u00eb p\u00ebrndjekur i provuan t\u00eb gjitha, dhe kur gjet\u00ebn t\u00eb mbyllur \u00e7do der\u00eb, u ndodh\u00ebn n\u00eb dilem\u00ebn e kobshme n\u00ebse ia vlen t\u00eb jetohet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri amorfe, pa kujtes\u00eb e reagim, n\u00ebn nj\u00eb regjim q\u00eb nuk d\u00ebshmon me asnj\u00eb akt se t\u00eb do t\u00eb gjall\u00eb. Mesazhi i kryeministrit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: ai nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr vot\u00ebn tuaj, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe as kostumin e dhuruar prej jush t\u00eb antikomunistit.<\/p>\n<p>Ai nuk ka nevoj\u00eb m\u00eb as p\u00ebr qytetar\u00ebt, as p\u00ebr elit\u00ebn, as p\u00ebr ish-dhjetorist\u00ebt, as p\u00ebr ish-pronar\u00ebt, as p\u00ebr median e pavarur, &#8211; ai mendon se i ka t\u00eb gjitha, i meriton t\u00eb gjitha, dhe n\u00ebse nuk i jepen, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm me \u00e7do mjet t&#8217;i marr\u00eb t\u00eb gjitha. N\u00eb d\u00eblirin e tij nuk e fsheh synimin t\u00eb identifikohet me Zotin, me kombin dhe popullin, si dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb padron absolut i tyre edhe 35 vite t\u00eb tjera. Ai nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb tregohet di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e ka besuar kurr\u00eb, t\u00eb sillet ndryshe nga \u00e7far\u00eb i lejon formimi i tij, &#8211; ai thjesht \u00ebsht\u00eb i lodhur nga qytetar\u00ebt dhe ankesat, nga pretendimi p\u00ebr zgjedhje t\u00eb fshehta e grevat, nga kritikat n\u00eb media dhe mosbesimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ai i do qytetar\u00ebt vet\u00ebm si skllev\u00ebr t\u00eb bindur, q\u00eb nuk ankohen, q\u00eb nuk shikojn\u00eb, q\u00eb nuk mendojn\u00eb, q\u00eb lumturohen me ushqimin e pak\u00ebt t\u00eb dit\u00ebs dhe i puthin dor\u00ebn sundimtarit t\u00eb tyre. Ai ndodhet n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ekstreme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Stalini vendosi t\u00eb ekzekutoj\u00eb edhe mjek\u00ebt e tij, ku Enveri dha urdh\u00ebr t\u00eb vet\u00ebvritet edhe kryeministri i tij, ku Kastro shpalli armike vajz\u00ebn e tij, ku Caushesku i shpalli luft\u00eb popullit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar jasht\u00eb stanit t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7udi n\u00ebse sheh n\u00eb ekranin televiziv nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb shan, b\u00ebrtet, fyen, denigron, shpif e k\u00ebrc\u00ebnon ndaj tij, n\u00ebse t\u00eb nes\u00ebrmen ndonj\u00eb kanal TV apo gazet\u00eb e stilit kinez t\u00eb 1967-\u00ebs do tu b\u00ebj\u00eb jehon\u00eb k\u00ebtyre sjelljeve paranojake, dhe n\u00ebse turma e militant\u00ebve vijon t\u00eb mbush\u00eb rrjete sociale, parlament, qeveri e rrugica me thirrjet &#8220;duam Bab\u00ebn&#8221;!<\/p>\n<p>Greva e b\u00ebri divorcin historik midis nj\u00eb regjimi t\u00eb korruptuar dhe arrogant dhe shtresave t\u00eb djathta historike, t\u00eb cilat nuk gjejm\u00eb m\u00eb dallim midis Hysni Milloshit, Fatos Nanos, Ilir Met\u00ebs, Sali Berish\u00ebs, Edi Ram\u00ebs apo Gramoz Ru\u00e7it. Shqip\u00ebria e vitit 2012 \u00ebsht\u00eb i vetmi vend evropian (pas Bjellorusis\u00eb), i cili qeveriset nga i nj\u00ebjti person n\u00eb 22 vjet, q\u00eb ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr -ish sekretar i PPSH, q\u00eb s&#8217;ka asnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur politik n\u00eb qeveri, as parlament, ku qytetar\u00ebt e braktisur dhe t\u00eb tradhtuar vet\u00ebvriten p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, ku nj\u00eb klan politik e financiar keqp\u00ebrdor p\u00ebr interesa personale shtetin, institucionet, pronat publike, median dhe \u00e7do aset tjet\u00ebr publik.<\/p>\n<p>Greva e uris\u00eb s\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve vet\u00ebm sa e tregoi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e trisht\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Kjo grev\u00eb mund t\u00eb mos ket\u00eb sukses afatshkurt\u00ebr, mund t\u00eb mbyllet me disa ambulance t\u00eb tjera q\u00eb transportojn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb p\u00ebr vdekje, mund t\u00eb shuhet nga kronika e lajmeve t\u00eb dit\u00ebs, por efekti dhe mesazhi i saj, &#8211; reagimi ekstrem n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb mohuara, &#8211; \u00ebsht\u00eb e mbetet suksesi m\u00eb i madh i saj. Ajo tregoi se n\u00eb an\u00ebn tuaj ishin pjesa qytetare e shoq\u00ebris\u00eb, ishin z\u00ebrat e pak\u00ebt civil\u00eb e kurajoz n\u00eb opinionin publik, ishin bashk\u00ebvuajt\u00ebsit tuaj nga Sami Repishti e Bedri Blloshmi te Visar Zhiti, &#8211; dhe se p\u00ebrball\u00eb ishin ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb, pushteti, pushtetar\u00ebt e turmat e sunduara prej tyre.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha greva tregoi p\u00ebrfundimisht se kush \u00ebsht\u00eb morali q\u00eb mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pushtetin, kush fshihet pas kostumit antikomunist p\u00ebr t\u00eb rivrar\u00eb grevist\u00ebt e p\u00ebrndjekur, kush shihet me deklarata ose heshtje p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb list\u00ebn e ardhshme elektorale, kush ka zgjedhur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e m\u00eb pak dinjitoze p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb e mbetet simbol komunist e antikomunist, kush beson tek demokracia dhe kush p\u00ebrb\u00ebn penges\u00ebn kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb demokratike dhe evropiane.<\/p>\n<p>(<em>s.f\/Shqiptarja.com<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga AFRIM KRASNIQI, 16 Tetor 2012 N\u00eb dit\u00eblindjen e tij t\u00eb 68-t\u00eb kryeministri Berisha gjeti rastin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb lum\u00eb sharjesh, akuzash, fyerjesh dhe denigrimesh kund\u00ebr grevist\u00ebve t\u00eb uris\u00eb, ish t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb. N\u00eb stilin e tij denigrues kryeministri tha at\u00eb q\u00eb thot\u00eb prej 22 vitesh: kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr meje \u00ebsht\u00eb i paguar nga opozita, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5397","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga AFRIM KRASNIQI, 16 Tetor 2012 N\u00eb dit\u00eblindjen e tij t\u00eb 68-t\u00eb kryeministri Berisha gjeti rastin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb lum\u00eb sharjesh, akuzash, fyerjesh dhe denigrimesh kund\u00ebr grevist\u00ebve t\u00eb uris\u00eb, ish t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb. N\u00eb stilin e tij denigrues kryeministri tha at\u00eb q\u00eb thot\u00eb prej 22 vitesh: kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr meje \u00ebsht\u00eb i paguar nga opozita, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-16T19:49:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju\",\"datePublished\":\"2012-10-16T19:49:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/\"},\"wordCount\":1762,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/afrim_krasniqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/\",\"name\":\"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/afrim_krasniqi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-16T19:49:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/afrim_krasniqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/afrim_krasniqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga AFRIM KRASNIQI, 16 Tetor 2012 N\u00eb dit\u00eblindjen e tij t\u00eb 68-t\u00eb kryeministri Berisha gjeti rastin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb lum\u00eb sharjesh, akuzash, fyerjesh dhe denigrimesh kund\u00ebr grevist\u00ebve t\u00eb uris\u00eb, ish t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb. N\u00eb stilin e tij denigrues kryeministri tha at\u00eb q\u00eb thot\u00eb prej 22 vitesh: kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr meje \u00ebsht\u00eb i paguar nga opozita, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-16T19:49:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju","datePublished":"2012-10-16T19:49:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/"},"wordCount":1762,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/","name":"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","datePublished":"2012-10-16T19:49:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greviste-ai-nuk-ka-nevoje-per-ju\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Grevist\u00eb, AI nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5397\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}