{"id":5393,"date":"2012-10-16T14:50:28","date_gmt":"2012-10-16T13:50:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5393"},"modified":"2012-10-16T14:50:28","modified_gmt":"2012-10-16T13:50:28","slug":"intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> I ashp\u00ebr, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe unik, politikani veteran i opozit\u00ebs Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi analizon politik\u00ebn shqiptare dhe heq paralele t\u00eb habitshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dy dekada pluraliz\u00ebm. Nga student\u00ebt e Dhjetorit 90\u2019 q\u00eb garantoheshin se nuk do t\u00eb prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit q\u00eb ekzekutohen n\u00eb 2011-\u00ebn me plumb n\u00eb Bulevard, nga minator\u00ebt e uris\u00eb s\u00eb Valiasit q\u00eb p\u00ebrmbys\u00ebn nj\u00eb qeveri n\u00eb 91-in, tek t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb q\u00eb po vet\u00ebdigjen me benzin\u00eb nga nj\u00eb qeveri q\u00eb i akuzon si t\u00eb p\u00ebrdorur politikisht.<\/p>\n<p>Paraleja tjet\u00ebr, Berisha dhe Nano, shanset dhe d\u00ebshtimet e tyre, sipas drejtuesit t\u00eb PSD-s\u00eb. P\u00ebr Gjinushin, rr\u00ebnja e t\u00eb keqes n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb zgjedhjet dhe fakti q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend evropian q\u00eb nuk garanton zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Statusi? \u201cNdihm\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb, por jo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, thot\u00eb ai. Dhe akuzon: kjo maxhoranc\u00eb \u00ebsht\u00eb e kapur nga hijet e t\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb ish-sigurimit t\u00eb shtetit dhe agjenturat e huaja<\/p>\n<p>Nga <strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, <em>JAVA<\/em>, <em>16 Tetor 2012<\/em><\/p>\n<p><strong>Prej gati dy jav\u00ebsh, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb po zhvillojn\u00eb nj\u00eb grev\u00eb urie dhe madje, dy nga ta dhe nj\u00eb i tret\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb, kan\u00eb kryer nj\u00eb akt vet\u00ebflijimi me zjarr. Politika i ka afruar nj\u00eb qasje t\u00eb dyfisht\u00eb, opozita i ka p\u00ebrkrahur, pozita e ka akuzuar si grev\u00eb politike. Ju si e konsideroni k\u00ebt\u00eb grev\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7udi shqiptare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb absurd i v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb konsiderohet akuz\u00eb etiketimi p\u00ebr grev\u00eb politike apo p\u00ebrdorim politik t\u00eb grev\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, kjo ndodh vet\u00ebm kur n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb Saliu. N\u00ebn qeverisjen e tij, \u00e7do grev\u00eb, \u00e7do protest\u00eb, \u00e7do pak\u00ebnaq\u00ebsi popullore e denoncim kund\u00ebr tij quhet politike. Kur ai ndodhej n\u00eb opozit\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto konsideroheshin legjitime.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn demokratike ku duam t\u00eb integrohemi, por pa mundur ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, greva politike nuk jan\u00eb ato q\u00eb i quan si t\u00eb tilla qeveria, tellall\u00ebt e mercenar\u00ebt e saj, por jan\u00eb ato akte q\u00eb i deklarojn\u00eb politike vet\u00eb protagonist\u00ebt e grev\u00ebs dhe q\u00eb p\u00ebr nga natyra e k\u00ebrkesave t\u00eb shtruara, jan\u00eb t\u00eb tilla. N\u00eb nj\u00eb vend demokratik, grevist\u00ebt n\u00ebse kan\u00eb q\u00ebllime politike, nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019i fshehur ato. Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan ta sfumojn\u00eb e kompromentojn\u00eb grev\u00ebn e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb duke e etiketuar at\u00eb si politike, n\u00eb thelb pranojn\u00eb faktin se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka demokraci reale. Akoma m\u00eb anakronik ting\u00ebllon refreni i k\u00ebtij regjimi e mercenar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb edhe kur vret, edhe kur vjedh, edhe kur i djeg shqiptar\u00ebt me barutin e propagand\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit apo me naft\u00ebn e korrupsionit, akuzon opozit\u00ebn p\u00ebr politizim t\u00eb fatkeq\u00ebsive???<\/p>\n<p>Greva e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht me k\u00ebrkesa ekonomike, \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht m\u00ebse legjitime sepse premtimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim ka 20 vjet q\u00eb zvarritet, sepse n\u00eb vend t\u00eb pagesave b\u00ebhen rritje fiktive t\u00eb listave dhe kuotave n\u00eb ligj, sepse dihet se me abuzimet e kryera dhe fryrjet duhen edhe 20 vjet t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimin. Sepse trajtohen nj\u00eblloj si t\u00eb persekutuarit e v\u00ebrtet\u00eb, edhe spiun\u00ebt e birucave, sepse po aq sa \u00ebsht\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi i tyre vjetor, sekser\u00ebt qeveritar\u00eb i fitojn\u00eb nga tenderi i Llotaris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb, sepse vet\u00ebm sasia e fondeve publike t\u00eb grabitur n\u00eb rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblyer t\u00eb persekutuarit e v\u00ebrtet\u00eb me nj\u00eb k\u00ebst t\u00eb vet\u00ebm e jo pas vdekjes. Sepse m\u00eb par\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehen qeveritar\u00ebt e korruptuar e t\u00eb shpallur padrejt\u00ebsisht t\u00eb pafajsh\u00ebm sesa t\u00eb d\u00ebnuarit pa faj t\u00eb regjimit diktatorial.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vitin 1991, mbas zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb tjet\u00ebr grev\u00eb urie, ajo e minator\u00ebve t\u00eb Valiasit rr\u00ebzoi qeverin\u00eb Nano. Gjeni paralele dhe ndryshime mes k\u00ebtyre dy akteve t\u00eb sakrific\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Greva e minator\u00ebve t\u00eb Valiasit, krahas k\u00ebrkesave ekonomike, k\u00ebrkonte haptazi edhe dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb Nano, gj\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me karakter t\u00eb past\u00ebr politik. E theksoj, n\u00eb mentalitetin dhe praktikat demokratike, k\u00ebrkesat ekonomike dhe politike nd\u00ebrthurren. Vet\u00ebm mend\u00ebsit\u00eb e vjetra totalitare p\u00ebrpiqen t\u00eb maskojn\u00eb nj\u00eb protest\u00eb apo grev\u00eb duke e etiketuar si politike apo si loj\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb 1991, pat\u00ebm nj\u00eb debat t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb presidenc\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin ndodhej Ramiz Alia e krer\u00ebt e partive politike t\u00eb koh\u00ebs. Nj\u00eb i njohuri yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt b\u00ebri at\u00ebher\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb se greva po p\u00ebrdorej dhe po nxitej nga opozita e asaj kohe. \u201cPse lodhesh kot, i thash\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb normale. N\u00eb demokraci, roli i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky: t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebrkesat e kujtdo, qoft\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb neglizhenc\u00ebs, mashtrimit, d\u00ebshtimeve t\u00eb qeveris\u00eb\u201d. Dhe kjo gj\u00eb nuk ndryshon. Opozita, n\u00eb \u00e7do vend demokratik, shfryt\u00ebzon pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e aq m\u00eb tep\u00ebr d\u00ebshtimet e mashtrimet qeveritare. Roli i opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb popullin kur vjedh qeveria, kur abuzon qeveria, kur qeveria shkel \u00e7do premtim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Roli i opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, mos protestoni se t\u00eb gjitha qeverit\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, duroni sa t\u00eb vim\u00eb ne n\u00eb pushtet q\u00eb t\u00eb zgjidhin problemin tuaj, duroni deri n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve sepse deri at\u00ebher\u00eb qeveria ekzistuese ka mandat t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb me parat\u00eb tona, me pasurit\u00eb, me lirin\u00eb e t\u00eb drejtat tona. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga atentatet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb k\u00ebrkohet t\u2019i b\u00ebhet demokracis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb krim t\u00eb \u201ck\u00ebshillohet\u201d apo k\u00ebrc\u00ebnohet e akuzohet opozita se protestat e bojkotet d\u00ebmtojn\u00eb demokracin\u00eb, se qeverit\u00eb hiqen vet\u00ebm me vot\u00eb dhe nuk largohen edhe me dor\u00ebheqje dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme kur d\u00ebshtojn\u00eb si qeverisja aktuale. Aq m\u00eb tep\u00ebr, kur i k\u00ebrkohet opozit\u00ebs t\u00eb f\u00ebrkoj\u00eb barkun e majmur t\u00eb qeveris\u00eb edhe kur ajo vret qytetar\u00ebt e shtresave m\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me plumbat e gard\u00ebs, djeg me barut dhe ushqen zjarrin me naft\u00eb kontraband\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sipas k\u00ebsaj logjike, a mund t\u00eb ngrihet nj\u00eb tjet\u00ebr paralele dhe t\u00eb shenjohen ve\u00e7anti, mes dit\u00ebve q\u00eb paraprin\u00eb shpalljen e pluralizmit dhe rr\u00ebzimin e sistemit komunist n\u00eb dhjetor 1990, kur policia nd\u00ebrhyri me shkopinj gome kund\u00ebr student\u00ebve dhe 21 Janarit 2011 kur demonstruesit e opozit\u00ebs u godit\u00ebn me plumba?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, deformimi m\u00eb i madh dhe m\u00eb skandaloz q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjeteve dhe praktikave demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb trajtimi i 21 Janarit. N\u00eb asnj\u00eb vend demokratik nuk mund t\u00eb justifikohen vrasje si ato t\u00eb 21 Janarit. N\u00eb asnj\u00eb vend demokratik nuk mund t\u00eb legjitimohet p\u00ebrdorimi i arm\u00ebve ndaj protestuesve t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb asnj\u00eb vend demokratik, mbas nj\u00eb krimi t\u00eb till\u00eb shtet\u00ebror, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet ndalja e protestave.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta duhet t\u00eb ndodhte dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e demokracis\u00eb: duhet t\u00eb ndodhte largimi dhe gjykimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i qeveris\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsve politik\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vrasjeje politike. K\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb hidhur e n\u00ebnvizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft lakonike edhe ish-ambasadori danez n\u00eb Tiran\u00eb, i cili u shpreh se asnj\u00eb popull evropian, pra n\u00eb asnj\u00eb vend demokratik, populli nuk do t\u00eb reagonte si populli shqiptar mbas 21 Janarit. Fatkeq\u00ebsisht, post 21 Janari, d\u00ebshmoi standartin e dyfisht\u00eb q\u00eb kan\u00eb disa emisar\u00eb evropian\u00eb ndaj jet\u00ebs dhe lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb krahasim me ato t\u00eb popujve t\u00eb tyre. Madje edhe n\u00eb raport me popujt e Afrik\u00ebs veriore. Ish-Presidenti francez Sarkozi deklaronte at\u00ebher\u00eb se kudo n\u00eb vendet demokratike ka dhun\u00eb e eksese gjat\u00eb protestave, por p\u00ebrdorimi i arm\u00ebve t\u00eb zjarrit me plumba luftarak\u00eb \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. Dhe ky \u00ebsht\u00eb standart. Kurse tek ne, u pranua nj\u00eb akt i till\u00eb kriminal dhe qeveria edhe sot vazhdon t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb e t\u00eb vras\u00eb me benzin\u00eb.<\/p>\n<p>Esht\u00eb alogjike; e gjith\u00eb Evropa d\u00ebnoi vrasjet qeveritare q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb vendet arabe dhe mb\u00ebshteti protestat, kurse n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues zyrtar\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs d\u00ebnuan dhun\u00ebn e protestuesve dhe mb\u00ebshtet\u00ebn qeverin\u00eb q\u00eb vrau. Edhe m\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm e b\u00ebn post 21 Janarin fakti q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vras\u00ebsve qeveritar\u00eb dhe urdh\u00ebrues t\u00eb vrasjeve, jan\u00eb ata apo disa nga ata q\u00eb n\u00eb dhjetor 90\u2019, shprehnin gjoja indinjat\u00ebn p\u00ebr shkopinjt\u00eb e gom\u00ebs q\u00eb godit\u00ebn student\u00ebt q\u00eb u ngrit\u00ebn kund\u00ebr diktatur\u00ebs. Personalisht e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj k\u00ebt\u00eb metamorfoz\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy dekada, kur n\u00eb 90-\u00ebn, bashk\u00eb me Saliun siguronim student\u00ebt se nuk do t\u2019i prekte njeri jo me plumb, por as me shkop gome edhe pse ata k\u00ebrkonin r\u00ebnien e diktatur\u00ebs dhe sot t\u00eb d\u00ebgjosh t\u00eb nj\u00ebjtin Sali q\u00eb mburret se q\u00eblloi kund\u00ebr opozit\u00ebs se k\u00ebrkonin dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb s\u00eb tij. Mjafton ky fakt p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush \u00ebsht\u00eb Saliu dhe cili \u00ebsht\u00eb roli i atyre q\u00eb e mbrojn\u00eb dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb me t\u00eb mbas 21 Janarit.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria mori t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn statusin e vendit kandidat me kusht, si do ta komentonit nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Esht\u00eb leht\u00ebsisht e kuptueshme dhe t\u00eb gjith\u00eb e kuptojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qeverin\u00eb dhe jo Shqip\u00ebrin\u00eb. Mjafton t\u00eb shihet fakti se p\u00ebr dy vjet rresht kishim kushte p\u00ebr marrjen e statusit dhe tani kemi status me kushte. Statusi real parakupton arritje standartesh p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nd\u00ebrsa nj\u00eb nj\u00eb status pa standarte t\u00eb tilla, nj\u00eb status kur situata reale p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb keq se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb fshehje e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe nj\u00eb alibi e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni se nuk shkon seriozisht me zhvillimet e k\u00ebtij vendi, kur fjala reform\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb inflacion t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebr shembull, kur vjen puna tek zgjedhjet, flitet p\u00ebr plot\u00ebsim t\u00eb rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it dhe garantim t\u00eb standardeve t\u00eb tyre dhe kjo histori p\u00ebrs\u00ebritet sa her\u00eb ka zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>Tek ne, si n\u00eb nj\u00eb mallkim q\u00eb nuk vjen nga Per\u00ebndia, por nga politika, \u00e7do gj\u00eb deformohet. Nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb dhe inflacioni dhe keqp\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs reform\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pyetja absurde, je pro apo kund\u00ebr reform\u00ebs? Dhe nuk shihet se \u00e7far\u00eb afrohet si reform\u00eb, nuk shihet n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb realisht p\u00ebr reform\u00eb dhe \u00e7far\u00eb efektesh ka e synon t\u00eb realizoj\u00eb reforma. P\u00ebr shembull, a ka gj\u00eb m\u00eb qesharake sesa t\u00eb quash reform\u00eb ndryshimin e rregullores s\u00eb Kuvendit mbas 20 vjet\u00ebsh demokraci? Q\u00eb nga viti 1991, Kuvendi ka funksionuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb rregulloreje konsensuale, t\u00eb rishikuar po me konsensus deri n\u00eb vitin 2005. Rregulloret jan\u00eb hartuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe asistenc\u00ebn e tij. Mbas 2005-\u00ebs, maxhoranca e ndryshoi rregulloren me votat e saj duke e deformuar, duke hequr vot\u00ebn e fsheht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb baza e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb vit rresht q\u00eb thuhet se po b\u00ebhet reform\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar rregulloren. Tani shpallet si sukses fakti q\u00eb rregullorja do t\u00eb lihet si\u00e7 ishte. E nj\u00ebjta loj\u00eb edhe me reform\u00ebn zgjedhore. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e thjesht\u00eb se reforma reale jan\u00eb nd\u00ebrmarrja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ndryshime thelb\u00ebsore t\u00eb institucioneve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ndryshime po thelb\u00ebsore t\u00eb institucioneve q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse., ndryshime e p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb infrastruktur\u00eb, largim t\u00eb personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr d\u00ebshtime dhe z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb tyre me individ\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e reform\u00ebs zgjedhore tek ne, q\u00ebllimisht, gjith\u00e7ka reduktohet vet\u00ebm n\u00eb amendim t\u00eb Kodit Zgjedhor, ndon\u00ebse vet\u00eb BE rekomandon q\u00eb krahas amendimeve sipas rekomnadimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it, t\u00eb merren masa p\u00ebr garantimin e standarteve zgjedhore. Shum\u00eb miq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtu citoj edhe ish-ambasadorin amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Xhon Uidhers, kan\u00eb theksuar se reforma t\u00eb reduktuara vet\u00ebm n\u00eb ndryshimin e Kodit jan\u00eb eksperimentuar dhe m\u00eb par\u00eb, por pa sukses. Pik\u00ebrisht kjo loj\u00eb apo kjo p\u00ebrqasje ndaj reformave ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb vet\u00eb BE-ja t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb dy konkluzione kontradiktore se suksesi m\u00eb i madh i arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb reforma zgjedhore dhe se kushti kryesor p\u00ebr statusin mbetet zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve evropiane.<\/p>\n<p><strong>Tabloja e jet\u00ebs shqiptare si\u00e7 e pikturoni ju, duket e zymt\u00eb, mendoni se mund t\u00eb normalizohet jeta politike e m\u00eb pas, edhe vet\u00eb jeta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri? <\/strong><\/p>\n<p>Normaliteti n\u00eb demokraci fillon dhe mbaron me garantimin dhe realizimin e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Nuk ka asnj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr. Ne po hiqemi zvarr\u00eb se vazhdojm\u00eb t\u00eb provojm\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb mbajm\u00eb zgjedhje t\u00eb lira me qeverin\u00eb e drejtuar nga individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shkaktar\u00ebt dhe organizator\u00ebt e manipulimeve n\u00eb mas\u00eb industriale. Kush do v\u00ebrtet nj\u00eb Shqip\u00ebri normale dhe nj\u00eb demokraci funksionale p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ose e detyron qeverin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje sipas standarteve, ose detyron largimin e qeverive q\u00eb i shkelin k\u00ebto standarte. Evropa nuk e pranonte hyrje-daljen e shqiptar\u00ebve pa u vendosur standartet e saj n\u00eb kontrollet n\u00eb kufi dhe tek pasaportat, Evropa nuk lejon hyrje-daljen e mallrave q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb standartet e saj. Pyes, pse at\u00ebher\u00eb pranon nj\u00eb qeveri t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhje jasht\u00eb standarteve dhe q\u00eb ka tejkaluar \u00e7do \u201cstandart\u201d korrupsioni?<\/p>\n<p><strong>Heqja e imuniteteve u konsiderua si hap n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pse mendoni se u k\u00ebrkua pik\u00ebrisht tani kur maxhoranca morri Presidentin dhe do t\u00eb marr\u00eb dhe institucionin e akuz\u00ebs? Esht\u00eb kjo rruga e vetme p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebr luft\u00ebn e saj jo vet\u00ebm politike me opozit\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin e kushteve dhe situat\u00ebs kur u krye kufizimi i imuniteteve, k\u00ebto ndryshime t\u00eb reja kushtetuese jan\u00eb po aq t\u00eb pap\u00ebrshtatshme sa ndryshimet e vitit 2008. Imuniteti n\u00eb demokraci nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet mbrojt\u00ebs ndaj korrupsionit, por nj\u00eb nga mjetet e balancimit midis institucioneve. N\u00eb kushtet kur institucionet jan\u00eb n\u00eb konsolidim, kur midis tyre ka bashk\u00ebpunim, por ka edhe konflikt interesash, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, at\u00ebher\u00eb ato mbrohen ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Imuniteti synon t\u00eb mbroj\u00eb gjykatat, prokuror\u00ebt dhe deputet\u00ebt ndaj sulmeve subjektive t\u00eb shumic\u00ebs q\u00eb qeveris apo sulmeve brenda llojit si rezultat i p\u00ebrdorimit politik t\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit.<\/p>\n<p>T\u00eb kufizosh imunitetet apo t\u00eb heq\u00ebsh k\u00ebt\u00eb mas\u00eb mbrojt\u00ebse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tek ne qeveriset nga qeveria m\u00eb e korruptuar n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjitha institucionet jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontrollin e saj q\u00eb nga Presidenti e deri tek Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh k\u00ebtij klani korruptiv nj\u00eb arm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb kund\u00ebr kujtdo q\u00eb nuk i bindet diktatit t\u00eb qeveris\u00eb apo guxon t\u00eb denoncoj\u00eb aferat e k\u00ebsaj qeverie. Pra, kjo mas\u00eb q\u00eb trumbetohet si arritje, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb kapitullim p\u00ebrpara regjimit aktual dhe alibi p\u00ebr t\u00eb justifikuar mosrealizimin e rekomandimit kryesor, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Berisha dhe Nano, si e shihni ju si politikan veteran k\u00ebt\u00eb \u00e7ift q\u00eb ka dominuar jet\u00ebn politike n\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>Saliut ju dha mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej figura kryesore p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar si shemb\u00ebs i komunizmit dhe kontributor i vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ai d\u00ebshtoi t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb. N\u00ebse shihen t\u00eb gjitha ngjarjet kulmore t\u00eb m\u00ebtejshme, zgjedhjet e vitit 1996, thyerja e embargos ndaj Serbis\u00eb, piramidat financiare, vrasjet politike dhe sulmi i armatosur ndaj institucioneve n\u00eb 1998, dalja kund\u00ebr marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujes\u00eb n\u00eb 1999, zgjedhjet e 2009-\u00ebs e deri tek 21 Janari, duket e d\u00ebshmohet qart\u00eb se n\u00eb veprimet e q\u00ebndrimet e tij ai nuk ka pasur q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, por shkat\u00ebrrimin e saj. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e fundit n\u00eb rajon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit e mundsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm q\u00eb nuk b\u00ebn zgjedhje sipas standarteve p\u00ebr shkak t\u00eb klanit dhe prapavij\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nano pati shansin e misionin t\u00eb rikthente demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mbas 97-\u00ebs, mision q\u00eb e kreu vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb relative, por d\u00ebshtoi t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimisht jasht\u00eb sken\u00ebs politike loj\u00ebn dhe misionin antishqiptar t\u00eb Saliut. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ai nuk e realizoi. Nuk mundi ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr gabime e dob\u00ebsi t\u00eb atij vet\u00eb t\u00eb cilat u shtuan dhe nga shitjet brenda p\u00ebr brenda PS-s\u00eb. P\u00ebr m\u00eb keq, gabimet e tij sh\u00ebrbyen si alibi p\u00ebr rikthimin e Saliut n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2005. Dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, nga misionar p\u00ebr zhdukjen dhe eliminimin e metodave qeveris\u00ebse t\u00eb Saliut, gjat\u00eb vitit 2007 e m\u00eb pas, ai u kthye n\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb Saliut n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Revista Java ka publikuar dyshime serioze duke cituar ish-Presidentin e Republik\u00ebs Topi, ish-shefin e SHISH Klosi dhe burime t\u00eb saj t\u00eb rezervuara se n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb qeverisje, n\u00eb media dhe n\u00eb administrat\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb shtetit, ka agjent\u00eb t\u00eb fuqive t\u00eb huaja. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj apo historit\u00eb me agjent\u00eb e agjentura duken \u201ct\u00eb tejkaluara\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb globale?<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet sekrete jan\u00eb konsoliduar dhe jo tejkaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb t\u00eb globalizmit. Ato kan\u00eb forcuar rolin dhe misionin e tyre n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr terrorizmit, sidomos mbas 11 Shtatorit, sulmit terrorist mbi SHBA. Tek ne, qartazi PD ka b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb manovrat e mundshme p\u00ebr t\u00eb mos hapur dosjet e ish-sigurimit t\u00eb shtetit. Shikoni, Saliu ka qeverisur n\u00eb 92-97-\u00ebn dhe u rikthye n\u00eb 2005-\u00ebn. N\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto periudha e ka hartuar ligjin p\u00ebr dosjet q\u00eb miratohet me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb prag fushate. E ka b\u00ebr\u00eb jo p\u00ebr pastrim t\u00eb politik\u00ebs, por p\u00ebr kontroll e presion mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy her\u00ebt q\u00ebllimisht ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb ligjin p\u00ebr dosjet me at\u00eb t\u00eb lustracionit, k\u00ebshtu q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb antikushtetues dhe nuk ka mundur t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb epiqendrat antikomuniste t\u00eb bot\u00ebs, SHBA e BE. Akoma m\u00eb e sh\u00ebmtuar e m\u00eb kompromentuese \u00ebsht\u00eb loja me kund\u00ebrzbulimin e huaj apo me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb agjenturave t\u00eb huaja. K\u00ebta as nuk kan\u00eb p\u00ebrmendur e jo m\u00eb t\u00eb jen\u00eb prekur me ligjin e dosjeve apo t\u00eb pastrimit. Kjo d\u00ebshmon se k\u00ebto struktura arrijn\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb dhe komandojn\u00eb politik\u00ebn dhe sidomos, kontrollojn\u00eb shumic\u00ebn aktuale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I ashp\u00ebr, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe unik, politikani veteran i opozit\u00ebs Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi analizon politik\u00ebn shqiptare dhe heq paralele t\u00eb habitshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dy dekada pluraliz\u00ebm. Nga student\u00ebt e Dhjetorit 90\u2019 q\u00eb garantoheshin se nuk do t\u00eb prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit q\u00eb ekzekutohen n\u00eb 2011-\u00ebn me plumb n\u00eb Bulevard, nga minator\u00ebt e uris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5393","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"I ashp\u00ebr, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe unik, politikani veteran i opozit\u00ebs Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi analizon politik\u00ebn shqiptare dhe heq paralele t\u00eb habitshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dy dekada pluraliz\u00ebm. Nga student\u00ebt e Dhjetorit 90\u2019 q\u00eb garantoheshin se nuk do t\u00eb prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit q\u00eb ekzekutohen n\u00eb 2011-\u00ebn me plumb n\u00eb Bulevard, nga minator\u00ebt e uris\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-16T13:50:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn\",\"datePublished\":\"2012-10-16T13:50:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/\"},\"wordCount\":3287,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/skender_gjinushi1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/skender_gjinushi1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-16T13:50:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/skender_gjinushi1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/skender_gjinushi1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"I ashp\u00ebr, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe unik, politikani veteran i opozit\u00ebs Sk\u00ebnd\u00ebr Gjinushi analizon politik\u00ebn shqiptare dhe heq paralele t\u00eb habitshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dy dekada pluraliz\u00ebm. Nga student\u00ebt e Dhjetorit 90\u2019 q\u00eb garantoheshin se nuk do t\u00eb prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit q\u00eb ekzekutohen n\u00eb 2011-\u00ebn me plumb n\u00eb Bulevard, nga minator\u00ebt e uris\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-16T13:50:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn","datePublished":"2012-10-16T13:50:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/"},"wordCount":3287,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/","name":"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg","datePublished":"2012-10-16T13:50:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/skender_gjinushi1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-gjinushi-agjenturat-kontrollojne-maxhorancen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojn\u00eb maxhoranc\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5393"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5393\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}