{"id":5357,"date":"2012-10-14T14:57:53","date_gmt":"2012-10-14T13:57:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5357"},"modified":"2012-10-14T14:57:53","modified_gmt":"2012-10-14T13:57:53","slug":"greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/","title":{"rendered":"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agron TUFA\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Agron TUFA<\/strong>, <em>14.10.2012<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>. &#8220;Agron nja dy fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebta grevist\u00ebt q\u00eb po vet\u00ebdigjen?? kshu kot sa p\u00ebr t\u00eb na sqaruar edhe ne q\u00eb nuk kuptojm\u00eb gj\u00eb. Lirak&#8221;. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb mezash-koment, q\u00eb m\u00eb drejtohej personalisht n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb shkrimit tim k\u00ebto dit\u00eb, kur greva e 15-20 t\u00eb ngujuarve, ish t\u00eb burgosur politik\u00eb, kishte sh\u00ebnuar edhe episodin e dyt\u00eb t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebdjegie. Nuk besoj se n\u00ebnshkrimi &#8220;Lirak&#8221; n\u00ebnkupton t\u00eb &#8220;vet\u00ebdjegurin e dyt\u00eb&#8221;, Lirak Bejkon, sepse, si\u00e7 dihet, n\u00eb gjendjen e njeriut t\u00eb d\u00ebmtuar q\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet e mjekimit, askush nuk ia ka ngen\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb se \u00e7far\u00eb mendon akcili njeri apo akcili zyrtar p\u00ebr gjestin e tij publik, aq m\u00eb tep\u00ebr t`i shkruaj\u00eb me ironi dhe aq m\u00eb tep\u00ebr mua konkretisht.<\/p>\n<p>Thjesht anonimi ka parap\u00eblqyer t\u00eb shkaktoj\u00eb &#8220;efekt&#8221;, duke n\u00ebnshkruar me emrin &#8220;Lirak&#8221;, q\u00eb t\u00eb aludoj\u00eb direkt nj\u00eb situat\u00eb kontekstuale, e cila, e p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb kapshme, apelon k\u00ebshtu: &#8220;Shihni \u00e7far\u00eb amoralizmi: nd\u00ebrsa ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit flijohen e digjen p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe dinjitet n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, shum\u00ebkush si ti, jeni mb\u00ebshtjell\u00eb me heshtje t\u00eb turpshme, shkruani p\u00ebr lloj-lloj temash dhe keni frik\u00eb t\u00eb thoni &#8220;dy fjal\u00eb&#8221; p\u00ebr ata q\u00eb &#8220;vet\u00ebdigjen&#8221;.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky mesazh me n\u00ebnshkrime anonime, q\u00eb kam marr\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme: jan\u00eb disa &#8220;lirak\u00eb&#8221; q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb fshehur pas emrave, q\u00eb dikush t\u00eb kallet n\u00eb &#8220;flak\u00eb&#8221; dhe ata t\u00eb ngrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl. Dhe sigurisht, &#8220;dy fjal\u00eb&#8221; dhe un\u00eb do t`i them k\u00ebtu, jo se dikush, hapur apo fshehur, ndikon bindsh\u00ebm q\u00eb un\u00eb t\u00eb flas, por sepse n\u00eb thelb, gjith\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb grev\u00ebs, si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, pavar\u00ebsisht bindjeve t\u00eb tyre, jam i p\u00ebrfshir\u00eb edhe un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb sikletshme, me shum\u00eb enigma e pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>. Reagimi publik i \u00e7do njeriu n\u00eb lidhje me aktet publike, p\u00ebrfshi dhe grev\u00ebn q\u00eb vijon, b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me bindjen dhe bot\u00ebkuptimin e tij. Bot\u00ebkuptimi im kulturor, moral e religjioz nuk e pranon iden\u00eb e vet\u00ebvrasjes dhe \u00e7do form\u00eb t\u00eb saj. Kam formuar bindjen se &#8220;\u00e7do gj\u00ebje n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb i gjendet ila\u00e7i, p\u00ebrve\u00e7 der\u00ebs s\u00eb vdekjes, e cila, pasi mbyllet, i p\u00ebrjashton p\u00ebrfundimisht t\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet&#8221;. Nga pik\u00ebpamja religjioze u bashkohem t\u00eb gjitha atyre doktrinave q\u00eb e quajn\u00eb vet\u00ebvrasjen m\u00ebkatin m\u00eb t\u00eb madh ndaj Krijuesit, sikund\u00ebr n\u00ebnkupton akti i shkat\u00ebrrimit t\u00eb &#8220;kunor\u00ebs s\u00eb Krijimit&#8221;.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>. Ka dhe nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb &#8220;prononcimin&#8221; tim p\u00ebr grev\u00ebn e uris\u00eb s\u00eb tashme. Grev\u00ebn e uris\u00eb si mjet proteste t\u00eb vet\u00ebflijimit politik e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb burgun e Burrelit Xhevat Kor\u00e7a n\u00eb vitin 1949, i cili k\u00ebrkoi, deri n\u00eb shuarje t\u00eb plot\u00eb, drejt\u00ebsi nga regjimi komunist. Ky burr\u00eb shteti e patriot, nuk ktheu nga rruga e tij e sakrifikimit as me nd\u00ebrhyrjen e Pater Pjet\u00ebr M\u00ebshkall\u00ebs dhe Gjergj Kokoshit, derisa u vet\u00ebfik p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat nevoja e njeriut p\u00ebr drejt\u00ebsi. Me sa di un\u00eb, nuk ka pasur vet\u00ebflijim tjet\u00ebr n\u00eb burgjet komuniste pas k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, grevat e uris\u00eb s\u00eb ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb forma individuale e n\u00eb grupe, por p\u00ebr fat t\u00eb trishtuar, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndihmonin kauz\u00ebn e tyre gjithnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrfunduar, p\u00ebrve\u00e7se pa vet\u00ebflijime, edhe me d\u00ebmtimin serioz t\u00eb unitetit q\u00eb duhet t\u00eb kishte kjo klas\u00eb. Mandej me p\u00ebr\u00e7arjen dhe skizm\u00ebn e pandalshme q\u00eb ndodhi m\u00eb von\u00eb, ky front i madh q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb votave t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, edhe simbolin e dinjitetit ton\u00eb njer\u00ebzor e komb\u00ebtar, u p\u00ebr\u00e7a, si\u00e7 e dim\u00eb, pik\u00eb e pes\u00eb nga diversioni i partive t\u00eb m\u00ebdha politike, si\u00e7 vazhdon, pa dyshim, edhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb ngjarje e thjesht\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb pranvere t\u00eb k\u00ebtij viti, m\u00eb njoftuan se n\u00eb korridorin e Institutit t\u00eb Studimeve p\u00ebr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb nj\u00eb ish i p\u00ebrndjekur (nj\u00eb prej grevist\u00ebve t\u00eb tash\u00ebm). U mundova t`i shpjegoj se t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr grev\u00eb mund ta zhvendoste, s\u00eb paku n\u00eb oborr, por jo n\u00eb ambiente pune. Ishte e kot\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ai m\u00eb tha, se &#8220;s\u00eb shpejti k\u00ebtu do t\u00eb mblidhen edhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb ndodhen tek Lulishte 1 Maji&#8221;. E pash\u00eb vet\u00eb q\u00eb kjo mund t\u00eb ndodhte. Nj\u00eb pun\u00ebtore pastrimi, q\u00eb punonte edhe n\u00eb disa lokale p\u00ebrball\u00eb Institutit, m\u00eb tha: &#8220;Sapo kthehem nga lokali p\u00ebrball\u00eb, nga doli ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb k\u00ebtu. Pak m\u00eb par\u00eb ishte i ulur n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me deputetin Saimir Tahiri dhe Kurt Kol\u00ebn.<\/p>\n<p>Kan\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr si pun\u00eb korrieri q\u00eb vate-vjen nga lulishtja ku jan\u00eb mbledhur disa t\u00eb tjer\u00eb dhe \u00e7on e sjell lajme. Po deshe, ik e shihe, n\u00eb s`beson&#8221;. Shkova, pash\u00eb, kuptova: n\u00eb tavolin\u00eb ishin, si\u00e7 m\u00eb tha pastruesja. U trishtova shum\u00eb nga kjo kurdisje alla-kiosk\u00eb. Ktheva dhe i thash\u00eb grevistit t\u00eb shtrir\u00eb: &#8220;Nuk do t\u00eb b\u00ebj asnj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb t\u00eb nxjerr apo t\u00eb t\u00eb mbush mendjen t\u00eb dal\u00ebsh, por, po deshe, shko dhe lajm\u00ebroji dy zot\u00ebrinjt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt para 10 minutash ishe n\u00eb tavolin\u00eb. Thuaju se q\u00eb nga hyrja n\u00eb lokal, p\u00ebrfshi dhe bisedat q\u00eb b\u00ebt\u00eb, jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb filmuara.<\/p>\n<p>Do jemi t\u00eb detyruar t`i japim p\u00ebr transmetim, meq\u00eb do t\u00eb na pezulloni aktivitetin n\u00eb ambiente pune. Nuk paragjykojm\u00eb grev\u00ebn, por nxitjen, m\u00ebnyr\u00ebn dhe motivimin p\u00ebrtej jush&#8221;. &#8220;Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb&#8221;, &#8211; reagoi ashp\u00ebr grevisti. &#8220;Ju kan\u00eb shpifur spiunat!&#8221;. &#8220;Dakord, ta shohim, por do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb kur t\u00eb transmetohet&#8221;, &#8211; thash\u00eb dhe hyra brenda. Pas pes\u00eb minutash m\u00eb than\u00eb se &#8220;grevisti&#8221; qe larguar. Nuk erdhi m\u00eb askush. Dua q\u00eb k\u00ebt\u00eb episod t`ia kujtoj po atij &#8220;grevistit&#8221; t\u00eb tash\u00ebm, me kok\u00eb t\u00eb lidhur me rrip.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>. Ting\u00ebllon e \u00e7uditshme &#8220;vet\u00ebdjegia&#8221; e grevist\u00ebve p\u00ebr k\u00ebrkesa ekonomike, pa u p\u00ebrpjekur t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb besatim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mesvedit, me shtres\u00ebn aq t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin, por q\u00eb mjerisht as nuk e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, e as nuk po p\u00ebrkrahen. Sepse, q\u00eb t\u00eb mbronin nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtres\u00ebs dhe me besatimin e t\u00eb gjith\u00ebve, duhet ta p\u00ebrfaq\u00ebsonin at\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, jo si aventur\u00eb provokuese e shantazhuese me frym\u00ebzim t\u00eb dyshimt\u00eb e sidomos me kalkulime t\u00eb kontekstit politik. Prandaj nuk mund t\u00eb ndalohet kurrsesi dhe e drejta p\u00ebr interpretim konjuktural politik me p\u00ebrkimin e k\u00ebtyre &#8220;vet\u00ebdjegieve&#8221; deri dy or\u00eb para n\u00ebnshkrimit n\u00eb Bruksel t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr kandidimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Kauza e klas\u00ebs s\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb duhet t\u00eb mbetet e past\u00ebr nga \u00e7do njoll\u00eb e dyshim, sepse p\u00ebrndryshe ajo rrezikon t\u00eb instaloj\u00eb mbi krejt shtres\u00ebn e gjer\u00eb viktimizimin e dyfisht\u00eb: k\u00ebsaj here, imazhin e p\u00ebrdorimit politik t\u00eb t\u00eb interesuarve n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kauze p\u00ebrpara zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>. P\u00ebrse vall\u00eb shtresa e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk e mb\u00ebshtet\u00ebn grev\u00ebn e nj\u00eb grupi, edhe pas tentativave t\u00eb tyre t\u00eb &#8220;vet\u00ebflijimit&#8221;? P\u00ebrse nuk e beson k\u00ebt\u00eb as im at\u00eb dhe ish t\u00eb persekutuarit e tjer\u00eb t\u00eb familjes sime, miqt\u00eb e shumt\u00eb dhe figura t\u00eb tjera t\u00eb njohura, nga ish t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb thjesht\u00eb deri tek figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike, q\u00eb p\u00ebrjetuan represionin komunist? \u00c7far\u00eb i pengon ata, q\u00eb kan\u00eb treguar n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb kuraj\u00eb gjat\u00eb Kalvarit, s\u00eb paku aq sa &#8220;grevist\u00ebt&#8221; e tash\u00ebm, t`u bashkohen atyre, t`u japin pesh\u00eb, kredo, kauz\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbysin rr\u00ebnj\u00ebsisht kultur\u00ebn e talljes, q\u00eb dy partit\u00eb e m\u00ebdha politike, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kan\u00eb ushtruar mbi vuajtjet e tyre? Mos kan\u00eb vuajtur m\u00eb pak? Mos e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt kurajon?<\/p>\n<p>Mos nuk jan\u00eb aq sa duhet burra? Mos jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb ndjesh\u00ebm? Mos jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb indoktrinuar nga demagogjia? Mos u \u00ebsht\u00eb trashur nervi qytetar nga privilegjet? Mos jan\u00eb m\u00eb pak largpam\u00ebs? Po qytetar\u00ebt e tjer\u00eb? Sepse nuk duhet t\u00eb jesh me doemos i persekutuar p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb t\u00ebr\u00eb dram\u00ebn e luajtur gjith\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb kurriz t\u00eb tyre nga klasa politike postkomuniste! Mua nuk m\u00eb del k\u00ebshtu. Tash p\u00ebr tash po d\u00ebgjojm\u00eb ta ngren\u00eb z\u00ebrin vet\u00ebm deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, madje pik\u00ebrisht ata z\u00ebra, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave kan\u00eb shpallur me histeri nga foltorja, n\u00eb gazeta e n\u00eb studio, se &#8220;qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb borxh t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr krimet e nj\u00eb kohe dhe t\u00eb nj\u00eb sistemi tjet\u00ebr&#8221;. Kush t\u00eb doj\u00eb i gjen k\u00ebto prononcime publike edhe tani, thjesht, konfrontojini me panegjirik\u00ebt e sot\u00ebm n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb po asaj \u00e7\u00ebshtjeje, t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebrpos se kurr\u00eb nuk e kan\u00eb votuar, e kan\u00eb anatemuar me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Kur hipokrizia p\u00ebrb\u00ebn vertebr\u00ebn e demagogjis\u00eb, mendoj se ndjeshm\u00ebria jon\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb ballafaqimin dhe jo kujtes\u00ebn e peshkut.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>. Mendoj dhe kam krijuar nga p\u00ebrvoja nj\u00eb bindje t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb trishtuar (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe realiteti i dhjet\u00ebra mij\u00ebra ish t\u00eb persekutuarve q\u00eb i mbijetuan diktatur\u00ebs), se p\u00ebr ta mjedisi yn\u00eb shoq\u00ebror, shteti me institucionet e tij, politika postkomuniste, jo vet\u00ebm nuk arriti ta integronte k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb, por me indiferenc\u00ebn dhe arroganc\u00ebn e saj i ka l\u00ebn\u00eb gjysmake aksionet, i \u00ebsht\u00eb shmangur detyrimeve elementare, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb morale, mandej ekonomike. N\u00ebse p\u00ebrmendim qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, kur n\u00eb politik\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe n\u00eb qeverisje gjendej nj\u00eb konstelacion relativisht i fuqish\u00ebm i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb persekutuarve, n\u00ebse p\u00ebr disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tyre t\u00eb rehabilitimit pati nj\u00eb strategji dhe dukej, se me kalimin e koh\u00ebs gj\u00ebrat po shkonin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, at\u00ebher\u00eb pas riardhjes s\u00eb t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb pushtet m\u00eb 2005, e mandej prap\u00eb m\u00eb 2009 (t\u00eb mos harrojm\u00eb, me votat d\u00ebrrmuese t\u00eb k\u00ebsaj shtrese), pamja ndryshoi: n\u00eb falang\u00ebn e djatht\u00eb nuk u pa m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebr be nga kjo shtres\u00eb q\u00eb u dha votat.<\/p>\n<p>Dhe mosp\u00ebrfaq\u00ebsimi i tyre n\u00eb parlament, n\u00eb komisionet parlamentare, n\u00eb administrat\u00ebn publike, pik\u00ebrisht aty ku merren vendimet p\u00ebr interesat e k\u00ebsaj shtrese, ka krijuar pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, mosbesim e dyshime n\u00eb sinqeritetin e t\u00eb djatht\u00ebs, deri n\u00eb nj\u00eb t\u00ebhuaj\u00ebsim e p\u00ebshtjellim t\u00eb k\u00ebtij elektorati, t\u00eb cilit, si\u00e7 po e shohim, po i turren turma demagog\u00ebsh politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrftuar sa m\u00eb shum\u00eb me premtime t\u00eb bujshme, p\u00ebr t`i t\u00ebrhequr mandej ata drejt nj\u00eb zhg\u00ebnjimi t\u00eb ri. \u00c7\u00ebshtja e ish t\u00eb persekutuarve \u00ebsht\u00eb banalizuar, duke e reduktuar at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb plan pazari matrapaz\u00ebsh: lek\u00eb, lek\u00eb, lek\u00eb! Sado t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme qofshin lek\u00ebt, un\u00eb nuk mendoj se ky \u00ebsht\u00eb kryeproblemi.<\/p>\n<p>Sepse koha e kaluar e persekutimit t\u00eb tyre dhe ajo q\u00eb kalon n\u00eb &#8220;lirin\u00eb&#8221; q\u00eb u kemi servirur \u00ebsht\u00eb e mbushur me fyerje esenciale: v\u00ebrtet ata ndonj\u00ebher\u00eb shenjohen n\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb ndryshme me simbole t\u00eb &#8220;nderit qytetar&#8221;, por sa vler\u00eb ka ky &#8220;nder&#8221; kur m\u00eb p\u00ebrpara u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb persekutor\u00ebve t\u00eb tyre? V\u00ebrtet u lidhet nj\u00ebfar\u00eb pensioni i vak\u00ebt, por \u00e7far\u00eb ngush\u00ebllimi p\u00ebrb\u00ebn kjo p\u00ebrball\u00eb pensioneve t\u00eb majme t\u00eb ish-persekutor\u00ebve t\u00eb tyre, me aranit \u00e7elat e pafund? V\u00ebrtet nd\u00ebrmerren gjith\u00eb p\u00ebrtes\u00eb e zvarritje ligje p\u00ebr &#8220;d\u00ebmshp\u00ebrblimin&#8221; e tyre, por \u00e7far\u00eb peshe ngre kjo p\u00ebrball\u00eb pasurimit t\u00eb shfrenuar t\u00eb ish-sekretar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb apo ish-oficer\u00ebve t\u00eb Sigurimit dhe organikave t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb ish-burgjeve apo personelit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme?<\/p>\n<p>Ende sot, shumica e k\u00ebsaj shtrese nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb banes\u00eb. Ende sot n\u00eb metastazat e ish-kampeve t\u00eb internimit n\u00ebp\u00ebr fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb, ata dhe pasardh\u00ebsit e tyre kan\u00eb mbetur n\u00eb koh\u00ebn zero, n\u00ebp\u00ebr kolibe e kasolle gjysm\u00eb me kallama e gjysm\u00eb me tulla si peng i p\u00ebrzish\u00ebm i nj\u00eb kohe q\u00eb nuk i l\u00ebshon. Ende sot rriten breza f\u00ebmij\u00ebsh skamnor\u00eb n\u00eb k\u00ebto vrima t\u00eb zeza provincash t\u00eb atdheut. Kush \u00ebsht\u00eb kujtuar p\u00ebr ta ndonj\u00ebher\u00eb? Shtypi dhe biznesi i tij nuk i honeps, sepse jan\u00eb jasht\u00eb kohe, jasht\u00eb interesi, jasht\u00eb konjukturave. Narrativa e tyre nuk d\u00ebgjohet dhe ata duhet t\u00eb vdesin bars me kujtimet e tyre brengos\u00ebse, sepse valvolat e kujtes\u00ebs s\u00eb b\u00ebmave komuniste shkarkohen e p\u00ebrmbytin bujarisht gazetat e studiot tona, duke na e paraqitur k\u00ebt\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb turpshme si b\u00ebma heroike, epos, epope.<\/p>\n<p>&#8220;Damka e turpit&#8221; t\u00eb tyre vazhdon t\u00eb kujtohet, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm n\u00eb tekstet shkollore, dhe ata jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb bredhin rrug\u00ebve e shesheve q\u00eb mbajn\u00eb emrat e vras\u00ebsve t\u00eb baballar\u00ebve e gjysh\u00ebrve t\u00eb tyre, t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkolla e institucione q\u00eb mbajn\u00eb po k\u00ebta emra vras\u00ebsish dhe n\u00eb dark\u00eb, n\u00eb ekran vazhdon nostalgjia me mitet e po k\u00ebtyre vras\u00ebsve n\u00eb metrazhe pafund filmash socrealist\u00eb. Pun\u00ebn e tyre e kemi p\u00ebrvet\u00ebsuar. Ata nuk kan\u00eb pjes\u00eb n\u00eb atdheun ton\u00eb. Atdheun e kemi ndar\u00eb, kujt tok\u00eb, kujt pallate, kujt ish-fabrika e uzina, kujt kazerma e reparte ushtarake, kujt miniera e kujt tjet\u00ebr riviera bregdetare. Ata nuk meritojn\u00eb hise e pjes\u00eb, megjith\u00ebse hektar\u00eb sa t\u00eb ha syri jan\u00eb p\u00ebrftuar prej mo\u00e7alishtesh me djers\u00ebn, gjakun dhe kockat e tyre; megjith\u00ebse minierat, aeroportet, kanalet, uzinat e oxhaqet, qytete t\u00eb t\u00ebra e blloqe masive banesazh jan\u00eb ngritur me thonjt\u00eb e tyre n\u00ebn k\u00ebrba\u00e7in e atyre q\u00eb tash i kan\u00eb privatizuar.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb lek\u00eb t`i \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00ebp\u00ebr shkolla e universitete t\u00eb mira brenda vendit, sepse u k\u00ebrkohen n\u00ebp\u00ebrmjet sekretar\u00ebve mij\u00ebra euro, bash prej atyre ish-persekutor\u00ebve q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt i shkollojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr kolegjet dhe universitetet m\u00eb t\u00eb kushtueshme t\u00eb Europ\u00ebs dhe Amerik\u00ebs. Ata jan\u00eb p\u00ebrjashtuar t\u00eb ken\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb atdhe t\u00eb shp\u00ebrfytyruar, p\u00ebr t\u00eb cilin u flijuan dje dhe po flijohen sot me zhelet e varf\u00ebris\u00eb. Ata duhen p\u00ebrk\u00ebdhelur dhe u duhet premtuar me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ngjashme, si \u00ebndrrat e tyre, vet\u00ebm p\u00ebr aq koh\u00eb, sa zgjat fushata elektorale e radh\u00ebs. Mandej mund ta p\u00ebrdor\u00ebsh cinizmin sa e si t\u00eb duash. Nuk ka drejt\u00ebsi, nuk ka ndjeshm\u00ebri, nuk ka ndershm\u00ebri! Ata p\u00ebrzihen prej pune! Pa motiv.<\/p>\n<p>Me pretekste reformash, reduktimesh, krizash, p\u00ebr t`u z\u00ebvend\u00ebsuar me bij ish-komunist\u00ebsh, si\u00e7 ndodhi me tet\u00eb drejtues prej tyre qershorin e k\u00ebtij viti. Ajme! Kjo p\u00ebrditshm\u00ebri nuk i ngjan aspak \u00e7mimit t\u00eb flijimit t\u00eb tyre. Ngush\u00ebllohuni, u thon\u00eb, me &#8220;fjal\u00ebn e lir\u00eb&#8221; q\u00eb ua dha demokracia! Jo fjal\u00ebn e lir\u00eb, por fjal\u00ebn e zhvleft\u00ebsuar u kemi l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Sigurisht, jo p\u00ebr t`iu drejtuar kujt, por p\u00ebr monolog, t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb err\u00ebt, mllefos\u00ebs, sidomos kur ndeshin n\u00eb rrug\u00eb ish-xhelatin me kollare, kur hyjn\u00eb dhe gjejn\u00eb n\u00eb zyra noterie e avokatie ish-hetues\u00ebt, ish-prokuror\u00ebt, ish-gjyqtar\u00ebt e tyre. Ne i kemi p\u00ebrjashtuar me apo pavet\u00ebdije, duke i ndar\u00eb me mure t\u00eb err\u00ebta e t\u00eb tejdukshme, me mure q\u00eb nuk u ngrit\u00ebn sot e menj\u00ebher\u00eb, por ngadalsh\u00ebm, nga pak e p\u00ebrdit\u00eb dhe q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb lartohen edhe sot, duke p\u00ebrsosur pakthyesh\u00ebm Moskuptimin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>7<\/strong>. Pavar\u00ebsisht se si \u00ebsht\u00eb greva e sotme e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve &#8211; p\u00ebrfaq\u00ebsuese apo jo, shantazhuese, konjukturale, e p\u00ebrdorur, dram\u00eb apo fars\u00eb, show me regjizor\u00eb e sufler\u00eb prapa kunitave apo &#8220;teat\u00ebr mizorie&#8221; dhe pavar\u00ebsisht se n\u00eb t\u00eb shumica d\u00ebrrmuese e k\u00ebsaj shtrese refuzon t\u00eb luaj\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb nuk mund t\u00eb abstragojm\u00eb dot nga roli q\u00eb kemi secili, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak. Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave pra (p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe paqart\u00ebsin\u00eb time subjektive), ne nuk i shmangemi dot asnj\u00ebri kompleksit t\u00eb thell\u00eb t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre, e sidomos, p\u00ebrtej tyre. Ekziston nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e madhe e pazgjidhur n\u00eb mes, q\u00eb fillon me politik\u00ebn, shtetin dhe institucionet e tij, shoq\u00ebrin\u00eb dhe institucionet e saj dhe kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia q\u00eb nuk u vendos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klas\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse edhe pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, deklasimi (de-klasimi &#8211; p\u00ebrjashtimi nga klasa sunduese) i tyre u ruajt dhe u mbajt n\u00eb ato diferenca si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shum\u00eb\u00e7ka e ngjashme nga po ajo mend\u00ebsi e praktik\u00eb, n\u00eb thelb, e trash\u00ebguar nga komunizmi. Borxhi, s\u00eb paku moral ndaj tyre parakuptonte, m\u00eb s\u00eb pari, t`u pastrohej zhuli shpif\u00ebs i propagand\u00ebs totalitare dhe ligjeve t\u00eb shtetit komunist q\u00eb i d\u00ebnoi, t`u b\u00ebhej me dije qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe brezave \u00e7far\u00eb dhe si ka ngjar\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me njeriun, me jet\u00ebn e njeriut prej se i hodh\u00ebn prangat midis familjes, pun\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb, derisa e kthyen t\u00eb thyer e t\u00eb tmerruar me fantazmat e qelive dhe kampeve; t`u b\u00ebhej e mundur familjeve t\u00eb tyre gjetja e eshtrave t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve, vendet e pushkatimit; t\u00eb p\u00ebrkujtoheshin emrat e tyre n\u00eb forma qoft\u00eb edhe t\u00eb thjeshta t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive; t\u00eb hapeshin dosjet e spiun\u00ebve, d\u00ebshmitar\u00ebve dhe sidomos, rekrutuesve t\u00eb tyre dhe, natyrisht, t`u b\u00ebhej pak vend n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, q\u00eb ta hidhnin dhe ata hapin me ne, me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm, me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn aspirat\u00eb p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e atdheut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. T\u00eb b\u00ebhej pra, di\u00e7 e till\u00eb, e p\u00ebraf\u00ebrt, me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj k\u00ebsaj shtrese shoq\u00ebrit\u00eb ish-komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore e Lindore.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht gjykimeve e paragjykimeve t\u00eb grev\u00ebs s\u00eb tashme t\u00eb nj\u00eb grupi individ\u00ebsh (brenda t\u00eb cil\u00ebve, nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim, ka njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb past\u00ebrtisht \u00c7\u00ebshtjen, q\u00eb n\u00eb vetvete q\u00ebndron), duhet nd\u00ebrhyr\u00eb. Instrumentet e nj\u00eb shteti modern e demokratik, Parlamenti, Presidenti, Kryeministri, politikan\u00eb e intelektual\u00eb duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb form\u00eb dialogu e nd\u00ebrmjet\u00ebsimi, para se dyert e k\u00ebsaj mund\u00ebsie, vullnetsh\u00ebm apo pavullnetsh\u00ebm, qoft\u00eb dhe nj\u00ebrit prej tyre, t`i mbyll\u00eb vdekja. Sepse vdekja ka tjet\u00ebr pesh\u00eb dhe hija e saj \u00ebsht\u00eb e paparashikueshme. E pazot\u00ebrueshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron TUFA, 14.10.2012 1. &#8220;Agron nja dy fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebta grevist\u00ebt q\u00eb po vet\u00ebdigjen?? kshu kot sa p\u00ebr t\u00eb na sqaruar edhe ne q\u00eb nuk kuptojm\u00eb gj\u00eb. Lirak&#8221;. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb mezash-koment, q\u00eb m\u00eb drejtohej personalisht n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb shkrimit tim k\u00ebto dit\u00eb, kur greva e 15-20 t\u00eb ngujuarve, ish t\u00eb burgosur politik\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5357","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Agron TUFA, 14.10.2012 1. &#8220;Agron nja dy fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebta grevist\u00ebt q\u00eb po vet\u00ebdigjen?? kshu kot sa p\u00ebr t\u00eb na sqaruar edhe ne q\u00eb nuk kuptojm\u00eb gj\u00eb. Lirak&#8221;. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb mezash-koment, q\u00eb m\u00eb drejtohej personalisht n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb shkrimit tim k\u00ebto dit\u00eb, kur greva e 15-20 t\u00eb ngujuarve, ish t\u00eb burgosur politik\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-14T13:57:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-10-14T13:57:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/\"},\"wordCount\":3304,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/agron_tufa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/\",\"name\":\"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/agron_tufa.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-14T13:57:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/agron_tufa.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/agron_tufa.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Agron TUFA, 14.10.2012 1. &#8220;Agron nja dy fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebta grevist\u00ebt q\u00eb po vet\u00ebdigjen?? kshu kot sa p\u00ebr t\u00eb na sqaruar edhe ne q\u00eb nuk kuptojm\u00eb gj\u00eb. Lirak&#8221;. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb mezash-koment, q\u00eb m\u00eb drejtohej personalisht n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb shkrimit tim k\u00ebto dit\u00eb, kur greva e 15-20 t\u00eb ngujuarve, ish t\u00eb burgosur politik\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-14T13:57:53+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb","datePublished":"2012-10-14T13:57:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/"},"wordCount":3304,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/","name":"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg","datePublished":"2012-10-14T13:57:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/agron_tufa.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/greva-e-vdekjes-dhe-udhekryqi-i-moralit-tone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Greva e vdekjes dhe udh\u00ebkryqi i moralit ton\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5357\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}