{"id":5356,"date":"2010-12-23T22:37:54","date_gmt":"2010-12-23T21:37:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5356"},"modified":"2010-12-23T22:37:54","modified_gmt":"2010-12-23T21:37:54","slug":"kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/","title":{"rendered":"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5357\" title=\"Berlusconi\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"360\" \/><br \/>\nNga <strong>Ki\u00e7o Blushi<\/strong>, <em>23.12.2010<\/em><\/p>\n<p>Natyrisht jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri,as vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, as vet\u00ebm n\u00eb Bjellorusi, ku Lukashenko e ka siguruar tashm\u00eb me \u201cvota demokratike\u201d sundimin 35-vje\u00e7ar, por edhe n\u00eb Azin\u00eb e larg\u00ebt ku sistemet nj\u00ebngjyr\u00ebshe u z\u00ebvend\u00ebsuan me sistemin shum\u00ebngjyr\u00ebsh, po del se shembulli i Berluskonit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lakmuari, m\u00eb ndjell\u00ebsi, m\u00eb i ndjekuri nga krer\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs pasdiktatoriale. (Dokumentet sekrete t\u00eb publikuara nga \u2018Wikileaks\u2019 e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri, ku jo vet\u00ebm Nj\u00ebshi, por edhe bijt\u00eb e bijat e krer\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zot\u00ebr real\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb vendit!).<\/p>\n<p>Thuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet e Lindjes krer\u00ebt e rinj demokrat\u00eb apo socialist\u00eb q\u00eb, si gur\u00eb dominoje z\u00ebvend\u00ebsuan krer\u00ebt komunist\u00eb, befas u gdhin\u00eb t\u00eb kamur, pasunar\u00eb, oligark\u00eb; nga inferior\u00eb u b\u00ebn\u00eb superior\u00eb; nga provincial\u00eb u transformuan n\u00eb euro-amerikan\u00eb; nga ish komunist\u00eb t\u00eb thekur n\u00eb antikomunist\u00eb t\u00eb k\u00ebrleshur; nga ish anonim\u00eb n\u00eb persona q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin m\u00eb vetes, por historis\u00eb&#8230;N\u00ebse Berluskoni erdhi n\u00eb politik\u00eb pasi u b\u00eb i pasur, duke qen\u00eb bos i mediave, krer\u00ebt lindor\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pasur dhe zot\u00ebrues t\u00eb mediave pasi u mor\u00ebn me politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ndryshim gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr sa i p\u00ebrket cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejtimit, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb sundimit, pasurimit, narcisizmit, autoritarizmit, abuzimit me pushtetin dhe sidomos me pushtetet e tjer\u00eb t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb pavarur. Berluskonizimi i nakatosur me katundariz\u00ebm \u00ebsht\u00eb monstra m\u00eb ndjellakeqe e politik\u00ebs, e k\u00ebsaj demokracie q\u00eb funksionon sipas parimit: pa pasuri jo vet\u00ebm q\u00eb nuk t\u00eb hapet dera e pushtetit, por nuk mbetesh dot gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb cil\u00ebsohesh i d\u00ebshtuar, i rrezikuar. Politika q\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn t\u00eb pasur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hi\u00e7! K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb kuptuar t\u00eb gjith\u00eb krer\u00ebt. Vet\u00ebm kjo shtys\u00eb e b\u00ebn politik\u00ebn mbipasion.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet pranuar se n\u00eb procesin historik q\u00eb gjithandej quhet tranzicion, krer\u00ebt lindor\u00eb jan\u00eb treguar ku e ku m\u00eb t\u00eb bab\u00ebzitur, m\u00eb kurajoz\u00eb, m\u00eb \u201creformator\u00eb\u201d, m\u00eb \u201ct\u00eb aft\u00eb\u201d, m\u00eb t\u00eb pacip\u00eb dhe m\u00eb \u201clargpam\u00ebs\u201d edhe se \u201cbabai\u201d i tyre shpirt\u00ebror, Berluskoni. Shum\u00eb syresh, p\u00ebrgjat\u00eb disa vjet\u00ebve n\u00eb krye t\u00eb qeverive, pa asnj\u00eb veprimtari biznesi apo mediatike, pa pasur asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, pa trash\u00ebguar asnj\u00eb pasuri familjare, kan\u00eb mundur t\u00eb v\u00ebn\u00eb shpejt e shpejt pasuri t\u00eb tundshme e t\u00eb patundshme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ato t\u00eb manjatit.<\/p>\n<p>Mbi krer\u00ebt e rinj lindor\u00eb ra barra e r\u00ebnd\u00eb e privatizimeve, barr\u00eb q\u00eb doli se ishte porta e Suzamit p\u00ebr \u00e7do Ali Baba me dyzet hajdut\u00eb&#8230;Nj\u00eb nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb padyshim Putini, mik i Berluskonit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me kryeministrin e dor\u00ebhequr malazez Gjukanovi\u00e7 etj, etj, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur k\u00ebta tan\u00ebt, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebshmuar adhurimin pa kushte ndaj Berluskonit edhe kur ky, n\u00eb konferenc\u00eb shtypi, nuk ka pasur droj\u00eb t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb idhtar\u00ebve t\u00eb vet jo vet\u00ebm favore, koncesione, varreza plehrash, etj, por edhe femra shqiptare p\u00ebr oborrin e tij sulltanor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb duhet pranuar: t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta pinjoll\u00eb politik\u00eb, edhe pse kan\u00eb dal\u00eb nga pantallonat e Berluskonit, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb prapa shefin karizmatik italian, pasi p\u00ebrvet\u00ebsuan prej tij sekretin e funksionimit t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mafioze: luft\u00ebn ndaj institucioneve, ndaj Drejt\u00ebsis\u00eb, ndaj opozit\u00ebs, ndaj mediave kund\u00ebr, shitblerjen e deputet\u00ebve\u2026Themeli i berluskonizm\u00ebs \u00ebsht\u00eb aksioma: vet\u00ebm po t\u00eb jesh shum\u00eb i pasur, do t\u00eb ndjehesh nes\u00ebr, bashk\u00eb me Familjen, i papreksh\u00ebm, i parrezikuar, i sigurt, m\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm edhe se nj\u00eb familje mbret\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebndrra e berluskon\u00ebve lindor\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi i dinastive familjare, i latifondist\u00ebve, i familjeve t\u00eb m\u00ebdha, i kapitalit t\u00eb pamat e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lipset nj\u00eb pasurim sa m\u00eb i shpejt\u00eb, si m\u00ebnyra e vetme q\u00eb jep garanci vet\u00ebmbrojtjeje dhe jet\u00ebgjat\u00ebsie. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku ligjin e b\u00ebn Maliqi, politik\u00eb e men\u00e7ur quhet vet\u00ebm ajo q\u00eb e lejon t\u00eb fortin t\u00eb mos ket\u00eb frik\u00eb nga vjedhja; sot burr\u00eb i zoti quhet ai q\u00eb b\u00ebn k\u00ebrdi mbi privatizimet, tenderat, licencat, pronat publike, pun\u00ebsimet, uj\u00ebrat, mineralet, pyjet, rrug\u00ebt, rrogat, gradat, pagat etj, deri edhe te impiantet e plehrave t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha nuk e ka seriozisht kur deklaron se do t\u00eb rrij\u00eb edhe 35 vjet n\u00eb pushtet, por ai k\u00ebrkon t\u00eb dekurajoj\u00eb opozit\u00ebn, kund\u00ebrshtar\u00ebt, organet e Drejt\u00ebsis\u00eb; n\u00eb fund t\u00eb fundit ai nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb pasuri; por aktualisht vuan frik\u00ebpanikun se mos l\u00ebr\u00eb Familjen rrug\u00ebve, pa mbrojtje, pa siguri, pa imunitet. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hall i vog\u00ebl!..Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hall i till\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u2019i v\u00ebsh zjarrin gjith\u00eb vendit; e k\u00ebt\u00eb ai e ka provuar nj\u00ebher\u00eb\u2026N\u00eb ndryshim nga diktator\u00ebt q\u00eb kujtojn\u00eb e besojn\u00eb se e kan\u00eb t\u00eb siguruar pavdek\u00ebsin\u00eb, berluskon\u00e7inat lindor\u00eb \u201cpunojn\u00eb\u201d dhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn e t\u00eb pab\u00ebr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar trash\u00ebgimin\u00eb e Familjes; ata e kan\u00eb kuptuar se monumenti m\u00eb i parr\u00ebzuesh\u00ebm dhe m\u00eb i sigurt nuk jan\u00eb statujat, po paraja, pasuria, pronat.<\/p>\n<p>Sidomos n\u00eb nj\u00eb vend si ky yni q\u00eb i ka aq shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr shembjet e statujave, frika e statujave t\u00eb t\u00ebrhequra zvarr\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e gjall\u00eb. Ja p\u00ebrse bejlur\u00e7inat e kan\u00eb kuptuar se nuk mjafton demagogjia (se, sa p\u00ebr demagog, a nuk ishte kryemjesht\u00ebr Enveri?), por ja q\u00eb n\u00eb demokraci duhen para, shum\u00eb pasuri q\u00eb t\u00eb blihet pushteti, votat, zgjedhjet, mediat, sondazhet, gjykatat, burgu, e shkuara, liria, historia, lavdia, e sidomos e nes\u00ebrmja\u2026<\/p>\n<p>Me para mund t\u00eb lahen edhe duart, edhe emri nga krimet\u2026 Pik\u00ebrisht prej k\u00ebtij modeli shum\u00eb \u201cbiznesmen\u00eb\u201d nxituan t\u00eb blejn\u00eb mandatin e deputetit\u2026N\u00eb fakt ata blen\u00eb me para jo vet\u00ebm nderin e t\u00eb q\u00ebnit deputet, po edhe imunitetin, d.m.th, paprekshm\u00ebrin\u00eb, nj\u00eblloj si shefat e tyre. Qarku k\u00ebsisoj \u00ebsht\u00eb i mbyllur. N\u00ebse kund\u00ebr Berluskonit doli Fini, k\u00ebtu nuk del dot, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, askush kund\u00ebr Berish\u00ebs, pasi n\u00eb vark\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rrezikuar: miq e armiq, pushtetar\u00eb e opozitar\u00eb. Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndreqet Drejt\u00ebsia, por k\u00ebt\u00eb reform\u00eb nuk e do askush!<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb Itali ka gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb th\u00ebrresin Berluskonin t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb gjyq p\u00ebr afera korruptive, aq sa ky u detyrua, m\u00eb n\u00eb fund, me fuqin\u00eb e kartonave t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb ndalonte thirrjen e tij t\u00eb pandehur, k\u00eblysh\u00ebt e Berluskonit n\u00eb Lindje nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb ngjash\u00ebm, pasi nuk ka gjykat\u00ebs a prokuror q\u00eb guxon t\u00eb shfaq\u00eb ndaj tyre jo akuz\u00eb, por as dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl edhe kur flitet p\u00ebr hedhje n\u00eb er\u00eb t\u00eb fshatrave, edhe kur vriten dhjet\u00ebra njer\u00ebz, edhe kur shkaktohen p\u00ebrmbytje masive t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, madje edhe kur b\u00ebhen rrush e kumbulla qindra milion euro nga rruga e kombit\u2026Cili gjykat\u00ebs a prokuror shqiptar do t\u00eb mund t\u00eb guxoj\u00eb zhd\u00ebmtimin e disa milion\u00eb eurove q\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb mbetje urbane nga Zogu i Zi? Askush! Prandaj Berluskon\u00ebt e Lindjes jan\u00eb m\u00eb t\u00eb imunizuar e m\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm se Berluskoni i Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjarjet e dit\u00ebve t\u00eb fundit, kur ish kryeministri kroat Sanader dhe ish kryeministrja ukrainase Timoshenko u thirr\u00ebn t\u00eb pandehur, e ka l\u00ebkundur disi k\u00ebt\u00eb \u201cbesim\u201d, por nd\u00ebrkoh\u00eb kjo \u201cfrik\u00eb\u201d e s\u00eb ardhmes e ka forcuar edhe m\u00eb tep\u00ebr bindjen se, n\u00ebse Drejt\u00ebsin\u00eb mund ta sundosh e shtyp\u00ebsh leht\u00eb sa je nj\u00eb Berluskon me pushtet, kur bie nga fiku, pra kur e humbet pushtetin politik, do t\u00eb jet\u00eb pasuria, dmth paraja, ajo fuqi q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb e t\u00eb t\u00eb jap\u00eb imunitet t\u00eb pakufizuar. Por h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, s\u00eb paku edhe p\u00ebr nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar, zor se mund t\u00eb gjendet nj\u00eb gjykat\u00ebs a prokuror n\u00eb mbar\u00eb Lindjen, e sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i bishtoj\u00eb me ndershm\u00ebri profesionale tundimit t\u00eb parave t\u00eb thata apo t\u00eb lagura, n\u00ebn apo mbi dor\u00eb, aq m\u00eb pak trysnis\u00eb s\u00eb frikshme e t\u00eb st\u00ebrp\u00ebrdorur: \u201cakuza \u00ebsht\u00eb e motivuar politikisht\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Tani duket m\u00eb se normale q\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb shitblihen nj\u00eblloj si gardian\u00ebt, komisioner\u00ebt, mjek\u00ebt, m\u00ebsuesit, mercenar\u00ebt, komisar\u00ebt e policive\u2026Aq shum\u00eb e kan\u00eb shk\u00ebrb\u00ebr\u00eb Drejt\u00ebsin\u00eb edhe Berluskon\u00ebt e Lindjes, aq tep\u00ebr e kan\u00eb denatyruar moralin e shoq\u00ebris\u00eb, sa askush, n\u00eb qend\u00ebr e n\u00eb periferi, nuk quhet as i past\u00ebr dhe as i ndersh\u00ebm, as i drejt\u00eb dhe as idealist n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pasur n\u00ebp\u00ebrmjet kurv\u00ebrimit politik.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt zor se mund t\u00eb mbij\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb gjykat\u00ebs a prokuror me integritet, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb em\u00ebrim-shkarkimit q\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb duar krer\u00ebt lindor\u00eb, por as se sistemi i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe morali shoq\u00ebror q\u00ebllimisht jan\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar prej tyre bash p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime: p\u00ebr t\u00eb siguruar paprekshm\u00ebri absolute; duke q\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndotur, nj\u00eblloj si n\u00eb nj\u00eb WC kazerme, era e ndotur nuk t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje\u2026<\/p>\n<p>Af\u00ebrmendsh, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyrohet q\u00eb Berluskoni t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb ekrane e t\u00eb shpall\u00eb se ka vendosur t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb pushtet edhe 35 vjet t\u00eb tjera. N\u00eb ndryshim nga Berluskoni, krer\u00ebt e Lindjes nuk kan\u00eb frik\u00eb nga populli i tyre, as nga opozita, por nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Kurse Berluskoni b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: sfidon edhe Obam\u00ebn, edhe Merkelin, p\u00ebr t\u2019i treguar popullit t\u00eb vet, pse jo edhe bot\u00ebs, se ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosido, por nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs me pesh\u00eb bot\u00ebrore. E pra, Berluskoni nuk guxon t\u00eb tallet hapur me popullin e vet\u2026<\/p>\n<p>Kurse krer\u00ebve lindor\u00eb pushteti u shijon kur tallen me popullin, kur e sfidojn\u00eb at\u00eb, kur thon\u00eb: \u201ckjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, kaq kultur\u00eb demokratike ka ky popull, ndaj nuk e meriton demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse edhe kaq, tep\u00ebr e ka!\u201d\u2026 Berluskon\u00ebt katundar\u00eb t\u00eb Lindjes jan\u00eb puthador\u00eb t\u00eb shpifur edhe me komisioner\u00ebt e dor\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb vijn\u00eb nga Brukseli apo Washingtoni, nd\u00ebrsa ndaj popullit t\u00eb vet ata jan\u00eb arrogant\u00eb, g\u00ebnjeshtar\u00eb, demagog\u00eb, hajdut\u00eb, mashtrues t\u00eb paturpsh\u00ebm\u2026Shikoni si u tall Lukashenko k\u00ebto dit\u00eb: jo vet\u00ebm zgjedhja e tij me mbi 80% t\u00eb votave, por deklaratat e tij nuk ishin k\u00ebrc\u00ebnim, posht\u00ebrim, tallje p\u00ebr opozit\u00ebn, por p\u00ebr popullin e vet!<\/p>\n<p>E pra, nuk ka situat\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb se kur krer\u00ebt, pasi e zhveshin vendin, pasi e shkelin votuesin, pasi e vjedhin popullin, fillojn\u00eb dhe t\u00eb na tallin publikisht! Modeli \u201cBerluskoni\u201d i projektuar n\u00eb Lindje e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebri ka provuar gjithandej q\u00eb \u201cnuk di t\u00eb qeveris\u00eb, dhe as nuk i intereson ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb..Di vet\u00ebm t\u00eb komandoj\u00eb dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak\u2026\u201d, si shkruan k\u00ebto dit\u00eb \u201cLa Republika\u201d&#8230;Duke kaluar \u201cnga kriza n\u00eb kriz\u00eb, nga emergjenca n\u00eb emergjenc\u00eb, kapaciteti i reagimit dhe i rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Berluskonit \u00ebsht\u00eb konsumuar\u2026Sot shfaqet i ezauruar&#8230;Por problem \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr ta luftuar at\u00eb nuk mjaftojn\u00eb taktikat e thjeshta dhe as ato elektorale\u201d\u2026<br \/>\nJa pra p\u00ebrse tallja tanim\u00eb ka kaluar n\u00eb ciniz\u00ebm!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ki\u00e7o Blushi, 23.12.2010 Natyrisht jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri,as vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, as vet\u00ebm n\u00eb Bjellorusi, ku Lukashenko e ka siguruar tashm\u00eb me \u201cvota demokratike\u201d sundimin 35-vje\u00e7ar, por edhe n\u00eb Azin\u00eb e larg\u00ebt ku sistemet nj\u00ebngjyr\u00ebshe u z\u00ebvend\u00ebsuan me sistemin shum\u00ebngjyr\u00ebsh, po del se shembulli i Berluskonit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lakmuari, m\u00eb ndjell\u00ebsi, m\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5356","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ki\u00e7o Blushi, 23.12.2010 Natyrisht jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri,as vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, as vet\u00ebm n\u00eb Bjellorusi, ku Lukashenko e ka siguruar tashm\u00eb me \u201cvota demokratike\u201d sundimin 35-vje\u00e7ar, por edhe n\u00eb Azin\u00eb e larg\u00ebt ku sistemet nj\u00ebngjyr\u00ebshe u z\u00ebvend\u00ebsuan me sistemin shum\u00ebngjyr\u00ebsh, po del se shembulli i Berluskonit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lakmuari, m\u00eb ndjell\u00ebsi, m\u00eb i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-23T21:37:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar\",\"datePublished\":\"2010-12-23T21:37:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/\"},\"wordCount\":2019,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/berlusconi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/\",\"name\":\"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/berlusconi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-23T21:37:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/berlusconi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/berlusconi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ki\u00e7o Blushi, 23.12.2010 Natyrisht jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri,as vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, as vet\u00ebm n\u00eb Bjellorusi, ku Lukashenko e ka siguruar tashm\u00eb me \u201cvota demokratike\u201d sundimin 35-vje\u00e7ar, por edhe n\u00eb Azin\u00eb e larg\u00ebt ku sistemet nj\u00ebngjyr\u00ebshe u z\u00ebvend\u00ebsuan me sistemin shum\u00ebngjyr\u00ebsh, po del se shembulli i Berluskonit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lakmuari, m\u00eb ndjell\u00ebsi, m\u00eb i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-23T21:37:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar","datePublished":"2010-12-23T21:37:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/"},"wordCount":2019,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/","name":"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg","datePublished":"2010-12-23T21:37:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berlusconi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kavalier-berluskoni-i-shqiptarizuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kavalier Berluskoni i shqiptarizuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}