{"id":5307,"date":"2010-12-17T10:14:21","date_gmt":"2010-12-17T09:14:21","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5307"},"modified":"2010-12-17T10:14:21","modified_gmt":"2010-12-17T09:14:21","slug":"mizorite-e-luftes-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/","title":{"rendered":"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5308\" title=\"sanije_gashit_mizorite_rumanisht\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"467\" \/><br \/>\n<strong>Baki Ymeri<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Ana dhe Sherban Tabakut, n\u00eb vigjilje t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit dhe Krishtlindjeve, n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Bashk\u00ebsis\u00eb Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs Shqiptari, n\u00eb Bukuresht e pa drit\u00ebn e botimit libri i Sanije Gashit Ororile r\u0103zboiului din Kosova (Mizorit\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1998-1999), Dosja e krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe d\u00ebshmit\u00eb e grave. De facto, ky projekt fisnik pason t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb tirazh t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, edhe n\u00eb kuadrin e nj\u00eb Editure (Sht\u00ebpie Botimesh) prestigjioze, n\u00ebn titullin \u201cIstoria groazei\u201d (Histori t\u00eb tmerrit).<\/p>\n<p>Po shtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast faktin se librin respektiv \u00ebsht\u00eb duke e botuar n\u00eb vazhdime edhe revista Climate literare, dhe pason ta shoh\u00eb drit\u00ebn e botimit edhe n\u00eb disa revista tjera, s\u00eb bashku me disa re\u00e7ensione t\u00eb favorshme q\u00eb jan\u00eb duke u shkruar pas botimit t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e nj\u00eb vendi deri dje t\u00eb infektuar nga propagandat serbe, t\u00eb cilat publiku rumun ka filluar t\u2019i hedh\u00eb n\u00eb koshin e pleh\u00ebrave t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pjesa introduktive e Zonj\u00ebs Sanije Gashi kuptojm\u00eb se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i sajuar nga rr\u00ebfimet dramatike t\u00eb grave q\u00eb p\u00ebrjetuan tmerret e luft\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn jasht\u00eb vendbanimit, por pik\u00ebrisht n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00eb familjet e tyre; T\u00eb grave q\u00eb p\u00ebrjetuan vrasjet mizore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb prind\u00ebrve, t\u00eb burrave, t\u00eb shtatz\u00ebnave (Qirez, Likoshan, Prekaz); T\u00eb atyre q\u00eb ishin d\u00ebshmitare t\u00eb brutalitetit dhe t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb femrave n\u00ebp\u00ebr bunar\u00eb (Qirez, Studenic\u00eb), q\u00eb u trishtuan nga kalljet e grave dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve (Poklek, Gjakov\u00eb), nga groposjet p\u00ebr s\u00eb gjalli (Lubizhd\u00eb, Prizren); T\u00eb grave q\u00eb kaluan net ankthi n\u00ebp\u00ebr strehimore, n\u00eb rr\u00ebnoja t\u00eb sht\u00ebpive, q\u00eb ec\u00ebn n\u00eb ato kolona t\u00eb gjata, dhe q\u00eb p\u00ebrjetuan lindjet n\u00eb male (Keqekoll\u00eb), ose n\u00eb turmat kur po ndodhnin p\u00ebrndjekjet p\u00ebr n\u00eb kufijt\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs; T\u00eb atyre q\u00eb nga burgu i Lypjanit u bart\u00ebn n\u00eb burgjet e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5309\" title=\"sanije_gashi\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashi.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"170\" \/><\/a><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha q\u00eb rr\u00ebfyen p\u00ebr ngjarjet tragjike, paraqesin histori rr\u00ebqeth\u00ebse, ve\u00e7an ato q\u00eb p\u00ebrjetuan shkat\u00ebrrimin personal deri n\u00eb \u00e7njer\u00ebzim. Ky dhe ishte kulmi i \u00e7njer\u00ebzores, i p\u00ebrbuzjes, i turp\u00ebrimit, q\u00eb treti p\u00ebrgjithmon\u00eb kuptimin e jet\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb jetuarit. Grat\u00eb e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr (q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grusht shembujsh), d\u00ebshmitare t\u00eb dram\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetuar, jan\u00eb nga rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, prej nga i mblodha historit\u00eb e tyre drejtp\u00ebrdrejt nga to. Rr\u00ebfimet e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb &#8211; fjal\u00ebt e tyre, pa \u2018zbukurime\u2019 a keq\u00ebsime. Nuk mund t\u2019i harroj kurr\u00eb ato fytyra t\u00eb grave e t\u00eb vajzave, q\u00eb hap\u00ebn plag\u00ebt e tyre. I fal\u00ebnderoj, prandaj, njer\u00ebzisht, t\u00eb gjitha ato q\u00eb u ul\u00ebn me mua dhe rikthyen t\u00eb p\u00ebrjetuarat, purtekjet, \u00e7astet e v\u00ebshtira, q\u00eb nuk ishte pun\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ishte, po kaq, pun\u00eb e leht\u00eb as p\u00ebrpunimi i historive t\u00eb tyre. N\u00eb secilin personazh rr\u00ebfimi m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nd\u00ebrprisja pun\u00ebn nga disa her\u00eb, t\u00eb merrja frym\u00eb thell\u00eb, t\u00eb provoja \u201ct\u00eb ikja\u201d p\u00ebr pak \u00e7aste nga ai realitet brutal, nga ato veprime makabre, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kaloi popullata. Pse i p\u00ebrmblodha rr\u00ebfimet e grave dhe t\u00eb vajzave n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr? P\u00ebr t\u2019u paraqitur e p\u00ebr t\u2019u kuptuar m\u00eb mir\u00eb drama e Kosov\u00ebs, dokumentim ky i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb mbetet pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mos harrohet nj\u00eb periudh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb regjim i eg\u00ebr serb. Dhe, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet. As t\u00eb hakmerremi.<\/p>\n<p>Autorja e fal\u00ebnderon me shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsi ambasadorin William G. Walker, i cili tregoi gatishm\u00ebri fisnike duke e nderuar me shkrimin e parath\u00ebnies, jo vet\u00ebm at\u00eb, por t\u00eb gjitha personazhet e librit si dhe lexuesit, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, personalitet ky i cili e njohu bot\u00ebn me realitetin e Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7astet m\u00eb dramatike t\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb ky, pra, lib\u00ebr i plag\u00ebve, i lot\u00ebve, i shkat\u00ebrres\u00ebs njer\u00ebzore. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb ku inkorporohet pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e p\u00ebrvoj\u00ebs personale, por nd\u00ebr m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebset e gazetaris\u00eb s\u00eb Zonj\u00ebs Sanije Gashi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-5310\" title=\"historia_tmerrit_nje_liber_gjalle\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/historia_tmerrit_nje_liber_gjalle.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"592\" \/><\/p>\n<p><strong>Parafjal\u00eb nga fjala e ish\/ambasadorit amerikan, William G. Walker<\/strong><\/p>\n<p>Jam i nderuar q\u00eb Sanije Gashi, autorja e k\u00ebtij ritregimi dramatik t\u00eb ngjarjeve tragjike q\u00eb i ran\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vendit dhe popullit t\u00eb saj gjat\u00eb viteve 1998-99, k\u00ebrkoi q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkruaja nj\u00eb parath\u00ebnie t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr pun\u00ebn e saj me r\u00ebnd\u00ebsi historike \u2013 mbledhjen e r\u00ebfimeve individuale dhe kolektive t\u00eb mbijetes\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse \u00ebsht\u00eb histori e mizorive dhe krimeve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb me siguri do t\u00eb mbahen mend si nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb moderne evropiane. Si drejtues i Misionit Verifikues p\u00ebr Kosov\u00ebn (MVK) i OSBE-s\u00eb, q\u00eb ishte syt\u00eb dhe vesh\u00ebt e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb terren n\u00eb Kosov\u00eb, nga tetori 1998 deri n\u00eb mars 1999, un\u00eb isha d\u00ebshmitar i nj\u00ebr\u00ebs prej ngjarjeve bosht t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhjeje \u2013 i masakr\u00ebs s\u00eb 42 burrave dhe djemve n\u00eb fshatin Re\u00e7ak m\u00eb 15 janar 1999. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb NATO-s p\u00ebr ta detyruar Beogradin t\u00eb arm\u00ebpushonte dhe t\u00eb dor\u00ebzohej, isha nj\u00eb d\u00ebgjues i shtangur, nd\u00ebrsa qindra e qindra refugjat\u00eb shqiptar\u00eb na tregonin \u2013 mua dhe koleg\u00ebve t\u00eb mi nga OSBE-ja \u2013 histori vrasjesh, pla\u00e7kitjesh, trajtimi brutal e posht\u00ebrues dhe p\u00ebrdhunimi sistematik n\u00eb duart e forcave t\u00eb siguris\u00eb dhe paramilitar\u00ebve serb\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mbijetuarit \u2013 tani refugjat\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb \u2013 flisnin pasi ishin transportuar apo nxjerr\u00eb jasht\u00eb qyteteve, fshatrave t\u00eb tyre n\u00eb ekzil t\u00eb dhunsh\u00ebm. Ky eksod masiv ishte rezultat i vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb Beogradit p\u00ebr t\u00eb spastruar Kosov\u00ebn nga n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e popullsis\u00eb s\u00eb saj, nga ata dy milion\u00eb kosovar\u00eb me prejardhje shqiptare. K\u00ebto rr\u00ebfime n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb i d\u00ebgjuam nga viktimat q\u00eb jetonin n\u00ebp\u00ebr duzina kampesh me tenda t\u00eb ngritura shpejt e shpejt, n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, kund\u00ebrp\u00ebrgjigje kjo e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj k\u00ebsaj vale t\u00eb batic\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Qeveria e Sllobodan Millosheviqit mund t\u00eb pretendoj\u00eb, sikurse dhe ka b\u00ebr\u00eb (dhe q\u00eb regjimet pasuese vazhdojn\u00eb t\u00eb pohojn\u00eb), se ngjarjet e tmerrit ishin fabrikime, rezultat i nj\u00eb fushate t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb \u201cp\u00ebrgojuar Serbin\u00eb\u201d. Por un\u00eb e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sikurse e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebzhguesit e paansh\u00ebm n\u00eb ato kampe t\u00eb shp\u00ebrndara gjithandej dhe q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar holl\u00ebsi t\u00eb llahtarshme t\u00eb rr\u00ebfyera nga viktimat q\u00eb nuk pat\u00ebn asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb koordinonin ngjarjet e tyre, e aq m\u00eb pak t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb paramenduar t\u00eb pav\u00ebrtetash.<\/p>\n<p>K\u00ebta ishin kosovar\u00eb t\u00eb traumatizuar nga p\u00ebrvojat e tyre vet\u00ebm pak or\u00eb e dit\u00eb para se t\u2019i takonim, t\u00eb ndar\u00eb dhe pa asnj\u00eb kontakt me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb nga familjet apo fshati i tyre, pra q\u00eb nuk e dinin aspak se si t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrshkruanin ngjarje t\u00eb ngjashme apo t\u00eb nj\u00ebjtat. Nd\u00ebrthurja e t\u00ebr\u00ebsishme e d\u00ebshmive nga d\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb ishte krejt\u00ebsisht e p\u00ebrputhshme dhe t\u00eb th\u00ebrrmonte zemr\u00ebn nd\u00ebrsa e d\u00ebgjoje. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e atyre ngjarjeve.<\/p>\n<p>Sanije Gashi, nj\u00eb gazetare e palodhur kosovare, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb dhe aktualisht kryeredaktore e revist\u00ebs s\u00eb respektuar TEUTA, nuk kursen asnj\u00eb holl\u00ebsi nd\u00ebrsa rr\u00ebfen k\u00ebto ngjarje. Jam posa\u00e7\u00ebrisht mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb ajo ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7njer\u00ebzuar, degraduar dhe shkat\u00ebrruar grat\u00eb shqiptare q\u00eb ran\u00eb n\u00eb duart e forcave t\u00eb siguris\u00eb serbe. Ashtu sikurse Sllobodan Millosheviqi, dhe ata q\u00eb komplotuan bashk\u00eb me t\u00eb, e kuptuan plot\u00ebsisht se nuk ka asnj\u00eb akt tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr shqiptare dhe familjen s\u00eb cil\u00ebs ajo i p\u00ebrket sesa p\u00ebrdhunimi. Ky \u00ebsht\u00eb posht\u00ebrimi m\u00eb i madh, p\u00ebrvoja m\u00eb e turpshme q\u00eb i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb grua dhe familja e saj. Sikurse n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tjera myslimane, shpeshher\u00eb shqiptarja, viktim\u00eb e dhunimit seksual, d\u00ebnohet p\u00ebr ta jetuar pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb jet\u00ebs si nj\u00eb e p\u00ebrbuzur.<\/p>\n<p>Duke e ditur k\u00ebt\u00eb, forcat serbe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00ebllimkeqe e p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebrdhunimin si instrument t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb gjenocidit. Rezultati, qindra, n\u00eb mos mij\u00ebra, viktima t\u00eb sulmit seksual dhe nj\u00eb num\u00ebr i path\u00ebn\u00eb shtatz\u00ebnish t\u00eb pad\u00ebshiruara, q\u00eb rezultuan ose me aborte t\u00eb vrazhda, ose infanticid. N\u00eb n\u00ebntor 1999, disa muaj pasi ofensiva nga NATO\/U\u00c7K me sukses i p\u00ebrzuri forcat serbe nga Kosova, bashk\u00ebshortja ime dhe un\u00eb vizituam spitalin n\u00eb Prishtin\u00eb. Kur na pyet\u00ebn se \u00e7far\u00eb donim t\u00eb shihnim, bashk\u00ebshortja ime k\u00ebrkoi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb pavijonin e maternitetit. Duke hyr\u00eb, pam\u00eb rreth tridhjet\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb foshnja. Kur komentuam rreth numrit t\u00eb lart\u00eb, na treguan se shum\u00eb prej tyre ishin rezultat i p\u00ebrdhunimit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb braktisura nga n\u00ebnat e tyre. Edhe m\u00eb viktima t\u00eb pafajshme!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb bota ta dij\u00eb se p\u00ebrdhunimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si instrument lufte nga forcat e Millosheviqit. Duke pasur parasysh turp\u00ebrimin q\u00eb u shkaktohet viktimave, s\u2019ka pasur informacion m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbledhur, s\u2019ka pasur rr\u00ebfim n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb m\u00eb me pak gjasa p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb vullnetarisht sesa ai p\u00ebr p\u00ebrdhunimin. Ndaj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shquhen p\u00ebrmasat e v\u00ebrteta t\u00eb krimit dhe bota p\u00ebrtej Kosov\u00ebs ka thjesht nj\u00eb ide t\u00eb turbullt se sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur ky instrument. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i nj\u00eb volumi sikur ky? P\u00ebrse t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten rr\u00ebfime t\u00eb nj\u00eb brutaliteti kaq q\u00ebllimkeq? A nuk kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe ushtri t\u00eb tjera, n\u00eb vende t\u00eb tjera, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera tmerre t\u00eb ngjashme n\u00eb ndjekje t\u00eb suksesit ushtarak? Cila \u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb k\u00ebto ngjarje t\u00eb tregohen?<\/p>\n<p>Nuk besoj q\u00eb Zonja Gashi, apo shumica d\u00ebrrmuese e atyre q\u00eb kan\u00eb vuajtur dhe jan\u00eb p\u00ebrgjakur n\u00eb duart e qeveris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb Beograd, shtyten nga d\u00ebshira p\u00ebr hakmarrje apo shpagim. Shkalla e sulmeve hakmarr\u00ebse nga shqiptar\u00ebt ndaj serb\u00ebve menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs ka qen\u00eb minimale. Ata q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin q\u00eb bota t\u2019i dij\u00eb k\u00ebto krime besojn\u00eb n\u00eb sundimin e ligjit, n\u00eb k\u00ebrkimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb \u2013 nj\u00eb grup gazetar\u00ebsh serioz\u00eb, k\u00ebtyre q\u00eb u p\u00ebrkasim Znj. Gashi dhe un\u00eb. Ne besojm\u00eb tek nevoja p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb faktet dhe p\u00ebr t\u00eb diskredituar fiksionin. P\u00ebr fat t\u00eb keq, udh\u00ebheqja aktuale n\u00eb Serbi nuk e ndau k\u00ebt\u00eb objektiv. Ata, sikurse Millosheviqi m\u00eb par\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngulin se ajo \u00e7ka ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka ndodhur. T\u00eb moderuarit e supozuar si Presidenti serb Boris Tadiq k\u00ebmb\u00ebngulin se ajo q\u00eb \u201cpretendohet\u201d se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me kualifikimin e Serbis\u00eb si kandidate e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet pas tmerreve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pavar\u00ebsisht provave t\u00eb pafund p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka ende individ\u00eb dhe kombe q\u00eb mohojn\u00eb faktin e Holokaustit. Tek Serbia e dit\u00ebve t\u00eb sotme, me munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb prej saj q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb shkall\u00ebn e krimeve t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb, kemi nj\u00eb tjet\u00ebr komb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb plot\u00eb mohimi. Qoft\u00eb nga injoranca, p\u00ebrs\u00ebritja e pandalshme e retorik\u00ebs s\u00eb pandalur nacionaliste nga udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb dhe fetar\u00eb, qoft\u00eb si nj\u00eb popull me prirje historike p\u00ebr ta par\u00eb veten si viktim\u00eb \u2013 serb\u00ebt mbeten jo t\u00eb gatsh\u00ebm, ndoshta t\u00eb paaft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pranuar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre, djemt\u00eb e tyre, ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u201cp\u00ebrdhunimin e Kosov\u00ebs\u201d. Serbia dhe serb\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebr dhe mohues; jo vet\u00ebm ndaj asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe p\u00ebr krime lufte t\u00eb ngjashme t\u00eb kryera nga forcat serbe gjat\u00eb viteve 1990 n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p>Edhe pse sot n\u00eb bot\u00eb ka edhe kombe t\u00eb tjera q\u00eb mohojn\u00eb krimet e llahtarshme, t\u00eb kryera nga ushtrit\u00eb dhe surrogatet e tyre \u2013 sudanez\u00ebt n\u00eb Darfur, regjimi i Mugabes n\u00eb Zimbabve jan\u00eb dy shembuj aktual\u00eb \u2013 ajo \u00e7ka ngjau n\u00eb Kosov\u00eb nuk ndodhi n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb zhvillim, por n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, u krye nga nj\u00eb popull q\u00eb pretendon se u p\u00ebrmbahet standardeve t\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore. Serbia gjithashtu k\u00ebmb\u00ebngul se Kosova duhet t\u00eb mbetet brenda kufijve t\u00eb saj dhe se deklarata e pavar\u00ebsis\u00eb e shkurtit 2008 \u00ebsht\u00eb e paligjshme, shkel t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rrezikon t\u00eb drejtat civile dhe njer\u00ebzore t\u00eb pakic\u00ebs serbe \u2013 m\u00eb pak se 10% e gjith\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Pyetja ime \u00ebsht\u00eb \u201cKu ishte ky p\u00ebrkushtim ndaj s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb?\u201d- kur n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e kosovar\u00ebve u b\u00ebn\u00eb pre e trajtimit t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb volum? A mos pret Beogradi q\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt u mbijtuan politikave gjenocidiale t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb faqet vijuese t\u00eb pranojn\u00eb m\u00eb \u00e7far\u00ebdo \u00e7ikje t\u00eb kontrollit nga Serbia? Mendoj se jo.<\/p>\n<p>Prandaj, besoj se Znj. Gashi dhe ato, ngjarjet e t\u00eb cilave jan\u00eb n\u00eb vijim, po kryejn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pa\u00e7muar p\u00ebr lexuesit q\u00eb din\u00eb pak p\u00ebr ngjarjet e koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme se pretendojn\u00eb neutralitet n\u00eb gjykimin e tyre se kush kishte t\u00eb drejt\u00eb dhe kush e kishte gabim. Un\u00eb pajtohem me th\u00ebnien se \u201cE v\u00ebrteta do t\u00eb dal\u00eb.\u201d Sigurisht q\u00eb ajo del n\u00eb k\u00ebt\u00eb volum dhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e fuqishme dhe bind\u00ebse p\u00ebr Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb 17 shkurtit 2008. Un\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbledh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e asaj q\u00eb do t\u00eb lexoni m\u00eb tej vet\u00ebm me dy fjal\u00eb \u201cKURR\u00cb M\u00cb!\u201d (Washington, D.C., 8 mars 2009)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Baki Ymeri K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Ana dhe Sherban Tabakut, n\u00eb vigjilje t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit dhe Krishtlindjeve, n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Bashk\u00ebsis\u00eb Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs Shqiptari, n\u00eb Bukuresht e pa drit\u00ebn e botimit libri i Sanije Gashit Ororile r\u0103zboiului din Kosova (Mizorit\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1998-1999), Dosja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5307","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Baki Ymeri K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Ana dhe Sherban Tabakut, n\u00eb vigjilje t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit dhe Krishtlindjeve, n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Bashk\u00ebsis\u00eb Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs Shqiptari, n\u00eb Bukuresht e pa drit\u00ebn e botimit libri i Sanije Gashit Ororile r\u0103zboiului din Kosova (Mizorit\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1998-1999), Dosja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-17T09:14:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb\",\"datePublished\":\"2010-12-17T09:14:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/\"},\"wordCount\":2553,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/\",\"name\":\"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-17T09:14:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Baki Ymeri K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Ana dhe Sherban Tabakut, n\u00eb vigjilje t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit dhe Krishtlindjeve, n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Bashk\u00ebsis\u00eb Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs Shqiptari, n\u00eb Bukuresht e pa drit\u00ebn e botimit libri i Sanije Gashit Ororile r\u0103zboiului din Kosova (Mizorit\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1998-1999), Dosja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-17T09:14:21+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb","datePublished":"2010-12-17T09:14:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/"},"wordCount":2553,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/","name":"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg","datePublished":"2010-12-17T09:14:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/sanije_gashit_mizorite_rumanisht.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mizorite-e-luftes-ne-kosove\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MIZORIT\u00cb E LUFT\u00cbS N\u00cb KOSOV\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5307","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5307"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5307\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}