{"id":5280,"date":"2012-10-01T08:09:41","date_gmt":"2012-10-01T07:09:41","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5280"},"modified":"2012-10-01T08:09:41","modified_gmt":"2012-10-01T07:09:41","slug":"5280-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/","title":{"rendered":"Princi i R&#038;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lollipop shoot, 2012\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Rreth k\u00ebng\u00ebtarit Deba (Biografia)<\/strong><br \/>\nShkruar nga: <strong>Ermira Babamusta<\/strong>, <em>Ph.D, New York<\/em><\/p>\n<p>Deba \u00ebsht\u00eb talenti kosovar i njohur n\u00eb bot\u00eb si ylli i muzik\u00ebs R&amp;B. Ndoshta ai sot mund t\u00eb klasifikohet si nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shqiptaro-gjerman, q\u00eb ka korrur sukses n\u00eb muzik\u00ebn Pop dhe RnB. Shpeshher\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb me nofk\u00ebn \u201cPrinci i RnB-s\u00eb\u201d n\u00ebp\u00ebr mediat dhe televizionet e huaja. Deba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb bot\u00eb i njohur si producent, k\u00ebng\u00ebtar, shkrimtar tekstesh dhe themelues i grupit muzikor Hip-Hop &amp; RnB me em\u00ebr \u201cScorpfly Music\u201d n\u00eb 2006.<\/p>\n<p>Fama e artistit shqiptar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur fal\u00eb zot\u00ebsive t\u00eb tij n\u00eb krijimtari vokale, si shkrimtar tekstesh dhe k\u00ebndim k\u00ebng\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb thyer rekorde n\u00eb tre gjuh\u00eb, shqip, gjermanisht dhe anglisht. Emri i tij u b\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb vitin 2007 me superhitin \u201cLike Wooh\u201d. K\u00ebng\u00ebtari pushtoi zemrat e fansave me paraqitjen e tij n\u00eb konkurset gjigante t\u00eb programeve televizive n\u00eb Gjermani, ku u zgjodh si nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb vitit 2005 (best newcomer voice). Nd\u00ebrsa n\u00eb 2008 zuri vendin e dyt\u00eb n\u00eb konkursin e famsh\u00ebm (reality talent show) \u201cMusic Nation Competition\u201d, realizuar nga kompania e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cUniversal Music\u201d n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Superhitet e karrier\u00ebs s\u00eb Deb\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb: \u201cWorking Out\u201d, (nj\u00eb bashk\u00ebpunim me legjend\u00ebn e RnB-s\u00eb R. Kelly dhe reperin e famsh\u00ebm amerikan DA-NI), \u201cStay by my side\u201d, \u201cI don\u2019t wanna say goodbye\u201d, \u201cFaleminderit\u201d, \u201cKalo me mu\u201d dhe \u201cV.I.P\u201d. Deba nxorri albumin e par\u00eb n\u00eb 2011 me titull \u201cFinally Me\u201d, nj\u00eb dhurat\u00eb falas nga k\u00ebng\u00ebtari p\u00ebr fansat q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb internet me 25 milion shikime n\u00eb youtube dhe miliona shkarkime. Videoklipi i tij i par\u00eb i k\u00ebng\u00ebs \u201cLollipop\u201d pritet t\u00eb nxirret n\u00eb n\u00ebntor 2012 n\u00eb Gjermani dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebria dhe Jeta n\u00eb Gjermani <\/strong><br \/>\nDeba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i gjith\u00ebansh\u00ebm: k\u00ebng\u00ebtar, shkrimtar i tekstit t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, producent dhe performues. Deba ka lindur me emrin Debatik Dakaj n\u00eb Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb me 31 janar 1989, me prind\u00ebr Remzi dhe Zarife Dakaj. P\u00ebr shkak t\u00eb masakrave jugosllave dhe krimeve t\u00eb Milloshevi\u00e7it ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Deba dhe familja u detyruan t\u00eb shp\u00ebrngulen nga vendlindja. Deba ishte vet\u00ebm 3-vje\u00e7 kur familja morri rrug\u00ebn p\u00ebr kurbet dhe u vendos n\u00eb Gjermani. Tani familja Dakaj jeton n\u00eb Mannheim t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Identiteti etnik i Deb\u00ebs i ka rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb prejardhjen e tij shqiptaro-gjermane. \u201cEdhe pse u largova nga vendlindja kur isha vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl, Kosov\u00ebn e kam n\u00eb zem\u00ebr dhe ndjehem tep\u00ebr krenar q\u00eb jam shqiptar,\u201d rr\u00ebfen Deba. \u201cN\u00ebna ime, q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl mua dhe dy motrave gjithmon\u00eb na ka m\u00ebsuar t\u00eb ruajm\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, traditat dhe historin\u00eb ton\u00eb. Ne n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb i festojm\u00eb kulturat e t\u00eb dyjave shteteve, shqiptare dhe gjermane. Kam nj\u00eb respekt dhe vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Gjermanin\u00eb, sepse aty m\u00ebsova q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb b\u00ebhem nj\u00eb person me karakter t\u00eb fort\u00eb, i dedikuar pun\u00ebs dhe i sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjej q\u00eb i p\u00ebrkas Gjermanis\u00eb. Nd\u00ebrsa me atdheun tim t\u00eb dashur Kosov\u00ebn ruaj lidhje t\u00eb forta me shoq\u00ebrin\u00eb, miqt\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e mi. Vuajtjet q\u00eb kemi hequr si popull nuk duhet t\u2019i harrojm\u00eb, sidomos ato heronj, djem dhe vajza dhe reja q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pavarur,\u201d thekson Deba.<\/p>\n<p>Deba u pranua n\u00eb liceun e muzik\u00ebs (Shkolla Muzikore e Mannheim) n\u00eb Gjermani, ku ndoqi nj\u00eb program 1-vje\u00e7ar. N\u00eb 2007 filloi studimet n\u00eb programin 2-vje\u00e7ar tek Shkolla Private e Biznesit t\u00eb Ludwigshafen. N\u00eb vitin 2010 u diplomua nga Kolegji i Mannheim (Hochschule Mannheim), n\u00eb deg\u00ebn biznes dhe ekonomi. N\u00eb 2012-t\u00eb Deba po ndjek praktik\u00ebn (apprenticeship) n\u00eb biznes dhe financ\u00eb (accounting) dhe n\u00eb t\u00eb ardhme planifikon t\u00eb studioj\u00eb biznes administrativ (Corporate Human Resources).<\/p>\n<p><strong>Fillimet n\u00eb Muzik\u00eb: Producent, K\u00ebng\u00ebtar dhe Shkrimtar tekstesh<\/strong><br \/>\nDashuria dhe pasioni p\u00ebr muzik\u00ebn filluan n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Deb\u00ebn. Frym\u00ebzimi i vjen nga legjenda muzikore Michael Jackson dhe mbreti i muzik\u00ebs RnB, Usher. \u201cM\u00eb kujtohet fare mir\u00eb kur isha ende i vog\u00ebl, pretendoja sikur kisha nj\u00eb mikrofon n\u00eb dor\u00eb dhe k\u00ebndoja k\u00ebng\u00ebt e Michael Jackson dhe Usher para miqve dhe familjes. P\u00ebr mua Michael Jackson mbetet mish\u00ebrimi i performanc\u00ebs dhe muzik\u00ebs deri m\u00eb sot. Nd\u00ebrsa Usher , \u00ebsht\u00eb mbreti i muzik\u00ebs q\u00eb m\u00eb frym\u00ebson, dhe e respektoj sepse si artist ai gjithmon\u00eb shtyn m\u00eb lart krijimin dhe origjinalitetin, dy cil\u00ebsi q\u00eb i vler\u00ebsoj tek arti i muzik\u00ebs dhe ia ve q\u00ebllim vetes si artist\u201d, shprehet Deba.<\/p>\n<p>Tek liceu i muzik\u00ebs n\u00eb Mannheim, Deba mori trainimin nga m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs n\u00eb Gjermani, ku b\u00ebri kurse z\u00ebri, m\u00ebsime p\u00ebr piano, praktik\u00eb p\u00ebr prezenc\u00eb n\u00eb sken\u00eb dhe performanc\u00eb, si dhe trajnime p\u00ebr t\u00eb patur vesh muzikor p\u00ebr notat dhe tingujt e muzik\u00ebs. Pasi zhvilloi teknikat e z\u00ebrit dhe forcoi pasionin p\u00ebr muzik\u00ebn, Deba filloi t\u00eb zbuloj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb performanca dhe shfaqje artistike, ku shum\u00eb shpejt u b\u00eb me fam\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, Deba mori pjes\u00eb n\u00eb shfaqen e njohur n\u00eb zbulimin e talenteve t\u00eb reja (talent casting show) n\u00eb Mannheim, q\u00eb quhet \u201cMannheim\u2019s Newcomer\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurs televiziv Deba u zgjodh n\u00eb vendin e top 30-\u00e7es m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb Gjermani (best newcomer voice).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006 Deba themeloi grupin muzikor me em\u00ebr \u201cScorpfly Music\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup, Deba antar\u00ebsoj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjerman\u00eb dhe kosovar\u00eb t\u00eb zhanrit Hip-Hop dhe RnB. Grupi ka in\u00e7izuar disa nga albumet m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Europ\u00eb duke zhvilluar koncerte dhe turne n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Roli i Deb\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb pavarur ishte si producent dhe manaxher i talenteve t\u00eb reja dhe talenteve t\u00eb suksesshme. Si producent, Deba ka nisur dhe zhvilluar karrier\u00ebn e suksesshme t\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Gjermani, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Sh.B.A.<\/p>\n<p>\u201cE themelova Scorpfly Music jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar karrier\u00ebn e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve me fam\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ato artist\u00eb fillestar\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb pasion muzik\u00ebn. Roli im n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte kryesisht si producent, dhe jo k\u00ebng\u00ebtar, sepse kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja se \u00e7far\u00eb ndodh prapa sken\u00ebs, t\u00eb m\u00ebsoja p\u00ebr music production, p\u00ebr teknik\u00ebn e audios dhe pro\u00e7esin e krijimit artistik,\u201d shpjegon Deba.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are Deba nisi t\u00eb shkruaj\u00eb vet\u00eb tekstin p\u00ebr k\u00ebng\u00eb dhe filloi ta marr\u00eb muzik\u00ebn dhe karrier\u00ebn si k\u00ebng\u00ebtar seriozisht. \u201cN\u00eb 2006 fillova t\u00eb hedh mendimet n\u00eb let\u00ebr dhe t\u00eb shkruaj tekste sepse m\u2019u duk m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me emocionet dhe ndjenjat e mia. Dhe shkrimi i teksteve u zhvilla me koh\u00eb si nj\u00eb nga aft\u00ebsit\u00eb dhe talentet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mua,\u201d sqaron k\u00ebng\u00ebtari Deba.<\/p>\n<p>K\u00ebnga e par\u00eb q\u00eb shkruajti vet\u00eb titullohet \u201cLike Wooh\u201d e cila u l\u00ebshua n\u00eb 2007. Kjo k\u00ebng\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrparim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fillimin e karrier\u00ebs s\u00eb Deb\u00ebs dhe e b\u00ebri at\u00eb nj\u00eb sensacion gjigand interneti. K\u00ebnga u b\u00eb mjaft e njohur mes adoleshent\u00ebve dhe t\u00eb rinjve, duke patur mbi 300,000 shkarkime n\u00eb internet.<\/p>\n<p><strong>Arritjet n\u00eb muzik\u00eb dhe kulmi i fam\u00ebs n\u00eb karrier\u00ebn e Deb\u00ebs<\/strong><br \/>\nNga 2007 emri i Deb\u00ebs qarkullonte n\u00eb kryetitujt dhe faqet e para n\u00eb mediat gjermane. Talenti i tij i ran n\u00eb sy artist\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm dhe jurive n\u00eb shfaqet e njohura muzikore n\u00eb Gjermani. N\u00eb vitin 2008 Deba mori pjes\u00eb n\u00eb Konkursin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Talentit \u201cMusic Nation\u201d si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i vet\u00ebm shqiptar p\u00ebr t\u00eb paraqitur Kosov\u00ebn. Shfaqja televizive famoze, e realizuar nga kompania e njohur mbar\u00ebbot\u00ebrore \u201cUniversal Music\u201d e nderoi Deb\u00ebn, me \u00e7mimin n\u00eb vendin e dyt\u00eb, nga mij\u00ebra artist\u00eb q\u00eb morr\u00ebn pjes\u00eb. Shfaqja dhe performancat e tij t\u00eb p\u00ebrsosura n\u00eb sezionin 2008 t\u00eb programit, i fitoi Deb\u00ebs miliona fansa dhe e b\u00ebri t\u00eb em\u00ebr t\u00eb njohur jo vet\u00ebm n\u00eb Gjermani, por edhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebmarrja dhe fitimi i \u00e7mimit n\u00eb konkursin Music Nation ishte nj\u00eb krenari jo vet\u00ebm p\u00ebr karrier\u00ebn time por edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nd\u00ebgjova me v\u00ebmendje k\u00ebshillat dhe kritikat konstruktive nga juria gjat\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb zhvillimit t\u00eb imazhit dhe karakterit tim artistik n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurs shum\u00eb-mujor dhe k\u00ebshtu arrita t\u00eb marr p\u00eblqimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb juris\u00eb, duke treguar jo vet\u00ebm talentin tim dhe krijimtarin\u00eb time, por potencialin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb artist i pavarur dhe nj\u00eb showman.<\/p>\n<p>Kam marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga Shqip\u00ebria dhe Kosova q\u00eb nuk u nd\u00ebrpre edhe pas xhirimi t\u00eb shfaqjes n\u00eb tv. Kam marr\u00eb letra nga fansat e mi nga e gjith\u00eb bota, q\u00eb nga Kosova, Rumania, Argjentina, Kina, Japonia dhe Shqip\u00ebria. Dua t\u00eb falenderoj jo vet\u00ebm fansat, por edhe mediat shqiptare q\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkrahur n\u00eb p\u00ebrhapjen e emrit tim dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurs, meqe r\u00ebnd\u00ebsi kishte jo vet\u00ebm votimi i juris\u00eb por edhe i publikut,\u201d shprehet i talentuari Deba.<\/p>\n<p>N\u00eb 2009 Deba u b\u00eb aq i njohur sa ka thyer rekorde me 25 milion shikime n\u00eb youtube, dhe 2 milion luajtje n\u00eb myspace, ku arriti majat n\u00eb top-charts. \u201cAjo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrahje e papar\u00eb nga fansat, t\u00eb cil\u00ebt, edhe pse un\u00eb nuk kisha xhiruar asnj\u00eb videoklip n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me iniciativ\u00ebn e tyre, mor\u00ebn k\u00ebng\u00ebt e mija, dhe fotot dhe krijuan \u2018fan music videos\u2019 dhe i vendos\u00ebn n\u00eb youtube. Jam habitur kur k\u00ebto videoklipe nga fansat kishin mbi 25 milion shikime, gj\u00eb q\u00eb akoma nuk m\u00eb besohet,\u201d shton Deba.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fama e Deb\u00ebs preku majat n\u00eb Gjermani, nga fundi i 2008 emri i tij filloi t\u00eb dilte n\u00eb kopertinat dhe faqe e para t\u00eb mediave kosovare. N\u00eb 2008 Deba ishte n\u00eb kopertin\u00ebn e revist\u00ebs prestigjioze \u201cKosova Sot\u201d, si i pari shqiptar q\u00eb ishte superstar nd\u00ebrkomb\u00ebtar pa la\u00e7uar akoma albumin e par\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs. Nga fillimet e 2009-\u00ebs, fama e Deb\u00ebs deportoi edhe n\u00eb Amerik\u00eb. Gjat\u00eb ver\u00ebs 2009, Deba in\u00e7izoi k\u00ebng\u00ebn \u201cWorking Out\u201d me reperin e famsh\u00ebm Da-Ni nga \u00c7ikago, k\u00ebng\u00eb origjinale e mbretit t\u00eb muzik\u00ebs \u2018soul music\u2019 dhe RnB, R. Kelly dhe Da-Ni. T\u00eb dy artist\u00ebt e famsh\u00ebm, i k\u00ebrkuan Deb\u00ebs nj\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr l\u00ebshuar nj\u00eb remix zyrtar t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cWorking Out\u201d posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Europ\u00ebn, k\u00ebng\u00eb q\u00eb ishte superhit n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kisha d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00ebn origjinale t\u00eb R.Kellit dhe Da-Nit sepse m\u00eb p\u00eblqeu teksti dhe beatat e k\u00ebng\u00ebs. Isha shum\u00eb i lumtur kur mu dha mund\u00ebsia dhe lidhja p\u00ebr bashk\u00ebpunim me t\u00eb dy artist\u00ebt e famsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb in\u00e7izuar remiksin zyrtar p\u00ebr Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>R.Kellin e konsideroj si \u2018baba\u2019 t\u00eb \u2018soul music\u2019 dhe Da-Ni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga reperat m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb \u00c7ikago. Ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb madh\u00ebshtore p\u00ebr mua dhe nj\u00eb kulm i suksesit tim. K\u00ebnga u krye me producentin e njohur kosovar n\u00eb Gjermani Dj. Holla (Enis Patoku) dhe u b\u00eb nj\u00eb superhit n\u00eb Europ\u00eb dhe jasht\u00eb,\u201d tregon Deba.<\/p>\n<p><strong>Koncertet P\u00ebrvjetore \u201cDeba Night\u201d <\/strong><br \/>\nEdhe pse imazhi publik i Deb\u00ebs tash\u00eb i njohur si \u2018Princi i RnB\u2019s\u00eb\u2019, suksesi dhe fama nuk e ndryshoi Deb\u00ebn si person. Fansat dhe koleg\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb artist modest, t\u00eb dashur, dhe q\u00eb tregon p\u00ebrkujdes dhe dashuri p\u00ebr adhuruesit e tij, me t\u00eb cil\u00ebt ka nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb dhe sinqert\u00eb. Madjen albumin e tij t\u00eb pare t\u00eb titulluar \u201cFinally Me\u201d me k\u00ebng\u00eb n\u00eb shqip dhe anglisht, Deba ia dedikoi dhe dhuroi fansave t\u00eb tij, p\u00ebr ta shkarkuar falas n\u00eb internet. Gjithashtu q\u00eb nga 2010 filloi t\u00eb organizoj\u00eb koncertet p\u00ebrvjetore \u201cDeba Night\u201d (Nata me Deb\u00ebn) eklusive p\u00ebr fansant e tij m\u00eb besnik, q\u00eb e kan\u00eb ndjekur dhe p\u00ebrkrahur artistin nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb viteve kam dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb koncerte si n\u00eb Gjermani edhe Kosov\u00eb, por me erdhi ideja t\u00eb zhvilloj vet\u00eb shfaqjen time, \u2018Deba Night\u201d posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr fansat e mi m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur p\u00ebr mua, t\u00eb cil\u00ebt marrin nj\u00eb kart VIP p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb. Deri n\u00eb 2012 kam organizuar me suksese tre koncerte madh\u00ebshtore n\u00eb qytetin tim ku jetoj, n\u00eb Ludwigshafen t\u00eb Gjermanis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans p\u00ebr adhuruesit e mi besnik\u00eb nd\u00ebr vite t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rradh\u00ebt e para gjat\u00eb performanc\u00ebs time live n\u00eb concert, si dhe bised\u00eb dhe takim eklusiv pas shfaqjes, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njohu edhe nga af\u00ebr,\u201d tregon Deba.<\/p>\n<p><strong>Deba krijon trende mode dhe b\u00ebhet shembulli i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Muzika nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja fush\u00eb ku i talentuari Deba arriti sukses. Me pamjen e tij t\u00eb bukur dhe egzotike rr\u00ebmbeu zemrat e shum\u00eb vajzave. Me stilin e tij t\u00eb mod\u00ebs Deba krijoi nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re mode, q\u00eb ktheu n\u00eb trend stilet, veshjet dhe pamjet e tij. P\u00ebr rinin\u00eb e sotme ai mbetet nj\u00eb shembull pozitiv jo vet\u00ebm p\u00ebr fansat por edhe p\u00ebr aspiruesit e ri t\u00eb muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb jem frym\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm, duke i inkurajuar t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb vete dhe t\u00eb arrijn\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb jet\u00eb. Jam i nderuar kur miliona fansa ndjekin stilin tim dhe adhurojn\u00eb trendet e mia. Gjithmon\u00eb mendoj si t\u2019a \u00e7oj m\u00eb tej imazhin dhe identitetin tim artistik dhe muzikor. Por dua t\u00eb theksoj q\u00eb bukuria e njeriut nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tek pamja, stili i flok\u00ebve, apo veshja. R\u00ebnd\u00ebsi ka edhe brend\u00ebsia. Un\u00eb kam marr\u00eb confidenc\u00eb, respekt p\u00ebr veten dhe pavar\u00ebsi n\u00eb mendimet dhe krijimet e mija, nga Lady Gaga, idhulli im. Lady Gaga p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb ikon\u00eb e muzik\u00ebs, por edhe nj\u00eb mbret\u00ebresh\u00eb e mod\u00ebs, q\u00eb ka frym\u00ebzuar shum\u00eb njer\u00ebz,\u201d u shpreh artisti Deba.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shprehur respektin dhe vler\u00ebsimin p\u00ebr idhullin e tij, Deba lan\u00e7oi n\u00eb 2010 nj\u00eb remiks t\u00eb k\u00ebng\u00ebs m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares Laady Gaga,\u201cMonster\u201d.<\/p>\n<p><strong>Diskografia: Albumi i par\u00eb i Deb\u00ebs \u201cFinally Me\u201d (2011)<\/strong><br \/>\nDeba ka thyer rekordet e muzik\u00ebs me k\u00ebng\u00ebt e tij, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hite nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Albumi i tij i pare titulluar \u201cFinally Me\u201d u lan\u00e7ua falas online p\u00ebr fansat n\u00eb vitin 2011. Albumi ishte albumi m\u00eb i shkarkuar n\u00eb internet i vitit. Lista e k\u00ebng\u00ebve p\u00ebrmban 10 k\u00ebng\u00ebt e njohura:<\/p>\n<blockquote><p>1. Busy<br \/>\n2. I don&#8217;t wanna say goodbye<br \/>\n3. Who<br \/>\n4. Superstar<br \/>\n5. V.I.P<br \/>\n6. Wake up<br \/>\n7. She&#8217;s on the spot<br \/>\n8. Angel<br \/>\n9. Kalo me mu<br \/>\n10. Faleminderit<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Projektet e Tanishme: Singli i Ri dhe Videoklipi i par\u00eb \u201cLollipop\u201d (2012)<\/strong><br \/>\nN\u00eb vitin 2012 Deba prodhoi k\u00ebng\u00eb e re \u201cLollipop\u201d, me producent Lones Production (Leonard Shala) dhe teksti shkruar nga vet\u00eb Deba. K\u00ebnga u finalizua nga Dj Holla (Enis Potoku) dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muzik\u00eb me insprime Oriental Pop dhe RnB club music. Deba sapo p\u00ebrfudoi xhirimin e videoklipit, i cili do la\u00e7ohet zyrtarisht n\u00eb n\u00ebntor 2012.<\/p>\n<p>Deba po ruan eklusivitet rreth videoklipit por flitet q\u00eb n\u00eb xhirimin e \u201cLollipop\u201d kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb disa nga aktor\u00ebt dhe k\u00ebrcimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb. Videoklipi \u00ebsht\u00eb drejtuar nga tre regjizor\u00ebt e njohur t\u00eb Gjermanis\u00eb, Bob Wladimir, Anger-Man dhe Moe Qaisar Mohamand, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e firm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare muzikore \u201cWonderland Avenue\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb lejohet t\u00eb flas shum\u00eb p\u00ebr videoklipin meqe pritet t\u00eb lan\u00e7ohet s\u00eb shpejti n\u00eb n\u00ebntor. Por mund t\u00eb them q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb surpriza m\u00eb e bukur p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb jep p\u00ebrshtypjen q\u00eb po shikon nj\u00eb film t\u00eb shkurt\u00ebr. Videoklipi do jet\u00eb klipi m\u00eb i gjat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e muzik\u00ebs shqiptare. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me punimet dhe pun\u00ebn e \u00e7do personi q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb k\u00ebt\u00eb project. Ka qen\u00eb eksperienca m\u00eb e mire p\u00ebr mua deri tani,\u201d rr\u00ebfen Princi i RnB-s\u00eb, Deba.<\/p>\n<p>Rreth datave t\u00eb koncerteve dhe lan\u00e7imit t\u00eb vidioklipit vizitoni faqet zyrtare t\u00eb Deb\u00ebs:<br \/>\nOfficial Facebook page: www.facebook.com\/likedeba<br \/>\nYoutube: www.youtube.com\/debaofficial<br \/>\nTwitter: http:\/\/twitter.com\/DebaOfficial<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth k\u00ebng\u00ebtarit Deba (Biografia) Shkruar nga: Ermira Babamusta, Ph.D, New York Deba \u00ebsht\u00eb talenti kosovar i njohur n\u00eb bot\u00eb si ylli i muzik\u00ebs R&amp;B. Ndoshta ai sot mund t\u00eb klasifikohet si nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shqiptaro-gjerman, q\u00eb ka korrur sukses n\u00eb muzik\u00ebn Pop dhe RnB. Shpeshher\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb me nofk\u00ebn \u201cPrinci i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5280","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Princi i R&amp;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Princi i R&amp;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rreth k\u00ebng\u00ebtarit Deba (Biografia) Shkruar nga: Ermira Babamusta, Ph.D, New York Deba \u00ebsht\u00eb talenti kosovar i njohur n\u00eb bot\u00eb si ylli i muzik\u00ebs R&amp;B. Ndoshta ai sot mund t\u00eb klasifikohet si nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shqiptaro-gjerman, q\u00eb ka korrur sukses n\u00eb muzik\u00ebn Pop dhe RnB. Shpeshher\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb me nofk\u00ebn \u201cPrinci i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-01T07:09:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Princi i R&#038;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d\",\"datePublished\":\"2012-10-01T07:09:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/\"},\"wordCount\":2912,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/lollipop_shoot_2012.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/\",\"name\":\"Princi i R&B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/lollipop_shoot_2012.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-01T07:09:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/lollipop_shoot_2012.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/lollipop_shoot_2012.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/5280-2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Princi i R&#038;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Princi i R&B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Princi i R&B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rreth k\u00ebng\u00ebtarit Deba (Biografia) Shkruar nga: Ermira Babamusta, Ph.D, New York Deba \u00ebsht\u00eb talenti kosovar i njohur n\u00eb bot\u00eb si ylli i muzik\u00ebs R&amp;B. Ndoshta ai sot mund t\u00eb klasifikohet si nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shqiptaro-gjerman, q\u00eb ka korrur sukses n\u00eb muzik\u00ebn Pop dhe RnB. Shpeshher\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb me nofk\u00ebn \u201cPrinci i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-01T07:09:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Princi i R&#038;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d","datePublished":"2012-10-01T07:09:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/"},"wordCount":2912,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/","name":"Princi i R&B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg","datePublished":"2012-10-01T07:09:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/lollipop_shoot_2012.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/5280-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Princi i R&#038;B DEBA me nj\u00eb videoklip t\u00eb ri provokues \u201cLollipop\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5280"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5280\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}