{"id":5256,"date":"2012-10-03T21:49:17","date_gmt":"2012-10-03T20:49:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5256"},"modified":"2012-10-03T21:49:17","modified_gmt":"2012-10-03T20:49:17","slug":"sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Politik\u00eb<\/strong>, <em>03 Tetor 2012<\/em><\/p>\n<p><em>TIRANE<\/em> &#8211; N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb iniciative t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, ku shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb, analist\u00eb, artist\u00eb, ndajn\u00eb me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebbisedimi u realizua mes shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dhe ambasadorit Ettore Sequi<\/p>\n<p><strong>I pyetur nga ambasadori i Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri, Ettore Sequi, se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb Evropa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Kadare u shpreh \u201cvetvetja ose gjith\u00e7ka.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb dialogut, Kadare shprehet n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe integrimin e saj n\u00eb Bashkimin Evropian, se me \u00e7far\u00eb hapi duhet t\u00eb ecim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb arrijm\u00eb integrimin.<\/p>\n<p><strong>BASHKEBISEDIMI I PLOTE I AMBASADORIT SEQUI ME KADARENE<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori Sequi: Zoti Kadare, ju falenderoj shum\u00eb q\u00eb pranuat t\u00eb jeni pjes\u00eb e k\u00ebsaj iniciative ku Ambasadori i Bashkimit Evropian po vendos nj\u00eb dialog t\u00eb hapur me disa nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shquar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare lidhur me nj\u00eb nga temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dit\u00ebs, shum\u00eb &#8220;n\u00eb mod\u00eb&#8221; p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd, e cila \u00ebsht\u00eb tema e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Esht\u00eb nder p\u00ebr mua si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Bashkimit Evropian t&#8217;ju kem ju si bashk\u00ebbiseduesin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb hapur idesh e pik\u00ebpamjesh. Ju jeni gjeniu i letrave shqipe dhe nuk do ta teproja po t\u00eb thoja personaliteti m\u00eb i shquar i kultur\u00ebs shqiptare.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb mik shqiptar m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, mbase ende n\u00eb fillimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar ose edhe pak m\u00eb von\u00eb, kur nj\u00eb shqiptar udh\u00ebtonte jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ose kur i hipte p\u00ebr shembull ndonj\u00eb anijeje p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Per\u00ebndimit, ai p\u00ebrdorte shprehjen &#8220;po marr rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb&#8221;, sikur Shqip\u00ebria t\u00eb mos ndodhej n\u00eb Evrop\u00eb. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo shprehje p\u00ebrdorej edhe n\u00eb Greqi para shum\u00eb koh\u00ebsh. Personalisht, besoj se Shqip\u00ebria i p\u00ebrket Evrop\u00ebs, jo vet\u00ebm gjeografikisht, por si nj\u00eb entitet i gjall\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte. Zoti Kadare, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Evropa p\u00ebr shqiptar\u00ebt: nj\u00eb territor, koncept, q\u00ebllim, \u00ebnd\u00ebrr, ribashkim e rikthim n\u00eb familje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>: Esht\u00eb krejt\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thoni ju p\u00ebr tem\u00ebn e integrimit n\u00eb Evrop\u00eb, si tema m\u00eb pasionante e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve sot. Do t\u00eb shtoja k\u00ebtu: \u00ebsht\u00eb lumturisht e v\u00ebrtet\u00eb. E kund\u00ebrta do t\u00eb ishte e pik\u00ebllueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket atij pik\u00ebshikimi t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Ballkan, jam plot\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb mendje me ju. Ve\u00e7 k\u00ebtu, n\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebs lumturisht, do t\u00eb thoja fatkeq\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Evropa p\u00ebr disa shekuj rrjesht u b\u00eb kaq e huaj p\u00ebr gadishullin ballkanik, sa dukej sikur ndodhi nj\u00eb \u00e7arje tektonike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb as Ballkani nuk u zhvendos askund e aq m\u00eb pak zhvendosjen e b\u00ebri Evropa. Por, larg\u00ebsia e brendshme mendore e shpirt\u00ebrore ishte e till\u00eb sa q\u00eb \u00e7oi n\u00eb krijimin e paradoksit q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin XX, si t\u00eb mos i mjaftonte larg\u00ebsia e vjet\u00ebr, komunizmi shqiptar krijoi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb largim t\u00eb ri. Evropa u b\u00eb \u00ab imperialiste \u00bb, hap\u00ebsir\u00eb e ndaluar, dyfish e larg\u00ebt, shum\u00ebfish armiq\u00ebsore.<br \/>\nNe tani p\u00ebrdorim natyrsh\u00ebm shprehjen: rikthimi n\u00eb Evrop\u00eb, thua se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00ebtim n\u00eb kah t\u00eb kund\u00ebrt drejt kontinentit q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb pas e q\u00eb na pret. Kaq e r\u00ebnd\u00eb ka qen\u00eb drama sa q\u00eb e kemi v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb se ne u b\u00ebm\u00eb joevropian\u00eb, me nj\u00eb fjal\u00eb, u \u00e7evropianizuam, jo t\u00eb transferuar n\u00eb ndonj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb ndonj\u00eb trev\u00eb internimi, por aty ku kemi qen\u00eb, mu n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs. Aty u ndam\u00eb prej saj, u rrethuam me tela me gjemba, si t\u00eb mallkuarit e dheut. Ndaj kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr integrim, p\u00ebr rikthim n\u00eb Evrop\u00eb, dihet se ky proces i kund\u00ebrt do t\u00eb krijohet atje ku ndodhi e keqja. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, aty ku kemi qen\u00eb, e aty ku jemi sot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kah, pyetjes suaj se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Evropa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjesha : vetvetja, ose gjith\u00e7ka. Dhe do t\u00eb shtoja, ndoshta, fjal\u00ebt : gjendja e natyrshme e Shqip\u00ebris\u00eb. E vetmja.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori Sequi: Nga &#8220;K\u00ebshtjella&#8221; tek &#8220;Sjell\u00ebsi i Fatkeq\u00ebsis\u00eb&#8221;, nga &#8220;Viti i Mbrapsht\u00eb&#8221; te &#8220;Doruntina&#8221;, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm disa nga librat tuaj, ju flisni p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Evrop\u00ebn, p\u00ebr vendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, dhe p\u00ebr rreziqet e shk\u00ebputjes nga Evropa. N\u00eb shum\u00eb ese dhe intervista tuajat, ju flisni p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju e quani &#8220;identiteti evropian i shqiptar\u00ebve&#8221;. Shkurtimisht, cilat do t\u00eb ishin sipas jush tiparet dalluese t\u00eb k\u00ebtij identiteti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs ju jetoni n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb &#8220;Evrop\u00eb&#8221;. A mendoni se ekziston nj\u00eb identitet i p\u00ebrbashk\u00ebt evropian ose si\u00e7 thot\u00eb Wim Wenders, nj\u00eb Evrop\u00eb si shpirt? N\u00ebqoft\u00ebse po, cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e identitetit shqiptar dhe atij evropian n\u00eb dit\u00ebt tona?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>: P\u00ebr t\u00eb filluar nga fundi i pyetjes suaj. Evropa si frym\u00eb, si parim shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qysh n\u00eb shekullin e kaluar. Ajo \u00e7&#8217;ka qen\u00eb e vlefshme p\u00ebr kombin, ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb e vlefshme p\u00ebr nj\u00eb familje kombesh. Dhe Evropa, ashtu si\u00e7 thoni ju, e till\u00eb \u00ebsht\u00eb konceptuar nga themeluesist shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb saj, si familje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kah, krijimi i Evrop\u00ebs se Bashkuar, duke qen\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr evropian\u00ebt e vjet\u00ebr, ka qen\u00eb dyfish i till\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt, ne q\u00eb e kishim humbur at\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr ne Evropa, p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb luks, nj\u00eb shkall\u00ebzim drejt p\u00ebrparimit, nj\u00eb p\u00ebrkryerje, ka qen\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. Nj\u00eb jet\u00eb e munguar. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, populli m\u00eb i vetmuar i kontinentit, ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq: nj\u00eb vat\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si patetike, por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. P\u00ebr nj\u00eb popull pa familje, gjetja e k\u00ebsaj t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb hyrje n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re t\u00eb ekzistenc\u00ebs. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 600 vitet e fundit Shqip\u00ebria b\u00ebhet gati t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kontinent pa vetmin\u00eb e saj. Dhe kjo faz\u00eb e re k\u00ebrkon vetvetiu doktrin\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Doktrinat e popujve p\u00ebrpunohen shpesh n\u00eb faza t\u00eb v\u00ebshtira. Ka qen\u00eb rilindja komb\u00ebtare shqiptare, bij\u00eb e iluminizmit t\u00eb larg\u00ebt evropian, q\u00eb p\u00ebrcaktoi orientimin e ri shqiptar. Sintagmat \u00ab Liri \u00bb dhe \u00ab Evrop\u00eb \u00bb po afroheshin p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. Lideri rilindas, Naim Frash\u00ebri , shkoi edhe m\u00eb tej, duke e parashtruar k\u00ebt\u00eb ide t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb form\u00eb p\u00ebrmbysjeje kozmike. N\u00eb nj\u00eb vjersh\u00eb programatike ai do t\u00eb shkruaj\u00eb se drita p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk lind nga Lindja, por nga Per\u00ebndimi. (O drit\u00ebz e bekuar, q\u00eb lind nga per\u00ebndon).<br \/>\nSipas rilindasve, nj\u00eb Shqip\u00ebri e lir\u00eb, serioze dhe e moralshme mund t\u00eb ishte e till\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kontinentin e vet.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori Sequi: Koh\u00eb pas kohe, u them bashk\u00ebbiseduesve dhe miqve t\u00eb mij shqiptar\u00eb se t\u00eb b\u00ebhesh pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, ose e Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb natyrisht nj\u00eb objektiv komb\u00ebtar, madje sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Por, nga ana tjet\u00ebr un\u00eb u them atyre se t\u00eb b\u00ebhesh an\u00ebtar i familjes s\u00eb madhe evropiane nuk \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb boshe ose nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. Personalisht, besoj se t\u00eb jesh pjes\u00eb e Evrop\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb por edhe p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i cili i ndihmon vendet tuaja dhe popujt tuaj t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb dhe ven\u00eb n\u00eb praktik\u00eb vlerat q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel dhe q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e klubit evropian i ndajn\u00eb s\u00eb bashku, dhe q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit i b\u00ebjn\u00eb vendet dhe shoq\u00ebrit\u00eb tuaja m\u00eb demokratike, m\u00eb t\u00eb lira, m\u00eb t\u00eb begata: dmth, do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb njer\u00ebzit tuaj t\u00eb jetojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb n\u00eb paqe e harmoni.<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ju flisni p\u00ebr &#8220;adhurimin pa kusht q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn&#8221; dhe i referoheni madje dhe nj\u00eb poeti shqiptar t\u00eb viteve &#8217;30 i cili shprehej se &#8220;ne e duam Per\u00ebndimin\/Evrop\u00ebn me dashuri tragjike&#8221;. Ne esen\u00eb tuaj brilante &#8221; Mbi identitetin evropian t\u00eb shqiptar\u00ebve&#8221; ju shkruani se &#8220;humbja dhe rigjetja e kontinentit m\u00ebm\u00eb, nuk t\u00eb b\u00ebn m\u00eb pak evropian se t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, ajo t\u00eb b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb&#8221;. Si nj\u00eb v\u00ebzhgues i holl\u00eb dhe i ve\u00e7ant\u00eb i jet\u00ebs shqiptare, a mendoni se jo gjithmon\u00eb kuptohet se t\u00eb udh\u00ebtosh pa viza n\u00eb Evrop\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn automatikisht pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs ose evropian, porse ka elemente t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ato vlerat themelore q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, t\u00eb cilat nj\u00eb vend duhet t&#8217;i p\u00ebrqafoj\u00eb e t&#8217;i b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb brendshme e reflekse t\u00eb vetat q\u00eb t\u00eb quhet vend evropian?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>: Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kur di\u00e7ka e d\u00ebshiron tej mas\u00ebs, rrug\u00ebtimi drejt saj mund t\u00eb nd\u00ebrlikohet nga keqkuptimet. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shquar p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit. T\u00eb bindur se e duam m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb ngutsh\u00ebm se t\u00eb tjer\u00ebt Evrop\u00ebn, ka shum\u00eb prej nesh, q\u00eb kujtojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb argument i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bindur k\u00ebdo, se m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb shpejt se t\u00eb tjer\u00ebt e meritojm\u00eb at\u00eb. K\u00ebt\u00eb keqkuptim nga nj\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se ky, nuk e ndan ve\u00e7se nj\u00eb hap. Keqkuptimi i ri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb dy t\u00eb tjer\u00ebve. Nga formula : e meritojm\u00eb ngaq\u00eb e duam, kalojm\u00eb leht\u00ebsisht n\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr, bindja se jemi nd\u00ebrkaq evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb pik\u00ebshikim i par\u00eb, kjo bindje naive ngjan befasuese n\u00eb kuptimin jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Ju, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Evrop\u00ebs, keni plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb na kujtoni se \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb qenit evropian nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, si t\u00eb thuash, ngjitja n\u00eb nj\u00eb rang m\u00eb t\u00eb zgjedhur e m\u00eb elitar. P\u00ebrvet\u00ebsimi i vlerave t\u00eb popujve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb klubin evropian, p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb respekt p\u00ebr Evrop\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb respekt p\u00ebr vetveten. Ai lidhet me nivelin e jet\u00ebs l\u00ebndore, shpirt\u00ebrore, institucionale, juridike. T\u00eb gjitha k\u00ebto shkojn\u00eb bashk\u00eb, sipas nj\u00eb harmonie t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq ju jeni p\u00ebrfaq\u00ebsues i Evrop\u00ebs dhe un\u00eb, pa dashur t\u00eb luaj avokatin e djallit, do t\u00eb doja t\u2019ju thoja se nj\u00eb far\u00eb zjarrmie e theksuar, nj\u00eb far\u00eb shprese e padurimi naiv, \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb e mir\u00eb se ftoht\u00ebsia dhe mosbesimi. Kur p\u00ebrmenda optimizmin e tepruar p\u00ebr evropianizimin, nuk fola p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, gjithashtu \u00ebsht\u00eb e tepruar. Mendimi fatalist se ballkanasit nuk b\u00ebhen dot kurr\u00eb evropian\u00eb, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb gadishull. S\u2019duhet harruar se nj\u00eb perandori pushtuese shum\u00ebkombshe, si\u00e7 ka qen\u00eb ajo osmane, nj\u00eb nd\u00ebr synimet e p\u00ebrhershme q\u00eb ka \u00ebsht\u00eb krijimi i mosbesimit t\u00eb kombeve te vetvetja. N\u00eb fund t\u00eb fundit besimi te vetja , n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, b\u00ebhet pjes\u00eb e liris\u00eb. Ai do t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb vlerat dhe standartet evropiane, p\u00ebr t\u00eb cilat flitet aq shum\u00eb sot, ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb rrezatimin e tyre tek ne.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori Sequi: Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb t\u00eb jesh pjes\u00eb e Evrop\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrqafosh vlerat dhe parimet themelore t\u00eb familjes evropiane. M\u00eb10 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, Bashkimi Evropian do t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb raport vjetor, q\u00eb ne e quajm\u00eb Raporti i Progresit, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb analiz\u00ebn dhe vler\u00ebsimin e progresit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria q\u00eb nga viti i kaluar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t&#8217;u afruar me Bashkimin Evropian. Partner\u00ebve tan\u00eb shqiptar\u00eb u kemi th\u00ebn\u00eb se ka ende nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gj\u00ebrash p\u00ebr t\u00eb kryer, disa objektiva p\u00ebr t\u00eb realizuar dhe disa rezultate p\u00ebr t\u00eb arritur para tetorit n\u00ebse ata duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb drejt Evrop\u00ebs. Natyrisht, nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e pun\u00ebs q\u00eb duhet kryer bie mbi klas\u00ebn politike. Deri m\u00eb tash, mund t\u00eb themi se disa nga synimet jan\u00eb arritur, megjithat\u00eb ka ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb esen\u00eb tuaj &#8220;Mosmarr\u00ebveshja&#8221;, e cila me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mendimit shqip, ju trajtoni mes t\u00eb tjerash ato q\u00eb ju cil\u00ebsoni &#8220;marr\u00ebdh\u00ebniet e v\u00ebshtira t\u00eb shqiptar\u00ebve me veten e tyre&#8221;. Personalisht, mendoj se \u00e7\u00ebshtja e besimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb sukses n\u00eb rrug\u00ebtimin drejt Evrop\u00ebs. Gjithashtu besoj se dialogu, bashk\u00ebpunimi, konsensusi, mund t\u00eb sjellin n\u00eb fund t\u00eb fundit rezultate t\u00eb prekshme.<\/strong><\/p>\n<p><strong>A mendoni se me m\u00eb shum\u00eb mobilizim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe m\u00eb shum\u00eb besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, klasa politike shqiptare mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb arrij\u00eb rezultate m\u00eb t\u00eb mira? Dhe jo vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb mira, por edhe m\u00eb t\u00eb shpejta, sepse koha vrapon dhe ne nuk mund ta lem\u00eb at\u00eb t\u00eb ik\u00eb. Para disa jav\u00ebsh, i p\u00ebrmenda nj\u00eb miku dhe gazetari shqiptar at\u00eb q\u00eb Xhon Kenedi ka th\u00ebn\u00eb tek fliste p\u00ebr koh\u00ebn. Kenedi thoshte: &#8220;Marshalli i madh francez Liotej (Lyautey) i k\u00ebrkoi dikur kopshtarit t\u00eb tij t\u00eb mbillte nj\u00eb pem\u00eb. Kopshtari iu p\u00ebrgjigj se pema donte shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb rritej dhe do t\u00eb b\u00ebhej e madhe vet\u00ebm pas 100 vitesh. Marshalli iu gjegj &#8220;at\u00ebher\u00eb, nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur, mbille pem\u00ebn q\u00eb sot pasdite&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p><strong>A mendoni se e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, n\u00ebp\u00ebrmjet asaj q\u00eb un\u00eb do ta quaja &#8220;trysni pozitive&#8221; dhe me m\u00eb shum\u00eb angazhim, duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb arrihet m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shpejt progres n\u00eb rrug\u00ebn drejt Evrop\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>: Esht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nj\u00eb shekull pas \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr synim bashkon si me magji politik\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb, opinionin publik dhe besimet fetare, elit\u00ebn dhe njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. E merrni me mend se p\u00ebrse e kam fjal\u00ebn : p\u00ebr synimin evropian.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb parti politike shqiptare, asnj\u00eb program apo doktrin\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se krijon dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr orientimin evropian.<\/p>\n<p>Kur pak m\u00eb lart thash\u00eb se Evropa p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka, ndoshta u duk e tepruar, por e kam at\u00eb bindje. P\u00ebrve\u00e7 vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrve\u00e7 standarteve, ritmit t\u00eb p\u00ebrparimit, q\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrmend\u00ebt ju, pasqyrohet \u00e7do vit te Raporti i Progresit, pakti me Evrop\u00ebn ne na m\u00ebson di\u00e7ka q\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb tjera, do t\u00eb ishte gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrvet\u00ebsuar: harmonia me vetveten. Ky mir\u00ebkuptim vlen po aq p\u00ebr ne, shqiptar\u00ebt, sa \u00e7\u2019vlen p\u00ebr pajtimin nd\u00ebrballkanik. Evropa nuk ka arritur leht\u00eb te ky ushtrim i mir\u00ebkuptimit. Pa e ditur, ndoshta, as ajo vet\u00eb, madje pa e ditur as ne, ajo ka punuar p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Jeta politike n\u00eb Shqip\u00ebri ka nevoj\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr \u00ab trysnin\u00eb pozitive \u00bb evropiane, si\u00e7 e quajt\u00ebt ju. Vet\u00eb shprehja \u00ab jet\u00eb politike \u00bb \u00ebsht\u00eb kuptimplote. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me jet\u00eb dhe jo me kacafytje politike, e cila n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb pothuajse luft\u00eb. Dhe luft\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjys\u00ebm jet\u00eb, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb gjys\u00ebm vdekje.<\/p>\n<p>Nuk pres ndonj\u00eb idil as midis partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, as n\u00eb raportet shqiptaro-evropiane ose ballkaniko-evropiane. Evropa, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu Aleanc\u00ebn Atlantike, \u00ebsht\u00eb sot familja m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e kombeve, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb se ajo mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm sh\u00eblbyese. Evropa ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe n\u00eb thelb ajo \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Ne t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, kontinenti evropian e Ballkani perendimor, duke p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, s\u2019ka pse t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur tmerrohemi nga fjala \u00ab ashp\u00ebrsi \u00bb. Ne t\u00eb gjith\u00eb, na p\u00eblqen apo s\u2019na p\u00eblqen, mbajm\u00eb nj\u00eb lidhje me Spart\u00ebn. E Sparta nuk ka pasur vet\u00ebm Termopile.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kronika e sotme e kontinentit \u00ebsht\u00eb e pasuruar me ndjesi humane t\u00eb panjohura m\u00eb par\u00eb. Ju m\u00eb fol\u00ebt p\u00ebr ndodhin\u00eb e bukur t\u00eb treguar prej Kenedit. Do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrmendja fjal\u00ebt e nj\u00eb burri t\u00eb moshuar shqiptar, koh\u00ebt e fundit n\u00eb Paris, i ftuar prej vajz\u00ebs s\u00eb tij. I magjepsur nga qyteti, njeriu kishte th\u00ebn\u00eb me naivitet : mbase e kam d\u00ebgjuar gabim, por m\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vesh\u00ebt se kjo k\u00ebtu\u2026 Evropa, kjo Evrop\u00eb e bukur, mund t\u00eb prishet.<\/p>\n<p>Shprehja \u00ab mund t\u00eb prishet \u00bb ose \u00ab kam frik\u00eb se do t\u00eb prishet \u00bb ka qen\u00eb shum\u00eb e njohur p\u00ebr brezat e vjet\u00ebr n\u00eb vendin ton\u00eb. P\u00ebrdorej p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sidomos n\u00eb fillimet e saj, kishte qen\u00eb n\u00eb ankth i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria apo s\u2019do t\u00eb b\u00ebhet. Do t\u00eb mbetet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb apo do t\u00eb prishet\u2026 E pabesueshme ishte q\u00eb, nj\u00eb burr\u00eb i vjet\u00ebr shqiptar, n\u00eb shekullin 21, t\u00eb p\u00ebrdorte me t\u00eb njejt\u00ebn ndjesi , t\u00eb njejt\u00ebn shprehje p\u00ebr Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrtes rrahjes s\u00eb mendimeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs, se a do t\u00eb ndryshoj\u00eb ajo, se a do t\u00eb kthehet n\u00eb federat\u00eb shtetesh, apo n\u00eb bashk\u00ebsi politike etj., shqet\u00ebsimin e nj\u00eb shqiptari t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb, m\u00eb ka p\u00eblqyer ta marr si shqet\u00ebsim p\u00ebr nj\u00eb hall t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. T\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori Sequi: Duke qen\u00eb shkrimtari m\u00eb i njohur shqiptar, ju jeni padyshim edhe nj\u00eb nga ballkanasit m\u00eb t\u00eb njohur sot jasht\u00eb kufijve t\u00eb Gadishullit. Dhe kam p\u00ebrshtypjen se t\u00eb qenit ballkanas ju b\u00ebn t\u00eb ndjeheni mir\u00eb. Ndoshta nuk e teproj n\u00ebse them se Kadare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avokat i Ballkanit, nj\u00eb avokat paksa i \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb e mbron Gadishullin e tij duke e dashur dhe kritikuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Tem\u00eb e preferuar e juaja mbeten marr\u00ebdh\u00ebniet e Gadishullit Ballkanik me Evrop\u00ebn dhe perspektiva evropiane e rajonit. N\u00eb nj\u00eb nga intervistat tuaja t\u00eb funditm, ju shpreheni se &#8220;ballkanasit duhet t\u00eb ndihen t\u00eb nderuar q\u00eb Evropa merret seriozisht me ta&#8221;. Sigurisht, si Ambasador i BE-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ballkanik si Shqip\u00ebria, mua m\u00eb vjen mir\u00eb kur e lexoj k\u00ebt\u00eb. Ju gjithashtu keni folur edhe p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb nevojsh\u00ebm pajtimi n\u00eb Ballkan.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si e shihni rolin e Evrop\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst? \u00c7far\u00eb mendoni se duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb vet\u00eb ballkanasit dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb vet\u00eb BE-ja. Nj\u00eb miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt thot\u00eb se &#8220;N\u00ebse ballkani \u00ebsht\u00eb problemi i Evrop\u00ebs, Evropa \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr Ballkanin&#8221;. Sa dakord jeni me k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>: Jam plot\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb mendje me ju. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, bashk\u00ebbisedimi yn\u00eb do t\u00eb dukej disi i nj\u00ebtrajtsh\u00ebm ngaq\u00eb po i rikthehemi t\u00eb njejtit motiv. Por p\u00ebr Evrop\u00ebn ka gjithmon\u00eb p\u00ebrjashtim. P\u00ebr Evrop\u00ebn, p\u00ebr raportet Ballkan-Shqip\u00ebri-Evrop\u00eb, rrahja e mendimeve sado i pafundm\u00eb t\u00eb duket, nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb i tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>Lidhur me at\u00eb q\u00eb un\u00eb, duke e kritikuar, e mbroj Ballkanin, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Esht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mode sot ndjesia e turpit ndaj p\u00ebrkat\u00ebsive ballkanike. Madje popuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i ikin gadishullit. Duket sikur thon\u00eb : na quani si t\u00eb doni, evropian\u00eb juglindor\u00eb, euromesdhetar\u00eb, post-evropian\u00eb, ve\u00e7 ballkanas jo.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk i gjykoj p\u00ebr keq. P\u00ebr vete nuk ndiej ndonje turp qe jam ballkanas. As krenari, natyrisht. Dihet se ky \u00ebsht\u00eb gadishulli m\u00eb problematik i kontinentit. Si\u00e7 dihet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurit ne kujtime, n\u00eb men\u00e7uri dhe n\u00eb marr\u00ebzi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq kjo \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb na p\u00ebrket nga bota, dhe ne jemi t\u00eb detyruar, nga vetvetja n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, por edhe nga ju, t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00ebn e vetme q\u00eb na lejohet, at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Harmonia mes popujve t\u00eb gadishullit nuk k\u00ebrkon ndonj\u00eb filozofi p\u00ebr t\u2019u arsyetuar. Esht\u00eb thjesht nj\u00eb gjendje q\u00eb \u00e7on te jeta dhe jo e kund\u00ebrta e saj. M\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris iden\u00eb se kjo harmoni (alias jet\u00eb) varet nga gjith\u00eb ballkanasit. Nd\u00ebrkaq jan\u00eb tre popuj q\u00eb lozin rolin kryesor n\u00eb vendosjen e saj : grek\u00ebt, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt. T\u00eb tre t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb tre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq.<\/p>\n<p>Nism\u00ebtimi i projektit t\u00eb pajtimit n\u00eb gadishull nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre nuk b\u00ebhet zot\u00ebruese idea se asnjeri prej k\u00ebtyre tre popujve nuk i merr leje tjetrit p\u00ebr t\u00eb jetuar.<br \/>\nPo nuk u kuptua kjo nuk mund t\u00eb kuptohet e s\u2019mund t\u00eb shpjegohet asgj\u00eb. Nd\u00ebrkaq atmosfera n\u00eb gadishull \u00ebsht\u00eb ende larg nga nj\u00eb emancipim i till\u00eb. S\u2019ka shum\u00eb koh\u00eb, ish ministri i jasht\u00ebm i nj\u00eb vendi ballkanik, b\u00ebri betimin publik se vendimi i njohjes , dometh\u00ebn\u00eb e drejta p\u00ebr jet\u00eb normale e gjysm\u00ebs s\u00eb kombit fqinj shqiptar, nuk mund t\u00eb kalonte n\u00eb OKB ve\u00e7se sip\u00ebr kufom\u00ebs s\u00eb tij !<\/p>\n<p>Cdo koment do t\u00eb ishte i tep\u00ebrt. K\u00ebtij ministri mund t\u2019i thuhej vet\u00ebm nj\u00eb fraz\u00eb : si shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi i jepni kufom\u00ebs tuaj, zot\u00ebri !<\/p>\n<p>Gadishulli s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr epope t\u00eb rreme kufomash. Koha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebr epope. Sipas nj\u00eb koncepti t\u00eb njohur, brenda koh\u00ebs ka her\u00eb pas here nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me mund\u00ebsi t\u00eb pazakonshme. Ve\u00e7 ajo ka nj\u00eb tipar : nuk zgjat shum\u00eb. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, n\u00eb qoft\u00eb se nuk e kap, ik\u00ebn, dhe at\u00ebher\u00eb duhet pritur rishfaqja e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb besoj se p\u00ebr gadishullin ton\u00eb ka mb\u00ebrritur nj\u00eb koh\u00eb e till\u00eb. N\u00eb bashk\u00ebbisedimin ton\u00eb ne s\u2019b\u00ebm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se v\u00ebrtetuam se jemi n\u00ebn ndikimin e saj. Shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb thon\u00eb : p\u00ebrse gjith\u00eb ky preokupim p\u00ebr nd\u00ebrballkanizimin, p\u00ebr Evrop\u00ebn, p\u00ebr orientimin evropian ? Ne kemi kaq probleme t\u00eb ngutshme, t\u00eb p\u00ebrditshme, dramatike.<\/p>\n<p>I kuptoj fare mir\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz. Shqip\u00ebria ka probleme t\u00eb r\u00ebnda e serioze. Probleme t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb korrupsionit, t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, pa folur pastaj p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb e gjer te masakra e mjedisit. Nd\u00ebrkaq jam i bindur se asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast kjo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb biseduam nuk anashkalon problemet e m\u00ebsip\u00ebrme. P\u00ebrkundrazi, i prek t\u00eb gjitha, jep alarmin p\u00ebr to, k\u00ebrkon zgjidhje edhe m\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre.<\/p>\n<p>Shpesh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon t\u00eb thuhet se popujt i zgjidhin vet\u00eb problemet e veta. Ting\u00ebllon korrekte, madje bukur, por nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do rast e v\u00ebrtet\u00eb. Ja p\u00ebr shembull, s\u2019di ndonj\u00eb popull q\u00eb ta ket\u00eb rr\u00ebzuar vet\u00eb fashizmin , aq m\u00eb pak komunizmin, pa nj\u00eb nd\u00ebrthurje rrethanash globale.<br \/>\nNe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Kemi patur nevoj\u00eb p\u00ebr ju gjat\u00eb gjith\u00eb shekullit, por kjo nuk u b\u00eb e mundur. Gjat\u00eb viteve t\u00eb komunizmit Shqip\u00ebria b\u00ebnte sikur shk\u00ebputej nga kampi sovjetik, por n\u00eb thelb kjo nuk ishte ve\u00e7se nje teat\u00ebr i dyansh\u00ebm. Nj\u00eb pakt i fsheht\u00eb, m\u00eb shum\u00eb i n\u00ebnkuptuar se i shprehur vazhdonte midis dy pal\u00ebve. Thelbi i paktit ishte: hidhni shkelma sa t\u00eb doni, ne do t\u2019ju mbrojm\u00eb, ve\u00e7 me Per\u00ebndimin mos u afroni ! Ve\u00e7 me Evrop\u00ebn, kurr\u00eb !<\/p>\n<p>Sot pik\u00ebrisht Evropa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e domosdoshme se asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ne. Nd\u00ebrkaq Shqip\u00ebris\u00eb i duhet t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshimin e orientimit evropian, q\u00eb shfaqen sot, si rrezik madhor n\u00eb jet\u00ebn e saj.<br \/>\nNdodh q\u00eb arsyet p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e Evrop\u00ebs t\u00eb mos formulohen gjithmon\u00eb me qart\u00ebsin\u00eb e duhur. Ndaj un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritja fjal\u00ebt : ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ju. E meqen\u00ebse gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit ton\u00eb ju cituat nj\u00eb poet, m\u2019a b\u00ebt\u00eb edhe mua m\u00eb t\u00eb leht\u00eb parafrazimin befasues t\u00eb nj\u00eb poeti, q\u00eb thot\u00eb se ka raste kur dashuria shfaqet si nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb arsyes.<\/p>\n<p>(<em>Gre.M\/Shqiptarja.com<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politik\u00eb, 03 Tetor 2012 TIRANE &#8211; N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb iniciative t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, ku shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb, analist\u00eb, artist\u00eb, ndajn\u00eb me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebbisedimi u realizua mes shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dhe ambasadorit Ettore Sequi I pyetur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5256","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Politik\u00eb, 03 Tetor 2012 TIRANE &#8211; N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb iniciative t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, ku shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb, analist\u00eb, artist\u00eb, ndajn\u00eb me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebbisedimi u realizua mes shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dhe ambasadorit Ettore Sequi I pyetur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-03T20:49:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-10-03T20:49:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/\"},\"wordCount\":4290,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/\",\"name\":\"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-03T20:49:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Politik\u00eb, 03 Tetor 2012 TIRANE &#8211; N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb iniciative t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, ku shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb, analist\u00eb, artist\u00eb, ndajn\u00eb me Ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebbisedimi u realizua mes shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dhe ambasadorit Ettore Sequi I pyetur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-03T20:49:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb","datePublished":"2012-10-03T20:49:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/"},"wordCount":4290,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/","name":"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","datePublished":"2012-10-03T20:49:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sequi-interviston-kadarene-per-integrimin-e-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sequi interviston Kadaren\u00eb p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5256"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5256\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}