{"id":5251,"date":"2010-12-18T21:42:08","date_gmt":"2010-12-18T20:42:08","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5251"},"modified":"2010-12-18T21:42:08","modified_gmt":"2010-12-18T20:42:08","slug":"te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/","title":{"rendered":"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-4499\" title=\"Adri Nurellari\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"128\" \/><br \/>\n<strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, me rritjen e beft\u00eb t\u00eb nj\u00eb sektori privat t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ku v\u00ebrtiten sasi t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr xhepat e zyrtar\u00ebve dhe njer\u00ebzve af\u00ebr pushtetit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja ndaj arsimit parauniversitar t\u00eb zvog\u00eblohet edhe m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Kuptohet q\u00eb fryrja e sektorit privat, kombinuar me shqyerjen e portave t\u00eb universiteteve publike, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr q\u00ebllime politike, pasi student\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, futja e tyre n\u00eb shkolla t\u00eb larta, pavar\u00ebsisht nga cil\u00ebsia e tyre, sh\u00ebrben si nj\u00eb valvul sigurese p\u00ebr t\u00eb maskuar munges\u00ebn e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb popullsi q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rritjes demografike.<\/p>\n<p>Qeveria aktualisht tat\u00ebpjet\u00ebn e arsimit ton\u00eb e ka mbuluar duke p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pompoze rritje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shifrat e student\u00ebve t\u00eb futur n\u00eb shkolla, pa e vrar\u00eb mendjen q\u00eb kjo sasi vjen t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb kurriz t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe se shumica e shkollave t\u00eb larta nxjerrin thjesht injorant\u00eb me diploma. Kjo taktik\u00eb e bombardimit t\u00eb publikut me shifra t\u00eb dyshimta, t\u00eb pasakta, t\u00eb pakonfirmueshme, kontradiktore dhe jop\u00ebrmbajt\u00ebsore t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet se qeveritar\u00ebt po e ndjekin me besnik\u00ebri parull\u00ebn e Harry Truman-it. Ky i fundit thoshte q\u00eb \u201cn\u00ebse nuk mund ta bind\u00ebsh publikun at\u00ebher\u00eb ngat\u00ebrroje\u201d (if you can&#8217;t convince them, confuse them).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb kuadrin e ngat\u00ebrres\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre statistikave jo t\u00eb besueshme apo jo dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb nxjerra nga burimet tona zyrtare, fatmir\u00ebsisht ka mb\u00ebrritur nj\u00eb studim krahasimor nd\u00ebrkomb\u00ebtar shum\u00eb cil\u00ebsor q\u00eb e krahason shkollimin ton\u00eb me at\u00eb t\u00eb shum\u00eb vendeve t\u00eb tjera, duke nxjerr\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb mbi gjendjen ku jemi zhytur. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb studim me autoritetin e pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) i titulluar \u201cProgrami p\u00ebr vler\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb student\u00ebve\u201d (Programme for International Student Assessment PISA), i cili hedh posht\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebvdatat boshe dhe t\u00eb paqena t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb lidhur me arritjet e politikave arsimore duke na nxjerr\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb keq se shum\u00eb vende t\u00eb prapambetura t\u00eb Azis\u00eb e Afrik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky studim gjithashtu e shemb keq mitin q\u00eb v\u00ebrtitet prej koh\u00ebsh mes shqiptar\u00ebve se ne mbahemi p\u00ebr popull arsimdash\u00ebs, se ne kemi sistemin arsimor e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb fort\u00eb apo se maturant\u00ebt tan\u00eb kinse shk\u00eblqejn\u00eb kur shkojn\u00eb n\u00eb universitetet e huaja. N\u00eb t\u00eb tria fushat fatkeq\u00ebsisht Shqip\u00ebria gjendet n\u00eb fund t\u00eb vendeve europiane e madje shum\u00eb mbrapa edhe krahasuar me 31 vendet partnere t\u00eb OECD-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zhvillim dhe q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb studim.<\/p>\n<p>PISA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test i standardizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i zhvilluar prej vendeve an\u00ebtare t\u00eb OECD-s\u00eb dhe t\u00eb cilit i n\u00ebnshtrohen \u00e7do tre vjet nx\u00ebn\u00ebsit pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme. Ky sondazh ka nisur fillimisht n\u00eb vitin 2000 n\u00eb 43 shtete dhe n\u00eb ciklin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2009 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebria. N\u00ebp\u00ebr \u00e7do vend p\u00ebrzgjidhet nj\u00eb kampion student\u00ebsh prej 4500 deri n\u00eb 1000 syresh, t\u00eb cil\u00ebve u b\u00ebhet i nj\u00ebjti test me let\u00ebr e lap\u00ebs q\u00eb zgjat rreth dy or\u00eb dhe q\u00eb shtrihet n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb lexuarit, matematik\u00ebs e shkenc\u00ebs. Ky test nuk synon q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb riprodhojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb that\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb fushe, por q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se informacionin e marr\u00eb ata mund ta aplikojn\u00eb n\u00eb rrethana apo situata t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Konkretisht pjesa e leximit n\u00eb test s&#8217;merret me aft\u00ebsin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb lexuar rrjedhsh\u00ebm, por synon t\u00eb mas\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb kuptuar, p\u00ebrdorur, reflektuar, sintetizuar dhe vler\u00ebsuar nj\u00eb tekst. Pjesa matematikore k\u00ebrkon nga nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb njohurit\u00eb e tyre matematikore n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs reale, nd\u00ebrsa pjesa shkencore ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mas\u00eb njohurin\u00eb individuale shkencore dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar at\u00eb njohuri p\u00ebr t\u00eb ngritur pyetje, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar njohuri t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar fenomene apo p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb konkluzione t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb fakte lidhur me \u00e7\u00ebshtje shkencore.<\/p>\n<p>Fjala pik\u00eblluese \u00ebsht\u00eb e vak\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar gjendjen e arsimit q\u00eb tregon ky studim. N\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb lexuarit kritik, q\u00eb ishte edhe fokusi kryesor i PISA 2009, Shqip\u00ebria gjendet n\u00eb renditje n\u00eb vendin e 60 me 385 pik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendin e par\u00eb e mban zona kineze e Shangait me 556 pik\u00eb dhe mesatarja e OECD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb 493. Prapa kemi l\u00ebn\u00eb Katarin, Panaman\u00eb, Perun\u00eb, Azerbajxhanin dhe Kirgistanin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ne jan\u00eb vende si Tunizia, Jordania, Indonezia e Tajlanda.<\/p>\n<p>Padyshim fqinj\u00ebt tan\u00eb, Mali Zi (408) dhe Serbia (442) jan\u00eb goxha m\u00eb lart\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb lexim, por n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. E nj\u00ebjta situat\u00eb vihet re n\u00eb fushat e tjera, ku n\u00eb rastin e fush\u00ebs s\u00eb matematik\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e fundit n\u00eb Europ\u00eb me 377 pik\u00eb dhe e 60 n\u00eb list\u00ebn me 65 shtete. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mesatarja e OECD-s\u00eb n\u00eb matematik\u00eb \u00ebsht\u00eb 496 pik\u00eb dhe vendin e fundit n\u00eb list\u00eb e mban Kirgistani me 330 pik\u00eb, pra vet\u00ebm 47 pik\u00eb m\u00eb pak se ne. Ky rezultat demistifikon gjithashtu iluzionin se gjasme fal\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb sistemit sovjetik, nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb pajisen me njohuri t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb matematik\u00ebs. Po ashtu, n\u00eb testin p\u00ebr njohurit\u00eb shkencore nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb jan\u00eb s\u00ebrish tejet t\u00eb lodhur, duke dal\u00eb s\u00ebrish t\u00eb 59-t me 391 pik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ul\u00ebt krahasuar me 501 pik\u00eb q\u00eb ka mesatarja e OECD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet pasur parasysh q\u00eb vendeve t\u00eb OECD-s\u00eb ia ul ndjesh\u00ebm mesataren fakti q\u00eb kan\u00eb an\u00ebtar\u00eb si Turqia, Kili dhe Meksika me mesatare goxha m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe Amerik\u00ebs Veriore. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mesataren e rezultateve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb OECD-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e matematik\u00ebs ajo \u00ebsht\u00eb 501 pik\u00eb, mir\u00ebpo mesatarja e rezultateve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve turq \u00ebsht\u00eb 454, e nx\u00ebn\u00ebsve kilian\u00eb 447 dhe e nx\u00ebn\u00ebsve meksikan\u00eb \u00ebsht\u00eb 416.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte flasin vet\u00eb dhe nxjerrin nj\u00eb portret shum\u00eb t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb kapaciteteve intelektuale t\u00eb brezave q\u00eb vijn\u00eb te ne e q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb regres t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Po p\u00ebr ta nxjerr\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb pah gravitetin e situat\u00ebs ia vlen q\u00eb t\u00eb zb\u00ebrthehen rezultatet n\u00eb kategori e t\u00eb shihet p\u00ebrqindja e studenteve q\u00eb i p\u00ebrket secil\u00ebs kategori. Rezultatet jan\u00eb t\u00eb grupuara n\u00eb 6 nivele, ku niveli i par\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nx\u00ebn\u00ebsit fillestar\u00eb, kurse niveli i gjasht\u00eb m\u00eb t\u00eb talentuarit. Nj\u00eb tjet\u00ebr mit q\u00eb v\u00ebrtitet te ne \u00ebsht\u00eb se edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb se arsimi yn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsor te ne ka talente t\u00eb hatashme, sidomos n\u00eb shkenca ekzakte, q\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nx\u00ebn\u00ebsit mediok\u00ebr q\u00eb marrin m\u00eb pak se niveli i par\u00eb, pra m\u00eb pak se 334.94 pik\u00eb nga testi matematikor jan\u00eb vet\u00ebm 5% t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb OECD-s\u00eb, kurse nga Shqip\u00ebria mbi 26% e nx\u00ebn\u00ebsve nuk e arrijn\u00eb dot nivelin bazik (334.94-409.54 pik\u00eb) ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar 31% e nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb t\u00eb testuar.<\/p>\n<p>Pra mbi gjysma e nx\u00ebn\u00ebsve tan\u00eb i njohin pak ose aspak shkencat. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb nivelin e gjasht\u00eb Shqip\u00ebria del me 0%, pra s\u2019ka talente t\u00eb spikatura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mesatarja e OECD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb 1.1%, dhe n\u00eb nivelin e 5 t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve mbi mesataren ne dalim me 0.1%, kurse OECD-ja me 7.4%. Situata p\u00ebrkeq\u00ebsohet akoma m\u00eb shum\u00eb kur shqyrtohen rezultatet e matematik\u00ebs, nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb posht\u00eb se niveli i par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 40.5%, nd\u00ebrsa ata q\u00eb futen n\u00eb kategorin\u00eb e nivelit t\u00eb par\u00eb jan\u00eb 27.2%, pra mbi 2\/3-at e gjimnazist\u00ebve tan\u00eb jan\u00eb n\u00eb ose n\u00ebn nivelin bazik t\u00eb njohurive matematikore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nivelin e gjasht\u00eb prap\u00eb kemi 0 p\u00ebr qind kur OECD-ja ka mesatarisht 3.1% t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Studimi PISA 2009 prej kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik m\u00eb 7 dhjetor, ka mbushur faqet e mediave europiane dhe amerikane me komente, kritika e sugjerime lidhur me rezultatet, duke ngjallur nj\u00eb gar\u00eb e xhelozi t\u00eb madhe mes shteteve t\u00eb ndryshme t\u00eb analizuara. Ky studim \u00ebsht\u00eb padyshim shum\u00eb i vlefsh\u00ebm. Prej analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave mund t\u00eb nxirren shum\u00eb konkluzione dhe m\u00ebsime interesante e t\u00eb dobishme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me politikat arsimore, m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb programeve m\u00ebsimore, administrimin e shkollave e t\u00eb tjera, megjithat\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb ky studim duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb hequr tutje veladonin e retorik\u00ebs s\u00eb zbrazet dhe populiste t\u00eb qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me kuraj\u00eb e sinqeritet gjendjen dramatike ku \u00ebsht\u00eb katandisur arsimi yn\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb gjendet kura po nuk u pranua se jemi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe po nuk u b\u00eb diagnoza e sakt\u00eb. Po qe se vazhdohet me mite t\u00eb rreme, duke zhytur kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb si struci, gj\u00ebrat kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb drejt skutave m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb vrim\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb injoranc\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, me rritjen e beft\u00eb t\u00eb nj\u00eb sektori privat t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ku v\u00ebrtiten sasi t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr xhepat e zyrtar\u00ebve dhe njer\u00ebzve af\u00ebr pushtetit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja ndaj arsimit parauniversitar t\u00eb zvog\u00eblohet edhe m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Kuptohet q\u00eb fryrja e sektorit privat, kombinuar me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5251","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, me rritjen e beft\u00eb t\u00eb nj\u00eb sektori privat t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ku v\u00ebrtiten sasi t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr xhepat e zyrtar\u00ebve dhe njer\u00ebzve af\u00ebr pushtetit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja ndaj arsimit parauniversitar t\u00eb zvog\u00eblohet edhe m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Kuptohet q\u00eb fryrja e sektorit privat, kombinuar me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-18T20:42:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin\",\"datePublished\":\"2010-12-18T20:42:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/\"},\"wordCount\":1667,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/\",\"name\":\"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-18T20:42:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/adri_nurellari-150x128.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, me rritjen e beft\u00eb t\u00eb nj\u00eb sektori privat t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ku v\u00ebrtiten sasi t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr xhepat e zyrtar\u00ebve dhe njer\u00ebzve af\u00ebr pushtetit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja ndaj arsimit parauniversitar t\u00eb zvog\u00eblohet edhe m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Kuptohet q\u00eb fryrja e sektorit privat, kombinuar me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-18T20:42:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin","datePublished":"2010-12-18T20:42:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/"},"wordCount":1667,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/","name":"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","datePublished":"2010-12-18T20:42:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-fundit-ne-europe-edhe-per-arsimin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe p\u00ebr arsimin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5251\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}