{"id":5241,"date":"2010-12-18T08:39:15","date_gmt":"2010-12-18T07:39:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5241"},"modified":"2010-12-18T08:39:15","modified_gmt":"2010-12-18T07:39:15","slug":"rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4090\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"149\" height=\"200\" \/><br \/>\nNga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>17.12.2010<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb zonj\u00ebs Cecilia Malmstrom, komisionere e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Bashkimin Evropian<\/em><\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje paralajm\u00ebrimet e shumta q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes pas procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes t\u00eb tjerash se ata nuk mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr azil politik. Paralajm\u00ebrimi juaj ka qen\u00eb parimor dhe bazuar n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb Shqip\u00ebria synon t\u00eb b\u00ebhet bazuar n\u00eb angazhime politike, dhe un\u00eb si gazetar dhe qytetar i k\u00ebtij vendi e mir\u00ebkuptoj at\u00eb.<\/p>\n<p>Por do t\u00eb p\u00ebrshkruaj p\u00ebrmes rastit tim, degradimin e sistemit demokratik n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke t\u00eb siguruar paraprakisht se nuk jam nj\u00eb kandidat p\u00ebr azilant politik, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb mija personale. Por, duke qen\u00eb se jam pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi q\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb me mij\u00ebra t\u00eb till\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, q\u00eb ndeshen me padrejt\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjta, jam i detyruar tu paralajm\u00ebroj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb harku prej dhjet\u00eb dit\u00ebsh jam njohur me dy vendime gjykatash kundrejt meje. I pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb gjyq ilegal, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, ku nj\u00eb gjyqtare e k\u00ebsaj gjykate m\u00eb ka paditur n\u00eb Apel, pasi kam fituar pafaj\u00ebsin\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, pa m\u00eb njoftuar, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjyq pa m\u00eb njoftuar p\u00ebrmes tri kolegeve t\u00eb saj dhe m\u00eb pas ka \u00e7uar vendimin p\u00ebr tu ekzekutuar pa m\u00eb njoftuar n\u00eb P\u00ebrmbarim, i cili ka ekzekutuar vendimin pa m\u00eb njoftuar akoma dhe sot. Dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim prej rreth 100 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, ku punon si gjyqtare vet\u00eb padit\u00ebsja, dhe \u00ebsht\u00eb drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, nj\u00eb simbol i gjyqtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbime politike p\u00ebrmes gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Gjyqi i dyt\u00eb ka pas t\u00eb b\u00ebj\u00eb me biznesmenin e akuzuar dikur si trafikant nga kryeministri Sali Berisha, dhe sot sponsor i gruas s\u00eb tij, i cili m\u00eb ka sulmuar n\u00eb nj\u00eb lokal publik n\u00eb prani t\u00eb dy koleg\u00ebve t\u00eb mi. Agresori u arrestua nga Gjykata e Tiran\u00ebs pasi policia nuk denjoi ta ndalonte pas agresionit. Lajmi i agresionit t\u00eb tij ka mbushur shtypin bot\u00ebror p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt kritikash p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit n\u00eb Shqip\u00ebri, nga gjith\u00eb organizatat prestigjioze t\u00eb medias si dhe qeveria e SHBA dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb gjyqtar i quajtur Petrit \u00c7omo, e shpalli at\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, duke u mb\u00ebshtetur tek d\u00ebshmia e nj\u00eb prej agresor\u00ebve, i cili paska th\u00ebn\u00eb se dikush q\u00eb ai nuk e njeh, kishte d\u00ebshmuar ndryshe.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb merrem personalisht me t\u00eb dy k\u00ebta gjyqtar\u00eb pasi i njoh t\u00eb dy. I p\u00ebrkasin nj\u00eb gjenerate gjyqtar\u00ebsh t\u00eb em\u00ebruar me kurset e p\u00ebrshpejtuara t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb gjasht\u00ebmujore n\u00eb vitet 90-t\u00eb, t\u00eb k\u00ebsaj partie q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. E p\u00ebrbashk\u00ebta e dy gjyqeve \u00ebsht\u00eb se drejt\u00ebsia nuk ka gjykuar faj\u00ebsin\u00eb time apo t\u00eb kund\u00ebrshtarit tim, por m\u00eb ka konsideruar parimisht \u201csi armik t\u00eb pushtetit\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka favorizuar n\u00eb t\u00eb dy rastet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstreme pal\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb rastin e par\u00eb ka anuluar pafaj\u00ebsin\u00eb time dhe m\u00eb ka d\u00ebnuar ilegalisht me nj\u00eb d\u00ebnim, q\u00eb n\u00ebse bazohemi tek rroga im zyrtare e asaj kohe kur ka nisur ky proces, i bie rreth 15 vite pun\u00eb vullnetare d\u00ebnim. Kurse n\u00eb rastin e dyt\u00eb ka anuluar vet\u00eb veprimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkal\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, e cila e pati arrestuar Rezart Ta\u00e7in p\u00ebrkund\u00ebr mosd\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr ta kapur agresorin dhe e ka mbajtur at\u00eb n\u00eb burg si agresor ndaj nj\u00eb gazetari p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto dy vendime nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet. Kryeministri Berisha urdh\u00ebroi bllokimin me polic\u00eb t\u00eb redaksis\u00eb dhe shtypshkronj\u00ebs s\u00eb gazet\u00ebs Tema n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009 dhe ne u nxor\u00ebm andej forc\u00ebrisht duke mbajtur peng ende aty brenda shtypshkronj\u00ebn e gazet\u00ebs, e cila me siguri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr hekurishte. Gjykata ende nuk ka p\u00ebrfunduar procesin ton\u00eb gjyq\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi, dhe nuk ka shanse t\u00eb mbaroj\u00eb p\u00ebr disa vite duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb d\u00ebnim t\u00eb faktuar rreth 478 mij\u00eb euro, sa \u00e7\u2019ishte plani i investimeve n\u00eb kontrat\u00ebn 20 vje\u00e7are t\u00eb b\u00ebr\u00eb me emfiteoz\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb pas gjobat mbi kompanin\u00eb e gazet\u00ebs dhe shtypshkronj\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjobat e gjykat\u00ebs si gazetar\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr faljen e agresor\u00ebve ndaj meje, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre pushteti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekzekutim politik p\u00ebrmes gjyq\u00ebsorit ndaj nj\u00eb kritiku t\u00eb tij. Jan\u00eb lin\u00e7uar njer\u00ebz t\u00eb familjes sime duke u hequr nga puna me porosi personale t\u00eb kryeministrit, dhe ata q\u00eb merrnin dhe zbatonin urdhrin m\u00eb d\u00ebrgonin mesazhe pafuqie ndaj porosive t\u00eb \u201cAtij\u201d.<\/p>\n<p>Mua nuk m\u00eb interesojn\u00eb fare thashethemet p\u00ebr shp\u00ebrblimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb gjyqtar\u00ebt e p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion t\u00eb pist\u00eb. As m\u00eb intereson fare n\u00ebse gjyqtari ka marr\u00eb aq shum\u00eb lek nga agresori im sa t\u2019i mjaftojn\u00eb deri sa t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, apo tjetri ka marr\u00eb garanci financiare dhe politike. Un\u00eb nuk jam i interesuar fare n\u00ebse Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrdor dor\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb i punon akoma, q\u00eb t\u00eb kap\u00eb telefonin vet\u00ebm p\u00ebr tu telefonuar gjykat\u00ebsve kund\u00ebr meje, apo n\u00ebse djali i kryeministrit b\u00ebn pazare deri p\u00ebr eliminime fizike kund\u00ebr meje.<\/p>\n<p>Un\u00eb di t\u00eb them q\u00eb sistemi ka degraduar n\u00eb stadin kur p\u00ebrdoret automatikisht kund\u00ebr \u201carmikut t\u00eb pushtetit\u201d dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb rrezik p\u00ebr mua, por p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb ka vendosur t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. P\u00ebr fatin tim sistemi ka prodhuar aq shum\u00eb d\u00ebnime ndaj meje, sa do t\u00eb m\u00eb duheshin disa jet\u00eb t\u00eb punoja si \u201cdjal\u00eb i kryeministrit\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aq pare sa t\u2019i paguaja.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb degradim i till\u00eb i sistemit, i cili vihet me vet\u00ebdije n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit kund\u00ebr armikut t\u00eb vet, krijon nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme se n\u00eb diktatur\u00eb, ku sistemi e kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbronte pushtetin. Diferenca mes nj\u00eb regjimi t\u00eb korruptuar q\u00eb mposht p\u00ebrmes korrupsionit, paras\u00eb dhe inkriminimit pushtetet e tjera, dhe nj\u00eb diktature t\u00eb past\u00ebr si\u00e7 ishte ajo komuniste ku institucionet e kishin detyr\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbenin, q\u00ebndron n\u00eb faktin s\u00eb n\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb korruptuar, e vetmja liri q\u00eb prodhohet \u00ebsht\u00eb liria p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer pushtetit, kurse n\u00eb diktatur\u00eb e vetmja liri q\u00eb prodhohej rrezikonte pushtetin.<\/p>\n<p>E them k\u00ebt\u00eb me d\u00ebshp\u00ebrim kur shikoj se media \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sistemi, ku gazetar\u00ebt e pak\u00ebt t\u00eb k\u00ebtij vend jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb mir\u00ebpaguar p\u00ebr t\u00eb mos folur kund\u00ebr pushtetit, dhe kur institucionet politike e shtet\u00ebrore, si\u00e7 jan\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, e deri tek Presidenti i Republik\u00ebs, e shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen m\u00eb shum\u00eb si klienteliz\u00ebm apo raporte personale me viktimat e k\u00ebtij sistemi, se sa si alarm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris se e kam kaluar faz\u00ebn ku mund t\u00eb jem i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fatin tim personal si viktim\u00eb e k\u00ebtij sistemi dhe i refuzoj ofertat p\u00ebr tu larguar nga ky vend si i persekutuar politik. Nuk m\u00eb kan\u00eb munguar kurr\u00eb vizat, as mua, dhe as familjes sime, p\u00ebr t\u00eb ikur nga ky vend p\u00ebr 20 vite, por nuk m\u00eb ka shkuar kurr\u00eb ne mendje ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por kam frik\u00eb se n\u00ebse Per\u00ebndimi nuk merr seriozisht degradimin e k\u00ebtij vendi dhe sidomos r\u00ebnien e institucioneve, q\u00eb nga gjyq\u00ebsori, media dhe deri tek ndarja e pushteteve mes institucioneve politike, kam frik\u00eb se shum\u00eb shqiptar\u00eb, me mij\u00ebra q\u00eb un\u00eb nuk i njoh, por marr me mend fatin e tyre ndaj arbitraritetit t\u00eb k\u00ebtij sistemi, do ta p\u00ebrdorin shansin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga ky vend. Thirrjet e Per\u00ebndimit se nuk do t\u00eb pranohen azilant\u00eb politik\u00eb nga Shqip\u00ebria, do t\u00eb bien n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00ebse nuk merret seriozisht thell\u00ebsia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka degraduar sistemi i demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku gjyq\u00ebsori \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl e verb\u00ebr e pushtetit, ku media \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dordolec me sy q\u00eb nuk shikojn\u00eb dhe vesh\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebgjojn\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb e pushtetit, ku institucionet politike jan\u00eb t\u00eb mbytura nga korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi me krimin e organizuar, ku qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm t\u00eb votojn\u00eb, por jo dhe ta shkojn\u00eb ku shkon vota e tyre, do t\u00eb jet\u00eb e pamundur t\u2019i mbani qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi me dhun\u00eb dhe tu mohoni atyre lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar prej tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb shpresoj q\u00eb Per\u00ebndimi ta marr\u00eb m\u00eb seriozisht munges\u00ebn e liris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga pasojat e saj n\u00eb Evrop\u00eb. \u00cbsht\u00eb kosto m\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb k\u00ebtu, dhe jo t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb shp\u00ebtim n\u00eb Per\u00ebndim duke ja l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb \u00e7iflig familjes n\u00eb pushtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 17.12.2010 N\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb zonj\u00ebs Cecilia Malmstrom, komisionere e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Bashkimin Evropian Kam d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje paralajm\u00ebrimet e shumta q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes pas procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes t\u00eb tjerash se ata nuk mund t\u00eb aplikojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5241","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 17.12.2010 N\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb zonj\u00ebs Cecilia Malmstrom, komisionere e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Bashkimin Evropian Kam d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje paralajm\u00ebrimet e shumta q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes pas procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes t\u00eb tjerash se ata nuk mund t\u00eb aplikojn\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-18T07:39:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria\",\"datePublished\":\"2010-12-18T07:39:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/\"},\"wordCount\":1677,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/\",\"name\":\"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-18T07:39:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 17.12.2010 N\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb zonj\u00ebs Cecilia Malmstrom, komisionere e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Bashkimin Evropian Kam d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje paralajm\u00ebrimet e shumta q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes pas procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes t\u00eb tjerash se ata nuk mund t\u00eb aplikojn\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-18T07:39:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria","datePublished":"2010-12-18T07:39:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/"},"wordCount":1677,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/","name":"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2010-12-18T07:39:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rikthimi-i-nevojes-per-azil-politik-nga-shqiperia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rikthimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr azil politik nga Shqip\u00ebria"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5241\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}