{"id":5230,"date":"2013-11-18T04:54:28","date_gmt":"2013-11-18T03:54:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5230"},"modified":"2013-11-18T04:54:28","modified_gmt":"2013-11-18T03:54:28","slug":"nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Pjet\u00ebr Logoreci<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia n\u00eb Shkod\u00ebr, ku takoj shum\u00eb miq, t\u00eb njohur, bashk\u00ebqytetar\u00eb apo ish koleg\u00eb, rast\u00ebsia m\u00eb solli t\u00eb rrija me nj\u00eb zot\u00ebri shkodran, i cili i perket njer\u00ebs nga familjet m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara t\u00eb qytetit. Zot\u00ebria (Henrik D.) i cili kishte lexuar shkrimin tim p\u00ebr patriotin Kol\u00eb Rrota, m\u00eb pyeti n\u00ebse un\u00eb kisha dijeni p\u00ebr v\u00ebllaun e kat\u00ebrt t\u00eb familjes Rrota, Gjonin. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn kisha lexuar dhe d\u00ebgjuar shum\u00eb p\u00ebr shkrimtarin e gjuh\u00ebtarin At Justin Rrota, piktorin e popullit Simon Rrota, diplomatin Kol\u00eb Rrota (p\u00ebr t\u00eb cilin kisha b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb shkrim bazuar n\u00eb dokumentat q\u00eb kisha gjet\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb), por p\u00ebr Gjonin (v\u00ebllaun e kat\u00ebrt) nuk kisha dijeni. I njohuri im, Henriku, m\u00eb tregoj historin\u00eb e Gjon Rrotes, e cila ishte shum\u00eb mbresl\u00ebn\u00ebse dhe vendosa t\u00eb marr kontakt me familjen, p\u00ebr t&#8217;u informuar m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb shkrim, me q\u00ebllimin q\u00eb ta b\u00ebj t\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb gjithan\u00ebshme dhe patriotike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lexuesit shqiptar.<br \/>\n\uf076<br \/>\nKa shum\u00eb botime p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Justin, Simon dhe s\u00eb fundi edhe p\u00ebr Kol\u00eb Rrot\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb veprimtari t\u00eb gj\u00ebr\u00eb patriotike, artistike apo dhe diplomatike. P\u00ebr v\u00ebllaun e tyre Gjonin \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb pak ose kalimthi n\u00eb ndonj\u00eb gazet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto1_gjon_rrota.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 1: Gjon Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Gjoni u lind n\u00eb vitin 1893 n\u00eb familjen e mir\u00ebnjohur qytetare t\u00eb Gjush Rrotes. I ati q\u00eb ishte babai i gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen ushtronte n\u00eb ambientet e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij zanatin e lib\u00ebrlidh\u00ebsit. Punishta e sht\u00ebpia e Gjush Rrot\u00ebs ishin si vend takimi p\u00ebr intelektual\u00ebt, patriot\u00ebt apo rinin\u00eb shkodrane, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 bisedave patriotike apo politike, huazonin nga Gjushi libra p\u00ebr t\u00eb lexuar. Edhe f\u00ebmij\u00ebt e familjes u rrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient ku dashuria p\u00ebr librin, artin, arsimin ishte gjithmon\u00eb prezent. Si\u00e7 tregojn\u00eb pjestar\u00ebt e familjes, Gjushi ia kalonte f\u00ebmijve \u00e7do lib\u00ebr q\u00eb punonte e po ashtu kishte krijuar dhe nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb pasur, q\u00eb \u201cushqente\u201d me dije t\u00eb rinjt\u00eb e qytetit. Si v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb, Gjoni hyri n\u00eb Kolegjin Jezuit t\u00eb Sh\u00ebn Francesk Saverit e m\u00eb pas n\u00eb gjimnazin franceskan t\u00eb Shkodr\u00ebs. Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs, ai ndihmonte babain e tij n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e aktivitetit e po ashtu filloi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb piktur\u00ebn dhe fotografin\u00eb nga i v\u00ebllau i tij Simoni, i cili sapo ishte kthyer nga Milano, ku kishte qen\u00eb p\u00ebr studime.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjush Rrota me gruan e tij Marie Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto2_nana_e_baba_e_gjonit.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 2: Patrioti Gjush Rrota me gruan e tij Marie (Vjerdha) Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Gjoni fliste shum\u00eb mir\u00eb italishten dhe gjermanishten. Me k\u00ebrkesen e diplomateve austriak\u00eb q\u00eb gjindeshin asokohe n\u00eb Shqip\u00ebri, ai filloi t\u00eb aktivizohej si p\u00ebrkthyes i tyre, s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllaun Simonin. M\u00eb von\u00eb p\u00ebr nevojat e pun\u00ebs, si p\u00ebrkthyes, ai u detyrua t\u00eb ndiqte disa pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs austriak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po nd\u00ebrtonin rrug\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo i sh\u00ebrbeu Gjonit t\u00eb njoh\u00eb viset e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut, ku m\u00eb pas vendosi t\u00eb jetoj\u00eb e t\u00eb punoj\u00eb si m\u00ebsues, duke zgjedhur shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb Lushnj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tij n\u00eb fush\u00ebn e arsimit. Pas Gjonit, erdhi p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb Lushnj\u00ebs edhe i v\u00ebllau, piktori Simon Rrota.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjon Rrota me gruan e tij Athina Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto3_gjoni_me_athinane.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 3: Gjon Rrota me gruan e tij Athina (Kilica) Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Duke par\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb qytetit t\u00eb Fierit, Gjoni s\u00eb bashku me Simonin vendosin t\u00eb transferohen atje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zhvillimin e shkoll\u00ebs, e cila ndodhej n\u00eb ambientet q\u00eb kishte ofruar me dashamir\u00ebsi familja e mir\u00ebnjohur Kilica. K\u00ebshtu p\u00ebr rreth 9 vite, Gjoni dhe Simoni ishin m\u00ebsues, s\u00eb pari n\u00eb Lushnj\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb qytetin e Fierit ku Gjoni njihet me Athinan\u00eb, vajz\u00ebn e familjes Kilica, e cila do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb pas bashk\u00ebshortja e tij. Gjoni u martua me Athinan\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 27 vje\u00e7are e nga kjo martes\u00eb erdhi n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb djal\u00eb, Gjergji. (1923).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Athina Rrota - piktur\u00eb nga Simon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto10_athinaja_pikture_e_simonit.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Athina (Kilica) Rrota &#8211; piktur\u00eb nga Simon Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Shkolla fillore shqipe e Fierit, frekuentohej kryesisht nga djemt\u00eb, por me k\u00ebrkes\u00ebn k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb m\u00ebsuesve (Gjonit e Simonit), t\u00eb cil\u00ebt kishin krijuar kontakte miq\u00ebsore me familjet qytetare t\u00eb Fierit, filluan t\u00eb vijn\u00eb vajzat e para. Me rritjen e numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, e sidomos t\u00eb vajzave, lindi nevoja p\u00ebr m\u00ebsues t\u00eb rinj. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me atraktive ardhjen e vajzave n\u00eb shkoll\u00eb, Gjoni solli nga Shkodra motr\u00ebn e tij Liza (Rrota) Zojzi, e cila i m\u00ebsonte f\u00ebmij\u00ebve perve\u00e7 l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera edhe pun\u00ebn e dor\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjon Rrota me motr\u00ebn Liz\u00ebn\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto4_gjoni_liza.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 4: Gjon Rrota me t\u00eb motr\u00ebn e tij Liz\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Sipas kujtimeve t\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, familjar\u00ebve si dhe t\u00eb atyre q\u00eb e njoh\u00ebn Gjonin, ai kishte aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta drejtuese dhe organizuese n\u00eb aspektin e pun\u00ebs, at\u00eb shoq\u00ebror apo t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Shpesh ai organizonte me femij\u00ebt e shkoll\u00ebs, miqt\u00eb e koleg\u00ebt, eskursione apo shetitje p\u00ebr t\u00eb njohur historin\u00eb e natyr\u00ebn e bukur t\u00eb vendit ton\u00eb. Vendet e mrekullueshme historike q\u00eb ndodhen n\u00eb zon\u00ebn e Fierit ishin objekti i tregimeve plot pasion t\u00eb Gjonit p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb e nderonin dhe e respektonin shum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoni ishte i njoh\u00ebs i apasionuar i muzik\u00ebs bot\u00ebrore. Ai luante me shum\u00eb pasion e mjeshtri n\u00eb kitar\u00eb, mandolin\u00eb dhe violin\u00eb. N\u00eb festat komb\u00ebtare dhe ngjarjet e shkoll\u00ebs ai k\u00ebndonte me z\u00ebrin e tij t\u00eb bukur k\u00ebng\u00eb patriotike, t\u00eb cilat mundohej t\u00eb ja u m\u00ebsonte edhe nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjon Rrota piktur\u00eb nga Simon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto5_gjoni_pikture_e_simon_rrotes.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 5: Gjon Rrota. Piktur\u00eb e v\u00ebllaut t\u00eb tij, piktorit t\u00eb mir\u00ebnjohur Simon Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse ai ishte nj\u00eb m\u00ebsues dhe edukator i apasionuar dhe i pregaditur, kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ushtronte prirjen e tij p\u00ebr fotografin\u00eb. Duke mos i rezistuar k\u00ebsaj deshire, ai shp\u00ebrngulet n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Vlor\u00ebs, ku hap aktivitetin e tij dhe fillon t\u00eb punoj\u00eb si fotograf. Dyqani i Gjonit ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb ku ndodhej edhe banesa e tij. V\u00ebllau i tij Simoni, me k\u00ebrkesen e prind\u00ebrve t\u00eb moshuar kthehet n\u00eb qytetin e Shkodres, p\u00ebr t&#8217;u kujdesur p\u00ebr familjen.<\/p>\n<p>Gjoni ishte mjesht\u00ebr i pejsazheve, ai diti t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb bukurit\u00eb e gjiut t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar fotografi, t\u00eb cilat kan\u00eb mbetur n\u00eb fondin e art\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai fiksonte n\u00eb film edhe ngjarjet madhore patriotike t\u00eb cilat pasuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet historik. Nuk dua t\u00eb zgjatem me aktivitetin e tij si fotograf mbasi \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb zotit Q. Vrioni, i cili ka p\u00ebrshkruar me dashamir\u00ebsi aktivitetin e dy fotograf\u00ebve shkodran\u00eb Gjon Rrota e Kol\u00eb Maca, q\u00eb t\u00eb dy fotograf\u00eb t\u00eb talentuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjergj Rrota djali i Gjon Rrot\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto6_gjergji_ne_fotostudion_skenderbeu1965_66.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 6: Gjergj Rrota, djali i Gjon Rrotes krijuesi i fotostudios me fam\u00eb \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d n\u00eb Tiran\u00eb 1965<\/strong><\/p>\n<p>Vdekja e rr\u00ebmbeu Gjonin shum\u00eb t\u00eb ri, n\u00eb mosh\u00ebn 38 vje\u00e7are (1931), n\u00eb kulmin e aktivitetit e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij duke l\u00ebn\u00eb gruan, dhe djalin n\u00eb mosh\u00eb 8 vje\u00e7are. M\u00eb von\u00eb i biri Gjergji, vazhdoj zanatin e bab\u00ebs si fotograf, duke krijuar n\u00eb Tiran\u00eb fotostudion shum\u00eb t\u00eb njohur \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d.<br \/>\n\uf076<br \/>\n<strong>Gjoni mbledh\u00ebs folklori&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontakteve me Familjen Rrota u njoha me objekte shum\u00eb interesante, q\u00eb i p\u00ebrkisnin Gjonit. Nj\u00eb kuti duhanit prej metali mbi t\u00eb cil\u00ebn ishin gdhendur emrat e bashk\u00ebpun\u00ebtorve austriak\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ai kishte punuar e q\u00eb n\u00eb shenj\u00eb respekti ia kishin dhuruar atij si kujtim. Por objekti m\u00eb interesant dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte nj\u00eb fletore e vjeter mbi kapakun e s\u00eb cil\u00ebs shkruhej \u201c<strong>Valle shqype<\/strong>, <em>Gjon Rrota 1913<\/em>\u201d. Fletorja ishte ruajtur me kujdes nga Tonin Rrota (nipi i Gjonit), i biri i Simon Rrotes, i cili ia kishte kaluar k\u00ebt\u00eb pasuri m\u00eb von\u00eb Gjon Rrotes Junior, me t\u00eb cilin vendosa kontakt dhe mora k\u00ebto informacione.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Simon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto9_simon_rrota.jpg\" width=\"400\" \/><strong>Simon Rrota<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb familje artist\u00ebsh e patriot\u00ebsh si ajo Rrota, ku ishin lindur dhe rritur kolos\u00eb t\u00eb shkrimit shqip si <strong>At Justin Rrota<\/strong>, apo virtuozi i penelit dhe i ngjyrave mjeshtri <strong>Simon Rrota<\/strong>, pasonte me shp\u00ebrthime ndjenjash poetike, atdhedashurie e patriotizmi dhe talenti i Gjon Rrotes. Fletorja p\u00ebrmban vjersha apo tekste k\u00ebng\u00ebsh epike p\u00ebr atdheun, pamvarsin\u00eb, trim\u00ebrin\u00eb, Shkodr\u00ebn e tij t\u00eb dashur, burr\u00ebrin\u00eb e traditat fisnike t\u00eb shqiptarit, t\u00eb mbledhura me kujdes e p\u00ebrkushtim nga vise t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fletorja e Gjon Rrot\u00ebs\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto7_kapaku_me_emen.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Foto 7. Fletorja me tekste nga rapsodit\u00eb popullore (1913)<\/strong><\/p>\n<p>Vjershat apo tekstet jan\u00eb t\u00eb shkruara me shkrim dore nga Mjeshtri Gjon Rrota, me nj\u00eb bukurshkrim krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb emocionohesh, nga ku dallohet pasioni dhe e perkushtimi i tij p\u00ebr folklorin e atdheun e tij. Jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmendur k\u00ebng\u00ebt: <strong>Shqypniis<\/strong>, <strong>Tingllim<\/strong>, <strong>Kanga e Gjin Lek\u00ebs<\/strong>, <strong>Nana Trimnesh<\/strong>, <strong>Kang e Malit Zii<\/strong>, <strong>Kanga e Shkodr\u00ebs<\/strong>, <strong>Djelmnia e Sotshme<\/strong>&#8230;\u201d, t\u00eb cilat p\u00ebr nga forca q\u00eb shprehin jan\u00eb shperthime ndjenjash, dal\u00eb nga shpirti e zemra e popullit t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Shqypniis<\/strong><\/p>\n<p>Gjith bota le t&#8217;a dii<br \/>\nQi t&#8217;due tyy, Shqypnii!<br \/>\nPer tye due keq me hiek\u00eb.<br \/>\nPer tyy due me dek\u00eb<\/p>\n<p>N&#8217;Europ\u00eb ti hile jee,<br \/>\nPor lavd&#8217;e nder nuk kee,<br \/>\nPse t\u00b4kan shkelun t&#8217;huejt,<br \/>\nMrapa nuk t&#8217;biin t&#8217;uejt.<\/p>\n<p>Por tesh kee me lulzuu<br \/>\nPse kan fillue biit t&#8217;uu<br \/>\nSyyt e vet me i \u00e7il\u00eb<br \/>\nMe t&#8217;dashtun kan xan\u00eb fill\u00eb<\/p>\n<p><strong>Vorf Dukagjini<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shqypniis - poezi nga Gjon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/fleta5_shqypnise_me_emen.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><strong>Tingllim<\/strong><\/p>\n<p>O Shypnii ti per gjithmon\u00eb<br \/>\nJee e permendun tuj luftue<br \/>\nSi kur\u00eb heret, ashtu von\u00eb<br \/>\nEmni i j&#8217;yt s\u00b4kaa m&#8217;u harrue.<\/p>\n<p>Porsi Shqypja n&#8217;mjedis t&#8217;ers<br \/>\nHovin kush s&#8217;mujt me t&#8217;a nal\u00eb<br \/>\nAs t&#8217;ftoftit dimnit as t&#8217;xetit vers,<br \/>\nAs t&#8217;perpiekunit n&#8217;lufte me dal\u00eb<\/p>\n<p>\u00c7ou moj shqype mos rri fjetun<br \/>\nSe gjithmone e lir kee mbetun,<\/p>\n<p>Ndiim pre t&#8217;motshmish, qi Shqypnii<br \/>\nKan dal burra t&#8217;gjakut t&#8217;on\u00eb<br \/>\nMe nji bese me&#8217;i trimnii<br \/>\nKshtu nji fis kaa ken\u00eb gjithmon\u00eb<\/p>\n<p>\u00c7ou moj Shqype edhe nji her\u00eb<br \/>\nMos t&#8217;hin friga prej ksaj eer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7a te jeet praa zog Shqyptarit<br \/>\nGjaku n&#8217;dej praa do t &#8216;i vlojn\u00eb<br \/>\nPorsi t&#8217;motshmit maje malit<br \/>\nKan luftue per shoqi \u2013 shojn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tingllim - poezi nga Gjon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/fleta6_tingllim_e_emen.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><strong>Kanga e Gjin Lek\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;Ndalu turk! Nuk lidhet Gjini<br \/>\nMe u lshu Reka e Dukagjini<br \/>\nJam Mirditas nuk bii ndore<br \/>\nKam pas\u00eb t&#8217;parin shpat mizore<br \/>\nAmanet ai ma ka lan\u00eb<br \/>\nArm\u00ebt e mushna mos me i dhan\u00eb.<br \/>\nMe m&#8217;qillue per nget martina<br \/>\nBindet Shkodra e Cetina,<br \/>\nPor thuej Pashes e Allajbegut<br \/>\nS&#8217;lidhen djemte e Skenderbegut&#8230;<br \/>\nKerset pushka Saraji dridhet:<br \/>\nNjaj Gjin Leka nuk po lidhet,<br \/>\nTane Taborret u \u00e7uen m&#8217;kam\u00eb<br \/>\nPriti Gjini plumet m&#8217;dhamb\u00eb.<br \/>\nTane fyshekt sii ka marue<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb Gjini por a rrxue&#8230;<br \/>\n<em>Popullore<\/em>.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Poezi nga Gjon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/fleta11_per_gazeten_me_emen.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><strong>Nana Trimnesh<\/strong><\/p>\n<p>Neper gryka t&#8217;nji malit t&#8217;neelt<br \/>\nFluturim jan lshue do burra<br \/>\nVrep si shgjeta e t&#8217;shpejt\u00eb si ret,<br \/>\nGjith xan\u00eb vend piin uji nder gurra<br \/>\nTuj kuvett nisen e shkoin<br \/>\nBes kan lidh me shoqi \u2013 shojn.<\/p>\n<p>Dielm maa trima s&#8217;kaa malcija,<br \/>\nDielm maa t&#8217;shndosht e maa asgana,<br \/>\nAs me i nale s&#8217;mundet urija,<br \/>\nT&#8217;gjith jan\u00eb Dielm porsi luana,<br \/>\nLtinat n&#8217;krah, taganat njesh<br \/>\nTuj kuvett shkoin e tuj qesh.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Poezi nga Gjon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/fleta19_foto_per_gazeten_me_emen.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Tek jan\u00eb ule nder Shtoj kann raa<br \/>\nPrep xan\u00eb vend rrin me pushue<br \/>\nVendi afrit, koha ardh kaa<br \/>\nBesen n&#8217;bes\u00eb mir\u00eb me e bashkue,<br \/>\nbesen apin jo me rrena,<br \/>\nt&#8217;gjith mi hii gjytetit mrenda.<br \/>\nDhet vet jan\u00eb, nji asht maa i rii<br \/>\nSe t&#8217;gjith tjert, qi jan\u00eb maa t&#8217;vjeter,<br \/>\nAsht baa bashk me at shoqnii<br \/>\nPer mas ti s&#8217;kaa nana tjeter,<br \/>\nTuj u nis\u00eb nanen kaa pvet<br \/>\nA me shkue me shokt e vet.<\/p>\n<p>Nisu, bir, i kish than\u00eb nana,<br \/>\nKu burrnija tyy asht tuj t&#8217;lyp\u00eb<br \/>\nLidh mir\u00eb besen me ato luana<br \/>\nN&#8217;gjytet t&#8217;Shkoders n&#8217;don me zdryp\u00eb,<br \/>\nPor pash\u00eb gjit qi un t&#8217;kam dhan\u00eb<br \/>\nMarre kqyr mos me m&#8217;lan\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Poezi nga Gjon Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/fleta_20_foto_per_gazeten_me_emen.jpg\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Me t&#8217;math durim, e me gaz n&#8217;ftyr\u00eb,<br \/>\nE perciill e me shok\u00eb e ban,<br \/>\nDjalin e vet s&#8217;largut kqyr\u00eb<br \/>\nT&#8217;bamun burr e mii tiert asgan<br \/>\nTuj e kqyre pik lodjet s&#8217;derdh\u00eb.<br \/>\nN&#8217;shpi k\u00ebthen paa kuq\u00eb paa zverdh\u00eb.<\/p>\n<p>Besen &#8211;\u00a0bes\u00eb e kan lidh\u00eb burrat<br \/>\nT\u00eb gjith bashk m&#8217;u shty n&#8217;kala.<br \/>\nMshiin taganat e letinat.<br \/>\nMe gjak token don\u00eb me e la<br \/>\nDon\u00eb m&#8217;u ndesh me tevabii<br \/>\nMe u perpjek me Vezir t&#8217;rii.<\/p>\n<p>Biin prej Shtoijt neper Shkoder<br \/>\nKalojn bris kerkund nuk nalen,<br \/>\nKan fillue m&#8217;u njit n&#8217;at koder<br \/>\nKu me fam\u00eb don me\u00a0lan\u00eb Shalen.<br \/>\nPse kta dielm t&#8217;gjith jan\u00eb Shaljan\u00eb,<br \/>\nFam\u00eb e nder\u00eb kqyrin me lan\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kol\u00eb Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto8_kole_rrota.jpg\" width=\"500\" \/><strong>Kol\u00eb Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Solla nj\u00eb shijim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb disa fragmenteve nga fletorja me shum\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb mbledhura e Gjon Rrotes, q\u00eb mban dat\u00ebn e vitit 1913. K\u00ebng\u00ebt duket se jan\u00eb mbledhur nd\u00ebr vite dhe i p\u00ebrkasin zonave t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit, por sidomos mal\u00ebsis\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kjo vep\u00ebr modeste e k\u00ebtij patrioti, i cili u mundua sadopak t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb tradit\u00ebs e kultur\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb vet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u lavd\u00ebruar dhe p\u00ebrsh\u00ebndetur. T\u00eb vjen keq kur mendon se pinjoll\u00ebt e familjeve si ajo Rrota, sot enden rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb emigracion, nd\u00ebrsa vendi ka nevoj\u00eb dhe vuan munges\u00ebn e intelektualeve t\u00eb formuar e me tradit\u00eb atdhetarie. Vepra dhe vlerat komb\u00ebtare e patriotike t\u00eb familjes Rrota n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare jan\u00eb nj\u00eb pasuri, q\u00eb nuk duhet injoruar e harruar. E them k\u00ebt\u00eb, mbasi nuk kam par\u00eb apo d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsuar sa duhet vepra e At Justin Rrotes, apo puna diplomatike e shoq\u00ebrore e pakrahasueshme n\u00eb dobi t\u00eb kombit nga Dr. Kol\u00eb Rrota.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"At Justin Rrota\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/foto11_justin_rrota.jpg\" width=\"500\" \/><strong>At Justin Rrota<\/strong><\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb ky shkrim t\u00eb sensibilizoj\u00eb sadopak pushtetin q\u00ebndror, apo at\u00eb lokal, p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend figura t\u00eb tilla t\u00eb shqiptarizm\u00ebs, q\u00eb na nderojn\u00eb. Shembulli i v\u00ebllez\u00ebrve Kol\u00eb, Justin, Simon e Gjon Rrota, t\u00eb cil\u00ebt me aktivitetin dhe pun\u00ebn e tyre k\u00ebrkuese, me veprat q\u00eb lan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit, duhet nderuar dhe pasqyruar sa m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb edukimit t\u00eb brezave q\u00eb vijn\u00eb, me historit\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb patriot\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p><em>Wien, me 13 nandor 2013<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pjet\u00ebr Logoreci Gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia n\u00eb Shkod\u00ebr, ku takoj shum\u00eb miq, t\u00eb njohur, bashk\u00ebqytetar\u00eb apo ish koleg\u00eb, rast\u00ebsia m\u00eb solli t\u00eb rrija me nj\u00eb zot\u00ebri shkodran, i cili i perket njer\u00ebs nga familjet m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara t\u00eb qytetit. Zot\u00ebria (Henrik D.) i cili kishte lexuar shkrimin tim p\u00ebr patriotin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Pjet\u00ebr Logoreci Gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia n\u00eb Shkod\u00ebr, ku takoj shum\u00eb miq, t\u00eb njohur, bashk\u00ebqytetar\u00eb apo ish koleg\u00eb, rast\u00ebsia m\u00eb solli t\u00eb rrija me nj\u00eb zot\u00ebri shkodran, i cili i perket njer\u00ebs nga familjet m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara t\u00eb qytetit. Zot\u00ebria (Henrik D.) i cili kishte lexuar shkrimin tim p\u00ebr patriotin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-11-18T03:54:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota&#8230;\",\"datePublished\":\"2013-11-18T03:54:28+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-18T03:54:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\"},\"wordCount\":2516,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\",\"name\":\"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\",\"datePublished\":\"2013-11-18T03:54:28+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-18T03:54:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Pjet\u00ebr Logoreci Gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia n\u00eb Shkod\u00ebr, ku takoj shum\u00eb miq, t\u00eb njohur, bashk\u00ebqytetar\u00eb apo ish koleg\u00eb, rast\u00ebsia m\u00eb solli t\u00eb rrija me nj\u00eb zot\u00ebri shkodran, i cili i perket njer\u00ebs nga familjet m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara t\u00eb qytetit. Zot\u00ebria (Henrik D.) i cili kishte lexuar shkrimin tim p\u00ebr patriotin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-11-18T03:54:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota&#8230;","datePublished":"2013-11-18T03:54:28+00:00","dateModified":"2013-11-18T03:54:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/"},"wordCount":2516,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/","name":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg","datePublished":"2013-11-18T03:54:28+00:00","dateModified":"2013-11-18T03:54:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pjeter_logoreci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-veshtrim-mbi-jeten-e-patriotit-gjon-rrota\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi jet\u00ebn e patriotit Gjon Rrota&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5230"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5230\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}