{"id":5207,"date":"2012-09-28T21:44:31","date_gmt":"2012-09-28T20:44:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5207"},"modified":"2012-09-28T21:44:31","modified_gmt":"2012-09-28T20:44:31","slug":"shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Nika\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>28 Shtator 2012<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Zotit Stefan Fule Komisioner i BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin Bruksel<\/strong><\/em><\/p>\n<p>I nderuar zot\u00ebri,<\/p>\n<p>Po ju shkruaj nga Shqip\u00ebria si qytetar i nj\u00eb vendi q\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e familjes europiane dhe kodit t\u00eb saj demokratik. Quhem Mark Nika, jam xhaxha i Aleks Nik\u00ebs, nj\u00ebrit prej kat\u00ebr protestuesve opozitar\u00eb, q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb 21 janar 2011 nga Garda e Republik\u00ebs n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e kombit\u201d, p\u00ebrball\u00eb selis\u00eb s\u00eb kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Aleksi u vra me plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb trotuarin e djatht\u00eb t\u00eb bulevardit, dhjet\u00ebra metra larg rrethimit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb kryeministris\u00eb. Ishte i ri, 34 vje\u00e7, djali i vet\u00ebm i dy prind\u00ebrve t\u00eb vuajtur. La gruan dhe dy vajza jetime.<\/p>\n<p>Fillimisht, d\u00ebshiroj t\u2019ju falenderoj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes son\u00eb p\u00ebr thirrjen q\u00eb Ju kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr zbardhjen e vrasjeve t\u00eb 21 janarit, duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb si nj\u00eb prov\u00eb shum\u00eb serioze t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fakt vet\u00ebm drejt\u00ebsia mund ta leht\u00ebsoj\u00eb sadopak dhimbjen ton\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, apeli juaj dhe apelet e tjera t\u00eb ngjashme nga SHBA dhe Europa, nuk kan\u00eb gjetur p\u00ebrgjigje n\u00eb Tiran\u00eb. Po mbushen nj\u00ebzet muaj nga dita e tragjedis\u00eb dhe drejt\u00ebsia e shum\u00ebpritur nuk duket as n\u00eb horizont edhe pse krimi i 21 janarit lindi i zbardhur para kamerave t\u00eb televizioneve, si\u00e7 e kan\u00eb par\u00eb me sy e si\u00e7 e kan\u00eb n\u00ebnvizuar dhjet\u00ebra v\u00ebzhgues t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ju jeni n\u00eb dijeni se kryeministri Sali Berisha, me justifikimin se prokuroria po i hiqte mbrojtjen, pengoi personalisht ekzekutimin e urdhrave t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr ndalimin e gjasht\u00eb gardist\u00ebve t\u00eb dyshuar. Zhvillimet e m\u00ebvonshme kan\u00eb v\u00ebrtetuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht se ky veprim i kryeministrit u dha koh\u00eb t\u00eb dyshuarve t\u00eb tentonin sa t\u00eb ishte e mundur prishjen e provave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u2019ju v\u00eb n\u00eb dijeni se hetimet e prokuroris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ekspertiza e FBI-s\u00eb amerikane, q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kan\u00eb provuar se:<\/p>\n<p>-Mesnat\u00ebn e 21 janarit, deri n\u00eb or\u00ebn pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 22 janarit, nga serveri i kryeministris\u00eb jan\u00eb kopjuar e fshir\u00eb t\u00eb gjitha filmimet e demonstrat\u00ebs dhe veprimeve t\u00eb Gard\u00ebs, t\u00eb b\u00ebra nga kamerat e brendshme e t\u00eb jashtme t\u00eb kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>-Ekspertiza e FBI-s\u00eb zbuloi se ish- komandanti i Gard\u00ebs, Andrea Prendi, ka ndryshuar tyt\u00ebn e arm\u00ebs s\u00eb tij me tyt\u00ebn e arm\u00ebs s\u00eb shoferit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb mos u zbuluar se kishte q\u00eblluar nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb her\u00eb me fishek\u00eb luftarak\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb turm\u00ebs, duke vrar\u00eb dy demonstrues e duke plagosur disa t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm dy prej fakteve skandaloze e t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrpjekjet kriminale p\u00ebr t\u00eb mbuluar krimin me krim vet\u00ebm q\u00eb e v\u00ebrteta e vrasjeve t\u00eb 21 janarit t\u00eb fshihet p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspertiza e FBI-s\u00eb i nxori zbuluar k\u00ebto p\u00ebrpjekje. Por at\u00eb q\u00eb humben nga ekspertiza dhe hetimi penal, vras\u00ebsit dhe urdh\u00ebruesit e tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos ta rifitojm\u00eb n\u00eb aul\u00ebn e gjykat\u00ebs. Deri tani \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pafaj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb akuzuarin kryesor n\u00eb lidhje me fshirjen e filmimeve nga serveri i kryeministris\u00eb, duke e len\u00eb p\u00ebr momentin pa autor k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale flagrante mu n\u00eb godin\u00ebn e qeveris\u00eb. I akuzuari kryesor p\u00ebr vrasjet, ish- komandanti i Gard\u00ebs, gjykohet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb edhe pse mbi t\u00eb rendon akuza e vrasjes dhe plagosjes s\u00eb pajustifikueshme t\u00eb shtetasve. N\u00eb seancat gjyq\u00ebsore salla e gjykat\u00ebs mbushet me gardist\u00eb q\u00eb d\u00ebrgohen aty n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi yn\u00eb i madh si familje \u00ebsht\u00eb se si rezultat i presioneve me karakter politik dhe duke pasur parasysh politizimin, dob\u00ebsit\u00eb dhe n\u00ebnshtrimin kronik t\u00eb gjyqtar\u00ebve ndaj ekzekutivit, procesi i 21 janarit rrezikon seriozisht t\u00eb degradoj\u00eb si nj\u00eb fars\u00eb pa fajtor\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veprave penale pa autor\u00eb dhe duke i trajtuar t\u00eb vrar\u00ebt dhe t\u00eb plagosurit si mish p\u00ebr top.<\/p>\n<p>N\u00eb bindjen time dhe t\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri, ky ka qen\u00eb qysh n\u00eb fillim dhe ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri q\u00ebllimi i qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb tani e ka hequr mask\u00ebn dhe q\u00ebndron me krenari prapa vrasjeve. Para disa koh\u00ebsh, gjat\u00eb nj\u00eb debati n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr 21 janarin, kryeministri Sali Berisha u tha opozitar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm \u201cua b\u00ebj p\u00ebrs\u00ebri si\u00e7 ua b\u00ebra\u201d. Duke harruar se djali yn\u00eb dhe tre t\u00eb vrar\u00ebt e tjer\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me hesapet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ky kryeminist\u00ebr me rival\u00ebt dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb vrar\u00ebt ishin shtetas t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishin njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm, qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb as u thirr\u00ebn n\u00eb luft\u00eb nga opozita, as shkuan p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr kujt, por thjesht ushtruan nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ua njeh Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata thjesht iu p\u00ebrgjigjen thirrjes s\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr korrupsionit galopant n\u00eb sferat e larta. Me lejoni t\u2019ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ato dit\u00eb janari t\u00eb vitit 2011 ishte publikuar videoja ku ish- z\u00ebvend\u00ebskryeministri Ilir Meta dilte me z\u00eb dhe figur\u00eb duke b\u00ebr\u00eb allishverishe n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Duke ua b\u00ebr\u00eb me dije k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh, q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm familjes sime, me lejoni t\u2019ju them zoti Komisioner, se guximi i qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb penguar hetimin normal t\u00eb vrasjeve t\u00eb 21 janarit, p\u00ebr t\u00eb fshehur pastaj provat e krimit dhe p\u00ebr t\u00eb shkelur me k\u00ebmb\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb vjen edhe nga fakti se Ju, Europa, nuk i keni d\u00ebnuar me force vrasjet e 21 janarit n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 keni b\u00ebr\u00eb me vrasjet e protestuesve n\u00eb vendet arabe. Vrasjet e civileve nga qeveria jan\u00eb kudo t\u00eb d\u00ebnueshme, por k\u00ebto t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me 21 janar jan\u00eb dyfish t\u00eb d\u00ebnueshme sepse Shqip\u00ebria ka nj\u00eb Kushtetut\u00eb demokratike dhe qeveria e saj, ndryshe nga ato arabe, pretendon se ishte demokratike.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb jet\u00eb demokratike nj\u00eb qeveri q\u00eb vret protestues t\u00eb paarmatosur e paq\u00ebsor\u00eb n\u00eb bulevard vet\u00ebm se ata protestojn\u00eb kund\u00ebr saj?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb vriten njer\u00ebz n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs vet\u00ebm se ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese p\u00ebr t\u00eb protestuar?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb tolerohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq flagrante nj\u00eb qeveri q\u00eb angazhohet fuqimisht p\u00ebr fshirjen e provave t\u00eb krimit?<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb Aleks Nik\u00ebs k\u00ebrkojm\u00eb nga Ju t\u00eb sensibilizohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Komisioneri p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i tij p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb vend gjendjen dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar degradimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procesit t\u00eb 21 janarit.<\/p>\n<p>Me lejoni t\u2019ju shpreh opinionin tim se 21 janari nuk \u00ebsht\u00eb njohur si\u00e7 duhet nga Europa dhe SHBA. P\u00ebr rrjedhim nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar si\u00e7 duhet prej tyre. Un\u00eb jam jurist n\u00eb profesion dhe e di se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim. Jan\u00eb d\u00ebnuar dhjet\u00ebra protestues q\u00eb u konfrontuan me policin\u00eb at\u00eb dit\u00eb, duke p\u00ebrdorur \u00e7adra apo duke hedhur gur\u00eb. Le t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin sipas ligjit kushdo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>Por vrasjet jan\u00eb t\u00eb pakthyeshme. Vrasjet nga Garda dhe kundravajtjet nga nj\u00eb pakic\u00eb protestuesish nuk mund t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb thes. Vrasjet duhen t\u00eb ndahen nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga kundravajtjet. K\u00ebto dy episode \u2013 konfrontimet dhe vrasjet- jan\u00eb t\u00eb ndara shkoqur edhe n\u00eb koh\u00eb. Vrasjet kan\u00eb ndodhur shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur demonstrata po shp\u00ebrndahej. Aleksi dhe tre t\u00eb vrar\u00ebt e tjer\u00eb, sikurse mij\u00ebra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kundravajtje, kan\u00eb protestuar paq\u00ebsisht deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb ligj nuk shkel\u00ebn ata. Askujt nuk i ran\u00eb n\u00eb qaf\u00eb. U vran\u00eb politikisht. Nuk ka e nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr pse u vran\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Komisioner p\u00ebr Zgjerimin,<\/p>\n<p>Duke ju shkruar sa m\u00eb lart, un\u00eb denoncoj para jush dhe para Europ\u00ebs vrasjen politike t\u00eb nipit tim me 21 janar n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrgjigjen ia l\u00eb koshienc\u00ebs suaj dhe Europ\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni.<\/p>\n<p>Me respekt<\/p>\n<p><strong>Mark Nika<\/strong><br \/>\nGryk\u00eb-Manati, Lezh\u00eb, Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 28 Shtator 2012 Zotit Stefan Fule Komisioner i BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin Bruksel I nderuar zot\u00ebri, Po ju shkruaj nga Shqip\u00ebria si qytetar i nj\u00eb vendi q\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e familjes europiane dhe kodit t\u00eb saj demokratik. Quhem Mark Nika, jam xhaxha i Aleks Nik\u00ebs, nj\u00ebrit prej kat\u00ebr protestuesve opozitar\u00eb, q\u00eb u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5207","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 28 Shtator 2012 Zotit Stefan Fule Komisioner i BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin Bruksel I nderuar zot\u00ebri, Po ju shkruaj nga Shqip\u00ebria si qytetar i nj\u00eb vendi q\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e familjes europiane dhe kodit t\u00eb saj demokratik. Quhem Mark Nika, jam xhaxha i Aleks Nik\u00ebs, nj\u00ebrit prej kat\u00ebr protestuesve opozitar\u00eb, q\u00eb u [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-28T20:44:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike\",\"datePublished\":\"2012-09-28T20:44:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/\"},\"wordCount\":1454,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mark_nika.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/\",\"name\":\"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mark_nika.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-28T20:44:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mark_nika.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/mark_nika.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 28 Shtator 2012 Zotit Stefan Fule Komisioner i BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin Bruksel I nderuar zot\u00ebri, Po ju shkruaj nga Shqip\u00ebria si qytetar i nj\u00eb vendi q\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e familjes europiane dhe kodit t\u00eb saj demokratik. Quhem Mark Nika, jam xhaxha i Aleks Nik\u00ebs, nj\u00ebrit prej kat\u00ebr protestuesve opozitar\u00eb, q\u00eb u [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-28T20:44:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike","datePublished":"2012-09-28T20:44:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/"},"wordCount":1454,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/","name":"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg","datePublished":"2012-09-28T20:44:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/mark_nika.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-evropiane-eshte-nje-vend-ku-fshihen-vrasjet-politike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebria evropiane\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku fshihen vrasjet politike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5207"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5207\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}