{"id":5206,"date":"2010-12-14T22:47:31","date_gmt":"2010-12-14T21:47:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5206"},"modified":"2010-12-14T22:47:31","modified_gmt":"2010-12-14T21:47:31","slug":"raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/","title":{"rendered":"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#8216;bosi&#8217; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5207\" title=\"Hashim Tha\u00e7i\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"180\" \/><br \/>\n<strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>14.12.2010<\/em><\/p>\n<p><em>UPDATE<\/em> &#8211; Qeveria e Kosov\u00ebs ka hedhur posht\u00eb raportin e raportuesit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Dik Marti, i cili ka akuzuar lider\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs se n\u00eb vitin 1999 kan\u00eb organizuar rr\u00ebmbimin e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri u jan\u00eb marr\u00eb organet p\u00ebr trafikim.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e qeveris\u00eb thuhet se &#8220;pretendimet e botuara n\u00eb &#8220;The Guardian&#8221; jan\u00eb hetuar disa her\u00eb nga drejt\u00ebsia vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00ebsht\u00eb konstatuar q\u00eb deklarimet e tilla kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte dhe t\u00eb konstruktuara me q\u00ebllim t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb reagimin zyrtar t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thuhet se &#8220;\u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb shpifjet e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshilit t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb paraqiten si opinione t\u00eb vet\u00eb institucionit, i cili nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raportin e cituar&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryeministri Hashim Tha\u00e7i, do t&#8217;i nd\u00ebrmarrin t\u00eb gjith\u00eb hapat dhe veprimet e nevojshme p\u00ebr t&#8217;i kund\u00ebrshtuar shpifjet e Dik Martit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe rrug\u00ebt ligjore dhe politike<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs u ka b\u00ebr\u00eb gjithashtu thirrje t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb ta kund\u00ebrshtojn\u00eb fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb raport shpif\u00ebs dhe tendencioz dhe t\u00eb mos rreshtohen n\u00eb an\u00ebn e atyre q\u00eb me \u00e7do kusht duan ta pengojn\u00eb stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mir\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbajtje nga Raporti, botuar nga The Guardian<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Hashim Thaci q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb grupi mafioz shqiptar p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontraband\u00ebn e arm\u00ebve, drog\u00ebs dhe trafikut t\u00eb organeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn Lindore, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs mbi krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Britanikja &#8216;The Guardian&#8217; raporton sot se Hashim Thaci \u00ebsht\u00eb identifikuar si &#8216;bosi&#8217; i nj\u00eb rrjeti q\u00eb ka filluar aktivitetin kriminal n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa vet\u00eb Thaci ka q\u00ebndruar i fort\u00eb me qeverin\u00eb e tij q\u00eb nga ai vit.<\/p>\n<p>Raporti i hetimit i cili citon burime nga FBI dhe sh\u00ebrbim t\u00eb tjera inteligjence. Emra si Thaci kan\u00eb patur ndikim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit dhe &#8216;kontroll t\u00eb dhunsh\u00ebm&#8217; t\u00eb tregut t\u00eb heroin\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb af\u00ebr Thacit jan\u00eb akuzuar p\u00ebr tregti t\u00eb organeve njer\u00ebzore, ku jan\u00eb marr\u00eb disa serb t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas jan\u00eb vrar\u00eb, u jan\u00eb marr\u00eb veshkat t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb shitur n\u00eb tregun e zi.<\/p>\n<p>Sipas The Guardian marrja e organeve personave(serb) me nevoja financiare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb t\u00eb njohur si &#8216;Medicus&#8217;, dhe thuhet se kjo \u00e7\u00ebshtje lidhet direkt me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky raport vjen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb vendimtare p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila t\u00eb diel\u00ebn zhvilloi zgjedhjet e saj t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb nga Serbia n\u00eb vitin 2008. Tha\u00e7i deklaroi fitoren n\u00eb zgjedhjet dhe ka k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb koalicion me partit\u00eb e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Dick Marty, nj\u00eb investigues i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, do t\u00eb paraqes\u00eb raportin e tij para diplomat\u00ebve evropian nga 47 shtetet an\u00ebtare, n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Paris t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Raporti i tij tregon lidhjet e Tha\u00e7it me krimin e organizuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohe Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb num\u00ebruar pjesa m\u00eb madhe e votave partia e Hashim Tha\u00e7it PDK deri tani ka arritur t\u00eb marr\u00eb 33.5% t\u00eb votave duke u renditur e para. LDK, partia e Isa Mustaf\u00ebs ka marr\u00eb 23.6% t\u00eb votave e ndjekur nga Vet\u00ebvendosja e Albin Kurtit me 12.2% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Sipas kryetares s\u00eb KQZ-s\u00eb Valdete Daka deri tani jan\u00eb num\u00ebruar 28564 vota, nd\u00ebrsa kan\u00eb mbetur pa u num\u00ebruar edhe 23 vendvotime t\u00eb tjera. KQZ njoftoi gjithashtu se pjesmarrja ka qen\u00eb n\u00eb shifrat e 47.5%.<br \/>\nPartit\u00eb e tjera kan\u00eb mundur t\u00eb marrin<br \/>\nAAK : 10.5%<br \/>\nAKR : 7.1%<br \/>\nLDD : 3.3%<br \/>\nFER : 2.2%<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb. BE-ja b\u00ebri thirrje p\u00ebr krijimin e shpejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>&#8220;Ne urojm\u00eb popullin e Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 12 dhjetorit, qet\u00ebsin\u00eb dhe rregullin t\u00eb cilat shoq\u00ebruan pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb votimeve&#8221;, tha shefja e diplomacis\u00eb evropiane, Kethrin Eshton dhe eurokomisioneri p\u00ebr zgjerimin, Shtefan File.<\/p>\n<p>&#8220;Tani \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb krijohet shpejt qeveria e re, t\u00eb zgjidhet presidenti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me sfidat q\u00eb i presin&#8221;, tha Eshton dhe File.<\/p>\n<p>&#8220;Na pret shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara nesh n\u00eb vitin q\u00eb vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara drejt BE-s\u00eb&#8221;, theksuan Eshton dhe File.<\/p>\n<p><strong>PE: Respektoni ligjin per Drenas e Skenderaj<br \/>\n<\/strong>Delegacioni v\u00ebzhgues i Parlamentit Evropian q\u00eb mbik\u00ebqyri ecurin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, ka vler\u00ebsuar se procesi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishte organizuar mir\u00eb dhe se pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime, si\u00e7 thuhet, inkurajon zhvillimin e demokracis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, &#8220;akuza serioze p\u00ebr manipulime&#8221; n\u00eb komun\u00ebn e Sk\u00ebnderajt dhe t\u00eb Drenasit thuhet se i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura k\u00ebtij delegacioni. Eurodeputet\u00ebt u k\u00ebrkuan institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat e nevojshme ligjore p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet q\u00eb flasin p\u00ebr mashtrime n\u00eb k\u00ebto dy komuna.<\/p>\n<p>Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, shpjegoi:&#8221;Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje kosovar\u00ebve q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb institucionet dhe k\u00ebrkoj q\u00eb ata t&#8217;u besojn\u00eb atyre. Ato do t\u00eb duhet t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb besueshme&#8221;.<\/p>\n<p>Eurodepeputetja Ulrike Lunacek, nd\u00ebrkaq, tha se partit\u00eb politike duhet t&#8217;u drejtohen mekanizmave p\u00ebrgjegj\u00ebs, pra Panelit Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit zgjedhor n\u00eb dy komunat n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb qytetar\u00ebt dhe partit\u00eb t&#8217;i drejtohen fillimisht PZAP-it p\u00ebr t&#8217;i paraqitur ankesat e tyre. N\u00ebse ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta b\u00ebjn\u00eb publike dhe k\u00ebt\u00eb. Ne do t&#8217;i d\u00ebgjojm\u00eb ata n\u00ebse s\u00ebrish ka probleme dhe n\u00ebse nuk shqyrtohen ankesat&#8221;, u shpreh Lunacek duke theksuar nevoj\u00ebn q\u00eb ndaj keqb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb merren masat nd\u00ebshkuese n\u00eb rast se v\u00ebrtetohen parregullsit\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas shifrave t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb votime, n\u00eb Skenderaj kan\u00eb votuar 93.68% e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb komun\u00ebn e Drenasit kutive t\u00eb votimit u jan\u00eb drejtuar 86.94%.<\/p>\n<p>Parit\u00eb politike, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimet e tyre lidhur me votime t\u00eb shum\u00ebfishta q\u00eb, sipas tyre, kan\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebto komuna p\u00ebr shkak t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb baterive ultravjollce.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i ka shpallur fitoren e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs para publikimit t\u00eb rezultateve zyrtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb para q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&#8220;Fitorja \u00ebsht\u00eb e jona&#8221; u tha Tha\u00e7i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb u transmetua n\u00eb televizion. Ai tha se kjo ishte fitore e vlerave demokratike.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs duket se ka arritur me leht\u00ebsi ta ruaj\u00eb primatin n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebn e kishte siguruar 3 vjet m\u00eb par\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu, t\u00eb diel\u00ebn, kan\u00eb treguar rezultatet e para q\u00eb jan\u00eb shpallur nga koalicioni Demokracia n\u00eb Veprim dhe nga Exit Poll&#8217;i i organizuar nga instituti &#8220;Gani Bobi&#8221;, pas zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb karakterizuar me mjaft incidente dhe parregullsi.<\/p>\n<p>Sipas Demokracis\u00eb n\u00eb Veprim, e cila ka shpallur nj\u00eb rezultat t\u00eb pjessh\u00ebm, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs prin me 34. 4 p\u00ebr qind t\u00eb votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs me 25.36 p\u00ebr qind, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me 11.97 p\u00ebr qind, AAK me 10.19, LDD e Nexhat Dacit ka siguruar vet\u00ebm 2.868 p\u00ebr qind &#8211; pak m\u00eb shum\u00eb se Fryma e Re me 2.26 dhe Aleanca Kosova e Re me 7.52 p\u00ebr qind. Sipas DV&#8217;s\u00eb, t\u00eb gjitha subjektet tjera kan\u00eb fituar 5.82 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Demokracia n\u00eb Veprim ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se num\u00ebrimi i votave do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni kryesor p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve n\u00eb vend, nuk ka arritur t\u00eb diel\u00ebn t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb rezultat. Ky institucion ka njoftuar vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrqindjen e daljes s\u00eb votuesve, q\u00eb k\u00ebsaj radhe ka sh\u00ebnuar 47.8 p\u00ebr qind t\u00eb trupit elektoral.<\/p>\n<p>Por, KQZ ka njoftuar se problemet q\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00ebp\u00ebr vendvotime nuk e d\u00ebmtojn\u00eb legjitimitetin e k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rezultateve t\u00eb pjesshme, Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka shpallur triumfin para simpatizant\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Urime fitorja Kosov\u00eb, urime fitorja demokrat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Fitorja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb referendum i qytetar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb vizion i jon\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe aktualisht kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje, Hashim Tha\u00e7i fitoren e ka shpallur n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes, me m\u00ebng\u00eb t\u00eb p\u00ebrvjela, me nj\u00eb z\u00eb nganj\u00ebher\u00eb emocional dhe djers\u00eb q\u00eb ia kan\u00eb mbuluar ballin.<\/p>\n<p>&#8220;Sot foli dhe vendosi qart\u00eb vullneti i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Sot foli Kosova europiane, sot foli Kosova euroatlantike. Zgjedhjet sot ishin edhe referendum p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane. Sot fol\u00ebn dhe vendos\u00ebn europian\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj. Kosova foli qart\u00eb dhe nj\u00ebz\u00ebri, ne e shprehem vullnetin ton\u00eb p\u00ebr vlerat europiane&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PDK&#8217;s\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr fitoren menj\u00ebher\u00eb pasi jan\u00eb mbyllur vendvotimet dhe ka filluar num\u00ebrimi i votave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe nj\u00eb luft\u00eb e ftoht\u00eb mes PDK&#8217;s\u00eb dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka kritikuar pohimet e rival\u00ebve p\u00ebr fitore, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb LDK ajo q\u00eb prin.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb rrug\u00ebt e kryeqytetit mes ithtar\u00ebve t\u00eb PDK&#8217;s\u00eb dhe LDK&#8217;s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gati sa nuk jan\u00eb p\u00ebrplasur.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes, madje, \u00ebsht\u00eb dashur edhe nd\u00ebrhyrja e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka hyr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb simpatizant\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre partive, p\u00ebr t\u00eb shmangur incidentet eventuale. Megjitht\u00eb, thyrje xhamash t\u00eb lokaleve dhe d\u00ebmtime tjera t\u00eb vogla ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb shmangen.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive politike kan\u00eb polemizuar edhe n\u00ebp\u00ebr debate televizive, duke shfaqur edhe mospajtime p\u00ebr rezultatet q\u00eb fillimisht jan\u00eb prezantuar nga Exit Poll&#8217;i i &#8220;Gani Bobit&#8221;.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe kryetari i LDK&#8217;s\u00eb, Isa Mustafa, i cili ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos shpallen rezultatet nga partit\u00eb, duke aluduar n\u00eb PDK&#8217;n\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb presupozojm\u00eb rezultate. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb tension&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Kreu i LDK&#8217;s\u00eb, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb dukur aq entuziast para mediave, por nuk ka pranuar se LDK \u00ebsht\u00eb duke humbur.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, LDK \u00ebsht\u00eb shfaqur shum\u00eb kritike p\u00ebr procesin e votimit n\u00eb Sk\u00ebnderaj, duke kritikuar ashp\u00ebr njoftimet se atje kan\u00eb votuar 94 p\u00ebr qind e elektoratit.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie kan\u00eb paralajm\u00ebruar ankesa zyrtare p\u00ebr &#8220;rastin e Sk\u00ebnderajt&#8221;.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e cila sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb radhitet n\u00eb pozit\u00ebn e tret\u00eb, ka reaguar n\u00eb or\u00ebt e vona me nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb shprehur e inkurajuar p\u00ebr p\u00ebrkrahjen q\u00eb ka gjetur.<\/p>\n<p>&#8220;Jemi t\u00eb inkurajuar me p\u00ebrkrahjen q\u00eb koncepti yn\u00eb ka gjetur tek qytetar\u00ebt, n\u00eb secilin cep t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Vet\u00ebvendosjes, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi.<br \/>\nVet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb ankuar edhe p\u00ebr parregullsit\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr fat t\u00eb keq ka pasur edhe raste kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb procesi i votimit, kur llambat ultravjollc\u00eb nuk kan\u00eb funksionuar, kur qendrat e votimit nuk kan\u00eb pasur sprej p\u00ebr gisht\u00ebrinj, kur flet\u00ebvotimet jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb jasht\u00eb qendrave t\u00eb votimit dhe jan\u00eb rikthyer brenda t\u00eb plot\u00ebsuara, t\u00eb penalizuar nga komisioner\u00ebt e disa forcave t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb evidentuar, por kan\u00eb plot\u00ebsuar flet\u00ebvotime, nga komisioner\u00eb dhe militant\u00eb q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar v\u00ebzhguesit tan\u00eb&#8221;, jan\u00eb shprehur ata.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb s\u00eb diel\u00ebs kan\u00eb prezantua ankesat e tyre.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb goditur sidomos rezultatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar nga Exit Poll&#8217;i.<\/p>\n<p>&#8220;Rezultati i Exit Poll&#8217;it t\u00eb prganizat\u00ebs &#8216;Gani Bobi&#8217; \u00ebsht\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr manipulim me vot\u00ebn e lir\u00eb dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, veprim q\u00eb nuk kontribuon aspak n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik. AAK konsideron se ky rezultat, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb joserioz dhe jokredibil, ka p\u00ebr synim t\u00eb krijoj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb dhe mjegull tek qytetar\u00ebt dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manipulim t\u00eb votave gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit&#8221;, ka vler\u00ebsuar AAK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo parti nuk ka shfaqur ndonj\u00eb reagim, pasi Demokracia n\u00eb Veprim ka publikuar rezultatet.<\/p>\n<p>Reagime m\u00eb t\u00eb ashpra kan\u00eb ardhur nga Koalicioni p\u00ebr Kosov\u00ebn e Re. I d\u00ebshp\u00ebruar me rezultatin \u00ebsht\u00eb shfaqur sidomos Muhamet Mustafa, i cili madje nuk ka kursyer as arroganc\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebnpresidentja e AKR&#8217;s\u00eb, Mimoza Kusari, nd\u00ebrkaq, ka prezantuar nj\u00eb rezultat t\u00eb k\u00ebsaj partie p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>Kusari ka th\u00ebn\u00eb se nga t\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara n\u00eb terren del se partia e Behgjet Pacollit e arrin dhjet\u00ebp\u00ebrqind\u00ebshin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, ajo ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, p\u00ebr faktin, se ende nuk jan\u00eb num\u00ebruar as gjysma e votave.<\/p>\n<p>Kusari-Lila iu ka b\u00ebr\u00eb thirrje partive politike t\u00eb mos e shpallin fitoren ende pa dal\u00eb asnj\u00eb rezultat nga institucionet kompetente.<\/p>\n<p>&#8220;Asnj\u00eb forc\u00eb politike nuk duhet t\u00eb ngutet t\u00eb kremtoj\u00eb fitore pa u num\u00ebruar as gjysma e votave&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Kusari-Lila.<\/p>\n<p><strong>Demokracia n\u00eb Veprim<\/strong><\/p>\n<p>Koalicioni i organizatave joqeveritare &#8220;Demokracia n\u00eb Veprim&#8221; ka publikuar rezultatet nga 31.7 p\u00ebr qind t\u00eb vendvotimeve t\u00eb num\u00ebruara, sipas t\u00eb cilave PDK ka dal\u00eb partia e par\u00eb me 34.4 p\u00ebr qind. N\u00eb vendin e dyt\u00eb renditet LDK me 25.36 p\u00ebr qind, Vet\u00ebvendosje ka fituar 11.97 p\u00ebr qind, AAK 10.19 p\u00ebrqind, Koalicioni p\u00ebr Kosov\u00ebn e Re 7.52 p\u00ebr qind, LDD 2.86 p\u00ebr qind, FER 2.26 p\u00ebr qind dhe t\u00eb tjerat 5.82 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ismet Kryeziu, udh\u00ebheq\u00ebs i &#8220;Demokracis\u00eb n\u00eb Veprim&#8221; ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media se rezultatet preliminare jan\u00eb nga 724 qendra votimi ose 31,7 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Votuan 47.8 %<\/p>\n<p>Pas mbylljes s\u00eb gjitha vendvotimeve, KQZ n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media kan\u00eb konfirmuar se n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme kan\u00eb votuar 47.80 p\u00ebr qind e votuesve ose 779 mij\u00eb e 401 qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetarja e KQZ&#8217;s\u00eb, Valdete Daka, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb zgjedhje nuk ka pasur parregullsi, t\u00eb cilat mund t\u00eb rrezikojn\u00eb seriozisht legjitimitetin e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kemi informata q\u00eb ndonj\u00eb parregullsi do ta d\u00ebmtonte k\u00ebt\u00eb proces&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Daka, duke shtuar se vend votimet jan\u00eb hapur dhe mbyllur me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Votimet sipas komunave: De\u00e7an 43.43 p\u00ebrqind, Gjakov\u00eb 40.13, Drenas 86.94, Gjilan 48.46, Dragash 37.41, Istog 40.75, Ka\u00e7anik 49.87, Klin\u00eb 43.74, Fush\u00eb Kosov\u00eb 37.01, Kamenic\u00eb 37.03, Mitrovic\u00eb 37.03, Leposaviqi 1.51 p\u00ebrqind, Lipjan 54.28, Novob\u00ebrd\u00eb 50.32, Kastriot 46.56, Rahovec 46.21, Pej\u00eb 42.56, Podujev\u00eb 49.02, Prishtin\u00eb 55.02, Prizren 44.33, Skenderaj 93.68, Shtime 49.78, Sht\u00ebrpc\u00eb 43.55, Suharek\u00eb 46.84, Ferizaj 44.52, Viti 44, Vushtrri 46.60, Zubin Potok 6.27, Zve\u00e7an 1.82, Malishev\u00eb 51.73, Junik 41.40, Mamush\u00eb 65.36, Hani i Elezit 49.74, Gra\u00e7anic\u00eb 41.38, Ranillug 33.62, Partesh 50.80 dhe n\u00eb Kllokot 46.64 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e para parlamentare, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb drejt\u00eb vote kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb se 1.6 milion\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rezultatet sipas Exit Poll&#8217;it<\/strong><\/p>\n<p>Qendra p\u00ebr Studime Humanistike &#8220;Gani Bobi&#8221; ka publikuar Exit Poll p\u00ebr zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs. Sipas k\u00ebsaj organizate, partia e par\u00eb ka dal\u00eb PDK me 31 p\u00ebr qind, LDK me 25 p\u00ebr qind, Vet\u00ebvendosje me 16 p\u00ebr qind, AAK 12.5, AKR 6.5, FER 4.5 dhe LDD 2.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Exit Poll kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb rreth 2 mij\u00eb persona, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjigjur se p\u00ebr k\u00ebnd kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Sipas Shkelzen Maliqit, udh\u00ebheq\u00ebs i k\u00ebtij hulumtimi, rezultatet n\u00eb fjal\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb projeksion i bazuar n\u00eb deklarimet e personave q\u00eb kan\u00eb votuar gjat\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 14.12.2010 UPDATE &#8211; Qeveria e Kosov\u00ebs ka hedhur posht\u00eb raportin e raportuesit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Dik Marti, i cili ka akuzuar lider\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs se n\u00eb vitin 1999 kan\u00eb organizuar rr\u00ebmbimin e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri u jan\u00eb marr\u00eb organet p\u00ebr trafikim. N\u00eb deklarat\u00ebn e qeveris\u00eb thuhet se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5206","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#039;bosi&#039; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#039;bosi&#039; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 14.12.2010 UPDATE &#8211; Qeveria e Kosov\u00ebs ka hedhur posht\u00eb raportin e raportuesit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Dik Marti, i cili ka akuzuar lider\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs se n\u00eb vitin 1999 kan\u00eb organizuar rr\u00ebmbimin e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri u jan\u00eb marr\u00eb organet p\u00ebr trafikim. N\u00eb deklarat\u00ebn e qeveris\u00eb thuhet se [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-14T21:47:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#8216;bosi&#8217; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve\",\"datePublished\":\"2010-12-14T21:47:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/\"},\"wordCount\":2833,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/hashim_thaci-300x180.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/\",\"name\":\"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i 'bosi' i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/hashim_thaci-300x180.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-14T21:47:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/hashim_thaci-300x180.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/hashim_thaci-300x180.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#8216;bosi&#8217; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i 'bosi' i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i 'bosi' i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 14.12.2010 UPDATE &#8211; Qeveria e Kosov\u00ebs ka hedhur posht\u00eb raportin e raportuesit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Dik Marti, i cili ka akuzuar lider\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs se n\u00eb vitin 1999 kan\u00eb organizuar rr\u00ebmbimin e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri u jan\u00eb marr\u00eb organet p\u00ebr trafikim. N\u00eb deklarat\u00ebn e qeveris\u00eb thuhet se [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-14T21:47:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#8216;bosi&#8217; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve","datePublished":"2010-12-14T21:47:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/"},"wordCount":2833,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/","name":"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i 'bosi' i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg","datePublished":"2010-12-14T21:47:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/hashim_thaci-300x180.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-i-ke-hashim-thaci-bosi-i-trafikut-te-organeve-dhe-armeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Raporti i KE, Hashim Tha\u00e7i &#8216;bosi&#8217; i trafikut t\u00eb organeve dhe arm\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5206\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}