{"id":5196,"date":"2010-12-11T23:44:14","date_gmt":"2010-12-11T22:44:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5196"},"modified":"2010-12-11T23:44:14","modified_gmt":"2010-12-11T22:44:14","slug":"berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/","title":{"rendered":"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-5197\" title=\"Ardian Ndreca\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><br \/>\nNga <strong>Ardian Ndreca<\/strong>, <em>11.12.2010<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrdoret nji fjal\u00eb e urt\u00eb: &#8220;Te dhandrri han\u00eb e pin\u00eb, te nusja gja nuk din\u00eb&#8221;. Kur nji pun\u00eb bahet pa dijenin\u00eb e t\u00eb interesuemit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e politik\u00ebs quhet &#8220;munges\u00eb transparence&#8221; domethan\u00eb se di\u00e7ka e ndyt\u00eb, madje shum\u00eb e ndyt\u00eb mshehet mbrapa.<br \/>\nPopulli i Shkodr\u00ebs nuk dinte asgja rreth marrveshtjes mes Tiran\u00ebs dhe Zagrebit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nji centrali atomik n\u00eb brigjet e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ata q\u00eb sot jan\u00eb shpresa e k\u00ebtij qyteti, t\u00eb rinjt\u00eb, reaguen, me aq sa kishin mund\u00ebsi, dhe si hap t\u00eb par\u00eb mbush\u00ebn qytetin me postera kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb \u00e7mendun t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nji centrali b\u00ebrthamor n\u00eb at\u00eb qytet.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5199\" title=\"Berisha - Sanader\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/berisha_sanader-300x198.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"198\" \/><\/p>\n<p>Atyne q\u00eb na thon\u00eb: &#8220;Qet\u00ebsohuni, s&#8217;asht gja, jan\u00eb llafe, asht shpejt me u preokupue&#8221; &#8211; u kujtojm\u00eb entuziazmin dhe miopin\u00eb e trojan\u00ebve, kur pranuen dhurat\u00ebn e famshme t\u00eb akejve. Pendimi i von\u00eb nuk na sh\u00ebrben, pse asht pendim mbas shkat\u00ebrrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr me i tregue atyne q\u00eb kujtojn\u00eb se centrali asht &#8220;pun\u00eb e ftoht\u00eb&#8221;, po u rreshtojm\u00eb disa t\u00eb dhana t\u00eb marruna kryesisht prej shtypit kroat e malazez.<\/p>\n<p>Qysh me 10 shkurt 2009 gazeta kroate &#8220;Jutarnji&#8221; shkruente: &#8220;Kroacia dhe Shqipnia kan\u00eb me nd\u00ebrtue centralin b\u00ebrthamor&#8221;, artikulli i gazetar\u00ebve Sergej Trajkovi\u00e7 dhe Adriano Milovan &#8211; citonte kren\u00ebt e nalt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kroate dhe e paraqiste si nji fakt t\u00eb kryem marrveshtjen mes dy vendeve.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb sitin e Kryeministris\u00eb son\u00eb lexohej lajmi lakonik, u n\u00ebnshkrue:<\/p>\n<p>&#8220;Marr\u00ebveshja midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb mbi amendimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe ekonomike, n\u00ebnshkruar nga ministri i Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjitik\u00ebs, Genc Ruli, dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb s\u00eb Kroacis\u00eb, z. Damir Polan\u010de\u010d.&#8221;<\/p>\n<p>V\u00ebreni se \u00e7far\u00eb transparence ka kryeministri shqiptar, vet\u00ebm Enver Hoxha ka ba marr\u00ebveshtje me Kin\u00ebn a me Koren\u00eb e Veriut, p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb cilave populli shqiptar nuk e ka njoht\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\nMe dat\u00ebn 11\/2\/2009 gazeta tjet\u00ebr kroate &#8220;Poslovni Dnevnik&#8221; botonte shkrimin me titull: &#8220;A ka me u nd\u00ebrtue centrali n\u00eb Shqipni? Kroacia do t\u00eb heqin ket\u00eb vit vizat p\u00ebr shqiptar\u00ebt&#8221;.<br \/>\nMendoni pra se \u00e7far\u00eb traktativash kan\u00eb udh\u00ebheq\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Zagreb: jepet vendi me nd\u00ebrtue centralin atomik dhe si shp\u00ebrblim hiqen vizat.<\/p>\n<p>Shkodran\u00ebt kur t\u00eb marrin rrezatimet radioaktive t\u00eb mjaftueshme mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kroaci me pushime, edhe t\u00eb p\u00ebrjetshme!<\/p>\n<p>Kurse revista &#8220;Globus&#8221; (nr. 954\/2009) i kushton Berish\u00ebs e Sanaderit kopertin\u00ebn, ku lexojm\u00eb: &#8220;Vendimi i Berish\u00ebs. Oferta q\u00eb i asht ba Sanaderit nga ana e Tiran\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Gazetari Boris Ore\u0161i\u0107 shkruen n\u00eb ket\u00eb artikull se z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Ekonomis\u00eb, Damir Polan\u010de\u010d do t\u00eb firmosin n\u00eb fund t\u00eb muejit n\u00eb Tiran\u00eb marrveshtjen p\u00ebr centralin atomik n\u00eb Shkod\u00ebr. Na vjen me than\u00eb se nd\u00ebr t\u00eb gjitha fatkeqsit\u00eb tona sillet nji &#8220;Damir&#8221;.<\/p>\n<p>Autori n\u00ebnvizon se uji i liqenit do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb me ftoh\u00eb reaktor\u00ebt, nd\u00ebrsa uji i ngrohun prej centralit do t\u00eb derdhet n\u00eb Bun\u00eb. Mandej ai p\u00ebrmend p\u00ebrvoj\u00ebn kroate, sidomos at\u00eb t\u00eb Hrvoje Sharini\u00e7it, i cili ka udh\u00ebheq\u00eb projekte n\u00eb vitet &#8217;70-&#8217;80 kudo n\u00eb bot\u00eb. Nevoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij centrali, thekson revista, q\u00eb asht proqeveritare, pra e mirinformue, del prej faktit q\u00eb Sllovenia p\u00ebr arsye politike i ka kufizue shitjet e energjis\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa revista &#8220;Nacional&#8221; n\u00eb dat\u00ebn 13\/4\/2009 titullon: &#8220;Mediat serbe: Kroacia dhe Shqipnia kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr miratimin e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e centralit atomik&#8221;.<\/p>\n<p>Revista &#8220;Nacional&#8221;, drejtor i s\u00eb cil\u00ebs ishte gazetari i vram\u00eb me atentat para pak koh\u00ebsh n\u00eb Zagreb Ivo Pukani\u00e7, nuk e firmos artikullin e vet kritik p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme. i kujtojm\u00eb lexuesve q\u00eb nji prej t\u00eb akuzuemve prej opinionit publik p\u00ebr vrasjen e Pukani\u00e7it ishte edhe kryeministri Sanader. Por ma von\u00eb drejt\u00ebsia kroate arrestoi doras\u00ebt.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb shtypin malazez Mustafa Canka shkruente me dat\u00ebn 10 prill n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Monitor Online&#8221;: &#8220;Liqeni ka me ftoh\u00eb reaktor\u00ebt&#8221;, dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera paraqiste preokupimin e kryetarit t\u00eb shoqat\u00ebs mjedisore ulqinake &#8220;Hapi i blert\u00eb&#8221; (Zeleni korak) Xhelal Hoxha p\u00ebr rrezikun q\u00eb paraqet ky central p\u00ebr mjedisin dhe ekosistemin e gjith\u00eb rajonit. Nd\u00ebr t\u00eb tjera artikullshkruesi n\u00ebnvizon reagimin e Komisionit Europian, q\u00eb i thot\u00eb Shqipnis\u00eb se asaj i duhet me ba hapa gjigand\u00eb p\u00ebr me mb\u00ebrrijt\u00eb me nd\u00ebrtue centrale t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gazeta joqeveritare &#8220;Dan Online&#8221; boton me 16\/4\/2009 shkrimin me titull: &#8220;Prej qeveris\u00eb (s\u00eb Malit t\u00eb Zi: sh\u00ebn. yni), pohojn\u00eb se Shqipnia nuk mundet me e nd\u00ebrtue centralin pa miratimin e Malit t\u00eb Zi&#8221;. Burimi asht zv\/ministri Sinisha Stankovi\u00e7. V\u00ebrejm\u00eb se edhe artikulli i k\u00ebsaj gazete joqeveritare nuk asht i n\u00ebnshkruem.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa me dat\u00ebn 17\/4\/2009 gazeta proqeveritare &#8220;Vijesti&#8221; tue citue Milo Gjukanovi\u00e7in shkruen: &#8220;Ekzistojn\u00eb mekanizmat mbrojt\u00ebse. Kryeministri Milo Gjukanovi\u00e7 thot\u00eb se nuk duhet me u nervozue dhe me \u00e7ue pesh\u00eb median p\u00ebr sa i p\u00ebrket lajmit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb centralit atomik n\u00eb Shkod\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p>I kujtojm\u00eb lexuesve se deri para pak vitesh p\u00ebr Gjukanovi\u00e7in prokuroria puljeze kishte pre nji flet\u00eb-thirrje p\u00ebr me u paraqit\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn italiane si i hetuem p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kontrabande nd\u00ebrkombtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr media italiane p\u00ebrmendim &#8220;La Voce&#8221; (17\/4\/2009) q\u00eb botonte titullin: &#8220;Shqipni: centrali atomik do t\u00eb bahet&#8221; dhe n\u00ebntitullin &#8220;Marrveshtja mes Shqipnis\u00eb dhe Kroacis\u00eb parashikon p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb kroate dhe t\u00eb krahut t\u00eb pun\u00ebs shqiptar&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nd\u00ebrmarrja kroate &#8220;Hrvatska Elektroprivreda&#8221; do t&#8217;i jap\u00eb vendit ma t\u00eb vorf\u00ebn n\u00eb Ballkan dijet dhe teknologjin\u00eb e nevojshme p\u00ebr me realizue ket\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>Gazeta n\u00ebnvizon faktin se Milo Gjukanovi\u00e7 ka kund\u00ebrshtue deklaratat e zv\/ministrit Stankovi\u00e7, tue than\u00eb se kemi p\u00ebrpara s\u00eb paku 10 vjet koh\u00eb p\u00ebr me sheshue mosmarr\u00ebveshtjet me miqt\u00eb shqiptar\u00eb dhe s\u00eb bashku me ta me studjue m\u00ebnyr\u00ebn ma t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr me shfryt\u00ebzue k\u00ebt\u00eb lloj energjie.<\/p>\n<p>Edhe &#8220;\u00cball Street Italia&#8221; n\u00eb dat\u00ebn 19\/4\/2009 shkruente &#8220;Mali i Zi: asnji nervoziz\u00ebm rreth centralit n\u00eb Shqipni. Kryeministri Gjukanoviq: nisma duhet peshue seriozisht&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb mediat ballkanike flitet pra qysh ne shkurt haptas p\u00ebr ket\u00eb problem, tek ne n\u00eb Shqip\u00ebri, jo. A nuk i thon\u00eb k\u00ebsaj: &#8220;Te dhandrri han\u00eb e pin\u00eb, te nusja gja nuk din\u00eb&#8221;? Kjo asht transparenca e Berish\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb me qeveris\u00eb ndershm\u00ebnisht sulmon pa pushim me an\u00eb t\u00eb vorbaxhinjve t\u00eb vet?<\/p>\n<p>Lexues i dashun, ti q\u00eb s&#8217;e ven partin\u00eb apo vlerat e tjera t\u00eb pjesshme mbi t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, e sheh qart\u00eb se n\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka nji munges\u00eb transparence nga pala shqiptare kundrejt popullit shqiptar.<\/p>\n<p>E kot\u00eb me n\u00ebnvizue k\u00ebtu se Shkodra asht nji zon\u00eb me aktivitet sizmik t\u00eb nalt\u00eb, se n\u00eb 1905 dhe n\u00eb 1979 ka provue dy t\u00ebrmeqe t\u00eb fuqishme. E kot\u00eb me tregue se Liqeni i Shkodr\u00ebs deri n\u00eb derdhjen e Bun\u00ebs asht zon\u00eb me vlera t\u00eb ve\u00e7anta natyrore e arkeologjike, se gropa e Shkodr\u00ebs shtrihet n\u00eb kamb\u00ebt e alpeve tona.<\/p>\n<p>E kot\u00eb me than\u00eb se uji i centralit atomik do ta rriste temperatur\u00ebn e ujnave t\u00eb liqenit dhe t\u00eb Bun\u00ebs, se ndotjet do t\u00eb krijonin probleme t\u00eb m\u00ebdha gjenetike p\u00ebr popullat\u00ebn p\u00ebrreth dhe rrezatimet do t\u00eb rrisnin numrin e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me leu\u00e7emi, se turizmit duhet me i than\u00eb &#8220;lamtumir\u00eb&#8221; p\u00ebrgjithmon\u00eb&#8230; dhe se politikan\u00ebve tan\u00eb nuk u zehet bes\u00eb si n\u00eb 1997, pse jan\u00eb po ata.<\/p>\n<p>Mandej mesatarja e luftnave n\u00eb Ballkan asht ma e nalt\u00eb se n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb shek. XX kemi dy konflikte ballkanike, konflikte nd\u00ebretnike 1913-1915, zhvillime luftarake t\u00eb dy konflikteve botnore, zhvillime t\u00eb tjera luftarake n\u00eb vitet 1944-1945, mandej konfliktet slloveno-kroato-boshnjako-serbe n\u00eb vitet 1990-1995, prap\u00eb lufta e marris\u00eb n\u00eb Shqipni n\u00eb 1997, lufta n\u00eb Kosov\u00eb 1998-1999, konflikti nd\u00ebretnik n\u00eb Maqedoni n\u00eb vitin 1999. Pra k\u00ebsaj fu\u00e7ije baruti do t&#8217;i shtojm\u00eb edhe nji bomb\u00eb atomike n\u00eb Shkod\u00ebr?<\/p>\n<p>Polemika erdhi, (vet\u00ebm n\u00eb median shqiptare!!), &#8220;p\u00ebrg\u00ebnjeshtrim&#8221; levantin i qeveris\u00eb kroate: s&#8217;kemi asnji marrveshtje konkrete p\u00ebr energjin\u00eb nukleare.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrg\u00ebnjeshtrime t\u00eb k\u00ebrkueme me ngulm prej autoriteteve t\u00eb Tiran\u00ebs &#8211; si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb burime q\u00eb preferojn\u00eb me ndejt anonime &#8211; jan\u00eb pjesa ma groteske e k\u00ebsaj farse t\u00eb ndyt\u00eb. Pse? Mbasi prap me dat\u00ebn 15 prill 2009 gazeta kroate &#8220;Poslovni Dnevnik&#8221; botonte nji shkrim t\u00eb Miho Dobra\u0161in-it, Milan \u0160\u0107eki\u0107-it dhe Mirela Klanac-it me titull: &#8220;Shumica e energjis\u00eb kroate do t\u00eb vij\u00eb prej nukleares s\u00eb Shqipnis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb artikull flitet p\u00ebr firm\u00ebn e &#8220;memorandumit t\u00eb marrveshtjes&#8221; q\u00eb do t\u00eb firmoset n\u00eb fund t\u00eb muejit n\u00eb Tiran\u00eb si edhe p\u00ebr reagimet e rrepta t\u00eb shoqat\u00ebs ekologjiste malazeze &#8220;Hapi i blert\u00eb&#8221;. &#8220;Poslovni Dnevnik&#8221; citon edhe ish ministrin malazez t\u00eb mjedisit Vuki\u00e7 Pulevi\u00e7 i cili flet p\u00ebr rreziqet q\u00eb paraqet ky projekt p\u00ebr marrdhanjet mes shteteve n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Gazeta kroate &#8220;Poslovni Dnevnik&#8221; i kthehet k\u00ebtij argumenti edhe n\u00eb numrin e saj t\u00eb dat\u00ebs 16 prill. Titulli asht: &#8220;A ka nevoj\u00eb Kroacia me bashk\u00ebpunue p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nukleares n\u00eb Shqipni?&#8221;. Citohet Goran Grani\u00e7 i Intitutit Hrvoje Pozhar: &#8220;Para marrveshtjes duhet me sqarue edhe reduktimin e gaznave ndot\u00ebse&#8221;.<\/p>\n<p>Mandej citohet edhe specialisti i fizik\u00ebs b\u00ebrthamore Ton\u010di Tadi\u0107, q\u00eb shprehet: &#8220;Tash p\u00ebr tash s&#8217;e dijm\u00eb se kush do t\u00eb financoj\u00eb projektin e nuk jan\u00eb ba t\u00eb njohtuna as detajet e tij. Kurse k\u00ebshilltari Davor \u0160tern thot\u00eb: &#8220;Kroacia ka nevoj\u00eb p\u00ebr energji, duhet nd\u00ebrtue centrali, por duhet me gjet\u00eb vendin se ku me e ba&#8221;.<\/p>\n<p>Por citimi ma interesant asht ai i fjal\u00ebve t\u00eb ambasadorit shqiptar n\u00eb Kroaci, P\u00ebllum Qazimi, i cili thot\u00eb shprehimisht: &#8220;Projekti do t\u00eb ishte me leverdi jo vet\u00ebm p\u00ebr Kroacin\u00eb dhe Shqipnin, por edhe p\u00ebr krejt rajonin&#8221; (&#8216;Projekt bi bio koristan ne samo za Hrvatsku i Albaniju nego za cijelu regiju&#8217; &#8211; Pelumb \u0106azimi, albanski veleposl. u RH).<\/p>\n<p>P\u00ebrpara k\u00ebtyne pohimeve kaq t\u00eb qarta, cili qytetar shqiptar mundet ende me i besue qeveris\u00eb s\u00eb Nastradin rren\u00ebs?<\/p>\n<p>Qeveria e t\u00eb paaft\u00ebve dhe e t\u00eb korruptuem\u00ebve mundohet pa pushim me ua mbush\u00eb mendjen shkodran\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve se tek ne gjanat po ecin sahat. Po ecin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si sahat. Kena nji politik\u00eb q\u00eb ngjet me nji sahat drunit, akrepat e s\u00eb cil\u00ebs i l\u00ebvizin t\u00eajat dhe krymbat q\u00eb kan\u00eb ba folen\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Shkodra ka votue p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite, dhe ka ba mir\u00eb. Por &#8220;demokracia&#8221; nuk e ka dasht\u00eb Shkodr\u00ebn, e ka p\u00ebrdor\u00eb dhe e ka p\u00ebrbuz\u00eb si t\u00eb ishte nji lavire, e ky central b\u00ebrthamor asht shenj i k\u00ebsaj p\u00ebrbuzje.<\/p>\n<p>Si mundet me shp\u00ebtue Shkodra e Shqipnia prej ortekut t\u00eb plehnave q\u00eb ka mbulue politik\u00ebn shqiptare sot dhe po don me vorros edhe ket\u00eb qytet?<\/p>\n<p>E vetmja mund\u00ebsi, p\u00ebr ata q\u00eb besojm\u00eb n\u00eb mjetet demokratike, asht me mendue se vota e ardhshme mundet me shenjue o fundin e Shkodr\u00ebs ose nji shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8211; n\u00eb qoft\u00eb se prej pushtetit do t\u00eb largohen rrencak\u00ebt dhe t\u00eb korruptuemit, mafiozat e anti-trasparenc\u00ebs dhe ata q\u00eb e p\u00ebrdorin shtetin deri edhe p\u00ebr me shpif\u00eb pran\u00eb qeverive t\u00eb hueja p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nuk miratojn\u00eb posht\u00ebrsinat q\u00eb po dalin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb prill 2009, pak koh\u00eb pas vizit\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb Zagreb. At\u00eb muaj lajmet p\u00ebr marr\u00ebveshjen Berisha-Sanader mbi nj\u00eb central atomik n\u00eb Shkod\u00ebr me konsulenc\u00eb kroate u botuan n\u00eb shum\u00eb media t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr pati shqet\u00ebsim dhe mbledhje firmash kund\u00ebr centralit. Pas k\u00ebsaj, Berisha doli dhe p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi lajmet duke deklaruar se i ka p\u00ebrhapur Edi Rama dhe se nuk kishte asnj\u00eb marr\u00ebveshje me Sanaderin p\u00ebr central n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8220;Cili kryetar opozite \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb krijon trillime dhe i paraqet ato si alternativa dhe shkon n\u00eb Shkod\u00ebr dhe thot\u00eb nuk do t\u00eb lejojm\u00eb nd\u00ebrtimin e kujt, t\u00eb hi\u00e7it?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb them gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb, ve\u00e7se fale Zot p\u00ebr ato q\u00eb b\u00ebn&#8230;&#8221;, -u shpreh Berisha, por fjal\u00ebt e tij rezultuan s\u00ebrish jo t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb num\u00ebr i madh autoritetesh shtet\u00ebrore t\u00eb vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira, si Kroacia, Mali i Zi, Greqia etj, u cituan t\u00eb flisnin rreth marr\u00ebveshjes n\u00eb mediat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri si gjithmon\u00eb, shoq\u00ebria u cil\u00ebsua s\u00ebrish si e &#8220;padenj\u00eb&#8221; p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat e firmave qeveritare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardian Ndreca, 11.12.2010 N\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrdoret nji fjal\u00eb e urt\u00eb: &#8220;Te dhandrri han\u00eb e pin\u00eb, te nusja gja nuk din\u00eb&#8221;. Kur nji pun\u00eb bahet pa dijenin\u00eb e t\u00eb interesuemit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e politik\u00ebs quhet &#8220;munges\u00eb transparence&#8221; domethan\u00eb se di\u00e7ka e ndyt\u00eb, madje shum\u00eb e ndyt\u00eb mshehet mbrapa. Populli i Shkodr\u00ebs nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5196","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ardian Ndreca, 11.12.2010 N\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrdoret nji fjal\u00eb e urt\u00eb: &#8220;Te dhandrri han\u00eb e pin\u00eb, te nusja gja nuk din\u00eb&#8221;. Kur nji pun\u00eb bahet pa dijenin\u00eb e t\u00eb interesuemit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e politik\u00ebs quhet &#8220;munges\u00eb transparence&#8221; domethan\u00eb se di\u00e7ka e ndyt\u00eb, madje shum\u00eb e ndyt\u00eb mshehet mbrapa. Populli i Shkodr\u00ebs nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-11T22:44:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear\",\"datePublished\":\"2010-12-11T22:44:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/\"},\"wordCount\":2198,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/andreca.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/\",\"name\":\"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/andreca.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-11T22:44:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/andreca.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/andreca.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ardian Ndreca, 11.12.2010 N\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrdoret nji fjal\u00eb e urt\u00eb: &#8220;Te dhandrri han\u00eb e pin\u00eb, te nusja gja nuk din\u00eb&#8221;. Kur nji pun\u00eb bahet pa dijenin\u00eb e t\u00eb interesuemit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e politik\u00ebs quhet &#8220;munges\u00eb transparence&#8221; domethan\u00eb se di\u00e7ka e ndyt\u00eb, madje shum\u00eb e ndyt\u00eb mshehet mbrapa. Populli i Shkodr\u00ebs nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-11T22:44:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear","datePublished":"2010-12-11T22:44:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/"},"wordCount":2198,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/","name":"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg","datePublished":"2010-12-11T22:44:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/andreca.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-sanader-shkodra-dhe-centrali-nuklear\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha-Sanader, Shkodra dhe centrali nuklear"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5196\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}