{"id":5185,"date":"2013-11-10T22:24:44","date_gmt":"2013-11-10T21:24:44","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5185"},"modified":"2013-11-10T22:24:44","modified_gmt":"2013-11-10T21:24:44","slug":"si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/","title":{"rendered":"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/2011\/12\/14\/%E2%80%9Csi-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-se-ne-dhjetor-%E2%80%9890-me-ndihmen-e-76-pedagogeve%E2%80%9D\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\"><strong>Panorama<\/strong><\/a>, <em>14 Dhjetor 2011<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Azemi - Berisha - Gramozi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg\" width=\"300\" \/><i>AZEM HAJDARI, SALI BERISHA DHE GRAMOZ PASHKO NE DHJETOR 1990<\/i><\/p>\n<p>Bislim Ahmetaj mbledh d\u00ebshmitar\u00ebt e r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u201cKy lib\u00ebr, i pari me rr\u00ebfime origjinale q\u00eb mbush boshll\u00ebqet e krijuara n\u00eb histori\u201d P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer grahmat e fundit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nisjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re, pluralizmin politik. Duket se nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, pasi p\u00ebr t\u00eb grupuar protagonist\u00ebt e dhjetorit \u201990, u desh\u00ebn plot dy dekada. Por prej pak dit\u00ebsh, ata gjenden n\u00eb librin me titull \u201cDhjetor \u201890\u2033, ku tregojn\u00eb sipas fjalis\u00eb s\u00eb thjesht\u00eb \u201c\u2026Mbaj mend\u201d. Nj\u00eb vep\u00ebr e rrall\u00eb, me 50 autor\u00eb, por q\u00eb bashkimin e rr\u00ebfimeve ia kan\u00eb \u201cbesuar\u201d nj\u00ebrit prej tyre, Bislim Ahmetajt. Q\u00eb nga Aleksand\u00ebr Meksi, Besnik Mustafaj, Edmond Tupja, Fatos Kongoli, Eduard Zaloshnja, Kujtim \u00c7ashku, Gazmend Oketa, Shaban Memia, Tritan Shehu, Arben Demeti etj. kan\u00eb hedhur n\u00eb let\u00ebr kujtime dhe refleksione nga ato ngjarje; dikush n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paksa letrare e dikush tjet\u00ebr vet\u00ebm kronoligjikisht.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta nga koha dhe terreni q\u00eb sjellin ata, pa u manipuluar. \u201cMe botimin e k\u00ebtij libri, nuk do t\u00eb mund t\u00eb thuhet m\u00eb se \u201cp\u00ebr dhjetorin e \u201990-s \u00ebsht\u00eb shkruar pak dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore\u201d. Faqet e tij e mbushin boshll\u00ebkun e krijuar, karakterin fragmentar t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb dh\u00ebna aty-k\u00ebtu n\u00eb faqet e periodikut apo ekranet e kaltra\u201d, thot\u00eb Bislim Ahmetaj p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, shkrimtari dhe d\u00ebshmitari q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur mbledhjen e 49 bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Bislim Ahmetaj\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/bislim_ahmetaj_grupimi_dhjetor90.jpg\" width=\"300\" \/><strong>Bislim Ahmetaj, kryetar i Grupimit \u201cDhjetor \u201890\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Si kryetar i grupimit \u201cDhjetor \u201890\u2033, ky lib\u00ebr duket se i sh\u00ebrben atij si protagonist, por edhe idealeve politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. N\u00ebp\u00ebr 400 faqet dokumentohen qindra emra real\u00eb q\u00eb kontribuuan p\u00ebr rr\u00ebzimin e komunizmit, por paralelisht evidentohen mashtruesit, heronjt\u00eb e rrem\u00eb, ata q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb kontribut me vet\u00ebdeklarime. \u201cIdeja p\u00ebr t\u2019i shkruar kujtimet e mia p\u00ebr L\u00ebvizjen Studentore, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur asnj\u00ebher\u00eb e larg\u00ebt. Pas kaq vitesh, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta revizionuar historin\u00eb, p\u00ebr t\u2019i paraqitur shpesh protagonist\u00ebt si figura t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, apo edhe m\u00eb keq, kur sheh vet\u00eb dhunuesit e liris\u00eb duke u shitur si sjell\u00ebs t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb shkrimi i kujtimeve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb akt personal, por nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi qytetare.<\/p>\n<p>U jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij libri edhe nga nj\u00eb pik\u00ebpamje tjet\u00ebr: iu p\u00ebrmbajt\u00ebn angazhimit p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb kujtime e refleksione dhe jo komente denigruese, shprehje t\u00eb inateve e m\u00ebrive t\u00eb m\u00ebvonshme, apo t\u00eb m\u00ebhershme politike. Ftesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pa p\u00ebrjashtim dhe pa dallim t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb L\u00ebvizjes studentore, pa asnj\u00eb paragjykim lidhur me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb nj\u00ebrit, apo tjetrit\u201d, shprehet Ahmetaj. M\u00eb posht\u00eb, ne kemi p\u00ebrzgjedhur disa prej kujtimeve t\u00eb tij prej protagonisti n\u00eb librin q\u00eb vjen n\u00ebn stamp\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cMileniumi i ri\u201d. Duke qen\u00eb se ngjarjet kryesore t\u00eb dhjetorit \u201990 p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb njohura, ne ve\u00e7uam kat\u00ebr episode. Sa njer\u00ebzor\u00eb, aq edhe d\u00ebshmues.<\/p>\n<p>Nga sjelljet e njer\u00ebzve pas arratisjes s\u00eb Ismail Kadares\u00eb, tensionet e pedagog\u00ebve n\u00ebp\u00ebr universitete, an\u00ebtar\u00ebsimet e para, e deri te krijimi i ark\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Gjithsej, 17.500 lek\u00eb, t\u00eb mbledhura kryesisht nga dhurimet n\u00eb monedha t\u00eb student\u00ebve! Arratisja e Kadares\u00eb Linja Tiran\u00eb-ILB (Instituti i Lart\u00eb Bujq\u00ebsor) ishte gjithnj\u00eb e tejmbushur, sidomos n\u00eb oraret e m\u00ebngjesit, kur student\u00eb, pedagog\u00eb dhe personel, shtypeshin n\u00ebp\u00ebr autobus\u00ebt fizarmonik\u00eb si t\u00eb ishin thas\u00eb t\u00eb mbushur me byj. Ajo linj\u00eb ishte m\u00eb e persekutuara nd\u00ebr linjat urbane t\u00eb Tiran\u00ebs. Kur zbrisnim, na dukej sikur kishim ardhur nga Tropoja apo Tepelena dhe jo nga Tirana, q\u00eb ishte af\u00ebrsisht 6 km. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb data 27 dhjetor.<\/p>\n<p>Tirana ziente nga deklarimet e nj\u00eb nate apo dy m\u00eb par\u00eb t\u00eb arratisjes s\u00eb shkrimtarit Ismail Kadare. E nj\u00ebjta klim\u00eb ishte dhe n\u00eb autobusin ku isha un\u00eb. Kur u sistemova pak m\u00eb mir\u00eb dhe po mundohesha t\u00eb mbahesha diku, syt\u00eb e mi u ndesh\u00ebn me syt\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb Kadares\u00eb. Kadria, nj\u00eb grua e pak\u00ebt sa nj\u00eb grusht, punonte redaktore n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Propagand\u00ebs Bujq\u00ebsore n\u00eb ILB. Vendi rreth e rrotull saj ishte i lir\u00eb, sikur ajo t\u00eb ishte \u201ce prekur\u201d. Ia kishin kthyer shpin\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. Ajo, pas atij v\u00ebshtrimi t\u00eb ngroht\u00eb e miq\u00ebsor q\u00eb mori prej meje, s\u00ebrish i zhyti syt\u00eb n\u00eb flet\u00ebt e grisura t\u00eb fizarmonik\u00ebs s\u00eb autobusit. Iu afrova, ia vura dor\u00ebn n\u00eb sup dhe i thash\u00eb: \u201cMos u b\u00ebj merak nga kjo m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje e koleg\u00ebve, se ti prap\u00eb se prap\u00eb je motra e shkrimtarit t\u00eb madh. Do t\u00eb kaloj\u00eb shpejt kjo gjendje!\u201d. Syt\u00eb e saj u mbush\u00ebn me drit\u00eb. Nj\u00eb diell vezullues ia mb\u00ebshtolli krejt fytyr\u00ebn. Un\u00eb e kisha provuar n\u00eb kurrizin tim k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sjelli posht\u00ebruese m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb e praktikonin, sesa p\u00ebr ata q\u00eb e p\u00ebsonin. Ajo ma shtr\u00ebngoi dor\u00ebn fort, duke m\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb ngroht\u00ebsi dhe mir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjest i vog\u00ebl solidariteti nga ana ime, por q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb miq q\u00eb at\u00ebher\u00eb. Se \u00e7far\u00eb mendonin t\u00eb tjer\u00ebt, nuk m\u00eb interesonte. Kat\u00ebr detaje dhe kat\u00ebr personazhen\u00eb ILB I pari me pedagogen e filozofis\u00eb, znj. Zana Bufi, e shoqja e ish-kryeministrit Ylli Bufi. Plenumet e \u201cliberalizimit\u201d apo t\u00eb shthurjes s\u00eb socializmit krijues t\u00eb Ramiz Alis\u00eb kishin shpikur mendimin ndryshe. Apo si t\u00eb thuash, shfaqjen e mendimit t\u00eb lir\u00eb, pa pasoja. Seminaret e or\u00ebve t\u00eb filozofis\u00eb ishin liberalizuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase dhe n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, un\u00eb po i p\u00ebrgjigjesha nj\u00eb pyetjeje kreative t\u00eb znj. Bufi: \u201cCila filozofi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr popullin ton\u00eb?\u201d. Kjo ishte pak a shum\u00eb pyetja, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjigjja ime ishte e atill\u00eb: \u201cNe, teorikisht jemi marksist\u00eb-leninist\u00eb, realisht jemi ekzistencialist\u00eb, pasi po jetojm\u00eb n\u00eb kushtet e mbijetes\u00ebs ekonomike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas mendimit tim, duhet t\u00eb jemi pragmatist\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha burimet e mundshme p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d. Edhe pse pjes\u00ebs teorike n\u00eb lib\u00ebr i isha p\u00ebrgjigjur relativisht mir\u00eb, p\u00ebrgjigjja ime u nd\u00ebshkua me not\u00ebn kat\u00ebr. Nj\u00eb tjet\u00ebr episod ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pedagogun Stefan Ko\u00e7ollari, t\u00eb birin e Sotir Ko\u00e7ollarit, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte kryetar i Bashkimeve Profesionale. Profesor Stefi na jepte l\u00ebnd\u00ebn e Socializmit, por ishte natyr\u00eb njer\u00ebzore dhe liberale. Th\u00ebrriste shpesh dik\u00eb nga ne dhe i thoshte q\u00eb ta b\u00ebnim m\u00ebsimin te Korpusi, se \u201cnuk e merr kush vesh q\u00eb nuk e kemi zhvilluar or\u00ebn e m\u00ebsimit\u201d. Ka ndodhur t\u00eb ma thot\u00eb edhe mua q\u00eb \u201csocializmi ka d\u00ebshtuar si filozofi, por meq\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb program m\u00ebsimor dhe duhet ta b\u00ebjm\u00eb, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur e b\u00ebjm\u00eb\u201d. Ka qen\u00eb pranvera e vitit 1990.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, na mblodhi n\u00eb klas\u00eb dhe na pyeti se \u00e7far\u00eb notash d\u00ebshironim q\u00eb t\u00eb na vinte. Lek\u00ebt e para n\u00eb ark\u00ebn e PD-s\u00eb Partia ishte themeluar, selia e saj ishte ende te godina nr.15. Partis\u00eb son\u00eb i mungonte gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 idealizmit shpres\u00ebs, vullnetarizmit dhe d\u00ebshir\u00ebs pa kufi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka legale, q\u00eb dit\u00ebt n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb merrnin fund. PPSH-ja edhe pse qeveriste, e kishte humbur plot\u00ebsisht pushtetin moral. Ne ishim t\u00eb par\u00ebt, ne respektoheshim dhe shiheshim me adhurim dhe admirim pa kufi nga qytetar\u00ebt, njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, por edhe nga pedagog\u00ebt dhe shefat e fakultetit. Edhe m\u00eb konservator\u00ebt ishin strukur dhe shnd\u00ebrruar n\u00eb l\u00ebtyra servile. Partia Demokratike kishte nevoj\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka, por m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr mjetet financiare.<\/p>\n<p>Ishte dit\u00eb rrogash n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Bujq\u00ebsor dhe s\u00eb bashku me Evis Havarin, me nj\u00eb fletore me katror\u00eb, kishim z\u00ebn\u00eb prit\u00eb ngjitur me zyr\u00ebn e llogaris\u00eb, ku pedagog\u00ebt dhe stafi ndihm\u00ebs i Fakultetit t\u00eb Veterinaris\u00eb merrte rrogat. List\u00ebs i printe emri i Evis Havarit, pastaj vinte emri im. Ne t\u00eb dy kishim v\u00ebn\u00eb nga 250 lek\u00eb, deri n\u00eb or\u00ebn 12:00. Fletorja jon\u00eb sh\u00ebnonte 76 emra dhe shuma e mbledhur ishte 17.500 lek\u00eb. U ngjit\u00ebm n\u00eb Qytetin Studenti, n\u00eb qytetin ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb. Merita Zaloshnja ishte financiere, llogaritarja, ark\u00ebtarja dhe gjith\u00e7ka q\u00eb lidhej me financat e Partis\u00eb Demokratike. I kemi dor\u00ebzuar parat\u00eb. Ajo shum\u00eb prej 17.500 lek\u00ebsh hapi ark\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike! Mor\u00ebm edhe nj\u00eb mandat pagese, t\u00eb cil\u00ebn ia besova Evisit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk e pash\u00eb m\u00eb as fletoren dhe as mandatin. Koha, pakujdesia\u2026! Radha p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb donacione po shtohej.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"50 autor\u00ebt e librit Dhjetor '90\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/50autore_libri_dhjetor90.jpg\" width=\"500\" \/><br \/>\n<em>Ata ishin tre\u2026 N\u00eb librin e Bislim Ahmetajt me titull \u201cDhjetor \u201890\u2033 bien n\u00eb sy edhe tre emra, si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj kohe, Azem Hajdari, Arben Broci dhe Avdyl Matoshi. Teksa i lexon n\u00eb kopertin\u00eb, duket e \u00e7uditshme pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me kujtime dhe refleksione, pasi si\u00e7 dihet, kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb. E megjithat\u00eb, ata jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb origjinale. Me nga nj\u00eb foto dhe citat, t\u00eb th\u00ebn\u00eb prej tyre. Jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb faqet e k\u00ebtij libri, si\u00e7 qe edhe roli i tyre n\u00eb ato ngjarje historike.<\/em><\/p>\n<p>Nuk m\u00eb hiqet kurr\u00eb nga mendja nj\u00eb \u00e7ift i moshuar. P\u00ebrmes emocionesh shum\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb thella dhan\u00eb 500 lek\u00eb. Qen\u00eb prind\u00ebrit e Dorian Nepravisht\u00ebs, i cili shkruante p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cStudenti\u201d. Regjistrimi i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb fletore 4-lek\u00ebshe Ilir Dema, pedagog informatike, jepte m\u00ebsim te Fakulteti i Shkencave dhe i Veterinaris\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishte dhe informaticien i nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore \u201c17 N\u00ebntori\u201d. Kompjuter\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin t\u00eb rrall\u00eb. Q\u00eb Gramoz Pashko kishte nj\u00eb kompjuter dhe q\u00eb me at\u00eb ishte shkruar dhe shtypur programi minimal i Partis\u00eb Demokratike, e kishte marr\u00eb vesh gjith\u00eb Tirana. Por edhe NB \u201c17 N\u00ebntori\u201d kishte nj\u00eb kompjuter t\u00eb fuqish\u00ebm dhe po t\u00eb till\u00eb e kishte dhe printerin. P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs kemi printuar programe t\u00eb PD-s\u00eb, plot 300 cop\u00eb, me nga 4 faqe.<\/p>\n<p>I printonim, i lidhnim. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes kemi shkuar te selia e PD-s\u00eb, e vendosur n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFortuzi\u201d, n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb. N\u00eb hollin e madh t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb gjet\u00ebm Arben Imamin. I lam\u00eb programet dhe shkuam p\u00ebr t\u00eb krijuar seksionin e PD-s\u00eb te \u201cserrat\u201d, aty ku sot \u00ebsht\u00eb mbikalimi i madh n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs. Iliri m\u00eb prezantoi me nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb madh t\u00eb partis\u00eb. Shum\u00ebkush n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb para \u00ebsht\u00eb pajisur me nj\u00eb dokument nga Azem Hajdari, q\u00eb autorizonte propagandimin e programit dhe krijimin e PD-s\u00eb. Un\u00eb kisha privilegjin t\u00eb isha i pajisur me k\u00ebt\u00eb autorizim. Na prisnin t\u00eb pakt\u00ebn 100 pun\u00ebtor\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, koh\u00ebt rrodh\u00ebn rr\u00ebmujsh\u00ebm dhe gati asnj\u00ebher\u00eb nuk na u dha rasti t\u00eb ritakoheshim me ata njer\u00ebz. Ata m\u00eb pyesnin, un\u00eb jepja p\u00ebrgjigje. Sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb sofistikuar dhe sa shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb larguar qytetarit politika e sotshme!<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb hynim n\u00eb debate, flisnim me pasion, mbronim programin ton\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, u thoshim njer\u00ebzve q\u00eb edhe ne nuk dinim ende shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb koha do t\u00eb na i m\u00ebsonte n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb ne i garantonim: se kurr\u00eb nuk do t\u2019i persekutonim , t\u00eb d\u00ebnonim njer\u00ebzit p\u00ebr arsye politike, apo q\u00eb nuk do t\u2019i linim njer\u00ebzit t\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjenin at\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb e arsyeshme dhe m\u00eb e favorshme q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebnin jet\u00ebn e tyre. T\u2019u thoshe njer\u00ebzve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb dielave nuk do t\u00eb kishte m\u00eb aksione, por do t\u00eb pushonin n\u00eb sht\u00ebpi me familjen, dukej e pabesueshme. Nejse, u dhash\u00eb p\u00ebrgjigje sa munda atyre pak pyetjeve q\u00eb m\u2019u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr programin minimal t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb prezantuam. Ende nuk kishte dokumente partie, ndaj regjistrimin e an\u00ebtar\u00ebve e b\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb fletore 4-lek\u00ebshe, me katror\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb pakt\u00ebn 100 pjes\u00ebmarr\u00ebs, n\u00eb at\u00eb takim u regjistruan si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb 35 veta. Duke u larguar, d\u00ebgjuam nj\u00eb pun\u00ebtor q\u00eb po tallej me nj\u00eb shokun e vet: \u201cTi pa ikur akoma nga partia e vjet\u00ebr, u rrase n\u00eb t\u00eb ren\u00eb\u2026!\u201d. Fenomen q\u00eb ndodhte shpesh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb dark\u00eb, list\u00ebn ia dor\u00ebzova Azem Hajdarit n\u00eb zyr\u00ebn e tij, n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb selis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFortuzi\u201d. M\u00eb pas, nga k\u00ebto lista kemi dor\u00ebzuar p\u00ebrdit\u00eb. Si njeri i aksionit politik n\u00eb terren, un\u00eb nuk merrja vesh se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me to, ku p\u00ebrfundonin, ai i regjistronte njeri, ai i ruanin diku apo jo. Mbledhja e par\u00eb te \u201cserrat\u201d m\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje si nj\u00eb ngjarje q\u00eb m\u00eb mbush plot emocione dhe nostalgji p\u00ebr at\u00eb dhjetor t\u00eb ngroht\u00eb, t\u00eb cilit i dhuruam gjith\u00eb forc\u00ebn, dijen dhe energjin\u00eb ton\u00eb. Ai ua ktheu me bujari shqiptar\u00ebve: na shnd\u00ebrroi n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Panorama, 14 Dhjetor 2011 AZEM HAJDARI, SALI BERISHA DHE GRAMOZ PASHKO NE DHJETOR 1990 Bislim Ahmetaj mbledh d\u00ebshmitar\u00ebt e r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u201cKy lib\u00ebr, i pari me rr\u00ebfime origjinale q\u00eb mbush boshll\u00ebqet e krijuara n\u00eb histori\u201d P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer grahmat e fundit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Panorama, 14 Dhjetor 2011 AZEM HAJDARI, SALI BERISHA DHE GRAMOZ PASHKO NE DHJETOR 1990 Bislim Ahmetaj mbledh d\u00ebshmitar\u00ebt e r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u201cKy lib\u00ebr, i pari me rr\u00ebfime origjinale q\u00eb mbush boshll\u00ebqet e krijuara n\u00eb histori\u201d P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer grahmat e fundit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-11-10T21:24:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019\",\"datePublished\":\"2013-11-10T21:24:44+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-10T21:24:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\"},\"wordCount\":2337,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\",\"name\":\"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg\",\"datePublished\":\"2013-11-10T21:24:44+00:00\",\"dateModified\":\"2013-11-10T21:24:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Panorama, 14 Dhjetor 2011 AZEM HAJDARI, SALI BERISHA DHE GRAMOZ PASHKO NE DHJETOR 1990 Bislim Ahmetaj mbledh d\u00ebshmitar\u00ebt e r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u201cKy lib\u00ebr, i pari me rr\u00ebfime origjinale q\u00eb mbush boshll\u00ebqet e krijuara n\u00eb histori\u201d P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer grahmat e fundit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-11-10T21:24:44+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019","datePublished":"2013-11-10T21:24:44+00:00","dateModified":"2013-11-10T21:24:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/"},"wordCount":2337,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/","name":"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg","datePublished":"2013-11-10T21:24:44+00:00","dateModified":"2013-11-10T21:24:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/pd_21_vjetori.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-i-mblodhem-parate-per-arken-e-pd-ne-dhjetor-90-me-ndihmen-e-76-pedagogeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u2018Si i mblodh\u00ebm parat\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e PD n\u00eb Dhjetor \u201890 me ndihm\u00ebn e 76 pedagog\u00ebve\u2019"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5185"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5185"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5185\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}