{"id":5175,"date":"2010-12-11T08:31:49","date_gmt":"2010-12-11T07:31:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5175"},"modified":"2010-12-11T08:31:49","modified_gmt":"2010-12-11T07:31:49","slug":"poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/","title":{"rendered":"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg\" alt=\"\" title=\"Ndue Ukaj\" width=\"150\" class=\"alignright size-full wp-image-4218\" \/><\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebrsia shqipe, e cila krijohet n\u00eb diaspor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dimension me r\u00ebnd\u00ebsi, brendap\u00ebrbrenda korpusit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Mbase, ashtu si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr, let\u00ebrsia shqipe e cila kultivohet jasht\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare, q\u00eb n\u00eb terminologjin\u00eb letrare zakonisht em\u00ebrtohet si let\u00ebrsi e krijuar n\u00eb diaspor\u00eb, tanim\u00eb, n\u00eb kultur\u00ebn e shkrimit shqip p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fenomen me r\u00ebnd\u00ebsi letrare dhe kulturore.<\/p>\n<p>Kjo let\u00ebrsi, me trajtat e ve\u00e7anta dhe diskursin specifik, p\u00ebr\u00e7on dukuri dhe tema specifike letrare, ashtu sikurse edhe mesazhe q\u00eb bartin pesh\u00ebn e r\u00ebnd t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb atdheut, t\u00eb k\u00ebsaj Itake t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb shtegtim t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs gjenden p\u00ebrher\u00eb krijuesit t\u00eb kudo ndodhur. Prandaj, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo Itak\u00eb, e cila b\u00ebhet muz\u00eb frym\u00ebzimi p\u00ebr shum\u00eb shkrimtar\u00eb ane e k\u00ebnd rruzullit. Dhe sidomos p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb saj, p\u00ebr ata q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb poet\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebndejpari, k\u00ebt\u00eb let\u00ebrsi e karakterizon nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e dyfisht\u00eb, ajo e t\u00eb jetuarit jasht\u00eb atdheut, jet\u00eb kjo q\u00eb i b\u00ebn krijuesit gjithher\u00eb t\u00eb gjenden n\u00eb shtegtim drejt\u00eb Itak\u00ebs, me reminishenca, evokime; dhe tjetra, dhembje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn malli p\u00ebr rikthim n\u00eb origjin\u00eb-dhembje kjo e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme dhe universale. Nga ky korpus sasior dhe cil\u00ebsor letrar, kemi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb autor\u00ebsh q\u00eb tanim\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb letrat shqipe dhe e pasurojn\u00eb at\u00eb, sikund\u00ebr n\u00eb planin poetik, po ashtu edhe n\u00eb at\u00eb tematik. Zaten, let\u00ebrsia shqipe p\u00ebrgjat\u00eb gjitha fazave t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj, ka pasur nj\u00eb hallk\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, let\u00ebrsin\u00eb e krijuar n\u00eb diaspor\u00eb, prej s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb dal emrat eminente t\u00eb saj q\u00eb ndrisin panteonin e let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p><strong>Tipologjia e poezis\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Autori i p\u00ebrmbledhjes me poezi \u201cZjarri n\u00eb duart e mija\u201d, Remzi Basha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga emrat e shumt\u00eb, i cili e kultivon let\u00ebrsin\u00eb shqipe n\u00eb diaspor\u00eb, respektivisht n\u00eb Suedi, ku \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve n\u00eb rrethin ku jeton. Ky autor\u00eb, e shkruan me pasion poezin\u00eb, mir\u00ebpo edhe proz\u00ebn dhe publicistik\u00ebn. Nj\u00ebher\u00ebsh, ai njihet edhe si aktivist i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, n\u00eb Skandinavi.<\/p>\n<p>Ky poet dhe shkrimtar, autor\u00eb i disa v\u00ebllimeve poetike, bashkautor\u00eb i nj\u00eb romani, an\u00ebtar i shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve n\u00eb Suedi, vjen para lexuesit shqiptar me timbrin e nj\u00eb poezi q\u00eb p\u00ebrshkohet fund e krye, nga nj\u00eb pasion i fuqish\u00ebm p\u00ebr atdheun. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, poezia e tij komunikon nj\u00eb gjendje specifike letrare dhe estetike, q\u00eb buron dhe ngjizet nga konteksti kohor dhe kulturor ku subjekti krijues b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb. P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, shpeshher\u00eb edhe pasqyrim i koh\u00ebs s\u00eb tij, i tallazeve t\u00eb shqet\u00ebsuara t\u00eb njeriut t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb subjektit krijues, i cili n\u00eb tallazet e jet\u00ebs, sfidon koh\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebqijat me poezi.<\/p>\n<p>Poezia e Remiz Bash\u00ebs motivohet nga malli dhe dashuria p\u00ebr Atdheun, dy tema t\u00eb fuqishme, q\u00eb b\u00ebhen strumbullar paradigmatik i k\u00ebsaj poezie. Si t\u00eb k\u00ebtilla, k\u00ebto dy komponente t\u00eb pandashme, jan\u00eb si dy mushkri q\u00eb i japin frym\u00eb nj\u00eb trupi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebto dy koomponente etno-nacionale, brendap\u00ebrbrenda poetik\u00eb s\u00eb tij shfaqen her\u00eb si dhembje e her\u00eb si dashuri. S\u00eb pari, tematika dominamte poezis\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo e dhembjes, e dhembje ngase atdheu i subjektit krijues kishte fatin tragjik n\u00ebp\u00ebr histori, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr kalvare t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa s\u00eb dyti, at\u00ebher\u00eb kur shfaqet si dashuri, motivohet nga shpirti i fuqish\u00ebm komb\u00ebtar, sepse poetit atdheu i jep nder\u00eb, me q\u00ebndres\u00ebn, me personalitet e shumta, t\u00eb kalitura n\u00eb rrug\u00ebtimet e atdheut, q\u00eb p\u00ebr atdhe flijohen n\u00eb altarin e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Poezia e Remzi Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shkruar me dufin e shpirtit t\u00eb trazuar, prandaj ajo shquhet p\u00ebr emocionalitetin shp\u00ebrthyes, madje shpeshher\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrmasa tragjiciteti. Autori pasionin p\u00ebr poezin\u00eb e ka t\u00eb thundruar n\u00eb shpirt, i vlon n\u00ebp\u00ebr vargjet e tij, vargjet t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb mbushur a me dhembje e lot, mir\u00ebpo triumfalisht ngadh\u00ebnjen e mira, sepse vet\u00ebm libri i poezis\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ku urrejtja mungon, shprehet autori t\u00eb poezia, Libri i poezis\u00eb. N\u00eb fakt, i gjith\u00eb libri i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grishje, nj\u00eb thirrje, nj\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn, e cila sh\u00ebmb\u00ebllen m\u00eb librin e poezis\u00eb, ku urrejtja nuk ka vend.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, duke lexuar poezin\u00eb e Bash\u00ebs, lexuesi gjen dufin e fuqish\u00ebm t\u00eb autorit, i cili shpreh me p\u00ebrkushtim dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun dhe gjeografin e tij t\u00eb ndare, p\u00ebr vendlindjen dhe mallin e pashuar q\u00eb shkakton jeta prej m\u00ebrgimtari. N\u00eb realitet, poeti dashurin\u00eb p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij e ka t\u00eb madh, do t\u00eb thosha nj\u00eb lloj dashurie q\u00eb shkon deri n\u00eb adhurim p\u00ebr atdheun dhe historin\u00eb e tij, p\u00ebr vendlindjen e tij dhe heronjt\u00eb e tij, me t\u00eb cilat topika identifikohet poezia e tij fuqish\u00ebm dhe p\u00ebrcakton statusin letrar e ideor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, poezit\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr heronjt\u00eb e shumt\u00eb, p\u00ebr N\u00ebn\u00eb T\u00ebrez\u00ebn dhe ato p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb tematike n\u00eb vete me tipare specifike dhe trajta poetike specifike ideore. Poezia e Bash\u00ebs evokon koh\u00ebt, kujtimet, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb timbrin e artit poetik. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull n\u00eb poezin\u00eb \u201cKujtimet\u201d, poeti shp\u00ebrfaq besimin e patundur se kujtimet n\u00eb poezi marrin frym\u00eb dhe b\u00ebhen jet\u00eb, sepse: \u201cNuk vdesin\/ Jan\u00eb vrag\u00eb\/ I pikturon koha\/ I gur\u00ebzon poezi\u201d.<\/p>\n<p>Poeti Remzi Basha vargun e ka t\u00eb kondensuar. N\u00eb fakt, vargu i tij \u00ebsht\u00eb kryesisht i shkurt\u00ebr, nganj\u00ebher\u00eb i konstruktuar me rim\u00eb dhe rit\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm, sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb poezis\u00eb lirike tradicionale shqipe. Poezin\u00eb e tij e zot\u00ebrojn\u00eb figurat e krahasimit, t\u00eb cilat jan\u00eb ambientale, marrin jet\u00eb nga gjallesa shqiptare, nga imazhet e koh\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr rreth tij dhe shpeshher\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me imazhet e natyr\u00ebs, ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb gjendja poetike e autorit. Si\u00e7 e thash, krahasimet e zot\u00ebrojn\u00eb stilistik\u00ebn e vargjeve, nd\u00ebrsa ritmi poetik, nganj\u00ebher\u00eb i form\u00ebs tradicionale, si\u00e7 thot\u00eb edhe studiuesi Fatmir Tereziu e ofron poezin\u00eb e tij me lirik\u00ebn tradicionale shqiptare, e cila kryesisht \u00ebsht\u00eb e tipit lirik.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, lirizmi i poetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm, aq sa me t\u00eb drejt n\u00eb vler\u00ebsimin e tij Riza Lahi thot\u00eb se poeti i shkruan vendlindjes s\u00eb tij si nj\u00eb adoleshent q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri. K\u00ebt\u00eb mund t\u00eb gjejm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb poezin\u00eb e tij, e shembull dometh\u00ebn\u00ebs paraqitet te poezia \u201cStina e dhembjeve\u201d, ku poeti k\u00ebndon me hovet e shpirtit plot\u00eb pasion munges\u00ebn e atdheut: \u201cEpo \u00e7do koh\u00eb ka dhembjet e veta\/ Ve\u00e7 kjo e imja s\u2019ka kalim\/ N\u00eb kalendar\u00ebt e pik\u00eblluar.<\/p>\n<p>Poezia e Bash\u00ebs shpreh t\u00ebr\u00eb dufin e njeriut t\u00eb dashuruar p\u00ebr poezin\u00eb, prej s\u00eb cil\u00ebs shkreptijn\u00eb magjit\u00eb e fjal\u00ebs poetike, magjit\u00eb e shkrimit, q\u00eb i perceptojn\u00eb dhembshurisht vet\u00ebm poet\u00ebt. N\u00ebp\u00ebr net\u00ebt e zeza, ku vetmia t\u00eb sfilit n\u00eb rrethin e pafundm\u00eb t\u00eb dhembjeve, poeti Basha k\u00ebndon se \u201cVet\u00ebm poet\u00ebt\/ Q\u00eb shohin agun l\u00ebngsh\u00ebm\/ At\u00eb agun e bardh\u00eb\/ Pa \u00ebndrra\/ Pa gjum\u00eb\/ Ata jan\u00eb gjall\u00eb\/ Me dhimbjet e p\u00ebrhershme\u201d (Poezia, Nat\u00eb). K\u00ebto vargje t\u00eb bukura, asociojn\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb tendosur frym\u00ebzimi, ku poeti me muz\u00ebn e tij t\u00eb frym\u00ebzimit, me magjin\u00eb e vargjeve dhe figurave, sfidon dhembjet e p\u00ebrhershme, ato dhembje q\u00eb n\u00eb trajtat m\u00eb dramatike i p\u00ebrjetojn\u00eb poet\u00ebt, k\u00ebta orakuj t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb zjarrin e brendsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, duke lexuar poezin\u00eb e Remzi Bash\u00ebs, mund t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se shtegtimi lirik\u00eb, drejt\u00eb Itak\u00ebs s\u00eb munguar t\u00eb autorit, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrfut\u00ebn sentimente, ndjenja dhe perceptime t\u00eb gjithfarshme, b\u00ebhet lajtmotiv p\u00ebrshkues i k\u00ebsaj poezie, q\u00eb endet fund e krye n\u00eb gjith\u00eb poezin\u00eb e tij. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky motivim dhe kjo topik\u00eb letrare q\u00eb e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi specifike, n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb, si nj\u00eb tipar tematik q\u00eb determinon edhe kodet e ligj\u00ebrimit dhe diskursin lirik\u00eb. Poezia e Bash\u00ebs korrespondon fuqish\u00ebm me dhembjet nacionale, prandaj b\u00ebhet pikturim i tyre, n\u00eb forma e perceptime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Prandaj, vargjet dominante t\u00eb k\u00ebsaj poezie, nd\u00ebrtojn\u00eb relacione me dhembjen e njeriut q\u00eb ka humbur Itak\u00ebn, apo jeta prej emigranti e sfilit, sikur del, me nuanca dramatike, n\u00eb poezin\u00eb Larg teje, ku n\u00ebp\u00ebrmjet krahasimeve dhe vargjeve lakonike, jepet imazhi i nj\u00eb dhembje, p\u00ebrmasat e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb universale, jan\u00eb t\u00eb tejkoh\u00ebshme, jan\u00eb drith\u00ebmuese. Subjekti krijues, sh\u00ebnjon koh\u00ebn n\u00eb shtegtim drejt\u00eb Itak\u00ebs, me figura t\u00eb gjetura dhe trajta adapte stilistike, si\u00e7 jan\u00eb vjeshta, ikja e zogjve, etj, q\u00eb korrespondojn\u00eb fuqish\u00ebm me gjendjen e tij t\u00eb brendshme subjektive:<\/p>\n<p>\u201cNet\u00ebt po ikin ngadal\u00eb\/ P\u00ebrbirohen mes syve t\u00eb mij\u00eb\/ Po ikin edhe zogjt\u00eb\/ Po ikin pakthim\/ Tashm\u00eb jam b\u00ebr\u00eb vjesht\u00eb\/ Po me bien dhe gjethet\/ Dhe shirat m\u00eb rrahin\/ Si p\u00ebr inat\/ Gur\u00ebt m\u00eb digjen\/ Rreh e rrotull meje\/ Asnj\u00eb far\u00eb mendimi\/ Shpres\u00ebn nuk ma zgjat\/ Kur jam larg teje.\u201d<\/p>\n<p>Kjo larg\u00ebsi fizike, b\u00ebhet edhe shenj\u00eb e sh\u00ebnjues letrare. Dhe si e till\u00eb, l\u00ebviz\u00eb n\u00eb poezi dhe b\u00ebhet shenj\u00eb e motivueshme poetike, sepse poetit i mungojn\u00eb atdheu dhe liria, k\u00ebsisoj n\u00eb vargun e tij shp\u00ebrthen me t\u00ebr\u00eb hovin e shpirtit, pasioni p\u00ebr k\u00ebto dy dashuri, q\u00eb shtresohen n\u00eb poezi, n\u00eb variante e forma t\u00eb ndryshme, si komponent\u00eb t\u00eb shpirti t\u00eb apasionuar p\u00ebr jet\u00ebn, lirin\u00eb, dashurin\u00eb dhe atdheun. P\u00ebr ta sforcuar diskursin lirik\u00eb, i cili shp\u00ebrthen hovsh\u00ebm, poeti p\u00eblcet me dhembjen e tij, mir\u00ebpo ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00eblcitje q\u00eb sjell shk\u00ebndijat e nj\u00eb poezie rrezatuese, ku emocioni \u00ebsht\u00eb i latuar poetikisht, sikur del te poezia e bukur Epitaf:<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb nuk k\u00ebrkoj nga Ti\/ Jeta ime prej poezie\/ Ti more gjith\u00e7ka\/ E m\u00eb le zhveshur\/ Me vargjet dhe metaforat\u201d. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim poetik, ku dhembja ka pesh\u00ebn e saj prej guri, autori ka vargjet dhe metaforat p\u00ebr ta sfiduar at\u00eb, p\u00ebr ta goditur at\u00eb, pse jo edhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar tallazet e shpirtit t\u00eb tronditur. Dhe k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, poeti e b\u00ebn\u00eb kur gjen sh\u00ebmb\u00ebllim me vendlindjen, k\u00ebt\u00eb topik\u00eb tematike q\u00eb t\u00eb implikon reminishenc\u00ebn letrare p\u00ebr prehjen q\u00eb gjen Odiseu vet\u00ebm pas kthimit n\u00eb Itak\u00eb. Nj\u00ebsoj shp\u00ebrthen shpirti lirik i Remzi Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb det i trazuar, q\u00eb prehet qet\u00ebsisht vet\u00ebm n\u00eb vendlindje, ku m\u00ebngjesit kan\u00eb trajt\u00eb magjike dhe ku fjala ka pesh\u00ebn e saj t\u00eb duhur. K\u00ebt\u00eb ilustrim poetik e gjejm\u00eb tek poezia \u201cZemra ime\u201d dhe vargjet \u201cVet\u00ebm kur vij tek ti\/ V\u00ebrej si zbardhen m\u00ebngjeset\/ Si shfaqen mbr\u00ebmjet\/ E si bie h\u00ebna n\u00eb lum\u00eb\/ Nj\u00ebmend je me e dashur se zemra\u201d. Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb prehje e gjen nj\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, me kupol\u00ebn e mallit mbi kok\u00eb dhe duart e lidhura me pasione q\u00eb i shp\u00ebrthejn\u00eb krahas koh\u00ebs dhe sfidave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prandaj, jeta e tij e gur\u00ebzuar vrojton bot\u00ebn, e sidomos at\u00eb shqiptare, shqet\u00ebsohet me t\u00eb, k\u00ebndon me t\u00eb, trishtohet me t\u00eb dhe dashuron me t\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, madje as Guri n\u00eb poezin\u00eb e tij \u201cNuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb\/ Se ishte balli\/ i babait tim\/ q\u00eb i shoshiti shekujt.\u201d (Poezia Gur). Dhembje e subjektit krijues karshi jet\u00ebs q\u00eb sillet v\u00ebrdall\u00eb tij, jet\u00ebs prej m\u00ebrgimtari, \u00ebsht\u00eb pakrahasimisht e dhimbshme, prandaj shp\u00ebrthen n\u00eb vargje poetike t\u00eb fuqishme, sepse subjekti krijues vrapon pas vendit t\u00eb tij, si nj\u00eb uragan: \u201cVe\u00e7 p\u00ebr fat\/ Nuk jam \u00e7mendur\/ Nga dhembja e pafund\/ E dija mir\u00eb se dashuria ime\/ Do t\u00eb fluturoj\u00eb mes resh\u00eb\/ Q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb prehrin t\u00ebnd\u201d (N\u00eb tok\u00ebn e huaj).<\/p>\n<p>E tham\u00eb se tipar karakterizues, apo lajtmotiv poetik i poezis\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs, \u00ebsht\u00eb atdheu, i k\u00ebnduar n\u00eb disa variante, si dhembje, si dashuri, si p\u00ebrkushtim, si \u00ebnd\u00ebrr, si nevoj\u00eb p\u00ebr prehje, si ngush\u00ebllim, emocione k\u00ebto q\u00eb b\u00ebhen komunikim poetik dhe estetik. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb univers, prej ku merr frym\u00eb dhe shpirt poezia e Bash\u00ebs, ai shtegton me vargje te tij, t\u00eb cilat p\u00ebrcjellin dram\u00ebn komb\u00ebtare. K\u00ebt\u00eb tipar poetik, autori i konsolidon fuqish\u00ebm n\u00eb poezin\u00eb \u201cD\u00ebshmori n\u00eb bronz\u201d, apo n\u00eb poezin\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb disa variante \u201cKosov\u00eb, k\u00ebnga ime!\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tematik\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb atdheut, t\u00eb fatit t\u00eb emigrantit, t\u00eb k\u00ebndimit t\u00eb heronjve, nj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7ori e poezis\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs, \u00ebsht\u00eb poezia meditative-refleksive, ajo poezi q\u00eb p\u00ebrsiat p\u00ebr Zotin, metafizik\u00ebn, fenomenin e jet\u00ebs dhe vdekjes, dashuris\u00eb dhe dhembjet universale, n\u00ebn substratin e s\u00eb cil\u00ebs autori shkruan poezi p\u00ebr relacionet e njeriut me dashurin\u00eb, p\u00ebr n\u00ebn\u00eb, bab\u00ebn, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, koh\u00ebt q\u00eb ikin, p\u00ebr vitet e tretura, p\u00ebr zjarrin e pashuar q\u00eb ka p\u00ebr kthimin n\u00eb vendlindje, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension, v\u00ebzhgimet poetike t\u00eb Bash\u00ebs jan\u00eb tejet humane, ku etika e vargut korrespondon thell\u00eb me k\u00ebrkesat autoriale p\u00ebr altruiz\u00ebm, p\u00ebr at\u00eb lloj t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shuaj urrejtjen e njeriut, n\u00eb koh\u00ebt e t\u00eb cilit ai ka ngritur kok\u00eb, prandaj ai k\u00ebrkon largimin e urrejtjes, n\u00eb fakt, ai k\u00ebrkon dashuri, si\u00e7 del realizuar n\u00eb poezin\u00eb \u201cPa dashuri\u201d, ku stigmatizimi i poetit p\u00ebr ata q\u00eb vrasin dashurin\u00eb, \u00ebsht\u00eb i madh, \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb sfidues. Madje, poeti nuk heziton t\u2019i quaj ujq: \u201cUn\u00eb nuk dua t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\/ K\u00ebshtu n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jam qepur\/ Dhe duke t\u00eb dashur Ty\/ Me shekuj s\u2019kam fjetur\/ Mendoja, pa dashur\/ Mos b\u00ebhem ujk\/ A djalli zi\u201d. Apo, n\u00eb trajtat tjera filozofike, del k\u00ebshtu: \u201cKush do t\u00eb mbijetoj\u00eb?\/ Nj\u00eb dit\u00eb si t\u00eb humbur\/ Ulim kokat\/ Pa pyetur p\u00ebr fituesit\u201d. (Vitet ikin).<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhja poetike \u201c Zjarri n\u00eb duart e mija\u201d, e autorit Remzi Basha vjen para lexuesit shqiptar me karakteristikat e saj tematike dhe letrare, q\u00eb gjallon brenda nj\u00eb konteksti specifik kulturor dhe k\u00ebshtu ajo p\u00ebr\u00e7on gjendjen e tij, me t\u00ebr\u00eb p\u00ebrmasat e saj t\u00eb hovshme, duke flakur trishtimin dhe duke glorifikuar bukurit\u00eb e jet\u00ebs dhe t\u00eb vendlindjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, kjo poezi krijon lexuesin e k\u00ebnaq\u00ebsive (Roland Barti), at\u00eb lexues q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bukur\u00ebn si mesazh dhe si tekst poetik. Poezia e Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb poezi e brumosur nga dhembja dhe dashuria p\u00ebr Atdheun, nga kujtesa historike si motivi funksional dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm i k\u00ebsaj poezie, q\u00eb transfiguron n\u00eb vargje lirike cop\u00ebza emocionesh p\u00ebr atdheun e shkallmuar, p\u00ebr atdheun e lir\u00eb, p\u00ebr atdheun si mall, p\u00ebr atdheun si nevoj\u00eb p\u00ebr prehje, etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa filozofia e tij poetike \u00ebsht\u00eb humane, p\u00ebrcjell mesazhe t\u00eb bukura t\u00eb dashuris\u00eb, t\u00eb bukuris\u00eb q\u00eb ofron jeta, dashuria, filozofia dhe arti, duke sfiduar urrejtjen, si\u00e7 e paraqet bukur n\u00eb poezin\u00eb \u201cUrat\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi t\u00eb paraqitur nj\u00eb shpirt t\u00eb d\u00eblir poetik, q\u00eb do t\u00eb shkrihet n\u00eb duart e Zotit, \u201catje ku lumturia s\u2019ka fund\u201d, prej t\u00eb cilit k\u00ebrkon frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb luftuar urrejtjen. Ky koncepcion etik\u00eb p\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn, e b\u00ebn\u00eb poezin\u00eb e tij nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb fuqishme ku filozofia e jet\u00ebs dhe e poezis\u00eb ec\u00ebn paralelisht me etik\u00ebn dhe p\u00ebr\u00e7on mesazhe t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, poezia e Remzi Bash\u00ebs p\u00ebrcjell mesazhe t\u00eb bukura, madje poeti shkon deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa p\u00ebrkushtohet para dashuris\u00eb, si ndjenj\u00ebn m\u00eb sublime t\u00eb njer\u00ebzimit. Mir\u00ebpo, dhembja poetin asnj\u00ebher\u00eb nuk e moleps, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb poezin\u00eb \u201cKutia e zez\u00eb\u201d ajo sfidohet, n\u00ebp\u00ebrmjet funksionalizmit t\u00eb mitit p\u00ebr Pandor\u00ebn: \u201cN\u00eb t\u00eb par\u00eb\/ je si Pandora\/ n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\/ nga Ti rrodh\u00ebn mallkimet\/ pik\u00ebllimet, tragjedit\u00eb\/ je e gjall\u00eb a \u00ebnd\u00ebrr e tretur\/ o nga Ti\/ nga ti \/ vet\u00ebm shpres\u00eb\/ ka mbetur\/ e ndryr\u00eb thell\u00eb\/ n\u00eb nj\u00eb kuti te zez\u00eb\/ q\u00eb na rri mbi kok\u00eb\/ si qiell pritjesh\u201d.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrmbledhje poetike, bart n\u00eb vete me mesazhe t\u00eb bukur poetike, \u00ebsht\u00eb e shkruar me nj\u00eb frym\u00ebzim poetik dhe e karakterizon ritmi dhe rima e bukur poetike. Libri \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrpiluar nga krijimtaria e gjertanishme e autorit n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb dhe si e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prurje e mir\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe q\u00eb krijohet n\u00eb diaspor\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prurje e mir\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>(<em>Ky tekst eshte shkruar si parathenie e librit ne fjale<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj Let\u00ebrsia shqipe, e cila krijohet n\u00eb diaspor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dimension me r\u00ebnd\u00ebsi, brendap\u00ebrbrenda korpusit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Mbase, ashtu si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr, let\u00ebrsia shqipe e cila kultivohet jasht\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare, q\u00eb n\u00eb terminologjin\u00eb letrare zakonisht em\u00ebrtohet si let\u00ebrsi e krijuar n\u00eb diaspor\u00eb, tanim\u00eb, n\u00eb kultur\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5175","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-letersi","7":"category-poezi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj Let\u00ebrsia shqipe, e cila krijohet n\u00eb diaspor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dimension me r\u00ebnd\u00ebsi, brendap\u00ebrbrenda korpusit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Mbase, ashtu si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr, let\u00ebrsia shqipe e cila kultivohet jasht\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare, q\u00eb n\u00eb terminologjin\u00eb letrare zakonisht em\u00ebrtohet si let\u00ebrsi e krijuar n\u00eb diaspor\u00eb, tanim\u00eb, n\u00eb kultur\u00ebn e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-11T07:31:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun\",\"datePublished\":\"2010-12-11T07:31:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/\"},\"wordCount\":2985,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/ndue_ukaj2.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/\",\"name\":\"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/ndue_ukaj2.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-11T07:31:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/ndue_ukaj2.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/ndue_ukaj2.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj Let\u00ebrsia shqipe, e cila krijohet n\u00eb diaspor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dimension me r\u00ebnd\u00ebsi, brendap\u00ebrbrenda korpusit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Mbase, ashtu si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb kontekst tjet\u00ebr, let\u00ebrsia shqipe e cila kultivohet jasht\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare, q\u00eb n\u00eb terminologjin\u00eb letrare zakonisht em\u00ebrtohet si let\u00ebrsi e krijuar n\u00eb diaspor\u00eb, tanim\u00eb, n\u00eb kultur\u00ebn e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-11T07:31:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun","datePublished":"2010-12-11T07:31:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/"},"wordCount":2985,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/","name":"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg","datePublished":"2010-12-11T07:31:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/ndue_ukaj2.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poezi-e-dhembjes-dhe-mallit-per-atdheun\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Poezi e dhembjes dhe mallit p\u00ebr atdheun"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5175\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}