{"id":5157,"date":"2012-09-24T21:33:02","date_gmt":"2012-09-24T20:33:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5157"},"modified":"2012-09-24T21:33:02","modified_gmt":"2012-09-24T20:33:02","slug":"pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/","title":{"rendered":"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tonin Gjuraj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>TONIN GJURAJ<\/strong>, <em>24 shtator 2012<\/em><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit ka pasur nj\u00eb shtim t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb numrit t\u00eb vrasjeve p\u00ebr gjakmarrje, hakmarrje apo motive t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Veriun e vendit. Kjo situat\u00eb ka alarmuar, me t\u00eb drejt\u00eb, opinionin e gjer\u00eb publik n\u00eb Shqip\u00ebri, por, n\u00eb ve\u00e7anti, Kish\u00ebn Katolike. D\u00ebshmi e k\u00ebtij alarmi ishte edhe vendimi i Arqipeshkvis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, Sap\u00ebs dhe Lezh\u00ebs, p\u00ebr shkish\u00ebrimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre katolik\u00ebve q\u00eb vrasin p\u00ebr gjak, me an\u00eb t\u00eb shpalljes s\u00eb nj\u00eb dekreti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dekreti ka ardhur, me sa duket, si reagim i pafuqis\u00eb s\u00eb shtetit dhe institucioneve t\u00eb tjera sociale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shoqatat e shumta t\u00eb pajtimit t\u00eb gjaqeve, ndaj vrasjeve t\u00eb shumta, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb k\u00ebtij viti, si rrjedhoj\u00eb e gjakmarrjes.<\/p>\n<p>Po t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb sociologjike institucionit t\u00eb fes\u00eb, n\u00eb perspektiv\u00ebn Weber-iane, mund t\u00eb thuhet, pa hezitim, se ajo ushtron ndikim n\u00eb struktur\u00ebn shoq\u00ebrore dhe shfaqet si nj\u00eb forc\u00eb potente p\u00ebr ndryshim social. Feja priret t\u00eb jet\u00eb racionale dhe lidhet edhe me ndikimin e individ\u00ebve karizmatik\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, misionar\u00ebt dhe\/apo udh\u00ebheq\u00ebsit fetar\u00eb katolik\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsia e fes\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin dhe rregullimin e sjelljes shoq\u00ebrore ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb reagimi i klerik\u00ebve katolik\u00eb: Imzot Angelo Massafra dhe Imzot Lu\u00e7iano Agustini, t\u00eb ngjall\u00eb interes dhe t\u00eb komentohet gjer\u00ebsisht prej opinionit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, dekreti i shpallur meriton v\u00ebmendje dhe i duhet th\u00ebn\u00eb \u201cPO\u201d p\u00ebr disa arsye. S\u00eb pari, nisur nga fakti se personi njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm, dekreti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me mbrojtjen e shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb individit, i cili \u00ebsht\u00eb parim sublim p\u00ebr fen\u00eb katolike. Simbolika e k\u00ebtij dekreti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, por pesha e nd\u00ebshkimit, edhe pse e r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb e merituar p\u00ebr nj\u00eb katolik q\u00eb vret.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, dekreti, si akt dhe simbolik\u00eb, tregon qart\u00eb superioritetin jo vet\u00ebm moral, t\u00eb institucionit social t\u00eb fes\u00eb mbi institucionet e tjera sociale, si: familja, shkolla, masmedia, ekonomia dhe qeverisja. Ai nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb rol t\u00eb ri social t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, si shprehje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj dhe nj\u00eb v\u00ebmendjeje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj kontekstit social e kulturor ku vendoset dhe sh\u00ebrben feja. Edhe pse ndoshta pak i vonuar, dekreti p\u00ebrb\u00ebn, megjithat\u00eb, nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr institucionit t\u00eb qeverisjes dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb qeverive shqiptare t\u00eb pas viteve \u201990, t\u00eb cilat d\u00ebshtuan en bloc n\u00eb zhdukjen e k\u00ebsaj dukurie negative.<\/p>\n<p>Dekreti nuk \u00ebsht\u00eb mjet i Kish\u00ebs Katolike p\u00ebr kontroll social (sipas perspektiv\u00ebs marksiste), por nj\u00eb rizgjim i saj, si reagim ndaj \u201cpushteteve t\u00eb munguara\u201d. S\u00eb treti, individi i shkish\u00ebruar do t\u00eb ndihet i margjinalizuar, po t\u2019i referohemi p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij\/saj n\u00eb nj\u00eb komunitet moral, si nj\u00eb element tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i fes\u00eb. I shkish\u00ebruari nuk do t\u00eb lejohet t\u00eb besoj\u00eb m\u00eb tej se ndan me t\u00eb tjer\u00ebt vlera dhe besimin e p\u00ebrbashk\u00ebt, qoft\u00eb dhe nominalisht, pasi jan\u00eb pik\u00ebrisht vlerat dhe m\u00ebnyrat kulturore t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ruajn\u00eb tek ata sensin e identitetit dhe solidaritetit.<\/p>\n<p>Duke besuar se brenda t\u00eb nj\u00ebjtit komunitet moral, individ\u00ebt kultivojn\u00eb vlera, zakone dhe rite t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb p\u00ebrputhje me kodin moral q\u00eb kan\u00eb pranuar t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komunitetit, pas shkish\u00ebrimit, pritet, p\u00ebrtej krimit t\u00eb kryer, t\u00eb ndodh\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, pendimi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb fe e caktuar portretizohet nga raportet nd\u00ebrmjet misionar\u00ebve t\u00eb fes\u00eb, librave t\u00eb shenjt\u00eb dhe besimtar\u00ebve, nga m\u00ebnyra se si ata funksionojn\u00eb, si dhe nga ritet dhe kodet q\u00eb udh\u00ebheqin komunitetin. S\u00eb kat\u00ebrti, si \u00e7do institucion, feja ka rregullat e veta t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb komunitet. K\u00ebto rregulla p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cligjin\u201d e komunitetit dhe zbatohen me p\u00ebrpik\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7do komunitet fetar respekton dhe zbaton masat e veta \u201ct\u00eb nd\u00ebshkimit\u201d dhe \u201ct\u00eb shp\u00ebrblimit\u201d p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt. Nd\u00ebshkimi maksimal \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi nga komuniteti, k\u00ebshtu q\u00eb kush vret, duhet t\u00eb d\u00ebnohet maksimalisht. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb shum\u00eb prej rregullave ose normave t\u00eb institucionit t\u00eb fes\u00eb gjejn\u00eb fush\u00eb veprimi edhe n\u00eb shoq\u00ebri, prandaj dhe institucioni i qeverisjes huan drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti ose indirekt, norma ose rregulla t\u00eb institucionit t\u00eb fes\u00eb dhe formulon madje shum\u00eb nga ligjet e veta. Si\u00e7 thot\u00eb Rousseau-i, \u201ct\u00eb gjitha ligjet kan\u00eb origjin\u00eb hyjnore\u201d.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ka dyshime lidhur me disa teknikalitete t\u00eb dekretit, p\u00ebr shembull, se si do t\u00eb ve\u00e7ohet apo dallohet bashk\u00ebpun\u00ebtori n\u00eb vrasje prej vras\u00ebsit, apo ata q\u00eb ndihmojn\u00eb vras\u00ebsin. Po ashtu, n\u00ebse dikush vret, si do t\u00eb ndreqet padrejt\u00ebsia e b\u00ebr\u00eb q\u00eb parasheh dekreti, apo si do t\u00eb veproj\u00eb Kisha n\u00ebse kushdo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kish\u00ebn, njeh vras\u00ebsin, ekziston bindja q\u00eb ai\/ajo kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vrasjen, por vras\u00ebsi mund t\u00eb mos kryej\u00eb d\u00ebnimin e parapar\u00eb prej ligjit (ka pasur dhe ka me dhjet\u00ebra raste t\u00eb tilla), sepse me Drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend kan\u00eb ndodhur dhe po ndodhin \u201c\u00e7udira t\u00eb m\u00ebdha\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka t\u00eb fajsh\u00ebm apo t\u00eb pafajsh\u00ebm, \u2013 thot\u00eb nj\u00eb avokat i njohur, por ka avokat t\u00eb mir\u00eb dhe avokat t\u00eb keq\u201d. Kush \u00ebsht\u00eb praktikant i rregullt katolik njeh dhe zbaton nj\u00eb prej urdhrave t\u00eb Zotit: \u201cMos vra\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb kush vret, nuk \u00ebsht\u00eb besimtar, ose nj\u00eb besimtar dhe praktikant i rregullt i kish\u00ebs nuk mund t\u00eb vras\u00eb, prandaj dhe dekreti pritet t\u00eb paraqes\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb zbatim. Po ashtu, problemi \u00ebsht\u00eb se gjaqet tani, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk ndjekim parimet e Kanunit, por vet\u00ebm nj\u00eb ide t\u00eb mjegullt t\u00eb tij, k\u00ebshtu q\u00eb Kisha nd\u00ebrhyn dhe vepron, duke qen\u00eb midis deformimit t\u00eb Kanunit dhe mosfunksionalitetit t\u00eb shtetit. N\u00eb k\u00ebto rrethana, dekreti \u00ebsht\u00eb vendim i guximsh\u00ebm, sepse v\u00eb n\u00eb prov\u00eb vet\u00eb autoritetin e Kish\u00ebs dhe koha do t\u00eb tregoj\u00eb se sa e suksesshme do t\u00eb jet\u00eb si iniciativ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebrtej k\u00ebtij akti, sot k\u00ebrkohet nj\u00eb rol edhe m\u00eb i madh i kishave p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim, p\u00ebr parandalimin e konflikteve n\u00eb territoret (famullit\u00eb) ku ata sh\u00ebrbejn\u00eb, sa koh\u00eb ekziston nj\u00eb konflikt apo ngat\u00ebrres\u00eb midis individ\u00ebsh katolik\u00eb apo familjesh t\u00eb tilla, pasi Kisha disponon njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb zot\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuar, si dhe g\u00ebzon autoritet moral t\u00eb padiskutuesh\u00ebm. Sado dyshues apo mosbesues t\u00eb jemi, dekreti sapo ka dh\u00ebn\u00eb, n\u00eb fakt, impaktin e par\u00eb pozitiv: ka rizgjuar shtetin. Kryeministri, pas dekretit, ka propozuar ndryshime thelb\u00ebsore n\u00eb Kodin Penal, duke k\u00ebrkuar nd\u00ebshkim maksimal p\u00ebr ata q\u00eb vrasin p\u00ebr gjakmarrje. Le t\u00eb shpresojm\u00eb n\u00eb impakte t\u00eb tjera pozitive\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TONIN GJURAJ, 24 shtator 2012 Koh\u00ebt e fundit ka pasur nj\u00eb shtim t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb numrit t\u00eb vrasjeve p\u00ebr gjakmarrje, hakmarrje apo motive t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Veriun e vendit. Kjo situat\u00eb ka alarmuar, me t\u00eb drejt\u00eb, opinionin e gjer\u00eb publik n\u00eb Shqip\u00ebri, por, n\u00eb ve\u00e7anti, Kish\u00ebn Katolike. D\u00ebshmi e k\u00ebtij alarmi ishte edhe vendimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5157","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TONIN GJURAJ, 24 shtator 2012 Koh\u00ebt e fundit ka pasur nj\u00eb shtim t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb numrit t\u00eb vrasjeve p\u00ebr gjakmarrje, hakmarrje apo motive t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Veriun e vendit. Kjo situat\u00eb ka alarmuar, me t\u00eb drejt\u00eb, opinionin e gjer\u00eb publik n\u00eb Shqip\u00ebri, por, n\u00eb ve\u00e7anti, Kish\u00ebn Katolike. D\u00ebshmi e k\u00ebtij alarmi ishte edhe vendimi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-24T20:33:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d?\",\"datePublished\":\"2012-09-24T20:33:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/\"},\"wordCount\":1194,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/tonin_gjuraj1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/\",\"name\":\"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/tonin_gjuraj1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-24T20:33:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/tonin_gjuraj1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/tonin_gjuraj1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TONIN GJURAJ, 24 shtator 2012 Koh\u00ebt e fundit ka pasur nj\u00eb shtim t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb numrit t\u00eb vrasjeve p\u00ebr gjakmarrje, hakmarrje apo motive t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Veriun e vendit. Kjo situat\u00eb ka alarmuar, me t\u00eb drejt\u00eb, opinionin e gjer\u00eb publik n\u00eb Shqip\u00ebri, por, n\u00eb ve\u00e7anti, Kish\u00ebn Katolike. D\u00ebshmi e k\u00ebtij alarmi ishte edhe vendimi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-24T20:33:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d?","datePublished":"2012-09-24T20:33:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/"},"wordCount":1194,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/","name":"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg","datePublished":"2012-09-24T20:33:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/tonin_gjuraj1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-i-duhet-thene-po-dekretit-per-shkisherim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse i duhet th\u00ebn\u00eb PO \u201cDekretit p\u00ebr shkish\u00ebrim\u201d?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5157","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5157"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5157\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}