{"id":5135,"date":"2012-09-23T21:46:29","date_gmt":"2012-09-23T20:46:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5135"},"modified":"2012-09-23T21:46:29","modified_gmt":"2012-09-23T20:46:29","slug":"pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/","title":{"rendered":"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>ISMAIL KADARE<\/strong> &#8211; <strong><em>INTERVIST\u00cb<\/em><\/strong>, <em>23 shtator 2012<\/em><\/p>\n<p><em>Kadare rr\u00ebfen sesi ishte marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me regjimin dhe hallkat e tij. Si jetoi p\u00ebr dhjet\u00eb vjet i ndjekur nga hijet e dyshimit se ishte agjent i Per\u00ebndimit dhe nga e kan\u00eb burimin polemikat e sotme p\u00ebr pozicionin q\u00eb ai ka mbajtur dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb trajtuar nga regjimi. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij ai ndalet edhe n\u00eb zhvillimet e fundit t\u00eb gjyqit me Nexhmije Hoxh\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebshkrimin e romanit \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Ju keni p\u00ebrmendur gjat\u00eb nj\u00eb interviste tuaj\u00ebn rastin e shkrimtarit t\u00eb njohur gjerman Ernest Junger (Ernst Junger). Nj\u00eb shkrimtar i p\u00ebrkrahur nga regjimi, i cili mori pjes\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb nj\u00eb komplot kund\u00ebr Hitlerit, por emri i tij u mbajt i fshehur, ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komplot, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me vdekje. Junger ishte shkrimtari m\u00eb i njohur. Nd\u00ebrsa me ju ndodh e kund\u00ebrta. Po b\u00ebheshin p\u00ebrpjekje t\u2019ju p\u00ebrfshinin n\u00eb nj\u00eb grup komplotist\u00ebsh. A keni nj\u00eb shpjegim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Historia e Ernst Junger-it, shkrimtarit m\u00eb t\u00eb shquar gjerman t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb nazizmit, d\u00ebshmon se tiranit\u00eb ngjajn\u00eb qoft\u00eb n\u00eb eg\u00ebrsin\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb paradokset e tyre. Ndon\u00ebse u p\u00eblqen t\u00eb hiqen si t\u00eb pathyeshme, diktaturat jan\u00eb n\u00eb thelb frikacake. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr interesa t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vetes, nga tigra ato shnd\u00ebrrohen n\u00eb dhelpra.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb filli nd\u00ebrlidh\u00ebs, nj\u00eb far\u00eb joshjeje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, midis tiranit dhe shkrimtarit t\u00eb shquar ose \u201cshkrimtarit t\u00eb madh\u201d, si\u00e7 p\u00ebrdoret me shum\u00eb leht\u00ebsi n\u00eb shkrime dhe biseda. Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb legjend\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se krijohet nj\u00eb raport, ai s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me joshjen, as me t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e saj. \u00cbsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb rrjedhim, i ngjash\u00ebm me ato q\u00eb quhen \u201cdeformim profesional\u201d. T\u00eb dy personazhet kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme: sundimin. Ve\u00e7 njeri \u00ebsht\u00eb sundues i v\u00ebrtet\u00eb, e tjetri i rrem\u00eb. Njeri ka bindjen se e ka t\u00eb siguruar sundimin pas vdekjes, e tjetri, ndon\u00ebse mendon dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb, dyshon pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb. T\u00eb dy ia din\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri-tjetrit, por b\u00ebjn\u00eb sikur nuk ia din\u00eb.<\/p>\n<p>Gjersa vjen nj\u00eb dit\u00eb ora e prov\u00ebs. P\u00ebr Hitlerin dhe Jungerin ishte viti 1944. Hitleri merr lajmin e r\u00ebnd\u00eb se Jungeri, shkrimtari i adhuruar i gjith\u00eb Gjermanis\u00eb, ishte n\u00eb dijeni t\u00eb komplotit. Komploti \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, tragjik, me mort q\u00eb gati e rr\u00ebzon tiranin. Hitleri nd\u00ebshkon pa m\u00ebshir\u00eb qindra oficer\u00eb, kolonel\u00eb, gjeneral\u00eb, shumica me varje, n\u00ebp\u00ebr thertore, si bag\u00ebti. I b\u00ebhet nj\u00eb \u201cfavor\u201d vet\u00ebm mareshalit Rommel, q\u00eb detyrohet t\u00eb vras\u00eb veten kinse aksidentalisht, kundrejt nj\u00eb funerali madh\u00ebshtor. Arsyetimi: interesi i Gjermanis\u00eb e k\u00ebrkonte t\u00eb mbahej fsheht\u00eb pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb komplot. Kurse Jungerit nuk iu k\u00ebrkua asgj\u00eb, ve\u00e7 heshtja. Me t\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim: interesi i Gjermanis\u00eb e k\u00ebrkonte.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb lidhje midis dy komploteve: atij gjerman dhe atij shqiptar. Sunduesi shqiptar, ndon\u00ebse e dinte se komploti yn\u00eb arb\u00ebror, autokton etj. ishte i rrem\u00eb, hoqi dor\u00eb nga imitimi i zgjidhjes Rommel, vet\u00ebvrasje me kinse shkrepje pa dashur e arm\u00ebs, si\u00e7 do ta donte interesi i shtetit shqiptar, (pa p\u00ebrmendur Kosov\u00ebn, e cila pa e marr\u00eb veten nga masakra e marsit 1981, duhej t\u00eb p\u00ebrjetonte breng\u00ebn e keqe se Kryeministri i shtetit am\u00eb ishte agjent i Beogradit!). Hitleri mund t\u00eb quhej v\u00ebrtet m\u00eb i marr\u00eb, por ballkanasi yn\u00eb ishte m\u00eb dor\u00ebshtr\u00ebnguar. Ai, me sa dukej, nuk e duronte dot as nj\u00eb funeral me lule dhe muzik\u00eb p\u00ebr pasardh\u00ebsin.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn me hetuesin, m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje fakti se ai thot\u00eb pak e shum\u00eb se: edhe n\u00ebse gjith\u00e7ka kishte pohuar Zi\u00e7ishti n\u00eb at\u00eb procesverbal do t\u00eb v\u00ebrtetohej, s\u00ebrish do t\u00eb merrej me rezerva, duke mos dh\u00ebn\u00eb arsye se p\u00ebrse\u2026<\/p>\n<p>S\u00eb pari, dua t\u2019ju them se s\u2019kam ndonj\u00eb vullnet t\u00eb vras mendjen p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer idiot\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb dosjeje shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, ku q\u00ebllimi kryesor nuk ka qen\u00eb zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por i asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet \u201ce v\u00ebrteta e duhur\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb \u201cata lart\u201d, duke qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht pjes\u00eb e vulgatit shqiptar, s\u2019e kishin t\u00eb qart\u00eb \u00e7\u2019k\u00ebrkonin. Mendjet e tyre t\u00eb varfra i p\u00ebrballonin me v\u00ebshtir\u00ebsi nd\u00ebrlikimet q\u00eb mund t\u00eb krijoheshin qoft\u00eb edhe nga nj\u00eb dosje e shpikur. Ti vet\u00eb, q\u00eb ishe i hetuari, nuk mund ta dije n\u00ebse ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ishe agjent i v\u00ebrtet\u00eb apo i rrem\u00eb. Kishte gjas\u00eb q\u00eb agjenti i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb respektohej m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebnohej m\u00eb pak ose aspak, kurse t\u00eb rremit mund t\u2019i thoshin: ty t\u00eb krijuam vet\u00eb, ndaj b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duam me ty.<\/p>\n<p>Shum\u00ebkujt i kujtohej rasti i Nako Spirut. Nj\u00eb her\u00eb e varrosnin me nderime, pastaj e nxirrnin nga varri, p\u00ebr ta varrosur pa asnj\u00eb nderim, e her\u00ebn tjet\u00ebr b\u00ebhej e kund\u00ebrta: e nxirrnin nga varri i r\u00ebndomt\u00eb, p\u00ebr ta varrosur prap\u00eb me muzik\u00eb. Kjo u p\u00ebrs\u00ebrit disa her\u00eb, sipas rrethanave t\u00eb ndryshueshme politike. Kam p\u00ebrshtypjen se ende sot njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb nuk e din\u00eb n\u00ebse varrimi i fundit i tij ka qen\u00eb me mermer apo pa mermer, \u00e7ka do t\u00eb thoshte me nder apo pa. Ose di\u00e7ka midis nderit dhe panderit\u2026<\/p>\n<p><strong>Prej Enver Hoxh\u00ebs nuk mund t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte ve\u00e7se Enver Hoxha \u2013 thot\u00eb zonja Kadare n\u00eb librin e saj \u201cKoh\u00eb e pamjaftueshme\u201d. Si ia doli Kadare t\u2019i shp\u00ebtonte burgimit, kampeve t\u00eb pun\u00ebs apo formave t\u00eb tjera t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb jepeshin p\u00ebr ata shkrimtar\u00eb q\u00eb devijonin nga linja e partis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet e m\u00ebparshme mendoj se di\u00e7ka u sqarua p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka pyesni. Do t\u00eb shtoja k\u00ebtu se p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shpesh shfaqet nj\u00eb keqkuptim i habitsh\u00ebm. Shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn n\u00ebn komuniz\u00ebm u p\u00eblqen t\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb naivitetin e tyre, mosdijen e gj\u00ebrave, besimin e verb\u00ebr n\u00eb sloganet e dit\u00ebs, shkurt t\u00eb p\u00ebrligjin indoktrinimin e tyre t\u00eb plot\u00eb. Kur i d\u00ebgjon, natyrisht t\u00eb vjen p\u00ebr t\u2019i pyetur: v\u00ebrtet kaq tarrallak\u00eb paskeni qen\u00eb q\u00eb s\u2019paskeni kuptuar asgj\u00eb?<\/p>\n<p>V\u00ebrtet duhej shpjegimi i dikujt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se parulla \u201cBar do t\u00eb ham\u00eb, por marksiz\u00ebm-leninizmin s\u2019e tradhtojm\u00eb\u201d e t\u00eb tjera si k\u00ebto ishin thjesht marr\u00ebzira? P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr kamionin n\u00eb t\u00eb cilin, n\u00eb mes t\u00eb lagjes, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, hipnin familjet, gra, burra, f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb \u00e7oheshin n\u00eb internim? Apo p\u00ebr munges\u00ebn e ushqimit, t\u00eb strehimit t\u00eb ngusht\u00eb e gjer te birucat e Sigurimit, ku mund t\u00eb gjendeshe befas? Mos duhej q\u00eb dikush t\u00eb t\u00eb shpjegonte se ke uri, ke ftoht\u00eb ose tani je duke u rrahur nga partia e dashur?<\/p>\n<p>Ndryshe nga \u00e7\u2019krijohet p\u00ebrshtypja, kam pasur bindjen se t\u00eb ishe pro regjimit ishte nj\u00eb gj\u00eb e zakonshme n\u00eb Shqip\u00ebri, por po aq e zakonshme ishte t\u00eb ishe kund\u00ebr. N\u00eb \u00e7do kah q\u00eb ta gjykosh, rreth gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb natyrsh\u00ebm, vetvetish\u00ebm kund\u00ebr regjimit.<\/p>\n<p>Shkurt, shum\u00eb gj\u00ebra fshiheshin, por shum\u00eb t\u00eb tjera ishin t\u00eb dukshme. E nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb dukshme ishte se ti mund t\u00eb d\u00ebnoheshe p\u00ebr akte q\u00eb kishe kryer v\u00ebrtet kund\u00ebr tiranis\u00eb, por po aq mund t\u00eb d\u00ebnoheshe p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb s\u2019i kishe b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb. Gjith\u00e7ka varej nga nj\u00eb p\u00ebrllogaritje cinike: \u00e7\u2019dobi nxirrej nga nj\u00eb d\u00ebnim, e \u00e7\u2019dobi nga nj\u00eb mosd\u00ebnim.<\/p>\n<p>Shum\u00eb intelektual\u00eb, e sidomos ata m\u00eb t\u00eb njohurit, gjendeshin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrllogaritjeje.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dokumentet q\u00eb Shaban Sinani sjell te \u201cDosja K\u201d thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur udh\u00ebheqja e lart\u00eb e Partis\u00eb diskutonte p\u00ebr devijime nga ideologjia n\u00eb let\u00ebrsi dhe art, p\u00ebr ndikime dekadente dhe shfaqje t\u00eb huaja n\u00eb zhvillimin e let\u00ebrsis\u00eb etj. etj., gjendej gjithmon\u00eb di\u00e7ka edhe kund\u00ebr jush\u2026 Si e keni p\u00ebrjetuar faktin e t\u00eb qenit gjithmon\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjendje me t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebsohesh. Dihet se njohja, \u201cfama\u201d, si\u00e7 quhet, duke pasur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb e n\u00eb \u00e7do vend , krahas t\u00eb mirave, t\u00eb k\u00ebqijat e saj, k\u00ebto t\u00eb fundit, n\u00eb nj\u00eb shtet autoritar shtohen jasht\u00ebzakonisht.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb i njohur her\u00ebt, qysh n\u00eb vitet 60, por mosha e re, me gjith\u00eb rrjedhojat e saj: snobizmi, leht\u00ebsia e t\u00eb gjykuarit, besimi i tepruar te \u201cHyjnia e let\u00ebrsis\u00eb\u201d\u00bb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mendjemadh\u00ebsia q\u00eb jepte ajo, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e ndiej pesh\u00ebn e bezdisjes s\u00eb njohjes. M\u00eb kujtohet p.sh. se ndalimi i \u201cP\u00ebrbind\u00ebshit\u201d m\u00eb 1965 s\u2019m\u00eb b\u00ebri ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje kushedi \u00e7far\u00eb. Problemi nisi t\u00eb b\u00ebhej serioz n\u00eb fillim t\u00eb viteve 70-t\u00eb, kur fare befasisht u botova dhe u b\u00ebra i njohur n\u00eb Per\u00ebndim. Shteti shqiptar nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb. Hutimi ka qen\u00eb i plot\u00eb. Madje dikush shkroi nj\u00eb pamflet t\u00eb gjat\u00eb, ku p\u00ebrpiqej t\u00eb shpjegonte gjendjen e dyzuar t\u00eb shkrimtarit Ismail Kadare, i cili, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u00eb merrej si agjent i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, po m\u00eb shum\u00eb agjent i k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qysh at\u00ebher\u00eb kjo hije m\u00eb ndiqte pas. N\u00eb dokumentin e ribotuar prej jush, ajo ka marr\u00eb form\u00ebn e dosjes, me dat\u00eb, me em\u00ebr d\u00ebshmitari serioz (mjek i njohur, ish-minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb), me formulime t\u00eb p\u00ebrpikta: komplotist, agjent. Shkurt, nj\u00eb dosje e p\u00ebrgatitur sipas nj\u00eb urdhri q\u00eb ende sot hetuesi nuk e tregon nga vinte. Pas s\u00eb cil\u00ebs fare natyrsh\u00ebm vinte nj\u00eb d\u00ebnim; pas t\u00eb cilit, edhe m\u00eb natyrsh\u00ebm vinte nj\u00eb pushkatim, ose pak\u00ebz pushkatim, si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebnin humor shkodran\u00ebt.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju tregova, pothuajse e kam ditur. M\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb mpirje, pa dyshim, kur e kam d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1981. Nd\u00ebrkaq, pas kalimit t\u00eb mpirjes, mendoj se ka luajtur rolin e nj\u00eb vaksine, e cila sa m\u00eb e fort\u00eb dhe e rrezikshme t\u00eb ishte, aq m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbronte pastaj nga s\u00ebmundja.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u2019i bie shkurt, ajo m\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrmasuar (ridimensionuar) gj\u00ebrat. P.sh., kur d\u00ebgjoja se kolegu X. ishte kritikuar si dekadent a di\u00e7ka m\u00eb e rrezikshme, ia kuptoja ankthin. Por aty p\u00ebr aty mendoja se e kisha kaluar prej koh\u00ebsh at\u00eb faz\u00eb, ngaq\u00eb kisha provuar m\u00eb t\u00eb keqen, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn e akuzave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mendoja, ose m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb mendoja. Por n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb vetes e dija se e gjith\u00eb kjo mund t\u00eb ishte nj\u00eb g\u00ebnjim, nj\u00eb iluzion, nj\u00eb dehje e prodhuar prej let\u00ebrsis\u00eb. E megjithat\u00eb, ai iluzion, ajo dehje, u kthye v\u00ebrtet n\u00eb shp\u00ebtimin tim. Nj\u00eb shkrimtar, me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb till\u00eb mbi shpin\u00eb, p\u00ebr gati dhjet\u00eb vjet, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb eg\u00ebr si ky, m\u00eb e pakta gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebsonte, ishte t\u00eb humbte sh\u00ebndetin mendor dhe trupor dhe bashk\u00eb me t\u00eb, natyrisht, t\u00eb braktiste let\u00ebrsin\u00eb. Ose m\u00eb keq, ta prishte, ta bjerrte me duart e tij at\u00eb. Asnj\u00eb nga k\u00ebto s\u2019ka ndodhur. Dhe kjo ka qen\u00eb mjaft.<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsisht koh\u00ebs dhe viteve q\u00eb kan\u00eb kaluar, marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me diktatur\u00ebn, pozicioni q\u00eb keni mbajtur dhe m\u00ebnyra si ju ka trajtuar vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb polemike t\u00eb madhe me q\u00ebndrime t\u00eb ndara me thik\u00eb, me kund\u00ebrshtar\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00ebs, me spekulime dhe zbulime q\u00eb shtohen sidomos kur afrohet Nobeli. Si i shihni k\u00ebto dhe a mendoni se ruhen diku t\u00eb tjera fakte dhe dosje ende t\u00eb papublikuara mbi marr\u00ebdh\u00ebnien tuaj me regjimin apo t\u00eb themi dosje survejimi ndaj jush? <\/strong><\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka sqarova n\u00eb p\u00ebrgjigjen e m\u00ebparshme vlen pak a shum\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Jam m\u00ebsuar me njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr ta kufizuar p\u00ebrgjigjen n\u00eb bot\u00ebn letrare, dihet se nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb informator\u00eb t\u00eb djesh\u00ebm, q\u00eb nuk e harrojn\u00eb dot mjesht\u00ebrin\u00eb e vjet\u00ebr. Nj\u00eb pjes\u00eb, t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb forcave politike t\u00eb sotme. Kundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi, natyrisht. Por shumica kan\u00eb p\u00ebr shtys\u00eb lig\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore. D\u00ebshtimi \u00ebsht\u00eb i paduruesh\u00ebm n\u00eb \u00e7do sfer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Sidomos n\u00eb Ballkan, e sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri. Do t\u00eb shtoja nj\u00eb \u201csidomos\u201d t\u00eb tret\u00eb: sidomos n\u00eb let\u00ebrsi dhe n\u00eb arte.<\/p>\n<p>Shkrimtari, sa m\u00eb i njohur t\u00eb jet\u00eb aq m\u00eb publike e ka vepr\u00ebn. Ajo, sikurse \u00e7do gj\u00eb e tij, ndodhet gjithmon\u00eb n\u00ebn drit\u00ebn e projektor\u00ebve. Biografia e tij gjithashtu \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e zbulueshme. N\u00eb rastin e bised\u00ebs son\u00eb, do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm procesverbali q\u00eb po flasim, p\u00ebr t\u00eb sqaruar thelbin e jet\u00ebs s\u00eb shkrimtarit.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb shtypin shqiptar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjyq midis zonj\u00ebs Hoxha, gruas s\u00eb ish-sunduesit shqiptar dhe autorit t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve. Gjyqi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dor\u00ebshkrim. Me sa duket, zonja Hoxha ka fat me gjyqet: nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr ca kafe t\u00eb tep\u00ebrta, k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dor\u00ebshkrim romani. Dhe asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb. Pyetja: vall\u00eb s\u2019ka tjet\u00ebr gj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e zonj\u00ebs Hoxha? nuk hyn n\u00eb bised\u00ebn ton\u00eb. Nd\u00ebrkaq, meqen\u00ebse po flasim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje biografike dhe ngaq\u00eb jemi p\u00ebrpara nj\u00eb dosjeje makabre, personazhet e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb mjek i torturuar p\u00ebr vdekje dhe nj\u00eb shkrimtar i akuzuar si komplotist, do t\u00eb doja n\u00ebp\u00ebrmjet jush t\u00eb b\u00ebja pyetjen publike: a ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje zonja Hoxha?<\/p>\n<p>Nga deklaratat e saj p\u00ebrpara gjyqit q\u00eb po b\u00ebhet k\u00ebto dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb ngjarje me shkrimtarin Ismail Kadare, ku zot\u00ebron nj\u00eb atmosfer\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht kulturore: ndihmes\u00eb p\u00ebr shkrimin e nj\u00eb vepre letrare, nd\u00ebrhyrje p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb pune, q\u00eb parashikohej me ligj p\u00ebr shkrimtar\u00ebt me profesion t\u00eb lir\u00eb, ndjenja miq\u00ebsie ndaj shkrimtarit Kadare prej zonj\u00ebs Hoxha, shprehje t\u00eb mir\u00ebnjohjes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit ndaj saj etj. etj. Shkurt, nj\u00eb klim\u00eb artdash\u00ebse e qytet\u00ebruese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq procesverbali q\u00eb kemi p\u00ebrpara dhe q\u00eb ju po e botoni, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dosjeje q\u00eb kullon gjak. Dhe personazhet e saj, si\u00e7 u tha, jan\u00eb dy njer\u00ebz: nj\u00eb mjek q\u00eb ka humbur mendjen nga torturat dhe nj\u00eb shkrimtar, i nj\u00ebjti shkrimtar p\u00ebr t\u00eb cilin kjo zonj\u00eb kishte ndjenja kaq humane, por q\u00eb tani, d.m.th. n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1982, akuzohet si komplotist. Dhe pyetja ime do t\u00eb jet\u00eb prap\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb: a kishte dijeni zonja artdash\u00ebse Hoxha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje?<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra kjo zonj\u00eb mund t\u00eb thoshte: \u201cUn\u00eb s\u2019dija gj\u00eb\u201d, nd\u00ebrkaq p\u00ebr \u201ckomplotin\u201d e ish-kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr kalvarin, tmerrin e tij, m\u00eb mir\u00eb se gjithkush ajo dinte gjith\u00e7ka. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje dhe p\u00ebr personazhet e saj.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb keni ritheksuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e hapjeve t\u00eb dosjeve t\u00eb regjimit komunist. Mendoni se shqiptar\u00ebve u mungon guximi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre apo harres\u00ebn e shohin si sh\u00ebrim?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme. Dhe jo vet\u00ebm e imja. Por ajo nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar. Dhe jo vet\u00ebm kaq: nj\u00eb pjes\u00eb e sulmeve q\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt, ka gjas\u00eb ta ken\u00eb burimin te k\u00ebrkesa p\u00ebr hapjen e qilareve t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa e err\u00ebt e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb k\u00ebtij vendi vazhdon t\u00eb jet\u00eb e mbyllur n\u00eb k\u00ebto qilare. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje e spraps \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr hapjen e tyre.<\/p>\n<p>Pyetjes \u201cp\u00ebrse?\u201d nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb test. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mesazh qet\u00ebsimi p\u00ebr ish-veglat e diktatur\u00ebs, p\u00ebr ish-spiun\u00ebt, hetuesit, torturuesit: rrini t\u00eb qet\u00eb, jeni t\u00eb mbrojtur. Nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pambrojtur. Krejt\u00ebsisht. Nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Dhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. N\u00ebse do t\u00eb kishit qen\u00eb n\u00eb vendin tim p\u00ebrball\u00eb hetuesit Ferit Sula, \u00e7far\u00eb do t\u2019i thoshit, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do ta pyesnit?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb t\u2019i b\u00ebja asnj\u00eb pyetje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, meqen\u00ebse kam marr\u00eb vesh se pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit ky hetues ka k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Gjermani, do t\u00eb isha kurioz t\u00eb d\u00ebgjoja nga goja e tij motivimin e k\u00ebtij favori.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ta pyesja se cili ishte, sipas tij, shkaku i interesimit, i respektit, i t\u00ebrheqjes, i joshjes, i mall\u00ebngjimit etj. etj., q\u00eb shteti gjerman kishte treguar ndaj tij, nj\u00eb hetuesi t\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs? Dhe jo nj\u00eb hetuesi dosido, por nj\u00eb hetuesi komplotesh\u2026 E n\u00eb qoft\u00eb se ai nuk do ta kapte me d\u00ebgjim t\u00eb par\u00eb pyetjen, do t\u00eb doja t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebritja, duke i th\u00ebn\u00eb se cili ishte, sipas tij, shkaku q\u00eb Gjermania, nj\u00eb nd\u00ebr shtetet m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb sotme, nj\u00eb nd\u00ebr ato shtete tek i cili, ne shqiptar\u00ebt, me t\u00eb drejt\u00eb, kemi v\u00ebn\u00eb shpres\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb europiane, ishte treguar kaq e mir\u00ebkuptueshme me t\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb azil politik, p\u00ebr marrjen e t\u00eb cilit preferoheshin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb qoft\u00eb edhe di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr zbutjen e jet\u00ebs, ose ata q\u00eb gjithsesi kishin vuajtur gjithkund, por sidomos n\u00eb zyrat e tmerrshme t\u00eb hetuesis\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista: <em>Aida Tuci &#8211; MAPO<\/em><\/p>\n<p>Fotografia: <em>Murdo Macleod &#8211; THE GUARDIAN<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ISMAIL KADARE &#8211; INTERVIST\u00cb, 23 shtator 2012 Kadare rr\u00ebfen sesi ishte marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me regjimin dhe hallkat e tij. Si jetoi p\u00ebr dhjet\u00eb vjet i ndjekur nga hijet e dyshimit se ishte agjent i Per\u00ebndimit dhe nga e kan\u00eb burimin polemikat e sotme p\u00ebr pozicionin q\u00eb ai ka mbajtur dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga ISMAIL KADARE &#8211; INTERVIST\u00cb, 23 shtator 2012 Kadare rr\u00ebfen sesi ishte marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me regjimin dhe hallkat e tij. Si jetoi p\u00ebr dhjet\u00eb vjet i ndjekur nga hijet e dyshimit se ishte agjent i Per\u00ebndimit dhe nga e kan\u00eb burimin polemikat e sotme p\u00ebr pozicionin q\u00eb ai ka mbajtur dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-23T20:46:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit?\",\"datePublished\":\"2012-09-23T20:46:29+00:00\",\"dateModified\":\"2012-09-23T20:46:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\"},\"wordCount\":3155,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\",\"name\":\"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-23T20:46:29+00:00\",\"dateModified\":\"2012-09-23T20:46:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga ISMAIL KADARE &#8211; INTERVIST\u00cb, 23 shtator 2012 Kadare rr\u00ebfen sesi ishte marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me regjimin dhe hallkat e tij. Si jetoi p\u00ebr dhjet\u00eb vjet i ndjekur nga hijet e dyshimit se ishte agjent i Per\u00ebndimit dhe nga e kan\u00eb burimin polemikat e sotme p\u00ebr pozicionin q\u00eb ai ka mbajtur dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-23T20:46:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit?","datePublished":"2012-09-23T20:46:29+00:00","dateModified":"2012-09-23T20:46:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/"},"wordCount":3155,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/","name":"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg","datePublished":"2012-09-23T20:46:29+00:00","dateModified":"2012-09-23T20:46:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/the_albanian_writer_ismail_kadare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pyetje-publike-nexhmijes-a-keni-pasur-dijeni-per-dosjet-e-sigurimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pyetje publike Nexhmijes: A keni pasur dijeni p\u00ebr dosjet e Sigurimit?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5135"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5135\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}