{"id":5127,"date":"2010-12-07T23:42:46","date_gmt":"2010-12-07T22:42:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5127"},"modified":"2010-12-07T23:42:46","modified_gmt":"2010-12-07T22:42:46","slug":"rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/","title":{"rendered":"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Laura Kondi<\/strong>, <em>VOA<\/em><\/p>\n<p>Disa muaj pas fillimit t\u00eb l\u00ebvizjes demokratike, n\u00eb Shqip\u00ebri shkoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vend, m\u00eb pas ambasadori i par\u00eb amerikan pas komunizmit, William Ryerson. Zoti Ryerson flet p\u00ebr disa nga momentet q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb atij mbres\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1991-1994. Ai thot\u00eb se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim q\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe komenton mbi tranzicionin e v\u00ebshtir\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin ka kaluar vendi.<\/p>\n<p><strong>Si u prit\u00ebn n\u00eb Shtetet e Bashkuara fillimet e l\u00ebvizjes demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb 20 vjet m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se ato u vun\u00eb re nga shum\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Departamentin e Shtetit, ku njer\u00ebzit interesoheshin m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr Ballkanin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dihej shum\u00eb pak p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ajo ishte si nj\u00eb pik\u00eb e bardh\u00eb n\u00eb hart\u00eb. Dhe e kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, se p\u00ebrsa i p\u00ebrket politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, Shqip\u00ebria nuk kishte asnj\u00eb lloj r\u00ebnd\u00ebsie; n\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte zhdukur n\u00eb val\u00ebt e detit ndoshta do t\u00eb shqet\u00ebsoheshin; ndoshta vet\u00ebm si nj\u00eb vend n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebndshme t\u00eb thuhet, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me jasht\u00eb Shqip\u00ebria nuk kishte asnj\u00eb lloj r\u00ebnd\u00ebsie.<\/p>\n<p><strong>Ju shkuat fillimisht n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb prill t\u00eb vitit 1991, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, cilat ishin p\u00ebrshtypjet e para q\u00eb pat\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb shkova fillimisht p\u00ebr nj\u00eb mision 30-60 dit\u00ebsh, me funksionin e pranis\u00eb amerikane atje. Pas asaj q\u00eb ndodhi m\u00eb 2 prill n\u00eb Shkod\u00ebr, fillimisht un\u00eb u trondita nga masakra, pastaj nga varf\u00ebria, nga pisll\u00ebku, njer\u00ebz t\u00eb veshur keq, t\u00eb paushqyer mir\u00eb. Kujtoj nj\u00eb ushtar t\u00eb ri, t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb ecte n\u00eb bulevard dhe q\u00eb kishte nj\u00eb pallto q\u00eb nuk ishte p\u00ebr trupin e tij, me pal\u00ebn t\u00eb grisur. Pash\u00eb nj\u00eb vet\u00ebsh\u00ebrbim af\u00ebr sheshit Sk\u00ebnderbej dhe mendova, \u201cNdoshta mund t\u00eb shkoj e t\u00eb ha m\u00ebngjes\u201d. U afrova dhe ndjeva nj\u00eb er\u00eb t\u00eb keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti. Mendoni se si mund t\u00eb ishte periferia.<\/p>\n<p><strong>Ju keni qen\u00eb diplomat karriere dhe keni pasur rastin t\u00eb vizitoni nj\u00eb num\u00ebr vendesh. Ishte Shqip\u00ebria ndryshe nga k\u00ebto vende q\u00eb ju i kishin vizituar m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb i b\u00ebra vetes ishte: \u201cA jam n\u00eb Evrop\u00eb?\u201d. Un\u00eb kisha sh\u00ebrbyer kryesisht n\u00eb Evrop\u00eb, dhe nuk kisha par\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera, me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa vizitave 1-javore n\u00eb Najrobi dhe Nju Delhi, pra nuk kisha par\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb varfra t\u00eb bot\u00ebs. Prandaj i b\u00ebra pyetjen vetes: \u201cA \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu Evrop\u00eb?\u201d Po, ishte.<\/p>\n<p><strong>Kur erdhi Sekretari amerikan i Shtetit James Baker n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1991 n\u00eb Shqip\u00ebri, atij ju b\u00eb nj\u00eb pritje madh\u00ebshtore nga populli shqiptar, kujtoj mitingun e Tiran\u00ebs, ku ishit dhe ju i pranish\u00ebm. A e prisnit ju nj\u00eb pritje t\u00eb till\u00eb, apo ishte ajo nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr ju dhe p\u00ebr zotin Baker?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb tep\u00ebr ishte surpriz\u00eb p\u00ebr Sekretarin Bejker, se sa p\u00ebr mua, se un\u00eb e nuhasja se \u00e7do ndodhte. Un\u00eb fillimisht isha i shqet\u00ebsuar p\u00ebr gjendjen e siguris\u00eb. Chris (Hill) erdhi dhe na \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb miting n\u00eb Kavaj\u00eb. Un\u00eb shkoja \u00e7do dit\u00eb tek sindikata dhe thoja, m\u00eb falni, n\u00eb se k\u00ebta bastard\u00eb do t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, bota do ta marr\u00eb vesht dhe ata do t\u00eb duhet t\u00eb m\u00eb vrasin mua, (gjykimi im i ishte se nuk do t\u00eb m\u00eb vrisnin) dhe m\u00eb than\u00eb: mos u shqet\u00ebso zoti Rajerson, trenat punojn\u00eb dhe ne do t\u00eb sjellim njer\u00ebz dhe at\u00ebhere mendova \u201cka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e madhe\u201d.<\/p>\n<p>Nuk e prisja t\u00eb kishte kaq shum\u00eb njer\u00ebz. Un\u00eb kam qen\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb JF Kenedit n\u00eb Berlin, isha me sh\u00ebrbim, isha i ri at\u00ebher\u00eb; ishte e nj\u00ebjta gjendje emocionale. Xhejms Bejker u \u00e7udit dhe madje u befasua. Kujtoj fjalimin e tij. Nj\u00eb politikan shum\u00eb i lart\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb podium me Bejkerin, tha pasi foli Bejkeri, se ishte hera e par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij q\u00eb ai ndjeu se mund t\u00eb flitej lirsh\u00ebm n\u00eb vend. Ai punonte n\u00eb Komitetin Qendror. Efekti ishte si nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb dhe i dha energji situat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ju keni qen\u00eb ambasador i SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 1991 deri n\u00eb 1994. Cilat jan\u00eb disa nga ngjarjet q\u00eb ju kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mbres\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Dashuria e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr Shtetet e Bashkuara. M\u00eb kan\u00eb pyetur vazhdimisht, \u201ca ishte e v\u00ebshtir\u00eb puna n\u00eb Shqip\u00ebri?\u201d por un\u00eb them: \u201cJo, nuk ishte, t\u00eb pakt\u00ebn nuk ishte p\u00ebr mua. Un\u00eb u b\u00ebra objekti i k\u00ebsaj dashurie p\u00ebr Amerik\u00ebn, q\u00eb nuk ishte p\u00ebr mua personalisht, por un\u00eb isha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj, prandaj shfaqej ndaj meje. Pash\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim shum\u00eb t\u00eb madh, me zgjedhjet e marsit 1992, t\u00eb cilat ishin t\u00eb parat zgjedhje t\u00eb drejta dhe t\u00eb lira n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato t\u00eb 1991-ishit nuk ishin as t\u00eb lira, as t\u00eb drejta, pavar\u00ebsisht se si i cil\u00ebsuan ato disa evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Mbaj mend kur Presidenti Berisha bisedoi n\u00eb telefon me Presidentin Xhorxh Bush n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ishte nj\u00eb moment i ve\u00e7ant\u00eb. M\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbres\u00eb individ\u00ebt q\u00eb kam takuar gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim atje dhe u habita s\u00eb tep\u00ebrmi se sa i njohur isha. N\u00eb fillim ishte pak e v\u00ebshtir\u00eb. Kur mora n\u00eb telefon Shefin e Zyr\u00ebs s\u00eb Protokollit dit\u00ebn q\u00eb arrita n\u00eb prill, i thash\u00eb: pres me k\u00ebnaq\u00ebsi dit\u00ebn kur t\u00eb shkoj n\u00eb Parlament, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar debatin dhe ai m\u00eb tha: \u201cJo nuk mund t\u00eb shkosh!\u201d \u201cSi nuk mund t\u00eb shkoj? &#8211; i thash\u00eb, &#8211; n\u00eb Uashington mund t\u00eb shkosh n\u00eb Kongres dhe t\u00eb d\u00ebgjosh seancat.&#8221; At\u00ebher\u00eb i thash\u00eb: \u201dUn\u00eb protestoj, qeveria ime proteston\u201d.<\/p>\n<p>At\u00eb pasdite takova Gramoz Pashkon dhe ai m\u00eb tha \u201cJam i sigurt q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb jesh n\u00eb Parlament\u201d . Un\u00eb i thash\u00eb se do t\u00eb doja shum\u00eb. Ai m\u00eb tha: \u201cDo t\u00eb shohim n\u00eb se kemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb Parlament t\u00eb lir\u00eb, apo jo\u201d. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon dhe m\u00eb than\u00eb: \u201cMund t\u00eb vish n\u00eb Parlament dhe t\u00eb marr\u00ebsh me vete edhe p\u00ebrkthyesen\u201d. Dhe m\u00eb fal\u00ebnderuan shum\u00eb diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb nuk kishin mundur t\u00eb hynin n\u00eb par\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><strong>Dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ju shkonit rregullisht n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb shkoja atje n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Haja drek\u00eb dhe dark\u00eb n\u00eb Dajti shpesh dhe prej andej shkoja&#8230;<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria tani \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb ftese p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Megjithat\u00eb, atje vazhdon t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb politik\u00eb konfliktualiteti, ju si i p\u00ebrjetoni k\u00ebto zhvillime?<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;Jam n\u00eb dijeni, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje konfliktuale. Por aktualisht edhe ne n\u00eb Amerik\u00eb nuk po ofrojm\u00eb nj\u00eb shembull m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ne k\u00ebtu duhet t\u00eb kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh se sa kemi tani. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e mrekullueshme q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb NATO. Po t\u00eb ma kishit th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb vitin 1990, do t\u2019ju thosha: \u201cJeni e droguar\u201d? E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen keq \u00ebsht\u00eb q\u00eb Safet Zhulali nuk arriti ta shikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse ajo ishte \u00ebndrra e tij. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb se para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekspozim m\u00eb i madh ndaj Per\u00ebndimit dhe drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr brenda vendit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap. Refuzimi i koh\u00ebve t\u00eb fundit ishte nj\u00eb vendim shum\u00eb i ashp\u00ebr. Nj\u00eb fillim i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj se do t\u00eb ishte nj\u00eb demokratizim i plot\u00eb brenda Partis\u00eb Demokratike. Ju e dini q\u00eb un\u00eb e kam mb\u00ebshtetur Partin\u00eb Demokratike. Por mendoj se ajo duhet t\u00eb ket\u00eb demokraci brenda radh\u00ebve t\u00eb saj. Nj\u00eb njeri, nj\u00eb vot\u00eb, votim i fsheht\u00eb. K\u00ebshtu mund t\u00eb ecet p\u00ebrpara. Ndoshta edhe partit\u00eb e tjera do ta pasojn\u00eb at\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shpesh thuhet se Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb tranzicion t\u00eb zgjatur. Sipas jush, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur. Ju e dini, ju keni qen\u00eb atje, e dini si ka qen\u00eb vendi m\u00eb par\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb? Ndoshta nj\u00eb mund\u00ebsi mund t\u00eb kishte qen\u00eb t\u00eb hapeshin t\u00eb gjitha dosjet. Kjo kishte rreziqet e veta, si\u00e7 pati th\u00ebn\u00eb i ndjeri Pjet\u00ebr Arbnori: &#8220;Po sikur t\u00eb m\u00ebsosh se kunata t\u00eb ka spiunuar tek sigurimi? Ndoshta Sigurimi e ka frik\u00ebsuar dhe ajo mund t\u00eb jet\u00eb detyruar t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se ke qen\u00eb spiun&#8221;. Sigurimi po ashtu, mund t\u00eb ket\u00eb sajuar dosje t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Kjo kishte rreziqet e veta dhe nuk mendoj se dikush nga jasht\u00eb do t\u00eb gjykonte mir\u00eb se \u00e7far\u00eb rruge duhej ndjekur.<\/p>\n<p><strong>E kam fjal\u00ebn tek korrupsioni, psh korrupsioni i lart\u00eb q\u00eb thuhet se ka tek radh\u00ebt e zyrtar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Kris Hill dhe un\u00eb shpesh thoshim: Perandoria osmane i ka rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb thella n\u00eb Ballkan. Kjo \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuhet. Ajo q\u00eb nevojitet sipas meje, \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjykatat t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb pavarura. Nevojiten gjykat\u00ebs t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, sepse edhe ndaj tyre ushtrohet presion. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl. T\u00eb gjith\u00eb e njohin nj\u00ebri tjetrin. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet. Por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe un\u00eb jam shum\u00eb i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A keni nd\u00ebrmend t\u00eb shkoni nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Kam th\u00ebn\u00eb se po. Dua t\u00eb jem atje p\u00ebr 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2012. Dhe ndoshta deri at\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrtesa e Parlamentit do t\u00eb jet\u00eb dhe duhet t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Bulevard dhe Monumenti i atij njeriu t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb njihet si Piramida, do t\u00eb jet\u00eb hequr. Mendoj se ajo nuk \u00ebsht\u00eb aspak funksionale edhe nga brenda, nj\u00eb tend\u00eb gjigande prej guri, e pakuptimt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Laura Kondi, VOA Disa muaj pas fillimit t\u00eb l\u00ebvizjes demokratike, n\u00eb Shqip\u00ebri shkoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vend, m\u00eb pas ambasadori i par\u00eb amerikan pas komunizmit, William Ryerson. Zoti Ryerson flet p\u00ebr disa nga momentet q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb atij mbres\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1991-1994. Ai thot\u00eb se Shqip\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5127","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Laura Kondi, VOA Disa muaj pas fillimit t\u00eb l\u00ebvizjes demokratike, n\u00eb Shqip\u00ebri shkoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vend, m\u00eb pas ambasadori i par\u00eb amerikan pas komunizmit, William Ryerson. Zoti Ryerson flet p\u00ebr disa nga momentet q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb atij mbres\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1991-1994. Ai thot\u00eb se Shqip\u00ebria [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-07T22:42:46+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti\",\"datePublished\":\"2010-12-07T22:42:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/\"},\"wordCount\":1781,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/\",\"name\":\"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-12-07T22:42:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Laura Kondi, VOA Disa muaj pas fillimit t\u00eb l\u00ebvizjes demokratike, n\u00eb Shqip\u00ebri shkoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vend, m\u00eb pas ambasadori i par\u00eb amerikan pas komunizmit, William Ryerson. Zoti Ryerson flet p\u00ebr disa nga momentet q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb atij mbres\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1991-1994. Ai thot\u00eb se Shqip\u00ebria [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-07T22:42:46+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti","datePublished":"2010-12-07T22:42:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/"},"wordCount":1781,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/","name":"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-12-07T22:42:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rajerson-e-kam-mbeshtetur-pd-por-ajo-duhet-te-demokratizohet-si-parti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rajerson: E kam mb\u00ebshtetur PD, por ajo duhet t\u00eb demokratizohet si parti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}