{"id":5125,"date":"2012-09-23T09:39:56","date_gmt":"2012-09-23T08:39:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5125"},"modified":"2012-09-23T09:39:56","modified_gmt":"2012-09-23T08:39:56","slug":"gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/","title":{"rendered":"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"F\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> NGA: <strong>KI\u00c7O BLUSHI<\/strong><\/p>\n<p>Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201dP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 100-vje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb me shtet t\u00eb m\u00ebve\u00e7\u00ebm, m\u00eb s\u00eb shumti diktatorial e m\u00eb s\u00eb paku demokratik, p\u00ebrher\u00eb ama e ngjizur n\u00eb deje me mbetje kanunore, tribale e anadollake, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku Gjakmarrja mjerisht vazhdon t\u00eb quhet jo vet\u00ebm nder, por edhe detyrim moral dhe jetik, ku \u201cgjaku lahet vet\u00ebm me gjak\u201d, pra jo me nd\u00ebshkimin e Ligjit t\u00eb Shtetit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs, ku, si d\u00ebshmon Mot\u00ebr Kristina Faber: \u201cKanuni gjallon nd\u00ebr ne si nj\u00eb fe dyt\u00ebsore\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Kanuni vepron m\u00eb fuqish\u00ebm edhe se fet\u00eb, andaj para ca dit\u00ebsh u mor nj\u00eb vendim historik, i cili duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm: \u201cMetropolia e Shkodr\u00ebs, Sap\u00ebs dhe Lezh\u00ebs ka vendosur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vrasin p\u00ebr gjakmarrje, por edhe ata q\u00eb vrasin, t\u00eb shkish\u00ebrohen\u201d. <\/p>\n<p>Ky dekret kishtar provon se shoq\u00ebria dhe shteti yn\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar totalisht n\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb kuruar dhe p\u00ebr t\u00eb zhdukur k\u00ebt\u00eb plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shekullore q\u00eb po merr p\u00ebrdit\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb pafajsh\u00ebm, q\u00eb po ngujon qindra familje, q\u00eb po denatyron, kriminalizon dhe shfytyron mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb dhe duke i dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nj\u00eb fytyr\u00eb sa barbare, aq edhe primitive. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mjaftojn\u00eb fjal\u00ebt \u201cka d\u00ebshtuar\u201d, pasi n\u00eb k\u00ebto 22 vjet me k\u00ebt\u00eb bi\u00e7im pluralizmi-anarkik \u201ct\u00eb institucionalizuar\u201d tashm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hierarkin\u00eb e vlerave, shteti dhe organizmat e tij, t\u00eb gjith\u00eb ne si \u201cshoq\u00ebri civile\u201d, n\u2019da\u00e7 edhe si qytetar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi (sigurisht jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb indiferentizmit, por edhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb), jemi p\u00ebrgjegj\u00ebsit, shkaktar\u00ebt, p\u00ebr\u00e7uesit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebsimtar\u00ebt e Gjakmarrjes dhe t\u00eb Kanunit,-teksa nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb futemi n\u00eb Evrop\u00eb \u2026N\u00ebse diktatura me dhun\u00eb e paralizoi Kanunin, rr\u00ebnj\u00ebt e tij nuk qenk\u00ebshin shkulur, deri sa liria i dha, fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebrmasa komb\u00ebtare kaq t\u00eb frikshme e t\u00eb pandalshme Gjakmarrjes, aq sa t\u00eb detyrohen organizmat fetare, t\u00eb vetmet deri tani, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur gjakderdhjen me \u201cdekrete\u201d t\u00eb k\u00ebsollojshme. Por a mund t\u00eb shmangin \u201cdekretet\u201d k\u00ebsodore fetare yryshin e Gjakmarrjes n\u00eb vend t\u00eb dekreteve, deri tani t\u00eb munguara, shtet\u00ebrore? Si shpjegohet q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite me liri-demokraci nuk kemi d\u00ebgjuar asnj\u00eb nism\u00eb shtet\u00ebrore dhe p\u00ebrse askush nga shtetar\u00ebt dhe krer\u00ebt partiak\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha krah\u00ebve nuk kan\u00eb tentuar as edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb marrin askurrfar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb pashembullt? Mos vall\u00eb shteti, qeverit\u00eb, partit\u00eb e krer\u00ebt e tyre ndjehen t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb Kanunit dhe me apo pa dashje i jan\u00eb dor\u00ebzuar k\u00ebsisoj \u201cfes\u00eb dyt\u00ebsore\u201d e sip\u00ebrore, Gjakmarrjes, ngujimit dhe vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb, ngaq\u00eb Kanuni, direkt dhe indirekt ju mund\u00ebson nj\u00eb sundim me m\u00eb pak telashe, ngaq\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kapur nga frika e pashmangshme e \u201cpages\u00ebs s\u00eb gjakut\u201d? <\/p>\n<p>Tashm\u00eb askush nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim q\u00eb dukuria e Gjakmarrjes ka shkuar tep\u00ebr larg, jo vet\u00ebm duke ngujuar mij\u00ebra familje, por duke vrar\u00eb edhe f\u00ebmij\u00eb, edhe familjar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje e asnj\u00eb \u201cdetyrim p\u00ebr shpagim\u201d\u2026Habit\u00ebrisht edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull d\u00ebgjohen k\u00ebsish \u201cdijetar\u00ebsh\u201d q\u00eb pa pik\u00eb droje dalin e mburrin Kanunin, si nj\u00eb vler\u00eb e madhe komb\u00ebtare, duke e cil\u00ebsuar si \u201cKushtetut\u00ebn m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e m\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d\u2026Kanuni v\u00ebrtet ka qen\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kushtetute, por ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parashoq\u00ebri primitive, kur shteti nuk ekzistonte dhe kur organizimi dhe bashk\u00ebjetesa n\u00eb komunitet, pas feudalizmit, ishte tejet i v\u00ebshtir\u00eb\u2026.Pik\u00ebrisht kjo miopi, p\u00ebr t\u00eb mos e quajtur ndryshe, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb nga arsyet e ringjalljes dhe t\u00eb faktorizmit kaq t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dokeve t\u00eb haruara e t\u00eb mykura t\u00eb Kanunit.<br \/>\n***<br \/>\nKanuni nuk mund t\u00eb gjalloj\u00eb as n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb parafeudale, fisnore, t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb globalizmit dhe t\u00eb teknologjis\u00eb informative. Por ja q\u00eb u gjall\u00ebrua nd\u00ebr ne q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb civilizimit dhe Evrop\u00ebs, duke marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme e t\u00eb pap\u00ebrballueshme, si nj\u00eb ortek i cili p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po b\u00ebhet i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndalet\u2026Deri m\u00eb tani nuk ka orvatje p\u00ebr ta ndalur, por ka nd\u00ebr ne q\u00eb si rrug\u00ebdalje k\u00ebrkojn\u00eb, edhe me ndihm\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, sponsorizim p\u00ebr nj\u00eb referendum p\u00ebr Kanunin (q\u00eb: \u201c\u2026gjaku duhet t\u00eb merret vet\u00ebm tek vras\u00ebsi dje, jo tek an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb fisit\u201d)\u2026., pra p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb kryhet gjakmarrja, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: gjakmarrja le t\u00eb vazhdoj\u00eb, por ama lipset t\u00eb kryhet me rregulla, me Kanun! <\/p>\n<p>Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb dalin e pohojn\u00eb se ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb Kanun t\u00eb ri, me gjas\u00eb m\u00eb modern, m\u00eb bashk\u00ebkohor q\u00eb\u2026\u201dgjaku t\u00eb lahet vet\u00ebm me gjakun e vras\u00ebsit\u201d. Si nj\u00eb ilustrim tjet\u00ebr i mjerimit ton\u00eb moral, e vetmja rezistenc\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohet her\u00eb pas here \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj lutjeje q\u00eb vjen nga bota mediatike: Gjakmarrja po na prish imazhin para bot\u00ebs, pasi sot po shkruhet shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb sh\u00ebmtuar, duke penguar modernitetin, integrimin dhe p\u00ebrfshirjen ton\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u2026Por a nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb tjet\u00ebr ciniz\u00ebm i shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb i ngjash\u00ebm me propagand\u00ebn: mos mbillni e mos trafikoni drog\u00eb ju lazaratas se na d\u00ebmtoni imazhin e na b\u00ebni d\u00ebm? <\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb e panevojshme t\u00eb provohet q\u00eb as Kanuni dhe as rrjedhojat tragjike t\u00eb tij nuk mund t\u00eb shkulen me t\u00eb tilla nisma \u201cidealiste\u201d, por me masa ligjore e veprime konkrete, jo vet\u00ebm t\u00eb organeve qeveritare, por t\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u2026.N\u00eb zonat ku \u00ebsht\u00eb gjall\u00ebruar Kanuni dihet q\u00eb ka prapambetje, varf\u00ebri dhe injoranc\u00eb t\u00eb theksuar e t\u00eb trash\u00ebguar. Shoq\u00ebria demokratike i ka braktisur e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fatin e vet t\u00eb zi k\u00ebta njer\u00ebz, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i iluminuar, zhvilluar, emancipuar, kulturuar, arsimuar, dmth evropianizuar k\u00ebta banor\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb si tribu. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe shembujt e drejtimit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebto humbella jan\u00eb nga m\u00eb negativet, aq sa edhe pajtuesit e gjaqeve, ashtu si jo pak OJF, jan\u00eb diskredituar e paditur p\u00ebr shp\u00ebrdorim e korrupsion, duke d\u00ebrguar jasht\u00eb shtetit p\u00ebr strehim politik qytetar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me Gjakmarrjen\u2026 <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, kur shteti dhe organizmat e tij, organet e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb policis\u00eb, mediat dhe OJF-t\u00eb, shkolla dhe morali i komunitetit ndihen jasht\u00eb loje, duhet vler\u00ebsuar si tep\u00ebr fisnik vendimi i m\u00ebsip\u00ebrm i Kish\u00ebs Katolike. Prandaj do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb edhe krer\u00ebt e komuniteteve t\u00eb tjera, muslimane dhe ortodokse, n\u00ebse ndjejn\u00eb sadopak p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb traumatizuar t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm ceremoni politiko-fetare n\u00eb dit\u00eb kremtesh, duke u puthur me krer\u00ebt e politik\u00ebs, por t\u2019i bashkohen \u201cdekretit katolik\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu q\u00ebllimit nj\u00eb dimension mbar\u00ebkomb\u00ebtar e rrjedhimisht, edhe m\u00eb ndikonj\u00ebs. Fakti q\u00eb Kryeministri Berisha doli menj\u00ebher\u00eb dhe tha se shum\u00eb shpejt do t\u00eb hartohet nj\u00eb ligj (ndon\u00ebse me vones\u00eb!) ku t\u00eb sanksionohet d\u00ebnimi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm i atyre q\u00eb kryejn\u00eb Gjakmarrje ( ndon\u00ebse jo pa q\u00ebllim ai \u201ce ngat\u00ebrroi\u201d Gjakmarrjen me hakmarrjen, pasi, si verior, ai e njeh mjaft mir\u00eb Kanunin\u2026), kjo, gjithsesi duhet kuptuar si nj\u00eb shenj\u00eb pozitive q\u00eb jep shpres\u00eb se edhe politika do t\u00eb futet do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb Kuvend t\u00eb till\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar. As zgjedhjet p\u00ebr deputet\u00eb, as kongreset e partive, madje as ceremonit\u00eb q\u00eb do t\u00eb organizohen me shum\u00eb pomp\u00eb p\u00ebr 100 vjetorin nuk do t\u00eb kishin vler\u00ebn e nj\u00eb nisme t\u00eb till\u00eb e cila do t\u00eb mund t\u00eb frenonte, sadopak, gjakderdhjen!<br \/>\n***<br \/>\n\u201cKushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i izoluar\u201d, na kujton ne shqiptar\u00ebve murgesha Kristin\u00eb Faber, e cila i ka v\u00ebn\u00eb vetes q\u00ebllim t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb familjet e ngujuara, \u201c\u00ebsht\u00eb edhe i traumatizuar. Sht\u00ebpia jote kthehet n\u00eb burg dhe jasht\u00eb p\u00ebrgjon vdekja. Nuk ka zhvillim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb t\u00eb ngujuarve. \u00c7do i ngujuar ka historin\u00eb e tij traumatike dhe zhvillimi i f\u00ebmij\u00ebve dhe i t\u00eb rinjve varet nga shum\u00eb, shum\u00eb faktor\u00eb. N\u00eb secilin rast frika nga vdekja, izolimi social, turpi, p\u00ebrjashtimi, varf\u00ebrimi material si pasoj\u00eb e izolimit nuk jan\u00eb kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm\u201d. <\/p>\n<p>Dihet se n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk jepet drejt\u00ebsi qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm, at\u00ebher\u00eb presupozohet se n\u00eb at\u00eb shoq\u00ebri nuk ka drejt\u00ebsi, -ky \u00ebsht\u00eb parimi universal i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs,- por \u00e7\u2019duhet t\u00eb thuhet p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka mbi nj\u00ebmij\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar q\u00eb jetojn\u00eb me frik\u00ebn e gjakut, t\u00eb vdekjes, t\u00eb terrorit? P\u00ebr t\u00eb ilustruar tablon\u00eb \u201ce gjakut apo t\u00eb nder\u00ebs s\u00eb pafalun q\u00eb me \u00e7do kusht duhet t\u00eb merret\u201d\u2026. ja disa kronika t\u00eb zeza nga shtypi: \u201c\u2026Para 6 vitesh Tones i vritet i shoqi duke i l\u00ebn\u00eb 7 jetim\u00eb, 6 vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb 10-19 vje\u00e7&#8230;Tone Bushi, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb as t\u00eb drejt\u00ebn e mohuar t\u00eb pensionit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj. N\u00eb fshatin Mali i Jushit, Prek\u00eb Preka dhe gruaja e tij Lezja, jetojn\u00eb me dy nuset e djemve t\u00eb vrar\u00eb dhe 7 jetim\u00ebt e tyre. Violeta dhe Ardjana jan\u00eb dy nuset, t\u00eb cilave n\u00eb nj\u00eb afat prej 1.5 vitesh u jan\u00eb vrar\u00eb burrat, duke u l\u00ebn\u00eb 7 jetim\u00eb. Jetim\u00ebt rriten me ndjenj\u00ebn e hakmarrjes. Kristiani, Paridi, Dimitrula, etj., ndon\u00ebse f\u00ebmij\u00eb, din\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin arm\u00ebn. Ata po rriten me iden\u00eb se duhet t\u00eb vrasin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun e baballar\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre vet\u00ebm vajtohet dhe flitet p\u00ebr hakmarrje. Psikologjia e t\u00eb marrurit gjak u rr\u00ebnjoset f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb kan\u00eb probleme t\u00eb tilla dhe i shoq\u00ebron ata gjith\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb fshatin Aliaj t\u00eb komun\u00ebs Bajz\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe ka f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ngujuar q\u00eb kur kan\u00eb lindur. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb Ermenis La\u00e7aj, i cili lindi dhe u b\u00eb nj\u00ebzet muajsh i ngujuar pa e kuptuar k\u00ebt\u00eb fenomen\u201d.\u2026 <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i ngujuari Sk\u00ebnder Xhani pohon: \u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb ishte Kanuni ligji yn\u00eb, un\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzohesha n\u00eb polici pas asaj q\u00eb ndodhi. Por un\u00eb nuk jam i sigurt p\u00ebr vete dhe p\u00ebr familjen time. Hasmi s\u2019e njeh shtetin\u2026\u201d. Sk\u00ebnderi ka bindjen se edhe n\u00ebse do t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb kryer d\u00ebnimin q\u00eb i takonte sipas ligjeve, hasmi \u2026do ta vriste menj\u00ebher\u00eb sapo t\u00eb dilte n\u00eb qoft\u00eb se nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb par\u00eb mbi djemt\u00eb e tij\u201d\u2026 <\/p>\n<p>Aq e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb trysnia e marrjes s\u00eb gjakut dhe e v\u00ebnies s\u00eb nder\u00ebs s\u00eb familjes, sa me Kanun gjaku i t\u00eb vrarit mblidhej n\u00eb nj\u00eb en\u00eb, taposej dhe vendosej mbi oxhak\u2026Kur, pasi vepronin proceset kimike e kur gjaku fermentohej, ushtronte trysni dhe po\u00e7ja a shishja thyhej, ose kur tapa shp\u00ebrthente, kjo konsiderohej q\u00eb gjaku po b\u00ebnte thirrje urgjente p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak\u2026E pra, a mos duhet q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb fatkobt\u00eb q\u00eb ta kuptojm\u00eb domosdon\u00eb e marrjes s\u00eb masave t\u00eb gjithanshme e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr shuarjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb Kanunit? <\/p>\n<p>(<em>GazetaShqiptare\/BalkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA: KI\u00c7O BLUSHI Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201dP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 100-vje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb me shtet t\u00eb m\u00ebve\u00e7\u00ebm, m\u00eb s\u00eb shumti diktatorial e m\u00eb s\u00eb paku demokratik, p\u00ebrher\u00eb ama e ngjizur n\u00eb deje me mbetje kanunore, tribale e anadollake, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku Gjakmarrja mjerisht vazhdon t\u00eb quhet jo vet\u00ebm nder, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5125","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"NGA: KI\u00c7O BLUSHI Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201dP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 100-vje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb me shtet t\u00eb m\u00ebve\u00e7\u00ebm, m\u00eb s\u00eb shumti diktatorial e m\u00eb s\u00eb paku demokratik, p\u00ebrher\u00eb ama e ngjizur n\u00eb deje me mbetje kanunore, tribale e anadollake, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku Gjakmarrja mjerisht vazhdon t\u00eb quhet jo vet\u00ebm nder, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-23T08:39:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d\",\"datePublished\":\"2012-09-23T08:39:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/\"},\"wordCount\":2064,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/femije_te_ngujuar.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/\",\"name\":\"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/femije_te_ngujuar.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-23T08:39:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/femije_te_ngujuar.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/femije_te_ngujuar.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"NGA: KI\u00c7O BLUSHI Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201dP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 100-vje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb me shtet t\u00eb m\u00ebve\u00e7\u00ebm, m\u00eb s\u00eb shumti diktatorial e m\u00eb s\u00eb paku demokratik, p\u00ebrher\u00eb ama e ngjizur n\u00eb deje me mbetje kanunore, tribale e anadollake, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku Gjakmarrja mjerisht vazhdon t\u00eb quhet jo vet\u00ebm nder, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-23T08:39:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d","datePublished":"2012-09-23T08:39:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/"},"wordCount":2064,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/","name":"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg","datePublished":"2012-09-23T08:39:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/femije_te_ngujuar.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjakmarrja-ndera-e-marrun-nuk-falet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjakmarrja: \u201cNdera e marrun nuk falet!\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5125"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5125\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}