{"id":5096,"date":"2015-12-19T10:43:24","date_gmt":"2015-12-19T09:43:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5096"},"modified":"2015-12-19T10:43:24","modified_gmt":"2015-12-19T09:43:24","slug":"parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/","title":{"rendered":"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS &#8211; BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Idriz Zeqiraj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga <strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtia e dy Marr\u00ebveshjeve fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn, sheshoi kot\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Kuvendi, q\u00eb, kinse, p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e popullit, sepse, normalisht, n\u00eb vendet demokratike, deputet\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vullnetin e popillit! Kjo e &#8220;v\u00ebrtet\u00eb&#8221; jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb relative, por, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht fiktive, e rrejshme, kur flasim p\u00ebr Parlamentin aktual t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb kur eksponent\u00ebt e SHIK-ut imponuan q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb me nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb mir\u00ebfillta, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb denj\u00eb, aq m\u00eb pak p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vullnetin e nj\u00ebmend\u00ebt t\u00eb popullit.<\/p>\n<p><strong>Kosova me nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore &#8211; projekt i SHIK-ut<\/strong><\/p>\n<p>Kush p\u00ebrfiton, &#8220;v\u00ebrtet&#8221; nga Kosova me nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore? Dhe, p\u00ebrgjigja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb: SHIK-u, pasanik\u00ebt dhe klanet vicioze t\u00eb partive politike parlamentare. Arsyetimi:<\/p>\n<p>1. &#8211; SHIK-u num\u00ebron 30 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb. Dhe, nga influenca q\u00eb ka n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e shtetit, duke tenderuar e pun\u00ebsuar, kjo shif\u00ebr shtohet n\u00eb vijim\u00ebsi. Dhe, votat e tubuara, duke pasur t\u00eb drejt\u00ebn e votimit p\u00ebr pes\u00eb deputet\u00eb, i fut\u00eb n\u00eb Parlament ajk\u00ebn e krimit t\u00eb SHIK-ut vrastar.<\/p>\n<p>2. &#8211; Pasurimi kriminal i bandave fillon n\u00eb qershor 1999, kur &#8220;komandant\u00ebt&#8221; jallan\u00eb, t\u00eb rrejsh\u00ebm, pushtonin lokale, banesa, objekte, troje e toka t\u00eb pasuris\u00eb shoq\u00ebrore e shtet\u00ebrore si dhe pronat private, madje duke p\u00ebrgjakur pronar\u00ebt e tyre t\u00eb ligjsh\u00ebm!<\/p>\n<p>3. &#8211; Klanet vicioze, n\u00eb kryesit\u00eb e partive parlamentare, duke u ricikluar nd\u00ebr vite, me pislleq\u00ebt e tyre, duke u v\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb list\u00ebn zgjedhore, arrijn\u00eb t\u00eb grumbullojn\u00eb shifr\u00ebn e nevojshme p\u00ebr deputet\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb rob\u00ebr t\u00eb bindur t\u00eb shefit t\u00eb tyre partiak.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kompromis, fatalisht, neverit\u00ebs, m\u00eb sakt\u00eb, i posht\u00ebr, q\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb parlamentare, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Vet\u00ebvendosjen, jan\u00eb dakorduar me k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe: Kosova me nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore, gj\u00eb q\u00eb ka prodhuar nj\u00eb Parlament nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7udmit, m\u00eb cinik\u00ebt e paradoksal\u00ebt n\u00eb kontinent. N\u00eb Bundestagun, Parlamentin gjerman u shtrua pyetja: &#8220;Si kan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs 27 deputet\u00eb kriminel\u00eb?! P\u00ebr partit\u00eb banda, p\u00ebr partit\u00eb e krimit, ky p\u00ebrcaktim zgjedhor \u00ebsht\u00eb i shpjeguesh\u00ebm, i favorsh\u00ebm. Por, pse partit\u00eb q\u00eb nuk identifikohen me krimin e pranojn\u00eb, n\u00eb heshtje, nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb satanik, djall\u00ebzor?!!<\/p>\n<p><strong>Listimi i i kusht\u00ebzuar i kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Listimi, p\u00ebrzgjedhja em\u00ebrore e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, nga ana e shefit t\u00eb partis\u00eb, pa p\u00ebrfillur strukturat e partis\u00eb ose, ende m\u00eb keq, duke b\u00ebr\u00eb seleksionimin e kuadrit partiak, qysh n\u00eb em\u00ebrimin e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Themi em\u00ebrim dhe jo zgjedhje, sepse votimi \u00ebsht\u00eb listor dhe aklamativ, me ngritje gisht\u00ebrinj\u00ebsh, dor\u00ebs, metod\u00eb tipike staliniste! Rrjedhimisht, thirrja se deputet\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb &#8220;zgjedhurit e popullit&#8221;, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e falsifikuar, e g\u00ebnjesht\u00ebrt\u00eb. Ata jan\u00eb deputet\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb shefave t\u00eb tyre dhe e kalkulimeve q\u00eb p\u00ebrmendem m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo arsyeja se deputet\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb fije pavar\u00ebsie, jan\u00eb rob\u00ebr t\u00eb kryeshefit t\u00eb partis\u00eb, i cili ua ka kusht\u00ebzuar kandidatur\u00ebn me t\u00eb qenurit k\u00eblysh\u00ebr t\u00eb bindur t\u00eb tij. Andaj, ata, deputet\u00ebt, duhet t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb shefit, qoft\u00eb edhe kund\u00ebr interesave t\u00eb Atdheut, qoft\u00eb edhe t\u00eb aprovimit dhe t\u00eb mbrojtjes t\u00eb nj\u00eb tradhtie t\u00eb hapur, si\u00e7 jan\u00eb Marr\u00ebveshjet aktuale: Bashk\u00ebsia e Komunave Serbe (&#8220;Zajednica&#8221;) dhe Sh\u00ebnimi i Kufirit me Malin e Zi &#8220;(Demarkacioni&#8221;).<\/p>\n<p><strong>Ngjizja dhe mbrojtja e tradhtis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb, Marr\u00ebveshjet bllokuese, cop\u00ebtuese, zhb\u00ebr\u00ebse t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb n\u00ebnshkruar, madje n\u00eb prani t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb Qendrave t\u00eb Vendosjes. Jan\u00eb Marr\u00ebveshje t\u00ebr\u00ebsisht ilegale, t\u00eb kundraligjshme. Jan\u00eb shp\u00ebrfillur, anashkaluar organi m\u00eb i lart\u00eb legjislativ, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kundi Popullor i Kosov\u00eb; \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfillur e injoruar populli i Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb t\u00eb thartuar e gatuan Hashim kryeministri, i akuzuari num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar politik &#8211; vrasje seriale. Ndihm\u00ebse e par\u00eb e tij, n\u00eb dialogun ilegal e djall\u00ebzor, t\u00eb tradhtis\u00eb s\u00eb madhe, ishte l\u00ebvri\u00e7ka Edita Tashiri, e marr\u00eb nga rruga, e b\u00ebr\u00eb ministresh\u00eb, pa fije p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik!<\/p>\n<p>Paradoksalisht, k\u00ebtij konspiracioni iu bashkua edhe Isa Mustafa! Fillimisht, ai tha nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe: &#8220;Un\u00eb nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e dialogut. Marr\u00ebveshjet i gjeta t\u00eb gatshme&#8221;. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjeve, madje, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeministrit, nuk e amniston at\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i kuadrove t\u00eb SHIK-ut dhe t\u00eb krimit, Rrustem Mustafa e Adem Grabovci, ishte i gatsh\u00ebm: riformatim t\u00eb qeveris\u00eb ose edhe zgjedhje t\u00eb reja, b\u00ebri q\u00eb Isa Mustafa &#8220;t\u00eb zgjidh\u00eb u\u00e7kurin&#8221;. Ai nd\u00ebrroi mendje, u b\u00eb pal\u00eb n\u00eb krim, duke mbrojtur me fanatiz\u00ebm Marr\u00ebveshjet, gjegj\u00ebsisht, tradhtin\u00eb. Ripohoi, garantoi, madje, p\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm: &#8220;Hashimi President n\u00eb prill 2016&#8221; dhe servilizma e panegjerizma hi\u00e7 dinjitoze, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb ordinier kontravers, krejt pacipsh\u00ebm e pamoralsh\u00ebm; zhg\u00ebnjyes me tepri; karrierist i pangopsh\u00ebm; d\u00ebmtues me fund i LDK-s\u00eb; sjellje gjith\u00eb arroganc\u00eb ndaj idealist\u00ebve rugovian\u00eb, nd\u00ebrsa &#8220;pul\u00eb e lagur&#8221;, n\u00eb raport me partner\u00ebt prepotent\u00eb, muj\u00ebshor\u00eb e kriminel\u00eb t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs t\u00eb PDK-s\u00eb! Ai, n\u00eb fushat\u00ebn e ndyr\u00eb, mbrojt\u00ebse t\u00eb tradhtis\u00eb, i aktivizoi edhe lakejt\u00eb e tij, t\u00eb kalaveshur me privilegje hi\u00e7 meritore!<\/p>\n<p><strong>Analogjia: Heqja e Autonomis\u00eb m\u00eb 1989 me Marr\u00ebveshjet 2015<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb analogji faktike n\u00eb mes t\u00eb suprimimit t\u00eb Autonomis\u00eb, n\u00eb vitin 1989, me &#8220;Zajednic\u00ebn&#8221; dhe Demakacionin 2015. Edhe at\u00ebher\u00eb sherb\u00ebtor\u00ebt e Serbis\u00eb mbronin fort tez\u00ebn se &#8220;me ndryshimet Kushtetuese, Kosova nuk humbet asgj\u00eb!&#8221; Bil\u00ebz, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tradhti ndaj Koasov\u00ebs, t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm ishin edhe disa intelektual\u00eb, titullar\u00eb shkencor\u00eb!! Edhe sot Hashimi, s\u00eb fundi, edhe Isa, sherb\u00ebhen me t\u00eb nj\u00ebjtin refren se &#8220;me Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave Serbe, brenda Kosov\u00ebs, shteti i Kosov\u00ebs nuk humbet asgj!!&#8221; Madje, lakeu i Hashimit, shefi i grupit parlamentar i PDK-s\u00eb, Adem Grabovci, thot\u00eb se &#8220;Marr\u00ebveshjet jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs!&#8221; K\u00ebtu kulmohet g\u00ebnjeshtra, mashtrimi, tradhtia. \u00c7far\u00ebdo komenti do t\u00eb ishte i tep\u00ebrt\u00eb.<\/p>\n<p>Analogjia tjet\u00ebr: T\u00eb gjitha veprimet e Beogradit, n\u00eb pavar\u00ebsimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nga shteti i Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht, 8 (tet\u00eb) komunat serbe, t\u00eb cilat kulmohen me &#8220;Zajednic\u00ebn&#8221;, jan\u00eb identike me veprimet e Beogradit, p\u00ebr bashkimin e 14 komunave serbe, p\u00ebr t\u00eb kulmuar me &#8220;Republika Srpska&#8221; t\u00eb Bosnje &#8211; Hercegovin\u00ebs. Ja, pra, &#8220;Zajednica&#8221; \u00ebsht\u00eb bosnizimi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Opinioni gjith\u00ebshqiptar\u00eb, jav\u00ebn e shkuar, e pa dhe u bind\u00eb n\u00eb pushtetin faktik t\u00eb &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;:<\/p>\n<p>1. &#8211; Bllokimi, kthimi prapa, i ministrit t\u00eb Financave, Avdulla Hoti, q\u00eb, pa dyshim, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr kompetenc\u00eb dhe aft\u00ebsi profesionale, n\u00eb kufinjt\u00eb e &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;, duke mos lejuar hyrjen e tij n\u00eb territorin e &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;, pra, t\u00eb Serbis\u00eb, edhepse ai ishte n\u00eb sherbim zyrtar, inspektimin e dogan\u00ebs;<\/p>\n<p>2. &#8211; Ndalimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb rr\u00ebnuara t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe arrestimi i pronar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre sht\u00ebpive, brenda territorit t\u00eb &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;, me urdh\u00ebr t\u00eb pushtetit t\u00eb &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;, nga nj\u00ebra an\u00eb dhe,<\/p>\n<p>3. &#8211; Nisma e pushtetit faktik t\u00eb &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e komplekseve banesore p\u00ebr serb\u00ebt, n\u00eb Veriun, dikur t\u00eb Mitrovic\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht, t\u00eb Kosov\u00ebs, tani territor i &#8220;Zajednic\u00ebs&#8221;, p\u00ebrkat\u00ebsisht, i Serbis\u00eb, flet qart\u00eb se &#8220;Zajednica&#8221; \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr interesin e Serbis\u00eb dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs. O njer\u00ebz t\u00eb shitur: Tradhtia nuk ka brir\u00eb!!!<\/p>\n<p><strong>&#8220;ZAJEDNICA&#8221; BREZAVE SHQIPTAR\u00cb UA L\u00cb BRENDA<br \/>\nKOSOV\u00cbS FUQIN\u00cb POLITIKE E USHTARAKE SERBE<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb faktuar se &#8220;Zajednica&#8221; pamund\u00ebson funksionimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb shterrur argumentet p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Sh\u00ebnimi i Kufirit me Malin e Zi, &#8220;Demarkacioni&#8221;, k\u00ebrkon qasje serioze historike e hatografike, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek e v\u00ebrteta absolute. T\u00eb pakt\u00ebn, nga themelimi i shtetit shqiptar, pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb londineze, m\u00eb 1912 e k\u00ebtej, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs e dinin si kufi me Malin e Zi lart\u00ebsin\u00eb e \u00c7akorrit, duke p\u00ebrshkuar maje-malet deri ke Kulla e tutje. Por, tani q\u00eb kufiri zbret nga \u00c7akorri n\u00eb Kuqisht\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs dhe nga Kulla n\u00eb Radavc t\u00eb Pej\u00ebs, shqet\u00ebsimi, frika, p\u00ebr humbje territoresh, p\u00ebrfshi bjeshk\u00ebt, kullotat, stan\u00ebt verore, \u00ebsht\u00eb i madh, deri n\u00eb pagjum\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kufiri, i par\u00eb nga ana ushtarake, mbrojt\u00ebse, vendosja e nj\u00eb tanku armik n\u00eb bregore, p\u00ebr neutralizimin e zjarrit t\u00eb tij, duhet sakrifikuar 1.000 ushtar\u00eb. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr ta kapur nj\u00eb pozicin strategjik, si \u00c7akorri, duhet sakrifikuar, t\u00eb pakt\u00ebn, trefishin e shifr\u00ebs t\u00eb cituar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, z\u00ebri i m\u00ebkur i AAK-s\u00eb p\u00ebr &#8220;Zajednic\u00ebn, n\u00eb raport me Demarkacionin, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm jo real, por edhe i pashpjegush\u00ebm. Me &#8220;Zajednic\u00ebn&#8221; brezave shqiptar\u00eb u lihet fuqia politike dhe ushtarake serbe brenda Kosov\u00ebs, brenda shtetit. Kurse Demarkacioni p\u00ebrcakton nj\u00eb kufi, qoft\u00eb edhe brenda Kosov\u00ebs. Dhe, me kufi t\u00eb k\u00ebsaj natyre shqiptar\u00ebt jan\u00eb natyralizuar, jan\u00eb m\u00ebsuar, madje, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb shum\u00ebfishuara.<\/p>\n<p><strong>\u00c7montimi i tradhtis\u00eb &#8211; par\u00ebsi pa \u00e7mim<\/strong><\/p>\n<p>Opozita e Bashkuar, pavar\u00ebsisht p\u00ebrb\u00ebrjes hetorogjene dhe mjaft err\u00ebtake si dhe populli i hutuar, i p\u00ebrgjumur, i mefsht\u00eb e hi\u00e7 dinjitoz n\u00eb heshtje, kur duhet ngritur z\u00ebri deri n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit, kund\u00ebr tradhtis\u00eb, q\u00eb gatuajn\u00eb me Serbin\u00eb, ndoca bij\u00eb bastard\u00eb t\u00eb saj, ndodh\u00ebn para nj\u00eb sfide unike: \u00e7montimin e Marr\u00ebveshjeve ogurzeza, p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e brezave shqiptar\u00eb, th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 &#8211; \u00e7montimin e tradhtis\u00eb.<\/p>\n<p>1. &#8211; PDK-ja e Hashimit, krer\u00ebt e saj e pohojn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebrisin hapur: &#8220;T\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt tan\u00eb do t`i votojn\u00eb Marr\u00ebveshjet, ashtu si\u00e7 i kemi n\u00ebnshkruar&#8221;!<br \/>\n2. &#8211; &#8220;Krer\u00ebt e LDK-s\u00eb thon\u00eb se &#8220;Marr\u00ebveshjet jan\u00eb t\u00eb studiura dhe t\u00eb pranueshme, prandaj deputet\u00ebt tan\u00eb do t`i votojn\u00eb ato!&#8221;<\/p>\n<p>Deklarimet e tilla t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pozit\u00ebs nuk jan\u00eb nj\u00eb &#8220;lapsus lingua&#8221; dhe as t\u00eb rast\u00ebsishme. Kjo tregon se Parlamneti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb bleg\u00ebrim\u00eb delesh. Kur barinjt\u00eb fillojn\u00eb t`i ndajn\u00eb qengjat nga delet, n\u00eb pranver\u00eb, p\u00ebr t`i pavar\u00ebsuar nga n\u00ebnat e tyre, delet dhe qengjat, nj\u00ebher\u00ebsh, e p\u00ebrjetojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje. Dhe, k\u00ebt\u00eb ndjesi am\u00ebsore &#8211; kafsh\u00ebrore e shprehin me bleg\u00ebrim\u00eb reciproke. Dhe, mjafton bleg\u00ebrima e nj\u00eb deleje t\u00eb vetme, p\u00ebr ta shoq\u00ebruar, n\u00eb bleg\u00ebrim\u00eb tufa e t\u00ebr\u00eb. Me keqardhje t\u00eb madhe, kjo po i ndodh\u00eb edhe Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Kuvendeve Qendrore &#8220;Zgjedhore&#8221; t\u00eb partive politike parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb rastin konkret, deputet\u00ebt e pozit\u00ebs jan\u00eb ftuar q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb Marr\u00ebveshjet fatale n\u00eb tuf\u00ebzim, me bleg\u00ebrim\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Numrat nuk i munguan as Serbis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti dinjitoz \u00eb LDK-s\u00eb, Arben Gashi, djali i veprimtarit Xhemajl Gashi, i cili, s\u00eb bashku me Ramadan Blakaj me shok\u00eb, ishin organizator\u00eb t\u00eb demonstratave t\u00eb viti 1968 n\u00eb Pej\u00eb; v\u00ebllai i Flamur Gashit, i cili, s\u00eb bashku me djemt\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me &#8220;Radio-Kontaktin&#8221; e famsh\u00ebm, i sh\u00ebrbyen demokracis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrballjen e eg\u00ebr me forcat err\u00ebtake t\u00eb komunizmit stalinian, ua kujtoi krer\u00ebve t\u00eb pozit\u00ebs disa nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs. I intervistuar nga moderatori Fidan Jupolli, i Televizionit simpatik &#8220;Rrokum Rroll&#8221;, Arben Gashi tha se deputet\u00ebt e pozit\u00ebs po ballafaqohen me presionin, trysnin\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb votuar kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tyre. Me em\u00ebr p\u00ebrmendi shefat e Grupit Parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb dhe t\u00eb LDK-s\u00eb. P\u00ebr trysni t\u00eb deputet\u00ebve, nd\u00ebshkimi ligjor \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi dhe q\u00ebndrimi n\u00eb burg. Por, shefat e p\u00ebrmendur, kan\u00eb edhe kryeshefat e tyre, q\u00eb jan\u00eb kryetar\u00ebt e partive p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebt e porosisin k\u00ebt\u00eb trysni me bedel, nd\u00ebrmjet\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb shefat e grupit parlamentar. Dhe, kush t`i burgos\u00eb kryeshefat?!?<\/p>\n<p>Isa Mustaf\u00ebn, n\u00eb fillim, e kemi trajtuar si viktim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb konspirative t\u00eb Hashimit me Serbin\u00eb. Por, Isa nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsim dhe filloi t\u00eb garoj\u00eb me Hashimin, se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i zellsh\u00ebm me Serbin\u00eb, p\u00ebr ratifikimin, v\u00ebnien n\u00eb zbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjeve sakatos\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Deklarimet jan\u00eb t\u00eb z\u00ebshme, sfiduese, cinike e provokative nga ana e koalicionit privat t\u00eb pozit\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht: Hashimit e Is\u00ebs. &#8220;Numrat i kemi, p\u00ebr aprovimin e Marr\u00ebveshjeve&#8221;, &#8211; thon\u00eb ata. Numrat nuk i munguan as Milloshevi\u00e7it &#8211; p\u00ebr suprimimin, heqjen e Autonomis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e njohur &#8220;tirania e numrave&#8221;, n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb sistemin komunist, me Leninin &#8211; fashist teorik dhe Stalinin &#8211; fashist praktik.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkojn\u00eb me ngulm\u00eb \u00e7montimin e tradhtis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Burgosja e Donik\u00eb Kadaj &#8211; Bujupaj, Abulen\u00eb Haxhiu, n\u00ebna me f\u00ebmij\u00eb si dhe e djem\u00ebve dhe e burrave, deputet\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb Opozit\u00ebs t\u00eb Bashkuar, pse ata duan dhe k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm\u00eb \u00e7montimin e tradhtis\u00eb, tashm\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar, nuk jep asnj\u00eb shans e mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb biseduar t\u00eb qet\u00eb e paq\u00ebsisht. Dhe, k\u00ebto burgosje b\u00ebhen nga ajo pozit\u00eb, q\u00eb ka n\u00eb mesin e saj vras\u00ebs dhe projektues e urdh\u00ebr-dh\u00ebn\u00ebs t\u00eb vrasjeve seriale t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Dhe, mjerisht e \u00e7udit\u00ebrisht, ata vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb majat e shtetit dhe t\u00eb pushtetit!!!<\/p>\n<p>Dilemat shqiptare s\u00ebrishmi n\u00eb Kosov\u00eb. \u00c7montimi i tradhtis\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore, pavar\u00ebsisht \u00e7mimit. Q\u00ebllimi i justifikon mjetet. Edhe sikur t\u00eb gjith\u00eb ata deputet\u00eb t\u00eb pozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb krimin e tradhtin\u00eb, t\u00eb v\u00ebrbohen nga gazi lot\u00ebsjell\u00ebs ose edhe t\u00eb asfiksohen n\u00eb pakthim n\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrligjur, kur n\u00eb peshoj\u00eb \u00ebsht\u00eb qenia e Kosov\u00ebs, shteti i Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht &#8220;tirania e numrave&#8221;, kultura e mang\u00ebt politike, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb hi\u00e7e, e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ka kusht\u00ebzuar nj\u00eb sjellje t\u00eb vrazhd\u00ebt t\u00eb protestimit kund\u00ebr tradhtis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, thyerjet vandale t\u00eb xhamave masiv\u00eb, t\u00eb kushtuesh\u00ebm, t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, kur dihet se n\u00eb Kosov\u00ebn ton\u00eb ka familje q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb-kasolle i kan\u00eb dritar\u00ebt me najlona, plastmasa; d\u00ebmtimet e ndryshme t\u00eb pasurive shtet\u00ebrore dhe t\u00eb pronave private; vandalizmi i kulmuar me djegien e veturave, mund dhe djers\u00eb e popullit mjeran t\u00eb Kosov\u00ebs, na e kujton l\u00ebvizjen &#8220;\u00c7artiste&#8221; n\u00eb Angli, shekuj m\u00eb par\u00eb, kur pun\u00ebtor\u00ebt, n\u00eb shenj\u00eb proteste, p\u00ebr shryt\u00ebzimin e tyre t\u00eb eg\u00ebr, i thyenin makinerit\u00eb, n\u00eb fabrikat ku punonin dhe prej t\u00eb cilave jetonin, qoft\u00eb edhe varf\u00ebrisht. L\u00ebvizja &#8220;Vet\u00ebvendosje&#8221; lindi si nj\u00eb shpres\u00eb e pritur, me njer\u00ebz t\u00eb rinj, vajza dhe djem\u00eb energjik\u00eb dhe luftarak\u00eb, me element\u00eb t\u00eb pak\u00ebt korruptimi dhe inkriminimi, por, me sjellje thyer\u00ebse dhe kall\u00ebse aktuale, po zhg\u00ebnjejn\u00eb shum\u00eb dhe rrezikohen me pensionim t\u00eb parakohsh\u00ebm politik!<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb respektin p\u00ebr liderin e demokracis\u00eb shqiptare, prof. dr. Sali Berish\u00ebn, mendoj se sulmi verbal publik kund\u00ebr Opozit\u00ebs t\u00eb Bashkuar, nuk ishte as adekuat dhe as i drejt\u00eb: &#8220;Dilni n\u00eb mal, luftoni! Dhe, jo t\u00eb hidhni gaz lotsjell\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit. Ku \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb veprim i till\u00eb!&#8221; Por, ne e pyesim prof.dr. Sali Berish\u00ebn, i cili, pa dyshim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual me dimension sup\u00ebrior n\u00eb Shqiptari: N\u00eb cilin vend demokratik t\u00eb bot\u00ebs ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb band\u00eb vrastar\u00ebsh serial\u00eb, makro hajna zyrtar\u00eb e multi milioner\u00eb, ta anashkalojn\u00eb Parlamentin dhe popullin, duke marr\u00eb vendime, krye n\u00eb vete, q\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb tradhti t\u00eb lart\u00eb ndaj popullit dhe kombit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebrja hisedare e Serbis\u00eb n\u00eb sundimin e Kosov\u00ebs, rrjedhimisht, heqja dor\u00eb nga sovraniteti i Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin, sovranitet, u angazhua dhe e realizoi Bota Demokratike, me forc\u00ebn e saj ushtarake NATO-paktin?!!<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshjet kriminale t\u00eb mos identifikohen me LDK-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb, dihet ardhja paradoksale e Isa Mustaf\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb. Vet\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb djepi i paradokseve, prandaj, asnj\u00eb habi. Nuk i mungoi p\u00ebrkrahja e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, edhepse e dinin se \u00ebsht\u00eb &#8220;mish i huaj&#8221; brenda partis\u00eb t\u00eb Presidentit Rugova. Premtoi reforma n\u00eb LDK-e, por kurr\u00eb nuk i b\u00ebri. N\u00eb vend t\u00eb reformave, ai konsolidoi rreth vet\u00ebs klanin e gatsh\u00ebm, q\u00eb kishte damk\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb ndarjes t\u00eb LDK-s\u00eb dhe filloi spastrimin e partis\u00eb nga kuadrot idealist\u00eb rugovian\u00eb. P\u00ebr t`i kompensuar humbjet seriale n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbetjen n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb, n\u00eb Kuvendin e 8 (tet\u00eb) &#8220;Zgjedhor&#8221;, shfryt\u00ebzoi karrierist\u00ebt brenda partis\u00eb, hoqi mask\u00ebn dhe hermetikoi sall\u00ebn e Kuvendit, duke u vet\u00ebzgjedhur, s\u00ebrishmi, kryetar i LDK-s\u00eb. Ishte nj\u00eb nga &#8220;Kuvendet&#8221; m\u00eb staliniste dhe m\u00eb t\u00eb turpshme n\u00eb historin\u00eb \u00e7erek-shekullore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Strukturat e LDK-s\u00eb: Kryesia, K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, deputet\u00ebt e LDK-s\u00eb, edhepse for t\u00eb frik\u00ebsuar, t\u00eb tmerruar nga kryetari, tashm\u00eb, i shp\u00ebrfytyruar, Isa Mustafa, duhet t\u00eb k\u00ebndell\u00ebn, ta marrin vet\u00ebn. Ata duhet ta kuptojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, por edhe t\u00eb jen\u00eb brenda hap\u00ebsir\u00ebs dhe koh\u00ebs, se vampiri Is\u00eb, nuk do t\u00eb jet\u00eb, pafund\u00ebsisht, vendos\u00ebs i fatit t\u00eb tyre. Strukturat e LDK-s\u00eb duhet t\u00eb ndjehen t\u00eb leht\u00ebsuara, sepse nuk jan\u00eb vendimet e tyre reale, jan\u00eb t\u00eb anashkaluar, t\u00eb mosp\u00ebrfillur, t\u00eb p\u00ebrbuzur dhe klani tij aprovues, \u00ebsht\u00eb brenda shifr\u00ebs t\u00eb gisht\u00ebrinj\u00ebve t\u00eb nj\u00eb dore. Strukturat e LDK-s\u00eb nuk duhet t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb Marr\u00ebveshjet kriminale t\u00eb identifikohen me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse vendimet e Isa Mustaf\u00ebs jan\u00eb personale, individuale, p\u00ebr q\u00ebllime karrieriste, e, ndoshta, edhe konspirative.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga IDRIZ ZEQIRAJ Kund\u00ebrshtia e dy Marr\u00ebveshjeve fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn, sheshoi kot\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Kuvendi, q\u00eb, kinse, p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e popullit, sepse, normalisht, n\u00eb vendet demokratike, deputet\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vullnetin e popillit! Kjo e &#8220;v\u00ebrtet\u00eb&#8221; jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb relative, por, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht fiktive, e rrejshme, kur flasim p\u00ebr Parlamentin aktual t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb kur eksponent\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5096","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS - BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS - BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga IDRIZ ZEQIRAJ Kund\u00ebrshtia e dy Marr\u00ebveshjeve fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn, sheshoi kot\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Kuvendi, q\u00eb, kinse, p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e popullit, sepse, normalisht, n\u00eb vendet demokratike, deputet\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vullnetin e popillit! Kjo e &#8220;v\u00ebrtet\u00eb&#8221; jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb relative, por, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht fiktive, e rrejshme, kur flasim p\u00ebr Parlamentin aktual t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb kur eksponent\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-12-19T09:43:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS &#8211; BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH\",\"datePublished\":\"2015-12-19T09:43:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/\"},\"wordCount\":3098,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/\",\"name\":\"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS - BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj1.jpg\",\"datePublished\":\"2015-12-19T09:43:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS &#8211; BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS - BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS - BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga IDRIZ ZEQIRAJ Kund\u00ebrshtia e dy Marr\u00ebveshjeve fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn, sheshoi kot\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Kuvendi, q\u00eb, kinse, p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e popullit, sepse, normalisht, n\u00eb vendet demokratike, deputet\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vullnetin e popillit! Kjo e &#8220;v\u00ebrtet\u00eb&#8221; jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb relative, por, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht fiktive, e rrejshme, kur flasim p\u00ebr Parlamentin aktual t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb kur eksponent\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-12-19T09:43:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS &#8211; BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH","datePublished":"2015-12-19T09:43:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/"},"wordCount":3098,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/","name":"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS - BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg","datePublished":"2015-12-19T09:43:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parlamenti-i-kosoves-blegerime-delesh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PARLAMENTI I KOSOV\u00cbS &#8211; BLEG\u00cbRIM\u00cb DELESH"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5096"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5096\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}