{"id":5074,"date":"2012-09-21T09:44:48","date_gmt":"2012-09-21T08:44:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5074"},"modified":"2012-09-21T09:44:48","modified_gmt":"2012-09-21T08:44:48","slug":"letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/","title":{"rendered":"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Shekulli<\/strong>, <em>21.09.2012<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr me shkrim dore d\u00ebrguar m\u00eb 1973 Nexhmije Hoxh\u00ebs nga shkrimtari Ismail Kadare lidhur me kritikat q\u00eb po i drejtoheshin rreth romanit t\u00eb sapodal\u00eb nga botimi \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d. Romani \u00ebsht\u00eb aktualizuar nga mediat, pas nj\u00eb gjyqi q\u00eb ka\u00a0shp\u00ebrthyer mes Ismail Kadares\u00eb dhe t\u00eb ves\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr kthimin e dor\u00ebshkrimit t\u00eb romanit mbi baz\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autorit. Avokati i familjes Hoxha kund\u00ebrshton me argumentin se libri i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga vet\u00eb autori. Gjyqi mbetet ta v\u00ebrtetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj. Letra q\u00eb sot botojm\u00eb hedh drit\u00eb mbi diskutimin e shkrimtarit me Nexhmije Hoxh\u00ebn p\u00ebr romanin, por edhe p\u00ebr intrigat q\u00eb thureshin n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve. Si\u00e7 del nga letra, Kadare ankohet p\u00ebr shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb po i b\u00ebnin keq. M\u00eb posht\u00eb teksti i plot\u00eb i letr\u00ebs:<\/em><\/p>\n<p>Shoqja Nexhmije,<\/p>\n<p>M\u00eb falni q\u00eb po ju shqet\u00ebsoj me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, por e quajta t\u00eb nevojshme t\u2019ju shkruaj. Desha t\u2019ju vija n\u00eb dijeni p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb po ndodh me romanin tim t\u00eb fundit, duke menduar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb i intereson partis\u00eb. Duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr botim k\u00ebt\u00eb roman, un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam menduar se kam shkruar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkryer. (Bile, ndoshta ju kujtohet, un\u00eb vet\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb se pas botimit, kisha nd\u00ebr mend ta rishikoj vepr\u00ebn n\u00eb baz\u00eb t\u00eb v\u00ebrejtjeve dhe sugjerimeve).<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam dashur q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb specifik\u00ebs s\u00eb tij (tema politike direkte, figura e sh. Enver etj,) romanit t\u2019i b\u00ebhej nj\u00eb vler\u00ebsim i privilegjuar. Kam menduar gjithmon\u00eb q\u00eb ai t\u00eb vler\u00ebsohej realisht, si \u00e7do lib\u00ebr, sipas meritave apo mungesave q\u00eb mund t\u00eb kishte. Megjithat\u00eb, kjo q\u00eb po ndodh me librin, mua nuk m\u00eb duket normale. Dhe ja \u00e7\u2019po ndodh:<\/p>\n<p>Qysh para se t\u00eb dilte, gjat\u00eb momentit t\u00eb daljes n\u00eb qarkullim dhe tani pas daljes, nga rrethe t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe dyshimi, v\u00ebrtetimi m\u00eb i thjesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpyetje \u00ebsht\u00eb vet\u00eb fakti q\u00eb akoma sot, nj\u00eb muaj pas daljes s\u00eb tij n\u00eb qarkullim, shum\u00eb njer\u00ebz e dijn\u00eb at\u00eb t\u00eb ndaluar ose gjysm\u00eb t\u00eb ndaluar. N\u00eb pamje t\u00eb jashtme, kjo i ngjet nj\u00eb thashethemi naiv, meqen\u00ebse s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por megjithat\u00eb, un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt kuptimplot\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk ka lindur n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb zbraz\u00ebt. P\u00ebr mendimin tim ky fakt tregon se rrethe t\u00eb caktuara njer\u00ebzish jan\u00eb aktivizuar p\u00ebr t\u00eb diskredituar librin n\u00eb syt\u00eb e popullit. Ata p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb mosbesim ndaj librit, hapin fjal\u00eb se partia dhe shteti kan\u00eb v\u00ebrejtje serioze ndaj tij, menj\u00ebfjal\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrpunojn\u00eb dhe t\u00eb sugjestionojn\u00eb mendimin publik. Si \u00e7do fenomen edhe kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr diskreditimin e librit ka kronik\u00ebn e saj: Ajo ka filluar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb romani ndodhej n\u00eb procesin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Thuhej n\u00eb disa rrethe se Kadareja m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb sepse po merret direkt me tema politike, se ai \u00ebsht\u00eb spekulant, se ai po shkruan \u201croman p\u00ebr pallatin\u201d, etj. S\u2019kam dashur asnj\u00ebher\u00eb t\u2019jua them k\u00ebto sepse nuk desha ta v\u00eb veten n\u00eb rolin e shkrimtarit q\u00eb \u201cp\u00ebrballon presione\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb mua nuk m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb efekt. Un\u00eb i kam d\u00ebgjuar ato me mosp\u00ebrfillje dhe p\u00ebrbuzje, sepse e dija q\u00eb ato ishin fryt i rrethanave me ndjenja prosovjetike, t\u00eb cil\u00ebve natyrisht nuk u p\u00eblqente q\u00eb un\u00eb shkruaja nj\u00eb roman \u201ckund\u00ebr sovjetik\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ndodhesha n\u00eb mbarim t\u00eb vepr\u00ebs, ndodhi di\u00e7ka q\u00eb ju me siguri e dini dhe q\u00eb mua m\u00eb preku shum\u00eb. N\u00eb novel\u00ebn \u201cDikush m\u00eb buz\u00ebqeshte\u201d, un\u00eb u prezantova p\u00ebrpara lexonj\u00ebsve, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, edhe si njeri me psiqik\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Vetvetiu dilte pyetja: kujt mund t\u2019i interesonte p\u00ebrhapja e nj\u00eb mendimi t\u00eb till\u00eb dhe a mund t\u00eb pritej q\u00eb veprat e mia t\u00eb ndihmonin n\u00eb edukimin e njer\u00ebzve, kur un\u00eb autori i tyre nuk isha gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb psiqikisht? Por le t\u00eb kthehemi tek romani, sepse edhe ky episod lidhet me t\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb romani im ndodhej p\u00ebr shqyrtim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese, nga vet\u00eb sht\u00ebpia botuese u hap\u00ebn fjal\u00eb se libri im qenka i mbushur me fyerje p\u00ebr persona real\u00eb, se gjoja un\u00eb paskam b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr hakmarrje ndaj autorit t\u00eb \u201cDikush m\u00eb buz\u00ebqeshte\u201d, etj.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz (duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe punonj\u00ebs t\u00eb aparatit t\u00eb K. Q.) u mobilizuan dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mbrojtur reputacionin, gjoja t\u00eb cenuar, t\u00eb autorit t\u00eb \u201cDikush m\u00eb buz\u00ebqeshte\u201d. Po \u00e7\u2019doli m\u00eb n\u00eb fund? Pas gjith\u00eb asaj zhurme t\u00eb madhe dhe t\u00eb kot\u00eb, sht\u00ebpia botuese i reduktoi v\u00ebrejtjet e saj vet\u00ebm n\u00eb heqjen e nj\u00eb rreshti (bile q\u00eb t\u00eb jem m\u00eb i sakt\u00eb \u2013 n\u00eb heqjen e nj\u00eb fjalie) dhe kjo tregon se sa fiktive ishte zhurma e saj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij incidenti, q\u00eb u fry jasht\u00eb mase, romani hyri n\u00eb shtyp. Por tamam n\u00eb koh\u00ebn kur pritej dalja e tij, u trumbetua me buj\u00eb ndalimi i tij. Ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua, q\u00eb tamam dit\u00ebn kur kujtoja se do t\u00eb vihej n\u00eb shitje, nj\u00eb librashit\u00ebs m\u00eb tha: libri juaj u ndalua. Kam marr\u00eb n\u00eb telefon shokun Pipi Mitrojorgji dhe i kam th\u00ebn\u00eb se hapja e lajmeve t\u00eb tilla nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e diskrediton n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre librin n\u00eb syt\u00eb e popullit.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, dy dit\u00eb para daljes s\u00eb romanit, n\u00eb mbledhjen e komunist\u00ebve t\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, shoku Hamit Beqja, e ngriti z\u00ebrin si bubullim\u00eb, duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb mua nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim se do t\u00eb p\u00ebrgjigjem p\u00ebr fyerjet q\u00eb paskam b\u00ebr\u00eb n\u00eb romanin tim. Ky reagim plot nervoziz\u00ebm ishte nj\u00eb sinjal shum\u00eb serioz, sepse vinte nga nj\u00eb njeri q\u00eb punonte n\u00eb aparatin e K. Q. Nga ky sinjal komunist\u00ebt e Lidhjes kuptuan se n\u00eb aparatin e K.Q ka rezerva serioze p\u00ebr romanin. Sinjale t\u00eb tilla u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr mbledhje dhe institucione t\u00eb ndryshme, nga funksionar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb libri doli. \u00cbsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb merret me mend se n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb till\u00eb t\u00eb parap\u00ebrgatitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb disfavorshme p\u00ebr t\u00eb, libri do ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrejtje dhe p\u00ebr t\u2019i gjetur t\u00eb meta romanit, u kthye tek disa njer\u00ebz si nj\u00eb mani e v\u00ebrtet\u00eb. Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se flamurtar\u00ebt e v\u00ebrejtjeve, i nd\u00ebrrojn\u00eb ato shpeshher\u00eb : kur e shikojn\u00eb se nj\u00eb pal\u00eb v\u00ebrejtje nuk z\u00ebn\u00eb vend, ata vrapojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb t\u00eb tjera, bile shpesh n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb parat.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb besohet se njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e librit? Ndoshta un\u00eb e kam gabim, por si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb lart, mendoj se kjo gj\u00eb nuk \u00e7on ve\u00e7se n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pra n\u00eb diskreditimin e vepr\u00ebs. Dhe p\u00ebr mua ashtu sikurse p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vetvetiu lind pyetja: A i intereson partis\u00eb kjo gj\u00eb? Un\u00eb kam bindjen q\u00eb jo.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb kam bindjen se, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb metat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb (p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi mua), romani n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm dhe militant dhe populli e p\u00eblqen at\u00eb. Duke mir\u00ebpritur me gjakftoht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe sugjerimet e lexuesve, d\u00ebshiroj t\u2019ju them se mua nuk do t\u2019m\u00eb duken asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb sinqerta dhe me q\u00ebllime t\u00eb pastra ato kritika q\u00eb vijn\u00eb nga rrethe, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb predispozuara ta presin keq romanin. Ironin\u00eb e tyre t\u00eb heshtur e kam ndjer\u00eb vazhdimisht pas shpin\u00ebs sime, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punoja mbi romani. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb ironi e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta harroj.<\/p>\n<p>Nuk besoj se i kam dramatizuar gj\u00ebrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, megjith\u00ebse edhe kjo nuk p\u00ebrjashtohet. Por besoj se ju do ta kuptoni preokupacionin tim. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr romanin q\u00eb u botua. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb preokupohem m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr krijimet e artist\u00ebve. Isha duke u b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb informohem p\u00ebr sjelljen e dokumentacionit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1945 \u2013 47 (ngritja e shtetit t\u00eb ri komunist, lufta brenda p\u00ebr brenda Byros\u00eb Politike dhe K. Q me fraksionist\u00ebt, arrivist\u00ebt etj.), p\u00ebr nj\u00eb roman q\u00eb mendoj ta shkruaj n\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Nuk them se kjo q\u00eb ndodhi me librin m\u00eb ka l\u00ebkundur sado pak p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga nja synim i till\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por megjithat\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse romani q\u00eb mendoj t\u00eb shkruajm\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebrs\u00ebri i nj\u00eb natyre t\u00eb gjer\u00eb epike, me personazhe t\u00eb g\u00ebrshetuar (historik\u00eb dhe t\u00eb trilluar), pra i ngjash\u00ebm nga nj\u00eb pik\u00ebpamje me k\u00ebt\u00eb q\u00eb botova, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb t\u00eb m\u00eb krijohet nj\u00eb far\u00eb preokupimi. Nj\u00eb preokupim i till\u00eb mund t\u2019u krijohet edhe shkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb eventualisht mund t\u00eb ken\u00eb nd\u00ebr mend t\u00eb trajtojn\u00eb tema t\u00eb k\u00ebtij lloji.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam q\u00ebllim tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se t\u00eb shkruaj aq sa t\u00eb mundem m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Pun\u00ebn time nuk e kam quajtur kurr\u00eb as t\u00eb p\u00ebrkryer, as t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por do t\u00eb isha i pasinqert\u00eb po t\u00eb mos ju thosha se sidoqoft\u00eb do t\u2019m\u00eb vinte keq sikur kjo pun\u00eb t\u00eb merrej n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, pa t\u00eb drejt\u00eb. Duke mbyllur k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ju k\u00ebrkoj edhe nj\u00eb her\u00eb falje p\u00ebr shqet\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Me respekt <strong>Ismail Kadare<\/strong>, Tiran\u00eb, <em>26 prill 1973<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 21.09.2012 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr me shkrim dore d\u00ebrguar m\u00eb 1973 Nexhmije Hoxh\u00ebs nga shkrimtari Ismail Kadare lidhur me kritikat q\u00eb po i drejtoheshin rreth romanit t\u00eb sapodal\u00eb nga botimi \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d. Romani \u00ebsht\u00eb aktualizuar nga mediat, pas nj\u00eb gjyqi q\u00eb ka\u00a0shp\u00ebrthyer mes Ismail Kadares\u00eb dhe t\u00eb ves\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5074","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 21.09.2012 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr me shkrim dore d\u00ebrguar m\u00eb 1973 Nexhmije Hoxh\u00ebs nga shkrimtari Ismail Kadare lidhur me kritikat q\u00eb po i drejtoheshin rreth romanit t\u00eb sapodal\u00eb nga botimi \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d. Romani \u00ebsht\u00eb aktualizuar nga mediat, pas nj\u00eb gjyqi q\u00eb ka\u00a0shp\u00ebrthyer mes Ismail Kadares\u00eb dhe t\u00eb ves\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-21T08:44:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt\",\"datePublished\":\"2012-09-21T08:44:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/\"},\"wordCount\":1754,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/\",\"name\":\"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-21T08:44:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare3.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 21.09.2012 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr me shkrim dore d\u00ebrguar m\u00eb 1973 Nexhmije Hoxh\u00ebs nga shkrimtari Ismail Kadare lidhur me kritikat q\u00eb po i drejtoheshin rreth romanit t\u00eb sapodal\u00eb nga botimi \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d. Romani \u00ebsht\u00eb aktualizuar nga mediat, pas nj\u00eb gjyqi q\u00eb ka\u00a0shp\u00ebrthyer mes Ismail Kadares\u00eb dhe t\u00eb ves\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-21T08:44:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt","datePublished":"2012-09-21T08:44:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/"},"wordCount":1754,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/","name":"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","datePublished":"2012-09-21T08:44:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare3.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/letra-kadare-i-kerkon-nexhmije-hoxhes-mbrojtje-nga-kritiket\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Letra, Kadare i k\u00ebrkon Nexhmije Hoxh\u00ebs mbrojtje nga kritik\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5074\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}