{"id":5054,"date":"2013-12-08T21:48:25","date_gmt":"2013-12-08T20:48:25","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=5054"},"modified":"2013-12-08T21:48:25","modified_gmt":"2013-12-08T20:48:25","slug":"ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/","title":{"rendered":"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\" width=\"300\" \/> Kulture Nga <strong>NDRI\u00c7IM KULLA<\/strong>, <em>18 Tetor 2013<\/em><\/p>\n<p><strong>Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes<\/strong><\/p>\n<p>Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes<br \/>\nTIRANE- Shqiptarja.com vazhdon sot publikimin e pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga biografia e shkrimtarit Ismail Kadare shkruar nga Ndri\u00e7im Kulla, e cila titullohet \u201cYlli i Shkrimtarit-biografi e Ismail Kadares\u00eb nga koha e tiranis\u00eb deri m\u00eb sot\u201d. N\u00eb lib\u00ebr rr\u00ebfehet edhe historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shkrimtarit me diktatorin. Djje shqiptarja.com publikoi pjes\u00ebn e par\u00eb Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes.<\/p>\n<p><strong>Sot \u00ebsht\u00eb pjesa e dyt\u00eb: &#8220;Pse Enver Hoxha ishte peng i Ismail Kadares\u00eb&#8221; dhe &#8220;Kadare: 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Kadareja ishte fajtor se kishte pranuar ta d\u00ebgjonte dy her\u00eb historin\u00eb p\u00ebr sjelljen seksuale t\u00eb diktatorit, si\u00e7 e pohon vet\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Kadareja u \u00e7lirua nga makthi se mos ishte marr\u00eb vesh tentativa e tij p\u00ebr arratisje (me kriterin e udh\u00ebtimit jasht\u00eb shtetit, q\u00eb e kishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb mendjen e tij), i lindi nj\u00eb makth i ri, edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, frika se mos at\u00eb e kishin denoncuar p\u00ebr bisedat mbi sjelljen seksuale t\u00eb diktatorit. Kadareja shkruan te libri \u201cPesha e kryqit\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makth, ndoshta m\u00eb t\u00eb gjatin e jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb diktatur\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet rresht do t\u00eb torturohesha prej asaj q\u00eb n\u00eb mendjen time e quaja \u201cmurmurima supreme\u201d e q\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt ishte, ndoshta, \u201czgjidhja p\u00ebrfundimtare e problemit Kadare\u201d.. Sidomos n\u00eb vitet e mia m\u00eb t\u00eb zeza 1973, 1975, 1976, 1982, 1983, 1985, gjer n\u00eb vdekjen e tiranit. E ndjeja q\u00eb ishte aty pran\u00eb, rr\u00ebshqiste e padukshme nga dosja n\u00eb dosje, v\u00ebrsh\u00ebllente si gjarp\u00ebr net\u00ebve. Te \u201cN\u00ebpun\u00ebsi i pallatit t\u00eb \u00ebndrrave\u201d \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, edhe ky ankth (\u00cbndrra-denoncim e shit\u00ebsit t\u00eb zarzavateve, q\u00eb pasi kalon nga dosja n\u00eb dosje kthehet m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb krye\u00ebnd\u00ebrr, q\u00eb i paraqitet sulltanit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lejen e goditjes.)<\/p>\n<p>Nuk ishte as paranoj\u00eb, as pjell\u00eb e p\u00ebrfytyrimit. M\u00eb 1983, nj\u00eb miku im do ta lexonte t\u00eb shkruar e zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej dosjeve q\u00eb kishte lidhje me mua. Pak koh\u00eb m\u00eb pas, me sy t\u00eb shqyer nga tmerri, do t\u00eb kisha rastin ta lexoja vet\u00eb denoncimin.<br \/>\nPor n\u00eb ato vite t\u00eb hidhura 1967-1968, nuk i dija shum\u00eb gj\u00ebra.(Ismail Kadare, Vepra, vol. 20, Sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb 2009, f. 229-230)<\/p>\n<p><strong>Kadare, dosje p\u00ebr marrjen n\u00eb goj\u00eb t\u00eb diktatorit<\/strong><\/p>\n<p>Frika e Kadares\u00eb nuk ishte e kot\u00eb, se si\u00e7 e pohon ai Sigurimi i Shtetit kishte arritur q\u00eb ta zbulonte se ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimin e marrjes n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb t\u00eb sjelljes seksuale t\u00eb diktatorit. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve me siguri q\u00eb konservator\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb as kund\u00ebr tij, por kjo gj\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm me lejen e Enver Hoxh\u00ebs. Ky i fundit sigurisht q\u00eb ishte shum\u00eb i zem\u00ebruar me Kadaren\u00eb q\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb p\u00ebr at\u00eb gj\u00eb q\u00eb i dhimbte m\u00eb shum\u00eb, por diktatori vazhdonte t\u00eb kishte po t\u00eb nj\u00ebjtin nj\u00eb problem kur ishte fjala p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar goditjen p\u00ebrfundimtare ndaj Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>Enver Hoxha nuk mund t\u2019 ia lejonte vetes luksin q\u00eb t\u00eb eliminonte shkrimtarin e par\u00eb t\u00eb vendit, se ai ishte i vetmi q\u00eb ishte i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebnte portretin e tij letrar. Ishte e leht\u00eb p\u00ebr diktatorin q\u00eb ta godiste shkrimtarin. Mjafton q\u00eb Enver Hoxha t\u00eb l\u00ebvizte gishtin dhe shkrimtari i bezdissh\u00ebm mund t\u00eb zhdukej. M\u00ebnyrat ishin disa: zhdukje e bujshme apo pa buj\u00eb. Por diktatori nuk mund t\u00eb gjente nj\u00eb shkrimtar si Kadareja me nj\u00eb t\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb gishtit. Kjo do t\u00eb thoshte se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ishte ai shkrimtari peng i diktatorit, por, sado e \u00e7uditshme q\u00eb t\u00eb dukej, ishte e kund\u00ebrta, diktatori ishte peng i shkrimtarit. Kadareja e p\u00ebrshkruan sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kur thot\u00eb te libri \u201cPesha e kryqit\u201d, p\u00ebr raportin e tij me shtetin diktatorial:<\/p>\n<p>Pra, shteti shqiptar me duart e tij kishte krijuar nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh ai qe i detyruar ose ta zhdukte, ose t\u00eb ndeshej me t\u00eb. T\u00eb ndeshej me at\u00eb djall, shteti xhuxh diktatorial s\u2019kishte fuqi, kurse ta zhdukte, ishte, padyshim m\u00eb leht\u00eb. Por ky p\u00ebrbind\u00ebsh kishte n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb gj\u00eb magjike: portretin e tiranit. Duke u rrokullisur, ai do t\u00eb merrte me vete portretin n\u00eb humner\u00eb. (Ismail Kadare, Vepra, vol. 20, Sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb 2009, f. 327)<\/p>\n<p>Kadare gabon vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb. \u201cP\u00ebrbind\u00ebshi\u201d, si\u00e7 i dukej shkrimtari shtetit diktatorial, humbiste fuqin\u00eb dhe b\u00ebhej i preksh\u00ebm n\u00eb \u00e7astin q\u00eb dilte nj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr po aq i talentuar sa ai dhe q\u00eb mund ta z\u00ebvend\u00ebsonte at\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e p\u00ebrshkrimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tiranit n\u00eb let\u00ebrsi. Por ishte e pamundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb vog\u00ebl, si\u00e7 ishte ajo shqiptare, t\u00eb dilnin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dy shkrimtar\u00eb kaq t\u00eb m\u00ebdhenj.<br \/>\nndri\u00e7im kulla<\/p>\n<p>(Ne foto: Studiuesi Ndri\u00e7im Kulla dhe kopertina e librit biografik per Kadarene)<\/p>\n<p><strong>KOMPROMISI<\/strong><br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto shkrimtari nuk mund t\u2019 i dinte n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 1968, kur atij i kishin ardhur t\u00eb d\u00ebrguarit e diktatorit n\u00eb sht\u00ebpi. At\u00eb dit\u00eb shkrimtari duhej t\u00eb merrte nj\u00eb vendim. T\u00eb d\u00ebrguarit nuk donin q\u00eb t\u00eb largoheshin pa e realizuar misionin e tyre. Me sa duket kishin frik\u00eb t\u00eb ktheheshin atje ku i kishin nisur me lajmin e d\u00ebshtimit. Prandaj ata hodh\u00ebn mbi tryez\u00eb kart\u00ebn e fundit, pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb i kishin udh\u00ebzuar q\u00eb ta p\u00ebrdornin vet\u00ebm n\u00ebse shkrimtari do t\u00eb tregohej ve\u00e7an\u00ebrisht kok\u00ebfort\u00eb. Kompromisin. Kadareja e tregon k\u00ebshtu vazhdimin e bised\u00ebs me t\u00eb d\u00ebrguarit e diktatorit n\u00eb librin e tij \u201cPesha e kryqit\u201d:<\/p>\n<p>Ideja se mund t\u00eb shkruaja di\u00e7ka p\u00ebr ta shlyer at\u00eb pakujdesi, at\u00eb faj (tani isha i bindur se isha fajtor), m\u00eb dukje jo aq e papranueshme. Madje po d\u00ebgjoja se si ata po kujtonin biseda ku kishim th\u00ebn\u00eb se historia do ta kujtonte Enver Hoxh\u00ebn, qoft\u00eb edhe p\u00ebr shk\u00ebputjen q\u00eb i b\u00ebri Shqip\u00ebris\u00eb nga kampi socialist. Pavar\u00ebsisht\u2026 nga miq\u00ebsia e neveritshme m\u00eb pas me kinez\u00ebt\u2026 Por, me sa dukej, edhe kjo miq\u00ebsi nuk do ta kishte t\u00eb gjat\u00eb\u2026 Ca shenja qen\u00eb dukur nd\u00ebrkaq\u2026 E n\u00eb qoft\u00eb se edhe miq\u00ebsia me kinez\u00ebt prishej, at\u00ebher\u00eb\u2026 at\u00ebher\u00eb\u2026, o Zot i madh\u2026, donte apo nuk donte Shqip\u00ebria, nuk i mbetej ve\u00e7 n\u00ebna e vjet\u00ebr\u2026 Europa.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, me sa duket, e pati zanafill\u00ebn poema e shkurt\u00ebr \u201cVitet gjasht\u00ebdhjet\u00eb\u201d, b\u00ebrthama e romanit \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d. (Ismail Kadare, Vepra, vol. 20, Sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb 2009, f. 232-233)<br \/>\nIshte e qart\u00eb se diktatori po p\u00ebrulej p\u00ebrs\u00ebri para shkrimtarit duke i ofruar nj\u00eb kompromis. Diktatori po i thoshte shkrimtarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vendit, me goj\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb tij: \u201cMir\u00eb se lavd\u00ebrime p\u00ebr mua nuk d\u00ebshiron t\u00eb shkruash, por s\u00eb paku mund t\u00eb shkruash p\u00ebr ato gj\u00ebra q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb mir\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb m\u2019i njoh\u00eb historia si merita, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p.sh. prishja me Bashkimin Sovjetik\u201d.<\/p>\n<p>Shkrimtari e kuptoi se pagimi i hara\u00e7it ishte b\u00ebr\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Por edhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb Kadareja e b\u00ebri me arroganc\u00eb, si\u00e7 do ta shohim m\u00eb tutje, tamam si nj\u00eb sojli Gjirokastre q\u00eb i hedh nj\u00eb l\u00ebmosh\u00eb nj\u00eb pseftoje. Shkrimtarin m\u00eb pas e ka torturuar pyetja n\u00ebse miqt\u00eb q\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi at\u00eb dit\u00eb kishin qen\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb d\u00ebrguar apo jo:<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kur e kam kujtuar e rikujtuar k\u00ebt\u00eb ngjarje, nj\u00eb pyetje e vazhdueshme m\u00eb ka torturuar: kishin qen\u00eb vall\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb hapur me mua miqt\u00eb e mi? Apo kishin pranuar t\u00eb futeshin n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb, duke m\u00eb sjell\u00eb \u201cq\u00eb andej\u201d nga majat e pushtetit nj\u00eb kumt q\u00eb vet\u00ebm ata mund t\u00eb ma sillnin? Por m\u00eb pas, kur un\u00eb desha t\u2019ua b\u00ebja k\u00ebt\u00eb pyetje, vdekja, internimet dhe burgjet i kishin shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb prej tyre si zogjt\u00eb e korbit. Qen\u00eb goditur m\u00eb r\u00ebnd\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb un\u00eb mendoja se e dinin t\u00eb fsheht\u00ebn. (Ismail Kadare, Vepra, vol. 20, Sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb 2009, f. 233)<\/p>\n<p>Thell\u00eb-thell\u00eb n\u00eb vetvete Kadareja duhet t\u00eb ket\u00eb pasur bindjen se ata ishin t\u00eb d\u00ebrguar, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e thot\u00eb edhe m\u00eb lart, kur i quan \u201clajm\u00ebs\u201d, si\u00e7 e kam cituar. Por duket se \u00ebsht\u00eb trishtimi p\u00ebr miqt\u00eb e tij ai q\u00eb nuk e le ta besoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre m\u00eb pas u b\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb diktatur\u00ebs. Kur Kadareja thot\u00eb m\u00eb lart se qen\u00eb goditur m\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga diktatura pik\u00ebrisht ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai mendonte se e dinin t\u00eb fsheht\u00ebn e vizit\u00ebs s\u00eb asaj dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, pra n\u00ebse ishin me mision nga lart apo jo, me k\u00ebt\u00eb ai na ka th\u00ebn\u00eb indirekt at\u00eb q\u00eb beson se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Pra, goditja e tyre e ashp\u00ebr nga diktatura ishte nj\u00eb prov\u00eb indirekte se ata ishin t\u00eb d\u00ebrguarit e Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ai m\u00eb pas i kishte goditur q\u00eb t\u00eb merrnin me vete n\u00eb varr t\u00eb fsheht\u00ebn e p\u00ebruljes s\u00eb diktatorit ndaj shkrimtarit. Por pakti faustiano-mefistofelik i Kadares\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn dhe p\u00ebrulja e diktatorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, nuk mund t\u00eb shp\u00ebtonte pa u marr\u00eb vesh nga disa njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur.<\/p>\n<p><strong>PSE KADAREJA SHKOI NE POGRADEC TE LASGUSHI<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb kishte kuptuar di\u00e7ka ishte Lasgush Poradeci, i cili ia tha Kadares\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet p\u00ebrshtypjet e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb mes tij dhe Lasgushit, ku Lasgushi i thot\u00eb:<br \/>\n-Te Homeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku dielli zem\u00ebrohet me Zeusin, nuk e di a t\u00eb kujtohet, &#8211; tha pas pak. &#8211; K\u00ebshtu pra, dielli zem\u00eb\u00adrohet me tiranin dhe e di si e k\u00ebrc\u00ebnon? N\u00eb Ferr do t\u00eb zbres, do t\u00eb shndrit\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb vdekurit! &#8211; Ai buz\u00ebqeshi m\u00eb ftoht\u00eb se m\u00eb par\u00eb. &#8211; Ja pra, \u00e7\u2019k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb gj\u00ebmsh\u00ebm i b\u00ebri tiranit dielli. T\u00eb ler\u00eb vendin e vet n\u00eb mes t\u00eb qiellit, me fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb braktis\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt dhe t\u00eb zbres\u00eb atje ku s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, tek t\u00eb vdekurit. Shkurt \u00e7do gj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet s\u00eb prapthi, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb vij\u00eb fundi i bot\u00ebs, apo\u00adkalipsi&#8230; T\u00eb till\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb tmerrsh\u00ebm dhe jo naze zonjushash duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb poeti.<\/p>\n<p>Ai nuk m\u2019i hiqte syt\u00eb e tij t\u00eb akullt, me plasaritjet e pam\u00eb\u00adshirshme midis, k\u00ebrc\u00ebnues dhe i pashmangsh\u00ebm si nj\u00eb ajsberg. Nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndruam k\u00ebshtu n\u00eb heshtje, pastaj shtoi: &#8211; Me sa kam lexuar prej teje, ti gjithashtu ke filluar t\u00eb zbres\u00ebsh tek t\u00eb vdekurit&#8230;<br \/>\nMora frym\u00eb i leht\u00ebsuar, si t\u00eb kisha d\u00ebgjuar nj\u00eb dekret fal\u00adjeje. (Ismail Kadare, \u201cIkja e sht\u00ebrgut\u201d, Sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb 2003, fq. 75-76.)<\/p>\n<p>Lasgush Poradeci me m\u00ebnyr\u00ebn e tij po i thoshte Kadares\u00eb: \u201cE kam marr\u00eb vesh miku im at\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn, dhe po t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, nj\u00eblloj si ajo q\u00eb i b\u00ebri Dielli Zeusit. Lasgushi nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb thoshte m\u00eb tep\u00ebr. T\u00eb dy e kuptonin mir\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, edhe me pak fjal\u00eb. T\u00eb thoshin m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb dy.<\/p>\n<p>Madje edhe kaq sa u tha midis tyre do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr ta xhindosur diktatorin. Vet\u00eb fakti q\u00eb shkrimtari i par\u00eb i vendit, Kadareja, dhe poeti m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs para ardhjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb pushtet (ndon\u00ebse Kadare e quan me bujari poeti m\u00eb i madh i gjall\u00eb duke e v\u00ebn\u00eb edhe mbi vetveten), takoheshin dhe bisedonin ishte nj\u00eb gj\u00eb e pap\u00eblqyer p\u00ebr diktatorin. Se Lasgushi ishte ura lidh\u00ebse mes Kadares\u00eb, q\u00eb kishte jetuar n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are, dhe jet\u00ebs kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb cil\u00ebn Kadareja nuk e kishte njohur por q\u00eb e t\u00ebrhiqte jasht\u00ebzakonisht. Enver Hoxha donte q\u00eb shkrimtari i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste t\u00eb mos kishte asnj\u00eb lidhje me jet\u00ebn kulturore t\u00eb periudh\u00ebs para ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet. K\u00ebshtu, shpresonte diktatori, shkrimtari i par\u00eb i vendit do t\u00eb m\u00ebsohet vet\u00ebm me diellin e kultit tim.<\/p>\n<p>Lasgushi ishte i izoluar dhe i p\u00ebrkiste m\u00eb tep\u00ebr bot\u00ebs s\u00eb t\u00eb vdekurve se asaj t\u00eb t\u00eb gjall\u00ebve. Kadare kishte pasur nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb me Lasgush Poradecin, ndon\u00ebse kjo nuk ishte b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se Lasgushi ishte d\u00ebnuar me heshtje dhe mosbotim nga regjimi komunist. Kadare shkruan n\u00eb librin e tij p\u00ebr Lasgushin, me titull \u201cIkja e sht\u00ebrgut\u201d, t\u00eb cilin e kishte shkruar q\u00eb n\u00eb 1986:<\/p>\n<p>E kisha dashur p\u00ebrher\u00eb Lasgush Poradecin, me nj\u00eb dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb kishte gjithmon\u00eb brenda saj nj\u00eb breng\u00eb, nj\u00eb qor\u00adtim. Por, edhe dashuria p\u00ebr t\u00eb, edhe brenga edhe qortimi ishin t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmase t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrtej t\u00eb zakonshmes, gati-gati miste\u00adrioze.<\/p>\n<p>Po aq sa p\u00ebr vjershat e tij t\u00eb bukura, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr ato, kisha mall p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb kishte vdekur bashk\u00eb me t\u00eb. Nj\u00eb koh\u00eb gjithashtu e pap\u00ebrcaktueshme leht\u00eb (as koh\u00eb e mbret\u00eb\u00adris\u00eb, as e republik\u00ebs, as e para\u00e7lirimit), jo, nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb ishte brenda t\u00eb triave, e mund t\u00eb mos ishte askund. M\u00eb shum\u00eb se at\u00eb vet\u00eb, doja tek ai \u00ebndrr\u00ebn mall\u00ebngjyese p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb tretur. T\u00eb pakthyeshmen. T\u00eb pamundur\u00ebn. Prej vitesh ishte dhe s\u2019ishte. E kishin m\u00ebnjanuar, mungonte n\u00eb t\u00eb gjitha ceremonit\u00eb. Dhe ndoshta pik\u00ebrisht midis ceremonis\u00eb, pranimit t\u00eb fest\u00ebs, niste qortimi p\u00ebr t\u00eb. Por, edhe ai vet\u00eb, si \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb lidhej me t\u00eb, ishte e tjet\u00ebrfart\u00eb, e p\u00ebrgjithshme, flu, m\u00eb tep\u00ebr qortim ikonash&#8230;<\/p>\n<p>Ishte braktisur di\u00e7ka q\u00eb s\u2019duhej braktisur. Ishte shkelur me k\u00ebmb\u00eb \u00ebndrra. Nga sallat tona t\u00eb mbledhjeve, t\u00eb ndri\u00e7uara bruta\u00adlisht, dukej sikur ai, munguesi i madh, kishte marr\u00eb pranimin e p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb llambadar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb stolisur me t\u00eb sarko\u00adfagun e vet. (Ismail Kadare: \u201cIkja e sht\u00ebrgut\u201d, \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb, 2003, f. 46)<\/p>\n<p>Arsyeja kryesore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kadareja nisi t\u00eb shkonte n\u00eb pushimet verore n\u00eb Pogradec, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve gjasht\u00ebdhjet\u00eb, ka qen\u00eb se n\u00eb at\u00eb qytet jetonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit Lasgushi. Vet\u00eb takimet e shpeshta t\u00eb Kadares\u00eb me Lasgushin nuk mund t\u00eb shiheshin me sy t\u00eb mir\u00eb nga regjimi komunist, se Lasgushi ishte nj\u00eb poet faktikisht i ndaluar nga regjimi. T\u00eb dy t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, Kadareja dhe Poradeci e kuptonin shum\u00eb mir\u00eb nj\u00ebri tjetrin. Pasi kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe letrare para vitit 1944, Lasgushi mund t\u2019 ia lejonte vetes luksin q\u00eb t\u00eb mos shkruante m\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist.<\/p>\n<p>Por Kadareja, q\u00eb ishte vet\u00ebm tet\u00eb vje\u00e7 kur u vendos regjimi komunist, nuk mund t\u2019 ia lejonte vetes k\u00ebt\u00eb luks. P\u00ebr t\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos pranonte t\u00eb ishte shkrimtar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, do t\u00eb thoshte q\u00eb t\u00eb mos ishte fare shkrimtar. Lasgushi e kuptonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, prandaj e respektonte mikun e tij, t\u00eb vetmin nga shkrimtar\u00ebt q\u00eb botonin n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit me t\u00eb cilin ai pranonte t\u00eb bisedonte si me nj\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia me Lasgushin ka pasur nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe psikologjike p\u00ebr Kadaren\u00eb, se Lasgushi ishte ndoshta i vetmi njeri q\u00eb mund t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shkrimtarit Kadare, n\u00eb kalendarin e tij t\u00eb dyt\u00eb. Prandaj Kadareja shkruan p\u00ebr Lasgush Poradecin, duke iu referuar nj\u00eb vargu t\u00eb tij:<br \/>\nN\u00eb vjesht\u00eb sht\u00ebrgjet duhet t\u00eb dukeshin q\u00eb k\u00ebtu, tek niseshin p\u00ebr larg. \u201cFluturoi dhe sht\u00ebrg i fundit madh\u00ebshtor me shpirt t\u00eb gjor\u00eb\u201d. M\u00eb erdhi t\u00eb thosha: ku do t\u00eb nisesh, sht\u00ebrg i madh, dhe ku do t\u00eb na lesh ne t\u00eb gjor\u00ebve? (Ismail Kadare: \u201cIkja e sht\u00ebrgut\u201d, Sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d, Tiran\u00eb, 2003, f. 80)<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Kadares\u00eb mund t\u00eb interpretohen k\u00ebshtu: Si do t\u00eb vdes\u00ebsh dhe do t\u00eb m\u00eb lesh t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn time t\u00eb dyt\u00eb, o sht\u00ebrg legjendar?<\/p>\n<p><em>Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) n\u00eb gazet\u00ebn Shqiptarja.com (print<br \/>\nRedaksia Online<br \/>\n(d.d\/shqiptarja.com)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kulture Nga NDRI\u00c7IM KULLA, 18 Tetor 2013 Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes TIRANE- Shqiptarja.com vazhdon sot publikimin e pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga biografia e shkrimtarit Ismail Kadare shkruar nga Ndri\u00e7im Kulla, e cila titullohet \u201cYlli i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5054","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kulture Nga NDRI\u00c7IM KULLA, 18 Tetor 2013 Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes TIRANE- Shqiptarja.com vazhdon sot publikimin e pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga biografia e shkrimtarit Ismail Kadare shkruar nga Ndri\u00e7im Kulla, e cila titullohet \u201cYlli i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-12-08T20:48:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ekskluzive\\\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit\",\"datePublished\":\"2013-12-08T20:48:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/\"},\"wordCount\":2924,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/\",\"name\":\"Ekskluzive\\\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2013-12-08T20:48:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ismail_kadare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ekskluzive\\\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kulture Nga NDRI\u00c7IM KULLA, 18 Tetor 2013 Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes Kadare, pakti i heshtur me Enver Hoxh\u00ebn dhe urrejtja e Nexhmijes TIRANE- Shqiptarja.com vazhdon sot publikimin e pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga biografia e shkrimtarit Ismail Kadare shkruar nga Ndri\u00e7im Kulla, e cila titullohet \u201cYlli i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-12-08T20:48:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit","datePublished":"2013-12-08T20:48:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/"},"wordCount":2924,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/","name":"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","datePublished":"2013-12-08T20:48:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekskluzive-ismail-kadare-17-vjet-frike-nga-sigurimi-i-shtetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ekskluzive\/ Ismail Kadare, 17 vjet frik\u00eb nga Sigurimi i Shtetit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5054\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}