{"id":5048,"date":"2010-12-04T13:57:19","date_gmt":"2010-12-04T12:57:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=5048"},"modified":"2010-12-04T13:57:19","modified_gmt":"2010-12-04T12:57:19","slug":"na-mori-lumi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/","title":{"rendered":"Na mori lumi"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-5049\" title=\"permbytje_shkoder\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"172\" \/><br \/>\n<strong>Anila Dushi\/L.Kokaj<\/strong>, <em>04.12.2010<\/em><\/p>\n<p><em>SHKOD\u00cbR <\/em>&#8211; P\u00ebrmbytjet tashm\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim n\u00eb Shkod\u00ebr, e pik\u00ebrisht nga problemet e higjien\u00ebs. N\u00eb sip\u00ebrfaqet me uj\u00eb, n\u00eb lagjet e qytetit, madje dhe n\u00eb ato af\u00ebr qendr\u00ebs, si n\u00eb &#8220;Xhabije&#8221;, v\u00ebrehen brejt\u00ebs infektiv\u00eb (minj) q\u00eb, duke k\u00ebrkuar aj\u00ebr dhe nga bashkimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza me t\u00eb bardhat, po l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr hyrjet e pallateve apo rrug\u00ebt edhe pa uj\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu v\u00ebrehen dhe zvarranik\u00eb q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, burimet zyrtare shprehen se kujdes \u00ebsht\u00eb duke iu kushtuar kryesisht ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, sasia e klorifikimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb trefishuar dhe po b\u00ebhen analiza n\u00eb pika t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Aty ku dyshohet p\u00ebr ndotje, b\u00ebhet stakimi dhe ky\u00e7ja e pompave. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pranin\u00eb e kafsh\u00ebve t\u00eb tjera, theksohet se kjo ndodh nga p\u00ebrmbytja, ato i nxjerr uji dhe vet\u00ebm pasi t\u00eb largohet uji, do t\u00eb nd\u00ebrhyhet me dezinfektimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb prefektur\u00ebn e Shkodr\u00ebs, pran\u00eb shtabit t\u00eb emergjenc\u00ebs ka qen\u00eb dhe deputeti socialist, Astrit Beci, i cili \u00ebsht\u00eb interesuar p\u00ebr ujin e pijsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb pusetave q\u00eb, sipas tij, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme epidemiologjike. &#8220;Ekziston nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe e ndotjes s\u00eb ujit dhe kampion\u00ebt duhet t\u00eb ekzaminohen \u00e7do nj\u00eb or\u00eb&#8221;, ka theksuar Beci.<\/p>\n<p>Gjithashtu ai ka k\u00ebrkuar informacion edhe p\u00ebr situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb n\u00ebnstacione elektrike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deri mesdit\u00ebn e s\u00eb premtes, nga helikopter\u00ebt jan\u00eb kryer 26 operacione nga ajri, ku jan\u00eb d\u00ebrguar ushqime dhe n\u00eb kthim jan\u00eb marr\u00eb persona q\u00eb jan\u00eb evakuuar. Paraditen e s\u00eb premtes jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Daj\u00e7 dhe dy mjek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb mund t\u00eb shkohet vet\u00ebm p\u00ebrmes ajrit, pasi lidhjet tok\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb pamundura.<\/p>\n<p>Zgjerimi<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb zgjeruar harta e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb Shkod\u00ebr dhe uji ka p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb tjera sip\u00ebrfaqe n\u00eb qytet. N\u00eb rrug\u00ebn kryesore hyr\u00ebse, Xhabije &#8211; Parruc\u00eb, v\u00ebrehen mbi 10 varka me dhe pa motor, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb transportin e njer\u00ebzve n\u00eb linjat Xhabije &#8211; Ura e Bun\u00ebs.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e k\u00ebsaj lagjeje kan\u00eb t\u00eb vetmen mund\u00ebsi l\u00ebvizjeje at\u00eb me varka, dhe kjo e domosdoshme pasi u duhet t\u00eb blejn\u00eb buk\u00eb, uj\u00eb, ushqime apo sende tjera t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Por Shkodra, si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, duket e rrethuar nga \u00e7do drejtim nga uj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmbytur deri tani 12 800 ha tok\u00eb, kan\u00eb prishur ura dhe bllokuar rrug\u00eb, kan\u00eb g\u00ebrryer e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakalueshme akse rrugore rurale e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm N\u00ebnshkodra, por dhe nj\u00eb pjes\u00eb e qytetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur nga liqeni, lumenjt\u00eb e shkarkimet nga portat e hidrocentralit t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, por dhe n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe ose si\u00e7 njihet Mbishkodra.<\/p>\n<p>P\u00ebrroi i That\u00eb ka v\u00ebrshuar p\u00ebrs\u00ebri, e dyta her\u00eb n\u00eb harkun kohor t\u00eb nj\u00eb muaji, nd\u00ebrsa Sterbeqi, Culaj e gjith\u00eb fshatrat e Buz\u00ebs s\u00eb Ujit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytura nga liqeni i Shkodr\u00ebs, i cili ka arritur n\u00eb 10 metra.<\/p>\n<p>Ushqimet<\/p>\n<p>Ka filluar shp\u00ebrndarja me helikopter e ushqimeve e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e N\u00ebnshkodr\u00ebs. Gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs s\u00eb premte, fluturimet e helikopter\u00ebve q\u00eb ngrihen nga stadiumi &#8220;Loro Bori\u00e7i&#8221; kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shpeshta. Ushqimet d\u00ebrgohen n\u00eb pikat e caktuara nga komunat, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb ndarjen e tyre.<\/p>\n<p>Energjia dhe uji<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ka probleme me furnizimin me energji elektrike, pasi n\u00eb disa zona ajo \u00ebsht\u00eb stakuar p\u00ebr efekt sigurie, n\u00eb t\u00eb tjera uji ka hyr\u00eb n\u00eb kabinat elektrike. Sipas banor\u00ebve, ka raste kur telat elektrik\u00eb jan\u00eb k\u00ebputur nga uji dhe kan\u00eb r\u00ebn\u00eb aty duke rrezikuar jet\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb l\u00ebvizin me varka. P\u00ebr k\u00ebto raste t\u00eb raportuara, energjia elektrike \u00ebsht\u00eb stakuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa jan\u00eb p\u00ebrforcuar me mbrojtje n\u00ebnstacionet elektrike dhe ato t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, mungesa e tij ndihet n\u00eb disa fshatra apo zona t\u00eb qytetit. Sipas burimeve nga shtabi i emergjenc\u00ebs, ka pasur disa stakime pompash t\u00eb furnizmit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr efekt sigurie.<\/p>\n<p>Evakuimet<\/p>\n<p>Forcat e ushtris\u00eb dhe ato t\u00eb RENEA-s e FNSH-s\u00eb po kryejn\u00eb operacione evakuimi n\u00eb zon\u00ebn e N\u00ebnshkodr\u00ebs, edhe pse dit\u00ebn e premte dhe pasditen e s\u00eb enjtes k\u00ebrkesat p\u00ebr evakuim jan\u00eb rritur s\u00eb tep\u00ebrmi. Nga banor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre zonave m\u00ebsohet se ka dhe mjaft raste kur kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, por ajo nuk u \u00ebsht\u00eb ofruar apo \u00ebsht\u00eb neglizhuar.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, burimet zyrtare shprehen se ka pasur mjaft refuzime dhe kush ka dashur, \u00ebsht\u00eb evakuar. &#8220;Kemi shkuar n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi dhe u kemi th\u00ebn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen, por nuk kan\u00eb pranuar ose kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb marrin dhe bag\u00ebtin\u00eb me vete.<\/p>\n<p>Kjo ka qen\u00eb e pamundur, pasi varka nuk mund t\u00eb marr\u00eb dhe njer\u00ebz dhe disa krer\u00eb bag\u00ebti nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb sprapsen dhe t\u00eb mos pranojn\u00eb t\u00eb evakuohen&#8221;,- shprehen efektiv\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb angazhura me operacionet e evakuimit. Gjat\u00eb nat\u00ebs jan\u00eb kryer dhe tre operacione p\u00ebr dh\u00ebnie ndihme, emergjente, edhe pse ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs dhe kushteve atmosferike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje nga Oboti, e helmuar nga p\u00ebrdorimi i gazit, ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb evakuuar duke u d\u00ebrguar n\u00eb spital. N\u00eb Daj\u00e7, nj\u00eb banes\u00eb e izoluar nga t\u00eb tjerat ka rrezikuar t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetonin aty, pasi uji ka shkuar n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb madhe. P\u00ebr ta shp\u00ebtuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb operacion nat\u00ebn duke nd\u00ebrhyr\u00eb RENEA, q\u00eb i ka nxjerr\u00eb nga banesa.<\/p>\n<p>Por k\u00ebrkesat p\u00ebr ndihm\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta dhe ndryshe nga muaji janar, edhe komunikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike, q\u00eb kusht\u00ebzon m\u00ebnyrat e k\u00ebrkimit ndihm\u00eb nga t\u00eb izoluarit.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e p\u00ebrmbytur po p\u00ebrpiqen t\u00eb dalin vet\u00eb nga situatat ku ndodhen, pasi dhe efektshm\u00ebria e afrimit t\u00eb ndihm\u00ebs nga strukturat e ushtris\u00eb e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb, por dhe kapaciteteve t\u00eb tyre numerike. Megjithat\u00eb nuk kan\u00eb munguar dhe rastet e njoftimeve t\u00eb rreme, mashtrimeve, ku telefonojn\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb dhe kur ajo u afrohet e mohojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt: Nuk po ndihmohemi<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs banor\u00ebt shprehen se po i zgjidhin vet\u00eb problemet e tyre, pasi ndihma \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb N\u00ebnshkod\u00ebr. T\u00eb hidh\u00ebruar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh, por dhe t\u00eb pasigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen, ata shprehen se nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb nuk e njohin. Ermir Selmani, banor i lagjes &#8220;Liria&#8221; tregon se ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb spital gruan, e cila po lindte. Nuk m&#8217;u p\u00ebrgjigj\u00ebn.<\/p>\n<p>Dola dhe i thash\u00eb nj\u00eb kamioni t\u00eb ushtris\u00eb, por m\u00eb tha se kam tjet\u00ebr pun\u00eb. Kam marr\u00eb nj\u00eb vark\u00eb dhe me t\u00eb kam shkuar deri n\u00eb Perash ku nuk ka uj\u00eb dhe atje me makin\u00eb e kam d\u00ebrguar gruan n\u00eb spital ku dhe lindi&#8221;.<br \/>\nMeliha Kraja, banore e lagjes Tophan\u00eb, shprehet se nuk kan\u00eb as uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe as ushqim, nd\u00ebrsa uji i ka izoluar.<\/p>\n<p>&#8220;Dakord se k\u00ebto jan\u00eb pun\u00ebt e Zotit, por mendoj se jan\u00eb dhe t\u00eb robit. Na ka mbaruar gjith\u00e7ka&#8221;. Nd\u00ebrsa nj\u00eb e moshuar, Zenepe Pirani, mbi 90-vje\u00e7are, shprehet se shi ka r\u00ebn\u00eb dhe shum\u00eb madje, edhe vitet e tjera, por k\u00ebshtu nuk ka pasur p\u00ebrmbytje. &#8220;N\u00eb vitin 1963 ka pas\u00eb mjaft uj\u00eb, por ai iku p\u00ebr dy dit\u00eb, tani po q\u00ebndron gjat\u00eb dhe ka m\u00eb shum\u00eb&#8221;, thot\u00eb e moshuara.<\/p>\n<p>Informacion i fundit<\/p>\n<p>Sipas zv.kryeministrit Ilir Meta, jan\u00eb 13000 ha n\u00ebn uj\u00eb, 2100 banesa t\u00eb p\u00ebrmbytura, 3940 familje t\u00eb evakuara, 1800 banor\u00eb jan\u00eb strehuar n\u00eb vendet e akomodimit t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga shteti.<\/p>\n<p>Shkarkohen 2600 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb, nd\u00ebrsa mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes shkarkoheshin 2950 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pun\u00eb 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe 120 t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, i flotiljes me helikopter\u00eb dhe shum\u00eb mjete lundruese. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb llogaritur t\u00eb prodhohen 7,3 miliard\u00eb kilovator\u00eb energji elektrike, prodhim i vjet\u00ebr, ku vitet e m\u00ebparshme jan\u00eb prodhuar maksimalisht 5,9 miliard\u00eb kilovator\u00eb energji elektrike n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Akset rrugore t\u00eb bllokuara n\u00eb gjith\u00eb vendin<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb qytetit Shkod\u00ebr, para ur\u00ebs s\u00eb Bun\u00ebs dhe te Harku i B\u00ebrdic\u00ebs rruga \u00ebsht\u00eb e pakalueshme pasi ka p\u00ebrmbytje t\u00eb rrug\u00ebs me rreth 1m uj\u00eb mbi rruge.<\/p>\n<p>Tek Ura e Bun\u00ebs uji ka kaluar mbi ur\u00eb duke krijuar p\u00ebrmbytje t\u00eb rrug\u00ebs dhe duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakalueshme rrug\u00ebn. Rruga p\u00ebr n\u00eb Muriqan \u00ebsht\u00eb e bllokuar, po k\u00ebshtu edhe rruga p\u00ebr n\u00eb Shirok\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbytur.<\/p>\n<p>N\u00eb segmentin rrugor &#8220;Harku i B\u00ebrdic\u00ebs &#8211; Velipoj\u00eb&#8221;, kuota e uj\u00ebrave n\u00eb ur\u00ebn e Gjolulit \u00ebsht\u00eb rreth 50-60 cm, qarkullojn\u00eb vet\u00ebm mjetet e m\u00ebdha, mjetet e vogla qarkullojn\u00eb nga rrug\u00eb dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb segmentin rrugor Koplik &#8211; Dedaj &#8211; Bog\u00eb si rezultat i bllokimit te zona e p\u00ebrroit t\u00eb that\u00eb, qarkullimi i mjeteve kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rruge dyt\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrkohshme, sasia e ujit \u00ebsht\u00eb 60 cm. Hyrja p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr b\u00ebhet nga Mjeda.<\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe aksi rrugor Shkod\u00ebr-Velipoj\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakaluesh\u00ebm pasi \u00ebsht\u00eb rritur niveli i ujit mbi rrug\u00eb n\u00eb or\u00ebt e pasdites.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr &#8211; Hani i Hotit, n\u00eb vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5 km, deri te dogana rruga \u00ebsht\u00eb e pakalueshme pasi uji mbi rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 1 met\u00ebr.<\/p>\n<p>Kuk\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit, n\u00eb ur\u00ebn e Bujanit, kalimi b\u00ebhet me v\u00ebshtir\u00ebsi pasi \u00ebsht\u00eb rritur niveli i lumit t\u00eb Valbon\u00ebs. Po e nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb ur\u00ebn e Fierz\u00ebs. Nuk ka problem p\u00ebr qarkullimin e mjeteve. N\u00eb segmentin rrugor Bajram Curri &#8211; Fierz\u00eb, kilometri i 11-t\u00eb, lumi ka marr\u00eb murin mbajt\u00ebs t\u00eb rrug\u00ebs (shembur), rruga me nj\u00eb kalim.<\/p>\n<p>N\u00eb Shishtavec lumi ka marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb nj\u00ebkalimshe rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Dib\u00ebr<\/p>\n<p>Po punohet tek ura e Cerenecit, qarkullohet me nj\u00eb kalim.<br \/>\nN\u00eb segmentin Peshkopi &#8211; Muhurr &#8211; Qaf\u00eb-Draj rreth 5 km larg Muhurit, \u00ebsht\u00eb shembur ura e Shehut, dhe rruga \u00ebsht\u00eb e bllokuar duke bllokuar komunat e Re\u00e7it, Zalldardh\u00ebs, Arr\u00ebzit dhe Lur\u00ebs.<\/p>\n<p>Dalja e rrug\u00ebs Peshkopi-Ura e Skurajt (ku bashkohet rruga e Peshkopis\u00eb me autostrad\u00ebn) \u00ebsht\u00eb e bllokuar pasi ka dal\u00eb uji mbi rrug\u00eb rreth 1 km dhe sasia e ujit mbi rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 1,5 m i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb bllokuar disa mjete n\u00eb rrug\u00eb<br \/>\nNga Burreli n\u00eb Milot n\u00eb 30-40 vende ka shkarje dhe rruga \u00ebsht\u00eb me 1 kalim. \u00cbsht\u00eb bllokuar rruga nga p\u00ebrmbytjet e shkaktuara p\u00ebr shkak t\u00eb hapjes s\u00eb portave t\u00eb hidrocentraleve t\u00eb Ulz\u00ebs.<\/p>\n<p>Lezh\u00eb<\/p>\n<p>Ka bllokim t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb aksin Ura e Skurajve n\u00eb drejtim t\u00eb Burrelit p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbytjes s\u00eb rrug\u00ebs<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Gjendja n\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje po shkonte drejt normalizimit, pas bllokimit t\u00eb saj n\u00eb Vor\u00eb.<\/p>\n<p>Elbasan<\/p>\n<p>Nuk ka probleme p\u00ebr qarkullimin e mjeteve. Ka pasur bllokim t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb vendin e quajtur Dragostunj, n\u00eb kilometrin e 80-t\u00eb ka pasur bllokim t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr rreth 40 min nga shembje t\u00eb shkaktuara nga reshjet e menj\u00ebhershme. Aktualisht, rruga \u00ebsht\u00eb e hapur.<\/p>\n<p>Vlor\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb aksin rrugor Vlor\u00eb &#8211; Sarand\u00eb qarkullimi kryhet me nj\u00eb kalim n\u00eb vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. N\u00eb k\u00ebto pika \u00ebsht\u00eb vendosur sinjalistika p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb akset e tjera nuk ka problem p\u00ebr qarkullimin e mjeteve.<\/p>\n<p>E vetmja mund\u00ebsi qarkullimi e tropojan\u00ebve, p\u00ebrmes Gjakov\u00ebs<br \/>\nIzolohet Tropoja<\/p>\n<p>Shkarkimet n\u00eb hidrocentralin e Fierz\u00ebs kan\u00eb filluar dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb duke krijuar probleme n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb tij, pik\u00ebrisht n\u00eb ur\u00ebn q\u00eb lidh Tropoj\u00ebn me Fush\u00eb-Arr\u00ebzin e Tiran\u00ebn p\u00ebrmes rrug\u00ebs tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pamundur lundrimi n\u00eb liqenin e Komanit. V\u00ebrshimi gjigant i uj\u00ebrave qe po shkarkohen nga Fierza ka d\u00ebmtuar edhe argjinatur\u00ebn e rrug\u00ebs q\u00eb ndodhet posht\u00eb saj dhe q\u00eb lidh Tropoj\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka shembje n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lag\u00ebshtis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb krijuar nga shkarkimet e dig\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht qarkullimi i automjeteve nga Tropoja n\u00eb drejtim t\u00eb Tiran\u00ebs b\u00ebhet kryesisht p\u00ebrmes Gjakov\u00ebs, Prizrenit dhe n\u00eb vijim p\u00ebrmes autostrad\u00ebs Morin-Rr\u00ebshen. Problem mbetet qarkullimi i mjeteve t\u00eb transportit t\u00eb ngarkuara me mallra t\u00eb ndrysh\u00ebm konsumi, q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij segmenti p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve doganore.<\/p>\n<p>Situata sipas KESH-it<\/p>\n<p>Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka paraqitur situat\u00ebn n\u00eb hidrocentrale pas p\u00ebrmbytjeve t\u00eb fundit n\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs deri n\u00eb or\u00ebn 16:00 t\u00eb dites s\u00eb premte. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e fundit b\u00ebhet me dije, se Fierza \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuot\u00ebn e 290.39 metra, nd\u00ebrsa prurjet jan\u00eb 1420 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb, nd\u00ebrsa shkarkohen 1076 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb.<\/p>\n<p>Hidrocentrali i Komanit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuot\u00ebn e 169.98 metrave nd\u00ebrsa prurjet kapin shifr\u00ebn e 1807 met\u00ebr kub p\u00ebr sekond\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, shkarkimet vijojn\u00eb me 1844 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb. Po ashtu kuota n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs \u00ebsht\u00eb 74.24 metra, prurjet jan\u00eb jan\u00eb 2295 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb, nd\u00ebrsa shkarkimi kap kuot\u00ebn e 2576 metrave kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb.<\/p>\n<p>Kuota n\u00eb Ul\u00ebz \u00ebsht\u00eb 123.6 metra, prurjet jan\u00eb 1800 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb, nd\u00ebrsa shkarkimi kap kuot\u00ebn e 2763 metrave kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KESH-i ka njoftuar q\u00eb t\u00eb gjitha HEC-et jan\u00eb duke prodhuar me kapacitetin e tyre maksimal, megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar niveli i lart\u00eb i prurjeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i madh se sa i harxhimit t\u00eb agregat\u00ebve t\u00eb instaluar n\u00eb t\u00eb tre hidrocentralet.<\/p>\n<p>Fuqia e instaluar e hidrocentraleve t\u00eb ngritura n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit \u00ebsht\u00eb 1300 megavator\u00eb. Fierza ka t\u00eb instaluar 500 megavat, Komani 600 megavat dhe Vau i Dej\u00ebs 250 megavat.<\/p>\n<p>********************<\/p>\n<p>UPDATE- |20:20 &#8211; Situata n\u00eb perkeqesim e sip\u00ebr nga p\u00ebrmbytjet ka bere q\u00eb qeveria shqiptare t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb nga NATO. Kerkesa i eshte bere aleances nga Ministria e Brendshme. Mesohet se jan\u00eb k\u00ebrkuar helikoptere dhe mjete t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Sipas zv\/kryeministrit Ilir Meta, jan\u00eb 13000 ha n\u00ebn uj\u00eb, 2100 banesa t\u00eb p\u00ebrmbytura , 3940 familje t\u00eb evakuara, 1800 banor\u00eb jan\u00eb strehuar n\u00eb vendet e akomodimit t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga shteti. Shqet\u00ebsuese situata e komunikimit. Shkarkohen 2600met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb, nd\u00ebrsa mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes shkarkoheshin 2950 met\u00ebr kub uj\u00eb n\u00eb sekond\u00eb.<\/p>\n<p>&#8216;Ruajm\u00eb balanc\u00ebn me nivelin e prurjeve n\u00eb kaskad\u00eb. Siguria n\u00eb kaskad\u00eb pa asnj\u00eb problem&#8221;- tha Meta<\/p>\n<p>Sipas Met\u00ebs b\u00ebjn\u00eb operacione 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brendshme dhe 120 t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb mbrojtjes, i flotilje me helikopter\u00eb dhe shum\u00eb mjete lundruese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Anila Dushi\/L.Kokaj, 04.12.2010 SHKOD\u00cbR &#8211; P\u00ebrmbytjet tashm\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim n\u00eb Shkod\u00ebr, e pik\u00ebrisht nga problemet e higjien\u00ebs. N\u00eb sip\u00ebrfaqet me uj\u00eb, n\u00eb lagjet e qytetit, madje dhe n\u00eb ato af\u00ebr qendr\u00ebs, si n\u00eb &#8220;Xhabije&#8221;, v\u00ebrehen brejt\u00ebs infektiv\u00eb (minj) q\u00eb, duke k\u00ebrkuar aj\u00ebr dhe nga bashkimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Na mori lumi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Na mori lumi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Anila Dushi\/L.Kokaj, 04.12.2010 SHKOD\u00cbR &#8211; P\u00ebrmbytjet tashm\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim n\u00eb Shkod\u00ebr, e pik\u00ebrisht nga problemet e higjien\u00ebs. N\u00eb sip\u00ebrfaqet me uj\u00eb, n\u00eb lagjet e qytetit, madje dhe n\u00eb ato af\u00ebr qendr\u00ebs, si n\u00eb &#8220;Xhabije&#8221;, v\u00ebrehen brejt\u00ebs infektiv\u00eb (minj) q\u00eb, duke k\u00ebrkuar aj\u00ebr dhe nga bashkimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-04T12:57:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Na mori lumi\",\"datePublished\":\"2010-12-04T12:57:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/\"},\"wordCount\":2595,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/permbytje_shkoder-300x172.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/\",\"name\":\"Na mori lumi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/permbytje_shkoder-300x172.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-04T12:57:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/permbytje_shkoder-300x172.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/12\\\/permbytje_shkoder-300x172.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/na-mori-lumi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Na mori lumi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Na mori lumi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Na mori lumi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Anila Dushi\/L.Kokaj, 04.12.2010 SHKOD\u00cbR &#8211; P\u00ebrmbytjet tashm\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim n\u00eb Shkod\u00ebr, e pik\u00ebrisht nga problemet e higjien\u00ebs. N\u00eb sip\u00ebrfaqet me uj\u00eb, n\u00eb lagjet e qytetit, madje dhe n\u00eb ato af\u00ebr qendr\u00ebs, si n\u00eb &#8220;Xhabije&#8221;, v\u00ebrehen brejt\u00ebs infektiv\u00eb (minj) q\u00eb, duke k\u00ebrkuar aj\u00ebr dhe nga bashkimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-04T12:57:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Na mori lumi","datePublished":"2010-12-04T12:57:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/"},"wordCount":2595,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/","name":"Na mori lumi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg","datePublished":"2010-12-04T12:57:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/12\/permbytje_shkoder-300x172.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/na-mori-lumi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Na mori lumi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5048\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}