{"id":5003,"date":"2012-09-15T07:02:22","date_gmt":"2012-09-15T06:02:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5003"},"modified":"2012-09-15T07:02:22","modified_gmt":"2012-09-15T06:02:22","slug":"te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/","title":{"rendered":"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervist\u00eb: Clemens M\u00fcller<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Clemens M\u00fcller\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Intervist\u00eb me Clemens M\u00fcller, ish deputet n\u00eb Parlamentin Kantonal n\u00eb St. Gallen, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Partia e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Zvic\u00ebr, an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr n\u00eb nivel kantoni dhe p\u00ebr qytetin St. Gallen. Po ashtu Clemens M\u00fcller \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb kryesin\u00eb e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Qytetit St. Gallen, bile n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb theksuar interesat e tij.<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: Z. M\u00fcller, si duhet t\u00eb t\u00eb prezantoj p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb shqipe, natyrisht q\u00eb botohet edhe n\u00eb Zvic\u00ebr po edhe n\u00eb Kosov\u00eb. (Me pak fjal\u00eb si do t\u00eb duhej ta p\u00ebrshkruaja portretin tuaj)?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Si? (Shprehet pak\u00ebz i hutuar), profesor i gjuh\u00ebs latine dhe i greqishtes, p\u00ebrkat\u00ebsisht filolog i gjuh\u00ebve klasike. Jam i angazhuar n\u00eb shum\u00eb projekte t\u00eb Kantonit dhe qyteti St. Gallen. Njoh\u00eb mir\u00eb greqishten moderne dhe aktualitetin ballkanik, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam b\u00ebr\u00eb edhe vizita n\u00eb Ballkan, natyrisht e njoh\u00eb mir\u00eb kultur\u00ebn dhe zhvillimet moderne n\u00eb Ballkan, i njoh ato vende, sepse p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bullgaris\u00eb i kam vizituar t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: Tek shqiptar\u00ebt ka qen\u00eb shum\u00eb e theksuar struktura e familjeve patriarkale, n\u00eb kuptimin e bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb familje t\u00eb m\u00ebdha. Po M\u00fclleret, \u00e7far\u00eb konstalacioni t\u00eb organizimit familjar kan\u00eb, kur dihet se ky mbiem\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjermanofol\u00ebse \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb i populluar?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Mbiemri familjar M\u00fcller, rrjedh nga profesioni \u2013 zanat\u00e7inj t\u00eb MULLIS\u00cbVE, prandaj ka shum\u00eb, bile n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjermanofol\u00ebse mund t\u00eb ket\u00eb me miliona. M\u00fcller-et (Mulliset), vazhdimisht kan\u00eb pasur qasje ndaj produkteve ushqimore dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebta Mullis (M\u00fcller), t&#8217;i ken\u00eb mbijetuar t\u00eb gjitha krizat.<\/p>\n<p>Personalisht rrjedh nga nj\u00eb familje e madhe, ku ishim dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb (pes\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe pes\u00eb motra), sado q\u00eb ka M\u00fcller shum\u00eb, as n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb kurr\u00eb s&#8217;ka qen\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb martohem me njer\u00ebzit q\u00eb kemi afri gjaku, ndoshta kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e theksuar sa tek fiset shqiptare, por gjithsesi ka nj\u00eb rend dhe tradit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: Zvicra nuk ka qen\u00eb vend i pasur dhe i begat sikurse sot. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb thuash p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj jet\u00ebsore?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Si\u00e7 e theksova m\u00eb lart, un\u00eb rrjedh nga nj\u00eb familje me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb e kishim edhe varf\u00ebrin\u00eb e madhe. Babai im nuk ka kryer ndonj\u00eb profesion, megjithat\u00eb e ka ushqyer nj\u00eb familje t\u00eb madhe. Dhe kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi. Ne kemi pas nj\u00eb kopsht t\u00eb madh ku kemi siguruar ushqimin vet dhe padyshim si f\u00ebmij\u00eb kemi m\u00ebsuar si duhet t\u00eb jetohet me pak para. E jemi m\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb punuar shum\u00eb q\u00eb ta sigurojm\u00eb ekzistenc\u00ebn familjare. Babai im ka qen shum\u00eb aktiv edhe n\u00eb politik\u00eb, m\u00eb shum\u00eb ai \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, ka luftuar vazhdimisht p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur shtesat e f\u00ebmij\u00eb, pun\u00ebsimin dhe shkollimin e t\u00eb rinjve etj, dhe padyshim ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij ta ken\u00eb mbaruar nga nj\u00eb profesion, duke e pas parasysh q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb edukim sa m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb jeta t\u00eb sigurohet m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i vetmi nga f\u00ebmij\u00ebt e tij q\u00eb kam mbaruar gjimnazin dhe m\u00eb pas edhe universitetin. Babai im ka qen\u00eb mjaft\u00eb i rezervuar p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij profesioni q\u00eb kam zgjedhur. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan disi ka pasur nj\u00eb diskrepanc\u00eb e shmangies nga vlerat tradicionale zvicerane, sepse k\u00ebto ishin shkelje e vlerave t\u00eb katolicizmit konzervativ. Megjithat\u00eb babai m\u00eb ka ndihmuar dhe e ka d\u00ebgjuar k\u00ebshill\u00ebn e m\u00ebsuesit, d.m.th ai i ka tejkaluar paragjykimet e tij.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: Pik\u00ebpamja politike, Partia e Gjelb\u00ebr. Pse?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Pse?! Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb shtruar pyetja n\u00ebse kam ambicie p\u00ebr t&#8217;u angazhuar n\u00eb politik\u00eb. Tani zgjodha Partin\u00eb e Gjelb\u00ebr, pasi kjo parti merret m\u00eb shum\u00eb me temat globale q\u00eb sot jan\u00eb aktuale kudo n\u00eb bot\u00eb. Jan\u00eb problemet ekologjike n\u00eb kuptimin e gjer\u00eb, nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb edhe problemet sociale, dhe dihet se problemet ekologjike mund t\u00eb rregullohen vet\u00ebm kur t\u00eb rregullohet gjendja sociale.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: M\u00eb 23 shtator 2012, jan\u00eb zgjedhjet p\u00ebr asamblen\u00eb komunale. \u00c7far\u00eb sjell Partia e Gjelb\u00ebr p\u00ebr qytetin e saj, p\u00ebrkat\u00ebsisht pse duhet t\u00eb votohet kjo parti!<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Aspektet e p\u00ebrgjithshme i theksova m\u00eb par\u00eb, por n\u00eb nivel qyteti \u2013 komune, kjo parti angazhohet edhe p\u00ebr problemet ekologjike n\u00eb nivel qyteti, p\u00ebr problemet e komunikacionit dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebr energjin\u00eb, uj\u00ebsjell\u00ebsin dhe problemet tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por Partia e Gjelb\u00ebr merret seriozisht edhe me kultur\u00ebn dhe edukimin. Dhe mendoj se kandidat\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb mjaft\u00eb kompetent n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb!<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: P\u00ebr k\u00ebto zgjedhje Partia e Gjelb\u00ebr, p\u00ebr asamblen\u00eb e qytetit ka propozuar edhe nj\u00eb kandidat shqiptar z. Zeqir Sadrija. \u00cbsht\u00eb kjo rast\u00ebsi apo strategji e Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: M\u00eb duket shprehja &#8220;strategji&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb aq adekuate n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, se n\u00eb list\u00eb duhet t\u00eb futen kaq e kaq t\u00eb huaj, por kjo ka ndodhur pasi nj\u00eb num\u00ebr i caktuar i t\u00eb huajve jan\u00eb vet t\u00eb interesuar p\u00ebr PGJZ. Shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb son\u00eb kan\u00eb kontakt me emigrant dhe n\u00ebse dikush ka vullnet p\u00ebr t&#8217;u angazhuar n\u00eb parti, natyrisht ai pranohet. Disa jan\u00eb aktiv dhe t\u00eb angazhuar n\u00ebp\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme. T\u00eb angazhuar n\u00eb fush\u00ebn e integrimit si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt z. Marcel Kolongo, afrikani i par\u00eb i Partis\u00eb son\u00eb, i cili m\u00eb von\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, dhe k\u00ebshtu pothuajse t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb politik\u00eb. Edhe nga emigrant\u00ebt ka mjaft\u00eb mir\u00eb t\u00eb angazhuar dhe politikaj t\u00eb zot.<\/p>\n<p><strong>7<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: Cili \u00ebsht\u00eb pozicioni i PGJZ n\u00eb raport me problemet q\u00eb sjellin t\u00eb huajt. Natyrisht n\u00ebse ka di\u00e7ka specifike p\u00ebr shqiptar\u00ebt? <\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Parimisht ardhja e t\u00eb huajve ka qen\u00eb e kusht\u00ebzuar me zhvillimin ekonomik n\u00eb Zvic\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb aspekt jemi fal\u00ebnderues se vijn\u00eb, punojn\u00eb dhe kontribuojn\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, pastaj ka emigrant nga vendet e Ballkanit, sidomos n\u00eb 20 vitet e fundit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve n\u00eb vendet e tyre, kan\u00eb m\u00ebsyr\u00eb Zvicr\u00ebn. Vendi yn\u00eb ka pas tradit\u00eb q\u00eb t\u00eb pranoj njer\u00ebzit e p\u00ebrndjekur.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse sot fitojm\u00eb ndjenj\u00ebn se numri i tyre \u00ebsht\u00eb i madh dhe po e st\u00ebrngarkon jet\u00ebn ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb Zvicra duhet t\u00eb jap kontributin e vet n\u00eb planet globale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;i zgjedhin ato vende problemet e veta. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Zvicra t\u00eb fitoj nga ato vende, p.sh. t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet pranimin e t\u00eb hollave t\u00eb refugjat\u00ebve, t\u00eb tatimeve. Po ajo duhet t\u00eb kontribuoj di\u00e7ka p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe shtet ligjor n\u00ebp\u00ebr ato vende. Natyrisht p\u00ebr problemet e ish t\u00eb ardhurve nga ish Jugosllavia q\u00eb lidhen me dhun\u00ebn, fillimi ka qen\u00eb problematik, por tash duhet koh\u00eb p\u00ebr adaptim, duhet durim i dyfisht\u00eb dhe kooperim nga t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>8<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: N\u00eb jet\u00ebn tuaj prej studiuesi, a t\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb gjesh di\u00e7ka t\u00eb panjohur p\u00ebrkitazi me shqiptar\u00ebt?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Natyrisht p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk jemi marr\u00eb me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, sepse Shqip\u00ebria ka qen vend ekzotik n\u00ebn sundimin e Enver Hoxh\u00ebs. Tek pas kthesave demokratike ka pas informacione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb fillim kan\u00eb qen\u00eb negative, ta z\u00ebm\u00eb edhe paragjykimi p\u00ebr Kanunin, nj\u00eb pasqyr\u00eb kjo p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim konzervativ dhe tejet arkaik. Por n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kjo pasqyr\u00eb ka filluar t\u00eb diferencohet nga kjo pik\u00ebpamje. Sot ne e dimi se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb larmishme si p\u00ebr shembull aspekti konfesional \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larmishme se sa \u00ebsht\u00eb menduar.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr mua kan\u00eb qen\u00eb interesant raportet greko \u2013 shqiptare, kur dihet se n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt i kan\u00eb pakicat e tyre. Por ajo \u00e7ka m\u00eb brengos \u00ebsht\u00eb konflikti n\u00eb mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb, nj\u00eb konflikt artificial me an\u00eb t\u00eb cil\u00ebs zihen supat politike dhe se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sllav\u00ebt \u2013 shqiptar\u00ebt \u2013 vllahet kan\u00eb mundur t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe, po ashtu jeta n\u00eb paqe mes konfensioneve p\u00ebr derisa ato nuk nxiteshin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p><strong>9<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: \u00c7far\u00eb do t&#8217;u sugjeronit prind\u00ebrve shqiptar\u00eb, nj\u00eb komuniteti n\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: P\u00ebrpiquni t\u00eb thithni sa m\u00eb shum\u00eb dije, kultur\u00eb dhe edukim t\u00eb mundsh\u00ebm. Dhe n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, at\u00ebher\u00eb prind\u00ebrit bashk\u00ebjetojn\u00eb me p\u00ebrjetimet e tyre. Ashtu si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb babai im: &#8220;Duhet ti besohet sistemit shkollor, sepse shkolla p\u00ebrpiqet t&#8217;u jap t\u00eb rinjve edukim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8221;, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00eb t\u00eb pavarur. Dhe n\u00ebse ka probleme at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb bisedohet p\u00ebr to. Ajo q\u00eb un\u00eb e vler\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt pa marr\u00eb parasysh nga vijn\u00eb t\u00eb organizohen m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shoqata Kulturore dhe p\u00ebrmes tyre t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn e tyre e cila duhet t\u00eb perceptohet si pozitive. Di\u00e7ka si t\u00eb bukur e kisha par\u00eb, po sikur t\u00eb kishte restorante shqiptare ku do t\u00eb paraqitej kultura e kuzhin\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kujtojm\u00eb rolin pozitiv q\u00eb kan\u00eb luajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan &#8220;pizzat&#8221; p\u00ebr italian\u00ebt apo &#8220;d\u00fcnneret&#8221; p\u00ebr turqit. Dhe jam i sigurt se kuzhina shqiptare i ka specifikat e saj. Natyrisht un\u00eb si i shoh, ka klube dhe restorante q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm lokale ku tubohen shqiptar\u00ebt, por nuk jan\u00eb sikurse restorantet greke e italiane q\u00eb nga zviceran\u00ebt frekuentohen p\u00ebr kuzhin\u00ebn e tyre. E n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb themi se po shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant shqiptar p\u00ebr kuzhin\u00ebn e tyre, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se integrimi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur.<\/p>\n<p><strong>10<\/strong>.<br \/>\n<em>Pyetje: Po p\u00ebr zgjedhjet e 23 shtatorit, keni ndonj\u00eb mesazh p\u00ebr ta?<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Un\u00eb jam i sigurt se t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb drejt vote do ta votojn\u00eb kandidatin e tyre, dhe po ashtu ky rast i shtyn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se n\u00eb List\u00ebn e Gjelb\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar, e natyrisht ta votojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb List\u00eb! Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb, mendoj un\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt vote, ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votimit dhe t\u00eb interesohen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shoq\u00ebrore, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb a cil\u00ebn parti do ta zgjedhin!<\/p>\n<p><strong>11<\/strong>.<br \/>\n<em>Zot\u00ebr M\u00fcller, un\u00eb ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn, p\u00ebr koh\u00ebn dhe natyrisht p\u00ebr respektin q\u00eb treguat me k\u00ebt\u00eb rast!<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Ju faleminderit edhe juve, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur njeriu pyetet dhe ai guxon t\u00eb shpreh\u00eb mendimin e vet!<\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Shefqet Dibrani<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb: Clemens M\u00fcller Intervist\u00eb me Clemens M\u00fcller, ish deputet n\u00eb Parlamentin Kantonal n\u00eb St. Gallen, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Partia e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Zvic\u00ebr, an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr n\u00eb nivel kantoni dhe p\u00ebr qytetin St. Gallen. Po ashtu Clemens M\u00fcller \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb kryesin\u00eb e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Qytetit St. Gallen, bile n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5003","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb: Clemens M\u00fcller Intervist\u00eb me Clemens M\u00fcller, ish deputet n\u00eb Parlamentin Kantonal n\u00eb St. Gallen, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Partia e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Zvic\u00ebr, an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr n\u00eb nivel kantoni dhe p\u00ebr qytetin St. Gallen. Po ashtu Clemens M\u00fcller \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb kryesin\u00eb e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Qytetit St. Gallen, bile n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-15T06:02:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!&#8230;\",\"datePublished\":\"2012-09-15T06:02:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/\"},\"wordCount\":1913,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/clemens_muller.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/\",\"name\":\"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/clemens_muller.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-15T06:02:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/clemens_muller.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/clemens_muller.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb: Clemens M\u00fcller Intervist\u00eb me Clemens M\u00fcller, ish deputet n\u00eb Parlamentin Kantonal n\u00eb St. Gallen, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Partia e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Zvic\u00ebr, an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr n\u00eb nivel kantoni dhe p\u00ebr qytetin St. Gallen. Po ashtu Clemens M\u00fcller \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb kryesin\u00eb e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Qytetit St. Gallen, bile n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-15T06:02:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!&#8230;","datePublished":"2012-09-15T06:02:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/"},"wordCount":1913,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/","name":"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg","datePublished":"2012-09-15T06:02:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/clemens_muller.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-shqiptaret-me-te-drejt-vote-le-ta-votojne-kandidatin-e-tyre\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00cb GJITH\u00cb SHQIPTAR\u00cbT ME T\u00cb DREJT VOTE LE TA VOTOJN\u00cb KANDIDATIN E TYRE!&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5003\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}