{"id":4985,"date":"2010-12-02T09:55:06","date_gmt":"2010-12-02T08:55:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4985"},"modified":"2010-12-02T09:55:06","modified_gmt":"2010-12-02T08:55:06","slug":"mjere-kush-ka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/","title":{"rendered":"Mjer\u00eb kush ka!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg\" alt=\"\" title=\"Pre\u00e7 Zogaj\" width=\"150\" class=\"alignleft size-full wp-image-4317\" \/><br \/>\n<strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>02.12.2010<\/em><\/p>\n<p>Lajmi i p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm varf\u00ebria e atyre q\u00eb mezi e shtyjn\u00eb muajin me t\u00eb ardhurat e pakta q\u00eb marrin dhe q\u00eb jan\u00eb s\u00ebrish shumic\u00eb absolute n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E reja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2010 \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrkrah dram\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb, po gatuhet drama e atyre q\u00eb mendohej e mendohet se kan\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrah dram\u00ebs s\u00eb t\u00eb papun\u00ebve apo pun\u00ebmarr\u00ebsve me rroga minimale, po rritet drama e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb kapur n\u00eb kurthin e g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve elektorale t\u00eb qeveris\u00eb &#8220;Berisha&#8221;.<\/p>\n<p>Jan\u00eb firma dhe biznesmen\u00eb me em\u00ebr, fytyra t\u00eb njohura mjaft prej tyre n\u00eb televizione e gazeta, sponsorizues fushatash, konkursesh e festivalesh, nd\u00ebrtues autostradash e superstradash, urash dhe mbikalimesh, fabrikash dhe impiantesh, uj\u00ebsjell\u00ebsish, kanalizimesh, kopshtesh, \u00e7erdhesh e shkollash. Shum\u00ebkush i ka par\u00eb dhe ndoshta vazhdon t&#8217;i shoh\u00eb me zili k\u00ebta nd\u00ebrtues apo bos\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit &#8211; quajini si t\u00eb doni.<\/p>\n<p>Po ata, kush me shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kan\u00eb prej me shum\u00eb se nj\u00eb viti nj\u00eb problem t\u00eb madh, q\u00eb nuk po e zgjidhin dot; nj\u00eb problem q\u00eb u ka lidhur k\u00ebmb\u00ebt e duart, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se po u mblidhet si nj\u00eb lak n\u00eb qaf\u00eb p\u00ebr t&#8217;i mbytur. Nuk jan\u00eb paguar nga qeveria p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb problemi tyre, q\u00eb zien, pluskon, mbytet, shp\u00ebrthen, mbytet p\u00ebrs\u00ebri dhe shp\u00ebrthen p\u00ebrs\u00ebri prej shum\u00eb koh\u00ebsh n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb th\u00ebrrimeve, mashtrimeve apo edhe shantazhit t\u00eb agjencive qeveritare kund\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsve &#8220;rebel\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Dje kishim nj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Nd\u00ebrtimit, nj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbajtur nga ana e saj p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin problem.<\/p>\n<p>Shoqata proteston q\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2011 nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar shlyerja p\u00ebrfundimtare e borxhit q\u00eb qeveria u ka kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb shkon rreth tet\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shoqata kishte v\u00ebn\u00eb si afat t\u00eb fundit t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb saj muajin qershor t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Pas k\u00ebtij afati, n\u00ebse qeveria nuk do t\u00eb paguaj\u00eb, firmat e nd\u00ebrtimit do t\u00eb parkojn\u00eb makinerit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e mbaruara por t\u00eb papaguara, duke i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proteste t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e ndoshta edhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb m\u00ebson se ky problem jo i ri nuk qenka zgjidhur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria vazhdon t\u00eb darovis\u00eb lloj-lloj projektesh me qese t\u00eb vogla sa p\u00ebr t\u00eb ngulur gozhd\u00ebn, kupton qart\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: shlyerja e borxheve p\u00ebr vepra t\u00eb nd\u00ebrtuara dhe t\u00eb p\u00ebruruara p\u00ebr q\u00ebllime politike elektorale nga Berisha nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dhe qeverin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, me logjik\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb ligjore, etike dhe njer\u00ebzore, ai duhej ta kishte filluar buxhetin e vjetsh\u00ebm dhe buxhetin e sivjetsh\u00ebm me shlyerjen e pun\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfunduara.<\/p>\n<p>Edhe sikur kryeministri t\u00eb mos kishte nxjerr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfitim politik elektoral nga k\u00ebto vepra apo, edhe sikur kompanit\u00eb t\u00eb mos kishin nevoj\u00eb fare p\u00ebr para, shlyerja e pun\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb elementare n\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale.<\/p>\n<p>Por, detyrimi i Berish\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i shum\u00ebfisht\u00eb. Kryeministri ka prer\u00eb shirita dhe i ka paraqitur si investime t\u00eb qeveris\u00eb veprat e papaguara ende.<\/p>\n<p>M\u00eb kryesorja: shum\u00eb nga firmat kan\u00eb harxhuar kursimet e tyre, kan\u00eb marr\u00eb borxh, madje kan\u00eb marr\u00eb edhe kredi me interesa t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb afat pun\u00ebt e fituara, duke besuar se qeveria do t\u00eb ishte po aq e mir\u00eb me ta, sa \u00e7&#8217;kishin qen\u00eb ata me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Tani borxhet rriten, interesat e kredive vazhdojn\u00eb duke hedhur n\u00eb er\u00eb \u00e7do llogaritje t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebto kredi. Laku shtr\u00ebngohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr president\u00ebt e firmave. Jam d\u00ebshmitar i dramave q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb disa prej tyre .<\/p>\n<p>Njoh nd\u00ebrtues q\u00eb po i shkat\u00ebrron kredia. Njoh t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huamarrjeje dhe huadh\u00ebnieje me tregtar\u00eb t\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, duke shk\u00ebmbyer mall me mall apo duke mbetur borxh.<\/p>\n<p>Kjo histori po fryhet dhe po shkon drejt shp\u00ebrthimit si historia e piramidave. Vet\u00eb firmat e papaguara jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb piramida t\u00eb vogla brenda piramid\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb sistemit. Po t\u00eb studiohen rastet nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, kushedi se \u00e7far\u00eb gjerash t\u00eb \u00e7uditshme do t\u00eb na d\u00ebgjonin vesh\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb gangren\u00eb ekonomike, por edhe politike dhe morale kjo e porositjes s\u00eb pun\u00ebve nga qeveria p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb dor\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e p\u00ebrurimeve duke i l\u00ebn\u00eb pask\u00ebtaj firmat me gisht n\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebrligj th\u00ebnien profetike dhe paradoksale &#8220;mjer\u00eb kush ka&#8221;, e cila i shkon shum\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb humbjes q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar e vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e nd\u00ebrtuesve shqiptar\u00eb, sa p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs bot\u00ebrore, aq edhe p\u00ebr shkak t\u00eb prerjes n\u00eb bes\u00eb nga qeveria e tyre.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb, mjer\u00eb kush ka marr\u00eb nj\u00eb milion apo dy milion euro kredi p\u00ebr pun\u00ebn e shtetit dhe tani e ka gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb qaf\u00eb at\u00eb kredi. Mjer\u00eb kush ka bler\u00eb nj\u00eb park t\u00eb t\u00ebr\u00eb me makineri bashk\u00ebkohore, q\u00eb jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare n\u00eb fund t\u00eb fundit, dhe tani s&#8217;ka ku t&#8217;i \u00e7oj\u00eb, s&#8217;ka \u00e7&#8217;t\u00eb b\u00ebj\u00eb me to!<\/p>\n<p>Tet\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht shuma e borxhit t\u00eb llogaritur p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mbyllura deri n\u00eb detajin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb an\u00ebs formale dokumentare.<\/p>\n<p>Por, sipas burimeve t\u00eb besueshme brenda shoqat\u00ebs, po t\u00eb llogariten edhe veprat e tjera t\u00eb p\u00ebrfunduara, p\u00ebr t\u00eb cilat mungon ndonj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl apo po t\u00eb llogariten uj\u00ebsjell\u00ebsit, kanalizimet dhe shkollat e pashlyera, q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e djeshme, borxhi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Qeveria ka detyrimin ta llogaris\u00eb dhe tregoj\u00eb me sakt\u00ebsi sa \u00ebsht\u00eb borxhi i plot\u00eb.<br \/>\nQeveria ka detyrimin t\u00eb konsideroj\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi dhe kalendarizoj\u00eb me transparenc\u00eb shlyerjen e borxhit duke evituar format e sh\u00ebmtuara t\u00eb klientelizmit dhe korrupsionit, kur firm\u00ebs i k\u00ebrkohet t\u00eb paguaj\u00eb ryshfet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e veta.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb informohet dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet se parat\u00eb e pashlyera jan\u00eb t\u00eb kompanive, por jan\u00eb edhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve te papaguar t\u00eb k\u00ebtyre kompanive.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb plan konkret p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre borxheve, duke nd\u00ebrhyr\u00eb brenda hap\u00ebsirave ligjore p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar s\u00eb paku interesat e atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb kredi p\u00ebr vepra publike.<\/p>\n<p>Gjendja e krijuar tregon se dy tre vjet m\u00eb par\u00eb qeveria ka zgjatur k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebrtej jorganit, apo ka hapur projekte p\u00ebr tre buxhete, si\u00e7 thoshte nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb, duke gabuar n\u00eb numrin e viteve, q\u00eb rezulton t\u00eb jen\u00eb me shum\u00eb se tre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gabim i pranuar dhe i korrigjuar \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor dhe i falsh\u00ebm edhe kur e b\u00ebn nj\u00eb qeveri apo nj\u00eb kryetar qeverie. Por mosnjohja e gabimit edhe n\u00eb drit\u00ebn e pasojave q\u00eb ka sjell\u00eb apo p\u00ebrs\u00ebritja e gabimit me buj\u00eb dhe rrahje gjoksi \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb injorance dhe arbitrariteti t\u00eb skajsh\u00ebm. I vetmi justifikim i qeveris\u00eb p\u00ebr mosshlyerjen e pun\u00ebve t\u00eb porositura prej saj mund t\u00eb ishte mungesa e parave. Un\u00eb besoj se qeveria nuk ka para.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimin e shumansh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e financave ajo ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb politik\u00eb anoncimesh me karakter propagandistik dhe psikologjik. Anon\u00e7ohen shum\u00eb projekte t\u00eb pambuluara me financim.<\/p>\n<p>Ftohen firmat t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tender ku shuma e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb n\u00eb krahasim me koston e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vepr\u00ebs apo segmentit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tenderuar. Firma q\u00eb fiton n\u00eb k\u00ebto kushte shtyhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me parat\u00eb e veta, meqen\u00ebse nuk mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tender t\u00eb tjer\u00eb pa mbaruar shtat\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Pasi kan\u00eb par\u00eb fatin e simotrave t\u00eb tyre t\u00eb shkat\u00ebrruara nga kjo skem\u00eb, firmat e paprekura do t\u00eb tregoheshin budallaqe po t\u00eb binin n\u00eb kurth. I men\u00e7ur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nxjerr m\u00ebsime nga p\u00ebsimet e t\u00eb tjer\u00ebve, pa kur ta p\u00ebsoj\u00eb vet\u00eb zakonisht s&#8217;ka m\u00eb koh\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime.<\/p>\n<p>Opozita, nd\u00ebrkaq, duhet t\u00eb ndalet m\u00eb seriozitet t\u00eb madh te ky problem. Opozita mund t\u00eb ket\u00eb fatin e keq t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr nj\u00eb qeveri e shlyerjes s\u00eb borxheve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb sotme. Opozita, pasi t\u00eb njihet n\u00eb detaje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke e par\u00eb edhe n\u00eb aspektin ligjor, duhet t\u00eb deklaroj\u00eb q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr mosnjohjen e borxheve q\u00eb krijohen n\u00eb rrug\u00eb antiligjore dhe \u00e7uarjen para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb paligjshme. Do t\u00eb ishte nj\u00eb sh\u00ebrbim i mir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb edhe p\u00ebr naiv\u00ebt e aventurier\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 02.12.2010 Lajmi i p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm varf\u00ebria e atyre q\u00eb mezi e shtyjn\u00eb muajin me t\u00eb ardhurat e pakta q\u00eb marrin dhe q\u00eb jan\u00eb s\u00ebrish shumic\u00eb absolute n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E reja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2010 \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrkrah dram\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb, po gatuhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4985","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mjer\u00eb kush ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mjer\u00eb kush ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 02.12.2010 Lajmi i p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm varf\u00ebria e atyre q\u00eb mezi e shtyjn\u00eb muajin me t\u00eb ardhurat e pakta q\u00eb marrin dhe q\u00eb jan\u00eb s\u00ebrish shumic\u00eb absolute n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E reja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2010 \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrkrah dram\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb, po gatuhet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-12-02T08:55:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mjer\u00eb kush ka!\",\"datePublished\":\"2010-12-02T08:55:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/\"},\"wordCount\":1590,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/\",\"name\":\"Mjer\u00eb kush ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-12-02T08:55:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjere-kush-ka\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mjer\u00eb kush ka!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mjer\u00eb kush ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mjer\u00eb kush ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 02.12.2010 Lajmi i p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm varf\u00ebria e atyre q\u00eb mezi e shtyjn\u00eb muajin me t\u00eb ardhurat e pakta q\u00eb marrin dhe q\u00eb jan\u00eb s\u00ebrish shumic\u00eb absolute n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E reja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2010 \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrkrah dram\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb, po gatuhet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-12-02T08:55:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mjer\u00eb kush ka!","datePublished":"2010-12-02T08:55:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/"},"wordCount":1590,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/","name":"Mjer\u00eb kush ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-12-02T08:55:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjere-kush-ka\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mjer\u00eb kush ka!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4985\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}