{"id":4931,"date":"2012-09-11T09:11:46","date_gmt":"2012-09-11T08:11:46","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4931"},"modified":"2012-09-11T09:11:46","modified_gmt":"2012-09-11T08:11:46","slug":"majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/","title":{"rendered":"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pandeli Majko\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Politik\u00eb nga <strong>ROLAND QAFOKU<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ish-kryeministri Pandeli Majko, deputet i PS-s\u00eb thot\u00eb se ka shum\u00eb besim se Edi Rama do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb si kryeminist\u00ebr, se sa si kryetar partie. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Arena&#8221; Majko ka shprehur dyshimet e tij p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e kryeministrit Berisha p\u00ebr nj\u00eb rotacion serioz t\u00eb pushtetit n\u00eb 2013. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Z.Majko, po p\u00ebrdor shprehjen e nj\u00eb kolegu, &#8220;hiqeni at\u00eb dreq imunitet&#8221;&#8230;<\/strong><br \/>\nUn\u00eb po ju p\u00ebrgjigjem &#8220;e \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky dreq imunitet&#8221;&#8230;Sot \u00e7\u00ebshtja e imunitetit \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb piedestal t\u00eb paqen\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar at\u00eb n\u00eb publik si t\u00eb ishte standardi i ndershm\u00ebris\u00eb apo i pandershm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak i v\u00ebrtet\u00eb. Sot politik\u00ebn nuk po e ha imuniteti n\u00eb pik\u00ebpamjen e dyshimeve q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e publikut ka p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare. Un\u00eb mendoj se ky lloj diskutimi fillon nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e klas\u00ebs politike ka p\u00ebr\u00e7uar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetin shqiptar, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb elite, apo n\u00eb fenomenin e t\u00eb paprekshmes.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb papreksh\u00ebm kan\u00eb krijuar nj\u00eb histori e cila nuk ka kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re nga publiku shqiptar dhe kjo do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vijim nj\u00eb varg problemesh dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me diskutimin se heqja e imunitetit do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ndersh\u00ebm apo me pak t\u00eb ndersh\u00ebm, pasi do t\u00eb ishte naive. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri krah i diskutimit, pasi nga krahu tjet\u00ebr q\u00ebndron problemi i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, q\u00eb l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. N\u00ebse sot shteti shqiptar ka nj\u00eb problem \u00ebsht\u00eb se ai nuk ka nj\u00eb gjykat\u00eb apo nj\u00eb prokuror nga i cili t\u00eb dridhen t\u00eb gjith\u00eb, nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb hajdut xhepi e deri tek ai q\u00eb shkon me Benz n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PS, flisni me siguri q\u00eb do t\u00eb vini n\u00eb pushtet n\u00eb 2013. N\u00ebse ky imunitet hiqet tani, a ju vlen ju m\u00eb shum\u00eb apo PD q\u00eb sipas jush do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb opozit\u00eb?<\/strong><br \/>\nNuk besoj se vlen t\u00eb diskutohet nga pik\u00ebpamja e vler\u00ebs, sepse n\u00ebse do t\u00eb mendojm\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb i fokusuar tek opozita dhe \u00e7do heqje imuniteti k\u00ebrkon 71 vota dhe k\u00ebto vota nuk i ka opozita q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ne n\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u00eb bllokojm\u00eb heqjen e imunitetit askujt n\u00eb radh\u00ebt e mazhoranc\u00ebs. Mendoj se, dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb pranoj q\u00eb jam mes kufirit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe aludimit, \u00e7\u00ebshtja e imunitetit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb presion q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Berisha po e b\u00ebn ndaj segmenteve t\u00eb caktuara mazhoran\u00ebc\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ata me bashk\u00ebpunues me q\u00ebllimin e tij dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb solide dhe pa zhurma t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p><strong>E keni fjal\u00ebn p\u00ebr LSI?<\/strong><br \/>\nPo pse ju shkon mendja vet\u00ebm tek LSI dhe mazhoranc\u00ebn nuk e p\u00ebrben vet\u00ebm nga PD dhe LSI por ka edhe t\u00eb tjer\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e zhurmave t\u00eb brendshme mendoj se e shqet\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft bind\u00ebse Kryeministrin Berisha. Edhe p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs &#8220;referendum&#8221; n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb presion me t\u00eb cilin ky lojtar i vjet\u00ebr i politik\u00ebs k\u00ebrkon t\u00eb luaj\u00eb shum\u00eb fort n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb, kur e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk i ka 71 vota t\u00eb plota teknikisht t\u00eb partis\u00eb q\u00eb ai kryeson.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni i bindur q\u00eb ne do ta marrim statusin e vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE n\u00eb tetor?<\/strong><br \/>\nE kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb publik, mendoj dhe shpresoj me gjith\u00eb zem\u00ebr q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shpres\u00ebn e kemi t\u00eb gjith\u00eb z. Majko, por dua t\u00eb di a jeni i bindur q\u00eb do ta marrim?<\/strong><br \/>\nKam pasur disa biseda shum\u00eb interesante gjat\u00eb muajit gusht dh en\u00eb fillimin e k\u00ebtij muaji dhe nuk besoj gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Brukselit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ato q\u00eb shohim ne televizor. Nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb shkruaj\u00eb letrat dhe q\u00eb shpesh jan\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb tiran\u00eb dhe po komunikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin e asaj \u00e7ka ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk besoj se Brukseli i mat gjith\u00e7ka nga deklaratat e mazhoranc\u00ebs apo t\u00eb opozit\u00ebs dhe nxjerr nj\u00eb mesatare. Ajo q\u00eb po m\u00eb p\u00eblqen \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Europa ka hyr\u00eb n\u00eb detaje me at\u00eb \u00e7ka po ndodh me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb theksojm\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ne jemi n\u00eb nj\u00eb nga tavolinat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb siguris\u00eb, ne nuk kemi marr\u00eb akoma ftes\u00ebn p\u00ebr statusin, nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb marr\u00eb vende q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATOS, apo p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vende si Serbia q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb ko0nflik zyrtar me NATO dhe politik\u00ebn e siguris\u00eb. Mendoj \u00e7\u00ebshtja e ftes\u00ebs ka disa parime t\u00eb cilat duhen sqaruar edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin por edhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt me shqiptar\u00ebt. Ne nuk jemi m\u00eb i paraluft\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb komb q\u00eb diskuton stabilitetin n\u00eb disa shtete n\u00eb rajon dhe sigurisht dhe dh\u00ebnia e disa garancive apo shprese dhe krijimi i nj\u00eb infrastrukture p\u00ebr t\u00eb ecur s\u00eb bashku i gjith\u00eb rajoni, jan\u00eb disa element\u00eb q\u00eb ndihmojn\u00eb nga pik\u00ebpamja teknike p\u00ebr t\u00eb nxitur dhe kristalizuar iden\u00eb q\u00eb Europa ka nj\u00eb plan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Ne jemi nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u00eb rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt nga vende pjes\u00eb e BE dhe \u00ebsht\u00eb non sense q\u00eb t\u00eb mendosh se kjo hap\u00ebsir\u00eb nuk ka nj\u00eb shpres\u00eb apo histori p\u00ebr t\u00eb zhvilluar me Brukselin. Sigurisht q\u00eb k\u00ebtu ka shum\u00eb defekte p\u00ebr tu diskutuar, si p.sh ndryshe nga integrimi n\u00eb NATO, integrimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb fiksuar ne detaje teknike dhe momente procedurale i kan\u00eb orientuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale.<\/p>\n<p><strong>A jeni dakort ju se ka nj\u00eb segment antishqiptar p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb ftes\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><br \/>\nEuropa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstrukt tradicionalist dhe \u00ebsht\u00eb prodhuese kryesore e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit dhe n\u00eb fibr\u00ebn e vet kjo tradit\u00eb duhet re\u00ebspektuar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. N\u00eb pik\u00ebpamjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Europ\u00ebn ne jemi nj\u00eb vend shum\u00eb i vjet\u00ebr por edhe shum\u00eb i ri me letra. Nuk mendoj se ne duhet t\u00eb q\u00ebmtojm\u00eb \u00e7far\u00eb shkon dhe \u00e7far\u00eb jo n\u00eb zyrat e Brukselit, pasi ky do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb justifikim p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh dhe nuk ndodh n\u00eb faktorin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb 100 &#8211; vje\u00e7are q\u00eb n\u00eb do t\u00eb festojm\u00eb ne duhet t\u00eb jemi shum\u00eb reflektues e gjith\u00eb historia jon\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb postkomuniz\u00ebm. M\u00eb falni, por nj\u00eb i huaj q\u00eb vjen dhe sheh dosjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 100 vjet besoni se do t\u00eb ndihet shum\u00eb optimist p\u00ebr nivelin e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit, apo p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb brendshme. Nuk besoj se do t\u00eb jemi shum\u00eb logjiksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb diskutuar at\u00eb \u00e7ka na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt pa diskutuar m\u00eb par\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb vetes.<\/p>\n<p>Aktualisht k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb ekziston si marr\u00ebdh\u00ebnie ne mund ta konsiderojm\u00eb si m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb kombi shqiptar ka pasur q\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja e Perandoris\u00eb Osmane, me Europ\u00ebn. Ndaj rip\u00ebrs\u00ebris pranimin e kusht\u00ebzuar, dhe them q\u00eb qeverit\u00eb kan\u00eb gjithnj\u00eb problemi i shqiptar\u00ebve, por ato nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb penguese,ato kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb kosto e p\u00ebrkohshme. I takon politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebr interes t\u00eb publikut t\u00eb vet t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po jetojm\u00eb, pasi n\u00ebse nuk e b\u00ebjm\u00eb ne nuk mund t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhme, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb brez t\u00eb ri votuesish, me nje rritje progresive, q\u00eb ka interesa krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga ato me t\u00eb cilat filluam ne n\u00eb vitet 90.<\/p>\n<p><strong>Ju p\u00ebrmendet sigurin\u00eb e vot\u00ebs dhe shpesh PS flet shpesh p\u00ebr n\u00eb k\u00ebto 22 vjet nuk ka pasur zgjedhje t\u00eb lira. Z. Rama edhe mund t\u00eb kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, pasi ai nuk ka organizauyr asnj\u00ebher\u00eb zgjedhje, por nd\u00ebrkoh\u00eb ju dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb PS q\u00eb keni qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebrse n\u00eb k\u00ebto 22 vjet nuk keni organizuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme?<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sensin e t\u00eb qenit autokritik. \u00cbsht\u00eb ironike t\u00eb thuhet q\u00eb zgjedhjet e 31 marsit t\u00eb &#8217;91 nga pik\u00ebpamja teknike ishin t\u00eb standardit. M\u00eb pas erdh\u00ebn zgjedhjet e &#8217;92 dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht zemreku i pushteteve n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndryshuar kur opozita ka arritur nivelet e 60 apo 70 p\u00ebriqind t\u00eb votuesve q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk kishe ku ta \u00e7oje. Me nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb till\u00eb ne fituam referendumin p\u00ebr kushtetut\u00ebn n\u00eb &#8217;94 dhe n\u00eb &#8217;96 u b\u00eb nj\u00eb manipulim duke patur parasysh edhe rezultatin e referendumit.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shohim rezultatin e 96 \u00ebsht\u00eb frika e asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb rezultatin e referendumit dhe kjo solli shmangien e opozit\u00ebs nga marr\u00ebdhenia me shtetasit e vet dhe nj\u00eb probelm i cili shp\u00ebrtheu n\u00eb &#8217;97. ne si e majt\u00eb jemi afruar si dervat i standardit n\u00eb zgjedhjet e 2005. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje nga pik\u00ebpamja e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes PD dhe PS vlen t\u00eb theksosh rotacionin politik, pa u p\u00ebrqendruar te ato \u00e7ka ndodh\u00ebn posht\u00eb tavolin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pra ky \u00ebsht\u00eb sipas jush rotacioni m\u00eb serioz politik?<\/strong><br \/>\nPo rotacioni me serioz \u00ebsht\u00eb ai i 2005.<\/p>\n<p><strong>A e prisni k\u00ebt\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2013?<\/strong><br \/>\nTe jem i sinqert\u00eb jam shum\u00eb dyshues, pasi n\u00eb nj\u00eb vend ku diskutohet barazia para ligjit \u00ebsht\u00eb kot\u00eb t\u00eb diskutosh p\u00ebr barazin\u00eb e vot\u00ebs. Ajo q\u00eb po diskutojm\u00eb ne sot si opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb se ky pushtet nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet sipas nj\u00eb loje fjoll\u00eb t\u00eb politik\u00ebs sipas t\u00eb gjitha teorive q\u00eb na kan\u00eb ardhur nga Per\u00ebndimi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb e nd\u00ebrlikuar dhe gjerat do t\u00eb ndahen n\u00eb 2013, pra n\u00ebse do t\u00eb vijohet me k\u00ebt\u00eb status-quo apo do t\u00eb ndryshohet. Mendoj se kjo do t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb madhe, deri tani t\u00eb fjetur, q\u00eb un\u00eb shpresoj t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb at\u00eb koeficientin e manipulimit q\u00eb sado t\u00eb flasim n\u00eb sot p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, ky koeficiente do t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju flisni p\u00ebr dyshime, sepse mendoni se Berisha \u00ebsht\u00eb nga ata q\u00eb nuk e l\u00ebshon pushtetin kollaj apo dini m\u00eb shum\u00eb se \u00e7&#8217;dim\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb?<\/strong><br \/>\nAktualisht q\u00eb po flasim kemi nj\u00eb sistem politik ku deputet\u00ebt nuk jan\u00eb direkt t\u00eb zgjedhur nga populli, por ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb partiokraci e cila urdh\u00ebrohet shum\u00eb leht\u00eb. Kemi nj\u00eb histori politike q\u00eb po lidhet shum\u00eb me bizneset dhe interesat e tyre mendoj se k\u00ebto lidhje sidomos ato t\u00eb padukshmet, ndaj k\u00ebto dhe t\u00eb tjera nuk duhet t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb optimist p\u00ebr nj\u00eb rotacion pushteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale. N\u00eb kushtet e fuqizimit t\u00eb opozit\u00ebs ndaj vetes dhe opsionit q\u00eb ajo ofron e shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb presion pozitiv nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili mund t\u00eb konsiderohet shtet nj\u00eb partiak, un\u00eb mendoj se ka nevoje p\u00ebr tju hapur nj\u00eb dritare dhe p\u00ebr t\u00eb pastruar ajrin.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm dhjet\u00eb muaj na ndajn\u00eb nga zgjedhjet e ardhshme, a ka nj\u00eb frym\u00eb n\u00eb PS dhe baz\u00eb dhe se ajo do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet?<\/strong><br \/>\nAjo q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte nj\u00eb histori t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kam definuar si &#8220;konkurrenca e opozitave&#8221;. Jo se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb opozitave, por n\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ndodhet vendi yn\u00eb nuk besoj se ka shum\u00eb komoditet p\u00ebr t\u00eb orientuar nj\u00eb klime konkurancash mes opozitave, kjo klime do t\u00eb ndihmonte m\u00eb shum\u00eb partin\u00eb n\u00eb pushtet. Ajo q\u00eb i duhet t\u00eb partive opozitare sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos krijojn\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetje brenda vetes por ta shohin 2013 si nj\u00eb stacion t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm , ku cil\u00ebsia e kryesore q\u00eb ka shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb status quo politike dhe pastaj t\u00eb rishikojn\u00eb brenda vetes opsione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Ekziston nj\u00eb teori sipas t\u00eb cil\u00ebs dilema bashkimit n\u00eb nj\u00eb koalicion te PS me LSi po t\u00ebrheq zvarr\u00eb opzionin tuaj politik deri n\u00eb zgjedhje. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo?<\/strong><br \/>\nN\u00eb tilla histori nuk ecet m\u00eb p\u00ebrshtypje. Sot LSI nuk mund t\u00eb diskutohet si nj\u00eb gur peshoreje e cila do t\u00eb vendos\u00eb fatin e PS, s\u00eb pari sepse p\u00ebrmasat ka t\u00eb tilla, s\u00eb dyti sepse ajo vjen pas nj\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7ari edhe demoralizues n\u00eb disa pik\u00ebpamje p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen me PD. Duhet theksuar fakti s\u00eb Sali Berisha me LSI nuk ka ndar\u00eb pushtet politik, por ka ndar\u00eb pushtet ekonomik dhe mendoj se kjo q\u00eb sapo thash\u00eb vlen t\u00eb diskutohen, pasi k\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb vendmarrjen e LSI q\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb pozicionin e saj dhe nuk besoj se ka pasur oferta t\u00eb tilla nga ana PS karshi LSI q\u00eb t\u00eb ket\u00eb krijuar ndjenj\u00ebn e nj\u00eb udh\u00ebkryqi, pra q\u00eb PS vet\u00ebm me LSI mund t\u00eb marr\u00eb pushtetin dhe pa LSI nuk mund t\u00eb marr\u00eb pushtetin. Me LSI ne sigurisht q\u00eb jemi t\u00eb pirur t\u00eb shikojm\u00eb me LSI, apo me t\u00eb gjitha partit\u00eb e majta t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuara, por k\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb parti, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, praq q\u00eb n\u00eb nj\u00eb krah t\u00eb qeveris\u00eb me PD dhe n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitet q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb elektorale me PS.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb as e mundshme as oportune p\u00ebr pozicionin e LSI, nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb tille t\u00eb qart\u00eb mund ta zgjidh\u00eb vet\u00ebm drejtuesit e saj dhe jo PS. Nuk \u00ebsht\u00eb moralshme q\u00eb nj\u00eb parti nuk shfaq asnj\u00eb lloj traume n\u00eb qeverisjen me PD, t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb ne t\u00eb marrim mandolinat e ti k\u00ebndojm\u00eb posht\u00eb dritares &#8220;kur po vjen me ne&#8221;, nuk na shkon nj\u00eb histori e till\u00eb. LSI p\u00ebr disa arsye, edhe matematikore, shum\u00eb shpejt do t\u00eb marr\u00eb vendime veta.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb, para apo pas zgjedhjeve?<\/strong><br \/>\nBesoj para zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja me z. Meta?<\/strong><br \/>\nNuk kemi pasur ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, pas 2009, kur ai vendosi t\u00eb hynte n\u00eb koalicion me Berish\u00ebn dhe kjo besoj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme.<\/p>\n<p><strong>Kur d\u00ebgjuat se prokuroria k\u00ebrkoi dy vjet burg p\u00ebr z.Meta si e p\u00ebrcoll\u00ebt k\u00ebt\u00eb lajm?<\/strong><br \/>\nNuk besoj se p\u00ebrgjigja ime do t\u00eb ishte shum\u00eb interesante p\u00ebr publikun, por jam ndjer\u00eb keq.<\/p>\n<p><strong>A i b\u00ebt\u00eb telefonat\u00eb?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb telefonat\u00eb&#8230;?! N\u00eb 21 janar un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb shesh bashk\u00eb me koleg\u00ebt e mi sepse isha i binudr q\u00eb ajo video ishte e v\u00ebrtet\u00eb, por nga pik\u00ebpamja njer\u00ebzore jam ndjer\u00eb keq.<\/p>\n<p><strong>Menduat se pas k\u00ebsaj z.Meta mund t\u00eb dilte jasht\u00eb politik\u00ebs?<\/strong><br \/>\nPo e mendova, sidomos kur d\u00ebgjova pretenc\u00ebn e Prokuroris\u00eb dhe mendova se kjo \u00e7\u00ebshtje aty u mbyll. Aty pastaj mbaroi Pandeliu politikan dhe filloi njeriu dhe cilido q\u00eb ka kaluar nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me nj\u00eb njeri, pavar\u00ebsisht ndarjeve duhet ta ndjej\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po kur gjykata e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm \u00e7far\u00eb menduat n\u00eb at\u00eb moment?<\/strong><br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr dhe k\u00ebtu rikthehemi n\u00eb politik\u00eb. M\u00eb par\u00eb m\u00eb pyetet p\u00ebr Pandeliun me Ilirin tani po m\u00eb pyesni p\u00ebr pozicionin politik\u00eb dhe mendoj se k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk kemi \u00e7far\u00eb t&#8217;i shpjegojm\u00eb nj\u00ebri tjetrit.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama ka shtat vjet n\u00eb krye t\u00eb PS dhe s\u00eb shpejti mbush tet\u00eb, nd\u00ebrsa Nano ka qen\u00eb n\u00eb krye p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vite. Si e vler\u00ebsoni ju PS e Nanos dhe at\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, jo n\u00eb kuptimin negativ, por n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e drejtimit t\u00eb saj?<\/strong><br \/>\nTek mendja ime nuk ka dallim sepse PS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grupim njer\u00ebzish q\u00eb targ\u00ebn nuk e ka t\u00eb lidhur me kryetarin e partis\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb delikat\u00eb q\u00eb sheh publiku, por si ashtu si e shoh un\u00eb si nj\u00eb njeri i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje e cila ka rrug\u00ebtimin e saj. Dallime ka, por nuk shoh dallime n\u00eb pik\u00ebpamjen njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><strong>Ka ndonj\u00eb lloj oportuniteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb thoni z. Majko?<\/strong><br \/>\nPo e pranoj q\u00eb ka oportuniz\u00ebm, por duhet oportunizmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzor dhe ju duhet ta mirekuptoni ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Ne n\u00eb PS nuk kemi marr\u00ebdh\u00ebnie makinash, jemi pjes\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebsie q\u00eb kemi prodhuar lajme t\u00eb mira n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, por edhe t\u00eb k\u00ebqia q\u00eb njer\u00ebzit nuk i kan\u00eb p\u00eblqyer dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kemi qen\u00eb n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si e parashikoni Edi Ram\u00ebn si kryeminist\u00ebr?<\/strong><br \/>\nE parashikoj si shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa n\u00eb perceptimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb si kryetar partie. Nj\u00eb pjes\u00eb e aft\u00ebsive t\u00eb tija nuk jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb politike sesa administrative gj\u00eb brenda partis\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb at\u00eb q\u00eb mund ta quajm\u00eb kontradisksion, por n\u00eb administrat\u00eb ato do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kualitet shum\u00eb pozitiv q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr tu ndjer\u00eb n\u00eb qeverisje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se jo \u00e7do e keqe ne opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb e keqe n\u00eb pushtet dhe anasjelltas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr mendoj se Rama do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb rifreskim t\u00eb statur\u00ebs si\u00e7 jan\u00eb m\u00ebsuar qytetar\u00ebt ta shohin qeverisjen n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me ta. Besoj se Rama do t\u00eb jet\u00eb njeriu i vendimeve t\u00eb forta, nj\u00eb individ i cili do t\u00eb shkruaj\u00eb faqen e vet n\u00eb histori dhe jo n\u00eb librin e kujtimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politik\u00eb nga ROLAND QAFOKU Ish-kryeministri Pandeli Majko, deputet i PS-s\u00eb thot\u00eb se ka shum\u00eb besim se Edi Rama do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb si kryeminist\u00ebr, se sa si kryetar partie. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Arena&#8221; Majko ka shprehur dyshimet e tij p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e kryeministrit Berisha p\u00ebr nj\u00eb rotacion serioz t\u00eb pushtetit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4931","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Politik\u00eb nga ROLAND QAFOKU Ish-kryeministri Pandeli Majko, deputet i PS-s\u00eb thot\u00eb se ka shum\u00eb besim se Edi Rama do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb si kryeminist\u00ebr, se sa si kryetar partie. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Arena&#8221; Majko ka shprehur dyshimet e tij p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e kryeministrit Berisha p\u00ebr nj\u00eb rotacion serioz t\u00eb pushtetit n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-11T08:11:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie\",\"datePublished\":\"2012-09-11T08:11:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/\"},\"wordCount\":3116,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/pandeli_majko.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/\",\"name\":\"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/pandeli_majko.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-11T08:11:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/pandeli_majko.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/pandeli_majko.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Politik\u00eb nga ROLAND QAFOKU Ish-kryeministri Pandeli Majko, deputet i PS-s\u00eb thot\u00eb se ka shum\u00eb besim se Edi Rama do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb si kryeminist\u00ebr, se sa si kryetar partie. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Arena&#8221; Majko ka shprehur dyshimet e tij p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e kryeministrit Berisha p\u00ebr nj\u00eb rotacion serioz t\u00eb pushtetit n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-11T08:11:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie","datePublished":"2012-09-11T08:11:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/"},"wordCount":3116,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/","name":"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","datePublished":"2012-09-11T08:11:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/majko-rama-kryeminister-me-i-mire-se-kryetar-partie\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Majko: Rama kryeminist\u00ebr, m\u00eb i mir\u00eb se kryetar partie"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4931\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}