{"id":489,"date":"2009-11-24T08:03:14","date_gmt":"2009-11-24T07:03:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=489"},"modified":"2009-11-24T08:03:14","modified_gmt":"2009-11-24T07:03:14","slug":"saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/","title":{"rendered":"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Rudina Xhunga<\/strong><\/p>\n<p>SHENIM<\/p>\n<p><strong>\u201cShqip\u201d p\u00ebr lirin\u00eb e medies<\/strong><\/p>\n<p>Gazetarja Rudina Xhunga solli mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb emisionin e saj \u201cShqip\u201d disa nga z\u00ebrat m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb hetimore n\u00eb vendin fqinj, Itali. Kjo e fundit prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debate p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit. Organizatat e huaja e rendisin Italin\u00eb si nj\u00eb vend me liri t\u00eb cenuar t\u00eb medies. Por emrat e njohur t\u00eb medies fqinje, q\u00eb po udh\u00ebheqin nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, shprehin solidaritet dhe kund\u00ebr dhun\u00ebs q\u00eb po ushtrohet ndaj medies n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata e njohin mir\u00eb rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit Mero Baze dhe e shohin si ogur t\u00eb keq p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb kapur nga mafia. N\u00eb vijim jan\u00eb intervistat e t\u00eb ftuarve n\u00eb emision, si dhe nj\u00eb editorial nga Umberto Eko<\/p>\n<p><strong>Flet, Roberto Saviano, gazetari q\u00eb denoncoi Kamorr\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Urime p\u00ebr artikullin te \u201cRepubblica\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja p\u00ebr ministrin e Kultur\u00ebs, Bondi, i cili ju drejtohej se ju admironte p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb dhe entuziazmin, por mos u p\u00ebrzieni me politik\u00eb. P\u00ebrgjigjja juaj \u00ebsht\u00eb: \u201cDuhet marr\u00eb nj\u00eb pozicion, edhe n\u00ebse t\u00eb duhet t\u00eb rreshtohesh\u201d. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb sot t\u00eb rreshtohesh?<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rreshtohesh\u201d, sot do t\u00eb thot\u00eb mbi t\u00eb gjitha t\u00eb kuptosh se ku po shkon vendi, p\u00ebrtej ideve, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb n\u00eb Itali nuk ekziston nj\u00eb p\u00ebrballje idesh, por nj\u00eb p\u00ebrballje mes kontratash, fraksionesh, grupesh aleate. T\u00eb kuptohemi, sot kushdo q\u00eb mban nj\u00eb pozicioni kritik kund\u00ebr qeveris\u00eb, e di q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me sulme t\u00eb dhunshme n\u00ebp\u00ebr disa gazeta, sulme me shpifje, dob\u00ebsim t\u00eb karrier\u00ebs. P\u00ebr mendimin tim, sot, t\u00eb rreshtohesh do t\u00eb thot\u00eb mbi t\u00eb gjitha t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb fytyr\u00eb at\u00eb \u00e7\u2019ka po ndodh, duke marr\u00eb parasysh edhe pasojat.<\/p>\n<p>\u201cSepse kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njoh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shkrimtar dhe njeri\u201d, &#8211; shkruani ju sot&#8230;<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njoh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb intelektual, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb njeri, n\u00eb kuptimin q\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se un\u00eb i b\u00ebra nj\u00eb apel kryeministrit p\u00ebr ta t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb ligj, sepse kam nj\u00eb projekt timin dhe dua t\u00eb futem n\u00eb politik\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj debate me t\u00eb. Jo, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb po b\u00ebn Berluskoni, proceset e anuluara krejt papritur, kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e rrezikshme. Me k\u00ebt\u00eb ligj shum\u00eb procese rrezikojn\u00eb t\u00eb anulohen, edhe ato gjyqet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trafikun e mbetjeve toksike&#8230; q\u00eb \u00ebsht\u00eb baza e tregut t\u00eb ekonomis\u00eb kriminale, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam vite q\u00eb e rr\u00ebfej.<\/p>\n<p><em>Ju kam d\u00ebgjuar para nj\u00eb jave n\u00eb nj\u00eb emision p\u00ebr gazetar\u00ebt e vrar\u00eb, si Ana e Rusis\u00eb. Pse ndjeni se duhet ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb, t\u00eb flisni p\u00ebr gazetar\u00eb t\u00eb vdekur prej detyr\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. S\u00eb pari, sepse gjat\u00eb viteve kam v\u00ebn\u00eb re se jam b\u00ebr\u00eb shpesh referim, n\u00eb Itali dhe n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shkruar dhe m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb. Sepse, sidoqoft\u00eb, un\u00eb jam, krahasuar me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, i privilegjuar. Un\u00eb tani po flas, por shum\u00eb intelektual\u00eb, afrikan\u00eb, apo sllav\u00eb, apo kinez\u00eb, s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb njihen. K\u00ebshtu q\u00eb ata gjejn\u00eb tek un\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi. Kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendoj dhe m\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb dal n\u00ebp\u00ebr televizione n\u00eb orare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb shfryt\u00ebzoj shikueshm\u00ebrin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb folur rreth intelektual\u00ebve t\u00eb p\u00ebrndjekur e gazetar\u00ebve t\u00eb izoluar, p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb vdekur duke mbrojtur fjal\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, dhe intervista jon\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar solidaritet. M\u00eb pyesin shum\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn q\u00eb b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb para nj\u00eb viti, dhe m\u00eb pas intervistova edhe Misha Glenin, me t\u00eb cilin fol\u00ebm gjithashtu p\u00ebr mafien. Por k\u00ebtu, n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb gazetar q\u00eb ka shkruar specifikisht p\u00ebr mafien, u godit dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Shqip\u00ebria, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, gjendet edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr si binjake me Italin\u00eb. Shteti shqiptar, pjes\u00ebrisht edhe Kosova, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb duken si zona influence sesa shtete autonome. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb vazhdueshm\u00ebri t\u00eb drejtimit t\u00eb pushtetit midis Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo ngjarje e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb i ndodhi nj\u00eb gazetari, i cili u rrah, tregon se sa edhe n\u00eb Shqip\u00ebri fjala e lir\u00eb, t\u00eb treguarit, denoncimi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet absolutisht i rreziksh\u00ebm, ndonj\u00ebher\u00eb madje edhe i ndaluar. Pra, n\u00eb sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci, por thell\u00eb-thell\u00eb mbetet nj\u00eb regjim. Flitet shum\u00eb pak p\u00ebr mafien shqiptare dhe pushtetin sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe kriminal n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, n\u00eb zonat e Italis\u00eb s\u00eb jugut, prania e mafies shqiptare, sidomos marr\u00ebdh\u00ebnia me ta, \u00ebsht\u00eb konstante tashm\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Itali kan\u00eb arritur t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga e keqja shqiptare, jan\u00eb bashk\u00ebsia e shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm. Si gjithnj\u00eb, n\u00eb shum\u00eb territore, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb policia ajo q\u00eb e ndalon kriminalitetin, por pjesa e sh\u00ebndetshme e bashk\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00eb Gjermani, ndalimi i hyrjes s\u00eb mafies italiane atje \u00ebsht\u00eb realizuar nga bashk\u00ebsia e italian\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm. E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur pjes\u00ebrisht edhe n\u00eb Itali me bashk\u00ebsin\u00eb e ndershme shqiptare. Th\u00ebn\u00eb kjo, mendoj se nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb heshtja e plot\u00eb mbi faktet shqiptare, pjes\u00ebrisht bashk\u00ebsia shqiptare n\u00eb Maqedoni, pasi mafia shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb rrezikshmet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Po flisja me nj\u00eb koleg t\u00eb RAI-it p\u00ebr ngjashm\u00ebrin\u00eb mes protestave \u201cNo B Day\u201d t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb dy vendet tona, m\u00eb 5 dhjetor, por pash\u00eb q\u00eb interesi i tij qe m\u00eb i madh p\u00ebr Brend\u00ebn, transvestitin e vrar\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. Doja t\u00eb dija, n\u00ebse problemet tona, gjuha jon\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ndryshme apo t\u00eb nj\u00ebjta&#8230; bashk\u00eb me zgjidhjet? Pra, na mungon liria n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb? Mungon liria n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb them se po. N\u00eb pik\u00ebpamjen zyrtare, ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, pra mungesa e liris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e ngjashme me at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Itali dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. Besoj se \u00ebsht\u00eb edhe si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs. Kriza i v\u00ebshtir\u00ebson gj\u00ebrat, ndaj dhe njer\u00ebzit p\u00ebrshtaten duke pasur m\u00eb pak liri, n\u00ebse kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbijetosh apo n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, t\u00eb zgjidh\u00ebsh pak m\u00eb shum\u00eb problemet e p\u00ebrditshme. K\u00ebshtu q\u00eb njer\u00ebzit e shp\u00ebrfillin e s\u2019duan t\u2019ia din\u00eb m\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb se Evropa e shp\u00ebrfill shum\u00eb informacionin q\u00eb vjen nga Shqip\u00ebria. Pra, vlen m\u00eb shum\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs ose n\u00eb Vatikan sesa ajo q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit. Dua t\u00eb them se nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb izolon edhe gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb sepse edhe n\u00eb gazetari ekzistojn\u00eb territore q\u00eb konsiderohen si t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rudina Xhunga SHENIM \u201cShqip\u201d p\u00ebr lirin\u00eb e medies Gazetarja Rudina Xhunga solli mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb emisionin e saj \u201cShqip\u201d disa nga z\u00ebrat m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb hetimore n\u00eb vendin fqinj, Itali. Kjo e fundit prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debate p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit. Organizatat e huaja e rendisin Italin\u00eb si nj\u00eb vend me liri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-489","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rudina Xhunga SHENIM \u201cShqip\u201d p\u00ebr lirin\u00eb e medies Gazetarja Rudina Xhunga solli mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb emisionin e saj \u201cShqip\u201d disa nga z\u00ebrat m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb hetimore n\u00eb vendin fqinj, Itali. Kjo e fundit prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debate p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit. Organizatat e huaja e rendisin Italin\u00eb si nj\u00eb vend me liri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-24T07:03:14+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d\",\"datePublished\":\"2009-11-24T07:03:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/\"},\"wordCount\":1292,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/\",\"name\":\"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-11-24T07:03:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Rudina Xhunga SHENIM \u201cShqip\u201d p\u00ebr lirin\u00eb e medies Gazetarja Rudina Xhunga solli mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb emisionin e saj \u201cShqip\u201d disa nga z\u00ebrat m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb hetimore n\u00eb vendin fqinj, Itali. Kjo e fundit prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debate p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit. Organizatat e huaja e rendisin Italin\u00eb si nj\u00eb vend me liri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-24T07:03:14+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d","datePublished":"2009-11-24T07:03:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/"},"wordCount":1292,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/","name":"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-11-24T07:03:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/saviano-ne-shqiperi-po-goditet-gazetaria-qe-thyen-heshtjen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Saviano: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po goditet gazetaria q\u00eb thyen heshtjen\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/489\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}