{"id":487,"date":"2009-11-24T08:01:10","date_gmt":"2009-11-24T07:01:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=487"},"modified":"2009-11-24T08:01:10","modified_gmt":"2009-11-24T07:01:10","slug":"gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/","title":{"rendered":"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Rudina Xhunga<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ezio Mauro, drejtor i gazet\u00ebs \u201cLa \u201cRepubblica\u201d, flet p\u00ebr emisionin \u201cShqip\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Po flitet shum\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb Itali p\u00ebr shtypin e lir\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehet kjo liri. \u201cLa Repubblica\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb nga ato gazeta q\u00eb ka luftuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ka paguar edhe pasojat. Doja t\u00eb kisha nj\u00eb koment nga ju p\u00ebr p\u00ebrgjigjet q\u00eb kryeministri i ka dh\u00ebn\u00eb dhjet\u00eb pyetjeve tuaja. Ju keni pasur gjithashtu mb\u00ebshtetjen e shtypit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Beteja gazetareske q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201cRepubblica\u201d \u00ebsht\u00eb po ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, shtypi i madh evropian dhe ai amerikan. Pra, kush thot\u00eb q\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb ishte i pazakont\u00eb dhe i habitsh\u00ebm, sapo hedh shikimin jasht\u00eb oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb, e kupton q\u00eb pozicioni, gjykimet dhe shqet\u00ebsimet tona, q\u00eb ka p\u00ebrdorur \u201cRepubblica\u201d, jan\u00eb po ato q\u00eb ka p\u00ebrdorur shtypi i madh evropian. E kjo qe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse kryeministri ndjeu pesh\u00ebn e opinionit publik, t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb opinionit publik italian q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb dhe t\u00eb opinionit publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. E n\u00eb fund kryeministrit iu desh t\u2019i p\u00ebrgjigjej 10 pyetjeve. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i madh lidhur pik\u00ebrisht me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka pushteti. N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebrpjekja e nj\u00eb gazete, bashk\u00eb me gazetat e tjera evropiane, e detyroi pushtetin q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrpara pyetjeve t\u00eb shtruara nga opinioni publik dhe u detyrua t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>T\u00eb mbajm\u00eb parasysh se Berluskoni pati shar\u00eb gazetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb i b\u00ebnin pyetje, i pati uruar falimentimin korrespondentit t\u00eb \u201cEl Pais\u201d, Miguel Mora, q\u00eb i b\u00ebnte pyetje, pati ftuar sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebnin reklama n\u00eb gazet\u00ebn \u201cLa Repubblica\u201d, i pati b\u00ebr\u00eb thirrje italian\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos blejn\u00eb gazetat, por t\u00eb shohin vet\u00ebm televizor, sepse lajmi i mir\u00eb jepet n\u00eb televizion, nd\u00ebrsa ai i keqi n\u00eb gazeta. Ai arriti deri aty sa t\u00eb padiste ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb komploti golpist, t\u00eb \u201cRepubblica\u201d dhe t\u00eb gazetave t\u00eb huaja, a thua se ekziston nj\u00eb Internacionale e gazetave, q\u00eb n\u00eb realitet nuk ekziston, e n\u00eb fund ai pati hedhur n\u00eb gjyq dhjet\u00eb pyetjet, i vetmi rast n\u00eb bot\u00eb ku nj\u00eb lider politik hedh n\u00eb gjyq pyetjet, sepse nuk do t\u2019iu p\u00ebrgjigjet atyre. N\u00eb fund iu desh t\u2019i p\u00ebrtypte t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjej pyetjeve. N\u00ebse do t\u00eb pyesim se si iu p\u00ebrgjigj pyetjeve, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, p\u00ebrgjigjet ishin shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, sepse para s\u00eb gjithash zgjodhi t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb librin e intervistuesit t\u00eb tij t\u00eb preferuar, Bruno Vespa, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe noteri i tij personal, sepse n\u00eb emisionin e tij \u201cPorta a Porta\u201d, n\u00ebnshkroi edhe kontrat\u00ebn show me italian\u00ebt.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cMondadori\u201d, pron\u00eb e kryeministrit, i cili kishte k\u00ebshtu kontrollin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij operacioni. Ai evitoi ballafaqimin me \u201cRepubblica\u201d, intervistuesi i tij ia riformuloi pyetjet n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb rehatshme e komode p\u00ebr t\u00eb, e mbi t\u00eb gjitha i garantoi vetes kontrollin absolut t\u00eb k\u00ebtij operacioni. E megjithat\u00eb, iu desh t\u00eb p\u00ebrgjigjet, e n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb dha, denoncoi nj\u00eb limit, pra se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn italian\u00ebve mbi k\u00ebto ngjarje q\u00eb kan\u00eb shkaktuar skandal te shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb shtat\u00eb muajt e fundit. Pra, p\u00ebrgjigjja e v\u00ebrtet\u00eb dhe e madhe q\u00eb arriti, ishte paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje bind\u00ebse italian\u00ebve, paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar gj\u00ebrat, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi deri n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb treguar fakte konkrete q\u00eb t\u00eb heqin \u00e7do lloj dyshimi, q\u00eb t\u2019i thoshte italian\u00ebve se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kjo e m\u00eb gjykoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb atij iu desh t\u00eb p\u00ebrgjigjet, por nga ana tjet\u00ebr ka treguar nj\u00eb limit n\u00eb momentin kur p\u00ebrgjigjet, pasi \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb thoshte: \u201cUn\u00eb ju p\u00ebrgjigjem, por m\u00eb shum\u00eb se kaq nuk mund t\u00eb shkoj\u201d. E p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb politike kjo m\u00eb duket di\u00e7ka dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb \u201cRepubblica\u201d ka qen\u00eb e vetme. A jeni ndjer\u00eb t\u00eb vetmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb tuaj\u00ebn, megjith\u00ebse n\u00eb manifestimin e tetorit dukej se ishte e kund\u00ebrta?<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb vetmuar, kurr\u00eb, sepse gazetat nd\u00ebrkomb\u00ebtare i mor\u00ebn pyetjet tona, i b\u00ebn\u00eb t\u00eb vetat, i shtruan s\u00ebrish, b\u00ebn\u00eb intervista, hetime, d\u00ebshmuan pra q\u00eb hetimi gazetaresk i vazhduesh\u00ebm q\u00eb ne b\u00ebnim mbi pushtetin, duhej b\u00ebr\u00eb dhe ishte di\u00e7ka q\u00eb i interesonte Evrop\u00ebs. Pastaj nuk jemi vet\u00ebm, sepse kemi lexuesit tan\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, lexuesit tan\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve jan\u00eb shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ne pat\u00ebm. Pastaj, si\u00e7 that\u00eb edhe ju, \u00e7do her\u00eb q\u00eb opinioni publik ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb mobilizohet, ajo pjes\u00eb e opinionit q\u00eb pyet, q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb njoh\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon shpjegime nga pushteti, aq m\u00eb mir\u00eb me p\u00ebrgjigje bind\u00ebse q\u00eb t\u00eb largojn\u00eb \u00e7do dyshim, m\u00eb bindi, sepse tha di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb prer\u00eb dhe t\u00eb pandryshueshme. Pra ajo pjes\u00eb e opinionit publik q\u00eb do t\u00eb dij\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur \u00e7do her\u00eb q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb gazetareske p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Kur tre jurist\u00eb, Zagrebelsky, Cordero, Rodot\u00e0, n\u00ebnshkruan nj\u00eb thirrje p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, 500 mij\u00eb persona firmos\u00ebn me em\u00ebr e me mbiem\u00ebr, adres\u00eb sht\u00ebpie, profesion etj., pra u ekspozuan dhe mor\u00ebn nj\u00eb pozicion.<\/p>\n<p>Kur kryetari i qeveris\u00eb fyeu Rosy Bindin n\u00eb televizion, tri gra, Barbara Spinelli, Nadia Urbinati e Michela Mazzano, n\u00ebnshkruan nj\u00eb thirrje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thoshin se nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb fyen grat\u00eb dhe demokracin\u00eb. 100 mij\u00eb gra t\u00eb tjera n\u00ebnshkruan gjithashtu n\u00eb website e \u201cRepubblica\u201d. Manifestimi q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ishte nj\u00eb manifestim i pamat n\u00eb Piazza del Popolo. Ky manifestim nuk ishte i organizuar nga ne, ne nuk hip\u00ebm n\u00eb tribun\u00eb, ishim n\u00eb shesh, mes njer\u00ebzve. Pjes\u00ebmarrja qe shum\u00eb e madhe e njer\u00ebzit vinin n\u00eb tavolin\u00ebn e \u201cRepubblica\u201d, q\u00eb ishte si nj\u00eb banket i vog\u00ebl, e na thoshin: \u201cMos na lini!\u201d Kjo n\u00ebnkuptonte, mos e lini k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, mos e lini k\u00ebt\u00eb hetim. Por kjo shprehje donte t\u00eb thoshte gjithashtu \u201cmos na lini neve\u201d, sepse \u201cne duam t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat publik\u201d. Un\u00eb besoj thjesht te di\u00e7ka, aty ku pushteti nis e g\u00ebnjen, aty krijohet hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr gazetarin\u00eb. N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kujt? N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetarit p\u00ebr t\u00eb njohur e p\u00ebr t\u00eb ditur. N\u00ebse qytetari do t\u00eb mund t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb dij\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb shpreh\u00eb gjykimet e tij. Nuk ka fare r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb gjykimi i tij t\u00eb jet\u00eb si i imi. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb tijin, gazetat sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p><em>Desha t\u2019ju pyes p\u00ebr rastin e gazetarit shqiptar t\u00eb sulmuar koh\u00ebt e fundit. Nuk di se \u00e7\u2019mendoni ju p\u00ebr nj\u00eb vend ku ndodh di\u00e7ka e till\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebnimeve q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij akti, ka pasur edhe z\u00ebra q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u00e7onin n\u00eb ekuacionin q\u00eb, \u201cnj\u00eb gazetar q\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb, duhet t\u2019i parashikoj\u00eb edhe rrjedhojat\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast i rrall\u00eb, e q\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb mos ket\u00eb gazetar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sulmohen p\u00ebr profesionin, rolin dhe funksionin e tyre. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se gjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se, po qe se gazetar\u00ebt rrin\u00eb urt\u00eb e syulur, n\u00ebse nuk shohin at\u00eb \u00e7ka ndodh n\u00eb realitet, dhe nuk shprehin opinionet e tyre, at\u00ebher\u00eb kan\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu zanati yn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb ky zanati yn\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb ama, se askush nuk pret prej nesh heroiz\u00ebm, pret nd\u00ebrgjegje profesionale. Mjafton t\u00eb b\u00ebsh me nd\u00ebrgjegje pun\u00ebn t\u00ebnde, ashtu si\u00e7 i k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nd\u00ebrgjegje pun\u00ebn e tyre personave q\u00eb takojm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. N\u00ebse \u00e7on makin\u00ebn te mekaniku p\u00ebr ta rregulluar, ti k\u00ebrkon q\u00eb ai ta b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrgjegje pun\u00ebn e tij. Pra edhe ai q\u00eb blen gazet\u00ebn, pret q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebj me nd\u00ebrgjegje pun\u00ebn time, duke iu p\u00ebrgjigjur rregullave t\u00eb zanatit tim.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00eb Itali ka pasur episode q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh. N\u00eb mes t\u00eb muajit gusht, kur Berluskoni ishte n\u00eb mes t\u00eb skandaleve e sulmeve t\u00eb shtypit evropian, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtypit t\u00eb huaj se atij italian me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, gazeta q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e familjes s\u00eb tij nd\u00ebrroi drejtor. P\u00ebrpara se t\u00eb largohej, drejtori i vjet\u00ebr shkroi nj\u00eb artikull, n\u00eb t\u00eb cilin thoshte se ikte, jo me d\u00ebshir\u00eb, por se i kishin th\u00ebn\u00eb t\u00eb ikte. Ai vazhdonte: \u201cI kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha betejat q\u00eb kam menduar se duheshin b\u00ebr\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs, t\u00eb g\u00ebrmoj n\u00ebn \u00e7ar\u00e7af\u00ebt e drejtor\u00ebve dhe botuesve t\u00eb gazetave t\u00eb tjera\u201d. Pra, kjo i ishte k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebnte dhe ai nuk e kishte pranuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, me drejtorin e ri, g\u00ebrmuan n\u00eb shtratin e drejtorit t\u00eb \u201cAvvenire\u201d, gazeta e peshkop\u00ebve italian\u00eb, dhe nxor\u00ebn nj\u00eb histori gjyqi t\u00eb botuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nga \u201cPanorama\u201d, pa asnj\u00eb arsye dhe pa lidhje me gazetarin\u00eb. Botuan nj\u00eb flet\u00eb anonime, t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejtori i \u201cAvvenire\u201d, akuzohej p\u00ebr homoseksualitet. Humbi postin e tij, pun\u00ebn e tij, gazet\u00ebn e tij. Faji i tij i vet\u00ebm ishte se kishte kritikuar Berluskonin n\u00eb gazet\u00ebn e tij, at\u00eb t\u00eb peshkop\u00ebve italian\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve u sulmua po nga gazeta e familjes Berluskoni, sepse pati mbrojtur parime kushtetuese. U ftua t\u00eb bashkohet me mendimet e kryeministrit, me k\u00ebrc\u00ebnimin se do t\u2019i nxirrej nj\u00eb histori e vjet\u00ebr me sfond seksual. Th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb politike dhe personale t\u00eb autoritetit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, dhe nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit e n\u00eb mjediset pran\u00eb Berluskonit thuhet se n\u00eb Itali t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Ne jemi nj\u00eb demokraci, e as q\u00eb vihet n\u00eb diskutim liria, edhe ajo na duhet. Un\u00eb, q\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb demokraci, pretendoj q\u00eb demokracia im\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb. T\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen: Cila \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e demokracis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb? A ka ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr ku pushteti politik p\u00ebrdor gazetat p\u00ebr t\u00eb sulmuar, jo n\u00eb planin e ideve, pasi gjithkush ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shkruaj\u00eb, dhe n\u00ebse ajo \u00e7ka shkruaj un\u00eb \u00ebsht\u00eb e gabuar, secili mund t\u2019i kund\u00ebrshtoj\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb pse jan\u00eb t\u00eb gabuara idet\u00eb e mija, por t\u00eb b\u00ebhen k\u00ebrc\u00ebnime me sfond seksual ndaj personave q\u00eb kan\u00eb shprehur opinione t\u00eb kund\u00ebrta apo kritika, epo kjo nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Politikani q\u00eb njihet n\u00eb histori si armiku m\u00eb i madh i shtypit, Richard Nixon, kur ishte n\u00ebn hetimin e \u201cWashington Post\u201d p\u00ebr skandalin Watergate, nuk ka p\u00ebrdorur as nj\u00eb t\u00eb nj\u00ebqindt\u00ebn e mjeteve q\u00eb p\u00ebrdor kryeministri italian p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p><em>Ju thoni k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa p\u00ebrkrah\u00ebsit e Berluskonit thon\u00eb se nd\u00ebr rreth 100 gazeta q\u00eb dalin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Itali, kryeministri ka vet\u00ebm nj\u00eb, me nj\u00eb tirazh rreth 200 mij\u00eb kopje&#8230;<\/em><\/p>\n<p>A njihni juve nj\u00eb lider politik, president a kryeminist\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr q\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb gazet\u00eb? Nj\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb m\u00eb thoni. Presidenti Sarkozy, kryeministri Gordon Brown, mbret\u00ebresha Elisabetta e Anglis\u00eb, h\u00eb pra njihni ndonj\u00eb? Zonja Merkel mbase, apo kryeministri Zapatero? Un\u00eb s\u2019njoh ndonj\u00ebrin. Njeriu m\u00eb i pushtetsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, presidenti Obama, mos ka n\u00eb pron\u00ebsi ndonj\u00eb gazet\u00eb? Nj\u00eb gazet\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sulmuar n\u00eb planin personal njer\u00ebzit q\u00eb e kritikojn\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb e papar\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e papar\u00eb q\u00eb nj\u00eb lider politik t\u00eb ket\u00eb tri kanale televizive dhe n\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe tri kanale shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><em>Duke vazhduar e folur me gjuh\u00ebn e atyre q\u00eb e mbrojn\u00eb kryeministrin, ju them se n\u00eb k\u00ebto kanale ka dhe z\u00ebra q\u00eb kritikojn\u00eb Berluskonin, si p.sh., Santoro.<\/em><\/p>\n<p>Pse, \u00e7far\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb na japin? Mendimin unik dhe t\u00eb uniformuar? Shqiptar\u00ebt besoj se e din\u00eb mir\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb flitet. Do ket\u00eb akoma nga ata q\u00eb e mbajn\u00eb mend si ishte regjimi. Mos duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb krahasohemi me t\u00eb? U habitkemi q\u00eb ekzistokan dhe z\u00ebra jasht\u00eb mendimit predominues? Kemi arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mbase? E p\u00ebrs\u00ebris, ne jemi nj\u00eb demokraci. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rudina Xhunga Ezio Mauro, drejtor i gazet\u00ebs \u201cLa \u201cRepubblica\u201d, flet p\u00ebr emisionin \u201cShqip\u201d Po flitet shum\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb Itali p\u00ebr shtypin e lir\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehet kjo liri. \u201cLa Repubblica\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb nga ato gazeta q\u00eb ka luftuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ka paguar edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rudina Xhunga Ezio Mauro, drejtor i gazet\u00ebs \u201cLa \u201cRepubblica\u201d, flet p\u00ebr emisionin \u201cShqip\u201d Po flitet shum\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb Itali p\u00ebr shtypin e lir\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehet kjo liri. \u201cLa Repubblica\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb nga ato gazeta q\u00eb ka luftuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ka paguar edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-24T07:01:10+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2009-11-24T07:01:10+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-24T07:01:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\"},\"wordCount\":2311,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\",\"name\":\"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-11-24T07:01:10+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-24T07:01:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Rudina Xhunga Ezio Mauro, drejtor i gazet\u00ebs \u201cLa \u201cRepubblica\u201d, flet p\u00ebr emisionin \u201cShqip\u201d Po flitet shum\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb Itali p\u00ebr shtypin e lir\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehet kjo liri. \u201cLa Repubblica\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb nga ato gazeta q\u00eb ka luftuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ka paguar edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-24T07:01:10+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d","datePublished":"2009-11-24T07:01:10+00:00","dateModified":"2009-11-24T07:01:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/"},"wordCount":2311,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/","name":"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-11-24T07:01:10+00:00","dateModified":"2009-11-24T07:01:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjithnje-del-dikush-e-thote-qe-gazetaret-e-kerkojne-vete\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cGjithnj\u00eb del dikush e thot\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/487"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=487"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/487\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}