{"id":486,"date":"2011-12-05T00:11:31","date_gmt":"2011-12-04T23:11:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=486"},"modified":"2011-12-05T00:11:31","modified_gmt":"2011-12-04T23:11:31","slug":"fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/","title":{"rendered":"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agim Vinca\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Agim Vinca<\/strong> &#8211; <em>23.9.2011<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Beogradi zyrtar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebqind vjet, pranon se ka mbajtur tok\u00eb t\u00eb huaj n\u00ebn sovranitetin e vet<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb shpeshtuar deklaratat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb lidhur me ndarjen e Kosov\u00ebs ose \u201crikufizimin me shqiptar\u00ebt\u201d (serbisht: razgrani\u00e7enje), si thuhet ndryshe, fjal\u00eb e p\u00ebrdorur s\u00eb pari nga \u201cbabai i kombit serb\u201d, shkrimtari dhe politikani Dobrica Qosiq, i cili mund t\u00eb quhet nj\u00ebher\u00ebsh edhe ideolog i ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i \u201crikufizimit\u201d me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>E hapi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ministri i brendsh\u00ebm i Serbis\u00eb, benjamini i Millosheviqit dhe trash\u00ebgimtari i tij n\u00eb PS-n\u00eb fam\u00ebkeqe, Ivica Da\u00e7iq, kurse e elaboroi m\u00eb gjer\u00ebsisht kryetari aktual i Serbis\u00eb dhe politikani serb num\u00ebr nj\u00eb sot, Boris Tadiq, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs gjermane \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zgjidhjet e mundshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit n\u00eb Ballkan, me kusht q\u00eb Serbia t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, deklaroi Tadiqi n\u00eb gazet\u00ebn e njohur gjermane, p\u00ebr t\u00eb shtuar se kushdo q\u00eb di ta lexoj\u00eb historin\u00eb, sipas tij, e di se \u201ckrijimi i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb projekt afatgjat\u00eb politik i shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga q\u00ebllimet (sigurisht jo t\u00eb mira) q\u00eb fshihen prapa k\u00ebsaj deklarate, mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe dhe si i till\u00eb k\u00ebrkon qasje serioze.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebqind vjet, prejse Kosova ra n\u00ebn sundimin serb (1912), Beogradi zyrtar pranon publikisht se ka mbajtur tok\u00eb t\u00eb huaj n\u00ebn sovranitetin e vet: territorin e Kosov\u00ebs t\u00eb banuar me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shekull t\u00eb t\u00ebr\u00eb autoritetet serbe e kan\u00eb mohuar k\u00ebt\u00eb fakt, duke e konsideruar Kosov\u00ebn \u201cdjep t\u00eb Serbis\u00eb\u201d dhe \u201cJerusalem serb\u201d, kurse tani, kur djepi fiktiv po u del dore, jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndajn\u00eb at\u00eb me banor\u00ebt autokton\u00eb t\u00eb tij, shqiptar\u00ebt ose, si\u00e7 shprehen ata, me \u201cTiran\u00ebn zyrtare\u201d, duke e shmangur q\u00ebllimisht Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria e madhe do t\u00eb ishte nj\u00eb projekt shum\u00eb i rreziksh\u00ebm. Por, n\u00ebse ky projekt do t\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb madhe historike midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, ne serb\u00ebt do t\u00eb pajtoheshim ta pranonim k\u00ebt\u00eb zgjidhje. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje ku t\u00eb dyja pal\u00ebt do t\u00eb merrnin di\u00e7ka, nd\u00ebrsa zgjidhja do t\u00eb krijonte paqen dhe stabilitetin e duhur\u201d, u shpreh Tadiqi n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d-ut.<\/p>\n<p>Le t\u00eb na lejohet t\u2019ia kujtojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast presidentit serb Tadiq dhe ministrit t\u00eb tij t\u00eb brendsh\u00ebm, Da\u00e7iq, se me k\u00ebt\u00eb veprim, me propozimin p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs, ata kan\u00eb shkelur aktin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb juridik t\u00eb tyre, Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs: \u201cKrahina Autonome e Kosov\u00ebs dhe e Metohis\u00eb\u201d, si e quajn\u00eb ata Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, \u201c\u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk do mend se Tadiqi dhe Da\u00e7iqi, sikund\u00ebr edhe m\u00ebsuesit e tyre shpirt\u00ebror\u00eb, Qosiqi me shok\u00eb, nuk ia duan t\u00eb mir\u00ebn Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit. Askund m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe nuk vlejn\u00eb fjal\u00ebt profetike t\u00eb Laokoontit: \u201cTimeo danaos et dona ferentes\u201d. (I kam frik\u00eb grek\u00ebt edhe kur b\u00ebjn\u00eb dhurata). N\u00eb kontekstin serbo-shqiptar, fjal\u00ebt plakut t\u00eb urt\u00eb trojan ting\u00ebllojn\u00eb aktuale si t\u00eb ishin shqiptuar sot e jo dy mij\u00eb e sa vjet m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrvoja e hidhur historike na ka m\u00ebsuar q\u00eb prapa dor\u00ebs s\u00eb zgjatur serbe t\u00eb shohim thik\u00ebn e fshehur, prandaj \u00e7do ide q\u00eb vjen nga Beogradi e marrim me rezerv\u00eb dhe e refuzojm\u00eb pothuajse a priori, her\u00eb-her\u00eb, madje, edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politikisht naive.<\/p>\n<p>Por politika i ka rregullat e veta t\u00eb loj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb duhej ta luajm\u00eb edhe ne dhe ofert\u00ebs s\u00eb pal\u00ebs serbe p\u00ebr ndarje sot, ashtu sikurse edhe t\u00eb asaj maqedonase dje (ose edhe nes\u00ebr, t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs dhe tjetr\u00ebs pal\u00eb), t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me ofert\u00ebn ton\u00eb, e cila do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e qart\u00eb, e studiuar mir\u00eb dhe, pse jo, edhe e guximshme, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb interesin komb\u00ebtar. Nuk duhet harruar kurrsesi as kontekstin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, at\u00eb q\u00eb quhet strategji politike globale, por as faktin se q\u00ebndrimet e sotme mund t\u00eb ndryshojn\u00eb nes\u00ebr, ashtu si\u00e7 pat ndryshuar q\u00ebndrimi i BE-s\u00eb dhe i SHBA-ve ndaj ish-federat\u00ebs jugosllave konform zhvillimeve n\u00eb terren n\u00eb fillim t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nj\u00eb shekull t\u00eb t\u00ebr\u00eb kan\u00eb hartuar projekte p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve si komb dhe zhdukjen e Shqip\u00ebris\u00eb si shtet, duke krijuar gati nj\u00eb shkenc\u00eb antishqiptare, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi dhun\u00ebn dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn, tani ofrojn\u00eb ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe marr\u00ebveshje historike me shqiptar\u00ebt. Me sherr e kan\u00eb, natyrisht, por, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb cilin duhet reflektuar dhe nj\u00eb ofert\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i duhet dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje adekuate.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrgjigjja duhet t\u00eb vij\u00eb nga qarqet akademike e shkencore, po aq sa edhe nga ato politike e shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve (SANU) ka botuar 186 libra, vepra shkencore mbi Kosov\u00ebn, vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs, kurse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosov\u00ebs &#8211; vet\u00ebm tri sosh, por kjo nuk i ndalon akademik\u00ebt tan\u00eb q\u00eb t\u00eb mburren se nuk kan\u00eb heshtur dhe se e kan\u00eb kryer me nder detyr\u00ebn e tyre si shkenc\u00ebtar\u00eb e atdhetar\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e popujve dhe t\u00eb shteteve nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur dukuria e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve e, madje, edhe t\u00eb popullat\u00ebs. Greqia dhe Turqia e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Ka edhe shembuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm. Shk\u00ebmbimi i territorit dhe sidomos i popullat\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb veprim human, por mund t\u00eb jet\u00eb zgjidhje e nj\u00eb kontesti a konflikti n\u00eb plan afatgjat\u00eb. H\u00ebp\u00ebrh\u00eb BE-ja dhe SHBA-t\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb iden\u00eb e ndarjes, por kjo nuk e arsyeton heshtjen ton\u00eb ose t\u00eb k\u00ebnaqurit me disa deklarata stereotipe, q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb rezon politik.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb keq, n\u00eb mos edhe si nj\u00eb lloj herezie, por do th\u00ebn\u00eb shkoqur se n\u00eb rast se projekti i ndarjes, duke pasur parasysh edhe gjendjen n\u00eb terren, sidomos p\u00ebrtej Ibrit, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs, pala shqiptare do t\u00eb duhej t\u2019i k\u00ebrkonte tri komunat shqiptare n\u00eb \u201cjug t\u00eb Serbis\u00eb\u201d: Preshev\u00eb, Bujanoc, Medvegj\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tri komunave serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs: Zve\u00e7an, Leposaviq, Zubin Potok, por pa hequr dor\u00eb nga pjesa veriore e qytetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe fshatrat p\u00ebrreth, prej nga ekstremist\u00ebt serb\u00eb kan\u00eb d\u00ebbuar mbi dymb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb shqiptar\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Synim politik i shqiptar\u00ebve, ideal i tyre, q\u00eb nga Lidhja e Prizrenit e gjer m\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimi i tokave shqiptare t\u00eb pushtuara nga shtetet fqinje dhe bashkimi i tyre n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptar mbi baz\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjes, e drejt\u00eb kjo q\u00eb atyre, fatkeq\u00ebsisht, u \u00ebsht\u00eb mohuar padrejt\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe vazhdon t\u2019u mohohet edhe sot. T\u00eb qenit popull i lir\u00eb e zot i vetes, q\u00eb g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e ligjshme p\u00ebr t\u2019u deklaruar lirisht se me k\u00eb e si d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb objektiv politik i shqiptar\u00ebve e jo krijimi i nj\u00eb Shqip\u00ebrie \u201ct\u00eb madhe\u201d, si\u00e7 spekulon propaganda serbe, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, por edhe ajo greke e maqedonase, nga ana e tyre, gjithnj\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike, ekonomike e t\u00eb tjera. Sepse, edhe sikur t\u00eb bashkohej Kosova dhe Maqedona Per\u00ebndimore me Shqip\u00ebrin\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, bashkim ky q\u00eb sot p\u00ebr sot duket ende i larg\u00ebt, nuk do t\u00eb kishim kurrfar\u00eb \u201cShqip\u00ebrie t\u00eb madhe\u201d, por nj\u00eb Shqip\u00ebri pak a shum\u00eb normale.<\/p>\n<p>Ka \u201cSerbi t\u00eb madhe\u201d, sepse Serbia mban (ka mbajtur deri dje dhe tenton t\u00eb mbaj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen) territore t\u00eb banuara me popullat\u00eb joserbe, t\u00eb pushtuara prej saj me forc\u00ebn e arm\u00ebve, por jo edhe \u201cShqip\u00ebri t\u00eb madhe\u201d, sepse askush s\u2019k\u00ebrkon q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i bashkoj\u00eb krahina, qytete a katunde t\u00eb banuara me popullat\u00eb serbe, greke apo maqedonase! Midis k\u00ebtyre dy pozicioneve, historikisht t\u00eb qarta, ka nj\u00eb dallim esencial, t\u00eb cilin propaganda serbe, greke dhe deri diku edhe ajo maqedonase, Beogradi dhe Athina, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, por edhe Shkupi zyrtar, e fshehin q\u00ebllimisht, e kamuflojn\u00eb me floskula politike, duke e frik\u00ebsuar bot\u00ebn me fantazm\u00ebn e \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb nocionin \u201cShqip\u00ebri e madhe\u201d ta p\u00ebrdorin Tadiqi e Da\u00e7iqi, por \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme q\u00eb k\u00ebt\u00eb nocion e p\u00ebrtypin pa pushim, pa menduar fare p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb i shkaktojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, edhe politikan\u00eb e diplomat\u00eb shqiptar\u00eb. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ministri i jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Haxhinasto, n\u00eb takimin q\u00eb pati me homologun e tij kosovar, Hoxhaj, deklaroi se \u201cideja p\u00ebr bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d dhe se iden\u00eb e \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe\u201d nuk e mb\u00ebshtet asnj\u00eb forc\u00eb serioze politike shqiptare, gj\u00eb q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriti s\u00ebrish k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pas intervist\u00ebs s\u00eb Tadiqit dh\u00ebn\u00eb shtypit gjerman.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019t\u00eb thuhet pastaj p\u00ebr faktin q\u00eb deklaratat e krer\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs vijn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur po zhvillohen \u201cbisedimet teknike\u201d nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel, kurse Prishtina nuk e sheh t\u00eb udh\u00ebs as t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrprerjen e dialogut p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij provokimi ose s\u00eb paku t\u00eb simuloj\u00eb at\u00eb n\u00eb sy t\u00eb opinionit bot\u00ebror?!<\/p>\n<p>Nga maja e pramid\u00ebs shtet\u00ebrore serbe shqiptohet shqeto ideja e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, kurse lidershipi yn\u00eb hesht si peshqit n\u00eb det ose l\u00ebshon aty-k\u00ebtu ndonj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shp\u00eblar\u00eb e pa krip\u00eb!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb kund\u00ebr ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, kurse serb\u00ebt po luajn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb kart\u00eb. P\u00ebr shqiptar\u00ebt ndarja \u00ebsht\u00eb e dhembshme si prerja e trupit (dhe e shpirtit), sepse Kosova \u00ebsht\u00eb \u201cgjaku im q\u00eb nuk falet\u201d, kurse p\u00ebr serb\u00ebt ndarja \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaqje e apetiteve hegjemoniste dhe e logjik\u00ebs: zhvat \u00e7\u2019t\u00eb mund\u00ebsh! Kjo ndjenj\u00eb shpjegohet m\u00eb s\u00eb miri me parabol\u00ebn biblike mbi gjyqin e mbretit Salomon p\u00ebr ndarjen e f\u00ebmij\u00ebs mbi t\u00eb cilin pretendonin dy gra se ishte i tyre, n\u00ebna e v\u00ebrtet\u00eb dhe lavirja. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cila nga ato g\u00ebnjente dhe cila e thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mbreti urdh\u00ebroi: \u201cMa bini shpat\u00ebn!\u201d. Kur e prun\u00eb shpat\u00ebn para mbretit: \u201cNdajeni &#8211; tha &#8211; foshnj\u00ebn e gjall\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb dhe jepjani gjysm\u00ebn nj\u00ebr\u00ebs dhe gjysm\u00ebn tjetr\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p>Porse gruaja, djali i s\u00eb cil\u00ebs ishte gjall\u00eb, sepse i theri n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr djalin e vet &#8211; i tha mbretit: \u201cPo t\u00eb lutem zot\u00ebri, jepjani asaj foshnj\u00ebn e gjall\u00eb dhe mos e vrisni!\u201d. P\u00ebrkundrazi ajo tjetra thoshte: \u201cAs mua as asaj: le t\u00eb ndahet!\u201d At\u00ebher\u00eb mbreti u p\u00ebrgjigj e tha: \u201cJepjani k\u00ebsaj foshnj\u00ebn e gjall\u00eb e t\u00eb mos vritet: kjo \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e saj!\u201d. (Bibla, Libri i par\u00eb i mbret\u00ebrve, Salomoni i urt\u00eb, f. 403; p\u00ebrkthyer nga Dom Simon Filipaj).<\/p>\n<p>Po qe se parabol\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, provojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb parafrazim aktual politik, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte se n\u00ebna e v\u00ebrtet\u00eb e \u201cfoshnj\u00ebs\u201d, q\u00eb i dhemb ndarja e saj, \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar\u00ebt (n\u00eb rastin konkret Kosova vet\u00eb), kurse \u201clavirja\u201d q\u00eb pretendon rrejsh\u00ebm am\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebrkon me \u00e7do kusht ndarjen e f\u00ebmij\u00ebs, Serbia. Po mbreti Salomon? Mbreti Salomon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i bie t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Bashkimi Evropian, me baronesh\u00ebn Ashton n\u00eb krye, q\u00eb deklarativisht jan\u00eb kund\u00ebr ndarjes s\u00eb \u201cfoshnj\u00ebs\u201d (lexo: Kosov\u00ebs), por nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbajn\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebs ndaj \u201clavires\u201d.<\/p>\n<p>Simbolika e rr\u00ebfimit biblik mund t\u00eb mos ket\u00eb kuptim p\u00ebr Salomon\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e parimor si ai i Bibl\u00ebs, e aq m\u00eb pak t\u00eb prer\u00eb n\u00eb ndarjen e drejt\u00ebsis\u00eb. Por, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: q\u00eb Kosova t\u00eb qeveriset me dokumentin e Ahtisarit, i cili i garanton asaj t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore, kurse Veriu i Kosov\u00ebs t\u00eb kontrollohet nga strukturat paralele t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Beogradi, q\u00eb kan\u00eb si synim bashkimin me Serbin\u00eb, kjo s\u2019ka asnj\u00eb kuptim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim Vinca &#8211; 23.9.2011 Beogradi zyrtar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebqind vjet, pranon se ka mbajtur tok\u00eb t\u00eb huaj n\u00ebn sovranitetin e vet N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb shpeshtuar deklaratat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb lidhur me ndarjen e Kosov\u00ebs ose \u201crikufizimin me shqiptar\u00ebt\u201d (serbisht: razgrani\u00e7enje), si thuhet ndryshe, fjal\u00eb e p\u00ebrdorur s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-486","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Agim Vinca &#8211; 23.9.2011 Beogradi zyrtar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebqind vjet, pranon se ka mbajtur tok\u00eb t\u00eb huaj n\u00ebn sovranitetin e vet N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb shpeshtuar deklaratat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb lidhur me ndarjen e Kosov\u00ebs ose \u201crikufizimin me shqiptar\u00ebt\u201d (serbisht: razgrani\u00e7enje), si thuhet ndryshe, fjal\u00eb e p\u00ebrdorur s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-04T23:11:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike\",\"datePublished\":\"2011-12-04T23:11:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/\"},\"wordCount\":2259,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/\",\"name\":\"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\",\"datePublished\":\"2011-12-04T23:11:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Agim Vinca &#8211; 23.9.2011 Beogradi zyrtar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebqind vjet, pranon se ka mbajtur tok\u00eb t\u00eb huaj n\u00ebn sovranitetin e vet N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb shpeshtuar deklaratat e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb lidhur me ndarjen e Kosov\u00ebs ose \u201crikufizimin me shqiptar\u00ebt\u201d (serbisht: razgrani\u00e7enje), si thuhet ndryshe, fjal\u00eb e p\u00ebrdorur s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-04T23:11:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike","datePublished":"2011-12-04T23:11:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/"},"wordCount":2259,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/","name":"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","datePublished":"2011-12-04T23:11:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fantazma-e-ndarjes-dhe-parabola-biblike-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fantazma e ndarjes dhe parabola biblike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/486\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}