{"id":4823,"date":"2013-09-27T15:19:57","date_gmt":"2013-09-27T14:19:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4823"},"modified":"2013-09-27T15:19:57","modified_gmt":"2013-09-27T14:19:57","slug":"vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/","title":{"rendered":"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Xhelal Zejneli\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg\" width=\"150\" \/> (<em>pjes\u00eb nga elaborati<\/em>)<\/p>\n<p>Nga <strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Historiani dhe akademiku serb Vasa \u00c7ubriloviqi (1897-1990), memorandumin D\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve (Iseljavanje Arnauta) e hartoi p\u00ebr qeverin\u00eb e Stojadinoviqit (Milan Stojadinoviq, \u00c7a\u00e7ak, Serbi 1888 \u2013 Buenos Aires, 1961; jurist dhe ekonomist, kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1935-1939). \u00c7ubriloviqi ia propozoi k\u00ebsaj qeverie m\u00ebnyrat dhe metodat e zgjidhjes s\u00eb \u201cproblemit shqiptar\u201d. Ka lindur n\u00eb Bosanska Gradishk\u00eb t\u00eb BH-s\u00eb. Emri i tij figuron n\u00eb dy forma, si: Vasa dhe Vaso. Ka qen\u00eb nj\u00eb prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve m\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb atentatit n\u00eb Sarajev\u00eb ndaj princit austriak dhe trash\u00ebgimtarit t\u00eb fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit (1863-1914). Ka qen\u00eb historian dhe an\u00ebtar i Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve.<\/p>\n<p>N\u00eb memorandumin e vet p\u00ebr serbizimin e Kosov\u00ebs e kritikon m\u00ebnyr\u00ebn joefektive t\u00eb kolonizimit t\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur n\u00eb to jan\u00eb vendosur pjes\u00ebtar\u00ebt e ish-ushtris\u00eb serbe, me q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrnguljes, d.m.th. d\u00ebbimit t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. N\u00eb memorandumin t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb 7 mars 1937 ia d\u00ebrgon qeveris\u00eb s\u00eb Milan Stojadinoviqit, i propozon metodat e p\u00ebrndjekjes dhe t\u00eb d\u00ebbimit fizik t\u00eb shqiptar\u00ebve prej Kosove p\u00ebr n\u00eb Turqi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pastrim etnik t\u00eb p\u00ebrpunuar dhe t\u00eb planifikuar n\u00eb holl\u00ebsi. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, ky akademik serb p\u00ebrdor termin Arnauti.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb raca m\u00eb ekspansive n\u00eb Ballkan \u2013 thot\u00eb nacionalisti serbomadh Jovan Cvijiqi (1865-1927), gjeograf, rektor i Universitetit t\u00eb Beogradit dhe kryetar i Akademis\u00eb Mbret\u00ebrore Serbe t\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>D\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre etnike, i planifikuar dhe i p\u00ebrpunuar nga \u00c7ubriloviqi:<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u201cProblemi i shqiptar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e mesjet\u00ebs, por nj\u00eb vend tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka z\u00ebn\u00eb nga fundi t\u00eb shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve q\u00eb dikur kan\u00eb qen\u00eb vatra luft\u00ebrash, shp\u00ebrngulet drejt veriut dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre vijn\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb. Dal\u00ebngadal\u00eb, prej kodrave t\u00eb tyre ata vendosen n\u00eb luginat pjellore t\u00eb Metohis\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs dhe duke dep\u00ebrtuar drejt veriut, shtrihen n\u00eb drejtim t\u00eb Morav\u00ebs per\u00ebndimore dhe jugore; n\u00ebp\u00ebr Malin Sharr bien n\u00eb Pollog dhe q\u00eb andej drejt Vardarit. Deri n\u00eb shekullin XIX \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi shqiptar, pyk\u00eb e cila, n\u00eb saje t\u00eb mb\u00ebshtetjes etnike t\u00eb vij\u00ebs Dobar-Rogozn\u00eb \u00ebsht\u00eb ngulur thell\u00eb n\u00eb trojet tona dhe ka arritur deri n\u00eb Nish, duke i ndar\u00eb trojet tona t\u00eb vjetra t\u00eb Rashk\u00ebs nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pyk\u00eb shqiptare, Serbia filloi ta krasit\u00eb q\u00eb nga kryengritja e par\u00eb (Kryengritja e Par\u00eb Serbe m\u00eb 1804 \u2013 Xh. Z.), duke e d\u00ebbuar popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb viseve m\u00eb veriore, q\u00eb nga Jagodina\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshit shqiptar kishte p\u00ebr detyr\u00eb ta shkat\u00ebrronte shteti yn\u00eb i sot\u00ebm, prej vitit 1918 e k\u00ebndej. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ai nuk e b\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka shum\u00eb arsye, e ne k\u00ebtu do t\u2019i theksojm\u00eb vet\u00ebm ato m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet:<\/p>\n<p>1) Gabimi kryesor i faktor\u00ebve tan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb asaj kohe q\u00ebndron n\u00eb faktin se, p\u00ebr t\u2019i zgjidhur problemet e m\u00ebdha etnike kan\u00eb tentuar t\u2019i zbatojn\u00eb metodat per\u00ebndimore, duke harruar se ndodhen n\u00eb Ballkanin e trazuar dhe t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Turqia e solli n\u00eb Ballkan parimin q\u00eb e kishte marr\u00eb nga Sheriati, sipas t\u00eb cilit, pas luft\u00ebs s\u00eb fituar dhe pushtimit t\u00eb nj\u00eb vendi, fitohet edhe e drejta mbi jet\u00ebn dhe mbi pasurit\u00eb e shtetasve t\u00eb n\u00ebnshtruar. Edhe popujt e krishter\u00eb t\u00eb Ballkanit kishin m\u00ebsuar prej tyre se me shpat\u00eb fitohen apo humben, jo vet\u00ebm pushteti dhe sundimi, por edhe sht\u00ebpia dhe prona. Ky koncept p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet juridiko-private n\u00eb Ballkan, deri diku \u00ebsht\u00eb zbutur me ligje, me dekretligje dhe me konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb hartuara n\u00ebn trysnin\u00eb e Evrop\u00ebs; megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ai (ky parim i sheriatit \u2013 Xh. Z.), deri n\u00eb dit\u00ebt tona ka qen\u00eb metoda kryesore, edhe e Turqis\u00eb, edhe e shteteve ballkanike.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk na duhet t\u2019i kthehemi nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb larg\u00ebt. Do t\u2019i p\u00ebrmendim vet\u00ebm rastet e paradokohshme: shp\u00ebrngulja e grek\u00ebve nga Azia e Vog\u00ebl p\u00ebr n\u00eb Greqi dhe e turqve nga Greqia p\u00ebr n\u00eb Azi t\u00eb Vog\u00ebl; shp\u00ebrngulja m\u00eb e re e turqve nga Bullgaria dhe nga Rumania p\u00ebr n\u00eb Turqi. Derisa t\u00eb gjitha shtetet ballkanike, prej vitit 1912 e k\u00ebndej, \u00e7\u00ebshtjen e pakicave komb\u00ebtare, ose e kan\u00eb zgjidhur tashm\u00eb, ose jan\u00eb duke e zgjidhur &#8211; duke i shp\u00ebrngulur ata, ne nd\u00ebrkaq i kemi zbatuar metodat kontestuese dhe t\u00eb ngadalshme t\u00eb kolonizimit gradual. Rezultatet e k\u00ebsaj metode kan\u00eb qen\u00eb negative&#8230; Duke qen\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, kan\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtimit dhe duke qen\u00eb se kushte e kolonizimit sipas metodave t\u00eb vjetra jan\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ngecja jon\u00eb n\u00eb shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve, n\u00eb krahasim me vendet e tjera, me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb rritet gjithnj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr; p\u00ebr pasoj\u00eb, do t\u00eb vihet n\u00eb dyshim edhe kolonizimi pak a shum\u00eb i suksessh\u00ebm q\u00eb e kemi kryer prej vitit 1918 e deri m\u00eb sot\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>4) S\u2019ka dyshim se shkaku kryesor i d\u00ebshtimit t\u00eb kolonizimit ton\u00eb n\u00eb ato vise q\u00ebndron n\u00eb faktin se tokat m\u00eb t\u00eb mira kan\u00eb mbetur n\u00eb duart e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr ta vendosur elementin ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ato rajone, ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi: shqiptar\u00ebve t\u2019u merreshin tokat. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka qen\u00eb e mundshme t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb leht\u00eb pas luft\u00ebs (Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore \u2013 Xh. Z.): duke e d\u00ebbuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb rebelimeve dhe aksioneve t\u00eb ka\u00e7ak\u00ebve, duke mos i legalizuar uzurpimet e tyre dhe duke i bler\u00eb \u00e7ifligjet e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri duhet t\u2019i rikthehemi me k\u00ebt\u00eb rast gabimit katastrofik t\u00eb konceptit ton\u00eb juridik t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs lidhur me pron\u00ebsin\u00eb mbi tok\u00ebn. N\u00eb vend q\u00eb ta shfryt\u00ebzonim konceptin e vet\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr tokat e uzurpuara prej tyre, rrall\u00ebkush prej tyre ka pasur edhe tapi turke, madje vet\u00ebm p\u00ebr pronat e blera \u2013 ne, n\u00eb d\u00ebm tonin t\u00eb madh komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror, jo vet\u00ebm q\u00eb i kemi legalizuar t\u00eb gjitha k\u00ebto uzurpime, por, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqe, ua kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni shqiptar\u00ebve konceptet euro-per\u00ebndimore mbi pron\u00ebn private. Para k\u00ebsaj kohe, ata nuk kan\u00eb ditur p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne vet\u00eb ua dham\u00eb n\u00eb dor\u00eb arm\u00ebt me t\u00eb cilat do t\u00eb mbrohen, do t\u2019i mbajn\u00eb tokat m\u00eb t\u00eb mira dhe do t\u00eb b\u00ebhet i pamundur nacionalizimi i nj\u00eb prej rajoneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u201cKy bllok shqiptar p\u00ebrgjat\u00eb Stara Planin\u00ebs (Mali i Vjet\u00ebr, term bullgar p\u00ebr Ballkanin \u2013 Xh.Z.) p\u00ebr shtetin ton\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, edhe komb\u00ebtare-shtet\u00ebrore edhe strategjike. M\u00eb lart\u00eb e treguam m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit t\u00eb tij dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr lidhjen e fuqishme t\u00eb viseve p\u00ebrgjat\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Vardarit me territoret tona t\u00eb vjetra. Forca m\u00eb e madhe e ekspansionit serb, q\u00eb nga fillimi i krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb par\u00eb serb e k\u00ebndej, q\u00eb nga shekulli IX, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb kontinuitetin e k\u00ebtij ekspansioni dhe t\u00eb territoreve t\u00eb vjetra t\u00eb Rashk\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, po edhe kah jugu&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin XX mund t\u00eb jet\u00eb i sigurt vet\u00ebm ai vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb i banuar me popullin vetanak, ndaj \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb mbi detyra e \u00e7do nj\u00ebrit prej nesh t\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb pozicionet e tilla me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike kaq t\u00eb madhe t\u2019i zot\u00ebroj\u00eb elementi, i cili p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb i huaj dhe armiq\u00ebsor. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ky element ka mb\u00ebshtetje n\u00eb shtetin komb\u00ebtar am\u00eb. Ky shtet sot ende \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm, por edhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb imperializmit italian, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ai synon t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shtetit ton\u00eb. Kund\u00ebr k\u00ebtij dep\u00ebrtimi, mjet m\u00eb i sigurt \u00ebsht\u00eb elementi yn\u00eb i cili do t\u00eb doj\u00eb dhe do t\u00eb mund ta mbroj\u00eb pron\u00ebn e vet dhe shtetin e vet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok prej 18 rrethesh ku jan\u00eb kompakt, shqiptar\u00ebt dhe pakicat e tjera komb\u00ebtare n\u00eb zonat jugore jetojn\u00eb edhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb. Si t\u00eb till\u00eb, nuk jan\u00eb aq t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare shtet\u00ebrore. T\u2019i nacionalizosh rajonet p\u00ebrgjat\u00eb Stara Planin\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb ta vras\u00ebsh p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00e7far\u00ebdo irredentizmi dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb ta sigurosh shtet\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebto vende\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb luftohen vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb kolonizimit shkall\u00ebzor; ky \u00ebsht\u00eb i vetmi popull q\u00eb ka arritur n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb vitet e fundit, jo vet\u00ebm t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrball\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb shtetit ton\u00eb Rashk\u00ebs dhe Zet\u00ebs, por edhe n\u00eb d\u00ebm tonin t\u2019i shtyj\u00eb kufijt\u00eb ton\u00eb etnik\u00eb n\u00eb veri dhe n\u00eb lindje. Derisa kufiri yn\u00eb etnik, n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb vitet e fundit, n\u00eb veri ka l\u00ebvizur deri n\u00eb Subotic\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb veriper\u00ebndim &#8211; deri n\u00eb Kup\u00eb, shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, na kan\u00eb d\u00ebbuar nga lugina e Shkodr\u00ebs, kryeqendr\u00ebs s\u00eb dikurshme t\u00eb Bodinit, nga Metohia dhe nga Kosova (Sipas burimeve sllave: Konstantin Bodin, nj\u00eb prej sundimtar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb malazez\u00ebve; prej vitit 1082-1108 ka sunduar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Dukl\u00ebs,\u2013 Xh. Z.).<\/p>\n<p>E vetmja m\u00ebnyr\u00eb dhe i vetmi mjet p\u00ebr ta zgjidhur problemin shqiptar \u00ebsht\u00eb forca brutale e nj\u00eb pushteti shtet\u00ebror t\u00eb organizuar, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje ne kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb mbi ta. Fakti se prej vitit 1912 e k\u00ebndej nuk kemi pasur sukses n\u00eb luft\u00ebn ndaj tyre, faji \u00ebsht\u00eb yni, p\u00ebr arsye se k\u00ebt\u00eb pushtet nuk e kemi shfryt\u00ebzuar si duhet.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nacionalizim (asimilim \u2013 Xh. Z.) t\u00eb tyre n\u00eb favor tonin as q\u00eb mund t\u00eb flitet. P\u00ebrkundrazi, duke iu mb\u00ebshtetur Shqip\u00ebris\u00eb, zgjohet vet\u00ebdija komb\u00ebtare e tyre dhe po qe se pun\u00ebt nuk do t\u2019i pastrojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr 20-30 vjet do t\u00eb kemi nj\u00eb forc\u00eb irredentiste t\u00eb hatashme, gjurm\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs tanim\u00eb v\u00ebrehen dhe kjo, pa asnj\u00eb dyshim, do t\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb gjitha zot\u00ebrimet tona n\u00eb Jug\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 thash dhe m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb efektive vet\u00ebm shp\u00ebrngulja masive e shqiptar\u00ebve nga trek\u00ebnd\u00ebshi i tyre. P\u00ebr t\u2019u zbatuar nj\u00eb shp\u00ebrngulje masive, kusht i par\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb psikoze t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb disa m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se popullata myslimane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke qen\u00eb naive, por edhe fanatike, shum\u00eb leht\u00eb i n\u00ebnshtrohet ndikimit, sidomos atij fetar. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrngulur shqiptar\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr vete klerin dhe parin\u00eb e tyre q\u00eb kan\u00eb ndikim, qoft\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb para, qoft\u00eb duke iu kanosur. Sa m\u00eb par\u00eb duhet gjetur agjitator\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb agjitojn\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrngulje, e sidomos po qe se vet\u00eb Turqia do t\u00eb pajtohej t\u00eb na i d\u00ebrgonte\u201d.<\/p>\n<p>(Detyr\u00eb e agjitator\u00ebve ka qen\u00eb ta l\u00ebvdojn\u00eb Turqin\u00eb, jet\u00ebn e atjeshme, t\u00eb thon\u00eb se atje \u00ebsht\u00eb parajs\u00eb, se ky k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vend i shkaut, i kryqit, se k\u00ebtu do t\u00eb b\u00ebhen shkie, do ta humbin fen\u00eb. Ata q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrngulen p\u00ebr n\u00eb Turqi dokumentet e udh\u00ebtimit do t\u2019i nxjerrin p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, pa asnj\u00eb procedur\u00eb, biletat do t\u00eb jen\u00eb me \u00e7mime t\u00eb lira, madje edhe falas, transporti i valixheve deri te stacionet e trenave do t\u00eb jet\u00eb falas&#8230;)<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u201cMjet tjet\u00ebr do t\u00eb kishte qen\u00eb trysnia e aparatit shtet\u00ebror. Ai duhet deri n\u00eb skajshm\u00ebri t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb zbatim ligjet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb tep\u00ebr t\u2019ua nxij\u00eb jet\u00ebn shqiptar\u00ebve: gjobitje, arrestime, zbatimi i pam\u00ebshirsh\u00ebm i t\u00eb gjitha rregullave policore, d\u00ebnimi i kontraband\u00ebs, i prerjes s\u00eb pyjeve, ndjekja e njer\u00ebzve, l\u00ebshimi i qenve, angazhimi n\u00eb pun\u00eb angarie dhe \u00e7do metod\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund ta zbatoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb nj\u00eb polici.<\/p>\n<p>N\u00eb l\u00ebmin e ekonomis\u00eb t\u00eb merren masat vijuese: t\u00eb mos njihen tapit\u00eb e vjetra; puna n\u00eb kadastra n\u00eb t\u00eb gjitha zonat duhet t\u00eb nd\u00ebrpritet menj\u00ebher\u00eb; tatimet dhe t\u00eb gjitha borxhet publike e private t\u00eb grumbullohen pa m\u00ebshir\u00eb; t\u00eb ndalohet shfryt\u00ebzimi i kullotave shtet\u00ebrore dhe i kullotave komunale; t\u00eb hiqen koncesionet; t\u00eb merren lejet e l\u00ebshuara t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr kafenet\u00eb, p\u00ebr dyqanet dhe p\u00ebr zanatet; t\u00eb merren lejet e monopolit; t\u00eb d\u00ebbohen nga sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore, private dhe t\u00eb vetadministrimit, etj. Me masat e lartp\u00ebrmendura shp\u00ebrnguljet do t\u00eb p\u00ebrshpejtoheshin.<\/p>\n<p>T\u00eb zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb praktike dhe efektive edhe masat sanitare, si p.sh.: t\u00eb p\u00ebrmbarohet me dhun\u00eb \u00e7do aktvendim edhe ndaj sht\u00ebpive; t\u00eb rr\u00ebnohen muret dhe rrethojat e m\u00ebdha p\u00ebrreth sht\u00ebpive; t\u00eb zbatohen me p\u00ebrpik\u00ebri masat veterinere me t\u00eb cilat do t\u00eb ndalohet nxjerrja e bag\u00ebtis\u00eb n\u00eb tregje, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet fetare shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, ndaj edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfer\u00eb duhet t\u00eb goditen mir\u00eb. Kjo mund t\u00eb arrihet duke i shkaktuar probleme t\u00eb ndryshme klerit, duke hapur rrugica n\u00ebp\u00ebr varreza me q\u00ebllim p\u00ebrdhosjeje t\u00eb tyre, duke e ndaluar poligamin\u00eb, e sidomos e duke zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme ligjin q\u00eb edhe vajzat t\u00eb detyrohen ta ndjekin shkollimin fillor, kudo q\u00eb ka shkolla.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb edhe iniciativa private. Kolon\u00ebve tan\u00eb, var\u00ebsisht nga nevoja, duhet dh\u00ebn\u00eb arm\u00eb. N\u00eb ato rajone duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren aksionet e vjetra t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve, nd\u00ebrsa gjat\u00eb realizimit t\u00eb aksionit, ai t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete. P\u00ebr t\u00eb shkaktuar konflikt masiv me shqiptar\u00ebt n\u00eb Metohi, prej kodrave duhet l\u00ebshuar nj\u00eb val\u00eb malazez\u00ebsh. Konflikti duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet me njer\u00ebz t\u00eb besuesh\u00ebm: sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ngren\u00eb krye shqiptar\u00ebt, aq m\u00eb leht\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shtrihet konflikti dhe ngjarja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb prezantohet si konflikt i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe fisit dhe n\u00eb rast nevoje t\u2019i jepet karakter ekonomik. N\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit, mund t\u00eb nxiten edhe kryengritje lokale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shuhen n\u00eb gjak me mjete m\u00eb efektive, por jo aq me ushtrin\u00eb sa me koloniat\u00ebt (kolonizuesit \u2013 Xh. Z.), me fiset malazeze dhe me \u00e7etnik\u00ebt.<\/p>\n<p>Ekziston edhe nj\u00eb mjet t\u00eb cilin Serbia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tejet praktike e ka p\u00ebrdorur pas vitit 1878 &#8211; djegia sekrete e fshatrave dhe e lagjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr qytete.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kolon\u00ebve pra duhet t\u2019u sigurohen t\u00eb gjitha kushtet jet\u00ebsore p\u00ebr disa vjet, po qe se d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mbeten atje. Pam\u00ebshirsh\u00ebm duhet t\u00eb shuhet \u00e7do spekulim me sht\u00ebpit\u00eb dhe me pronat e shqiptar\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrngulur. (\u00c7do pretendim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb drejt\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb ndaj sht\u00ebpive dhe pronave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrngulur, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb t\u00eb hedhet posht\u00eb &#8211; Xh. Z.). Shteti duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pakufizuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion edhe pasurit\u00eb e luajtshme, edhe pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb pronar\u00ebve dhe pas vajtjes s\u00eb tyre, menj\u00ebher\u00eb t\u2019i sjell\u00eb aty kolon\u00ebt e vet. Duhet vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr arsye se rrall\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulet i t\u00ebr\u00eb fshati. N\u00eb ato fshatra, si njer\u00ebz t\u00eb pacip\u00eb, agresiv\u00eb dhe t\u00eb vrazhd\u00ebt, n\u00eb fillim duhet t\u00eb vendosen malazez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt duke shkaktuar incidente do t\u2019i detyrojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ende nuk jan\u00eb shp\u00ebrngul, t\u00eb ikin sa m\u00eb par\u00eb. Pas k\u00ebsaj, t\u00eb sillen edhe kolon\u00eb prej an\u00ebve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u201cDuke i pasur parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb ne, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kolonizimit n\u00eb jug, nisemi nga fakti se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb efektive e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje \u00ebsht\u00eb \u00e7atdhesimi masiv i shqiptar\u00ebve. Kolonizimi gradual nuk \u00ebsht\u00eb kryer me sukses, as te ne, as n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb, organet shtet\u00ebrore q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb elementit t\u00eb vet, mund t\u00eb arrijn\u00eb sukses vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nd\u00ebrmarrin masa brutale. P\u00ebrndryshe, vendasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb vatr\u00ebn e vet dhe q\u00eb u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur kushteve klimatike t\u00eb mjedisit, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se kolonizuesi. K\u00ebt\u00eb duhet pasur parasysh, sidomos kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rac\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, vitale dhe me prirje t\u00eb madhe shtimi (sirova, \u017eilava i plodna rasa) p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ndjeri Cvijiq ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb raca m\u00eb ekspansive n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>Memorandumin e \u00c7ubrilloviqit, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike dhe rrethanave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pafavorshme, Qeveria e Stojadinoviqit nuk arriti ta implementoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Pas sulmit gjerman mbi Jugosllavin\u00eb m\u00eb 6 prill 1941 dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, jet\u00ebsimi i tij u nd\u00ebrpre. Ai mbeti n\u00eb arkiva dhe p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrpos nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl studiuesish, vite t\u00eb t\u00ebra s\u2019ka ditur kush.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb elaborat opinioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00ebsoi n\u00eb vitet \u201960 t\u00eb shekullit XX, kur ai ra n\u00eb duart e autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt fam\u00ebkeq, autoritetet e Tiran\u00ebs e demaskuan bot\u00ebrisht ideologjin\u00eb serbomadhe dhe planet p\u00ebr pastrimin etnik t\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Jugosllavi. Autoritetet zyrtare t\u00eb Jugosllavis\u00eb e kan\u00eb mohuar ekzistimin e k\u00ebtij elaborati, por ai filloi t\u00eb qarkullonte nd\u00ebr historian\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr elaboratin \u201cD\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve\u201d publiku jugosllav m\u00ebsoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 1988 kur disa pjes\u00eb t\u00eb tij u botuan n\u00eb vazhdime n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen \u201cBorba\u201d t\u00eb Beogradit, e pak m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb revist\u00ebn \u201cStart\u201d t\u00eb Zagrebit. Gazeta Borba n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte pjes\u00ebrisht e pavarur nga politika nacionaliste e Sllobodan Millosheviqit. Publikimi i k\u00ebtij elaborati shkaktoi skandal p\u00ebr arsye se me k\u00ebt\u00eb u cenua, jo vet\u00ebm reputacioni i historianit prestigjioz, por edhe i laureatit t\u00eb \u00c7mimit Nobel, shkrimtarit serb Ivo Andriq (1892-1975), i cili n\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit XX i mb\u00ebshteti planet antishqiptare t\u00eb \u00c7ubrilloviqit.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb ky tekst shpesh \u00ebsht\u00eb cituar dhe \u00ebsht\u00eb theksuar nga publicist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb dhe kroat\u00eb, si nj\u00eb nga dokumentet themelore t\u00eb ideologjis\u00eb serbomadhe t\u00eb shekullit XX, p\u00ebrkat\u00ebsisht si baz\u00eb e metodave q\u00eb i p\u00ebrdor\u00ebn gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb autoritetet serbe, p\u00ebr pastrimin etnik t\u00eb territoreve t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb mysliman\u00ebve dhe t\u00eb kroat\u00ebve.<\/p>\n<p>Manuskripti i elaboratit t\u00eb \u00c7ubrilloviqit \u201cD\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve\u201d ndodhet n\u00eb Institutin Ushtarak-Historik t\u00eb APJ-s\u00eb, Arkivi i ish-ushtris\u00eb jugosllave, Beograd, 7 mars 1937, No. 2, Fasc. 4, Box 69, 19 pp.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ide t\u00eb ngjashme \u00c7ubrilloviqi ka paraqitur edhe n\u00eb memorandumin tjet\u00ebr t\u00eb tij q\u00eb mban titullin \u201c\u00c7\u00ebshtja e pakicave n\u00eb Jugosllavin\u00eb e re\u201d. M\u00eb 3 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, d.m.th. menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb Beogradit, memorandumin ua propozoi autoriteteve t\u00eb reja komuniste. N\u00eb t\u00eb i kishte p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt josllav\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Zyrtarisht, plani u hodh posht\u00eb si jokompatibil me ideologjin\u00eb komuniste. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, \u00c7ubrilloviqi u pranua n\u00eb Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast, elaborati \u201cD\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve\u201d nuk figuroi n\u00eb biografin\u00eb zyrtare t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb memorandum propozohen m\u00ebnyrat e zgjidhjes s\u00eb \u201cproblemit t\u00eb pakicave\u201d, duke b\u00ebr\u00eb pastrimin etnik t\u00eb Jugosllavis\u00eb nga t\u00eb gjitha pakicat josllave.<\/p>\n<p>\u00c7ubrilloviqi thot\u00eb se t\u00eb gjitha minoritetet n\u00eb Jugosllavi, si: shqiptar\u00ebt, gjerman\u00ebt, hungarez\u00ebt, italian\u00ebt dhe rumun\u00ebt, duke manifestuar \u201chaptas q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ndaj shtetit ku jetojn\u00eb\u201d, vetvetiu e kan\u00eb privuar veten nga t\u00eb drejtat qytetare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ata duhet \u201ct\u00eb d\u00ebbohen nga shteti yn\u00eb, ngase nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe e kan\u00eb merituar\u201d.<\/p>\n<p>Dr. \u00c7ubrilloviqi i propozon kreut ushtarak dhe shtet\u00ebror \u00e7atdhesimin (ekspatriacionin) e miliona njer\u00ebzve, me \u00e7ka sipas tij, \u00e7\u00ebshtja e pakicave n\u00eb Jugosllavi do t\u00eb zgjidhej p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ai thot\u00eb se n\u00eb Jugosllavin\u00eb Demokratike Federative do t\u00eb kishte paqe dhe prosperitet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb ishte etnikisht e past\u00ebr dhe kur t\u00eb zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen e pakicave \u201cnj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb\u201d; pas k\u00ebsaj nuk do t\u00eb kishte m\u00eb f\u00ebrkime nd\u00ebretnike dhe as p\u00ebrplasje me shtetet fqinje.<\/p>\n<p>N\u00eb memorandumin e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb &#8211; t\u00eb mbajtur sekret, midis tjerash \u00c7ubrilloviqi thot\u00eb: \u201cMe rastin e zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb pakicave, me \u00e7do kusht duhet ta pushtojm\u00eb etnikisht Ba\u00e7k\u00ebn, Kosov\u00ebn dhe Metohin\u00eb, duke d\u00ebbuar me k\u00ebt\u00eb rast qindra mij\u00eb hungarez\u00eb dhe shqiptar\u00eb nga shteti yn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7ubrilloviqi thot\u00eb se \u201ck\u00ebto luft\u00ebra jan\u00eb momente m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve\u201d, p\u00ebr arsye se \u201cat\u00eb q\u00eb n\u00eb paqe nuk mund ta realizosh me dekada dhe shekuj, n\u00eb koh\u00eb luft\u00ebrash e realizon vet\u00ebm p\u00ebr disa muaj apo vet\u00ebm p\u00ebr pak vite\u201d. Prandaj propozon q\u00eb Ushtria Popullore \u00c7lirimtare e Jugosllavis\u00eb (UP\u00c7J), qysh gjat\u00eb operacioneve luftarake \u201cme plan dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme\u201d t\u2019i pastroj\u00eb k\u00ebto vise prej pakicave komb\u00ebtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb to t\u00eb vendoset \u201celementi komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1953 e kemi Marr\u00ebveshjen xhent\u00eblmene midis Turqis\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga vatrat e tyre. Kjo marr\u00ebveshje p\u00ebrmban 10 pika. N\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb t\u00eb, grupet e p\u00ebrbashk\u00ebta parlamentare vizituan Turqin\u00eb dhe Jugosllavin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i \u00e7atdhesuar (ekspatricionuar) shqiptar\u00ebt nga Kosova dhe viset e tjera, Beogradi synonte t\u00eb vendos\u00eb lidhje sa m\u00eb t\u00eb ngushta me Turqin\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ai synonte ta rip\u00ebrt\u00ebrij\u00eb Konvent\u00ebn jugosllavo-turke t\u00eb vitit 1938 p\u00ebr \u00e7atdhesimin (ekspatriimin) e shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre dhe deportimin p\u00ebr n\u00eb Turqi. S\u00eb pari, Jugosllavia duhej t\u00eb p\u00ebrmbushte detyrime financiare t\u00eb caktuara, t\u00eb parashikuara me konvent\u00ebn e vitit 1938, q\u00eb kapnin nj\u00eb shum\u00eb prej 90 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr riaktivizimin e konvent\u00ebs ishte e interesuar edhe Turqia. Ajo synonte t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kurd\u00ebve, ndaj planifikonte t\u2019i vendos\u00eb n\u00eb zonat kurde.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Jugosllavin\u00eb e AVNOJ-it (KA\u00c7KJ), \u00c7ubrilloviqi b\u00ebri karrier\u00eb politike. Menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit, u em\u00ebrua dekan i Fakultetit filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Beogradit. Pas themelimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb Demokratike Federative, n\u00eb vitet 1945-1946 u em\u00ebrua minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 1946-1950 \u2013 minist\u00ebr i Pylltaris\u00eb. \u00cbsht\u00eb dekoruar me \u201c\u00c7mimin e Tetorit\u201d dhe me \u201c\u00c7mimin e 7 Korrikut. Ka qen\u00eb nj\u00eb nga personat m\u00eb kompetent\u00eb p\u00ebr kolonizimin e viseve veriore t\u00eb Jugosllavis\u00eb, kur jan\u00eb d\u00ebbuar nga Vojvodina gjerman\u00ebt n\u00ebndanubian\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(pjes\u00eb nga elaborati) Nga Xhelal Zejneli Historiani dhe akademiku serb Vasa \u00c7ubriloviqi (1897-1990), memorandumin D\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve (Iseljavanje Arnauta) e hartoi p\u00ebr qeverin\u00eb e Stojadinoviqit (Milan Stojadinoviq, \u00c7a\u00e7ak, Serbi 1888 \u2013 Buenos Aires, 1961; jurist dhe ekonomist, kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1935-1939). \u00c7ubriloviqi ia propozoi k\u00ebsaj qeverie m\u00ebnyrat dhe metodat e zgjidhjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(pjes\u00eb nga elaborati) Nga Xhelal Zejneli Historiani dhe akademiku serb Vasa \u00c7ubriloviqi (1897-1990), memorandumin D\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve (Iseljavanje Arnauta) e hartoi p\u00ebr qeverin\u00eb e Stojadinoviqit (Milan Stojadinoviq, \u00c7a\u00e7ak, Serbi 1888 \u2013 Buenos Aires, 1961; jurist dhe ekonomist, kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1935-1939). \u00c7ubriloviqi ia propozoi k\u00ebsaj qeverie m\u00ebnyrat dhe metodat e zgjidhjes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-09-27T14:19:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937)\",\"datePublished\":\"2013-09-27T14:19:57+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-27T14:19:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\"},\"wordCount\":4067,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\",\"name\":\"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2013-09-27T14:19:57+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-27T14:19:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(pjes\u00eb nga elaborati) Nga Xhelal Zejneli Historiani dhe akademiku serb Vasa \u00c7ubriloviqi (1897-1990), memorandumin D\u00ebbimi i shqiptar\u00ebve (Iseljavanje Arnauta) e hartoi p\u00ebr qeverin\u00eb e Stojadinoviqit (Milan Stojadinoviq, \u00c7a\u00e7ak, Serbi 1888 \u2013 Buenos Aires, 1961; jurist dhe ekonomist, kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1935-1939). \u00c7ubriloviqi ia propozoi k\u00ebsaj qeverie m\u00ebnyrat dhe metodat e zgjidhjes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-09-27T14:19:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937)","datePublished":"2013-09-27T14:19:57+00:00","dateModified":"2013-09-27T14:19:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/"},"wordCount":4067,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/","name":"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2013-09-27T14:19:57+00:00","dateModified":"2013-09-27T14:19:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/xhelal_zejneli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vasa-cubriloviq-debimi-i-shqiptareve-1937\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"VASA \u00c7UBRILOVIQ, \u201cD\u00cbBIMI I SHQIPTAR\u00cbVE\u201d, (1937)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4823"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4823\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}