{"id":4816,"date":"2010-11-16T15:45:49","date_gmt":"2010-11-16T14:45:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4816"},"modified":"2010-11-16T15:45:49","modified_gmt":"2010-11-16T14:45:49","slug":"zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Gjon KEKA<\/strong>, <em>16.11.2010<\/em> <\/p>\n<p>N\u00eb teorin\u00eb dhe praktik\u00ebn politike autoriteti qeveris\u00ebs buron nga demokracia dhe kjo vjen si rezultat i ritualit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb cilat bazohen n\u00eb tri principe kryesore; t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb lira. Vendet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb mb\u00ebshteten gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebto principe baz\u00eb dhe i jet\u00ebsojn\u00eb ato duke mos devijuar asnj\u00eb hap nga to, por duke i b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre politike dhe shtet\u00ebrore, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ato e rritin shtatin e demokracis\u00eb brenda kapilar\u00ebve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Tek vendet q\u00eb e kan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre dhe tradit\u00ebs, demokracia nuk ndihet apo v\u00ebrehet vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e zgjedhjeve, por ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e gjith\u00eb proceseve dhe e t\u00ebr\u00eb sistemit politik dhe institucional t\u00eb shtetit n\u00eb vazhdim\u00ebsi. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Kosova si nj\u00eb shtet i mbik\u00ebqyrur dhe i ri, me kapacitete t\u00eb kufizuara dhe jo edhe aq funksionale mbetet ende larg p\u00ebrqafimit t\u00eb k\u00ebtyre principeve baz\u00eb, por edhe demokracis\u00eb dhe futjes s\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin politik, institucional dhe shtet\u00ebror. Inxhinieria politike dhe ajo sistemit t\u00eb zgjedhjeve akoma mbeten vet\u00ebm pjes\u00eb t\u00eb ritualit primitiv gjat\u00eb proceseve politike, zgjedhore etj, etj, t\u00eb palyera me vajin e demokracis\u00eb dhe forcimit t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve, por gjithnj\u00eb duke shfaq haptas muret e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb sistemit politik dhe atij zgjedhor pa frym\u00ebn e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ky proces vet\u00ebm sa po justifikon sip\u00ebrfaq\u00ebsisht metod\u00ebn e jashtme, por duke mos prekur asnj\u00ebher\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e koh\u00ebs dhe ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb shtetit dhe politik\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb l\u00ebvizjet e fundit politike si dhe ai i procesit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb 12 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti po nxjerrin q\u00eb n\u00eb fillim disa faktor t\u00eb nd\u00ebrlikuar ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi l\u00ebvizje q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb mbetur akoma n\u00eb pushtet edhe pas zgjedhjeve,\u201cgarnitura e nj\u00ebjt\u00eb\u201d me vet\u00ebm pak ndryshime kozmetike, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi l\u00ebvizje t\u00eb gjalla q\u00eb kan\u00eb si q\u00ebllim jo vet\u00ebm largimin e k\u00ebsaj garniture dhe k\u00ebtij lidershipi t\u00eb verb\u00ebr dhe pa vizion, por edhe ndryshimin e plot\u00eb si nga rr\u00ebnja ashtu edhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb sken\u00ebs politike dhe t\u00eb lidershipit t\u00eb shtetit t\u00eb mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs duke reflektuar k\u00ebshtu nj\u00eb shpres\u00eb dhe fytyr\u00eb t\u00eb re t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik dhe evropian. Duke u nisur nga kjo, t\u00eb gjith\u00ebt akter\u00ebt politik n\u00eb koh\u00ebn e procesit t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme duhet t\u00eb shfaqin gatishm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb q\u00eb t&#8217;i japin sigurin\u00eb e nevojshme popullit t\u00eb Kosov\u00ebs duke respektuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi vullnetin e tij e jo ta fusin at\u00eb n\u00eb ankth ashtu si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. <\/p>\n<p>Ashtu q\u00eb populli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb guximshme dhe t\u00eb sinqert\u00eb i pa infektuar dhe ndikuar politikisht, pa ankth se do t\u2019i vidhet apo do t\u00eb keqp\u00ebrdoret vota e tij t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje duke e shfaqur vullnetin e tij me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb ritualin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb. Sepse me an\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre ata presin edhe ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e shtetit t\u00eb mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs, duke menduar po ashtu se ky vullnet dhe k\u00ebto ndryshime do t&#8217;ia kthejn\u00eb dinjitetin dhe do t&#8217;ia b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme ardhm\u00ebrin\u00eb e sigurt t\u00eb tyre drejt integrimit n\u00eb familjen evropiane.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb jen\u00eb t\u00eb prekura nga fryma e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ne mund t\u00eb kuptojm\u00eb se populli ka vendosur vet\u00eb pa iu lidhur duart dhe pa iu dhunuar e drejta e tij sublime p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr ndryshimet pozitive n\u00eb vend. <\/p>\n<p>N\u00ebse popullit i lidhen duart dhe i dhunohet e drejta e tij apo vullneti i tij b\u00ebhet mjet mashtrimi sipas metod\u00ebs s\u00eb diktatorit Josif Stalin se \u201c\u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb din\u00eb se ishin n\u00eb zgjedhje\u201d se \u201cnjer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt hedhin votat nuk vendosin asgj\u00eb\u201d, se \u201cnjer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt i num\u00ebrojn\u00eb votat vendosin gjith\u00e7ka\u201d, at\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm se n\u00eb Kosov\u00eb nuk do t\u00eb hapen dyert dhe dritaret e frym\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb, liris\u00eb dhe barazis\u00eb, por edhe ato pak dritare t\u00eb vogla t\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb jan\u00eb hapur do t\u00eb mund t\u00eb mbyllen p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe k\u00ebshtu fjala \u201cdemokraci\u201d do t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb mbishkrim i rrem\u00eb e i dal boje n\u00eb ballin e institucioneve dhe sistemit politik e shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb retorike q\u00eb politikan\u00ebt e shtetit t\u00eb mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb duhet ta p\u00ebrdorin at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb e zgjedhjeve apo edhe gjetiu gjat\u00eb shpalosjes dhelparake t\u00eb programeve dhe premtimeve t\u00eb tyre t\u00eb parealizuara, por duhet q\u00eb demokracin\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tyre politike, institucionale dhe t\u00eb sistemit politik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Vet\u00ebm n\u00ebse demokracis\u00eb i jan\u00eb krijuara hap\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb futur rr\u00ebnj\u00ebt e saj t\u00eb nevojshme p\u00ebr shtetin dhe politik\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi mund t\u00eb mendohet q\u00eb Kosova si shtet i mbik\u00ebqyrur ka filluar t\u00eb rris\u00eb shtatin e saj n\u00eb rrug\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit juridik, demokratik dhe evropian.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ne do t\u00eb shohim si gjithmon\u00eb dhelprat q\u00eb shpalosin interesin e tyre ama vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe koh\u00eb zgjedhjesh, sepse premtimet dhe programet e tyre vlejn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh. Pas tyre gjith\u00e7ka niset vet\u00ebm nga objektivi i pasioneve dhe vet\u00ebk\u00ebnaqjes s\u00eb politikan\u00ebve dhe lidershipit shtet\u00ebror, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt mbesin si \u201cgomari q\u00eb bart samarin\u201d. M\u00eb duhet t\u00eb tregoj k\u00ebtu nj\u00eb shaka t\u00eb p\u00ebrzier me realitetin, kur e pyesnin nj\u00eb politikan se si po rrjedh votimi, ai n\u00eb vend se t\u00eb fliste p\u00ebr votimin thoshte \u2018ja k\u00ebt\u00eb her\u00eb kam votuar p\u00ebr ju gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit\u201d. <\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ai donte t\u00eb thoshte se deri tani ai kishte votuar p\u00ebr vete dhe kjo ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje retorike dhe dhelparake p\u00ebr ta bindur gjoja popullin se ai nuk \u00ebsht\u00eb egoist dhe pasionant. T\u00eb gjith\u00eb duhet ditur se koha e premtimeve i takon s\u00eb kaluar\u00ebs, populli \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar, por edhe \u00ebsht\u00eb lodhur nga \u00ebndrrat e bukuar t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb shpalosin n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb fytyr\u00ebn e propagand\u00ebs dhe pasionit t\u00eb pangopur, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shtremb\u00ebrojn\u00eb hund\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit dhe tregojn\u00eb fytyr\u00ebn e urrejtjes ndaj ardhm\u00ebris\u00eb dhe plot\u00ebsimit t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit p\u00ebr nj\u00eb mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb. <\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht politikani gjerman Otto von Bismarck n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb n\u00ebnvizon se \u201cnjer\u00ebzit kurr\u00eb nuk g\u00ebnjejn\u00eb aq shum\u00eb si pas nj\u00eb gjuetie, gjat\u00eb nj\u00eb lufte ose para zgjedhjeve\u201d. Me nj\u00eb fjal\u00eb populli nuk d\u00ebshiron t\u00eb shoh m\u00eb se si dhe \u00e7ka premtojn\u00eb politikan\u00ebt, por se sa jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb realitet d\u00ebshirat dhe vullnetin e popullit p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe me dinjitet, zhvillim t\u00eb gjith\u00ebmbarsh\u00ebm dhe integrimit t\u00eb shtetit t\u00eb mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs sa m\u00eb t\u00eb shpejt n\u00eb familjen evropiane.<\/p>\n<p>Dit\u00ebve tona n\u00eb shtetin e mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe nj\u00eb antipati, por edhe nj\u00eb mosushtrim i vullnetit t\u00eb popullit n\u00eb zgjedhje. Kjo ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lodhjes dhe zhg\u00ebnjimit qytetar dhe kur ndodh\u00eb kjo, at\u00ebher\u00eb vijm\u00eb tek arsyeja q\u00eb potencon gazetari amerikan Cal Thomas se \u201cnj\u00eb nga arsyet e njer\u00ebzve qe urrejn\u00eb politik\u00ebn \u00ebsht\u00eb se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb objektiv i rrall\u00eb i nj\u00eb politikani, por jan\u00eb zgjedhjet dhe pushteti\u201d. Po ashtu m\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnvizoj se n\u00eb vend se politikan\u00ebt t&#8217;i tregojn\u00eb popullit \u00ebndrra t\u00eb bukur dhe iluzive (premtimet e rrejshme) dhe t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet, ata duhet t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Politikan\u00ebt n\u00eb vend se t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb politik eogiste, krenare dhe t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqjes, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb popullit-qytetar\u00ebve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta nd\u00ebrtojn\u00eb shtetin e fuqish\u00ebm dhe ardhm\u00ebrin\u00eb e sigurt t\u00eb vendit. T\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt n\u00eb shtetin e mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs duhet q\u00eb t\u00eb bashkuar t\u00eb ecin p\u00ebrpara, por pa t\u00eb keqen, veset otomane, sindromet bizantine dhe defektet e kaluara. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyra ata do t\u00eb nd\u00ebrtonin konsensusin dhe rrug\u00ebn q\u00eb prodhon progresin n\u00eb demokracin\u00eb ton\u00eb t\u00eb re, por edhe q\u00eb zhvillon t\u00eb gjitha kapacitet, forcon rr\u00ebnj\u00ebt e demokracis\u00eb, shtetit juridik dhe evropian. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq duke par\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb shtetin e mbik\u00ebqyrur t\u00eb Kosov\u00ebs nuk po heqin dor\u00eb nga pasionet kafsh\u00ebrore, t\u00ebrpis\u00eb (makut\u00ebris\u00eb) s\u00eb pushtetit, por po e rrisin akoma m\u00eb shum\u00eb hendekun n\u00eb mes tyre dhe qytetar\u00ebve, historis\u00eb dhe ardhm\u00ebris\u00eb, zhvillimit dhe procesit t\u00eb integrimit n\u00eb familjen evropiane, at\u00ebher\u00eb sigurisht q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm nuk do t\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb dhe admirojn\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb menaxhuar me fatin e vendit, por ata do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb brez q\u00eb nxjerr nga rr\u00ebnja e kombit ton\u00eb l\u00ebngun e past\u00ebr t\u00eb progresit dhe ardhm\u00ebris\u00eb evropiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjon KEKA, 16.11.2010 N\u00eb teorin\u00eb dhe praktik\u00ebn politike autoriteti qeveris\u00ebs buron nga demokracia dhe kjo vjen si rezultat i ritualit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb cilat bazohen n\u00eb tri principe kryesore; t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb lira. Vendet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb mb\u00ebshteten gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebto principe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4816","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Gjon KEKA, 16.11.2010 N\u00eb teorin\u00eb dhe praktik\u00ebn politike autoriteti qeveris\u00ebs buron nga demokracia dhe kjo vjen si rezultat i ritualit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb cilat bazohen n\u00eb tri principe kryesore; t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb lira. Vendet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb mb\u00ebshteten gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebto principe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-16T14:45:49+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm\",\"datePublished\":\"2010-11-16T14:45:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/\"},\"wordCount\":1690,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/\",\"name\":\"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-11-16T14:45:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Gjon KEKA, 16.11.2010 N\u00eb teorin\u00eb dhe praktik\u00ebn politike autoriteti qeveris\u00ebs buron nga demokracia dhe kjo vjen si rezultat i ritualit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb cilat bazohen n\u00eb tri principe kryesore; t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb lira. Vendet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb mb\u00ebshteten gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebto principe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-16T14:45:49+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm","datePublished":"2010-11-16T14:45:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/"},"wordCount":1690,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/","name":"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-11-16T14:45:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-apo-brezi-i-ardhshem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zgjedhjet apo brezi i ardhsh\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4816\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}