{"id":4801,"date":"2010-11-14T11:45:17","date_gmt":"2010-11-14T10:45:17","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4801"},"modified":"2010-11-14T11:45:17","modified_gmt":"2010-11-14T10:45:17","slug":"piskama-per-piramiden","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/","title":{"rendered":"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4240\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\nNga <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<blockquote><p><em>Jasht\u00eb ngren\u00eb, piramid\u00ebn e turpit<br \/>\nMe ul\u00ebrima, brohoritje, thirravaj.<br \/>\nDritaret un\u00eb i mbylla trishtuesh\u00ebm,<br \/>\nT\u00eb mos hyj\u00eb zhurm\u00eb e tok\u00ebs, pluhuri i saj.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>, poezia \u201c<em>Varri<\/em>\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>M\u00eb 28 n\u00ebntor 2012 do t\u00eb b\u00ebhen 100 vjet q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh se cila parti do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, \u201cdemokrat\u00ebt\u201d apo \u201csocialist\u00ebt\u201d, elozhet p\u00ebr t\u00eb arriturat e fundit dhe p\u00ebr sukseset historike nuk do t\u00eb mungojn\u00eb gjat\u00eb kremtimeve t\u00eb jubileut. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet Sali Berisha, at\u00ebher\u00eb ai me siguri do ta zbraz nj\u00eb batare patriotike, duke th\u00ebn\u00eb se e rr\u00ebzoi vet\u00eb regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00eb e futi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO-s, vet\u00eb e nd\u00ebrtoi \u201cRrug\u00ebn e kombit\u201d dhe vet\u00eb e hoqi murin e vizave. Gjithsesi Berisha nuk do t\u00eb harroj\u00eb t\u2019i n\u00ebm nostalgjik\u00ebt e komunizmit dhe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet Edi Rama, at\u00ebher\u00eb ai do t\u2019i (keq)p\u00ebrdor\u00eb shpesh fjal\u00ebt \u201cqytetari\u201d, \u201ckultur\u00eb\u201d e \u201ccivilizim\u201d, do t\u00eb deklamoj nj\u00eb monolog p\u00ebr vlerat evropiane, t\u00eb cilat, m\u00eb n\u00eb fund, (\u201co m\u00eb n\u00eb fund\u201d), duhet t\u00eb mbillen edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb ai do ta mallkoj\u00eb Sali Berish\u00ebn se i ka shkaktuar shum\u00eb tragjedi Shqip\u00ebris\u00eb. Madje mund t\u00eb thot\u00eb se Berisha ka qen\u00eb kapiten i t\u00eb gjitha anijeve q\u00eb duke kaluar Adriatikun dhe Jonin drejt Italis\u00eb jan\u00eb fundosur bashk\u00eb me qindra varfanjak\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb vendi n\u00ebn diell dhe mir\u00ebqenie. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kjo puna e retorik\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Kund\u00ebrshtari nuk kursehet, atij s\u2019i falet asgj\u00eb, nuk ka respekt p\u00ebr dinjitetin e tij.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb shembull legjendar<\/strong><\/p>\n<p>Fjalimin e tij me rastin e 100-vjetorit t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha d\u00ebshiron ta mbaj\u00eb n\u00eb Kuvendin e ri, t\u00eb nd\u00ebrtuar aty ku sot gjendet Piramida q\u00eb dikur i dedikohej shokut Enver Hoxha dhe sot \u00ebsht\u00eb Qend\u00ebr Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kultur\u00ebs me emrin Pjet\u00ebr Arbnori. Edi Rama, nd\u00ebrkaq, fjalimin e tij me rastin e 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb s\u00eb miri do donte ta mbante ose n\u00eb Parlamentin e vjet\u00ebr, t\u00eb tanishmin, ose n\u00eb ndonj\u00eb shesh, ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb solemnitet ai do t\u00eb vishte edhe ndonj\u00eb k\u00ebmish\u00eb me shtat\u00eb ngjyrat e ylberit, k\u00ebtij harku t\u00eb bekuar e t\u00eb ndritsh\u00ebm n\u00eb qiell, q\u00eb i shfaqet njer\u00ebzimit pas shiut.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb pak arsye q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besosh se Berisha dhe Rama do ta nd\u00ebrrojn\u00eb retorik\u00ebn deri n\u00eb vitin 2012. Nj\u00eb retorik\u00eb p\u00ebrjashtuese, diskualifkuese, shpeshher\u00eb cinike, jo rrall\u00eb fyese, gati gjithnj\u00eb e paargumentuar dhe kryesisht e stolisur keq me ndonj\u00eb kunj humoristik. Nj\u00eb shembull pothuaj legjendar se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb v\u00ebshtir\u00eb emancipohen \u00ebsht\u00eb debati i zhvilluar para pak dit\u00ebsh mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit t\u00eb Tiran\u00ebs Edi Rama. Sebepi q\u00eb u takuan k\u00ebta dy politikan\u00eb ishte nj\u00eb mbledhje e komitetit shtet\u00ebror p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Synimi i Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Piramida duhet t\u00eb prishet, sepse \u00ebsht\u00eb simbol i p\u00ebrgjaksh\u00ebm i dhun\u00ebs komuniste! Sepse \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb bri i futur n\u00eb zemr\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare! Edi Rama, nd\u00ebrkaq, e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb synim, duke th\u00ebn\u00eb se objekti ka disa vlera kulturore dhe arkitekturore. K\u00ebshtu mendon edhe Klement Kolaneci, kryearkitekti q\u00eb nd\u00ebrtoi Piramid\u00ebn dhe dh\u00ebndri i Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Dueli mes Berish\u00ebs dhe Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb zhvilluar deri m\u00eb tani n\u00eb distanc\u00eb. K\u00ebsaj radhe, n\u00eb mbledhjen e komitetit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ata ishin ulur p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb hapje t\u00eb mbledhjes Rama e porosit kund\u00ebrshtarin e tij m\u00eb t\u00eb madh politik se nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet taliban sikur Enver Hoxha, q\u00eb shkat\u00ebrroi \u201c2400 e kusur kisha dhe kapela romane\u201d. Ai n\u00ebnvizon se as gjerman\u00ebt s\u2019e prish\u00ebn \u201cReichstagun\u201d, por vet\u00ebm e angazhuan arkitektin Norman Foster, q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb kupol\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. K\u00ebtu Edi Rama tregohet nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i dob\u00ebt i historis\u00eb, sepse ai aludon se gjerman\u00ebt nuk e kan\u00eb prishur nd\u00ebrtes\u00ebn e \u201cReichstagut\u201d, e cila gjoja qenk\u00ebsh nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e nazizmit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Godina e \u201cReichstagut\u201d \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e arkitektit Paul Wallot dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mes viteve 1884 dhe 1894 n\u00eb stilin e neorenesans\u00ebs. Deri n\u00eb vitin 1918 ka qen\u00eb seli i \u201cReichstagut\u201d t\u00eb Perandoris\u00eb Gjermane, pastaj parlament i Republik\u00ebs s\u00eb Weimar-it. Pra, kjo nd\u00ebrtes\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb para ardhjes s\u00eb Hitlerit n\u00eb pushtet, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 30-t\u00eb t\u00eb shekullit 20-t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga nj\u00eb deg\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb debatit Berisha merret me psikologjin\u00eb e Ram\u00ebs, duke aluduar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij si gjoja adhurues i sistemit komunist. Kjo akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb groteske, duke pasur parasysh si mosh\u00ebn ashtu edhe profesionin e Ram\u00ebs si piktor. Berisha thot\u00eb se ka qen\u00eb e parashikuar q\u00eb n\u00eb Piramid\u00eb t\u00eb balsamosej trupi i diktatorit, ashtu sikur Lenini n\u00eb Sheshin e Kuq t\u00eb Mosk\u00ebs. Meq\u00eb nj\u00eb proces i till\u00eb ishte, si\u00e7 thot\u00eb Berisha, i komplikuar, u hoq dor\u00eb nga ky synim. K\u00ebt\u00eb gjuajtje t\u00eb topit Rama e shfryt\u00ebzon p\u00ebr kund\u00ebrgoditje: Ai thot\u00eb se nuk ka haber n\u00ebse ka ekzistuar ideja p\u00ebr balsamimin e Enver Hoxh\u00ebs, por k\u00ebt\u00eb mund ta dij\u00eb Berisha, sepse pask\u00ebsh qen\u00eb mjek n\u00eb Byron\u00eb Politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyn k\u00ebtu menj\u00ebher\u00eb, me dialektin e saj shkodran, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe thot\u00eb, jo, s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Berisha ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb pun\u00eb. K\u00ebtu Rama k\u00ebrcen dhe v\u00eb n\u00eb dyshim seriozitetin e Berish\u00ebs. Shefi i qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs thot\u00eb se njer\u00ebzit serioz\u00eb nuk hidhen nga nj\u00eb deg\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Qysh? Po, nga nj\u00eb deg\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn! K\u00ebshtu k\u00ebrcen vet\u00ebm majmuni. Ose huti. Debati vazhdon, me qeshje dhe me ironi. Rama n\u00ebnvizon se Piramida \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb. E akuzon Berish\u00ebn se po sillet si ai \u201cgjenerali serb, q\u00eb kur u shemb ura e Mostarit tha: Mos u m\u00ebrzisni dhe mos u shqet\u00ebsoni, do ta b\u00ebjm\u00eb dhe me t\u00eb bukur edhe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr\u201d. Krahasimet kur jan\u00eb t\u00eb q\u00eblluara shpesh mund ta arg\u00ebtojn\u00eb publikun.<\/p>\n<p>K\u00ebtu Rama d\u00ebshton. Ur\u00ebn e Mostarit e kan\u00eb shkat\u00ebrruar nacionalist\u00ebt kroat\u00eb. Citati q\u00eb sjell\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb kontekst krejt tjet\u00ebr nga nj\u00eb ushtar serb, i cili gjat\u00eb rrethimit dhe bombardimit t\u00eb Dubrovnikut n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se do ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Vazhdon shk\u00ebmbimi i llafeve t\u00eb kota. Berisha flet di\u00e7ka dhe i drejtohet Ram\u00ebs me \u201cti\u201d, por ky nd\u00ebrhyn menj\u00ebher\u00eb dhe i thot\u00eb: \u201cA ka mund\u00ebsi t\u00eb mos m\u00eb flas\u00ebsh me ti? A ka mund\u00ebsi t\u00eb mos flasim me ti? Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me forc\u00ebn k\u00ebtu. Ne nuk jemi as shok\u00eb dh as miq. Mua me ti nuk mund t\u00eb m\u00eb drejtohesh. Un\u00eb t\u2019u drejtova me ju\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kujt i duhet viagra?<\/strong><\/p>\n<p>Me ti e me ju \u2013 muhabeti vazhdon. Berisha pretendon se Rama s\u2019merr vesh gj\u00eb nga arkitektura dhe fillon ta p\u00ebrqesh bojatisjen e nd\u00ebrtesave n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebt\u00eb lloj stolisjeje t\u00eb qytetit Berisha e quan \u201cstruktur\u00eb afroziadike\u201d. Rama e sheh t\u00eb nevojshme ta korrigjoj\u00eb kryeministrin: \u201cNuk thuhet afroziadike, por afrodiziak\u00eb\u201d. Berisha arsyetohet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb kompetent \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas\u00eb Rama, duke aluduar se atij mund t\u2019i duhen afrodiziak\u00eb, pra ila\u00e7e q\u00eb ndezin epshin seksual. \u201cTi e di m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb fal\u00ebnderoj, sepse e njeh m\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb Sali Ram\u00eb Berisha nga Vu\u00e7idoli i Tropoj\u00ebs. Ku i duhet shqiptarit alpin viagra!<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb 66-vje\u00e7ar tani. Gjat\u00eb diskutimit Rama i thot\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb latinisht: \u201cIgnorantia argumentum non est\u201d. Berisha ia kthen: \u201cTani un\u00eb ju d\u00ebgjova juve edhe kur shqip\u00ebruat latinishten, sikur vjen prej Dragobie\u201d. Disa n\u00eb sall\u00eb qeshin, t\u00eb tjer\u00ebt tundin kok\u00ebn. Berisha p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb fund debatit dhe i thot\u00eb Ram\u00ebs: \u201cUroj dhe dua ta mbyll duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb: dh\u00ebnd\u00ebr i ri me mendime t\u00eb reja\u201d. Si\u00e7 e ka m\u00ebsuar gjith\u00eb opinioni shqiptar Edi Rama s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb martuar. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dy elefant\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare \u00e7ohen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe largohen. Jozefina Topalli thot\u00eb, jo pa d\u00ebshp\u00ebrim: \u201cDale ku shkoni. Nuk kemi mbaruar\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb vendim u mor. Komiteti shtet\u00ebror miratoi shpalljen e njoftimit p\u00ebr organizimin e konkursit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr iden\u00eb e kompleksit t\u00eb ri parlamentar. Njoftimi p\u00ebrkat\u00ebs do t\u00eb botohet n\u00eb gazetat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jan\u00eb ftuar 32 studio t\u00eb arkitektur\u00ebs nga mbar\u00eb bota p\u00ebr t\u00eb ofruar projektet e tyre. \u00c7dokush q\u00eb interesohet p\u00ebr arkitektur\u00ebn pret me padurim se cilat studio do t\u00eb ofrojn\u00eb idet\u00eb e tyre. Jan\u00eb ftuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot kan\u00eb em\u00ebr, nam, rang e prestigj n\u00eb fush\u00ebn e arkitektur\u00ebs. P\u00ebr shembull: Alvaro Siza (Portugali), Daniel Libeskind (SHBA), Jean Nouvel (Franc\u00eb), Mario Botta (Zvic\u00ebr), Jacques Herzog dhe Pierre De Meuron (Zvic\u00ebr), Norman Foster (Britani e Madhe), Rem Koolhaas (Holand\u00eb), Renzo Piano (Itali), Santiago Calatrava (Spanj\u00eb), Zaha Hadid (Britani e Madhe). N\u00eb mesin e t\u00eb ftuarve jan\u00eb edhe arkitekt\u00ebt nga Zagrebi Lulzim Kabashi dhe Krunoslav Ivanishin.<\/p>\n<p><strong>Flamuri i spanjollit<\/strong><\/p>\n<p>Duke pasur parasysh polarizimet e thella mes politikan\u00ebve shqiptar\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se 100-vjetori i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb godin\u00ebn e re t\u00eb Kuvendit, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet aty ku sot gjendet Piramida e Enver Hoxh\u00ebs. N\u00ebse nd\u00ebrtohet, at\u00ebher\u00eb ndoshta me at\u00eb rast opinionit do t\u2019i shpaloset flamuri me t\u00eb cilin m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 u shpall pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb flamuri gjoja i q\u00ebndisur nga Marigona, nj\u00eb vajz\u00eb e p\u00ebrrallave e shnd\u00ebrruar n\u00eb figur\u00eb historike nga pseudoshkenc\u00ebtar\u00ebt e stalinizmit. \u201cN\u00eb momentin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb u gjet vet\u00ebm nj\u00eb flamur p\u00ebr t\u2019u ngritur: ai q\u00eb Eqrem bej Vlora kishte marr\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Paris nga pretendenti i fronit Aladro\u201d, shkruan historiania franceze Nathalie Clayer n\u00eb librin e saj \u201cN\u00eb fillet e nacionalizmit shqiptar \u2013 Lindja e nj\u00eb kombi me shumic\u00eb myslimane n\u00eb Evrop\u00eb\u201d. Ky tip \u2013 Aladro y Perez de Velasco \u2013 para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb thoshte se ishte pasardh\u00ebs i familjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe synonte t\u00eb b\u00ebhej Mbret i bijve t\u00eb shqipes. Aladro ishte spanjoll. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb u shpall me flamurin q\u00eb Eqrem bej Vlor\u00ebs ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb spanjoll.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb qen dhe nj\u00eb skandal<\/strong><\/p>\n<p>Tash t\u00eb merremi pak me futurologji: Kush do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nga Kosova n\u00eb ceremonin\u00eb e festimit t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 2012, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb parlamentin e ri dhe me at\u00eb rast do t\u00eb prezantohet edhe flamuri i spanjollit Alandro? N\u00ebse n\u00eb pushtet do t\u00eb jet\u00eb Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb kryetari i Kosov\u00ebs Jakup Krasniqi do t\u00eb refuzoj\u00eb ftes\u00ebn nga Tirana s\u00eb pari p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit se \u00ebsht\u00eb prishur Piramida e Enver Hoxh\u00ebs dhe s\u00eb dyti p\u00ebr shkak se Marigon\u00ebs i ka r\u00ebn\u00eb maska dhe tani s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se versioni shqiptar i K\u00ebsul\u00ebkuqes. Kryeministri Hashim Tha\u00e7i nuk do t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb kryeqytetin shqiptar, sepse bashk\u00eb me ambasadorin amerikan Christopher Dell do t\u00eb gjenden n\u00eb terren &#8211; jo duke gjuajtur lepura, por duke k\u00ebrkuar jugosllav\u00ebt e fundit, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb privatizimin e Post\u00ebs dhe Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, edhe k\u00ebsaj pune do t\u2019i gjendet \u00e7areja: Delegacionit t\u00eb shtetit do t\u2019i prijn\u00eb djemt\u00eb dhe \u00e7up\u00eblinat e PDK-s\u00eb, q\u00eb s\u2019kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb brohoritjen e parull\u00ebs \u201cParti Enver, jemi gati kurdoher\u00eb\u201d. M\u00eb i p\u00ebrshtatshmi mund t\u00eb jet\u00eb Berat Buzhala p\u00ebr shkak t\u00eb emrit t\u00eb tij t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me nj\u00eb qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas tij edhe Petrit Selimi si minist\u00ebr p\u00ebr kultur\u00eb dhe diaspor\u00eb (at\u00ebher\u00eb diaspora kosovare n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb jet\u00eb bukur e madhe). N\u00eb prag t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb festimit t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb skandal, sepse Selimi para parlamentit t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u2019do gjej\u00eb vend p\u00ebr ta lidhur qenin. Dhe do t\u00eb thot\u00eb: \u201cSa i posht\u00ebr Alvaro Siza \u2013 hi\u00e7 s\u2019ka menduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kthimit n\u00eb Kosov\u00eb, pas kalimit t\u00eb tunelit t\u00eb Kalimashit, delegacioni shtet\u00ebror i PDK-s\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb lajmet e Radio Kuk\u00ebsit. Ngjarja e dit\u00ebs: \u201cKuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar projektin e arkitekt\u00ebve zviceran\u00eb Jacques Herzog dhe Pierre De Meuron p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb parlamentit n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj godine impozante me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kryeministrit do t\u00eb vendoset pllaka: \u2018Tempujt e demokracis\u00eb jan\u00eb rreze drite p\u00ebr kombin dhe njer\u00ebzimin \u2013 Hashim Tha\u00e7i, kryeminist\u00ebr i p\u00ebrhersh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u2019. Gjithashtu n\u00eb oborr, pas ankesave t\u00eb ministrit Petrit Selimi, do t\u00eb vendoset nj\u00eb kolibe p\u00ebr qenin e tij.<\/p>\n<p>Kjo kolibe do jet\u00eb dhurat\u00eb e firm\u00ebs zvicerane Robidog, e cila merret me prodhimin e nevojtoreve p\u00ebr qen\u00eb. Nd\u00ebrtimin e parlamentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe transportin e kolibes s\u00eb qenit nga qyteza Zeiningen e Zvicr\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb firma Mabetex e Behgjet Pacollit, e cila ka fituar tenderin p\u00ebrkat\u00ebs. Pacolli e ka fituar tenderin me premtimin: Koliben ua sjell\u00eb falas, vet\u00ebm ma jepni&#8230;\u201d. K\u00ebtu humbin val\u00ebt e Radio Kuk\u00ebsit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Jasht\u00eb ngren\u00eb, piramid\u00ebn e turpit Me ul\u00ebrima, brohoritje, thirravaj. Dritaret un\u00eb i mbylla trishtuesh\u00ebm, T\u00eb mos hyj\u00eb zhurm\u00eb e tok\u00ebs, pluhuri i saj. Ismail Kadare, poezia \u201cVarri\u201d M\u00eb 28 n\u00ebntor 2012 do t\u00eb b\u00ebhen 100 vjet q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh se cila parti do t\u00eb jet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4801","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli Jasht\u00eb ngren\u00eb, piramid\u00ebn e turpit Me ul\u00ebrima, brohoritje, thirravaj. Dritaret un\u00eb i mbylla trishtuesh\u00ebm, T\u00eb mos hyj\u00eb zhurm\u00eb e tok\u00ebs, pluhuri i saj. Ismail Kadare, poezia \u201cVarri\u201d M\u00eb 28 n\u00ebntor 2012 do t\u00eb b\u00ebhen 100 vjet q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh se cila parti do t\u00eb jet\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-14T10:45:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn\",\"datePublished\":\"2010-11-14T10:45:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/\"},\"wordCount\":2404,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/\",\"name\":\"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-11-14T10:45:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/piskama-per-piramiden\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli Jasht\u00eb ngren\u00eb, piramid\u00ebn e turpit Me ul\u00ebrima, brohoritje, thirravaj. Dritaret un\u00eb i mbylla trishtuesh\u00ebm, T\u00eb mos hyj\u00eb zhurm\u00eb e tok\u00ebs, pluhuri i saj. Ismail Kadare, poezia \u201cVarri\u201d M\u00eb 28 n\u00ebntor 2012 do t\u00eb b\u00ebhen 100 vjet q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh se cila parti do t\u00eb jet\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-14T10:45:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn","datePublished":"2010-11-14T10:45:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/"},"wordCount":2404,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/","name":"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2010-11-14T10:45:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/piskama-per-piramiden\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Piskama p\u00ebr piramid\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4801","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4801"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4801\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4801"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4801"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4801"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}