{"id":4785,"date":"2012-09-03T16:52:09","date_gmt":"2012-09-03T15:52:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4785"},"modified":"2012-09-03T16:52:09","modified_gmt":"2012-09-03T15:52:09","slug":"nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Aleksander Biberaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>ALEKSAND\u00cbR BIBERAJ<\/strong>, <em>3 Shtator 2012<\/em><\/p>\n<p>Duke shfletuar kalendarin politik enciklopedik p\u00ebr dit\u00ebn e 1 shtatorit, fleta q\u00ebndroi n\u00eb 1 Shtatorin e vitit 1928, dit\u00eb kur Asambleja Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb, e dal\u00eb nga zgjedhjet e parakohshme, do ta ndryshonte form\u00ebn e regjimit (form\u00ebn e qeverisjes) nga Republik\u00eb Parlamentare me President Ahmet Zogun n\u00eb Mbret\u00ebri t\u00eb Trash\u00ebgueshme (Monarki Kushtetuese) me mbret t\u00eb shqiptar\u00ebve Ahmet Zogun. Propozimi do t\u00eb vinte nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh dhe do t\u00eb miratohej nga Asambleja Kushtetuese. Mund t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr koh\u00ebt e trazuara q\u00eb po kalonte Shqip\u00ebria dhe udh\u00ebkryqin n\u00eb t\u00eb cilin ndodhej apo mund t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb p\u00ebrqendrim absolut i pushtetit n\u00eb duart e Ahmet Zogut k\u00ebt\u00eb le t\u2019ia l\u00ebm\u00eb historis\u00eb dhe historian\u00ebve p\u00ebr gjykim dhe vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>Natyrisht, kur flasim p\u00ebr historian\u00eb duhet t\u00eb kemi parasysh historian\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb kuptimin profesional dhe misionar t\u00eb k\u00ebtij profesioni t\u00eb nderuar dhe jo historuc\u00eb t\u00eb modelit komunist, q\u00eb vet\u00ebm e nxin\u00eb p\u00ebr 45 vjet monarkin\u00eb dhe Ahmet Zogun apo e atyre t\u00eb tanish\u00ebm q\u00eb vijn\u00eb po nga komunizmi dhe mbeten me t\u00eb nj\u00ebjtin mentalitet dhe psikologji (shto k\u00ebtu edhe interesat karrieriste, ekonomike apo dhe servilizmin ekstrem), dhe p\u00ebrpiqen ta shesin para historis\u00eb Sali Berish\u00ebn si \u201carkitektin e Shqip\u00ebris\u00eb moderne\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb krejt e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb aspak t\u00eb analizoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi para 84 vitesh, se sa t\u00eb paraqes\u00eb krejt shkurtimisht at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtyre 84 viteve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shohim se sa larg n\u00eb koh\u00eb 1 Shtatorit 1928 jemi, por edhe sa af\u00ebr n\u00eb model, form\u00eb dhe mentalitet qeveris\u00ebs jemi sot n\u00eb 3 Shtatorin e vitit 2012. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Shqip\u00ebria kaloi disa forma regjimesh, ku kuptohet diktatura komuniste mbetet pjesa m\u00eb e err\u00ebt, m\u00eb fatkeqe dhe m\u00eb afatgjat\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Monarkia e Ahmet Zogut q\u00eb pushoi s\u00eb ekzistuari me pushtimin fashist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 7 Prill 1939, u z\u00ebvend\u00ebsua nga diktatura komuniste e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb vitin 1944, i cili, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pushteti absolut, mbret\u00ebroi p\u00ebr 41 vjet (1944-1985), ndon\u00ebse nuk ishte mbret i shpallur juridikisht.<\/p>\n<p>Ahmet Zogu mbret\u00ebroi \u201cde facto\u201d duke qen\u00eb edhe \u201cde jure\u201d mbret, por nuk pretendoi p\u00ebr asnj\u00eb moment q\u00eb t\u00eb ishte edhe \u201cZOT\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt apo t\u2019i zinte vendin \u201cZOTIT\u201d, pasi objektet e kultit (xhamit\u00eb, kishat, teqet\u00eb) lul\u00ebzuan, klerik\u00ebt u arsimuan dhe liria e besimit u respektua. Enver Hoxha, q\u00eb mbret\u00ebroi \u201cde facto\u201d duke mos qen\u00eb \u201cde jure\u201d mbret, synoi t\u00eb b\u00ebhej edhe \u201cZOT\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt, duke i z\u00ebn\u00eb vendin \u201cZOTIT\u201d, pasi prishi objektet e kultit (xhamit\u00eb, kishat, teqet\u00eb), i persekutoi klerik\u00ebt (duke i vrar\u00eb, duke i burgosur, duke i internuar dhe duke i syrgjynosur), ndaloi me ligj lirin\u00eb e besimit, duke e shpallur besimin n\u00eb ZOT si herezi dhe vet\u00eb \u201cZOTIN\u201d \u201cnon grata\u201d, \u201ct\u00eb pad\u00ebshiruar dhe t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb jetuar koh\u00ebn e komunizmit ose q\u00eb kan\u00eb lexuar p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se Enver Hoxha u kujdes shum\u00eb q\u00eb t\u2019i zinte vendin Ahmet Zogut n\u00eb panteonin e historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar, pasi nuk linte rast pa e nxir\u00eb dhe pa e anatemuar at\u00eb, personalisht vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet historiografis\u00eb dhe propagand\u00ebs komuniste n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Dhjetorin \u201890, pas 46 vitesh sundim t\u00eb komunizmit, Shqip\u00ebria u fut n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, atje ku edhe lindi n\u00eb Kremlin. Shqiptar\u00ebt pat\u00ebn shum\u00eb shpresa se vendi do t\u00eb ecte dhe do t\u00eb p\u00ebrparonte shum\u00eb shpejt n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb, t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut dhe t\u00eb prosperitetit komb\u00ebtar. Natyrisht q\u00eb shum\u00eb ndryshime kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre 22 viteve dhe kjo p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, por demokracia dhe ekonomia e tregut vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten hibride, sipas modelit \u201cmade in Albania\u201d. P\u00ebrse ndodhi dhe vazhdon t\u00eb ndodh\u00eb kjo!? Natyrisht q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje e kompletuar k\u00ebrkon koh\u00eb dhe analiza analitike, por gjithsesi nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejt\u00eb, por t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund ta japim.<\/p>\n<p>Edhe pse jemi n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs dhe po jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb moderne t\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, kemi 22 vjet q\u00eb nuk jemi monarki dhe nuk kemi mbret juridikisht, por kemi sulltan \u201cde facto\u201d, i cili ka plot 44 vjet n\u00eb politik\u00eb (1968-1990 si komunist dhe 1990-2012 si demokrat komunist), duke ia kaluar edhe Ahmet Zogut dhe Enver Hoxh\u00ebs. Kur i intereson \u201csulltanit\u201d ta nxij\u00eb Zogun nj\u00eblloj si Enveri e quan \u201cnon grata\u201d dhe e flak nga Shqip\u00ebria brenda 24 or\u00ebve dhe kur i intereson ta lavd\u00ebroj\u00eb e ngre n\u00eb qiell dhe premton edhe mazoleum p\u00ebr familjen mbret\u00ebrore.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn\u00eb edhe me Enver Hoxh\u00ebn, kur i intereson ta lavd\u00ebroj\u00eb e quan \u201ckomandantin legjendar t\u00eb batalioneve partizane\u201d dhe kur i intereson ta nxij\u00eb e quan diktator, ndon\u00ebse n\u00eb vitin \u201890 erdhi nga varka e familjes s\u00eb tij dhe me bekimin e tyre dhe me teser\u00ebn e PPSH-s\u00eb n\u00eb PD. Nga k\u00ebto q\u00ebndrime kontroverse, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se, cili q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb real dhe cili \u00ebsht\u00eb hipokrit, cili \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb fallco.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shikosh Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, fatkeq\u00ebsisht ngjan shum\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 1928, v\u00ebrtet sot nuk kemi nj\u00eb mbret t\u00eb shpallur \u201cde jure\u201d, por kemi nj\u00eb \u201cKryeminist\u00ebr sulltan\u201d q\u00eb ka uzurpuar dhe kontrollon t\u00eb gjitha pushtetet, legjislativin, ekzekutivin, sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, median, ekonomin\u00eb, biznesin dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, m\u00eb keq ndoshta se Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, duke krahasuar kushtet respektove, si dhe duke marr\u00eb parasysh faktorin koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb. Shqip\u00ebria, si n\u00eb vitin 1928, \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb kaos t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb flak\u00eb, n\u00eb vjedhje, n\u00eb grabitje dhe n\u00eb korrupsion galopant, n\u00eb krime, n\u00eb vrasje dhe n\u00eb vet\u00eb-vrasje, n\u00eb papun\u00ebsi dhe n\u00eb varf\u00ebri ekstreme, n\u00eb injoranc\u00eb t\u00eb thell\u00eb qeveris\u00ebse dhe n\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sot kemi kriz\u00eb politike, kriz\u00eb ekonomike, kriz\u00eb morale, sociale, psikologjike dhe m\u00eb e keqja, kriz\u00eb besimi dhe humbje e shpres\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nga kombi m\u00eb optimist n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890 p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sot rrezikojm\u00eb t\u00eb jemi kombi m\u00eb pesimist n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb, pasi ka humbur shpresa, besimi dhe e ardhmja duket tep\u00ebr e pasigurt dhe e zymt\u00eb, sidomos p\u00ebr rinin\u00eb. Kemi edhe nj\u00eb brez t\u00eb humbur q\u00eb nga viti 1990, n\u00eb morin\u00eb e brezave t\u00eb humbur q\u00eb nga 1928 apo 1944.<\/p>\n<p>Sot me 3 shtator, si dikur m\u00eb 1 Shtator 1928, mblidhet edhe seanca e par\u00eb e sesionit t\u00eb vjesht\u00ebs parlamentare dhe \u201cKryeministri sulltan\u201d do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ritualin e zakonsh\u00ebm, do t\u00eb mbledh\u00eb grupin parlamentar p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebrrallat e ver\u00ebs, rekordet e notit, rrug\u00ebt \u201cm\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb\u201d ku humbasin \u00e7do dit\u00eb jet\u00eb qytetar\u00ebsh shqiptar\u00eb, dhe pse jo edhe rekordet ekonomike, pasi ia kemi \u201ckaluar\u201d Gjermanis\u00eb, Kin\u00ebs dhe mbar\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00ebn plenare. Nuk do t\u00eb ishte aspak \u00e7udi q\u00eb me at\u00eb grup parlamentar q\u00eb ka sot, me propozim t\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh, Shqip\u00ebria t\u00eb shpallej nga seanca e sotme parlamentare me votat e mazhoranc\u00ebs \u201cSulltanat Kushtetues dhe i Trash\u00ebguesh\u00ebm\u201d me sulltan t\u00eb shqiptar\u00ebve Sali Berish\u00ebn. Tentoi ta b\u00ebnte me referendumin p\u00ebr projekt-kushtetut\u00ebn n\u00eb vitin 1994, por d\u00ebshtoi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb far\u00eb Parlamenti dhe me k\u00ebta far\u00eb deputet\u00ebsh edhe mund ta b\u00ebj\u00eb dhe mir\u00eb do t\u00eb ishte ta b\u00ebnte.<\/p>\n<p>T\u00eb huajt, si gjithmon\u00eb, do t\u00eb vraponin ta uronin t\u00eb par\u00ebt dhe t\u00eb shpreheshin se \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend sovran dhe i pavarur\u201d dhe se ky \u201cishte vullneti i shqiptar\u00ebve\u201d, dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin q\u00eb t\u00eb na mbushnin mendjen se \u201cSulltanati \u00ebsht\u00eb modeli m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb demokratik i qeverisjes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt\u201d, n\u00ebnkupto \u201cse k\u00ebshtu dhe kaq meritoni\u201d. Ata nj\u00eblloj do t\u00eb vazhdonin t\u00eb merrnin rrogat e majme dhe honorar\u00ebt nga taksa-paguesit e vendeve t\u00eb tyre, por do t\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb privilegje, profite, dhurata dhe shp\u00ebrblime p\u00ebr lobingjet nga \u201cSulltanati\u201d, pasi dihet q\u00eb n\u00eb Sulltanat \u201cSulltani\u201d ka nj\u00eb fond rezerv\u00eb tep\u00ebr t\u00eb majm\u00eb p\u00ebr dhurata, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk i jep llogari askujt.<\/p>\n<p>Dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin \u00e7if\u00e7i n\u00eb pronat tashm\u00eb t\u00eb ligj\u00ebruara t\u00eb sulltanit t\u00eb ri, me bashk\u00ebpronar\u00eb serb\u00eb, rus\u00eb dhe grek\u00eb. T\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, duhet ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb q\u00eb edhe ju ta ndani mendjen, q\u00eb t\u00eb em\u00ebroheni sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb sulltanit t\u00eb ri. Sa pa ndodhur edhe juridikisht kjo, se vet\u00ebm kjo i ka mbetur, do t\u00eb thosha se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do shqiptari t\u00eb ndersh\u00ebm, civil dhe qytetar, intelektual dhe patriot p\u00ebr ta zbritur nga froni k\u00ebt\u00eb \u201csulltan t\u00eb ri\u201d, hibrid i element\u00ebve m\u00eb negativ\u00eb q\u00eb ka pasur Mbreti Zog dhe Diktatori Hoxha t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku, pasi nuk kemi luksin q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb vitin 2012, t\u00eb kemi nj\u00eb model t\u00eb para 84 vitesh q\u00eb quhej Monarki, apo t\u00eb para 68 vitesh q\u00eb quhej Diktatur\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ALEKSAND\u00cbR BIBERAJ, 3 Shtator 2012 Duke shfletuar kalendarin politik enciklopedik p\u00ebr dit\u00ebn e 1 shtatorit, fleta q\u00ebndroi n\u00eb 1 Shtatorin e vitit 1928, dit\u00eb kur Asambleja Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb, e dal\u00eb nga zgjedhjet e parakohshme, do ta ndryshonte form\u00ebn e regjimit (form\u00ebn e qeverisjes) nga Republik\u00eb Parlamentare me President Ahmet Zogun n\u00eb Mbret\u00ebri t\u00eb Trash\u00ebgueshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4785","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ALEKSAND\u00cbR BIBERAJ, 3 Shtator 2012 Duke shfletuar kalendarin politik enciklopedik p\u00ebr dit\u00ebn e 1 shtatorit, fleta q\u00ebndroi n\u00eb 1 Shtatorin e vitit 1928, dit\u00eb kur Asambleja Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb, e dal\u00eb nga zgjedhjet e parakohshme, do ta ndryshonte form\u00ebn e regjimit (form\u00ebn e qeverisjes) nga Republik\u00eb Parlamentare me President Ahmet Zogun n\u00eb Mbret\u00ebri t\u00eb Trash\u00ebgueshme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-03T15:52:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-09-03T15:52:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/\"},\"wordCount\":1625,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/aleksander_biberaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/\",\"name\":\"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/aleksander_biberaj.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-03T15:52:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/aleksander_biberaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/aleksander_biberaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ALEKSAND\u00cbR BIBERAJ, 3 Shtator 2012 Duke shfletuar kalendarin politik enciklopedik p\u00ebr dit\u00ebn e 1 shtatorit, fleta q\u00ebndroi n\u00eb 1 Shtatorin e vitit 1928, dit\u00eb kur Asambleja Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb, e dal\u00eb nga zgjedhjet e parakohshme, do ta ndryshonte form\u00ebn e regjimit (form\u00ebn e qeverisjes) nga Republik\u00eb Parlamentare me President Ahmet Zogun n\u00eb Mbret\u00ebri t\u00eb Trash\u00ebgueshme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-03T15:52:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs","datePublished":"2012-09-03T15:52:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/"},"wordCount":1625,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/","name":"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg","datePublished":"2012-09-03T15:52:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_biberaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-monarkia-e-ahmet-zogut-tek-sulltanati-i-sali-berishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berish\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4785\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}