{"id":4774,"date":"2012-09-03T08:01:54","date_gmt":"2012-09-03T07:01:54","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4774"},"modified":"2012-09-03T08:01:54","modified_gmt":"2012-09-03T07:01:54","slug":"marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ksenofon Krisafi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Ksenofon Krisafi<\/strong>, <em>2 shtator 2012<\/em><\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb disa jav\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja e anuluar shqiptaro-greke p\u00ebr delimitacionin e shelfit kontinental n\u00eb Korfuz e n\u00eb detin Jon, n\u00ebnshkruar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 prill 2009 dhe hedhur posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb prill 2010, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr temat m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb mediat shqiptare. Shkas u b\u00eb nj\u00eb njoftim se Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb urdhri t\u00eb l\u00ebshuar nga Kryeministri n\u00eb ver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar, kishte nisur negociatat me pal\u00ebn greke p\u00ebr rishikimin e saj. Shpjegimet e dh\u00ebna prej funksionar\u00ebve t\u00eb shtetit n\u00eb vijim kan\u00eb qen\u00eb konfuze, t\u00eb paqarta dhe kontradiktore.<\/p>\n<p>Mohimi apo modifikimi i shpesht\u00eb i deklarimeve e ka shtuar edhe m\u00eb shum\u00eb misterin dyshimin dhe shqetesimin e ligjshem per rrezikun e ndonj\u00eb recidivi tjet\u00ebr antiligjor, sepse, si\u00e7 dihet, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr delikate. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me territorin e vendit, i cili gjat\u00eb shekujve \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb aneksimeve sistematike nga fqinj\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje ai cungohej s\u00ebrish, por k\u00ebsaj here me p\u00eblqimin e vet\u00eb shqiptar\u00ebve, duke risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb dy raste fatkeqe, q\u00eb lidhen me Esat pash\u00eb Toptanin, i cili n\u00eb vitin 1913 u dor\u00ebzoi malazez\u00ebve Shkodr\u00ebn, por fatmir\u00ebsisht pa sukses; dhe me Zogun, q\u00eb n\u00eb vitin 1924-1925 u dha jugosllav\u00ebve Sh\u00ebn Naumin dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Vermoshit.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb par\u00eb kam shprehur publikisht vler\u00ebsimet e mia si specialist i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr negociatat e zhvilluara tre vjet m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr marr\u00ebveshjen e anuluar, duke b\u00ebr\u00eb edhe propozime p\u00ebr daljen nga ky impas i pad\u00ebshirueshem, q\u00eb ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb. Nisur nga sa \u00ebsht\u00eb shkruar dhe publikuar k\u00ebto dit\u00eb, si dhe mbi baz\u00ebn e njohjes s\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, m\u00eb posht\u00eb parashtroj s\u00ebrish disa mendime.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nuk duhet ngutur p\u00ebr marrjen e nism\u00ebs p\u00ebr rifillimin e bisedimeve, pa u krijuar kushtet e duhura. Aktualisht mungon klima e favorshme politike n\u00eb raportet nd\u00ebrmjet dy vendeve. Gati \u00e7do muaj, madje edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Greqin\u00eb e mb\u00ebrthyer nga kriza, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne shqiptar\u00ebt shprehim keqardhje dhe solidaritet, politikan\u00ebt grek\u00eb nuk kan\u00eb harruar t\u2019u kujtojn\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb detyrim absurd t\u00eb paqen\u00eb, zbatimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb hedhur posht\u00eb juridikisht. K\u00ebrkohet me kok\u00ebfort\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrligjur zbatimi i nj\u00eb akti q\u00eb nuk ekziston. Autoritetet greke gjat\u00eb pothuajse dy vjet\u00ebve kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur deri n\u00eb m\u00ebrzi refrenin se Greqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zgjidhjes nga Shqip\u00ebria, e cila duhet t\u2019i dal\u00eb zot firm\u00ebs q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i vet n\u00eb tekstin e Marr\u00ebveshjes dhe se ajo i ka dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ricikluar Marr\u00ebveshjen dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb zbatim etj.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb korrikut, ministri i Jasht\u00ebm grek i sapoem\u00ebruar p\u00ebrs\u00ebriti shprehimisht: ne do t\u00eb ndjekim zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur p\u00ebr delimitimin e zonave detare nd\u00ebrmjet t\u00eb dy vendeve, nj\u00eb marr\u00ebveshje e cila u bllokua pas vendimit t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kur Greqia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes dhe jo t\u00eb fillimit t\u00eb bisedimeve, me t\u00eb drejt\u00eb lind pyetja: p\u00ebrse duhen grupet e pun\u00ebs apo grupet e studimit q\u00eb p\u00ebrmenden nga qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb? P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkes\u00ebn ultimative t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes? Athina e di fort mir\u00eb se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb nul, p\u00ebrndryshe si mund t\u00eb shpjegohet fakti q\u00eb, gjat\u00eb tre vjet\u00ebve q\u00eb prej n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb procedurat e ratifikimit n\u00eb parlamentin e vet?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, i takon pal\u00ebs greke q\u00eb t\u00eb marre inicativ\u00ebn p\u00ebr fillimin e bisedimeve edhe p\u00ebr faktin se mund t\u00eb gjendemi p\u00ebrpara nj\u00eb situate paradoksale. Nd\u00ebrsa pala shqiptare nd\u00ebrmerr hapin p\u00ebrkat\u00ebs diplomatik, pala greke mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja ekziston dhe duhet zbatuar. Madje, p\u00ebrpara se ta marr\u00eb iniciativ\u00ebn, Greqia duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet dhe t\u00eb deklaroj\u00eb ose s\u00eb paku t\u00eb lej\u00eb t\u00eb kuptohet publikisht se marr\u00ebveshja e hedhur posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ekziston m\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu ajo do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ka hequr dor\u00eb nga k\u00ebrkesat insistuese p\u00ebr zbatimin e saj. Parimi madhor juridik i ndarjes s\u00eb pushteteve, si\u00e7 dihet, nuk e lejon ekzekutivin shqiptar t\u00eb tejkaloj\u00eb kompetencat e veta funksionale, t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb anuluar, duke shp\u00ebrfillur vendimin e nj\u00eb organi t\u00eb pavarur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi nj\u00eb varg shkeljesh t\u00eb r\u00ebnda ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo duhet t\u00eb tregohet bashk\u00ebpunuese p\u00ebr t\u00eb korrigjuar nj\u00eb anomali q\u00eb solli turbulenca jo vet\u00ebm n\u00eb klim\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dy vendeve. Kjo do t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet rinegocimit nga e para t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb anuluar dhe jo me arnime t\u00eb r\u00ebndomta. Negociatat duhet t\u00eb p\u00ebrshkohen nga transparenca dhe t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb parimet e barazis\u00eb dhe t\u00eb interesit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, n\u00eb respektimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale dhe t\u00eb sovranitetit komb\u00ebtar t\u00eb tyre dhe t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb mashtrimin, dredhin\u00eb, imponimin e kushteve, presionet apo k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr t\u00eb diktuar zgjidhje n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat sovrane t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, pala shqiptare nuk ka motiv p\u00ebr t\u2019u ngutur n\u00eb rihapjen dhe trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe nuk duhet rregulluar. Por duhet pasur parasysh se nga pik\u00ebpamja profesionale ajo \u00ebsht\u00eb delikate dhe shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga ato q\u00eb shtete t\u00eb tjer\u00eb i kan\u00eb zgjidhur pas shum\u00eb vjet negociatash t\u00eb v\u00ebshtira, ose nuk i kan\u00eb zgjidhur dot dhe ua kan\u00eb kaluar institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjyq\u00ebsore apo arbitrale. Ajo nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohet me direktiva apo porosi nga lart, as me l\u00ebshime p\u00ebr hir t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve apo nevojave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, por vet\u00ebm me profesionaliz\u00ebm t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me p\u00ebrkushtim dhe me etik\u00eb t\u00eb spikatur qytetare.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, qeveria aktuale shqiptare do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb p\u00ebr momentin t\u00eb mos angazhohej n\u00eb procedurat p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufijve t\u00eb shelfit kontinental dhe zon\u00ebs ekonomike me Greqin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e paragjykuar nga opinioni p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve antikushtetuese dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs gjat\u00eb negociatave sekrete tre vjet m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u201cgjykuar\u201d dhe \u201cfaj\u00ebsuar\u201d nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr shkelje q\u00eb rrezikuan t\u00eb cenonin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gjykata vuri n\u00eb dukje se kishte cenuar Kushtetut\u00ebn dhe akte t\u00eb tjera t\u00eb legjislacionit t\u00eb brendsh\u00ebm si dhe disa konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb qeveria t\u2019i shmangej hyrjes n\u00eb negociata edhe p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb n\u00eb fundin e mandatit. Nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e till\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb koh\u00eb e cila tejkalon cakun ligjor t\u00eb qenies s\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb rinegocimi i \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb nd\u00ebrmerret nga qeveria q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, ciladoqoft\u00eb mazhoranca politike q\u00eb do ta formoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb jen\u00eb krijuar edhe kushtet e duhura politike q\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dy vendeve t\u00eb jen\u00eb shmangur q\u00ebndrimet ekstreme, presionet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vetos p\u00ebr pranimin n\u00eb BE, apo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cfshesave\u201d- d\u00ebbimeve masive dhe t\u00eb pamotivuara t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi, kur n\u00ebn pretekstin banal t\u00eb prishjes s\u00eb kompjuter\u00ebve, emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb atdhe detyrohen t\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb kilometrike n\u00eb kufi n\u00eb acarin e dhjetor-janarit dhe n\u00eb vap\u00ebn p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb korrik-gushtit t\u00eb \u00e7do viti, t\u00eb refuzimit t\u00eb hyrjes n\u00eb Greqi t\u00eb atyre q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat e q\u00ebndrimeve ekstreme greke, si\u00e7 ndodhi me tre gjyqtar\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebnuan nj\u00eb delinkuent ordiner, q\u00eb prishte varre dhe dhunoi ligjet e vendit, apo me gazetarin e urt\u00eb dhe t\u00eb talentuar Marin Mema etj.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, le t\u00eb shpresojm\u00eb gjithashtu q\u00eb Greqia t\u00eb ket\u00eb kap\u00ebrcyer problemet q\u00eb ka me kriz\u00ebn dhe t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar marr\u00ebveshjet apo kontratat p\u00ebr shitjet e disa ishujve apo dh\u00ebnien me qira t\u00eb disa porteve, sikurse flitet k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb shtypin grek. Nuk ka kuptim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur detyrohet t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb ankand dhe t\u00eb shes\u00eb ishuj, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb detin e tjet\u00ebrkujt.<\/p>\n<p>S\u00eb shtati, negociatat nuk duhet t\u00eb fillojn\u00eb pa rivendosjen e situat\u00ebs normale q\u00eb ishte sanksionuar n\u00eb legjislacionin shqiptar p\u00ebr kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, situat\u00eb e cila u d\u00ebmtua nga Ligji Nr.9861, dat\u00eb 24.1.2008 P\u00ebr kontrollin dhe mbik\u00ebqyrjen e kufirit shtet\u00ebror, q\u00eb \u00ebsht\u00eb restauruar pjes\u00ebrisht para pak muajsh. Pala shqiptare duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb bisedime e \u201carmatosur\u201d me baz\u00ebn e nevojshme ligjore p\u00ebrsa i p\u00ebrket shtrirjes s\u00eb kufirit dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb vijave baz\u00eb t\u00eb bregdetit. Nj\u00eb proces i till\u00eb legjislativ k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>S\u00eb teti, pala shqiptare e ka relativisht t\u00eb leht\u00eb pozit\u00ebn e vet n\u00eb raport me pal\u00ebn greke, sepse e ka pothuajse gati platform\u00ebn e bisedimeve. N\u00eb themel t\u00eb saj duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, argumentet dhe arsyetimet e trajtuara n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Mjafton q\u00eb n\u00eb delegacion t\u00eb zgjidhen profesionist\u00eb dhe jo militant\u00eb partiak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kuptojn\u00eb dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb \u201cbetej\u00ebn\u201d profesionale me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pal\u00ebs greke.<\/p>\n<p>S\u00eb n\u00ebnti, n\u00eb procesin e zgjidhjes racionale e sovrane t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje nj\u00eb rol i pamohuesh\u00ebm i takon kryetarit t\u00eb shtetit. Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb prononcim t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, tha se nuk \u00ebsht\u00eb president q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb kryeministrin. Ky pohim duket se demonstron d\u00ebshir\u00ebn e shum\u00ebpritur nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb organet e larta shtet\u00ebrore po fillojn\u00eb m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb institucionalisht. Kjo shprehje besoj se duhet kuptuar q\u00eb kryetari i shtetit, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit, ka parasysh jo vet\u00ebm unitetin midis njer\u00ebzve q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb popull, por unitetin dhe paprekshm\u00ebrin\u00eb e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb territorit ku jeton ky popull.<\/p>\n<p>Presidenti doemos \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme, tep\u00ebr sensitive dhe hyn me p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb kompetencat e tij, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb Kushtetuta, garant i s\u00eb cil\u00ebs ai duhet t\u00eb jet\u00eb, i ka deleguar atributin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit shqiptar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit institucional e kushtetues, nuk do t\u00eb hezitoj\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb cilindo q\u00eb, me dashje apo nga pakujdesia, cenon unitetin e popullit dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje pyetjes s\u00eb shtruar n\u00eb titullin e shkrimit, do t\u2019i referohem nj\u00eb ish-ambasadori grek n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili pak muaj m\u00eb par\u00eb, duke iu bashkuar politik\u00ebs s\u00eb presioneve t\u00eb vendit t\u00eb vet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u kujtonte shqiptar\u00ebve se duhet t\u00eb respektonin bes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes. Duke pretenduar se q\u00ebndronte n\u00eb terrenin e arsyetimeve me ngjyrime doktrinare, thoshte se, sipas s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb traktateve, marr\u00ebveshjet jan\u00eb t\u00eb detyrueshme. K\u00ebt\u00eb parim, t\u00eb cituar edhe n\u00eb formul\u00ebn latine pacta sunt servanda, e shqiptarizonte duke e barazuar me fjal\u00ebn bes\u00eb. Pra, shqiptar\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn dhe nuk mund ta prishin at\u00eb. Mir\u00ebpo, parimi q\u00eb p\u00ebrmendej prej tij i referohet marr\u00ebveshjeve q\u00eb jan\u00eb realisht t\u00eb tilla. Kurse akti p\u00ebr t\u00eb cilin flet ambasadori nuk mund t\u00eb ket\u00eb as emrin marr\u00ebveshje, sepse nuk ka p\u00ebrmbushur ciklin e plot\u00eb juridiko-nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi. Nuk \u00ebsht\u00eb ratifikuar nga asnj\u00ebra prej pal\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb ka vler\u00ebn e nj\u00eb akti arkivor. Nga ana tjet\u00ebr, ambasadori dhe kushdo q\u00eb mendon si ai, duhet t\u00eb mbaj\u00eb parasysh se e drejta e traktateve ka edhe parime t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebr te cil\u00ebt, \u00ebsht\u00eb edhe rebus sic stantibus, q\u00eb n\u00eb shqip mund t\u00eb p\u00ebrkthehet ndryshimi i rrethanave p\u00ebrligj prishjen e marr\u00ebveshjes. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, edhe duke abstraguar nga realiteti i gj\u00ebrave, edhe sikur ta pranojm\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb marr\u00ebveshjen, pra t\u00eb ratifikuar nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, p\u00ebrs\u00ebri, n\u00ebse v\u00ebrtetohet ndryshimi rr\u00ebnj\u00ebsor i rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat ajo \u00ebsht\u00eb lidhur, apo n\u00ebse v\u00ebrtetohet se ajo \u00ebsht\u00eb lidhur me mashtrim, dredhi, presione, dhun\u00eb fizike ose psikike, gjen vend dhe zbatohet parimi rebus sic stantibus. Ajo anulohet dhe nuk zbatohet.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e ka natyrisht zgjidhjen e vet. Ajo varet nga autoritetet kompetente t\u00eb t\u00eb dy vendeve, t\u00eb cilat duhet t\u00eb b\u00ebhen shpreh\u00ebse autentike t\u00eb aspiratave t\u00eb popujve t\u00eb tyre. Populli shqiptar dhe ai grek ushqejn\u00eb ndjenja miq\u00ebsie p\u00ebr njeri-tjetrin dhe d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe e n\u00eb fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb, sipas filozofis\u00eb q\u00eb evokon pikat e takimit gjeografik, historik, politik, shoq\u00ebror, lidhjet dhe miq\u00ebsin\u00eb tradicionale si dhe interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta. Realiteti i deritanish\u00ebm, kur pala greke ka pasur dhe ka ekskluzivitetin e partneres s\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur n\u00eb k\u00ebto raporte, duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zbatimit rigoroz t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb sovrane dhe paritetit korrekt. Deri tani pala shqiptare ka plot\u00ebsuar pothuajse \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ka ardhur nga Athina, shpeshher\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit t\u00eb saj dhe me kosto politike t\u00eb pap\u00ebrligjura.<\/p>\n<p>Greqia ka insistuar dhe ia ka arritur t\u00eb imponoj\u00eb ngritjen e varrezave dhe t\u00eb komplekseve mortore greke n\u00eb territorin shqiptar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Konventat e Gjenev\u00ebs t\u00eb vitit 1949 dhe Protokollet Shtes\u00eb t\u00eb vitit 1977; e ka detyruar qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb kryej\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb vet\u00ebdeklarimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike e fetare, t\u00eb pezulloj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb zhvendosjen e depozitave t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebrive greke nga porti i Durr\u00ebsit, t\u00eb hap\u00eb shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet grek, t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore apo private greke koncesione dhe licenca n\u00eb kushte preferenciale n\u00eb privatizimin e disa prej sektor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb pala shqiptare ka qen\u00eb e traumatizuar deri n\u00eb ekstrem nga k\u00ebrc\u00ebnimet e qarqeve t\u00eb caktuara greke dhe nga akuzat false p\u00ebr nacionaliz\u00ebm, sa q\u00eb nuk ka guxuar t\u00eb shtroj\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb e duhur trajtimin dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me interes p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr stabilitetin dhe paqen n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Lista nis me \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame \u2013 nj\u00eb dosje voluminoze, komplekse, e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe shum\u00eb e ndjeshme, vijon me v\u00ebnien dor\u00eb padrejt\u00ebsisht nga pala greke mbi uj\u00ebrat e rrjedh\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb lumit Vjosa dhe devijimin e tyre t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me p\u00ebrcaktimet juridiko-nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, me mossqarimin e disa deklarimeve kontradiktore nga pala greke p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin Ligj i luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sidomos me statusin e pasurive shqiptare n\u00eb Greqi, me nd\u00ebrhyrjet e her\u00ebpashershme t\u00eb qarqeve greke n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb njoftuar se ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Greqi. Nj\u00eb lajm shum\u00eb i mir\u00eb, sepse kontaktet sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr progresin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Sikurse kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb do t\u2019i servirin si nj\u00eb nd\u00ebr pikat e para t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs marr\u00ebveshjen e anuluar t\u00eb 27 prillit 2009. Besohet se, duke d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje mendimet e drejtp\u00ebrdrejta zyrtare greke p\u00ebr t\u00eb, duke p\u00ebrfituar nga rasti, ai do t\u00eb ngrej\u00eb dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjenden zgjidhjet p\u00ebrkat\u00ebse edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e lartp\u00ebrmendura, me interes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrueshm\u00ebria e marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe dhe miq\u00ebsia e sinqert\u00eb nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve dhe grek\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb respektimin rigoroz t\u00eb parimeve themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb arrihet q\u00eb komunitete t\u00eb caktuara t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb marrin satisfaksionin e merituar moralo-politik dhe ekonomiko-pasuror dhe gjith\u00eb kompleksi i lidhjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb grek\u00ebve, dy popujve miq, nga m\u00eb t\u00eb lasht\u00ebt e gadishullit dhe t\u00eb kontinentit, do t\u00eb \u00e7lirohet realisht dhe p\u00ebrfundimisht nga pengjet e nj\u00eb t\u00eb kaluare q\u00eb duhet kap\u00ebrcyer nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>*<em>Ekspert i t\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pedagog n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. &#8211; Botuar n\u00eb MAPO<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ksenofon Krisafi, 2 shtator 2012 U b\u00ebn\u00eb disa jav\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja e anuluar shqiptaro-greke p\u00ebr delimitacionin e shelfit kontinental n\u00eb Korfuz e n\u00eb detin Jon, n\u00ebnshkruar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 prill 2009 dhe hedhur posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb prill 2010, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr temat m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb mediat shqiptare. Shkas u b\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4774","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ksenofon Krisafi, 2 shtator 2012 U b\u00ebn\u00eb disa jav\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja e anuluar shqiptaro-greke p\u00ebr delimitacionin e shelfit kontinental n\u00eb Korfuz e n\u00eb detin Jon, n\u00ebnshkruar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 prill 2009 dhe hedhur posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb prill 2010, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr temat m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb mediat shqiptare. Shkas u b\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-03T07:01:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul\",\"datePublished\":\"2012-09-03T07:01:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/\"},\"wordCount\":2991,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ksenofon_krisafi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/\",\"name\":\"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ksenofon_krisafi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-03T07:01:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ksenofon_krisafi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/ksenofon_krisafi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ksenofon Krisafi, 2 shtator 2012 U b\u00ebn\u00eb disa jav\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja e anuluar shqiptaro-greke p\u00ebr delimitacionin e shelfit kontinental n\u00eb Korfuz e n\u00eb detin Jon, n\u00ebnshkruar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 prill 2009 dhe hedhur posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb prill 2010, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr temat m\u00eb t\u00eb debatuara n\u00eb mediat shqiptare. Shkas u b\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-03T07:01:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul","datePublished":"2012-09-03T07:01:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/"},"wordCount":2991,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/","name":"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg","datePublished":"2012-09-03T07:01:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ksenofon_krisafi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marreveshja-e-ujerave-me-greqine-nul\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Marr\u00ebveshja e uj\u00ebrave me Greqin\u00eb, nul"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4774"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4774\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}