{"id":4755,"date":"2013-09-23T00:14:05","date_gmt":"2013-09-22T23:14:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4755"},"modified":"2013-09-23T00:14:05","modified_gmt":"2013-09-22T23:14:05","slug":"rruga-e-veshtire-e-se-vertetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/","title":{"rendered":"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rudolf Marku\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Rudolf Marku<\/strong>, <em>22 shtator 2013<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn von\u00eb, Winston Churchill dhe nj\u00eb koleg i ri, an\u00ebtar i Parlamentit anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb moment krize nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr Churchill-n dhe kombin anglez. Churchill sapo kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kabineti, dhe vet\u00eb Britania dukej sikur do shpartallohej nga forcat gjermane. Sipas kujtimeve t\u00eb kolegut t\u00eb tij t\u00eb ri, Churchill u ndal p\u00ebrpara Dhom\u00ebs ku mblidhej Parlamenti, dhe tha: Vet\u00ebm kjo hap\u00ebsir\u00eb e vog\u00ebl b\u00ebn dallimin mes nesh dhe Gjermanis\u00eb. Vet\u00ebm demokracia parlamentare e vendit ton\u00eb, vet\u00ebm k\u00ebmb\u00ebngulja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb individuale do b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb mposhtet eficenca e shk\u00eblqyer dhe energjia p\u00ebr t\u2019u patur zili e Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Churchill kishte t\u00eb drejt\u00eb. Dhoma e Parlamentit anglez, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e saj q\u00eb t\u00eb mbronte lirin\u00eb e individit njer\u00ebzor, arriti t\u00eb fitoj\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb dhe Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur vet\u00eb Dhoma Parlamentare u pat katandisur n\u00eb nj\u00eb grumbull g\u00ebrmadhash nga bombat gjermane. Sepse gjithmon\u00eb ai i drejtohej njeriut, nj\u00ebshit individual, sepse p\u00ebr Churchill-in dhe politikan\u00ebt si ai, thelbi i politik\u00ebs dhe i shtetit \u00ebsht\u00eb individi njer\u00ebzor dhe fati i tij.<\/p>\n<p>Winston Churchill do mbetet si politikani q\u00eb preferonte t\u00eb fliste t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00eb bot\u00eb ka dy lloj politikan\u00ebsh: ata q\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb, dhe me g\u00ebnjeshtrat e tyre fitojn\u00eb nj\u00eb popullaritet t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, dhe ata q\u00eb artikulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, dhe me k\u00ebt\u00eb shpeshher\u00eb humbasin popullaritetin, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrkoh\u00ebsisht. \u201cNuk mbaj mend ndonj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr kur humnera mes fjal\u00ebve t\u00eb politikan\u00ebve dhe asaj \u00e7far\u00eb ndodh realisht t\u00eb jet\u00eb kaq e madhe\u201d, \u2013 pat deklaruar ai n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 1932. \u201cJu lutem, nd\u00ebrpritini rrenat dhe m\u00ebsoni t\u2019ia thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn popullit britanik\u2026Ndoshta, duke d\u00ebgjuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, njer\u00ebzit mund t\u00eb ndjehen fillimisht t\u00eb ofenduar, por un\u00eb do preferoja k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb fillimit sesa gjendjen e pak\u00ebndshme t\u00eb zem\u00ebrimit e t\u00eb zhg\u00ebnjimit t\u00eb madh q\u00eb do vinte pas g\u00ebnjeshtrave\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Churchill-in, vlera m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha se Demokracia t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb popullor. Vet\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Churchill-it kishin g\u00ebnjyer gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr rrezikun q\u00eb sillte Gjermania e viteve \u201930, duke e zvog\u00ebluar k\u00ebt\u00eb rrezik si t\u00eb paqen\u00eb. Churchill, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, pat paralajm\u00ebruar me koh\u00eb rrezikun e Hitlerit, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sakrificat q\u00eb e prisnin kombin britanik, i cili nuk ka gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb jap\u00eb ve\u00e7 \u2018\u2019gjakut, st\u00ebrmundimit, lot\u00ebve dhe djers\u00ebs\u201d. K\u00ebmb\u00ebngulja e tij p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn u shp\u00ebrblye kur shp\u00ebrtheu Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur dhe oponent\u00ebt e tij politik\u00eb u gjend\u00ebn si njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb diskretituar, fal\u00eb g\u00ebnjeshtrave t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa Churchill u shfaq si autoriteti i vet\u00ebm moral i kombit t\u00eb vet, fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nNuk do thosha ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re, n\u00ebse do pohoja edhe nj\u00eb her\u00eb gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb ditur n\u00eb bot\u00eb, se n\u00eb vendin ton\u00eb politikan\u00ebt jan\u00eb dhe g\u00ebnjeshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Dhe jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb. Por k\u00ebtu tek ne kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me g\u00ebnjeshtar\u00eb banal\u00eb, t\u00eb paturpsh\u00ebm, madje q\u00eb presin dhe duartrokitje dhe lavd\u00ebrime p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat e tyre. Ne duhet t\u2019i japim taks\u00eb iluzionit t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb na mbushin mendjen se ekonomia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuarat n\u00eb bot\u00eb (n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ekonomia jon\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb ardhurat financiare t\u00eb emigrant\u00ebve), se vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prekur nga kriza dhe nuk ka frik\u00eb se do preket nga kriza (dhe v\u00ebrtet, vendi yn\u00eb nuk preket nga krizat dhe as q\u00eb ka frik\u00eb se do preket nga kriza, por p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb nga varka drejt e n\u00eb det, nuk ka frik\u00eb q\u00eb t\u00eb laget nga shiu), se vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli ekologjike (me importim plehrash t\u00eb vendeve fqinje), se vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Eldorado, se n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast krejt i ve\u00e7ant\u00eb, mrekullisht i ve\u00e7ant\u00eb, unik, n\u00eb tranzicion t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, se ne mund t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb pak e t\u00eb paguhemi m\u00eb shum\u00eb, se mund t\u00eb dalim n\u00eb pension her\u00ebt e t\u00eb jetojm\u00eb m\u00eb gjat\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gati-gati i nj\u00ebjti arsenal fjal\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrdorte dje sistemi komunist, e nj\u00ebjta psikopatologji e parezistueshme p\u00ebr t\u00eb sugjestionuar turmat, si magjistari Mario tek tregimi i njohur i Tomas Manit. N\u00eb koh\u00ebn e vet, Churchill shihte me shqet\u00ebsim alarmant gremin\u00ebn q\u00eb ndante fjal\u00ebt nga veprat e politikan\u00ebve. Asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit kjo gremin\u00eb nuk ka qen\u00eb aq e thell\u00eb dhe aq e honshme sa sot. Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb sot\u00ebm vijn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga rruga, me diploma universitetesh t\u00eb blera, me vota t\u00eb blera, t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe t\u00eb paprekur nga civilizimi. Q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb qoft\u00eb dhe nga antropologjia e tyre.<\/p>\n<p>Ose vijn\u00eb psikologjikisht dhe kulturalisht drejt e nga sistemi i dikursh\u00ebm komunist. Nuk u mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb g\u00ebnjeshtra dhe mashtrimi t\u00eb jen\u00eb kaq hapur dhe kaq paturp\u00ebsisht spektri i vet\u00ebm i politik\u00ebs shqiptare. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh, sistemin arsimor, at\u00eb mjek\u00ebsor, at\u00eb ekonomik, administrat\u00ebn, \u2013 humnera mes asaj q\u00eb pretendojn\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb mes me nj\u00eb mur m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb pakaluesh\u00ebm sesa Muri i dikursh\u00ebm i Berlinit. Dhe ushtar\u00ebt roje t\u00eb k\u00ebtij Muri jan\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb dhe parlamentar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nCili nga politikan\u00ebt tan\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb Faktin? Ose \u00e7far\u00ebdo fakti? \u00cbsht\u00eb e kuptueshme p\u00ebrse politikan\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb alergjik\u00eb ndaj fakteve. Faktet jan\u00eb si ato gjilp\u00ebrat e mprehta q\u00eb shpojn\u00eb ballonet e iluzioneve. Fjalimet e politikan\u00ebve tan\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb \u00e7do gj\u00eb ve\u00e7 fakteve. Por do t\u00eb qe nj\u00eb provincializ\u00ebm mjeran po qe se do t\u00eb besonim se kjo ndodh vet\u00ebm me politikan\u00ebt tan\u00eb. Puna \u00ebsht\u00eb q\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb kur ne duam t\u00eb marrim shembuj nga politikan\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jemi t\u00eb predispozuar q\u00eb t\u00eb marrim shembujt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij. Alastair Campbell \u00ebsht\u00eb perfeksionisti i asaj q\u00eb n\u00eb anglisht quhet Spin Doctor, e q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shqipe kologiale mund t\u00eb p\u00ebrkthehej \u2018doktor profesori i sp\u00ebrdredhjeve\u2019.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb akuzuar disa her\u00eb si njeriu q\u00eb mbret\u00ebroi n\u00eb Whitehall &#8211; n\u00eb Kryeministrin\u00eb britanike-me an\u00eb t\u00eb terrorit t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs e t\u00eb mashtrimit. Si politikan, mund t\u00eb jet\u00eb njeriu diametralisht i kund\u00ebrt me parimet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Winston Churchill. Nuk \u00ebsht\u00eb e papritur q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb i ftuar nga partia q\u00eb ndodhet tani n\u00eb pushtet, dhe libri i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer, botuar dhe reklamuar si nj\u00eb manual k\u00ebshillash p\u00ebr politikan\u00ebt vendas. Edhe pse libri i tij, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ndodhet n\u00ebn nivelin e mediokritetit t\u00eb publicistikes politike.<\/p>\n<p>Pranimi i g\u00ebnjeshtr\u00ebs si norm\u00eb nga politikan\u00ebt shqiptar\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata, p\u00ebr konsekuenc\u00eb, t\u00eb paraqiten kaq t\u00eb padinjitet, a me dinjitet t\u00eb st\u00ebrk\u00ebmbur, p\u00ebrball\u00eb politikan\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb thjesht rrog\u00ebtar\u00eb t\u00eb Brukselit a aparat\u00e7ik\u00eb t\u00eb administratave t\u00eb vendeve t\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb. Por q\u00eb pozojn\u00eb para qyqarll\u00ebkut t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e Olimpit.<\/p>\n<p>Politika shqiptare udh\u00ebhiqet nga g\u00ebnjeshtra e organizuar. Ose nga arroganca e padukshme e g\u00ebnjeshtr\u00ebs. Udh\u00ebhiqet nga mungesa e personaliteteve n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, ose nga personalitetet e deformuara t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb dit\u00ebs. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, jemi dhe ne, individ\u00ebt e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, q\u00eb e pranojm\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn e politikan\u00ebve. Ose dhe m\u00eb tep\u00ebr se kaq: indinjohemi po qe se ata nuk na g\u00ebnjejn\u00eb. Politikan\u00ebt g\u00ebnjejn\u00eb sepse ata e kan\u00eb marr\u00eb vesh me koh\u00eb se ne i pranojm\u00eb t\u00eb ekzaltuar g\u00ebnjeshtrat e tyre. Dhe kjo flet jo vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshtimin e politikan\u00ebve tan\u00eb, por dhe p\u00ebr d\u00ebshtimin ton\u00eb. Sepse pranimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00ebnkupton dhe pranimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica. Dhe asnj\u00ebri nga ne nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur q\u00eb ta shprish\u00eb komfortabilitetin e jet\u00ebs s\u00eb vet p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb nocioni q\u00eb duket aq i larg\u00ebt dhe aq i pakapsh\u00ebm, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><em>MAPO<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rudolf Marku, 22 shtator 2013 1. Nat\u00ebn von\u00eb, Winston Churchill dhe nj\u00eb koleg i ri, an\u00ebtar i Parlamentit anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb moment krize nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr Churchill-n dhe kombin anglez. Churchill sapo kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kabineti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rudolf Marku, 22 shtator 2013 1. Nat\u00ebn von\u00eb, Winston Churchill dhe nj\u00eb koleg i ri, an\u00ebtar i Parlamentit anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb moment krize nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr Churchill-n dhe kombin anglez. Churchill sapo kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kabineti, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-09-22T23:14:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\",\"datePublished\":\"2013-09-22T23:14:05+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-22T23:14:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\"},\"wordCount\":1592,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\",\"name\":\"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg\",\"datePublished\":\"2013-09-22T23:14:05+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-22T23:14:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Rudolf Marku, 22 shtator 2013 1. Nat\u00ebn von\u00eb, Winston Churchill dhe nj\u00eb koleg i ri, an\u00ebtar i Parlamentit anglez, po linin House of Commons. Ishte pranvera e vitit 1917, dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb moment krize nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr Churchill-n dhe kombin anglez. Churchill sapo kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kabineti, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-09-22T23:14:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs","datePublished":"2013-09-22T23:14:05+00:00","dateModified":"2013-09-22T23:14:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/"},"wordCount":1592,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/","name":"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg","datePublished":"2013-09-22T23:14:05+00:00","dateModified":"2013-09-22T23:14:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/rudolf_marku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rruga-e-veshtire-e-se-vertetes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4755"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4755\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}