{"id":4702,"date":"2010-11-10T21:49:46","date_gmt":"2010-11-10T20:49:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4702"},"modified":"2010-11-10T21:49:46","modified_gmt":"2010-11-10T20:49:46","slug":"aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/","title":{"rendered":"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ervin Toti<\/strong>, <em>Alsat M<\/em><\/p>\n<p><strong>Z. Meksi, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn u mor nj\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian, vendim q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet edhe si nj\u00eb shembje e dyt\u00eb e murit t\u00eb Berlinit p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb desha ta nis duke u kthyer pas n\u00eb histori. Cili \u00ebsht\u00eb impresioni juaj personal p\u00ebr ngjarjet e vitit \u201890, sa i p\u00ebrket orientimit t\u00eb qytetar\u00ebve drejt ambasadave?<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj kohe q\u00eb t\u00eb arratiseshin nga Shqip\u00ebria, por nuk ka qen\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb. Po t\u00eb shihen shifrat, ka t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb kufi, ka t\u00eb arrestuar t\u00eb shumt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, madje edhe t\u00eb arrestuar vet\u00ebm se shpreheshin se duhet ikur, po b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb tentativ\u00eb ikjeje. N\u00eb vitin \u201890, pas r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, unifikimit t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe pas vrasjes s\u00eb \u00c7ausheskut, sigurisht q\u00eb pati n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshime, por q\u00eb p\u00ebr mendimin tim ishin fiktive, n\u00eb kuptimin q\u00eb, t\u00eb rrim\u00eb ne q\u00eb jemi n\u00eb krye, por t\u00eb themi sikur b\u00ebm\u00eb ato q\u00eb do Per\u00ebndimi. Mbahet mend shprehja e famshme q\u00eb \u201cja hodh\u00ebm Perez de Kuelarit\u201d kur ai erdhi p\u00ebr vizit\u00eb k\u00ebtu. Dhe n\u00eb maj-qershor, me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dekretesh, u lejua l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve jasht\u00eb, por n\u00eb fakt l\u00ebviz\u00ebn vet\u00ebm ata t\u00eb cil\u00ebt iu jepesh pasaporta dhe pasaport\u00eb me sa di un\u00eb merrnin familjar\u00ebt e sigurimit apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Mbahet mend mir\u00eb q\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb atij viti njer\u00ebz, madje edhe t\u00eb moshuar, q\u00eb shkuan n\u00eb deg\u00ebn e brendshme t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pasaport\u00eb dhe u rrah\u00ebn. Q\u00eb nga ai \u00e7ast shqiptar\u00ebt e kuptuan q\u00eb qeveria komuniste nuk donte q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb dilnin jasht\u00eb dhe kjo ishte e qart\u00eb. Nga mesi i qershorit filloi nj\u00eb proces i hyrjes me forc\u00eb n\u00ebp\u00ebr ambasada. Me \u00e7arjen e murit t\u00eb ambasad\u00ebs italiane, nga Fisnik Kaceli dhe Burhan Kalaja, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe askush nuk u kujtua p\u00ebr t\u00eb, cik\u00ebl q\u00eb u mbyll me hyrjen n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane, nga Ylli Bodinaku vet\u00eb i 30-t\u00eb me \u201cSkod\u00eb\u201d dhe ku m\u00eb pas u b\u00ebn\u00eb deri n\u00eb 3200 veta. Un\u00eb i mbaj mend ato se banoja n\u00eb Laprak\u00eb dhe kaloja n\u00eb rrug\u00ebn e ambasadave, e cila deri dit\u00ebn e premte ishte rrug\u00eb e lejueshme kalimi dhe mund t\u00eb shihje se \u00e7\u2019b\u00ebhej.<\/p>\n<p>Pra, ishte nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb i tregoi qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme se shqiptar\u00ebt nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn nj\u00eb regjim komunist, dhe preferonin t\u00eb rrezikonin. Imagjinoni q\u00eb ata q\u00eb \u00e7an\u00eb muret e ambasadave mund t\u00eb vriteshin, si\u00e7 u vra nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane, pra ata rrezikuan me kok\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Ata sakrifikuan p\u00ebr t\u00eb ikur nga Shqip\u00ebria, q\u00eb qeverisej fatkeq\u00ebsisht po nga shqiptar\u00ebt. Largimi i tyre sigurisht q\u00eb ndryshoi mjaft gj\u00ebra. U pa m\u00eb se qart\u00eb, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dit\u00ebt e regjimit ishin t\u00eb num\u00ebruara. Me krijimin e Partis\u00eb Demokratike, filloi nj\u00eb val\u00eb e re ikjesh nga Shqip\u00ebria. Un\u00eb k\u00ebtu kujtoj nj\u00eb episod. Ktheheshim nga mitingu i Sarand\u00ebs, ku nga dhuna e bandave komuniste dhe e sigurimit na mbrojt\u00ebn djemt\u00eb nga Tirana, t\u00eb cil\u00ebt rrethuan pjes\u00ebn ku ishim ne n\u00eb tribun\u00eb, dhe nuk lejuan q\u00eb t\u00eb vinin t\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb prishur mitingun.<\/p>\n<p>N\u00eb kthim, ka qen\u00eb 16 janar data, dhe isha un\u00eb, Arben Imami, Ridvan Peshk\u00ebpia, Rexhep Karapici, dhe Shp\u00ebtimi, shoferi i Partis\u00eb Demokratike, pam\u00eb rrug\u00ebs, si kur shkuam, por sidomos kur u kthyem, turma t\u00eb pafundme njer\u00ebzish q\u00eb ecnin shpateve t\u00eb kodrave dhe rrug\u00ebve, kalonin posht\u00eb urave q\u00eb t\u00eb mos i shihte policia, dhe shkonin drejt Greqis\u00eb, n\u00eb dim\u00ebr, n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Pra, njer\u00ebzit b\u00ebn\u00eb nj\u00eb sforcim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm vet\u00ebm t\u00eb iknin nga komunizmi. T\u00eb ishin t\u00eb lir\u00eb. Sot, pas k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebsh peripecish, shqiptar\u00ebt do ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa ndikuan k\u00ebto l\u00ebvizje, z. Meksi, hyrjet n\u00eb ambasada, n\u00eb proceset demokratizuese t\u00eb vendit?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht ato dhan\u00eb shembullin, q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se njer\u00ebzit kund\u00ebrshtojn\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se njer\u00ebzit grumbullohen, n\u00eb qoft\u00eb se njer\u00ebzit bashkohen, mund ta kund\u00ebrshtojn\u00eb regjimin komunist dhe \u00e7do regjim tjet\u00ebr autoritar dhe jo- demokratik, por q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb fakt nj\u00eb tig\u00ebr prej letre. Nuk mund t\u00eb mbijetonte m\u00eb, pasi ra edhe Bashkimi Sovjetik, e jo m\u00eb Shqip\u00ebria komuniste, e cila tentoi me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb pseudo-pluraliz\u00ebm me pseudo- parti apo shoqata, por q\u00eb i doli nga dora me krijimin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb 12 dhjetor. Filloi m\u00eb pas nj\u00eb proces i t\u00ebr\u00eb i demokratizimit t\u00eb vendit, i hapjes me Evrop\u00ebn, por q\u00eb hapja reale t\u00eb themi, n\u00eb kuptimin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm pas k\u00ebtij vendimi p\u00ebr heqjen e vizave, vendim q\u00eb nuk ka pse t\u2019i tremb\u00eb evropian\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb aq e vog\u00ebl, sa \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodhi, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb uji n\u00eb oqeanin 400 milion\u00ebsh t\u00eb Evrop\u00ebs. Kjo gj\u00eb, pra liberalizimi i vizave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk i dedikohet politik\u00ebs, si\u00e7 mundohen t\u00eb thon\u00eb, madje \u00ebsht\u00eb turp q\u00eb tentojn\u00eb ta thon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Politika mund ta kishte arritur p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb merrej me pun\u00eb t\u00eb tjera, n\u00ebse do t\u2019i kishte kryer detyrimet e saj, sepse, \u00e7far\u00eb duhej p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb Evrop\u00eb dihej q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Duhej filluar m\u00eb her\u00ebt. Kemi 10 vjet rresht q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb pasaportat biometrike, kufiri, etj etj, dhe sot e k\u00ebsaj dite ka ende v\u00ebrejtje nga jasht\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e shqiptar\u00ebve dhe nj\u00eb favor q\u00eb Evropa i b\u00ebri pik\u00ebrisht atyre dhe jo qeverive shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 10 apo 15 viteve t\u00eb fundit, si\u00e7 mundohet ta interpretojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Duke u rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vitet \u201890 z.Meksi, a mendoni se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb merita e duhur atyre njer\u00ebzve q\u00eb kontribuuan?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb di q\u00eb L\u00ebvizja p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar, apo edhe t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb propozuar q\u00eb k\u00ebto emra q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb dekoroheshin pik\u00ebrisht p\u00ebr kontributin e tyre, p\u00ebr aktin sublim q\u00eb b\u00ebn\u00eb. Nuk di deri m\u00eb sot t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Meqen\u00ebse ishte edhe 20 vjetori i tyre, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kam ndonj\u00eb koment tjet\u00ebr rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb. Ata njer\u00ebz rrezikuan dhe p\u00ebrshpejtuan proceset demokratizuese si pluralizmi apo edhe rr\u00ebzimin e komunizmit. Megjithat\u00eb, fakti q\u00eb ne nuk do t\u00eb marrim statusin e vendit kandidat, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe nj\u00eb tranzicion kaq i p\u00ebrzgjatur, nuk mund t\u00eb na gjykoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. Ne jemi ashtu si\u00e7 na m\u00ebsonin n\u00eb shkoll\u00eb p.sh., q\u00eb n\u00eb temperatur\u00ebn zero nuk \u00ebsht\u00eb as akull, as uj\u00eb, por ka edhe akull edhe uj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tranzicion ne nuk jemi as demokraci e as komuniz\u00ebm, por ka edhe komuniz\u00ebm edhe demokraci, dhe kuptohet q\u00eb bart\u00ebs t\u00eb komunizmit jan\u00eb ish- komunist\u00ebt, \u00ebsht\u00eb mentaliteti komunist i atyre q\u00eb drejtojn\u00eb, i kryetar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb partive, dhe atyre q\u00eb i shkojn\u00eb mbrapa duke brohoritur me portrete n\u00eb dor\u00eb, si n\u00eb mesjet\u00eb. Kemi edhe ne qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma, e para p\u00ebr t\u00eb mos ju bindur komunizmit, e dyta p\u00ebr t\u00eb mos ju bindur etatizmit, e treta, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe p\u00ebr t\u00eb tentuar edhe p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebzuar, ata t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb na mbajn\u00eb n\u00eb kushtet e moshyrjes n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p><strong>20 vjet pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit dhe demokratizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, erdhi edhe vendimi p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e larg\u00ebt dita q\u00eb ne t\u00eb quhemi qytetar\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, k\u00ebtu kam parasysh an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian? <\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb fakt, q\u00eb para 5 apo 6 vjet\u00ebsh, kur na flisnin se n\u00eb 2014 apo 2019 do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, kam shkruar q\u00eb un\u00eb nuk besoj, dhe do jem nd\u00ebr ata q\u00eb do mundohen t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, meqen\u00ebse nuk jam aq i ri sa t\u00eb pres q\u00eb t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Edhe k\u00ebta shqiptar\u00eb q\u00eb do ikin, t\u00eb moshuarit p.sh. q\u00eb kan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb, e mendojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, dhe do shkojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb mos pritur q\u00eb t\u2019i fusin qeveritar\u00ebt tan\u00eb. Sigurisht q\u00eb do koh\u00eb dhe pun\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet realitet. Kjo var\u00ebt nga t\u00eb gjith\u00eb ne, jo vet\u00ebm nga qeveritar\u00ebt. Varet edhe nga ata q\u00eb u shkojn\u00eb mbrapa, q\u00eb i mb\u00ebshtesin, q\u00eb u brohorasin, q\u00eb zihen, me nj\u00ebri tjetrin. Megjithat\u00eb, un\u00eb do p\u00ebrfitoja nga ky rast, p\u00ebr t\u2019u uruar t\u00eb gjith\u00ebve atyre q\u00eb do l\u00ebvizin, nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe sigurisht t\u00eb respektojn\u00eb ligjet.<\/p>\n<p><strong>Z.Meksi, p\u00ebrmend\u00ebt pak m\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb politika 20 vje\u00e7are ka ndikuar n\u00eb tejzgjatjen e tranzicionit n\u00eb vendin ton\u00eb, dhe rrjedhimisht edhe vendimi p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb u mor n\u00eb vitin 2010. Gjithsesi ne pranojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb pjes\u00ebn e tyre t\u00eb fajit. Po roli i Evrop\u00ebs si ka qen\u00eb n\u00eb fakt gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve?<\/strong><\/p>\n<p>Tani, kur b\u00ebhet nj\u00eb ndeshje futbolli dhe lojtar\u00eb zihen me grushte apo shahen, d\u00ebnohen futbollist\u00ebt, publiku madje dhe deri edhe fusha, por, nuk ka koment q\u00eb t\u00eb mos thot\u00eb q\u00eb pati faj edhe arbitri n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, sepse arbitri lejoi nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nuk dha karton\u00eb etj, etj., dhe ata d\u00ebnohen nga federatat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol \u00ebsht\u00eb Evropa. Rrall\u00eb her\u00eb e kemi d\u00ebgjuar t\u00eb na thon\u00eb q\u00eb nuk jeni n\u00eb rregull, rrall\u00eb her\u00eb thon\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqja. Na flasin p\u00ebr zgjedhje, por nuk na thon\u00eb si duhen b\u00ebr\u00eb zgjedhjet dhe si b\u00ebjn\u00eb ata. Na thon\u00eb vet\u00ebm q\u00eb zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme deri dit\u00ebn e zgjedhjeve, t\u00eb nes\u00ebrmen fillojn\u00eb e thon\u00eb q\u00eb u shkel kjo e kjo. Pra p\u00ebr mua, kan\u00eb edhe ata nj\u00eb pjes\u00eb, nuk po themi t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, por t\u00eb kontributit, sepse ven\u00eb e vijn\u00eb pa fund.<\/p>\n<p>Pra, ata duhet t\u2019i thon\u00eb gj\u00ebrat qart\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb japin edhe karton\u00eb t\u00eb kuq. Me sa di un\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, e shumta dy her\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb kartoni i kuq, por edhe nga k\u00ebta, nj\u00ebri iku nga ndeshja dhe tani pret q\u00eb t\u00eb futet s\u00ebrish, tjetri nuk doli dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ma thot\u00eb mendja q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim tjet\u00ebr me ne. S\u00eb paku t\u2019i thon\u00eb popullit se\u00e7 \u00ebsht\u00eb e rregullta, t\u00eb thon\u00eb q\u00eb vjedhja e vot\u00ebs nuk lejohet dhe nd\u00ebshkohet, se tek ata lejohet dhe \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb rinum\u00ebrohet vota. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, jo me fjal\u00eb t\u00eb rrumbullakosura. Sepse t\u00eb lindin edhe dyshime pastaj se p\u00ebrse nuk thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, pavar\u00ebsisht nga kjo, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pjes\u00ebn e tyre k\u00ebtu, ashtu si\u00e7 kan\u00eb edhe pjes\u00ebn e tyre n\u00eb liberalizimin e vizave, n\u00eb kuptimin q\u00eb ec\u00ebn p\u00ebrpara, me v\u00ebshtir\u00ebsi, me ngat\u00ebrresa, jo me ritmin q\u00eb duhej, por ec\u00ebn shqiptar\u00ebt me pun\u00ebn e tyre, me mundin e tyre, dhe e b\u00ebn\u00eb vet\u00ebn q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb pranohen n\u00eb Evrop\u00eb, s\u00eb paku pa viza.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ervin Toti, Alsat M Z. Meksi, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn u mor nj\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian, vendim q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet edhe si nj\u00eb shembje e dyt\u00eb e murit t\u00eb Berlinit p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb desha ta nis duke u kthyer pas n\u00eb histori. Cili \u00ebsht\u00eb impresioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4702","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ervin Toti, Alsat M Z. Meksi, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn u mor nj\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian, vendim q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet edhe si nj\u00eb shembje e dyt\u00eb e murit t\u00eb Berlinit p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb desha ta nis duke u kthyer pas n\u00eb histori. Cili \u00ebsht\u00eb impresioni [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-10T20:49:46+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-11-10T20:49:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/\"},\"wordCount\":2076,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/\",\"name\":\"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-11-10T20:49:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ervin Toti, Alsat M Z. Meksi, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn u mor nj\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian, vendim q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet edhe si nj\u00eb shembje e dyt\u00eb e murit t\u00eb Berlinit p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb desha ta nis duke u kthyer pas n\u00eb histori. Cili \u00ebsht\u00eb impresioni [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-10T20:49:46+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs","datePublished":"2010-11-10T20:49:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/"},"wordCount":2076,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/","name":"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-11-10T20:49:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/aleksander-meksi-duhet-te-rrezojme-ata-qe-na-mbajne-larg-europes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Aleksand\u00ebr Meksi: Duhet t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb ata q\u00eb na mbajn\u00eb larg Europ\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}