{"id":4700,"date":"2010-11-10T20:43:29","date_gmt":"2010-11-10T19:43:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4700"},"modified":"2010-11-10T20:43:29","modified_gmt":"2010-11-10T19:43:29","slug":"kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/","title":{"rendered":"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit?"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4600\" title=\"Ki\u00e7o Blushi\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg\" alt=\"\" width=\"72\" height=\"69\" \/><br \/>\nNga <strong>Kico Blushi<\/strong>, <em>10.11.2010<\/em><\/p>\n<p>Th\u00ebnia e Konic\u00ebs \u201carmiku m\u00eb madh i shqiptarit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shqiptari\u201d, sot mund t\u00eb shqiptohet edhe: \u201carmiku m\u00eb i madh i shqiptarit po b\u00ebhet vetvetja\u201d. Kjo sepse prej 20 vitesh nuk po dalim dot nga ng\u00ebr\u00e7i i tranzicionit, por edhe se p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt evropjan\u00eb t\u00eb liberalizuar, dmth pa viza, \u201cpun\u00eb me mend\u201d e me vler\u00eb quhet n\u00eb se shpallesh i hasmosur me dik\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb njeh, ndaj dikujt q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb tjet\u00ebr partie \u201carmike\u201d. Fakti q\u00eb Brukseli na la jasht\u00eb \u201coborrit\u201d, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb urrejtja dhe p\u00ebr\u00e7arja nd\u00ebr ne vler\u00ebsohet si politik\u00eb e men\u00e7ur, shkat\u00ebrimi i dialogut mes partive quhet burr\u00ebri, nd\u00ebrsa humbja e sensit t\u00eb perspektiv\u00ebs si maturi! N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim as haberet e \u201cluft\u00ebs drumepre\u201d q\u00eb vijn\u00eb edhe nga Kosova, Maqedonia e Mal i Zi.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e politik\u00ebs gjithandej nuk meren vesh mes vedi n\u00eb shqip, edhe kur vjen nj\u00eb delegacion i BE-s\u00eb p\u00ebr pajtim, edhe kur flitet p\u00ebr integrimin n\u00eb BE, edhe kur nga mar\u00ebveshja mes pal\u00ebve varet fati i ardhm\u00ebris\u00eb.T\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse konfliktuale, ne, nga konfliktet e vjetra shkojm\u00eb te ca konflikte t\u00eb reja \u201cdemokratike\u201d, aty ku ndjesia e theqafjes t\u00eb shtyn t\u00eb pyes\u00ebsh: kush na ka mallkuar, dreqi e mori? P\u00ebrse p\u00ebrher\u00eb ndodh t\u00eb ecim n\u00eb mos mbrapsh, n\u00eb kuturu?<\/p>\n<p>P\u00ebrse ne mbet\u00ebm m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr liberalizimin e vizave? P\u00ebrse nuk na e dhan\u00eb statusin e vendit kandidat, ndryshe nga Mali i Zi, apo edhe Serbia? Kjo ndodh nga q\u00eb ne ende jemi t\u00eb papjekur, t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr standartet e Evrop\u00ebs, apo nga q\u00eb paria politike nuk ndjen dhe nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet e veta antidemokratike? P\u00ebrse, edhe tash q\u00eb pun\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, ka shp\u00ebrthyer kjo llumhan\u00eb grindje-sherre-shpifjesh tek e gjith\u00eb klasa politike shqiptare, ku fjal\u00ebt \u201ct\u2019i hash kok\u00ebn\u201d tjetrit, rivalit, kund\u00ebrshtarit, konkurrentit, dmth shqiptari shqiptarit, duken si tep\u00ebr delikate?!<\/p>\n<p>Tirana, pa dyshim ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb model i keq, si epiqend\u00ebr e k\u00ebsaj pandemie helmatis\u00ebse, mbar\u00ebkomb\u00ebtare, p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, vetvras\u00ebse. Kjo e b\u00ebn tablon\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb zymt\u00eb. Pra, jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, po edhe n\u00eb Prishtin\u00eb pluralizmi dhe politikb\u00ebrja p\u00ebrtypen si nj\u00eb shpif-sherr-sharje e nd\u00ebrsjell\u00eb; liria si nj\u00eb drejt\u00eb e pakufizuar p\u00ebr t\u00eb abuzuar; demokracia si mospajtim; vota si kusht p\u00ebr fitore e sundim me \u00e7do \u00e7mim; posti si ofiq; transparenca si g\u00ebnjesht\u00ebr; politika si fuqi e pakontrolluar dhe e pakufizuar; posti i kryetarit si bajrak; vjedhja quhet nder e lavdi; an\u00ebtar\u00ebsia partiake si rekrutim mercenar\u00ebsh t\u00eb paprincipt\u00eb\u2026 N\u00eb mjedise t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb ket\u00eb as drejt\u00ebsi dhe as standard demokratik. Sa her\u00eb pun\u00ebt e kombit marrin p\u00ebr mbar\u00eb, mospajtimet, grindjet, \u201cdjegja e jorganit edhe p\u00ebr nj\u00eb plesht\u201d, tek ne, mjerisht, arrijn\u00eb kulmin. Askush nuk e ka spjeguar derim\u00ebsot se si dhe pse ndodh q\u00eb, sa her\u00eb ka zhvillime dramatike n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb ket\u00eb patjet\u00ebr trazira e turbullira edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe anasjelltas.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn paralelet me kund\u00ebrsens flisnin n\u00eb favor t\u00eb antishqiptarizm\u00ebs dhe t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb konspiracionit. Por edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, kur pun\u00ebt e Kosov\u00ebs po mbroth\u00ebsohen, kur Haga vulosi pavar\u00ebsin\u00eb dhe kur Beogradi u detyrua nga SHBA e BE t\u00eb ul\u00eb bishtin e t\u00eb pranoj\u00eb bisedimet me pal\u00ebn kosovare si shtet i pavarur, ndodhi p\u00ebr\u00e7arja LDK-PDK\u2026 Qeveria Tha\u00e7i u rr\u00ebzua. Kaq mjaftonte dhe u \u00e7mend papritur e pakujtuar e gjith\u00eb klasa politike p\u00ebr arsye nga m\u00eb meskinet, p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb \u201ckarrige\u201d (\u00ebsht\u00eb sebepi, por jo shkaku i v\u00ebrtet\u00eb fakti q\u00eb ish Sejdiu donte t\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe kryetar, edhe President), p\u00ebr t\u2019u vetkarfosur si provincial\u00eb para kamerave e historis\u00eb, cytur nga q\u00ebllimi i verb\u00ebr: kush ka m\u00eb shum\u00eb merita e kush asht ma i madh se tjetri?\u2026<\/p>\n<p>\u201dLista Rugova\u201d \u00ebsht\u00eb ilustrimi m\u00eb i spikatur i zhvillimeve absurde, kur edhe pse do t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme, \u201cp\u00ebr inat t\u00eb sime vjeh\u00ebrre\u201d, synohet shk\u00ebrmoqja e arritjes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, natyrisht jo p\u00ebr alternativa, por p\u00ebr t\u00eb zaptuar kreun e LDK-s\u00eb e m\u00eb pas Presidenc\u00ebn e postin e kryeministrit! Askush nuk e vret mendjen t\u00eb dij\u00eb se \u00e7\u2019kosto do t\u00eb ket\u00eb rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb. Ja pra, praktikisht Kosova ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kolaps t\u00eb plot\u00eb: po shkohet n\u00eb zgjedhjet \u201ce jasht\u00ebzakonshme\u201d pa qeveri, pa President, pa Kuvend, pa asnj\u00eb autoritet shtet\u00ebror! Ashtu si krer\u00ebt e Tiran\u00ebs, edhe krer\u00ebt kosovar\u00eb nuk iu tremb\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb para popullit dhe historis\u00eb, dhe n\u00eb \u00e7astet m\u00eb vendimtare.<\/p>\n<p>Ata e zhyt\u00ebn vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb pajustifikuar, te nj\u00eb tjet\u00ebr shans i humbur, duke e sh\u00ebnjuar veten, po edhe \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr polirtik\u00eb: t\u00eb dal\u00ebkut\u00ebdal\u00eb\u2026 Kjo q\u00eb po ndodh n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka lidhje me munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs, por me ambicjen tradicionale p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb me \u00e7do \u00e7mim i pari i vendit: kush do t\u00eb b\u00ebhet nes\u00ebr kryebajraktar i Kosov\u00ebs?! E pra, aty ku flitet bukurfort p\u00ebr nacionaliz\u00ebm, p\u00ebr Komb, etj, aty me sa duket paska m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr\u00e7arje dhe, rrjedhimisht, edhe sh\u00ebrbim pa tru ndaj nj\u00eb Beogradi t\u00eb dor\u00ebzuar, t\u00eb cilit, edhe p\u00ebr habi t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtareve, po i \u00e7ohet \u201clepuri\u201d te gryka e \u00e7iftes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thuhet: kjo ndoshta b\u00ebhet pa vet\u00ebdij\u00eb e pa q\u00ebllim, sepse n\u00eb politik\u00eb mungesa e nj\u00eb q\u00ebllimi komb\u00ebtar, n\u00eb momente kaq kritike, do t\u00eb cil\u00ebsohet nes\u00ebr si nj\u00eb faj tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb\u2026Por tollovia nuk mbaron me kaq.<br \/>\nEdhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr\u00e7arja dhe urrejtja e nd\u00ebrsjell\u00eb quhen politik\u00eb e frutdh\u00ebn\u00ebse. Aty u zhvilluan zgjedhjet, por pes\u00eb apo shtat\u00eb parti shqiptare u kacafyt\u00ebn mes vedi p\u00ebr t\u00eb fituar secila p\u00ebr vete Bashkin\u00eb e Ulqinit dhe, pasi ia \u201ch\u00ebngr\u00ebn kok\u00ebn nj\u00ebritjetrit\u201d me sukses t\u00eb plot\u00eb, e humb\u00ebn Ulqinin; sipas rregullit t\u00eb lasht\u00eb romak \u201cp\u00ebr\u00e7a e sundo\u201d, grindu e therru sa m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebritjetrin, asnj\u00ebra syresh nuk doli e fituar\u2026 Edhe n\u00eb Maqedoni lufta m\u00eb e eg\u00ebr zhvillohet mes krer\u00ebve shqiptar\u00eb jo dhe aq p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dhe interesa komb\u00ebtare, por q\u00eb kryetar\u00ebt e partive shqiptare si e si t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb shteg p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qeveri, natyrisht n\u00eb qeverit\u00eb q\u00eb drejtohen nga zot\u00ebrinjt\u00eb primar\u00eb maqedonas\u2026<\/p>\n<p>Sa her\u00eb nj\u00eb parti futet n\u00eb koalicion me shumic\u00ebn maqedone e tjetra mbetet n\u00eb opozit\u00eb, k\u00ebrleshjet mes shqiptar\u00ebve arrijn\u00eb kulmin, sherret e shemr\u00ebs nuk njohin kufi n\u00eb shpifje dhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e llojeve t\u00eb arm\u00ebve\u2026 Mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore n\u00eb Maqedoni jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb k\u00ebqiat, m\u00eb t\u00eb papajtueshmet. Aty udh\u00ebheq\u00ebsia e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb merret vesh me Gruevskin, se sa Ahmeti me Tha\u00e7in\u2026 Ca m\u00eb sh\u00ebmtuar po ndodh k\u00ebto dit\u00eb kur krer\u00ebt partiak\u00eb e han\u00eb \u201ckaremin\u201d e hapjes s\u00eb dosjeve t\u00eb diktatur\u00ebs dhe m\u00ebsyjn\u00eb nj\u00ebritjetrin duke denoncuar, p\u00ebr q\u00ebllime karrieriste, shpesh edhe pa baza, si ish spiun\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb, madje duke \u201cd\u00ebshmuar\u201d, si b\u00ebri Menduh Tha\u00e7i, edhe kund\u00ebr ish luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Me sa duket edhe Marr\u00ebveshja e Ohrit ka mbetur n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr faj t\u00eb partive shqiptare, t\u00eb cilat, me sherr-mospajtimet e tyre, t\u00eb shtyr\u00eb nga psikoza e shemr\u00ebs, u b\u00ebjn\u00eb \u201chyzmetin\u201d, me nj\u00eb \u00e7mim mjaft t\u00eb lir\u00eb, qarqeve shovene maqedonase p\u00ebr spastrim t\u00eb m\u00ebtutejm\u00eb etnik, p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve: ja, e shikoni n\u00eb \u00e7\u2019nivel demokratik dhe sa zjarrv\u00ebn\u00ebs jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ju i p\u00ebrkrahni?&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">\n* * *<\/p>\n<p>Nga e gjith\u00eb kjo g\u00ebrnaj\u00eb natyrsh\u00ebm buron pyetja: p\u00ebrse ne shqiptar\u00ebt, edhe pas nj\u00eb shekulli me shtet t\u00eb m\u00ebve\u00e7\u00ebm, nuk kemi mundur t\u00eb ndryshojm\u00eb kuptimin e sentenc\u00ebs s\u00eb Konic\u00ebs as n\u00eb monarki, as n\u00eb diktatur\u00eb dhe as n\u00eb demokraci? Zakonisht k\u00ebrkohet spjegimi te konspiracioni, te armiku i jasht\u00ebm, te UDB-ja serbe apo te Asfalia greke, po edhe kjo hamendje mund t\u00eb rr\u00ebzohet nga pyetja tjet\u00ebr: p\u00ebrse na gjejn\u00eb m\u00eb t\u00eb kollajt\u00eb ne shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb (keq)p\u00ebrdoremi k\u00ebsisoj p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre ogurzeza, duke na p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e duke na v\u00ebn\u00eb t\u00eb ham\u00eb kokat e nj\u00ebritjetrit? P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ma dha, pa dashje, ish President Sejdiu.<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit ka pyetur veten: P\u00ebrse ky dha dor\u00ebheqje si President dhe jo si kryetar partie, kur dihet q\u00eb posti i Presidentit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb e m\u00eb i nderuar se i nj\u00eb kryetari partie? Besoj se tash \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Sejdiu veproi si Berisha n\u00eb \u201897-t\u00ebn q\u00eb la Presidenc\u00ebn, la pushtetin, por jo partin\u00eb, edhe pse kjo kishte katandisur kokoshi nj\u00eb thel\u00eb. Sepse partia t\u00eb sjell prap\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb b\u00ebn kryeminist\u00ebr, zot absolut t\u00eb vendit! Sepse partia \u00ebsht\u00eb prona private m\u00eb e sh\u00ebnjt\u00eb e nj\u00eb kryetari. N\u00eb se Sejdiu do t\u00eb kish l\u00ebshuar partin\u00eb, as kriz\u00eb \u201cinstitucionale\u201d, as kriz\u00eb n\u00eb LDK, as kriz\u00eb qeveritare dhe as zgjedhje te reja nuk do t\u00eb kish n\u00eb Kosov\u00eb. Por ai ndoqi interesin e vet para interesit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse ai e dinte q\u00eb, kur t\u2019i mbaronte mandati i Presidentit e t\u00eb kthehej n\u00eb parti, nuk do t\u00eb gjente karrige ku t\u00eb ulej, ashtu si dje Mejdani n\u00eb PS e nes\u00ebr Topi n\u00eb PD. Sepse Sejdiu, nj\u00eblloj si siv\u00ebllez\u00ebrit e vet n\u00eb Tiran\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni e di se vet\u00ebm po t\u00eb jesh kryetar partie mund t\u00eb transformohesh n\u00eb nj\u00eb sundimtar m\u00eb fuqiplot\u00eb se \u00e7do President Republike, apo edhe se nj\u00eb bajraktar malsije, sepse kreu i shtetit, kur i ik\u00ebn karigja nga t\u00eb ndenjurat, p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb ish, si Zogu, si Moisiu apo si Nano\u2026 Sot p\u00ebr sot t\u00eb kesh nj\u00eb parti \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb kesh nj\u00eb bajrak. Partia t\u00eb b\u00ebn m\u00eb t\u00eb nderuar e m\u00eb t\u00eb karfosur, nj\u00eb kryetribal t\u00eb cilit nuk i shterr fuqia, autoriteti, nuk i ndahen tribunat, ekranet e sidomos \u201ctryezat e partive\u201d, ku ndahet torta e pushtetit e ku b\u00ebhet kiameti\u2026 Nj\u00eb bajraktar nuk e ka k\u00ebt\u00eb fat. Prandaj pluralizmi tek ne ka z\u00ebvend\u00ebsuar bajraktarizmin. Ja p\u00ebrse kryetar\u00ebt e partive kan\u00eb instaluar me sukses pluribajraktarizmin n\u00ebp\u00ebr parti, ku asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb drejta e t\u00eb ndershme, as demokraci t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Partitokracia ka grryer besimin te demokracia. Ky palo sistem ka sjell\u00eb deformime t\u00eb tilla morale q\u00eb na shtyjn\u00eb te g\u00ebnjeshtra, te mashtrimi, duke na detyruar t\u2019i ham\u00eb kok\u00ebn nj\u00ebritjetrit me sherre e p\u00ebr\u00e7arje. Prandaj n\u00eb p\u00ebrfundim ne qorrollisemi e mbetemi n\u00eb qorrsokak, ku e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtim nga zullumqar\u00ebt fuqiplot\u00eb mbetet \u201cdora e Zotit\u201d\u2026 Nuk ka p\u00ebrmir\u00ebsim demokracia sa koh\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb e statute partish nuk \u00ebsht\u00eb i kufizuar mandati i \u00e7do lloj kryetari e shtetari. E pra, as Hoxha n\u00eb diktatur\u00eb dhe aq m\u00eb pak Berisha n\u00eb demokraci nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin aq shum\u00eb d\u00ebme e zullume, nuk do t\u00eb nd\u00ebrsenin dot shqiptarin kund\u00ebr shqiptarit, n\u00ebse do t\u00eb ishin t\u00eb detyruar t\u00eb linin postet e tyre pa dhun\u00eb, n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb detyruesh\u00ebm kohor. Sepse kryetar\u00ebt e partive nuk i zgjedhim ne, ata vet\u00ebzgjidhen. E pask\u00ebsaj ata b\u00ebhen t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, t\u00eb pagabuesh\u00ebm. Edhe deputet\u00ebt, ministrat, gjykat\u00ebsit, etj, nuk i zgjedhim ne, k\u00ebta p\u00ebrzgjidhen si mercenar\u00eb e pastaj em\u00ebrohen nga kryetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky \u201cmekaniz\u00ebm\u201d i p\u00ebr\u00e7udnuar partitokrat na detyron q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur votojm\u00eb, kurse ata, kryetar\u00ebt e partive, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur numurojn\u00eb votat tona. N\u00eb nj\u00eb sistem deledash, gjasme demokratik, ku diktatura e Nj\u00ebshit \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me demokracin\u00eb e Nj\u00ebshit, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb t\u00eb aft\u00ebt, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuarit; ja p\u00ebrse nuk q\u00ebndron as mallkimi: ne meritojm\u00eb at\u00eb qeveri q\u00eb kemi&#8230; N\u00eb k\u00ebto kushte Reform\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ish vet\u00ebm kjo: kufizmi me ligj i mandateve p\u00ebr kryetar\u00ebt e partive. Vet\u00ebm at\u00ebhere Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb bien n\u00eb qet\u00ebsi e drejt\u00ebsi. Vet\u00ebm at\u00ebhere do t\u00eb ket\u00eb standarte t\u00eb sigurta demokratike, sepse nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb na sundojn\u00eb e drejtojn\u00eb kryetar\u00ebt-bajraktar\u00eb\u2026 Ja pra kush na shtyn kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kico Blushi, 10.11.2010 Th\u00ebnia e Konic\u00ebs \u201carmiku m\u00eb madh i shqiptarit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shqiptari\u201d, sot mund t\u00eb shqiptohet edhe: \u201carmiku m\u00eb i madh i shqiptarit po b\u00ebhet vetvetja\u201d. Kjo sepse prej 20 vitesh nuk po dalim dot nga ng\u00ebr\u00e7i i tranzicionit, por edhe se p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt evropjan\u00eb t\u00eb liberalizuar, dmth pa viza, \u201cpun\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4700","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Kico Blushi, 10.11.2010 Th\u00ebnia e Konic\u00ebs \u201carmiku m\u00eb madh i shqiptarit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shqiptari\u201d, sot mund t\u00eb shqiptohet edhe: \u201carmiku m\u00eb i madh i shqiptarit po b\u00ebhet vetvetja\u201d. Kjo sepse prej 20 vitesh nuk po dalim dot nga ng\u00ebr\u00e7i i tranzicionit, por edhe se p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt evropjan\u00eb t\u00eb liberalizuar, dmth pa viza, \u201cpun\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-10T19:43:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit?\",\"datePublished\":\"2010-11-10T19:43:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/\"},\"wordCount\":2283,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/\",\"name\":\"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-11-10T19:43:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Kico Blushi, 10.11.2010 Th\u00ebnia e Konic\u00ebs \u201carmiku m\u00eb madh i shqiptarit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shqiptari\u201d, sot mund t\u00eb shqiptohet edhe: \u201carmiku m\u00eb i madh i shqiptarit po b\u00ebhet vetvetja\u201d. Kjo sepse prej 20 vitesh nuk po dalim dot nga ng\u00ebr\u00e7i i tranzicionit, por edhe se p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt evropjan\u00eb t\u00eb liberalizuar, dmth pa viza, \u201cpun\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-10T19:43:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit?","datePublished":"2010-11-10T19:43:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/"},"wordCount":2283,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/","name":"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","datePublished":"2010-11-10T19:43:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-na-hedh-kunder-njeri-tjetrit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kush na hedh kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}