{"id":4691,"date":"2012-08-26T14:19:38","date_gmt":"2012-08-26T13:19:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4691"},"modified":"2012-08-26T14:19:38","modified_gmt":"2012-08-26T13:19:38","slug":"rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/","title":{"rendered":"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>TemA<\/strong>, <em>26 Gusht 2012<\/em><\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Socialste Edi Rama doli sot para gazetar\u00ebve duke ju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje nj\u00eb s\u00ebr c\u00ebshtjesh t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ai sulmoi ashp\u00ebr humbjen e kontrollit mbi teritorin dhe rendin publik nga qeveria duke zhytur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb flak dhe duke rritur krimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frik\u00ebshme si n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria po digjet p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb saj. Po humbasim qindra hektar\u00eb pyje pasi shteti e ka braktisur t\u00ebr\u00ebsisht detyr\u00ebn. Kryeministri inauguron p\u00ebr her\u00eb t\u00eb shtat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrug\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtat\u00ebn ver\u00eb rresht n\u00ebn \u00e7qeverisjen e tij flak\u00ebt vazhdojn\u00eb p\u00ebrpijn\u00eb territore t\u00eb t\u00ebra \u2013 n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb masave m\u00eb minimale. Dje Saliu preu nj\u00eb shirit p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb komunale buz\u00eb Dajtit dhe n\u00eb kurriz kishte faqen e sapodjegur t\u00eb malit ku u zhduk\u00ebn nga flak\u00ebt k\u00ebt\u00eb ver\u00eb mij\u00ebra lisa shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka humbur drur\u00eb pyjor\u00eb n\u00eb k\u00ebta shtat\u00eb vjet (p\u00ebr shkak t\u00eb zjarreve po edhe t\u00eb abuzimeve pafund), aq sa \u00e7\u2019nuk ka humbur n\u00eb 100 vjet shtet shqiptar. Kryeministri mund t\u00eb krihet p\u00ebrpara kamerave edhe 10 muaj teksa Shqip\u00ebria digjet n\u00eb burimet e pasurit\u00eb e saj natyrore. Pas 10 muajsh, me fitoren e zgjedhjeve t\u00eb qershorit t\u00eb ardhsh\u00ebm, ne do t\u00eb fillojm\u00eb t\u2019i v\u00ebm\u00eb fre katastrof\u00ebs mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re dhe administrim t\u00eb ri t\u00eb pyjeve, kullotave, lumenjve e t\u00eb vet\u00eb bregdetit padyshim.\u201d, tha Rama<\/p>\n<p><strong>Paurit\u00eb natyrore n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bandit\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Rama u ndal n\u00eb deklarat\u00ebn e tij dhe tek shp\u00ebrdorimi i pasurive natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n\u201cNe do t\u2019i japim fund pas 10 muajsh edhe politik\u00ebs s\u00eb grabitjes s\u00eb burimeve natyrore e t\u00eb pasurive publike. N\u00eb k\u00ebta shtat\u00eb vjet t\u00eb \u00e7qeverisjes s\u00eb Saliut burimet natyrore e pasurit\u00eb publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb grabitur e shp\u00ebrdoruar m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 100 vjet shtet shqiptar t\u00eb marra s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Kryeministri e qeveritar\u00ebt e tij nga nj\u00eb an\u00eb grabisin e shp\u00ebrdorojn\u00eb pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe nga ana tjet\u00ebr shajn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb opozit\u00ebn se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr privatizimeve, kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, kund\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsve. Jo, ne s\u2019jemi absolutisht kund\u00ebr privatizimeve dhe do t\u00eb jemi aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve q\u00eb pasurohen n\u00eb rrug\u00ebn e ligjshme t\u00eb konkurrenc\u00ebs. Por ne do t\u00eb rishikojm\u00eb \u00e7do ligj, \u00e7do vendim qeverie, \u00e7do kontrat\u00eb koncesionare a marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar e n\u00ebnshkruar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Kush ka marr\u00eb favore t\u00eb pamerituara p\u00ebrmes lidhjeve klienteliste e korruptive me Saliun apo ministrat e tij, duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se do t\u2019i kthej\u00eb publikut p\u00ebrmes ark\u00ebs s\u00eb shtetit at\u00eb q\u00eb nuk i takon. Ne do t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebta 10 muaj q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Do t\u00eb themi \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb themi. K\u00ebshtu do t\u00eb tregojm\u00eb publikisht nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb edhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb rishikojm\u00eb dhe si do ta rishikojm\u00eb n\u00eb aspektin e privatizimeve, koncesioneve apo t\u00eb drejtave t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb pasurive publike p\u00ebr q\u00ebllim fitimi q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebta shtat\u00eb vjet.\u201d<\/p>\n<p><strong>Do mbrojm\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr kufirin Detar me Greqin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rama theksoi se nuk do t\u00eb njohim asnj\u00eb lloj forme marr\u00ebveshjeje me Greqin\u00eb p\u00ebr kufirin detar q\u00eb nuk do t\u00eb respektoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Greqia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne nj\u00eb vend mik e partner dhe ne e shohim me keqardhje \u00e7do sulm nacionalist q\u00eb i b\u00ebhet fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb me Greqin\u00eb. Por fqinj\u00ebsin\u00eb e mir\u00eb me Greqin\u00eb ne do ta forcojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes reciprocitetit, e n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo p\u00ebrmes koncesioneve t\u00eb papranueshme ndaj qeveris\u00eb greke \u2013 q\u00eb nga koncesionet e heshtjes si\u00e7 ishte heshtja e pafalshme e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr ndalimin n\u00eb kufi t\u00eb gazetarit Marin Mema e deri tek koncesionet e patolerueshme territoriale si\u00e7 ishte marr\u00ebveshja e turpshme e detit q\u00eb p\u00ebr ne kishte dhe ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr: Tradhti komb\u00ebtare e k\u00ebsaj qeverie!<\/p>\n<p>Qeveria greke mund t\u00eb mos d\u00ebgjoj\u00eb dot t\u00eb flitet fare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, deri n\u00eb pik\u00ebn sa t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb kufi nj\u00eb gazetar shqiptar q\u00eb ka folur fare normalisht p\u00ebr historin\u00eb e \u00e7am\u00ebve. Por kur qeveria greke shkel \u00e7do norm\u00eb t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb madje edhe vet\u00eb norm\u00ebn europiane t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar, heshtja e qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi e patolerueshme. E prandaj ndalimi i gazetarit shqiptar \u00ebsht\u00eb kryer sot n\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb me qeverin\u00eb shqiptare q\u00eb nuk e ka hapur goj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndalim t\u00eb patoleruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb e patolerueshme q\u00eb qeveria shqiptare ta riheq\u00eb vij\u00ebn e kufirit detar me Greqin\u00eb, sipas interesave politike dhe ekonomike t\u00eb fqinjit, apo t\u00eb rikthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrug\u00ebn e negociatave t\u00eb err\u00ebta dhe krejt\u00ebsisht t\u00eb dyshimta pasi u rr\u00ebzua me turp n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje antikomb\u00ebtare. Marr\u00ebveshja p\u00ebr kufirin detar duhet t\u00eb b\u00ebhet, por duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb drit\u00ebn e diellit dhe mbi baz\u00ebn e reciprocitetit m\u00eb absolut.<\/p>\n<p><strong>Berisha tallet me referendumin dhe imunitetin<\/strong><\/p>\n<p>Po nj\u00ebsoj n\u00eb drit\u00ebn e diellit duhet t\u00eb b\u00ebhet menj\u00ebher\u00eb, brenda shtatorit, edhe diskutimi p\u00ebr t\u00eb gjitha ndryshimet kushtetuese q\u00eb ne kemi propozuar. Vet\u00ebm k\u00ebshtu i hapet rrug\u00eb votimit n\u00eb parlament edhe p\u00ebr kufizimin e imunitetit brenda muajit shtator. Ne e kemi th\u00ebn\u00eb e rith\u00ebn\u00eb qart\u00eb dhe un\u00eb sot vet\u00ebm po e p\u00ebrs\u00ebris: Jemi pro kufizimit t\u00eb imunitetit.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar \u00ebsht\u00eb varianti yn\u00eb p\u00ebr ndryshimin kushtetues mbi imunitetin. Jemi gati ta votojm\u00eb sapo t\u00eb mbyllet diskutimi edhe p\u00ebr ndryshimet e tjera kushtetuese t\u00eb propozuara prej nesh. T\u00eb cilat s\u2019jan\u00eb aspak kushte p\u00ebr t\u00eb votuar ose jo imunitetin, po jan\u00eb nj\u00eb vizion i yni p\u00ebr forcimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb reforme kushtetuese. Sa m\u00eb shum\u00eb e d\u00ebgjoj Saliun t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr imunitetin sinqerisht aq m\u00eb shum\u00eb mendoj se duhet t\u00eb jesh shum\u00eb budalla p\u00ebr ta besuar p\u00ebrrall\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kush njeri me mend n\u00eb kok\u00eb mund t\u00eb besoj\u00eb se qeveria punon e nd\u00ebrton, kurse opozita vjedh e b\u00ebn korrupsion? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tallje histerike e nj\u00eb kryeministri q\u00eb ka d\u00ebshtuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se faj\u00ebsimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb i ka mbetur kryeministrit p\u00ebr t\u00eb justifikuar d\u00ebshtimin me integrimin. Dhe kjo e referendumit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb pa top, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si ai noti me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb q\u00eb b\u00ebn Saliu \u00e7do ver\u00eb duke thyer rekorde. \u00cbsht\u00eb loj\u00eb pa top p\u00ebr t\u00eb hutuar publikun me referendumin p\u00ebr imunitetin sikur medemek kryeministrit dhe ministrave po i digjet shpirti p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsioni.<\/p>\n<p>Korrupsionin q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb ata vet\u00eb dhe prej t\u00eb cilit ata vet\u00eb pasurohen dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ata vet\u00eb nuk nd\u00ebshkohen jo p\u00ebr shkak t\u00eb imunitetit, por p\u00ebr shkak se politikisht jan\u00eb t\u00eb mbrojtur nga nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie i n\u00ebnshtruar t\u00ebr\u00ebsisht, q\u00eb ne duam ta reformojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar nga kthetrat e kontrollit t\u00eb pushtetit. Nuk ka \u00e7\u2019duhet hi\u00e7 nj\u00eb referendum p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00ebt jan\u00eb dakord dhe ku s\u2019ka asnj\u00eb pal\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshton. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kushtet kur flasim p\u00ebr heqjen e imunitetit edhe n\u00eb funksion t\u00eb statusit q\u00eb jepet ose refuzohet duke nisur nga tetori nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri n\u00eb tetor s\u2019b\u00ebhet dot asnj\u00eb lloj referendumi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb pra, ne duam debatin p\u00ebr ndryshimet kushtetuese dhe votimin p\u00ebr imunitetin n\u00eb parlament brenda shtatorit, sepse duam t\u2019i japim statusit nj\u00eb shans n\u00eb tetor. Nd\u00ebrsa Saliu do loj\u00ebn pa top t\u00eb referendumit, sepse e di q\u00eb ka d\u00ebshtuar me integrimin dhe do medoemos t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn p\u00ebr fushat\u00eb elektorale, duke u hedhur hi syve sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve, nga ata q\u00eb pamenduar qorrazi e ndjekin pas. Apo nga ata q\u00eb pa reflektuar shurdh\u00ebrish e d\u00ebgjojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po konkretisht<\/strong>:<\/p>\n<p>N\u00ebse kryeministri ka q\u00ebllimin e statusit dhe jo t\u00eb faj\u00ebsimit t\u00eb opozit\u00ebs me \u00e7do mjet e \u00e7mim, k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ne e zgjidhim n\u00eb parlament brenda shtatorit pa pik\u00ebn e problemit. Mjaft q\u00eb n\u00eb tri jav\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb kryejm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diskutimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ndryshimet kushtetuese q\u00eb ne kemi propozuar dhe pastaj t\u00eb votojm\u00eb. E p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb vota jon\u00eb \u00ebsht\u00eb PRO kufizimit t\u00eb imunitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, Saliu le t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tij me ata q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb shurdh\u00ebrish e q\u00eb e ndjekin pas verb\u00ebrisht dhe me referendumin e tij, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb loj\u00eb pa top p\u00ebr t\u00eb spostuar v\u00ebmendjen e publikut nga problemet reale t\u00eb vendit dhe p\u00ebr ta t\u00ebrhequr publikun n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, ku ne as kemi nd\u00ebrmend t\u00eb hyjm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Berish\u00ebs nuk do t&#8217;ia falim kurr\u00eb gjakun e pafajsh\u00ebm t\u00eb 21 Janarit<\/strong><\/p>\n<p>E n\u00eb fund dy fjal\u00eb p\u00ebr 21 janarin. E d\u00ebgjova Saliun q\u00eb tha se shpirtrat e 4 t\u00eb vdekurve k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrs\u00ebriti t\u00eb nj\u00ebjtat mizerabilitete q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb qysh nat\u00ebn e 21 janarit. S\u2019ka dyshim se Presidenti sh\u00ebrb\u00ebtor q\u00eb ka tanim\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtori q\u00eb ka tanim\u00eb n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret dhe vigjilja e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme me nj\u00eb tjet\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb tijin n\u00eb krye t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs, ia shtojn\u00eb epshin Saliut p\u00ebr ta kthyer edhe 21 janarin nga nj\u00eb krim mir\u00ebfilli t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb krim t\u00eb opozit\u00ebs e t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb s\u2019kam p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sot Saliut se sa ajo q\u00eb i dha xhaxhai i t\u00eb ndjerit Aleks Nika: <strong>Krimineli kthehet gjithnj\u00eb n\u00eb vendin e krimit dhe ky kthim i Saliut tek 21 janari vet\u00ebm na kujton se p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr ato vrasje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb karrigen e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong>. Por nga ana tjet\u00ebr historia na kujton se e drejta q\u00eb shpesh vonon po nuk harron, vendoset p\u00ebr krime t\u00eb tilla edhe at\u00ebher\u00eb kur duket se krimi \u00ebsht\u00eb harruar dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb garantuar p\u00ebrgjithnj\u00eb p\u00ebr fajtor\u00ebt. Vet\u00ebm para pak dit\u00ebsh nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore u kap n\u00eb strofull\u00ebn ku fshihej prej 65 vjet\u00ebsh e i\u2019u dor\u00ebzua drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb Saliut do t\u2019i thosha sot q\u00eb e kuptoj mir\u00eb pse i del kaq shpesh para syve fantazma e t\u00eb vrar\u00ebve t\u00eb 21 janarit, por n\u00ebse sot ai mund t\u00eb kthehet i patrazuar n\u00eb vendin e krimit sepse e ka kthyer drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb nj\u00eb fantazm\u00eb, nes\u00ebr gj\u00ebrat s\u2019do t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebsoj. Dhe her\u00ebt ose von\u00eb ai, Sali Berisha, kryeministri shqiptar i dat\u00ebs 21 janar 2011, do t\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfehet para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gjakderdhjen e shkaktuar me arm\u00ebt e shtetit me pasoj\u00eb vrasjen e kat\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm. 21 janari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb nga ato q\u00eb historia m\u00ebson se harresa nuk arrin t\u2019i mbyll\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe vet\u00ebm drejt\u00ebsia i qet\u00ebson p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 26 Gusht 2012 Kryetari i Partis\u00eb Socialste Edi Rama doli sot para gazetar\u00ebve duke ju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje nj\u00eb s\u00ebr c\u00ebshtjesh t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ai sulmoi ashp\u00ebr humbjen e kontrollit mbi teritorin dhe rendin publik nga qeveria duke zhytur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb flak dhe duke rritur krimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frik\u00ebshme si n\u00eb vitin 1997. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4691","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 26 Gusht 2012 Kryetari i Partis\u00eb Socialste Edi Rama doli sot para gazetar\u00ebve duke ju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje nj\u00eb s\u00ebr c\u00ebshtjesh t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ai sulmoi ashp\u00ebr humbjen e kontrollit mbi teritorin dhe rendin publik nga qeveria duke zhytur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb flak dhe duke rritur krimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frik\u00ebshme si n\u00eb vitin 1997. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-26T13:19:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim\",\"datePublished\":\"2012-08-26T13:19:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/\"},\"wordCount\":2045,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/edi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/\",\"name\":\"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/edi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-26T13:19:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/edi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/edi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA, 26 Gusht 2012 Kryetari i Partis\u00eb Socialste Edi Rama doli sot para gazetar\u00ebve duke ju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje nj\u00eb s\u00ebr c\u00ebshtjesh t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ai sulmoi ashp\u00ebr humbjen e kontrollit mbi teritorin dhe rendin publik nga qeveria duke zhytur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb flak dhe duke rritur krimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frik\u00ebshme si n\u00eb vitin 1997. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-26T13:19:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim","datePublished":"2012-08-26T13:19:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/"},"wordCount":2045,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/","name":"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg","datePublished":"2012-08-26T13:19:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/edi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-para-gazetareve-qeveria-ka-humb-kontrollin-mbi-vendin-cdo-dite-vrasje-zjarre-korrupsion-dhe-rrenim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rama para gazetar\u00ebve: Qeveria ka humb kontrollin mbi vendin. Cdo dit\u00eb Vrasje zjarre, korrupsion dhe rr\u00ebnim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4691\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}